-Homazh për Petraq Dimashin/nga Fuat Memelli/
Petraq Dimashi Dhimbja për Petraqin ishte e veçantë, pasi ai kishte një zemër të madhe; se i deshte njerzit dhe e donin; se punoi me përkushtim 14 vjet që shërbeu si oficer në Shqipëri; se punoi 20 vjet në dy punë në Amerikë dhe kudo la gjurmë të pashlyera; se e deshte Sinicën dhe sinicarët me gjithë shpirt; se kur duheshin mbledhur kontribute për fshatin, për ndërtimin e kishës së Shën Thanasit , për kishën e Shën Kollit apo për rikonstruksionin e shkollës së fshatit, etj, ishte ndër të parët. Ai jo vetëm jepte vetë, por edhe mblidhte nga sinicarët e tjerë në Çikago, për t’i dërguar në fshat. Në kontributet që jepte, e mbështesnin edhe gruaja e tij, Mimoza si dhe djali, Nasi.Emigrantë të rinj që vinin pas tij në Amerikë, e kujtojnë Petraqin për zemërgjerësinë që kishte duke i dhënë jo vetëm kurajo, por edhe lek sa t’i ndodheshin. E ç’duhet të bëjë më shumë një njeri i mirë?! -Malli për vendlindjen e digjte si prush. Kur shkoi pas disa vitesh, takoi çdo fshatar dhe shkoi e piu ujë në shumë burime. Një natë vajti te Guri i Boshkos ku e kishte fshatin si në pëllëmbë të dorës. Donte të shkonte përsëri, thotë Momoza, por sëmundja nuk e la.KUSH ISHTE PETRAQI?
Kujtim nga vitet
e ushtrisëPo themi shkurt disa fjalë për ata që nuk e njohin. Ishte një nga djemtë e Irakli Dimashit, nga Sinica që tani përfshihet në rrethin e Devollit. (Para viteve ’90, bënte pjesë në rrethin e Korçës.) U lind dhe u rrit në Sinicë. Pas mbarimit të shkollës 7 vjeçare në fshat, vazhdoi shkollën “Skënderbej” si dhe “Shkollën e Bashkuar të Oficerëve” në Tiranë, të cilën e mbaroi në vitin 1980. Këtë vit kur ishte me stazh në fshatin Drenovë, u njoh me Mimoza Nolen, e cila u bë bashkëudhëtarja e jetës së tij. Punoi në disa reparte të rrethit të Korçës si shef ndërlidhje në repartet e Dardhës, Drenovës, Bellovodës, në Korçë ,etj. Në vitin 1994, si shumë oficerë të tjerë, e liruan edhe Petraqin. Në vitin 1996, ardhi në Amerikë dhe u vendos në Çikago, ku kishte patur edhe më parë mjaft sinicarë, midis tyre edhe të afërm të tij. Në fillim punoi si mekanik e supervizor në kompaninë e sinicarit, Xhorxh Shamata. Më pas u punësua në kompaninë e njohur të shitjeve”Wollmart”, ku qëndroi për disa vjet. “Imperiali” ishte kompania tjetër e njohur ku Petraqi gjithashtu la gjurmë të pashlyera.
NJË VLERËSIM I VEÇANTËKompania “Imperial” ku ai punoi për disa vjet, një ditë organizoi një veprimtari me punonjësit e saj. Ishte ftuar edhe Petraqi me bashkëshorten. Në fillim foli pronari i kompanisë për punën dhe arritjet e saj. Para se ta mbyllte fjalën, ai tha:”Këtu mes nesh, ndodhet një punonjës të cilin dua ta falenderoj në mënyrë të veçantë. Ai nuk është vetëm mekanik, por është i gjithanshëm, bën çdo punë. Petraqi ka bërë edhe punën e doktorit. Një ditë, një punonjës i yni, kishte pësuar atak dhe rezikohej të vdiste. Petraqi si të ishte mjek, i bëri frymëmarje artificiale dhe e shpëtoi. Kur mbriti ambulance, personi në fjalë e kishte kaluar situatën.(Kështu si “mjek” në momentet e para, ai i është gjendur edhe personave të tjerë në kompanitë që ka punuar.) Unë nuk e di se çfarë shkollash qënkan ato në Shqipëri që përgatitkan njerëz të tillë? Pastaj presidenti i kompanisë, një burrë i vjetër, u afrua te Petraqi dhe e përqafoi. Pas tij, e përqafoi edhe i biri. Salla shpërtheu në duartrokitje. Mua më shpëtuan lotë, shprehet Mimoza. Po ky bos i kompanisë, si mirënjohje për punën e mirë që bënte, për Krishtlindje i jepte Petraqit një çek të mirë.
Në Çikago me nënë Ollgën, vëllanë Andrea, me Mimozën, Nasin, etj. “LERENI DUHANIN TË MOS PËSONI FATIN TIM”Petraqi vuajti nga sëmundja më shumë se një vit. Kishte patur kancer në mushkëri. Familja dhe mjekët bënë çdo gjë për ta shpëtuar por pa rezultat. Pas një mjekimi të posaçëm, gjendja u përmirësua dhe familja mendoi se ia hodhi. Por, nuk qe e thënë. Sëmundja kishte “dremitur” brenda trupit të tij të shëndoshë dhe pastaj kishte kaluar në tru. Kjo ishte edhe faza finale që e mposhti Petraqin. Pas analizave që bënë mjekët e Çikagos, dolën në përfundim se sëmundja e tij ishte”Big one smog cancer”( një kancer i madh nga duhani.) Mjekët kishin qëlluar në shenjë. Petraqi kishte pirë duhan për afro 40 vjet. E la kur u sëmur, por ishte vonë. Mjeket thanë:”Po ta kishte lënë para dy vjetësh, do kishte shpëtuar”. Kur mësoi shkakun e sëmundjes dhe fundin që e priste, i bëri apel djalit, miqve e shokëve:”Lereni duhanin që mos pësoni fatin tim”.Petraqi u përcoll me nderime nga shumë pjesëmarrës: sinicarë, qytezarë, dardharë si dhe shokë e miq të tjerë. Ai do prehet në vorrezat e shqiptarëve në Çikago, pranë të afërmve të tij. Ja kështu na iku edhe një nga sinicarët më të mire, por që nuk do të harrohet.Kujtime nga Sinica. ….. ..
Gusht, 2017.Më 20 korrik të këtij viti, në ditën e Shëndëllisë, ndrroi jetë në Çikago në moshën 61 vjeçare, sinicari Petraq Dimashi. Jo vetëm familja, por shumë shokë e miq të tij, ndien dhimbje. Është dhimbja për njeriun që ikën e nuk vjen. Por, për Petraqin u ndie shumë kjo dhimbje, jo vetëm se “nuk e kishte rradhën” siç shprehet nënë Ollga për djalin e saj.-Rradhën e kisha unë se jam 86 vjet por sëmundja nuk pyet, thotë ajo.
NDËRROI JETË NË KANADA NACIONALISTI XHEVDET RUNA
Ne Foto:Xhevdet Alush Runa, 1925-2017/
Me 25 shtator 2017, në orën 5 PM ndërroi jetë në Otava të Kanadasë nacionalisti Xhevdet Alush Runa. Xhevdeti u lind në Drashovicë të Vlorës më 1925. Ai u eduka me frymën e patriotizmit që në fëmijëri. Gjatë Luftës së dytë Botërore mori pjesë në luftë me armë në dorë në radhët e forcave të Ballit Kombëtar. U arratis nga Shqipëria më 1951. Edhe në emigracion ishte pjesë aktive e forcave nacionaliste duke u radhitur në radhët e ballit Kombëtar Demokrat trë kryesuar nga Abaz Ermenji.
Babai i Xhevdetit, Alush Runa, ka qenë personalitet me zë i Ballit Kombëtar në Qarkun e Vlorës. Ai u pushkatua nga komunistët më 1945.
Me rastin e largimit nga jeta të Xhevdetit u shpreh ngushëllime djemëve të të ndjerit në Shqipëri si dhe bashkëshortes dha vajzave në Kanada.
Pusho në Paqë Xhevdet Alush Runa!
AMBASADA NE WASHINGTON: LIBER ZIJE PER DR. BAJRAM REXHEPI
Ambasada e Kosoves ne Washington: Libri i zisë për ish Kryeminstrin Dr. Bajram Rexhepi/

Në emër të Ambasadores Çitaku dhe stafit të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Uashington, DC, njoftohet komuniteti se libri i zisë për t’i bërë nderimet e fundit ish Kryeministrit të parë të Kosovës, Dr. Bajram Rexhepit, do të jetë i hapur prej orës 11:00 deri në orën 15:00 të enjten, më 24 gusht, dhe të premten, më 25 gusht, nëzyrat e Ambasadës – 2175 K Street, NW, Suite 300, Washington, DC 20037.
Embassy of the Republic of Kosovo
2175 K Street, NW, Suite 300
Washington, DC 20037
T: (202) 450-2130 | F: (202) 735-0609
KONSULLATA E KOSOVES, KONKURS PER SHOFER
Republika e Kosovës
Republika Kosova – Republic of Kosovo /
Ministria e Punëve të Jashtme/
Ministarstvo Spoljnih Poslova/
– Ministry of Foreign Affairs /
Konsullata e Përgjithshme në Nju Jork – Consulate General in New York /
Konsullata e Republikës së Kosovës në Nju Jork – Shpall: /
K O N K U R S /
Për vend të lirë pune: /
Position: Chauffer Length of Contract: One (1) year (with the possibility to re-new); New hires are subject to a 3-month trial period. Apply by: August 14 2017
Job Description and Duties:
Provides chauffer services to the Ambassador/Head of Mission, the chief consular officer or other diplomatic/ consular staff based on request.
Ensures the diplomatic vehicle is kept and maintained in impeccable condition. The driver is also responsible to keep up with the repairs of the vehicle.
This position is open to candidates that have a valid driver’s license and can provide a record that they have no accidents on file.The ability to follow relevent safety regulations and risk asses own vehicle is important.
Must be available on-call for the Ambassador / Head of Mission or the main consular officer to drive evenings and/or weekends for official events.
Must be on-call during official government visits.
In addition to the above duties, candidates must also be willing to:
Perform routine mail and courier functions for the Consulate.
Distribution and registration of diplomatic mail and transportation.
Fill out Daily or Weekly logs tracking vehicle mileage, repairs, licensining, permits, and other documentation.
Assist in the procurement of furnishings for consular offices or official residences. Perform others tasks to assist adminsitrative assistant like the above.
Essential Qualifications and Experience:
High School Diploma Minimum of Two (2) years experience in Personal Driver/Chauffer capacity.
Intitimate knowledge of routes within New York city and location of Foreign Embassies, Government Offices, and all main airports.
U.S. permanent residence or citizenship.
Fluency in English We are looking for an applicant who has the ability to work under pressure and work effectively within a team. Experience working for diplomatic / consular missions is preferred.
Interested Candidates should provide the following documents:
CV Copy of a valid Driver’s License Copy of a State-issued ID and Passport. Copies of Diplomas and other relevent documentation Two (2) References and a Letter of Interest Certificate of Health from your Doctor – all candidates must be medically fit Proof of no criminal record. Proof of your U.S. legal permanent residence
Please mail all document to:
Consulate General of the Republic of Kosovo in New Work 801 Second Avenue, Suite 301 New York, NY 10017
Note: ONLY copies will be accepted as these documents will not be returned.
“BIJTË E SHQIPES” NË FILADELFIA FESTUAN 15 VJETORIN
Këshilli drejtues i shoqatës kishte programuar që këtë 15 vjetor ta festonte me një mbasdite celebruse por edhe argëtuese në lokalin e bukur “Falls Manor Catering & Special Events” në adresën: 4010 Neë Falls Rd. – Bristol Toënship, PA 19007.
Ishin marrë masat, të programuara qysh më parë, si për anën dekorative të mjedisit ashtu edhe për përmbajtjen e kësaj feste, për të cilat janë kujdesur të gjithë anëtarët e këshillit drejtues, e në veçanti, z. Bujar Gjoka, n/kryetar i parë i shoqatës, Z. Haki Çollaku dhe Z. Dritan Matraku, n/kryetar i dytë i shoqatës.
Merrnin pjesë anëtarët e parë që krujuan shoqatën, anëtarë të tjerë të shoqatës, nxënës e mësues të shkollës shqipe “Gjuha Jonë”, dashamirës të shoqatës, si dhe miq e të ftuar nga Harrisburgu, kryeqendra e shtetit të Pensilvanisë, Ëashingtoni dhe Nju Jorku: z. Jovencio Gonzales, Special Asistant i z. Mike Stack, Leutenant Governor, znj. Filoreta Luli Faber, Ambasadore e Republikës së Shqipërisë në Ëashington DC, Prof. Dr. Skënder Kodra, Kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane në Nju Jork me gjithë bashkëshorten, z. Adnan Mehmeti, president i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptare – Amerikane me qendër në Nju Jork, së bashku me poetin Mëhill Velaj, anëtarë dhe activist i kësaj shoqate, së bashku me bashkëshortet.
Qysh në hyrje të lokalit apo edhe brenda tij, binin në sy, një flamur i madh shqiptar, dy stenda të mëdha me foto nga jeta 15 vjeçare e shoqatës, si dhe banderola të ndryshme të cilat ishin përgatitur me kujdes dhe vendosur në vende që binin në sy menjëherë.
Festën e hapën dy drejtueset, dy bukuroshe, anëtare të shoqatës, znjsh. Erblina Koka dhe znj. Lorena Sako, për të cilat dhuhet thënë se, gjatë gjithë festimit e drejtuan atë si të ishin dy profesioniste me përvojë.
Mbasi përshëndeti pjesëmarrësit dhe iu uroj atyre mirësearrdhjen dhe festim sa më të gëzushëm, prezantoi të gjithë miqtë e ftuar, që nderuan këtë festim me praninë e tyre, znjsh. Lorena Sako ia dha fjalën z. Tajar Domi, kryetar aktual i shoqatës, i cili në fjalën e tij përshëndetëse, midis të tjerave tha: “Shoqata atdhetare-kulturore “Bijtë e Shqipes” në Filadelfia, hodhi hapat e para të saj 15 vite më parë, më 24 Shkurt2002, si nismë e një grupi atdhetarësh e intelektualësh shqiptar, të cilëve në vitet që do të pasonin iu bashkuan disa qindra bashkatdhetarë të tjerë, me banim në Filadelfia e qytetet e tjera të Amerikës, në Kanada e disa shtete te Europës, si dhe në atdheun tonë mëmë, në Shqipëri. Kështu ajo erdhi duke u rritur e mbështetur çdo vit e më shumë, duke u organizuar çdo vit e më mirë e duke shtuar veprimtaritë e saj vit pas viti gjithnjë e më cilësisht……… Tashmë shoqata “Bijtë e Shqipes” nuk është vetëm një emër i bukur, por ajo një organizëm në funksion të komunitetit tonë këtu në Filadelfia, që nëpërmjet punës së madhe gjatë gjithë këtyre viteve, është bërë e njohur në të gjithë diasporën shqiptare. Vetëm në vitin 2016, u organizuan gjithsej 38 veprimtari të ndryshme, një numër që do ta kishte zili çdo institucion shtetëror në Shqipëri e Kosovë, që nga ekskursionet në Ëashington DC e vizitat e ambasadave të Shqipërisë e Kosovës me mbi 120 veta, në Nju Jork e vizita tek Statuja e Lirisë, e deri tek veprimtaritë në Atdhe si ajo e zhvilluar në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, në Farkë të Tiranës, apo ndihma financiare e dhënë për të përmbyturit në Shkodër, për shtëpinë e fëmijve jetimë në Tiranë e Vlorë, për shoqatën e paraplegjikëve në Përmet, për grupin e fëmijve autik në Paskuqan të Tiranës, etj. etj.………. Bashkatdhetarët tanë po konkurojnë denjësisht në sektor të ndryshëm të punës, të shkencës e të bisnesit, ndersa në çdo hap i shoqëron krenaria e origjinës dhe nuk harrojnë te thonë … : “ Kuq e zi janë ngjyrat tona,/ Mes flamurit jeton shqiponja,/ Kokën lart e shumë krenar,/I themi botës që jemi shqiptar”. Ai e mbylli ligjëratën e tij me fjalët: “Le të gëzojmë së bashku, në këtë drekë festive ku shpresojmë se muzika dhe gjithçka tjetër do të na sjellin kënaqësinë e këtyre orëve që do të kalojmë me njëri-tjetrin, duke uruar “Bijtë e Shqipes” në Filadelfia, festofsh edhe shumë përvjetor të tillë të suksesshëm me kontribute të tilla atdhetarie.”
Pastaj znjsh. Lorena i drejtoi atij një pyetje: “ Z. Tajar, çfarë do të veçoni nga jeta e shoqatës gjatë këtyre vitëve që ju jeni në drejtimin e saj.
Dhe ky fillim ceremonial, ishte programuar me pyetje dhe përgjigje për të gjithë anëtarët e këshillit drejtues. Ajo thirri në krye të sallës, me radhë, sekretarin e shoqatës, Z. Llazar Vero, ish kryetar i dytë i shoqatës, z. Bujar Gjoka, n/kryetar i parë, z. Sadik Elshani, ish kryetar i katër, z. Dritan Matraku, z/kryetar i dytë, dhe anëtarët e tjerë të këshillit drejtues, z. Bashkim Bërdufi e znj. Suela Teme, si dhe anëtarët më të rinj të këshillit drejtues, z. Haki Çollaku dhe z. Sokol Hasa. Iu drejtonte atyre nga një pyetje që përgjigjet e të gjithëve së bashku, nxorën në dukje punën e madhe të bërë nga shoqata në këto 15 vite.
Duhet thënë këtu se në këtë festim mungonin, për arsye objektive, z. George Ziu, ish kryetar i parë i shoqatës, z. Petrit Zanaj, ish kryetar i tretë i shoqatës dhe z. Bujar Çela, anëtar i këshillit drejtues.
Mbas intervistave që thamë më sipër, drejtuesja e programit përmendi emrat e znj. Elvira Budo, znj. Suzana Vangjeli, znj. Frida Sulo, znjsh. Orela Suku dhe znjsh. Erblina Koka, që kanë dhënë ndihmën e tyre, në vite, si anëtare të këshillit drejtues.
Në fund ajo iu drejtua sallës: “Kam lindur në Shqipëri, jam larguar prej andej e vogël e jam rritur në Greqi, kurse tani banoj në Filadelfia. Nuk oheshin duke uruar organizatorët për këtë ngjarje të organizuar në shkallën më të arrirë. Po ashtu nuk munguan edhe urimet për jubileun e ardhshëm, 20 vjetorin e shoqatës. Edhe organizatorët uronin dhe shprehnin njëri-tjetrit kënaqësinë që u fali ky feste di e flas mirë gjuhën shqipe?” Gjith salla u përgjegj me një “Po” të gjatë.
Pastaj radha iu la muzikantëve, këngëve e valleve. Këngëtarët Kujtim Shehu dhe Anilda Jaupllari, të shoqëruar nga instrumentistët Ilmi Kacani dhe Fil Avdia, me atë ambjent të gëzushëm që krijuan, i dhanë festës ceremoniale, bukurinë muzikore dhe gjallërinë e valleve, gjatë gjithë festimit. E gjithë festa e këtij 15 vjetori, ishte programuar më së miri dhe e ndërthurur me intervista të ndryshme, me përshëndetje, shpërndarje vlerësime dhe këngë e valle.
Mbas një momenti muzikor, u ftua, nga znjsh. Erblina Koka, z. Juvenicio Gonzales, i cili përshëndeti në emrin e Lieutenant Governor, z. Mike Stack dhe i dorëzoi z. Tajar Domi, përshëndetjen speciale, të firmosur nga z. Mike Stack, shoqëruar me një foto të tavolinës së punës së tij.
Mbas z. Gonzales, mikrofoni iu dha znj. Filoreta Luli Faber, e cila, falenderoi organizatorët e festimit për ftesën që iu bë, shpreu kënaqësinë që u bë pjesë e këtij festimi dhe vlerësoi punën e madhe që bënë shoqata “Bijtë e Shqipes”. Shumë kuptimplot ishte një nënteks i shkurtër i saj: “……Më keni vënë në “sher” me shoqatat e tjera, mbasi kam ardhur më shpesh te ju dhe më pak tek ata……….”.
Mbas përshëndetjes së znj Filoreta Luli Faber, sekretari i shoqatës, i dorëzoi asaj, vlërësimin “Miku i Shoqatës”, dhënë me vendim të këshillit drejtues. Po ashtu, i njëjti vlerësim iu dha edhe znj. Vlora Citaku (në mungesë), Ambasadore e Republikës së Kosovës në Ëashington DC.
Një mjedis të gëzuar, krijoi grupi i fëmijëve të shkollës shqipe “Gjuha Jonë”, që me një program artistik të shkurtër, por mjaft cilësor, nën drejtimin e mjeshtrit Hamdi Gjana, përshëndeti shoqatën në jubileun e saj të 15-të.
Në vazhdim, mikrofoni kaloi për Prof. Dr. Skënder Kodra, kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikanë në Nju Jork, i cili solli përshëndetjen e akademisë që ai drejton. Ai theksoi bashkëpunimin e mirë të shoqatës dhe akademisë, vlerësoi lart punën e shoqatës “Bijtë e Shqipes” dhe prezantoi “Aëard Certificate”, për shoqatën si edhe i dha z. Llazar Vero një certifikatë të tillë.
Përshëndetje kishin dërguar edhe Dr. Adem Harxhi, anëtar i kryesisë së Akademisë së Shkencave dhe Arteve në Nju Jork, znj. Teuta Sahatçiu, Konsulle e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork si dhe z. Bedri Buzi, anëtar i vjetër i shoqatës, me banim në Tiranë.
Përsëri muzikë, këngë e valle. Në vazhdim, në një çast të shkurtër, u ftua pranë mikrofonit, miku jonë më i afërt, dhuruesi i shumës me të cilën u ble godina e Qendrës Kulturore, z. Benjamin Risilia, të cilit iu dorëzua vlerësimi “Njeriu i vitit 2017”. “Pas dhurimit të $ 64,000 për blerjen e godinës së shoqatës, ai vazhdimisht, edhe gjatë vitit 2017, ka punuar për organizimin e një fushate financiare, për blerjen e një mjedisi më të madh, për Komunitetin Shqiptar në Filadelfia”- ishte motivacioni i vlerësimit që iu dorëzua z. Benjamin Risilia, i cili, mbasi falenderoi për vlerësimin e dhënë theksoi se nuk do pushoi së ndihmuari shoqatën me të gjitha mundësitë dhe rrugët e tjera të mundëshme.
Në vazhdim grupi muzikor vazhdoi të plotësoi më së miri “shijet” e pjesëmarësve.
Përsëri një i ftuar tjetër. Këtë radhë z. Adnan Mehmeti, President i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikan me qendër në Nju Jork. Ai shprehu i kënaqur që merrte pjesë, si i ftuar, në këtë festim dhe vlerësoi lartë punën e shoqatës. Në përfundim ai i dhuroi një pllakatë të shoqatës, president i së cilës ai është, me urimin për 15 vjetorin e shoqatës “Bijtë e Shqipes”, si dhe dhuroi dy numëra të revistës “Pena” organ i shoqatës së shkrimtarëve, të shoqëruara me librin e vet me titull: “Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikan – Aktivitete dhe Krijimtari”, botuar në vitin 2016.
Më pas, sekretari i shoqatës, shpërndau disa vlerësime, me vendim të këshillit drejtues të shoqatës, për këtë 15 vjetor. U vlerësuan me “Nderi i Komunitetit” znj. Silvana Çumani, mjeke dentiste, z. Mexhit Koboci, bisnesmen; me “Anëtar i dalluar të shoqatës” z. Abedin Teme, anëtar i vjetër i shoqatës; me “Pishtar i gjuhës shqipe” znj. Lindita Hysko, mësuese; me “Certifikatë Mirënjohje”, Edmond Ismailati, anëtar i vjetër i shoqatës me banim në Nju Jork, znj. Suela Teme, znj. Frida Sulo, z. Kalosh Kupa dhe z. Ahmet Shabani. Disa ditë më parë, gjatë muajit maj, në qytetin e Vlorës, iu dorëzua nga sekretari i shoqatës “Certifikatë Mirënjohje” znj. Laureta Petoshati, anëtare e grupit nismëtar për krijimin e shoqatës, tashmë me banim në këtë qytet, kurse një ditë mbas festimit, iu dorëzua “Certifikate Mirenjohje” z. Kalosh Kupa, në vendin e tij të punës
Përsëri me këngë e valle, me të cilat u mbyll kjo festë e gëzushme e shoqatës “Bijtë e Shqipes”.
Gjatë gjithë festimit kameramani i shoqatës z. Florian Bezhani si dhe ai i ardhur nga Nju Jorku z. Adem Belliu filmuan, kurse kamera të shumta fotografike nëpër duart e pjesëmarrësve, fiksuan çaste të shumta të këtij festimi. Në fund u bë edhe një foto masive e pjesëmarrësve, si kujtim nga ky festim mbreslënës.
Mjaft të kënaqur e të gëzuar, të gjithë pjesëmarrësit largim jubilar.
Duhet përmendur që gjatë gjithë festimit pjesëmarrësit merrnin edhe librin e fundit të shoqatës me titull “Bijtë e Shqipes – 15” që plotësonte jetën e shoqatës në vijim të librit të botuar pesë vjet më parë në 10 vjetorin e shoqatës. Po ashtu u shpërndanë edhe stilolapsa me siglën e shoqatës “Bijtë e Shqipes” të përgatitur dhe sponsorizuar nga mikja e shoqatës, poetja Ilirjana Sulkuqi, me banim në Nju Jork.
- « Previous Page
- 1
- …
- 164
- 165
- 166
- 167
- 168
- …
- 384
- Next Page »







