A ka lajthitë Kryeministri yne…?
Kryeministri rilindas Edi Rama deklaroi: Po u zgjodh Trump, prish marrëdhëniet me SHBA…/
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në emisionin “Zona e debatit” të Baton Haxhiut në TV “Klan Kosova”, se nëse Donald Trump zgjidhet President i SHBA-ve, atëherë marrëdhëniet e Shqipërisë me të do të cenohen.
Rama tha se Trump është një fatkeqësi për SHBA-të dhe uroi që ai të mos zgjidhet kurrë President.
Këto deklarata, Rama i bëri nën cilësinë e Kryeministrit të Shqipërisë.
Pyetje – Përgjigjet
Gazetari: Çfarë mendimi keni për Donald Trump?
Rama: Unë e kam thënë hapur atë që mendoj për Donald Trumpin dhe nuk e kam fare problem ta përsëris as këtu as kudo që të jetë; as në shqip dhe as në anglisht, që Donald Trump është kërcënim për Amerikën dhe nuk diskutohet që është kërcënim edhe për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane.
Gazetari: Që i bie?
Rama: Që i bie që mos e dhëntë Zoti që amerikanët ta zgjedhin President. Sepse do të ishte një President që do t’i bënte dëme të mëdha Amerikës dhe sigurisht do të ishte një kërcënim real për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane.
Gazetari: Po flet si Kryeministër apo si intelektual?
Rama: Jo mo flas si Kryeministër…
Gazetari: Si Kryeministër?
Rama: Unë nuk e ndaj asnjëherë veten nga vetja. Sot jam edhe Kryeministër, por në radhë të parë jam Edi Rama.
VETEVENDOSJA:Hashim Thaçi nuk është dhe kurrë nuk do të jetë president i Kosovës
Ja cfarë shkruan Vetëvendosja në statusin në fb pas ceremonisë të tymosur nga gazi:Hashim Thaçi nuk është dhe kurrë nuk do të jetë president i Republikës së Kosovës.
Ai u zgjodh si rezultat i shantazhit dhe blerjes së deputetëve të LDK-së dhe si rezultat i kompromiseve ndaj Listës Serbe të Serbisë.
Ai u zgjodh vetëm pasi anuloi demokracinë, duke nxjerrur dhunshëm nga Kuvendi dhe duke arrestuar deputetët e opozitës.
Karriera e tij politike është e përshkuar nga dy veprimtari: kompromise të vazhdueshme ndaj Serbisë – dhunë, krim e korrupsion ndaj popullit të vet.
Prandaj nuk do ta pranojmë e njohim asnjëherë si president të Republikës sonë. Do ta kundërshtojmë vazhdimisht dhe pa kompromis. Siç e kundërshtuam sot!
8 prill 2016
Lëvizja VETËVENDOSJE!
Kryetari i Shoqatës “Çamëria” në Hollandë, pritet në Parlamentin Evropian
Ditën e Enjte, me 7 prill 2016, u prit në Parlamentin Evropian, Kryetari i Shoqatës Demokratike Shqiptare”Çamëria” në Hollandë, Festim Lato. Festim Lato u prit nga eurodeputeti i Parlamentit Evropian, për çështje të minoriteteve, CSABA SOGAR. Me këtë rast u bisedua për Gjenocidin Grek mbi popullsinë Çame, për vitet 1914- 1944.Edhe nje here parlamentarit Europian iu be e njohur Ceshtja Came, e mosnjohur nga Qeveria Greke dhe e bllokuar me te ashtuquajtur Ligj i luftes qe ka “kycur” ne kalendrat greke probelemet popullsise shqiptare et camerise, pronave te tyre dhe fsheh genocidin ndaj popullsise se pambrojtur.
Rrustem Geci, Këshilltar i Këshillit Ndërkombëtar të Çamërisë – Dortmund
Në foto: Festim Lato dhe CSABA SOGAR
Kroacia bllokon anëtarësimin e Serbisë në BE
Kroacia bllokoi bisedimet e anëtarësimit për Serbinë duke vendosur veton në hapjen e kapitullit 23 dhe 24 me Beogradin. Grupi i përbashkët i punës i ngritur në Këshilli i Europës shtyu axhendën e debatit mbi dy kapitujt e radhës me Serbinë, kapituj që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, sistemin e drejtësisë dhe të drejtat e njeriut. Axhenda nuk është votuar vetëm nga pala kroate, ndërkohë që rregulli në të tilla raste kërkon votë unanime nga 28 vendet anëtare të Bashkimit Europian. Zagrebi nuk ka shpjeguar ende me detaje arsyet e bllokimit të bisedimeve të anëtarësimit për Serbinë, por javët e fundit zyrtarë të lartë kroatë kanë deklaruar jo pak herë se do të bllokojnë procesin e anëtarësimit nëse Beogradi nuk plotëson më parë disa kushte. Shqetësimet e kroatëve lidhen me respektimin e plotë të të drejtave të minoriteteve, bashkëpunim të plotë dhe pa kushte me Gjykatën e Hagës për krimet e luftës dhe anulimin e një ligji serb që e përjashton këtë vend nga juridiksioni ndërkombëtar për krimet e luftës. Por në Beograd janë të bindur; bllokimi kroat bazohet vetëm tek motivet politike të përditshme. Sipas analistëve dhe zyrtarëve serbë, vetëm kështu mund të shpjegohet kjo bllokadë, ndërkohë që 27 vendet e tjera të BE-së kanë dhënë dritën jeshile.
- « Previous Page
- 1
- …
- 323
- 324
- 325
- 326
- 327
- …
- 480
- Next Page »