• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PREZANTOHEN NË SHBA ARRITJET NË ORGANIZIMIN E ZGJEDHJEVE NË KOSOVË

June 30, 2016 by dgreca

Ne Foto:Valdete Daka dhe kryetarja e KQZ Shqiperi, Lefterije Luzi/

SHBA, 30 Qershor 2016-Gazeta DIELLI/ Me ftesë të Asociacionit Ndërkombëtar të Nëpunësve, Regjistruesve, Zyrtarëve Zgjedhor dhe Financierëve (IACREOT) kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve e Kosovës, Valdete Daka mori pjesë në konferencën vjetore të organizuar në Memfis, Tenessee SHBA.

Në këtë konferencë disa ditore morën pjesë zyrtarë të lartë në fushën e zgjedhjeve nga vende të ndryshme të botës, të cilët patën mundësinë për të ndarë përvojat e tyre në fushën e zgjedhjeve.Para pjesëmarrësve, kryetarja Daka prezantoi një historik të krijimit të shtetit të Kosovës si dhe organizimin e zgjedhjeve pas shpalljes së pavarësisë. Po ashtu, Daka u ndalë në përvojen e krijuar dhe arritjet në organizimin e zgjedhjeve të fundit lokale (2013) dhe ato parlamentare (2014).

Në vazhdim të kësaj konference u prezantuan zhvillimet më të reja teknologjike në fushën e zgjedhjeve, financave, etj. Asociacioni Ndërkombëtar i Nëpunësve, Regjistruesve, Zyrtarëve Zgjedhorë dhe Financierëve (IACREOT) mbledh së bashku qindra zyrtarë zgjedhorë nga shumë vende për zhvillim profesional dhe për të mësuar për teknikat dhe teknologjitë në fushën e zgjedhjeve./b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: Lefteri Luzi, ne Tenessee, SHBA, Valdete Daka

Sopranoja Ermonela Jaho vlerësohet me titullin “Qytetar Nderi” e Skraparit

June 30, 2016 by dgreca

SKRAPAR – Të mbledhur në mesditën e djeshme, Këshilli i Bashkisë Skrapar ka vendosur me vota unanim miratimi e titullit më të larët që jepet prej tij, atë të “Qytetar Nderi”, për Sopranon Ermonela Jaho, si një nga artistet me jehonë në fushën e artit e kulturës. Ndryshe nga motivacionet e tjera të spikatura për figurat që ngrej larët vlerat artistike-kulturore të trevës të Skraparit, motivacioni për sopranon Jaho ka brenda saj, jo vetëm për aktivitetin e saj artistikë, por dhe për një ikonë, që rrezaton kulturën Kombëtare në botë.
Motivacioni: “Për një kontribut të shquar në fushën e artit dhe kulturës Shqipëtare që me zërin dhe intepertimin e saj, është shndërruar në një ikonë të muzikës klasike në skenat prestigjoze botrore”.
Propozimi për vlersimin me këtë titull ka ardhur nga kreyetari i bashkisë Nesim Spahiu i cili në një takim që ka pasur me banorët e fshatit Vërzhezh nga dhe rrjedh familja e sopranos që ka pushtuar skenat e botës me zërin e saj brilant duke u bërë në këtë rast edhe një ambasatore dhe përçuese e kulturës shqipëtare. Në këtë rast kreu i bashkisë Spahiu ka pasur si qellim jo vetëm promovimin e velerave të një sopranoje që ka deputuar me koncertet e saja të sukseshme në skenat e Vjenës, Londrës, Marsejës, Lionit, etj, por dhe të pronovimit të vlerave artistike dhe të artistve të mëdhenjë që ka nxjer treva e skpraprit dhe që më pas kanë pushtuar skenat artistike të botës mbar. Kjo trevë ka nxjer shumë artistë, këngëtar shkrimtar që me artin e tyre me zërin, me penën dhe me kulturën që rrezatojnë kanë teguar vlerat dhe të till janë sopranoja Ermonela Jaho, këngëtari Demir Zyko, poeti Xhevair Spahiu e shumë figura të tjera të kësaj fushe. Por sopranoja Jaho është bërë dhe rrezatimi i spikatur për artin e kulturën jo vetëm për trevën nga dhe ka rrënjët, por edhe për të gjithë Kombin tonë do të pohonte në një pronocim për median e shkruar dhe atë vizive kryetari bashkisë Skrapar Nesim Spahiu.
Në një intervist në nja nga mediat vizive kombëtare që dhe më pas intervista do të botohej dhe në një nga gazetat kombëtare sopranoja Ermonela Jaho do të citonte fillimet dhe pasionin që e coj deri  në majat më të larta të muzikës kalsike: “Njohja ime me muzikën ka qenë si për çdo shqiptar pasi shpirti i shqiptarëve njihet përmes muzikës popullore, në rastin tim nëpërmjet muzikës polifonike të Shqipërisë së Jugut pasi prindërit i kam nga jugu dhe kisha dëshirën të dëgjoja kushërinjtë e mi që këndonin. Ata kanë marrë pjesë dhe në grupet polifonike të Gjirokastrës si amator. Unë nuk vij nga një familje muzikantësh pasi babai im është ushtarak ndërsa nëna filloi si arsimtare pastaj me punë të ndryshme për të mbijetuar. Kjo ka qenë njohja ime e parë me muzikën popullore. Shpesh herë kam provuar të mbaj iso po stonoja dhe tani më vjen zor ta them. Hapi tjetër ishte kur dëgjoja këngët në RTSH do të doja të isha pjesë e atij festivali, ishin dëshirat fëminore në atë kohë.(E shkroi per Diellin: SULO GOZHINA)

Filed Under: Komente Tagged With: e Skraparit, Sopranoja Ermonela Jaho vlerësohet me titullin “Qytetar Nderi”, Sulo Gozhina

Tronditje pas serisë së atentateve në aeroportin e Stambollit

June 29, 2016 by dgreca

Në aeroportin ndërkombëtar të Stambollit tre atentatorë vetëvrasës kanë qëlluar përreth dhe kanë hedhur më pas veten në erë. Flitet për 36 vetë që kanë humbur jetën dhe 150 të plagosur./

Pas sulmeve terroriste në aeroportin e Stambollit politikanë nga e gjithë bota shprehen të tronditur. Kancelarja gjermane, Angela Merkel u shprehu ngushëllimet familjeve të viktimave dhe tha se është e tronditur “nga këto akte të reja dhe tinzare të terrorizmit.” Presidenti turk, Erdogan e dënoi atentatin dhe i bëri thirrje botës për veprim të bashkuar kundër kërcënimit të terrorit. Ai e drejtoi apelin e tij sidomos nga shtetet perëndimore. “Shpresoj që atentati në aeroportin e Stambollit të jetë një pikë kthese në të gjithë botën, sidomos për shtetet perëndimore, për luftën e përbashkët kundër organizatave terroriste.” Sulmi nuk iu drejtua vetëm 79 milionë turqve, por njerëzve në të gjithë globin, ka thënë Erdogan.

Türkei Premierminister Binali Yildirim Kryeministri turk, Binali Yildirim

Disa atentatorë vetëvrasës me sulmet e tyre shkaktuan gjakderdhje në aeroportin ndërkombëtar të Stambollit, aty ku kalojnë pasagjerë ndërkombëtarë. Policët hapën zjarr, kur atentatorët u afruan në pikat e kontrollit në terminalin ndërkombëtar, bëjnë të ditur autoritetet. Tre atentatorët pastaj hodhën veten në erë. Kryeministri turk, Binali Yildirim gjatë vizitës në vendngjarje u shpreh se atentati u ka marrë jetën 36 vetënve. Ende nuk dihet nacionaliteti i viktimave.

Türkei Explosionen und Schüsse am Flughafen in Istanbul

Lëvizja e pasagjerëve në aeroport është ndërprerë. Aeroporti Atatürk ndodhet në pjesën europiane të Stambollit dhe është një qendër shumë e rëndësishme lëvizjeje për pasagjerë nga e gjithë bota.(DW)

Filed Under: Komente Tagged With: aeroporti i Stambollit, Atentatet, terrorizmi

Sfidat e shtetndërtimit në Kosovë

June 27, 2016 by dgreca

-Ministrja kosovare për Dialog, Edita Tahiri, në tryezën e gjashtë globale me titull “Rimendimi i qeverisjes në shoqëritë e brishta”, mbajtur në Santpoort, Holandë/

 PRISHTINË, 27 Qershor 2016-B.Jashari/ “Sfidat e shtetndërtimit në Kosovë”, ishte tema e ligjëratës së ministres kosovare për Dialog, Edita Tahiri, në tryezën e gjashtë globale me titull “Rimendimi i qeverisjes në shoqëritë e brishta”, mbajtur në Santpoort, Holandë.Ajo theksoi “nevojën e rimendimit konceptual dhe praktik të mandateve dhe misioneve ndërkombëtare për paqendërtim dhe shtetndërtim duke nxjerrë përvoja nga rasti i Kosovës”. 

Ministrja Tahiri tha se praktikat e mëhershme të intervenimit ndërkombëtar na japin mundësi që të nxjerrim mësime në përpjekjet tona të përbashkëta për atë se si ne mund të përmirësojmë ndërtimin ose rindërtimin e shteteve të suksesshme dhe të paqes e stabilitetit në vendet që kanë kaluar luftëra e konflikte. 

“Për mendimin tim, ndërtimi i institucioneve shtetërore dhe të qeverisjes mund të quhet i suksesshëm në qoftëse qeverisja e vendit është e aftë dhe efektive që të ofrojë shërbime publike që përmbushin nevojat dhe pritjet e qytetarëve, në kushtet e një demokracie gjithëpërfshirëse”, u shpreh ajo.

Sipas ministres kosovare Tahiri, rasti i Kosovës sjell gjetje interesante që zbulojnë dobësitë dhe mangësitë e përfshirjes së OKB-së, përkatësisht UNMIK-ut, jo vetëm në aspektin praktik, por edhe në aspektin teorik dhe institucional.

“Mësimet që dalin nga rasti i Kosovës mund të shërbejnë si rekomandime të vlefshme për axhendën e arkitekturës së re të paqendërtimit që OKB është duke e përgatitur”, tha ajo.Problemet që i la pas vetes UNMIK-u, vijoi ministra, janë sfida që po i adreson qeveria e Kosovës së pavarur me axhendën e saj reformatore si dhe dialogun e Brukselit, i cili po mundëson zhbërjen e strukturave paralele të Serbisë në Kosovë, ku shumë prej tyre janë zhbërë tashmë, si dhe po ndihmon integrimin e një pjese të serbëve që ishin penguar të integrohen në sistemin e Kosovës. 

“Kosova si shteti më i ri në Evropë, pas një lufte të gjatë për pavarësi dhe me ndihmën e aleatëve perëndimorë në radhë të parë SHBA-ve dhe vendeve evropiane, tashmë është njohur nga shumë vende, ka hapur kapitullin zyrtar të integrimit evropian përmes MSA-së dhe është anëtare e shumë organizatave ndërkombëtare”, tha ministrja Tahiri.

Tryeza në Santpoort, Holandë, u organizuarnga Fondacioni BMW Herbert Quandt i Gjermanisë dhe Instituti i Hagës për Drejtësi Globale prej 23-26 qershor.

Filed Under: Komente Tagged With: Sfidat e, shtetndërtimit në Kosovë, Tahiri Edita

Shenjtërimi i Nënës Terezë moment krenarie për shqiptarët

June 24, 2016 by dgreca

-Qeveria e Kosovës do të financojë koncertin i cili do të mbahet në Vatikan, më vigjilje të shenjtërimit të Nënës Terezë/

 PRISHTINË, 24 Qershor 2016/ Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti sot në takim Ipeshkvin e Kosovës, Imzot Dodë Gjergji.

Gjatë takimit, ku ishte i pranishëm edhe zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, kryeministri Mustafa, vlerësoi rolin dhe kontributin e Ipeshkvisë në progresin që po arrihet në Kosovë. Kryeministri Mustafa foli edhe për rëndësinë që ka për Kosovën ky vit, duke iu referuar faktit se është viti i shenjtërimit të Nënës Terezë, simbolit global të humanizmit dhe dashurisë ndërnjerëzore. “Kosova dhe shqiptarët kanë një arsye më shumë që të ndjehen krenarë në këtë vit me shumë suksese. Shenjtërimi i Nënës Terezë është një përjetim i veçantë për qytetarët e Kosovës dhe shqiptarët në përgjithësi”, tha kryeministri Mustafa.Në këtë kontekst, kryeministri Mustafa bëri të ditur se Qeveria e Kosovës do të financojë koncertin i cili do të mbahet në Vatikan, më vigjilje të shenjtërimit të Nënës Terezë. Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, shprehu mirënjohje të posaçme për Qeverinë e Kosovës dhe kryeministrin Isa Mustafa për shpalljen kohë më parë të vitit 2016 Vit të Nënës Terezë dhe për mbështetjen e koncertit për nder të shenjtërimit të saj.Ipeshkvi Gjergji, po ashtu, tha se shenjtërimi i Nënës Terezë është një ngjarje e rëndësisë së veçantë për Kosovën dhe tërë shqiptarët.

Filed Under: Komente Tagged With: i Nënës Terezë, moment krenarie, per shqiptaret, Shenjtërimi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 279
  • 280
  • 281
  • 282
  • 283
  • …
  • 482
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Nga cikli “Humanistë të shquar shqiptar shek XV-XVIII” Mikel Maruli (1451-1500)
  • PERSE SHQIPERIA MBYTET NE DIMER E DIGJET NE VERE?
  • Ohri dhe Diplomacia e Kosovës
  • DR. ATHANAS GEGAJ: GJERGJ KASTRIOTI-SKENDERBE
  • VENDI IM
  • RUGOVA E SHNDËRROI DURIMIN STRATEGJIK NË MEKANIZËM SHTETFORMUES
  • Shkolla Shqipe Vatra në Tampa zhvilloi takimin e radhës
  • FESTA E SHQIPTARËVE
  • Lekë Matrënga, jo vetëm poeti, por dhe mësuesi i parë i shqipes
  • BETIMI I VEDAT GASHIT I ADMINISTRUAR NGA PRESIDENTI CLINTON
  • GAZETA AUSTRALIANE (1929) / NJË RRËFIM PËR GRATË E SHQIPËRISË
  • VATRA SHPALL KUVENDIN E PËRGJITHSHËM ZGJEDHOR MË 25 PRILL 2026
  • VATRA, EMËR I SHENJTË, AMANET I BREZAVE, FLAKA QË NUK SHUHET KURRË…
  • Raif Hyseni, Merita Halili, Ansambli MSU ngrejnë peshë Festivalin e Artë të Muzikës dhe Valleve Ballkanase 2026
  • 17 janar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, forma që mban një komb, kur koha kërkon ta shpërbëjë!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT