• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Simpozium me rastin e 25 vjetorit të vdekjes së Nana Terezë

May 4, 2022 by s p

Dom Pjetër Popaj/


Mirë se vini në Simpoziumin e rastit të 25 vjetorit të vdekjes së Shën Nana Tereze në këtë qendër të Kishës sonë dedikuar asaj. Falenderim bashkë organizatorëve Federatës Pan-Shqiptare Vatra në krye me Elmi Berisha dhe Gazeta shqiptare Illyria në krye me Vehbi Bajrami. Kemi nder e kënaqësi që sonte kemi ligjirues të shquar: nga Kosova Dr. Don Lush Gjergji , kemi letrar e historianë, përfaqësues nga Vatra, nga gazeta Illyria, nga komuniteti të gjithë do të mbajnë kumtesa për jetën, misionin e Shën Nanës Tereze, si dhe takime personale me Nanën Tereze. Jam i sigurt që do të kaloni një mbrëmje të kënshme ndërsa pasurohemi shpirtërisht për jetën e veprimtarinë e shenjtë të saj. Prej moshës 50 e me nalt nga të gjithë e mbajmë mend atë, vizitat e saja, takime me të. Më kujtohet kur po sa isha shuguru meshtar, ( 1985 ) ne kishim nji radio – program, Zani Katolik Shqiptar themelu prej Don Rrok Mirditës. Në intervistë Don Rroku – Dom Pjetri posa është shuguru meshtar – ajo ulet në gjunjë dhe lypë bekimin e parë si meshtar i ri. Mbas mi ka puth shplakët e duerve të shugurueme. Në të njëjtin takim – e pyetme a flet shqip – me e folë jo shumë por me e shkrue. Një uratë qe e kam thanë gjithmonë shqip – puna e pendimit . Mbasi e kemi regjistrue atë tue thanë ne e kemi vue në programin e radios tonë. Nji gja duhet të theksuar se jeta e saj ka ndikue shumë në jetën botënore. Njerëzimi mbarë ka qenë më i ndërgjegjshëm, bashkuar, kujdesshem për të vorfur. Misioni i saj ka qenë një hartë për krejt njerëzimin e jo vetëm për disa. Zoti e ka zgjellë atë prej gjakut tonë shqiptarë që me jetën e saj me e vizatue ketë hartë për të gjithë. Për atë ajo thotë: “Unë jam laps në dorë te Zotit “. Kur ka vdekur Nana Tereze, e ka lanë botën mpirë njerëzit thonin: Vdiq kjo por ska tjetër kanë kalu 25 vite që ajo është në jetën e amshuar. Bota nuk është e njajtë sepse nuk kemi një Nanë Terezë tjetër. Uroj që Kumtesat në ketë symposium të na ndihmojnë të thellohemi me tepër për jetën e shenjtë të Shën Terezës dhe të na nxitojnë të vazhdojmë misionin e saj duke shërbyer Zotit e njeri tjetrit sidomos nevojtarët tanë.

Filed Under: Komunitet Tagged With: dom Pjeter Popaj

Takimi parë me Shenjetoren Nënë  Terezë

May 4, 2022 by s p

Nga:  Tonin Mirakaj/

Të nderuem zonja dhe zotërinj,

Pronari i Gazetës Shqiptaro-Amerikane “Illyria”, i nderuemi z. Vehbi Bajrami me sugjeroi që të ndaj me ju një kujtim të vjetër që ruej në mendje dhe zemer si diçka shumë të çmueshme. Ky kujtim është takimi me Shën Terezën 49 vjet më parë.  Ishte Shtator i vitit 1973. Zonja amerikane Valerie Delakorte, bashkeshorte e z. George Delakorte, Philantropist i njohur në New York dhe gjithë Amerikën, më telefonoi dhe më tha:   Do you wish to meet Mother Terisa? A dëshironi me takue Nënën Tereze? Ajo është Shqiptare, dhe ju jeni Shqiptar! Po, u përgjigja unë, po ku munde te takohemi?

Ne ate kohe dinja fare pak per Nene Terezen. Krejt cka dinja ishte se eshte nje murgeshe katolike Shqiptare qe sherben ne Calkuta te Indise.

Ajo eshte ne Misionin e saje ne Bronx, vazhdoj zonja Delakorte. Hajde me merr mue, mandej do marrim Ms Eileen Egan, dhe shkojme ne Bronx, ne Misionin e saje,Misionaries of Charity, 335 East 147th Street. Eileein Egan eshte shkrimtare vazhdoj  zonja Delakorte. Ka kalue dy vjet me Nenen Tereze, dhe eshte tuej shkrue nje liber mbi jeten dhe vepren e Nene Terezes, dhe punen qe ben Ajo dhe motrat e saje ne sherbim te me te varferve nder te varfer, ne Calkuta e vende te tjera ne disa shtete te Botes. Ketu fillova te mesoj se kush ishte Nena Tereze.

Zonja Delakorte pyeta une: Pse nuk shkojme me shoferin dhe limozinen tende? Maqina e ime nuk eshte e re. Oh no, u pergjigj ajo. Nena Tereze nuk don gjera luxi. Po te shkojme me limozine, motrat e Saje as deren nuk do e hapnin.Maqina e jote eshte OK!

Me makinen time i mora te dyja, zonjen Delakorte dhe zonjushen Egan, dhe shkuem ne adresen qe u permend me pare. Zonja Delakorte i ra ziles. Pa vonese nje nga motrat e Misionit Bemires e hapi deren. Mbasi u pershendet me ne, na njoftoj se Nena Tereze dhe motrat jane ne lutje. Ju vazhdoj motra, mund te vini ne Chapel dhe te luteni bashke me ne, ose mund te prisni ne vend pritje. Na hyme ne Chapel, dhe u ulem ne gjuj, ashtu si motrat dhe Nena Tereze.

Lutjet vazhduen per disa minuta. Kure mbaruen lutjet, Nena Tereze erdhi te na. Ajo e njifte mire zonjen Delakorte, nga se ajo ishte perkrahse shume e cmuarshme e Misionit te saje per shume kohe.Njifte zonjushen Eileen Egan, nga se kishte kalue kohe me ate, dhe e dinte se ajo po shkruente liber per Nene Terezen dhe Missionaries of Charity. Sigurisht se nuk me njifte mue!

Zonja Delakorte e beri prezentimin. Mother tha ajo: Ky eshte Tony. Ka ardhe me u takue me ju.Eshte Shqiptar sikurse edhe ju jeni Shqiptare.

Shqiptar, perseriti Mother Tereza. Nuk kam takue shqiptar ka aq kohe.Me dha doren, dhe une shpreha kenaqesine qe e takoja.(E kuptoni se biseda behej ne gjuhe Englishte)

Aty afer ishin disa karrika portative. Mother Tereza  mori dy karrika, dhe me tha:Le te shkojme ne qosh te dhomes dhe te bisedojme pak, only me and ju, Englisht nga se shqipja e ime eshte e kufizueme vetem ne disa lutje. Une shpejtova ti marre karrikat, po ajo nuk i leshoj.

Shkuem ne qosh te dhomes dhe u ulem.Filluem te bisedojme. Nena Tereze u interesue me dijte per Kishen tone ne Bronx, dhe komunitetin Shqiptar.Shprehi deshire me e vizitue Kishen Shqiptare, ne te ardheshmen. Kjo deshire u plotsue tre vite me vone. Me 25 Korrik 1976, Nena Tereze vizitoj Kishen Shqiptare,ku u celebrue Meshe ne parking lot, nga se numbri i pjesemarrseve ishte me shume se 1.500 personave. Mons. Oroshi kishte njoftue Cancellarin e Kishes Orthodokse Shqiptare ne Boston, hiresin e Tije Arthur Liolin, icili erdhi per rast special.

Ndersa po bisedonim,erdhi nje telefonate per Nenen Tereze. Ishte dicka me rendsi qe i duhej te pergjigjej. Ne dore kishte nje liber. Titulli i librit ishte: “Something Beautiful For God”, shkrue nga Malcolm Mugeridge, qe sa kishte dale nga shtypi.Ishte libri i pare shkrue mbi Nenen Tereze, dhe vepren e saje bemirse.Nena Tereze shkrou ne liber: God Bless You, dhe ma dhuroj. U lutem tha Nena Tereze i ndihmoni motrat e mija, dhe takimi perfundoj.

Gjate ketyne pak minutave me Mother Terezen, dicka ngjau te une: Zemra me rrihte me shpejt se zakonisht dhe gjaku leviste ne dejt e mije si asnjehere tjeter ne jeten time. Ne ato momente e kuptova se isha ne presence te nje Shejtereshe te gjalle, dhe kjo ishte Shen Tereza. Tre vite me vone, me 1976, Time Magazine ne nje artikull me titull “Shejtereshe e Gjalle” shkruen: 

Shejtereshe e Gjalle ne gjirin e njerzimit te sotshem, besohet se eshte nje Bije e gjakut Shqiptar, Mother Tereza Bojaxhiu.Kjo u provue me kalimin e kohes. Lumturimi u be me 19 Tetor 2003, dhe Shejterimi me 4  Shtator 2016. 

Nuk do i harroj kurre, ato momente shume te kendeshme ne jeten time.

Eileen Egan e perfundoj dhe e botoj librin, me titull “Such a Vision of the Street”. Jane shkrue shume libra mbi jeten dhe vepren e Nenes Tereze. Such a Vision of the Street eshte nder librat e pare, qe me kalimin e kohes,i dhan publisitet Nene Terezes dhe motrave te Saje te Misionit Bemiresise, Missionaries of Charity!

Po e mbylle fjalen time me lutjen qe Nena Tereze la te shkrueme ne Librin e Dignitarve VIP, qe vizitojne Kishen e Zojes se Kshillit te Mire, aty ku gjindet figurja e shejte Zojes se Shkodres, qe nga data 25 Prill 1467. Kjo Figure, 555 vjet me pare, ne mendyre te mbrekullueshme u largue nga Shkodra, dhe zuri vend ne Genazzano te Italise. Ne viziten e Saje ne Genazzano me 10 Qershor 1993, Nena Tereze i drejtoj  ket lutje Zojes se Shkodres:

“ MARY, MOTHER OF JESUS” COM HOME

BACK TO ALBANIA. WE LOVE YOU!

WE NEED YOU!   YOU ARE OUR MOTHER.

COM BACK TO ALBANIA.  Let us pray…God Bless You!  Signed: Mother Teresa, MC                                         

U falem nderes             

*Fjale ne Simposiumin qe u mbajte me daten 3 Maj 2022 ne Qendren Nene Tereze, prane Kishes “Zoja e Shkodres

organizue Nga Kisha Zoja e Shkodres, Federata Vatra dhe gazeta Illyria.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Tonin Mirakaj

Trëndafila Maji për gratë, nënat dhe edukatoret nga Motrat Qiriazi, New York

May 3, 2022 by s p

Nga Keze Kozeta Zylo/

Organizata e mirënjohur “Motrat Qiriazi” organizoi mbrëmje gala në festën e nënës në Amerikë. Në sallën e vallëzimit “Ballroom” në Vista Penthouse dhe Sky Lounge me një pamje të magjishme nga dritaret e qelqta dukej Manhattani kryeqendra e botës, ndërsa brenda ndrinin vajzat, nënat, motrat dhe gratë me bashkëshortët e tyre të cilët kishin ardhur për të festuar së bashku këtë ditë speciale. Në hyrje të mirëprisnin me plot dashuri presidentja e Organizatës “Motrat Qiriazi” znj. Isidoros Tsamblakos dhe gjithë Bordi dhe anëtarë si Alda Mosko, Ariana Elezaj, Eva Burnazi, Zenie Sina, etj. Nën tingujt e Jazz performance të intepretuara mjeshtërisht nga Arenc Leka, violinë e Faton Macula Kitar, salla bëhej dhe më e bukur dhe natyrshëm sillte hare e gëzim në zemrat e të pranishmëve.

Aktivitetin e moderoi zonjusha simpatike Zhuljeta Buja.  

Presidentja e Organizatës “Motrat Qiriazi” znj. Isidoros Tsamblakos e hapi aktivitetin duke përshëndetur të gjithë pjesëmarrësit dhe iu uroi atyre një mbrëmje të gëzueshme dhe të bukur në ditën e shenjtë të nënave.  

Zonja Tsamblakos bashkë me zonjën Alda Mosko dhe bordin ndau çmimet me një ceremoni të bukur dhe shumë festive. 

Me çmimin: Gruaja e vitit u vlerësua Kozeta Zylo, edukatore e vitit zonjusha Jonela Hasani dhe nëna e vitit znj.Pertefe Leka.  

Zonjat Leka dhe Hasani shprehën mirënjohjen e pakufishme për vlerësimin dhe natyrshëm çmimi bëhet frymëzim për dëgjuesit dhe brezat. E nderuar të ishja në krah të tyre.

Në shkollat tona shqipe “Alba Life” në të gjithë Nju Jorkun Motrat “Qiriazi” janë histori frymëzuese ndaj dhe ata e këndojnë me krenari Këngen e Alfabetit Shqip, të shkruar prej Sevasti Qiriazit si: Armiqëtë o shqipëtarë/ Po përpiqenë/ Shkronjat turçe dhe greqishte/ Të na apënë/ Le t’i mbajnë ata per vetëhe/ Kemi tonatë.

Kënga e nënës në shqip ishte tejet emocionuese, dikujt i rridhnin pikëza loti, interpretuar në violinë dhe shoqëruar nga Arenc Leka. Nëna është perëndeshë, nëna është hyjni ndaj dhe i këndohet:   Nënë, emër i dashur për mua/ Më je e shtrenjtë, të të dua/ Sa jetë e tërë për ty unë thurr melodi.

Një çmim special, proklamatë mirënjohjeje u dha për zonjat Kozeta Zylo, Pertefe Leka dhe Jonela Hasani nga Ligjvënësi i Westchester County z.David Tubiolo.  Më duhet të shtoj se z.Tubiolo është një mik i madh i shqiptarëve dhe merr pjesë aktivisht në evente më të rëndësishme të organizuara nga Diaspora.

Një buqetë me trëndafila Maji iu dhurua dhe Konsulles së Republikës së Shqipërisë në New York zonjës Najada Sojli si shenjë mirënjohjeje në përkushtim të punës dhe devotshmërisë së saj me profesionalizëm në sherbime konsullore për publikun.

Me shumë emocion u mirëprit vlerësimi dhe mirënjohja e dhënë nga zonja Alda Mosko në emër të Motrave “Qiriazi” e cila nuk i mbajti dot lotët kur foli për punën vullnetare të të ndjerit Ylli Luka si një bamirës në komunitet me zemrën e tij të madhe.  Djali i tij në emër të nënës së tij Agathia Luka e cila ka një kontribut të madh në organizatën “Motrat Qiriazi” e pranoi me përulje vlerësimin për të Atin e shtrenjtë  dhe ndihej krenar për pasurinë shpirtërore që la tek brezat.  Ky vlerësim u mirëprit me duartroikitje si dhe me dhimbje nga të gjithë ne që e kishim mik dhe e çmonim per ndihmën e tij te pakursyer në komunitet dhe kudo.  Natyrisht Ai na bekonte nga lart si një Yll i qiellit ku ka zënë vend.  

Një mirënjohje speciale iu dha mediave si TV “Alba Life”, TV “Kultura Shqiptare”, Arbërie Hetemi fotografe dhe Afërdita Palokaj editore e AAWO Newsletter.  

Pak biografi për gratë që u nderuan për vitin 2022

Kozeta Zylo gruaja e vitit 2022

Shquhet ndër veprimtaret më aktive në Komunitetin Shqiptaro-Amerikan.  Ajo është  shkrimtare e mirënjohur në Diasporë  e cila ka publikuar tetë libra dhe së fundi librin për fëmijë.  

Znj. Zylo është një gazetare e shquar e Diasporës, artikujt e saj janë të publikuara në gazetat “Illyria”,  “Dielli” , NY, “VOAL” Zvicër, Rumani, Shqipëri etj.  Libri “Diaspora si krah shqiponje” u pranua në Bibliotekën e Kongresit Amerikan, Washington DC.  Ajo ka realizuar qindra intervista që nga njerëzit më të famshëm e deri tek ai më i thjeshti.  Znj.Zylo është shpallur gruaja dhe mësuesja e vitit në Diasporë nga organizata të njohura.

Zonja Zylo është shkrimtare, poete, publiciste, mësuese dhe bashkëthemeluese e Shkollave Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit që operon në të gjitha lagjet e New York-ut dhe në Online.

Jonela Hasani edukatore e vitit

Jonela Hasani është edukatore dhe këshilltare në Departamentin e Arsimit të Nju Jorkut për 17 vitet e fundit.

Jonela Hasani punon si Këshilltare Shkollore dhe Sekretare Administrative Ekzekutive në Departamentin e Arsimit të Nju Jorkut.

Arsimi dhe pozicioni i saj në Departamentin e Arsimit të qytetit të Nju Jorkut ka lejuar që përvoja e saj të punojë ngushtë me popullsinë e shkollave të mesme dhe studentët në rrezik. 

Znj. Hasani posedon njohuri të shumta në lidhje me vlerën e kapacitetit të marrëdhënies, besimit dhe besueshmërisë. Znj. Hasani ka frymëzuar shumë studentë që të bëhen shumë të suksesshëm në jetën e tyre. Në shkollën e saj znj. Hasani ka krijuar një program “Girls Club and South Asian Girls Club” me mision dhe vizion për Vetë-Zbulimin dhe Fuqizimin e Gruas.

Pertefe Leka nëna e vitit, 2022

Pertefe Leka është mësuese, shkrimtare, studiuese, nënë dhe gjyshe e devotshme. 

Në moshën 80-vjeçare ajo vazhdon të shkruajë artikuj dhe libra bazuar në kërkime të thella mbi jetën dhe veprën e nxënësve të historisë dhe letërsisë shqiptare. 

Pertefe Leka ka lindur dhe është rritur në Shkodër. Ajo punoi si mësuese në Vrakë atje ku ka lënë gjurmët e mësuesisë shkrimtari i Kombit Migjeni.

Zonja Leka është një kontribuese e denjë në studimet, shkrimet letrare dhe historike në gazetën e mirënjohur “Illyria” dhe më gjerë nëmediet e tjera.

Ajo ka sjellë pranë lexuesve me fakte të pamohueshme figurat e ndritura të historisë, shumë prej tyre të lënë në harresënga komunizmi.

Në nderim të kontributit të saj, të punës si dhe të penes zonja Pertefe Leka është bërë frymëzim dhe ndaj u vlerësua me çmimin “Nëna e Vitit 2022” nga organizata shqiptaro-amerikane “Motrat Qiriazi”.

1 Maj, 2022

Queens, New York

Filed Under: Komunitet Tagged With: beti beno, Keze Kozeta Zylo, Motrat Qiriazi, Pertefe Leka

Kur të thërret historia…

May 2, 2022 by s p

Visar Zhiti/


Mbrëmja e Shoqatës “Uskana” me kërçovarët e Çikagos, – një takim i ngrohtë, ku shpalosej vetëm mirësi…Sa shumë që ishin, nuk do ta besoja! Zonja dhe zotërinj, të moshuar dhe të rinj, fëmijë, familjarë, të gjithë me një qytetari sa amerikane po aq dhe me fisnikëri tradicionale shqiptare, të trevës nga vijnë…Të bukur të gjithë, jo vetëm në veshje. Na uroi mirseardhjen Kryetari i Shoqatës, Dr. Luan Elezi. Flamuj shqiptarë dhe amerikanë në sallën e madhe me shandanë dhe lule, u kënduan dy hymnet, recitime e këngë, me shqipen përmalluese e valle, vallet tona me kostumet folklorike, që janë histori jona. Miku im, Taip Beshiri, që më rrinte pranë, me njohu me shumë bashkëqytetas, mes tyre dhe Dr. Xhabir Alili, pasionant i poezisë, që para të gjithëve lexoi poezinë e tij për vendlindjen dhe vazhdoi me një poezi timen për lirinë. Na bëri bashkë. Po Ilir Zengu përkujtoi aty piktorin kërçovar me famë botërore, Omer Kaleshi, dhe më dhuroi një libër për të, shkruar nga Luan Rama… Vend i vogël, por sa ka dhënë, po bisedonim me njër tjetrin. Ja, nëna e Gjergj Kastrioti – Skenderbeut tonë, nga andej ishte, nga Gradeci, thashë, por dhe Shenjtja Nënë Terezë shkupiane është, po dhe nobelisti tjetër në shkencën e mjeksisë, Ferit Murati, nga Gostivari e kemi, po shkrimtari Luan Starova, i përkthyer në botë, i shkruante romanet e tij në maqedonisht dhe shqip, në Pogradec ka lindur… etj, etj.T’i përkujtojmë, “Uskana”- emri i hershem parasllav i Kërçovës, mund të bëjë shumë e më shumë këtu në bashkëpunim me shoqata të tjera dhe indtitucione. Shoh gjithë këta të rinj e të reja, njëra përballë në tryezën tonë, i shoqi në krah duket si aktor filmash, e ka emrin Abetare, mrekullohem, nuk e dija se kishte një emër të tillë kaq kuptimplotë, me dashuri për gjuhën amë…Do të mjaftonte ky kumt për mua që të besonim më shumë, për më shumë shpresë edhe në metropolet e mëdha si Çikago, mund të japim dhe ne, sado pak, nga kultura jonë në botën e madhe që na jep… Të shkëlqejë dhe guri ynë në mozaikun e pafund…

Filed Under: Komunitet Tagged With: Visar Zhiti

Tony (Tush) Musaj hapi dy njësi të reja tregtie e shërbimi ndaj komunitetit shqiptar në Bronx

April 15, 2022 by s p

Patrioti e bamirësi i komunitetit shqiptar në New York, Tony (Tush) Musaj hapi njësi tregtie e shërbimi ndaj komunitetit shqiptar në Bronx. “Dua Gourmet Market” në Artur Ave dhe “Manny’s Deli” në adresën 2143 Williamsbridge Road, janë dy shërbime të reja biznesi dhe punësimi për të gjithë shqiptarët në Bronx – New York e më gjërë. Produkte të të gjitha emërtimeve me cilësi maksimale, origjinale nga Shqipëria e Kosova vijnë të konsumatori shqiptar i Bronxit duke mbajtur lidhjet e gjalla e të forta me mëmëdheun. Të kontribuosh në shije dhe në mirëushqyerjen e komunitetit është një investim në cilësinë jetës së komunitetit tënd. Fisniku, bujari dhe zemërgjëri Tony Musaj është një ndër shqiptarët më të veçantë në komunitetin shqitar të New Yorkut. Ai çdo muaj ndihmon pjesëtar të komunitetit shqiptar që janë në nevojë duke shpërndarë ushqime e asortimente të tjera falas, paguan qera për familje në nevojë në Shqipëri e Kosovë, jep shpërblime për punonjës të dalluar, jep grante për familje e fëmijë në sëmundje, mbështet fushata e kauza publike e sociale si për fëmijët me autizëm, jetimët, njerëzit më aftësi ndryshe etj. Tony (Tush) Musaj bashkë me bashkëshorten Tinën e familjen, janë të pakursyer për të ndihmuar këdo që ka nevojë në komunitet. Tony është një shqiptar i përkryer, një patriot aktivist, një bamirës i madh e besimtar i devotshëm, një familjar shembullor, një njeri energjik i cili në çdo kohë gjendet duke ndihmuar dikë apo duke shpërndarë diçka për të varfrit e të pamundurit. Federata Vatra e falenderon dhe i shpreh mirënjohje për ndihmën e pa kursyer në çdo aktivitet e nismë të saj.

Filed Under: Komunitet Tagged With: toni musaj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 101
  • 102
  • 103
  • 104
  • 105
  • …
  • 386
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Shqiptarët dhe parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe përgjegjësia evropiane
  • Në Ditën e Gjenocidit në Kosovë, nevoja e Kualifikimi Juridik Ndërkombëtar për Krimet e Kryera në Kosovë (1998–1999)
  • FUNDI I REZISTENCËS SË NACIONALIZMËS 1946-1947
  • ZBULOHEN KONGRESET E BALLIT KOMBËTAR
  • 15 janari është Dita e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë!
  • Editori Diellit Dr. Athanas Gegaj përkujtohet në New York më 25 Janar 2026
  • Arsyet e vërteta pse ngriu procesi i vizave emigruese për në Amerikë për shqiptarët!
  • ERNEST KOLIQI ( 20 MAJ 1903 – 15 JANAR 1975)
  • SHQIPTARËT NË SANREMO!
  • “Punë hajnash-punë krajlash” dhe mendtarë që heshtin
  • MBRETI ZOG (1933) : “BASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINË, NJË DËSHIRË E MADHE PËR TË CILËN NUK DO TË KURSEJMË ASNJË PËRPJEKJE PËR TA REALIZUAR…”
  • Perspective of a Trauma Surgeon and Former Health Minister of Health of Kosova
  • “I huaji”
  • JO NE EMRIN TIM!
  • Krimi kundër njerëzimit në Reçak dhe lufta e narrativave

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT