• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Nuk jemi bashkëvuajtës dhe bashkëfajtorë

December 7, 2016 by dgreca

Nga Mesila Doda/

unnamed

Gjatë një konference për dënimin e krimeve të komunizmit në Parlamentin Europian në Bruksel, deputetja e PDIU-së, Mesila Doda është shprehur se Europa ngrihet mbi themelet e respektit për të drejtat e njeriut. Sipas saj, dënimi i diktaturës dhe krimit mbetet ende sfidë morale e shoqërisë shqiptare. Kush nuk reflekton mbi të kaluarën nuk ndërton dot një të ardhme, ndaj dosjet duhen hapur, kurse eksponentët e regjimit komunist, bashkëpunëtorët e tyre, spiunët e Sigurimit të Shtetit duhet të marrin dënimin moral të historisë.Më tej fjalimi i plotë i Mesila Dodës në Parlamentin Europian.

Të nderuar pjesmarrës,\

Jam e privilegjuar dhe mirënjohëse që jam pjesë e këtij takimi të mbajtur sot për një temë që shpesh e trajtojmë si të kaluar, të largët, por që ende influencon jetën tonë, mënyrën tonë të menduarit dhe që është ndarja nga trashëgimia e së kaluarës komuniste dhe trajtimi i dokumenteve sekrete të regjimit e më specifikisht trajtimi i hapjes së dosjeve sekrete dhe denoncimeve të bëra përgjatë thuajse gjysëm shekulli.Fjala ime e sotme do ketë një pjesë historike, ku do mund të sjellë shkurtimisht historikun e hapjes së dosjeve dhe lustracionit përgjatë viteve të tranzicionit të demokracisë shqiptare dhe aktualitetin e sotëm se si po trajtohet ky fenomen në vendin tonë.Qysh me fillimin e demokracisë Shqipëria nuk arriti të kryente një ndarje të thellë morale e historike nga e kaluara e saj komuniste. Trajtimi i viteve të para të periudhës post-komuniste më së shumti ju referua një thënie, e cila në një farë mënyre e amnistonte regjimin diktatorial komunist: “Të gjithë bashkëvuajtës, të gjithë bashkëfajtorë”. Me këtë filozofi regjimi moralisht u amnistua, sepse për hir të kohezionit social nuk u mbajt një pozicion moral refraktar me regjimin e shkuar. Megjithatë qeveria demokratike e viteve të para, ndërmori disa hapa konkretë. Rreth 40 ish-eksponentë të regjimit u dënuan për genocid ndaj popullsisë së tyre dhe një komision i posaçëm u emërua për largimin nga detyrat e larta publike të zyrtarëve që kishin bashkëpunuar me regjimin si bashkëpuntor të organeve të Sigurimit.Thënë ndryshe pra, pati një Ligj për kontrollin e figurës së zyrtarve dhe pati dënime për disa eksponentë të regjimit. Kuvendi i Shqipërisë miratoi një rezolutë që dënonte krimet e ish-regjimit, por nuk pati një proces tërësor, refraktar e transparent që do bënte të mundur hapjen e plotë, tërësore, të dokumenteve sekrete të diktaturës, largimin e gjithë të inkriminuarve e mbi të gjitha krijimin e një pozicionimi moral të elitave politike e kulturore, por edhe gjithë popullsisë në raport me të kaluarën kriminale të vendit.Përgjatë viteve më pas, edhe ky ligj pushoi së ekzistuari dhe palët thjesht kanë bërë lojëra politike, kur e si kanë mundur për të influencuar jetën politike e institucionale të vendit, por askush nuk ra dakord të krijonte një qasje ndryshe, një ndarje morale, të zbardhte krejtësisht krimet e diktaturës komuniste dhe të mbyllte çdo përpjekje për të mbajtur nën kontroll sistemin e individët me informacione, por edhe metoda të trashëguara nga një e kaluar totalitariste e autoritariste.Në vitin 2008 u miratua nga Parlamenti i Shqipërisë ligji për kontrollin e figurës së zyrtarve, i cili tentonte të largonte personat që kishin rihyrë në sistem por edhe ata që kishin mbetur në organet drejtuese të drejtësisë, ekzekutivit dhe legjislativit. Ligji u quajt antikushtetues dhe u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese, ku shumica e antarëve prekeshin drejtpërdrejtë nga pasojat e ligjit dhe ishin në konflikt të pastër interesi gjatë gjykimit të tij.Ne vitin 2013 në një inisiativë të përbashkët timen dhe të zotit Shpëtim Idrizi, kryetar i PDIU, sollëm në Parlament një ligj të përgatitur nga shoqëria civile, Grupi Shqiptar i të Drejtave të Njeriut mbështetur nga Lëvizja e ish-Studentëve të Dhjetorit, të cilët janë iniciuesit e lëvizjes antikomuniste në Shqipëri. Ky ligj që ne sollëm mbante parasysh vërejtjet e bëra nga Gjykata Kushtetuese për ligjin e meparshëm dhe në të njëjtën kohë afronte një zgjidhje përfundimtare e radikale të problemit. Menjëherë qeveria solli me urgjencë një ligj tjetër që kishte në objekt një ligj i së drejtës për informim që është një ligj për hapjen e dosjeve sekrete, ligj i cili sot është miratuar, ndërsa refuzoi ligjin e paraqitur prej nesh.Sot, ka një ligj të miratuar për hapjen e dosjeve pa emra, vetëm me iniciale, i cili nuk do të shoqërohet me largimin e personave të inkriminuar dhe as të atyre që ka qenë pjesë e funksionarëve të ish-regjimit, pra një hapje dosjesh për efekt informimi pa lustracion dhe pa emra. E megjithatë edhe për këtë u deshën thuajse dy vjet që të zgjidhej Autoriteti i Hapjes së Dosjeve, pasi ligji u fut në sirtar dhe Autoriteti që do kryente veprimtarinë nuk krijohej në shkelje të hapur të procedurave dhe afateve ligjore. E them këtë fakt për të sjellë para jush se sa e gjallë dhe e fuqishme është ende sot trashëgimia komuniste në vendin tim, megjithëse ky është vetëm një tregues, por ende jo i gjithë realiteti. Shpresoj me gjithë zemër që Autoriteti i krijuar për hapjen e dosjeve, me mbështetjen e qeverisë gjermane dhe OSBE do mund të bëjë një hap përpara që është një mision i cunguar, por gjithsesi është një hap drejt zbardhjes së krimit.

Para disa vitesh në Shqipëri u nderuan me medalje nderi nga Ministria e Mbrojtjes disa veteranë të Luftës së Dytë Botërore. Siç doli më vonë mes tyre kishte persona që kanë marrë pjesë në torturimin e klerit katolik të martirizuar shqiptar dhe disidentëve të tjerë. Përsëri ne sollëm një ligj që të kishim mundësi që për figura të tilla të rishikoheshin titujt e nderit që kanë marrë përgjatë jetës së tyre. Ende sot rezultojnë të kenë urdhrat më të lartë shtetëror eksponentët më të lartë komunistë, përfshirë Enver Hoxhën, i cili është Hero i Popullit. Si gjithmonë, Kryeminnistri solli me shpejtësi një ligj paralel, por kësaj here të dyja ligjet dhe ai i sjellë prej nesh dhe ai i kryeministrit kanë patur fatin e Autoritetit të Hapjes së Dosjeve. Parlamenti nuk e merr në shqyrtim duke shkelur në mënyrë të njëanshme të gjitha procedurat parlametare. Kam bërë thirrje publike, letër Kryetarit të Kuvendit dhe nuk marr asnjë përgjigje.Sot, kemi 38 martirë të Kishës të shpallur nga Vatikani, të nderuar nga Presidenti me urdhrin më të lartë të Kombit dhe në të njëjtën kohë kemi të nderuar xhelatët e tyre. Ky është raporti që kemi ende sot me të kaluarën dhe moralin e shtrembër që klasa politike ka mbajtur në trajtimin e saj. Një e djathtë që nuk pati kurrë kurajon t’i shkonte deri në fund zbardhjes së kaluarës e ndarjes prej saj, megjithëse e përdor politikisht sa herë i duhet dhe një e majtë që herë pas here tenton një makiazh të trashëgimisë së saj politike, por nuk ka fuqinë që të bëjë një rishikim total dhe një ndarje historike reale nga kjo e kaluar.Në këto kushte qasjet ndaj këtij problem, por edhe pasojat që kanë rrjedhur janë të shumta. Unë besoj se një ndarje radikale, ku të vërtetat historike të thuhen publikisht dhe ku personat e inkriminuar e pjesmarrës të mos mbajnë pozita të larta shtetërore, nderime e tituj shtetëror është qasja më e drejtë për të mbyllur një kapitull të së kaluarës. Prej atij regjimi kemi të trashëguar urrejtje ndaj njëri-tjetrit, luftë të paprinciptë politike dhe autoritarizëm në drejtim të partive politike shqiptare. Prej asaj kohe kemi të trashëguar një gjuhë vulgare e kriminale për të asgjësuar kundërshtarin politik, por edhe të pabindurin brenda forcës politike. Prej asaj kohe nuk ka më asnjë kod moral a njerëzor që të jetë pikë referimi absolute e klasës sonë politike dhe elitave që duket sikur lëvizin, por janë gjithmonë të vjetrit, të cilët diktojnë delfinët e rinj e të paaftë për të sjellë diçka të re në një realitet që po lodh qytetarët shqiptarë.Unë nuk besoj se lufta jonë është me të kaluarën, por besoj fuqishëm se lufta jonë është me krimin e fshehur të së kaluarës që dikton të ardhmen e vendit. Asgjë nuk do ndryshojë, nëse nuk kuptojmë që morali duhet të jetë pjesë e politikës dhe se ky pozicionim moral së bashku me Çështjen Kombëtare janë dy shtyllat e larta, ku duhet të mbështetet veprimtaria e politikës dhe politikanëve, drejtësisë, gjyqtarëve, prokurorëve, shoqërisë civile, medias e artit. Kemi nevojë të shohim nga vetja, të largojmë të paaftët, të korruptuarit e të inkriminuarit dhe të nisim një faqe të re të historisë moderne të kombit.

 

Filed Under: Komente Tagged With: bashkëfajtorë, Mesila doda, Nuk jemi bashkëvuajtës

QENI I FIDELIT NË RRUGËN E DURRËSIT

December 6, 2016 by dgreca

ok
Nga Gëzim Llojdia/Aty nga muzgu i viteve ’80 ,fytyra e Tiranës  shquhej  një kryeqendër urbane modeste .Objekti qiellor për ne ishte 15 katëshi. Në rrugëtimin tonë të   përhershëm  nga Instituti në kryeqendër kalonin përpara një ambasade në rrugën e Durrësit. Ambasada ishte një soji bunker. Murre të lartë. Hekur dhe shurdhëri  e madhe. Aty në qoshe të rrugës së Durrësit ambasada kubane ishte shenjë e një shurdhërie të përhershme. Muret e saj nxinin në dimër. Heshtja mbërthyer në hekura. Çdo ditë, që ne shkonim në kryeqendër zbrisnim tek kryqëzimi i udhës dhe shkonim përpara ambasadës të Fidel Kastros. Një pllakë e bukur ku shkruhej ambasada kubane ne gjuhën kubaneze. Netëve kur ktheheshim në institut prisnim autobusët aty pranë ambasadës. Një hije e zezë  mbyllte krejt ndërtesën. Një e lehur qeni vinte nga ambientet brenda rezidencës diplomatike. E lehura  e atij  qeni  ndihej nëpër natë, në atë kryqëzim të rrugës së Durrësit.
 Një natë ne ishim tek kafe Flora. Kafe Flora ishte një ndër ambientet e cila kishte fituar emër edhe nga një këngë e ndaluar festivali. Ndër mënd më riavizohej vargu i parë :“Kafe Flora mbushur plotë…..Në të vërtet kjo kafene e vetmja,  që kishte nur  gjithë kohës ishte plotë.
Kur dolëm nga kafe Flora shkuam aty tek stacioni i përhershëm dhe ndjemë sërish të lehurat  qenit kubanez brenda rezidencës. Pyetja që na kishte vënë shpesh në mendime ishte se ajo ambasadë ishte aty formalisht. Kastrua nuk ishte i preferuar nga udhëheqësit komunist të Tiranës. Madje nga vitet ‘64 në Tiranë kishte ardhur  dora vetë Che udhëheqësi i revolucionit kubanë. Che ishte vrarë në nga vendet e Amerikës latine i rrethuar nga ushtria kandisur si mos më keq. Kisha lexuar rrëfimin e një mësueseje vetëm pas viteve ’90 për kohën kur Che u suall nga trupat qeveritarë në atë shkollë dhe më pas u ekzekutua. 
Aty nga viti 2008 në qytetin antik Amantia më erdhi nje amerikano kubanez . Ai ishte Dr në arkeologji dhe gjatë një serveri të kryer në këtë qytet sipër maleve të luginës . Në verë atje bënë vapë tmerrësisht. Denisi mbante një bluzë me  një foto të Che –s. E njeh këtë?  e pyetëm . Po është Che. Dr i arkeologjisë më tha se ishte larguar shpejt nga Kuba  atje ishte mjerim i madh .Në Karaibe njerëzia ashtu si në fillim viteve ’90 në Shqipëri flisnin vetëm për bëmat e shkuara të revolucionit. Kandili i Kastros i kishte mbetur vetëm pak  vajgur. Miti i tij në vendin tonë ishte shuar herët. Andej më sa më kujtohet eksportonim vetëm sheqer .Eksporti tjetër ishte pas viteve ’90 bluzat e stampuara me figurën e Che-së. Vetëm ai mund të eksportohej në bluza të zeza. Kur  e kam parë dokumentarin për vrasjen e Che-së dhe pamjen që ishte kandisur në atë farë feje  them se miti i ti,j as lindi pas vrasjes së tij. Libra dhe bluza vërshojnë shumë në vendet që kanë njohur revolucionet dhe kanë njohur diktaturat.Nuk mund të përjashtohej Shqipëria,kur Che e kishte vizituar fshehtas.
 Sidoqoftë Che ishte imazhi që mbetej pas një revolucioni të mbetur me shumë plagë, kanë vite që dhembin. Edhe shfaqja e kujtimeve në medien shqiptare për ardhjen në kryeqendrën shqiptare të Che-së më kujtonte atë vend të mbyllur, të strukur atë ambasadë fortesë në rrugën e Durrësit ku shkruhej ambasada kubaneze. Asnjëherë nuk arritëm të shikojmë fytyrat e diplomatëve të atij vendi kubanez . Ashtu si shteti i mbyllur atje në Karaibe pas revolucionit kundër Batistës , në kryeqendrën tonë në rrugën e Durrësit ndër vite jetoi edhe një ambasadë e një shteti .Ambasada e Kastros, që mbylli dyert në vitet ’90. Atje në rrugine Durrësit ,ambasada e Kastros nuk jeton më. Nëpër natë nuk dëgjohet më  lehura e atij qeni të huaj. Nuk ngordhi qeni. Iku ambasada e shtetit të Karaibeve. I vetmi  kujtim i largët, që ka mbetur është imazhi i asaj ambasade shurdhërie. Bluzat,librat  apo çakmakët me figurën e Chesë. Eksportohen në këtë vend. Dikur na ëmbëlsonin me sheqer kubanez të prodhuar nga kallam sheqeri i Karaibeve . Sot eksportojmë vetëm bluza, çakmak, libra  me të gjitha figura të Che-së. Çfarë mund të bëjë Che ? Asgjë . Llagëmi i ftohtë ku u kallë  pas dyzet vitesh e ka tretur gjithçka. Tashmë ka mbetur vetëm balta e ftohtë. Ajo shtrojerë tashmë ka hapur gojën. Pretë Kastron. I fundit nga revolucionarët e shekullit të njëzetë .
Shokët e tij kanë vite që e kanë ngrënë çairin.  Pas kësaj, çfarë do të bëhet në ishull ?
Vetëm Zoti e di se ç’udhë ka  . Ndërsa tek ne nëpër tregje do të shiten figura të Ches. Ndërsa atje tek rruga e Durrësit nuk ka më asnjë gjurmë .Ikin kohët. Gjurmë shumë pak.  

Filed Under: Komente Tagged With: Durrës, Qeni i fidelit, rrugeve

Zgjedhjet ne Austri, Shenjë e mirë kundër populizmit në Evropë

December 6, 2016 by dgreca

Evropa reagon me lehtësim për fitoren e van der Bellen/

Shenjë e mirë kundër populizmit në Evropë – lehtësim për fitoren e van der Bellen në zgjedhjet presidenciale në Austri./

Österreich Präsidentschaftswahlen Alexander Van der Bellen und Norbert Hofer (Reuters/L. Foeger)

Në zgjedhjet presidenciale në Austri fitues doli ish-kryetari i Partisë së Gjelbër Alexander van der Bellen. Ai fitoi ndaj kandidatit populist të djathtë Norber Hofer.

Në reagimet e politikanëve evropianë u ndje lehtësimi për fitoren e van der Bellen. Tani ka për detyrë «të bashkojë sërish shoqërinë austriake pas kësaj fushate të gjatë dhe të fortë elektorale» – tha sekretarii i përgjithshëm i CDU-së Peter Tauber në Berlin.

Shenjë e mirë kundër populizmit në Evropë

«Rezulati është një shenjë e mirë kundër populizmit në Evropë.» – tha ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier (SPD).

Österreich Präsidentschaftswahlen Reaktionen Van der Bellen (picture-alliance/R. Schlager/APA)

Kjo është një ditë e mirë për Austrinë, por përfundimi i zgjedhjeve nuk do të thotë se duhet të ulim shkallën e gatishmërisë, tha për gazetën «Berliner Zeitung»  sekretarja e përgjithshme e Partisë Socialdemokrate Katarina Barley. «Populistët e djathtë apelojnë në të gjithë Evropën ndaj instikteve të ulëta dhe sfrytëzojnë madje edhe shqetësimet e njerzëzve dhe nxisin frikëra.» – tha ajo.

Fitorja e van der Bellen është «një humbje e rëndë për nacionalizimin, prapambetjen dhe populizmin antievropian» – shkroi në twitter presidenti i Parlamentin Evropian Martin Schulz (SPD).

«Në një kohë kur ne gjendemi përpara sfidash të vështira, kontributi i mëtejshëm konstruktiv i Austerisë për gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta evropiane mbetet me rëndësi vendimtare» – tha në Bruksel presidenti i Këshillit të BE-së Donald Tusk.

Filed Under: Komente Tagged With: fiton, Van der Bellen, zgjedhjet ne Austri

Dita Ndërkombëtare e Punës Vullnetare

December 5, 2016 by dgreca

1-lindita-komaniDita Ndërkombëtare e Punës Vullnetare. Në Austri e përkujton Ministri i Jashtëm me një postim. Në një popullsi prej rreth 8,5 milionë banorë, mbi 3 milionë angazhohen vullnetarisht në shoqata e organizata të formave të tjera dhe japin ndihmën e tyre për një shoqëri më të mirë. E mësojnë thuajse që në djep që kjo është një sjellje normale në jetesën në shoqëri. Nga kjo sjellje austriake u infektova edhe unë në kohën që jetoja aty. Sigurisht që infektimi nuk ndodh te kushdo, se duhet të kesh prirje altruiste të lindur. Pavarësisht zhgënjimeve të shumta që mund të kem pësuar nga marrëdhëniet me njerëz që mezi presin për “viktima” vetësakrifikuese për të përfituar nga puna falas që ata/o bëjnë, apo mosbesimit që mund të kenë pjesëmarrësit në një nismë shoqërore si pasojë e prirjes së theksuar drejt mosbesimit që kemi si popull, mund të them se angazhimi vullnetar është diçka me vlerë. Ke plotësim shpirtëror, si pjesë e një komuniteti ndihmon në një çështje që është me vlerë për ty e mund të jetë edhe për shoqërinë si e tërë, duke bashkëvepruar për një të mirë të përbashkët, njeh njerëz e ku i dihet se ku të çojnë edhe lidhjet që krijohen me këtë rast. Aktualisht praktikuesit e rregullt të këtij sporti në Shqipëri konsiderohen si budallenj. Por unë besoj që kur përqasja ndaj kësaj teme të ndryshojë, me dëshirë e jo me dhunë shtetërore si në diktaturë me të djelat e pastrimit apo aksionet që prindërit tanë i njohin mirë, punët si shoqëri do të na shkojnë më mirë.

Filed Under: Komente Tagged With: Dita nderkombetare, e Punës Vullnetare, Lindita Komani

NJE LETER PER ZONJEN GENTIANA SULA

December 2, 2016 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI/1-fritzUNË  KAM  BESUE  GJITHNJË  TEK  HAPJA  E  DOSJEVE !!/

1-gentiana-sula

NE FOTO: GENTIANA SULA/

E nderueme zonja Gentiana Sula!/

Pak ditë perpara u njoftue se: “Gentiana Sula votohet si kryetare për hapjen e dosjeve të sigurimit. Parlamenti ka votuar me 69 vota pro dhe 1 abstenim si Kryetare të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Gentiana Sula.”

Nuk kerkova të dhana tjera rreth biografisë dhe aktivitetit Tuej…

U perqendrova tek kjo foto e Jueja që mu duk se flet mjaft persa më intereson sot.

Do t’ Ju shkruej per dy raste që kam pasë me njoh dy persona në jeten time, dhe jam shumë i sigurtë se njëditë do të më kujtoni!

Ishte viti 1962 kur jam kenë smurë dhe shkova per mjekim në Spitalin Ekstrapolmonar të Vlonës. Ishe 22 vjeç. Porsa mërrijta atje, një tiranas djalë i ri, më njohu me një të sëmurë të interrnuem nga Shkodra, Françeskan i dënuem në vitin 1947, At Frano Kiri…

Nuk e njihshe fare po, i kishe ndigjue vetem emnin. Sa ju afrova shtratit të Tij më njohu. Ishte me Ate një grup të rijshë që e kalonim kohen tue luejtë domino… Mbasi delshim nga mensa në drekë, At Frano, shkëputej dhe shkonte tek një stol nën hije të një peme dhe aty, ulej e lexonte gazeten… Po, sa kohë? – Besoj se lexonte kater faqet e saj…

Një ditë Ju afrova dhe mbasi pashë se po lexonte gazeten “Zeri i Popullit”, e pyeta: Mirë se ke vullnet me lexue, po nuk priton perditë me lexue rrenat e komunistave bre Burrë, dhe as, nuk priton me lexue kater faqet me rrena të “Zerit Popullit”..?!

Ai qeshi dhe, më tha: Shiko, unë i lexoj të kater faqet, po jo se shka shkruejnë këta…

Per me marrë vesht të verteten nder shkrimet e tyne, “unë lexoj shka asht e shkrueme tek e bardha në mes të rreshtave të zezë!”… Qeshem, po fjalët e Tij nuk i harrova kurrma!

***

Burrat e mendshem me pak fjalë kanë lanë vepra të shkrueme në Shkoder!

Një prej Tyne asht kenë ekonomisti Zef Shiroka, vllau i mjekut njohun Federik Shiroka. Per Zefin thonin se “asht nder Burrat e rrallë me cilësi të mira!”

Një ditë një mik e pyeti: “Zef, a me të vertetë je Burrë i mirë, ashtu si të njeh Shkodra?”

Zefi e shikoi, dhe me buzë në gaz i tha: “E dij unë se shka kam hjekë me më thanë sot gjithë Shkodra, se Zefi asht Burrë i mirë! Vetem pesë minuta i duhen njeriut per me kenë ‘burrë i keq’, prandej, nuk asht aq e thjeshtë me u quejtë Burrë i mirë në Shkoder…”

Zef Shiroka dhe shumë Burra të mirë në Shkoder, edhe e mbyllen jeten e tyne jo vetem, me këte Epitet nderi, po edhe të provuem nder hetuesi si të tillë!

***

E nderueme zonja Gentiana,

Papa Gjon Pali II kur vizitoi Shqipninë me 25 Prill 1993, ka thanë në Sheshin Skenderbeu se: “Ajo që ka ngja në Shqipni, të dashtun Vllazen dhe Motra, nuk asht pa kurrë në historinë e njerzimit!..” E, dokumentacionin e kësaj tragjedije të pashembullt që ka ngja tek ne, sigurisht, keni me e pasë në kujdes dhe studim Ju. Piksynimi i Juej ka me kenë nxjerrja në pah e asaj që ka ngja dhe ekziston në Shqipni, pikrisht nder Dosjet që kanë me kenë nder duertë Tua, me synimin drejt së mires: Me shikue Perpara!

Në të vertetë ky kusht nuk lejon me u rikthye tek të njajtat krime po, edhe siç porositë Papa Gjon Pali II, “ky asht shtegu ma i mirë per një proces pajtimi të vertetë!” 

Në vitin 1998 kam lexue edhe unë “në mes të rreshtave të zezë” disa Dosje, dhe kur kam shkrue per ato Dosje, kam shkrue “Vetem të Verteten”!

Do të më pelqente fort që mbas disa vitesh… Edhe per Ju, të thonin Shqiptarët e vertetë:

“Gentiana asht me të vertetë një Shqiptare Burrneshë, po, edhe një zonjë e nderueme!”

E kjo, asht vetem në doren Tuej! Koha ka me tregue Vepren Tuej!..

Me shumë respekt!  

            Melbourne, Dhjetor 2016.

Filed Under: Komente Tagged With: Fritz radovani, leter publike, per Gentiana Sula

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 233
  • 234
  • 235
  • 236
  • 237
  • …
  • 482
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • ROMANI “NISHANI”, NJË HISTORI TRONDITËSE
  • “Amerika nën akull: Vorteksi Polar shkakton kaos 100 makina palë në Michigan”
  • Diaspora shqiptare e Kosovës – Gjuha si vijë mbrojtjeje
  • “Exodus” – rrugëve të Çamërisë
  • Prof.Ibrahim Osman Kelmendi, me penë e pushkë për liri
  • Kur historia flet me dinjitet: pasardhësi i Ismail Qemal Bej Vlorës ndan çmimin “Ikona e Diasporës” për Ambasadorin Rexhep Demiri
  • Liria e fjalës dhe besimit
  • MARTIN LUTHER KING DAY: DITA KUR KUJTESA BËHET PËRGJEGJËSI
  • “Eleganca e lotëve”
  • Nga cikli “Humanistë të shquar shqiptar shek XV-XVIII” Mikel Maruli (1451-1500)
  • PERSE SHQIPERIA MBYTET NE DIMER E DIGJET NE VERE?
  • Ohri dhe Diplomacia e Kosovës
  • DR. ATHANAS GEGAJ: GJERGJ KASTRIOTI-SKENDERBE
  • VENDI IM
  • RUGOVA E SHNDËRROI DURIMIN STRATEGJIK NË MEKANIZËM SHTETFORMUES

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT