• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Departamenti Amerikan i Shtetit vlerëson rolin e Shqipërisë për terrorizmin

June 3, 2016 by dgreca

Në raportin vjetor të terrorizmit, Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se kërcënimi global nga ISIS është rritur, pasi rrënjët e Shtetit Islamik janë përhapur në shumë rajone duke përfshirë Azinë Juglindore, Kaukazin Verior të Rusisë deri ne Afrikë. Në kapitullin për Shqipërinë, DASH e ka cilësuar vendin tonë si një mbështetës të fortë të përpjekjeve kundër terrorizmit për llogari të pjesëmarrjes në koalicionin global që lufton ISIS. Këtu raporti përmend edhe furnizime  të konsiderueshme me arme dhe municione që Shqipëria i ka siguruar forcave peshmerga në Irakun verior. Po ashtu, raporti vlerëson legjislacionin shqiptar i cili parashikon dënime për aktet e terrorizmit, për të gjitha burimet e financimit te tij. Po ashtu dënon transaksionet me personat që janë në listën e sanksioneve të OKB-së; si edhe rekrutimin apo stërvitjen e atyre të cilët përgatitën për të luftuar përkrah ISIS. Policia shqiptare ka zgjeruar njësinë e Anti-terrorizmit nga 7 në 76 forca dhe se po zhvillon plane për trajnimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të kësaj njësie. Por sipas DASH , Shqipërisë i mungon kapaciteti për të mbledhur të dhëna biometrike për shtetasit e saj dhe i zotëron ato vetëm në rastet kur personat kanë karta identiteti dhe pasaporta biometrike. Në raport thuhet se korrupsioni, i kombinuar me një sistem drejtësie që funksionon dobët, vazhdoi të pengojë përpjekjet për të vendosur rend në të gjitha nivelet në Shqipëri. Sa i përket Kosovës, raporti i Departamentit të Shtetit thotë se kërcënimi i ekstremizmit të dhunshëm islamik është rritur gradualisht qe nga konflikti i vitit 1999. Raporti përmend rreth 300 luftëtarë nga Kosova të cilët luftojnë krah grupeve ekstremiste në Irak dhe ne Siri.

 

Filed Under: Komente

Shtypi:Mandati i EULEX-it në Kosovë deri më 14 qershor 2018

June 2, 2016 by dgreca

PRISHTINË, 2 Qershor 2016/ Përderisa vazhdojnë negociatat mes përfaqësuesve të Bashkimit Evropian dhe qeverisë së Kosovës për detajet e mandatit të ardhshëm të misionit të EULEX-it në Kosovë, vendet anëtare të BE-së tashmë kanë arritur pajtimin e tyre që ky mandat të vazhdohet edhe për së paku dy vjet, pasi që mendohet se Kosova ka ende nevojë për praninë e BE-së në fushën e rendit dhe ligjit dhe se në Kosovë sfidat e sigurisë janë të tilla që kërkojnë një prani të BE-së në këtë fushë edhe në të ardhmen, shkruan sot shtypi Kosovar.Burimet diplomatike të BE-së i kanë thënë gazetës Koha Ditore të mërkurën se në takimin e përfaqësuesve të përhershëm të vendeve anëtare të BE-së (Coreper), në parim shtetet janë pajtuar të vazhdohet mandati i EULEX-it deri më 14 qershor 2018. 

Në 30 maj nga Ministria kosovare e Drejtësisë bëhej e ditur se, Ministri Hajredin Kuçi priti Shefin e Operacioneve Civile të  Bashkimit Evropian, Kenneth Dean, Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar dhe Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Gabrielle Meucci, në një takim ku ishin edhe Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësorë të Kosovës, Nehat Idrizi dhe Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj

Njoftimi dërguar theksonte se, gjatë këtij takimi përfaqësuesit nga të dyja anët kanë prezantuar pozicionet e tyre lidhur me të ardhmen e mandatit të EULEX-it në Kosovë. Paralajmërohej se, takimet e kësaj natyre pritet të vazhdojnë me krerët më të lartë shtetërorë./b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: 2018, deri më 14 qershor, Mandati i EULEX-it në Kosovë

Rikthimi i Ministrit të Jashtëm Enver Hoxhaj

June 2, 2016 by dgreca

PRISHTINË, 2 Qershor 2016-B.Jashari/ Në qeverinë e Kosovës, ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi do ketë prej sot edhe pozitën e zëvendëskryeministrit të parë, ndërsa ministër i Punëve të Jashtme është emëruar Enver Hoxhaj.Kështu bëhet plotësimi i posteve që kishte Hashim Thaçi deri në zgjedhjen President i Republikës së Kosovës.Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe kryeministri Isa Mustafa, në një konferencë të përbashkët për shtyp folën për këto emërime dhe çështje tjera të koalicionit qeverisës të ftuar me “urgjent”, ku paralajmëruan reforma veçmas drejt zhvillimit ekonomik.Vesli dhe Mustafa janë liderë të partive më të mëdha të koalicionit qeverisës, PDK e LDK dhe në konferencë shtypi dolën bashkë me nënkryetarë të partive.

Filed Under: Komente Tagged With: dy zv/kryeministra, Kuci dhe Hoxhaj

DASH: Euro 2016 në objektivin e sulmeve terroriste

May 31, 2016 by dgreca

Departamenti Amerikan i Shtetit ka paralajmëruar qytetarët amerikanë për rrezikun terrorist që i kanoset përreth Europës këtë verë, duke përfshirë edhe Euro 2016-ën. “Numri i lartë i turistëve që do të vizitojnë Europën në muajt e verës, paraqesin një objektiv për sulmet terroriste në vende publike, veçanërisht në evenimente të rëndësishme”, thuhet në deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit dërguar shtetasve të saj që ndodhen në Europë, ose që kanë në plan të shkojnë atje. Dy janë evenimentet që ajo veçon:  Dita Botërore e Rinisë së Kishës Katolike që do të mbahet në Poloni në fund të muajit korrik dhe Kampionati Europian i Futbollit, që zhvillohet në Francë mes 10 qershorit dhe 10 korrikut. Por DASH nuk është i vetmi që ka dhënë alarmin për sulmet terroriste gjatë Kampionatit Europian. Të dhënat më të fundit të gjetura në laptopin e njërit prej sulmuesve të Parisit, Salah Abdeslam, i cili tashmë ndodhet në burg, flasin për të tjera shpërthime kamikaze të ISIS, ku këtë here objektivi është Europiani i Francës. Në mesin e këtyre informacioneve të publikuara nga autoritetet përfshihen edhe fotografi të qytetit të Marsejës, ku më 15 qershor luhet ndeshja e Euro 2016 mes Francës dhe Shqipërisë. Gjithashtu mediat britanike raportojnë se terroristët po përgatitin sulme për ndeshjen e parë të Europianit që do të luhet në këtë qytet, atë mes Anglisë dhe Rusisë.

Filed Under: Komente Tagged With: DASH: Euro 2016, e sulmeve terroriste, në objektivin

Selimi: Ekstremizmi nuk luftohet vetëm me arrestime

May 31, 2016 by dgreca

Arkiv: Ne Foto: Pamje nga konferenca e vitit të kaluar, 28 maj 2015/

Deklaratat e Selimit vijnë në ditën kur në Prishtinë, për të pestin vit me radhë, organizohet një konferencë ndërkombëtare për promovimin e dialogut ndërfetar dhe qasjen ndaj ekstremizmit të dhunshëm.

“Veprimi kundër ekstremizmit të dhunshëm nuk mund të reduktohet vetëm në sundimin e rendit dhe ligjit, jo vetëm në arrestime dhe jo vetëm në burgosje, por edhe promovimin e një narracioni të kundërt, narracionit të tolerancës paqes dhe dialogut”, tha Selimi për Radion Evropa e Lirë.​

Konferenca, që organizohet nga institucionet e Kosovës, do të trajtojë në veçanti çështjen e “rolit të gruas në ndërtimin e tolerancës ndërfetare”, dhe përveç përfaqësuesve të bashkësive fetare në Kosovë dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës, të pranishme do të jenë, në mënyrë aktive, edhe dy nobelistet e paqes, Shirin Ebadi nga Irani dhe Tawakkol Karman nga Jemeni.

Ministri i jashtëm në detyrë, Petrit Selimi, tha se konferenca është një platformë për promovim të Kosovës si shtet dhe të prezantimit të saj si model i bashkëjetesës.

“Tema e cila është ‘roli i gruas në promovimin e dialogut ndërfetar dhe luftimit të ekstremizmit’ është një temë shumë adekuate. Nënat, bashkëshortet, gratë, siç ka thënë edhe presidenti Thaçi, janë aleatet më të mira të shtetit në luftimin e ekstremizmit”, tha Selimi.

Çështja e ekstremizmit të dhunshëm ka ngritur shqetësime në Kosovë, marrë parasysh faktin se një numër i qytetarëve të vendit janë përfshirë në luftimet në Siri dhe Irak dhe një tjetër numër është arrestuar dhe dënuar për nxitje të pjesëmarrjes në luftëra jashtë vendit dhe për predikim të mosdurimit fetar. (REL)

Filed Under: Komente Tagged With: nuk luftohet, Selimi: Ekstremizmi, vetëm me arrestime

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 291
  • 292
  • 293
  • 294
  • 295
  • …
  • 484
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • ZEMËRIMI SI ENERGJI POLITIKE DHE RREZIKU I VERBËRISË KOLEKTIVE
  • NJË STUDIM INTERESANT I JOSIF RISTOS PËR VENDNDODHJEN E TEMPULLIT TË DODONËS
  • Krijohet Forumi i Shkrimtarëve Shqiptarë – Forumi 26
  • SHËN NËNA TEREZE NË PULLAT POSTARE SHQIPTARE
  • Metafora e lumit…
  • Intelektuali…
  • SARAMAGO – MURET ME LIBRA DHE ULLIRI PARA PORTËS…
  • “Manifesti i sarkazmës”…
  • Fundi i marrëveshjes START. Si Trump do ta ndalë apokalipsin!?
  • The first-ever Albanian Festival in Upstate New York is coming to Albany on July 18, 2026!
  • Polikrizat e shoqërisë në optikën e sociologut Gëzim Tushi
  • HEROIZMI I NJË FAMILJE NË FUND TË SHEKULLIT XX PËR ÇLIRIMIN E VENDIT NGA OKUPATORI SERB
  • SOT 19 VITE NGA SHUARJA E PISHTARIT TË KARVANIT TË KORIFENJVE TË FILMIT, KADRI ROSHIT
  • Përvjetori i harruar i Fishtës
  • We are forever grateful to the USA and our Euro-Atlantic allies for their continuous support

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT