• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Populli shqiptar, identitet dhe histori të pandashme

December 20, 2016 by dgreca

-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nderohet me medaljen “Nderi i Akademisë” nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë: Populli shqiptar ka një identitet dhe një histori të pandashme, pavarësisht shteteve, ku ata gjenden, në Republikën e Shqipërisë dhe të Kosovës në radhë të parë, por edhe shtetet fqinjë, ku ka vise shqiptare/

0020030050061-akademiku

TIRANË, 20 Dhjetor 2016-Gazeta DIELLI/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është nderuar sot me medaljen “Nderi i Akademisë” nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë.Presidenti Thaçi ka falënderuar anëtarët e Akademisë për akordimin e kësaj mirënjohje, duke shprehur respekt për të gjithë akademikët shqiptar që jetën ia kanë kushtuar kërkimit shkencor.Këtë nderim, presidenti Thaçi ka thënë se e konsideron si një çështje që nuk ka të bëjë vetëm me kontributin dhe emrin e tij, por edhe me simbolikën gjithëpërfshirëse e përfaqësuese që përmban institucioni i Presidentit të Republikës së Kosovës.“Prandaj e konsideroj çmimin tuaj një shprehje nderimi e vlerësimi për lidhjen e fortë që na bën të ndihemi të njëjtë, në gjithë hapësirën historike shqiptare, pavarësisht disa dallimeve e pengesave që ka krijuar historia”, ka shtuar ai.Sipas tij, populli shqiptar ka një identitet dhe një histori të pandashme, pavarësisht shteteve, ku ata gjenden, në Republikën e Shqipërisë dhe të Kosovës në radhë të parë, por edhe shtetet fqinjë, ku ka vise shqiptare.Para akademikwve, Presidenti ka theksuar se populli shqiptar ka një gjuhë të pandashme, studiuesit në Kosovë e në Shqipëri kanë hapësirë të madhe kërkimi për pasuritë gjuhësore, për trashëgiminë gojore, për thesarin e larmishëm shpirtëror që ruhet ende prej njerëzve.“Janë bërë shumë përpjekje për t’i ndarë shqiptarët edhe në identitet, ashtu si i ka ndarë padrejtësisht në shekullin e kaluar historia me kufij të imponuar. Por, ju mbeteni gardianët e këtij identiteti, që u krijua nga shekujt e mijëvjeçarit, ju jeni gardianët e simboleve kombëtare”, ka shtuar ai.Sipas tij, bota e sotme është jo vetëm  e pavarësisë, por  edhe e ndërvarësisë, ku Evropa e sotme, që është synimi i aspiratave gjeopolitike në Kosovë e në Shqipëri, është modeli i kësaj ndërvarësisë.Duke folur për aspiratat e shqiptarëve për t’u bërë pjesë e BE-së, presidenti Thaçi ka theksuar se përveç identitetit kombëtar shqiptar, ne kemi edhe identitetin evropian.Ai ka thënë se duhet ta kuptojmë këtë realitet, ta njohim dhe ta pranojmë, të mësohemi të jetojmë në ndërvarësi ashtu si gjithë vendet e qytetëruara, por duke ruajtur gjuhën, identitetin, traditën, specifikat historike.“Kush më mirë se shkencëtarët e albanologjisë mund të na japin mësime dhe këshilla si t’i ruajmë këto pasuri, në kushtet e reja në të cilat jetojmë dhe përballë sfidave që na presin. Prandaj roli i akademive dhe akademikëve në këtë aspekt do të rritet, përgjegjësia e shkencave kombëtare do të fuqizohet”, ka thënë Thaçi.Në fund ka theksuar se është shumë e rëndësishme për dy akademitë shqiptare, për institucione të tjera shkencore, që të kontribuojnë maksimalisht për të hequr çdo pengesë, që të kemi një hapësirë të vetme kulturore, gjuhësore, letrare, shpirtërore.“Nëse për kufijtë shtetërorë nuk mjaftojnë dy palë për të marrë vendime, për kufijtë e hapësirës kulturore e shkencore kombëtare shqiptare gjithçka është në dorën tonë”, ka thënë ai.Ndërsa, Prof. Dr. Muzafer Korkuti, kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë ka thënë se me këtë mirënjohje, ne duam të vlerësojmë misionin tuaj në krye të shtetit të Kosovës, një mision që ju e keni kurorëzuar në kohë të mbara e në kohë të vështira.“Vendimin për të çmuar në një shkallë shumë të lartë kontributet tuaja, që janë historike, ne e formatizojmë sot, duke ju akorduar me solemnitet mirënjohjen “Nderi i Akademisë”. Akademia jonë e Shkencave ka qenë e para që, përmes botimit në disa gjuhë të librit “Kosova, një vështrim enciklopedik”, bëri të njohura botërisht meritat tuaja si njeriu që qëndroi në krye të procesit të pavarësimit të Kosovës”, ka shtuar ai. Akademiku Korkuti ka theksuar se në krye të këtyre misioneve, si kryetar i qeverisë e si kryetar i shtetit, Thaçi ka qenë po aq i ndjeshëm sa dhe bota akademike e universitare në Kosovë e në Shqipëri për ruajtjen dhe përurimin e trashëgimit shpirtëror të popullit shqiptar.“Dy akademitë tona po bashkëpunojnë me projekte e programe, me nisma dhe organizma të përbashkët. Duke e ditur shumë mirë se ju i takoni atij brezi që vetëdijen kombëtare e kishin parësore ndaj çdo faktori tjetër: politik, shtetëror, fetar, rajonal, kulturor, jemi plot bindje se institucionet që janë të ngarkuara me çështjet primare të botës shqiptare dhe bashkëpunimi ynë i ndërsjellët do të kenë praninë e ndikimit Tuaj pozitiv”, ka thënë ai.Në motivacionin e dhënies së mirënjohjes “Nderi i Akademisë” për Presidentin Thaçi ndër të tjera thuhet ”Figurë me rëndësi vendimtare në mbrojtje të njësisë së identitetit kombëtar, gjuhës dhe vlerave themelore shqiptare”./b.j/

 

Filed Under: Komente Tagged With: dhe histori, identitet, Populli shqiptar, të pandashme

Kosova, demokracia, drejtësia

December 17, 2016 by dgreca

1-suzana-tahiriNga Suzana Tahiri/Shteti më i ri i Europës vazhdon të ballafaqohet një varg problemesh, çka u reflektuan edhe në mbledhjen e mesdhjetorit të Parlamentit Europian për Kosovën. Kosova, sipas institucioneve europiane duhet të përmbushë edhe dy kritere në mënyrë që autoritetet e Brukselit të merren me procedurën e liberalizimit të vizave.Kjo u konfirmua edhe në deklaratën e Presidencës Sllovake të BE-së, e cila u publikua në mungesë të një deklarate përfudimtare të Këshillit të BE-së, për miratimin e të cilave nuk u arrit konsensus.

Nga pozita dhe opozita kosovare kërkohet ratifikimi i Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe vazhdimi i luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Përtej këtyre kërkesave shoqëria kosovare përballet me papunësi të lartë, me numër të lartë të azilkërkuesve, me institucione të brishta, me mungesë demokracie në klasën politike, etj.

Është për t’u shënuar zvogëlimi i numrit i luftëtarëve që rreshtohen pranë ISIS, por nga ana tjetër duhet menduar më shumë nga qeveria për projekte zhvilluese në zona tërësisht të varfëra dhe pa asnjë shpresë.

Po ashtu lufta kundër korrupsionit në nivelet më të larta është ende një “fushë e paeksploruar” nga sistemi i drejtësisë në Kosovës, çka kërkon reforma më të thella dhe përgjegjshmëri më të lartë nga strukturat legjislative dhe ekzekutive.

Një sfidë po aq e madhe është edhe demokratizimi i partive kryesore, të cilat duhet të marrin modelet më të mira euro-atlantike, të kufizojnë mandatet e të zgjedhurve dhe të rrisin garën e konkurimit.

Filed Under: Komente Tagged With: demokracia, Drejtesia, kosova, Suzana Tahiri

Amerika Përgatitet për inaugurimin e presidentit

December 17, 2016 by dgreca

Një nga veçoritë e demokracisë amerikane është një tranzicion paqësor i pushtetit nga presidenti në largim tek pasardhësi i tij. Janë vite të tëra planifikimesh që bëjnë të mundur transformimin e kryeqytetit Uashington në një paradë televizive globale, një detyrë tepër e vështirë për nga përmasat. Me një hartë gjigante përpara, udhëheqësit ushtarakë bëjnë planet për këtë ditë të rëndësishme.1-amerika

Një hartë e madhe është version i vogël i kryeqytetit Uashington DC. Pikërisht këtu zyrtarët nga i gjithë vendi planifikojnë paradën e 58-të të inaugurimit të presidentit:“Ka shumë pjesë të lëvizshme. Ka një hapësirë të ngjeshur ku po punojmë rreth zonës së Kongresit. Në një kohë të shkurtër duhet të sigurojmë gjithë këto aktivitete që duhet të përfundojnë me sukses atë ditë”.

Për t’u përgatitur, forcat e armatosura shpalosin një hartë 12 me 18 metra të Uashingtonit. Harta nënvizon rrugën e paradës dhe logjistikën për partnerët ushtarakë, federalë dhe zyrtarët vendas:

“Jemi të kënaqur që si ushtri duhet të kemi partneritet bashkëpunimi me agjenci të tjera federale në qytet, pasi kemi të bëjmë me shumë njerëz”.

“Kemi pothuajse 7 apo 8 mijë ushtarë që vijnë nga 40 shtete të cilët duhet t’i sjellim këtu dhe t’i shpërndajmë ku duhet për të kryer misionin e tyre ditën e inaugurimit. Pastaj duhet t’i kthejmë në vendet e tyre brenda 72 orësh”. 

Janari në Uashington është zakonisht me temperatura të ulta. Një tjetër faktor për një tranzicion të qetë:

“Nuk mund t’i mbash njerëzit e ushtrisë atje më gjatë nga ç’është e nevojshme.”

Dita e Inaugurimit më 20 janar është e premte. Dhe të premtet janë zakonisht të qeta në Uashington. Por me zgjedhjen e një presidenti vërtet të veçantë, planet në realitet mund të ndryshojnë nga ato në letër.(VOA)

Filed Under: Komente Tagged With: Amerika Përgatitet, e presidentit, për inaugurimin

Kosovë-Lançohet raporti i lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve

December 17, 2016 by dgreca

-Raporti paraqet rezultatet e hulumtimit të kryer në kuadër të projektit rajonal “Platforma Rajonale e Ballkanit Perëndimor për avokim për lirinë e mediave dhe sigurinë e gazetarëve”/

1-raorti-i-mdias

PRISHTINË, 17 Dhjetor 2016/ Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës lançoi sot raportin e lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve, pjesë e projektit rajonal, ku janë të përfshira pesë shtete nga rajoni.Raporti “Treguesit e nivelit të lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve” është kryer në bazë të analizave cilësore të dokumenteve, intervista cilësore me 14 individë – shumica gazetarë, anketa me 50 gazetarë dhe në bazë të dhënave zyrtare statistikore.Raporti është i ndarë në tre grupe: Mbrojtja ligjore e lirisë së mediave; Pozita e gazetarëve nëpër redaksi, etika profesionale dhe niveli i censures; Siguria e gazetarëve.“Legjislacioni vendor ofron garanci për lirinë e shprehjes, të mediave dhe informacionit, mirëpo vlerësimi i përgjithshëm i të gjithë gazetarëve dhe ekspertëve të intervistuar është se zbatimi i garancive të tilla ligjore është i dobët në praktikë”, thekson raporti.Ligji për qasje në dokumente publike vazhdon të jetë ligji që nuk respektohet nga institucionet shtetërore. “Sipas anketës, 78% të gazetarëve kanë theksuar se institucionet shtetërore kanë refuzuar t’u japin qasje atyre në dokumente publike, të nevojshme për raportimin e tyre. Gazetarët e anketuar thonë se Kuvendi i Kosovës është më i hapur ndërsa qeveria është më e mbyllur”, shtohet më tej.

Gazetarët e intervistuar kanë cekur disa brenga të tyre si mungesa e kontratave të punës, vonesat e pagave dhe borgjet ndaj tyre nga pronarët, gazetarët punojnë jashtë orarit dhe nuk kompensohen, dhe gjysma e gazetarëve të anketuar kanë thënë se pozita e tyre ekonomike është përkeqësuar ndër vite.“Kur bëhet fjalë për sigurinë e gazetarëve, ata thonë se sistemi i drejtësisë nuk është efikas në trajtimin e lëndëve të tyre kur ata kërcënohen apo sulmohen fizikisht. Sipas AGK-së, që nga viti 2014 e deri më tetor 2016, janë paraqitur 43 raste, shumica prej tyre kërcënime dhe sulme fizike. Ndërsa, sipas statistikave të policisë, që nga viti 2013 e deri në gusht 2016, rastet e tyre në polici i kanë raportuar 63 gazetarë”, vë në dukje raporti.Më tej, raporti rekomandon partitë politike që të heqin dorë nga ushtrimi i ndikimit në transmetuesin publik. AGK rekomandon po ashtu që Kuvendi i Kosovës duhet të gjejë një zgjidhje të duhur financiare për RTK-në.Ky raport paraqet rezultatet e hulumtimit të kryer në kuadër të projektit rajonal “Platforma Rajonale e Ballkanit Perëndimor për avokim për lirinë e mediave dhe sigurinë e gazetarëve”, i cili zbatohet nga asociacionet kombëtare të gazetarëve në Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi./b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: Kosove, Raporti i Lirive, te shtypit

Qytetaret e Kosoves mbi 60 vjec mund të aplikojne për Viza amerikane në Prishtinë

December 16, 2016 by dgreca

Kosovë-Ambasada e SHBA, njoftim për vizat/

statuja-e-lirise

 KOSOVARËT E MOSHËS MBI 60 VJEÇARE DO TË MUND TË APLIKOJNË PËR VIZË TURISTIKE (B1/B2) NË AMBASADËN AMERIKANE NË PRISHTINË/

PRISHTINË, 16 Dhjetor, 2016-Gazeta DIELLI/ Ambasada amerikane në Prishtinë deklaroi sot se ka kënaqësinë të ju njoftoj se, që nga 5 janari 2017 do të filloj të pranoj aplikacionet për visa turistike (B1/B2) për Kosovarët e moshës mbi 60 vjeçare. Deri më tani, shërbim i tillë është ofruar në Prishtinë vetëm për ripërtërirjen e vizës së skaduar dhe për të moshuarit mbi 80 vjet. Ngaqë ambasada amerikane në Prishtinë përpiqet të ofroj shërbime cilësore për qytetarët e Kosovës të cilët aplikojnë për viza dhe ka konsiderata për vështirësitë që paraqet udhëtimi për në Shkup, ka vendosur ti zgjeroj shërbimet për viza të ofruara në Prishtinë.Në të ardhmën, aplikantët duhet plotësuar formularin DS-160 (i cili mund të gjindet në faqen zyrtare të ambasadës amerikane në:https://xk.usembassy.gov/visas/), të përzgjedhin Prishtinën si vend i aplikimit dhe të caktojnë terminin në web-faqe. Në ditën e intervistës aplikantët duhet të paguajn tarifën për vizë (me para në dorë, dollarë ose euro) në ambasadë ku dhe do të intervistohen nga një zyrtar konzullorë. Vëni re se këto procedura dallojnë nga ato për në ambasadën amerikane në Shkup. Gjatë intervistës, të gjithë aplikantët duhet të vërtetojnë se kualifikohen për të marrë vizën. Zakonisht, vizat e aprovuara mund të mirren në ambasadë, dy ditë pune pas intervistës.

Ambasada amerikane në Prishtinë shpreson të ofroj më shumë shërbime për viza, në vitet në vijim. Për çdo risi dhe ndryshim, përcilleni ambasadën në Facebook. Pyetjet tuaja mund ti drejtoni në PristinaVisas@state.gov

VINI RE:

Aplikantët duhet të paraqiten jo më shumë se 15 minuta, para intervistës. Armët ose çantat e mëdha, janë të ndaluara në amabasadë. Aplikantët këshillohen ti lënë pajisjet elektronike në shtëpi për të lehtësuar kontrollimin e tyre nga ana e personelit të sigurimit.

  • Për të arritur tek sektori konzullor, duhet ecur shkallave dhe sipërfaqeve jo të rrafshta. Për shkak të hapsirës së limituar, përsonat të cilët nuk aplikojnë për vizë nuk do të mund të futen në ambasadë. Aplikantët me aftësi të kufizuara apo që kanë nevojë për ndihmë të ndonjërit prej anëtarëve të familjes këshillohen të aplikojnë në ambasadën amerikane në Shkup.
  • Qiftet e martuara mund të aplikojnë së bashku përderisa njëri nga ta është mbi 60 vjeç. Të gjithë aplikantët tjerë të moshës 14 deri 59 vjeçare e që aplikojnë për herë të parë për vizë turistike (B1/B2) duhet të aplikojnë në ambasadën amerikane në Shkup.
  • Sektori konzullor ka kohë të limituar për intervista (termine). Aplikantët duhet të kenë durrim nëse data e tyre e preferuar për intervistë nuk është në dispozicion. Aplikantët me raste urgjente këshillohen të aplikojnë në ambasadën amerikane në Shkup.

 

—-

16 December 2016

 

U.S. EMBASSY PRISTINA TO ACCEPT B1/B2 VISA APPLICATIONS FROM KOSOVARS AGED 60 AND OLDER

The U.S. Embassy in Pristina is pleased to announce that beginning January 5, 2017, it will accept first-time B1/B2 visa applications from Kosovars aged 60 and older.  Previously, only B1/B2 applicants aged 80 and older, or those renewing visas, were eligible to apply in Pristina.  Because the U.S. Embassy in Pristina seeks to provide high levels of customer service to Kosovar visa applicants and recognizes the difficulty of traveling to Skopje, it has decided to expand the visa services offered in Pristina.

Prospective visa applicants must fill out the DS-160 visa application (found on the U.S. Embassy website:  https://xk.usembassy.gov/visas/) and list Pristina as their place of application.  Applicants can then make an appointment on the website.  On the day of their appointment, they will pay the required visa fee (dollars or euros only) at the Embassy and be interviewed by a consular official.  Please note that these procedures differ from the visa application procedures at the U.S. Embassy in Skopje.  All applicants must still demonstrate their qualifications for the visa at the time of the interview in order to receive a visa.  In most cases, approved visas may be picked up at the Embassy two working days after the interview.

The U.S. Embassy in Pristina looks forward to offering additional visa services in the coming year.  Please follow the Embassy on Facebook for news and updates.  Questions may be sent to PristinaVisas@state.gov.

 

IMPORTANT POINTS

 

  • Applicants should arrive no more than 15 minutes before the time of their interview.  Large bags or weapons are prohibited at the Embassy.  To facilitate security screening, applicants should consider leaving electronic devices at home.
  • Access to the Consular Section involves steps and uneven surfaces.  Because of space limitations, individuals who are not applying for visas may not enter the Embassy.  Visa applicants with limited mobility or who require the assistance of a family member should consider applying at the U.S. Embassy in Skopje.
  • Married couples may apply together as long as one member of the relationship is over the age of 60.  All other first-time B1/B2 visa applicants between the ages of 14 and 59 must apply at the U.S. Embassy in Skopje.
  • The Consular Section has limited appointment capacity.  Applicants should be patient if their desired application date is unavailable.  Visa applicants with urgent travel should consider applying at the U.S. Embassy in Skopje.

Filed Under: Komente Tagged With: kosovaret, Prishtine, vizat amerikane

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 226
  • 227
  • 228
  • 229
  • 230
  • …
  • 479
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT