• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Hillary Clinton feston fitoren në Bruklin, Nju Jork

June 8, 2016 by dgreca

13002334_1106376009427318_3696066133675024449_o.jpg
Nga Beqir SINA – Brooklyn New York/
Grupe shqiptarësh, po i qëndrojnë besnik në mbështetjen tyre deri në Shtëpinë e Bardhë /
BROOKLYN NYC : Në vazhdën e Super të Martës, kandidatja për Presidente e SHBA, Hillary Rodham Clinton, mbasi fitojë në fillore në Kaliforni, New Jersey, South Dakota, dhe New Mexico, triumfalisht doli në skenën madhështore të bazës detare Navy Yard në Brooklyn mbrëm për të festuar së bashku me përkrahsit e saj, fitoren e emrimit nga Partia Demokrate.
 Ajo doli në skenë së bashku me bashkëshortin e saj Presidentin Bill Clinton, dhëndrrin dhe vajzën shtatëzën Chelsea, duke u thënë përkrahësve të ngazëllyer se fitorja e saj historike, është vazhdimi i betejave, të filluar nga pionierët e të drejtave të grave në SHBA, gjatë shekullit të 19-të në Seneca Falls, New York “.
“Sonte, po kurorëzohet një udhëtim i mrekullueshëm — një ujdhëtim shumë, shumë i gjatë, i gjatë”, tha Hillary Clinton duke shtuar se “U detyrohemi kaq shumë atyre që erdhën përpara nesh, por e sontmja ju përket e gjitha juve” tha Clinton.
Shanci i Hillary Clintonit të jetë gruaja e parë për të fituar një nominim partisë më të madhe presidenciale tani duket se eshte i sigurt, por dhe sondazhet tregojnë se ka mundësi që ajo të fitojë edhe ndaj Donald Trump, në zgjedhjet e përgjithshme, megjithse asgje nuk eshte e sigurt dhe pritet 6 nentori.
“Falë jush, ne kemi arritur në një moment historik”, tha Clinton mbështetësve., dhe shtoje se: “Fitorja sonte nuk është në lidhje me një person. I përket brezave të grave dhe burrave që luftuan dhe sakrifikuan dhe e bëra këtë moment të mundshëm.”, tha ajo.
Clinton, gjithashtu sinjalizoi se pret me padurim  tani për të bashkuar edhe partinë Demokratike, pas një beteje të gjatë me Bernie Sanders, duke pretenduar se ata të dy gjatë fushatës paraprake patën “debate rigoroze” të cilat sipas saj kan qenë “shumë të mirë për Partinë Demokratike dhe Amerikën.”
Përfaqësuesit e të dy fushatave, pra Clinton dhe Sanders, thuhet se janë takuar, sot për të diskutuar mbi unitetin e partisë.
Sanders  i cili fitoi dje, Super të Martën në Montana dhe North Dakota, duke folur për mbështetësit e tij,  dukej të jetë i gatshme të pranojë humbjen dhe të premtoi se do të vazhdojë për të “luftuar shumë për të fituar” në primaren e fundit, e cila do të jetë në District of Columbia javën e ardhshme, megjithëse nuk i jep atij, asnjë lloj shnaci të dalë në krye të Demokratëve.
Por, simbas shtypit këtu ai gjithashtu pranoi: “Unë jam shumë i mirë në aritmetikë, dhe unë e di se lufta para nesh është një “luftë” shumë, shumë e madhe, prandaj ne do të vazhdojmë të luftojmë për çdo votë dhe çdo delegat që ne mund të marrim.”
Clinton deri mbrëmë ka fituar shumicën e 4,051 delegatëve , dhe ka pretendimet e mbështetjes nga 571 superdelegatëve, në krahasim me Sanders, që thuhet se ka  48 Superdelgatë. Afërsisht 100 Superdelegatë, thonë anlaistët e këtyre zgjedhjeve, mbeten të paangazhuar, dhe Sanders është duke aspiruar për të i fituar ata gjatë Konventës së Partisë Demokrate.
Tani Sanders ka në plan për të hequr nga “puna” të paktën gjysmën e stafit të tij të fushatës, dhe ka një takim të planifikuar me Presidentin Obama të enjten, me kërkesë të tij. Strategjisti i fushatës së tij manaxheri Mark Ruffalo, shkruajn gazetat sot duket dha dorëheqjen, mbas fitores së Hillary Clinton mbrëm.
Ndërkohë, në Mordor, kandidati Republikan Donald Trump, i cili ka ka siguruar më parë fitoren në fillimore nga Republikanët,  fitoi në California, Montana, New Jersey, New Mexico, dhe South Dakota, në thelb duke triumfuar mbi askënd.
Shtypi amerikan shkruan se ai ka në plan të japë një fjalim javën e ardhshme për të folur sipas tyre : ”Të gjitha gjërat që kanë ndodhur me Clintonët,” dhe bëri një uverturë për mbështetësit Sanders që ndjehen simbas tij të “lënë jashtë në të “ftohtë”, nga një sistem i manipuluar i demokratëve amerikan.”
Mbrëmë, kur Hillary, doli në skenën madhështore të bazës detare Navy Yard në Brooklyn për të festuar së bashku me përkrahsit e saj fitoren, e emrimit nga Partia Demokrate,  në një natë historike dhe emocionale, para një turme mbështetësish që brohorisnin në Bruklin, Nju-Jork, natyrishtë, që nuk munguan edhe veprimtarët shqiptaro amerikan, të cilët kan kontribuar shumë gjatë fushatës fillimore në Partinë Demokratike që nga nisja e fushatës .
Njëri prej tyre, në qendrën e bazës detare Navy Yard në Brooklyn, për të festuar së bashku me një grup tjetër shqiptarësh ishte mbreme,  edhe veprimtari i njohur dibran Ibrahim Kolari, ish Kryetari i Shoqates Atdhetare Dibra, dhe anëtarë i kryesisë së Federatës PanShqiptare Vatra.   
Kandidatja demokrate për Presidente të ShBA-ve, në fillim të fushatës fillimore nga Partia Demokrate, pati marrë pjesë në një mbrëmje për rritjen e fondeve nga biznismenin shqiptar Selim Rusi, që njihet si Sal Rusi, në shtëpinë e tij, që këtu në Nju Jork, njihet si “Shtëpia e Bardhë”, për nga ndërtimi dhe madhësia .
Madje emri i shtëpisë, shkruajti shtypi amerikan  i “ndjellë” mirë Hillary-t ngaqë ajo quhet “Shtëpia e Bardhë”, vendi i cili synohet tashmë që ajo ka fituar emërimin e saj nga Partia Demokrate,  nga ish-zonja e parë që nga viti 1994 deri në vitin 2000, kur burri i saj Bill Clinton ishte president, të bëhet ndoshta me 6 Nëntor 2016 edhe Presidentja e parë grua në historinë e Shteteve të Bashkuara .
Rusi, i cili është Shqiptaro-Amerikan, me origjinë nga Dibra e Madhe, me një grup shqiptarësh,  megjithëse, thone se është i regjistruar Republikan,  është “hedhur” në përkrahje të Demokratëve në këto zgjedhje, dhe konkretishtë të Hillary Rodham Clinton.
Sipas gazetës New York Daily News, Rusi kishte  thënë: “Kjo, po ndodhë ngaqë Clinton u ka ndihmuar shumë, shqiptarëve, sidomos për Kosovën, por edhe për komunitetit shqiptar dhe kam kënaqësinë, që mund t’i ndihmojë zonjës Clinton dhe komunitetit të saj”.
Hillary Clinton shkruan shtypi amerikan mbrëmë me familjen e saj, duket se ka përjetuar momentin e saj me të lumtur në jetën e saj, duke u bërë gruaja e parë në historinë e 240-vjeçare të Shteteve të Bashkuara, një grua kandidate për Presidente, për të udhëhequr një biletë presidenciale prej një partie e cila është nga më te mëdhat politike, në vend .
“Falë jush, ne kemi arritur në një moment historik”, tha ajo gjatë një fjalimi në Bruklin. “Fitorja sonte nuk është në lidhje me një person. I përket brezave të grave dhe burrave që luftuan dhe sakrifikuan dhe e bëra këtë moment të mundshëm.”
Pas tre dekadash në qendër të politikës amerikane si pioniere – dhe shumë të diskutueshëm – ikonë feministe, fitorja e saj sjell, mendojne analistet e ketyre presidencialevene Shtetet e Bashkuara, se u jep fund edhe atyre, plasaritjeve partiake “më të lartat, dhe më e vështirat prej krjimit të Partisë Demokratike “
Ish-Zonja e Parë, Senatore nga Nju Jorku dhe ish -Sekretare e Shtetit, tani Hillary Rodham Clinton, tani pret të përballet për të “paragjykuar” kandidatin republikan Donald Trump, në një betejë të përgjithshme elektorale qe nukdo te jet aspak e lehte, që tashmë është formësuar si një nga fushatat nastiest- “më të këqijat”  në historinë moderne të SHBA-së.

Filed Under: Komente Tagged With: Beqir Sina, feston fitoren në Bruklin, Hillary Clinton

Presidenti Thaçi në NATO, kërkon që Kosova të bëhet pjesë e Aleancës

June 8, 2016 by dgreca

-“Kosova është e vendosur që të bëhet anëtare e NATO-s”, u shpreh presidenti Thaçi/

-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, theksoi se KFOR-i do të vazhdojë misionin e tij për një ambient të sigurt në Kosovë dhe do të garantojë lirinë e lëvizjes për aq kohë sa është e nevojshme/

 PRISHTINË, 8 Qershor 2016-B.Jashari/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në ditën e parë të vizitës së tij në Bruksel, ka zhvilluar sot një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Në takim u bisedua për mundësinë e inicimit të një dialogu politik ndërmjet Kosovës dhe NATO-s, si dhe për bashkëpunimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) me Aleancën Veri-Atlantike. Njoftimi i sapodërguar nga Brukseli i Presidencës kosovare thekson se, të dy liderët konfirmuan interesin e tyre për zhvillimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet NATO-s dhe Kosovës. Presidenti Thaçi u shpreh se FSK-ja është e gatshme që të marrë pjesë në manovrat, por edhe të kontribuojë në misionet paqeruajtëse të NATO-s, sidomos në fushat ku është specializuar dhe ka bërë përvojë FSK-ja. “Kosova është e vendosur që të bëhet anëtare e NATO-s”, u shpreh presidenti Thaçi.

Sekretari Stolteberg dhe presidenti Thaçi biseduan edhe për përkushtimin e Kosovës për sfidat e sigurisë – radikalizmin dhe terrorizmin. Me këtë rast, presidenti Thaçi u shpreh se Kosova do të mbetet e vendosur që të luftojë pa kompromis çdo ekstremizëm dhe radikalizëm.Nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, theksoi se KFOR-i do të vazhdojë misionin e tij për një ambient të sigurt në Kosovë dhe do të garantojë lirinë e lëvizjes për aq kohë sa është e nevojshme.

Sekretari i Përgjithshëm vlerësoi se çfarëdo reduktimi i numrit të forcave të NATO-s në Kosovë do të bazohej në përmirësimin e kushteve në terren.Në këtë takim, u bisedua edhe për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. Gjatë vizitës, në selinë qendrore të NATO-s, presidentit Thaçi iu organizua edhe një vizitë informuese për historinë e Aleancës Veri-Atlantike.

Filed Under: Komente Tagged With: kërkon që Kosova të bëhet, pjesë e Aleancës, presidenti, Thaçi në NATO

ILIR META SERISH NE SHBA

June 8, 2016 by dgreca

Kryeparlamentari Meta pritet edhe nga Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Ambasadorin William Brownfield/

Gjatë qëndrimit në Washington DC, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u prit në një takim në Departamentin e Shtetit nga Ndihmës Sekretari i Shtetit, Ambasadori William Brownfield.

Kryetari i Kuvendit e falënderoi Ndihmës Sekretarin e Shtetit për mbështetjen e vazhdueshme, që SHBA i japin Shqipërisë në të gjitha fushat dhe veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Me tej,Meta e njohu Ndihmës Sekretarin e Shtetit me ecurinë e Reformës në Drejtësi dhe ndryshimeve të Paketës Kushtetuese, duke vlerësuar se procesi tashmë ndodhet në fazën e tij përfundimtare, atë të miratimit, pas paraqitjes së Opinionit Përfundimtar të Komisionit të Venecias dhe interpretimit të misioneve të asistencës ligjore të SHBA dhe BE, OPDAT dhe EURALIUS.

40d05c54-43d0-4fb1-83ff-32ca9f31c2c6

Kryetari i Kuvendit,Meta theksoi se asistenca e ekspertëve amerikanë përmes OPDAT dhe ICITAP për projektimin, ngritjen dhe trajnimin e institucioneve të reja që parashikon paketa kushtetuese, veçanërisht njësia e Prokurorit Special Antikorrupsion dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, është e një rëndësie themelore për suksesin e reformës.

  1. Meta kërkoi mbështetjen e SHBA për një prezencë aktive për monitorimin gjatë fazës së implementimit të reformës, për procesin e vetingut dhe trajnimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të sistemit të ri të drejtësisë.

Për këtë qëllim, theksoi Meta, ne do të bashkëpunojmë ngushtë me Departamentin e Shtetit, Departamentin e Drejtësisë dhe Departamentin e Sigurisë, kontributi i të cilëve ka një rëndësi jetike për suksesin e plotë të Reformës në Drejtësi.

  1. Meta shprehu angazhimin e Kuvendit të Shqipërisë për të kaluar këtë reformë sa më parë, për të rikthyer besimin e publikut te shteti ligjor, për të luftuar me efikasitet korrupsionin dhe krimin e organizuar, për t’i dhënë fund kulturës së pandëshkueshmërisë, për të përmirësuar klimën e biznesit dhe për të nisur sa më parë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ndihmës Sekretari i Shtetit, Ambasador Brownfield vlerësoi përpjekjet e Shqipërisë në rrugën e reformave dhe theksoi se SHBA mbështesin miratimin sa më parë të Reformës në Drejtësi, si një hap i rëndësishëm për rritjen e standardeve të sigurisë dhe shtetit ligjor të një vendi partner, anëtar në NATO dhe kandidat për në Bashkimin Evropian.

f9f01f22-19d1-4a9c-85b7-3f74a010a76f

Ambasadori Brownfield theksoi se mbështetja e SHBA do të jetë e vazhdueshme edhe në fazën e implementimit të reformës në drejtësi dhe ngritjes së institucioneve të reja që ajo parashikon, përmes financimit të projekteve të trajnimit dhe përmirësimit teknologjik të strukturave të specializuara të zbatimit te ligjit.

Ndihmës Sekretari i Shtetit vlerësoi kontributin dhe rolin e Kuvendit të Shqipërisë në hartimin e draftit të Reformës në Drejtësi dhe u shpreh se SHBA presin miratimin e saj të shpejtë, për të vijuar me alokimin e burimeve të nevojshme për projektet e fazës së zbatimit të saj përmes misioneve të asistencës të OPDAT dhe ICITAP.

Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për rreziqet që vijnë nga organizatat kriminale të trafikut të drogës dhe armëve, terrorizmi, dhe kriza e refugjatëve, si dhe nevojën për një kontroll më të mirë të kufijve përmes një bashkëpunimi më të ngushtë mes agjencive ligjzbatuese të vendeve të rajonit dhe atyre partnere.

Ndihmës Sekretari i Shtetit, Ambasador Brownfield u angazhua për thellimin e partneritetit SHBA-Shqipëri për ndërtimin e kapaciteteve të monitorimit të kufijve, shkëmbimit në kohë reale të të dhënave dhe parandalimit të veprimtarive të paligjshme që rrezikojnë sigurinë kombëtare.

14ece56a-0bc0-4b49-ae10-9626aecde7dc

Filed Under: Komente Tagged With: Ambasadorin William Brownfield, Meta takon

Kosovë-Demarkacioni diskutohet në një komision parlamentar

June 8, 2016 by dgreca

PRISHTINË, 8 Qershor 2016/ Në Kuvendin e Kosovës, Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Duda Balje, kryetare, diskutoi për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, si dhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e tij.

Anëtarët e komisionit kërkuan që të insistohet që materiali për demarkacionin të sillet në komision për shqyrtim, për faktin se, siç u tha nga anëtarë të tij, kanë kaluar 10 muaj që kur ky material është dërguar në Komisionin për Integrime Evropiane, ndërsa nuk ka arritur në Komisionin për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor, si komision përgjegjës për çështje të kësaj natyre. 

Kryetarja e komisionit, Balje, tha se do të procedojë kërkesën që komisioni të ketë këtë material./b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: diskutohet në, Kosovë-Demarkacioni, një komision, parlamentar

Në muajin e Ramazanit Hapet ekspozita “Besa” në xhaminë shqiptare në Staten Island- NY

June 8, 2016 by dgreca

Nga Beqir SINA – New York/
STATEN ISLAND NY : Në sajë të një bashkëpunimi mes udhëheqesve fetar nga Hebrew Union College dhe udhëheqsve shpirtëror  të Qendrës Kulturore Islame Shqiptare e Staten Island janë formuar dy grupe të përbashkëta, të cilat bënë edhe transferimin të një koleksioni të fotografive të quajtur BESA, dhe materialeve të tjera, të mbledhura nga fotografi i njohur hebre, Norman H. Gershman, përfshirë fotoalbumin e librit të tij BESA.
Javën e kaluar Instituti Hebraik Religion Museum, dhe kolegji, Hebrew Union College transferuan Koleksion Besa në Qendrën Kulturore Islame Shqiptare e Staten Island – një Koleksion ky që dokumenton rolin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, në shpëtimin e komunitetit Hebre gjatë Holokaustit, thuhet në një njoftim për media nga Xhamia në Staten Island.
Trasferimi zyrtar i këtyre dokumentave, të nxjerra nga  Hebrew Union College – Jewish Institute of Religion (HUC-JIR) Museum, është bërë më 31 maj, 2016, pohon njoftimi zyrtar, duke e konsideruar këtë një ngjarje historike. 
 Për këtë arsye Hebrew Union College dhe Instituti Hebre i Fesë (HUC-Jir) , lëshoi një dekleratë, ku thotë se “është mjaft i kënaqur, që zyrtarisht Koleksioni Besa, gjatë këtij muaji do të jetë  edhe në xhaminë e shqiptarërve, në Qendrën Kulturore Islame Shqiptare në Staten Island, në partneritet me Këshillin e Komuniteti Hebre dhe Wagner College. 
  Ndërkohë, Dr. Imam Tahir Kukaj, nga Qendra Kulturore Islame Shqiptare e Staten Island – vuri në dukje, me këtë rast se “Shqiptarët, dhe hebrenjtë, kanë shumë atribute të ngjashme, të dy vendet janë shumë krenarë për historinë dhe trashëgiminë e tyre. Është, një nder i madh dhe privilegj për Qendrën Kulturore Islame Shqiptare, që të jetë një shtëpi e përhershme e këtyre dokumenteve dhe fotografive të asaj periudhe së Luftës së Dytë Botërore, ku tani çdo njeri nga ne mund të tregojë nëpërmjet këtij koleksioni aktin e madh të popullit shqiptarë Besën, dhe të frymëzojë njerëzit në lidhje me rëndësinë e shpëtimit të jetës së Hebrenjëve, nëpërmjet virtyteve të popullit shqiptarëve, të guximit, sakrificës dhe mirënjohjes”.
   Në njoftim thuhet gjithashtu se Koleksioni “Besa: Muslimanët Shqiptarë të cilët shpëtuan hebrenjtë në Luftën e Dytë Botërore”, është një set i gjatë i fotografive nga Norman Gershman që tregon historinë e muslimanëve shqiptarë, që kan strehuar hebrenjtë, të ikur persekutimit nazist. 
Jean Bloch Rosensaft, Drejtor, i Muzeut Hebraik, dhe Instituti Hebre i Fesë (HUC-Jir) në New York, ka deklaruar se:”Ky koleksion i fotografive, është një përkujtes e fuqishëme sot, për të treguar atë se si dhe çfarë bënë shqiptarët, e të gjitha besimeve fetare, për të shpëtuar jetë njerëzish, dhe na mëson se ne duhet të punojmë së bashku për të ndërtuar një botë të mirëkuptimit, të drejtësisë, respektimin e të drejtave të njeriut dhe paqes”.
Kjo veprimtari e mbajtur në Qendrën Kulturore Islame Shqiptare e Staten Island  thotë njoftimi do të shoqërohet edhe me një ekspozitë të çelur në muajin e madhërishëm, që përkon me kohën më të shenjtë në kalendarin islamik, muajin e Ramazanit. 
Kurse, në bashkëpunim me Kolegjin Wagner, Qendra për Studime të Holokaustit do të ketë në partneritet, zhvillimin e një programi i projektuar për të qenë për mbledhjen e dokumenteve dhe fotografive të Luftës së Dytë Botërore, për tua treguar studentëve të universitetit “ Se cili ishte akti i guximit dhe humanizmit të muslimanëve shqiptarë gjatë Holokaustit, Besa e shqiptarëve, kapur kaq bukur në këtë ekspozitë, ajo do të frymëzojë brezin e ardhshëm për të ndërmarrë veprime pozitive ndaj paragjykimeve, anti-semitizmit dhe racizmit. Ne shohim përpara për të punuar së bashku për të edukuar të rinjtë e të gjitha besimeve”, vuri në dukje Prof. Lori Weintrob, Drejtor, Qendra për Arsim e Holokaustit,  në Wagner College
Ndërsa, Rabbi Bob Kaplan i Qendrës për Arsim e Holokaustit, në Manhattan New York, vuri në dukje se “Është ky lloj partneriteti që e bën qytetin tonë aq emocionuese. Ne mësojmë nga njëri-tjetri dhe të ndajnë historitë tona të thella mes njeri tjerit dhe se si komunitetet e qytetit tonë janë duke krijuar rrugët e paqes dhe të bashkëpunimit përtej atyre që kërkojnë të na ndajnë “ thotë Rabbi Bob Kaplan i Qendrës për Arsim e Holokaustit.
 
Rreth ekspozitës:
 
Besa: Myslimanët që shpëtuan hebrenjtë në Luftën e Dytë Botërore, fillon me udhëtimin e fotografit të njohur hebre Norman Gershman në Shqipëri dhe Kosovë, në vitin 2004, kur ai u “ hipnotizua” nga fragmentet të tregimeve rreth hebrenjve që mbijetuan ,nga lufta, ngaqë u mbajtën të fshehur nga shqiptarët, në Shqipëri  e Kosovë e viset shqiptare. Ai më pas bëri udhëtime të shumta në Shqipëri së bashku me një përkthyes dhe u mirëpritë nga populli shqiptar, i cili ishte i etur për të treguar dhe ndarë historitë e tyre, me pjesën tjetër të botës, pas rrëzimit të rregjimit komunistë të Enver Hoxhës. Lufta e Dytë Botërore e pati shkatërruar Europën, edhe nga humbja e popullsisë së hebreje, por do të gjendej një vend shpëtimtar, që ishte Shqipëria , dhe populli i saj i cili ishte i vetmi vend që doli pas luftës të tregojë se një numër i para Holokaustit ishte më i madh i hebrenjve, rreth 2000 që ishin të pasluftës së Dytë Botërore. 
Mbi 2,000 hebrenj në Shqipëri, që shkuan më pas në Greqi, Austri dhe Itali ishin nga ata që u strehuan në shtëpitë e familjeve shqiptare. Përgjigja mbizotëruese në pyetjen e diferencës së qëndrimit në Shqipëri ka qenë gjithmonë e njëjtë … sepse ishte BESA, ai kodi nderi i Shqiptarëve që mbrojti me konceptin e respektit, altruizmit dhe besimit, Besës për të mbajtur një premtim, për të ofruar ndihma, për mikun dhe të huajin.
 BESA  ka zbuluar nga takimet me miqt e tij shqiptarë fotgrafi i njohur hebre Gershman është :” Mbajtja e premtimit është thelbi i këtij kodi madhështore të sjelljes njerëzore. Besa tij ose të asaj — është besim dhe nderim – dhe është virtyt shqiptarë i cili vjen si burim i guximit personal, sidomos në shpëtimin popullin hebre, gjatëHolokaustit. Portretet individuale të familjeve shqiptare që shpëtuan çdo jews, në atë kohë janë në dokumentat zyrtare Muzeum Kombëtar Yad Vashem në Jeruzalem, Izrael, dhe janë ekspozuar, më pas edhe në selinë e Kombeve të Bashkuara në New York City.
Libri fotoalbum i hebreut Norman H. Gershman që u botua në vitin 2008 nga “Syracuse University Press” në gjuhën angleze, është si rrjedhojë e ekspozitave të mbajtura në fillim në Jerusalem duke u bartë deri në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork ,me rastin e ditës ndërkombëtare të përkujtimit të holokaustit.
Libri është i ilustruar me përplot fotografi të cilat përcjellën me deklaratat e protagonistëve që kanë sakrifikua veten dhe familjet e tyre vetëm me një qëllim-ti shpëtojnë me aq forcë dhe guxim sa kanë pas familjet apo individët të përkatësisë fetare të hebrenjve të cilët ndiqeshin nga nazistët gjerman çdo vend ku kishte shkel këmba naziste gjermane, e me këtë rast në Kosovë dhe Shqipëri.
Libri është botuar nga një material i lartë kualitativ dhe ka gjithsejtë 119 faqe. Libri BESA i Norman Gershman, dhe ekspozita e Holokasustit se si shqiptarët shpëtuan Hebrenjët janë nderuar edhe nga Dhoma e Lordëve në Londër në vitin 2011.

Filed Under: Komente Tagged With: Ekspoziat Besa, Muaji i Ramazanit, Xhamia Staten Island

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 288
  • 289
  • 290
  • 291
  • 292
  • …
  • 484
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • ZEMËRIMI SI ENERGJI POLITIKE DHE RREZIKU I VERBËRISË KOLEKTIVE
  • NJË STUDIM INTERESANT I JOSIF RISTOS PËR VENDNDODHJEN E TEMPULLIT TË DODONËS
  • Krijohet Forumi i Shkrimtarëve Shqiptarë – Forumi 26
  • SHËN NËNA TEREZE NË PULLAT POSTARE SHQIPTARE
  • Metafora e lumit…
  • Intelektuali…
  • SARAMAGO – MURET ME LIBRA DHE ULLIRI PARA PORTËS…
  • “Manifesti i sarkazmës”…
  • Fundi i marrëveshjes START. Si Trump do ta ndalë apokalipsin!?
  • The first-ever Albanian Festival in Upstate New York is coming to Albany on July 18, 2026!
  • Polikrizat e shoqërisë në optikën e sociologut Gëzim Tushi
  • HEROIZMI I NJË FAMILJE NË FUND TË SHEKULLIT XX PËR ÇLIRIMIN E VENDIT NGA OKUPATORI SERB
  • SOT 19 VITE NGA SHUARJA E PISHTARIT TË KARVANIT TË KORIFENJVE TË FILMIT, KADRI ROSHIT
  • Përvjetori i harruar i Fishtës
  • We are forever grateful to the USA and our Euro-Atlantic allies for their continuous support

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT