• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SFILATAT E PADOBISHME TË POLITIKANËVE

October 23, 2020 by dgreca

-Çka sollën vizitat e presidentëve të Shqipërisë në Plavë Guci?-

Nga Esad Gjonbalaj-

Vizitat e presidentëve të Shqipërisë në Plavë Guci dhe politikaneve  shqiptar nga shtetet tona gjatë dekadave të fundit nuk kanë munguar dhe ne i kemi cilësuar si një formë kujdesi,  angazhimi e shprese për trevën tonë. Por cilat ishin efektet  dhe përfitimet e banorëve shqiptare në Plavë Guci nga këto vizita zyrtare e private ? 

Përveç pompozitetit medial dhe postimeve në rrjetet sociale BASH  asgjë konkrete për të mirën e banorëve të kësaj treve.

Edhe vizitës së fundit të para dy viteve të presidentit të Shqipërisë, Shkëlqesisë së tij  zt.İlir Meta iu gëzuam shumë, u gëzuam sepse Shqipëria “mollë e ndaluar” apo tabu për ne, po kthehet sërish në Plavë Gucinë e harruar. Nuk ishte Zt Meta  i pari që na vizitoi meqë para tij ishin këtu edhe presidenti zt.Nishani zyrtarisht e zt.Mejdani privatisht. Nga vizita e fundit e presidentit Meta u vërejtën shumë elemente të mungesës së njohurive elementare për trevën tone. Zoti President çka  simbolizon për Ju i nderuar kryetar, Plave Gucia dhe pse kaq vone po vini,  dhe çka po sillini ne këtë pjesë te trungut te cunguar te atdheut.?

Ju i nderuar zt.President a e dini se keni shkelur në trojet legjendare të Jakup Ferrit e të Ali Pashë  Gucisë që as për një çast gjate vizitës Tuaj nuk i përmendet fare,  personalitete këto  kyçe të Lidhjes së Prizrenit, a sollët ndonjë kujtim për këta trima legjendar apo bëtë diçka për të vlerësuar  luftën dhe sakrificën e tyre dhe të plave-guciasve për mbrojtën e çështjes mbarëkombëtare të shqiptarisë nga ambiciet hegjemoniste të fqinjëve sllavë.

A e preket fare plagën e asimilimit gjatë vizitës Tuaj, apo vetëm shijuat bukurinë e nektarin e natyrës së virgjër të Plavë Gucisë. Plava e Gucia e izoluar për më shumë se një shekull e gjysmë ka mbetur duke rënkuar e duke i shëruar plagët e asimilimit sepse e vetme bëri shumë për shqiptarinë e Shqipërinë londinze, Po sa për të rifreskuar kujtesën Tuaj  a mos vallë harruat flamurin më të vjetër shqipëtar që ekziston në Muzeun Kombëtar në Tiranë, atë  të Luftës mitike të Nokshiqit ku Ne,  Plave Guciasit me lufte frontale dy herë e  mposhtem ushtarakisht Malin e Zi në vitin 1879/80. Luftë kjo titanike e vullnetareve tanë të uritur e të pajisur dobët që munden një ushtri të rregulltë pa ndihme nga jashtë por vetëm me forca vetanake  shqiptare.

Zt President Ilir Meta Ju e dini se Serbia investon qindra milionë euro për 5% serbë në Kosovë e Ne, shqiptarët  nën Mal të Zi jemi më shumë se 6% e përbërjes së popullatës së përgjithshme të Malit të Zi. Vallë po pse zt President nuk sollët së paku disa Abetare të unifikuara gjate vizitës Tuaj për ata pak vogëlushë shqiptarë që kanë mbetur në ato troje pa përkrahje të shtetit amë. Çfarë  simbolike domethënëse do të ishte një gjest i tillë. Vallë Shkëlqesia Juaj përveç relaksit në Alpet shqiptare a preket fare në plagën e rënd të  asimilimit për të cilën punon Serbia e Mali i Zi qe 140 vite. Pse nuk u takuat me ata që sot kanë humbur gjuhen dhe identitetin kombëtar nga presioni  ,shtypja dhe izolimi të cilët me një politikë vizionare do të ktheheshin në rrënjët e veta. Nuk i fajësoj shumë ata që humben gjuhen me presione, dhune e shtypje por ju zt. President dhe shtetet tona (para sę gjithash Shqipëria por edhe Kosova) do ti kthenit ata me dashuri e mirënjohje në rrënjët e origjinës së tyre të  humbur. Vallë Zt.President,  nga nikoqiret a u shprehen shqetësime apo vetëm ishit të interesuar për rrjete sociale dhe publicitetin e promovimin senzacionalist të  vizitës Tuaj?

Është ironi e llojit të vetë se si vallë dy shtetet tona  shqiptare nuk kanë bërë AMA BASH ASNJË  veprim për të përkrahur trevën tonë e as shqiptarët në MZ, përveç vizitave zyrtare e private e turistike dhe sorollatjeve të tyre në rroba sportive,  veprim konkret për të mirën e banorëve shqiptar NUK KA PASUR DERİ MË TASH. Por, siç thotë thënia e popullit : shpresa vdes e fundit.E Plavë e Gucia shpresat i ka nga Shqipëria e Kosova !!!

Filed Under: Analiza Tagged With: Esad Gjonbalaj, Presidentet ne Palve-Guci, Sfilatat e Politikaneve

Votoni për Gucinë shqiptare ” Votoni për Listat shqiptare”

August 18, 2020 by dgreca

Nga Esad Gjonbalaj / Qe nga rënia e sistemit monist dhe fillimi i pluralizmit politik në Mal të  Zi shqiptarët gjithnjë ishin pre manipulimeve dhe shantazhimeve të llojllojshme. Vota e jonë me kalimin e kohës shkoj duke u degraduar përmes formulës së mirënjohur dividi et imperá ( përçaj dhe sundo). Përçarjet si dhe krijimi i partive të tepërta dhe të panevojshme  me ndihmën dhe ndikimin e shtetit bëri atë që defaktorzimi i ynë të vije nga vetë ne dhe mos pjekuria  jonë politike. 

Elektorati i dezorientuar filloj të zhgënjehet, ndërkaq përfitues ishin  partitë e ashtuquajtura qytetare si DPS etj të cilët me marionetat e veta shqipfolës dërgonin ujin në mullirin e tyre. 

Ne shqiptarët, gjegjësisht elektorati gjithnjë u kemi kërkuar  partive politike shqiptare që të veprojnë me një Zë të vetëm, Zë ky që do të jetësonte ëndrrën e elektoratit për Bashkim. 

Si duket, edhe vetë nocionin “Bashkim”  e kemi një ëndërr e cila mbanë gjallë shpresën e atdhetarëve, sepse ndarja nga trungu i atdheut dhe përçarjet brenda komunitetit shqiptar nuk është formulë e duhur dhe e ëndërruar nga NE si grup etnik sot nen Mal te Zi. 

Lidhur me zgjedhjet e parapara  për këtë fund verë në Mal të Zi filluan të arrijnë lajme të mira, sepse  partitë politike shqiptare në komunë të Gucisë mē në fund u BASHKUAN duke lënë anash interesat e ngushta partiake ,  të udhëhequra  nga interesi kombëtar i  than një PO të madhe Bashkimit në një Listë të përbashkët zgjedhore. Ëndrra dhe dëshira jonë që i tërë  spektri politik shqipëtar në  Mal të Zi të bëhet bashk në një Listë të vetme zgjedhore megjithatë  nuk u arrit në tërësi ashtu si donim,  por  fundja si e tillë u arrit, edhe pse në dy tabore  të ndara por mbi të gjitha shqiptare. Bashkimi i faktorit politik shqipetar nuk u arrit në plotëni  fal sindromit përçarës  dhe ndërskamcave e hijeve të zeza te pushtetit malazias. Është e pafalshme dhe antikombëtare qeëti dalësh kundër këtij përafrimi dhe bashkimi, është krim i llojit të vet që votat shqiptare të shkojnë për parti Jo shqiptare. 

Jemi të vetëdijshëm për kushtëzimet që në vazhdimësi u  bëhen në mënyrë perfide shqiptarëve nga autoritet malazeze duke ua kushtëzuar votën votuesve shqiptar  me çështje ekzistenciale  si punësimin dhe me shumë veprime të tjera ilegale të presionit., SHITJA E VOTËS  është akt makaber dhe akt tradhtie ndaj identitetit tënd kombëtar. Te parët tanë ishin te varfër ekonomikisht por te pasur me vlera atdhetare e të gatshëm deri në flijim, e në sot gjeneratat e kohëve moderne dhe të vetëdijshëm për veprimet tona po degradojmë moralisht e kombëtarisht duke bërë veprime që mund të barazohen me tradhtinë.  

Fenomeni që shqiptari të blejë vota për te kënaqur apetitet e partive antishqiptare është absurd i llojit te vetë. Fatmirësisht mikrobe të këtilla ka pak, por edhepse te dëmshëm ne do ia arrijmë qē me bashkimin tonë ti neutralizojmë ata, sepse ideali i atdhetarëve te denjë nuk do të shuhet kurrë. 

Andaj që nga Alpet Shqiptare e në Maje të Deçiqit e deri te  kalaja shkullore e Ulqinit të jemi të lidhur BESA-BESË me qëllim që vota  jonë shqiptare të shkoi VETËM  për shqiptarët dhe jo për ata qe na flasin për parti qytetare e qe unë i quaj “promotor te asimilimit”. 

Të bashkuar drejt Fitorës: Kryje obligimin patriotik dhe Voto Listat shqiptare të bashkuara. 

Filed Under: Komunitet Tagged With: Esad Gjonbalaj, Gucine shqiptare, Votoni Listat Shqiptare

140 Vjetori i Betejës së Nokshiqit

December 19, 2019 by dgreca

Beteja e Nokshiqit/

Nga Esad GJONBALAJ/

Në dimrin e ftoftë të vitit 1879 dallgët dhe stuhitë ekspansioniste iu kishin vërsulur trojeve shqiptare. Pushtuesve osman ju kishte filluar t’i u lëkundej dheu nën këmbë, ndërkaq Rusia Cariste e fuqizuar me fitoren ndaj ushtrisë osmane  përpiqej ta  shtonte ndikimin dhe influencën e saj në Gadishullin Ballkanik.

Sllavet e Ballkanit përfitonin duke zgjeruar territore në dëm të trevave shqiptare. Vendimet e Kongresit famëkeq të Berlinit ndikuan që shqiptarët te ngrehin zërin e tyre në mbrojtje të tokave shqiptarë që rezultuan me faktin që krerët me më zë të kohës të organizohen përmes  Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Një nder nismëtarët kryesor të mbajtjes së Lidhjes së Prizrenit ishte edhe Ali Pasheë Gucia, sëbashku me Jakup Ferrin. Këto dy figura historike të  trevës tonë  sëbashku me burrat më  të mëdhenj të  kombit morrën vendimet më me rendësi për fatin e kombit shqiptar në  këtë periudhë  plotë  trazira të historisë  duke hedhur poshtë vendimet e Kongresit famëkeq të Berlinit dhe duke ua “kthyer pushkën” edhe fuqive të mëdha.

Para 140 viteve në  betejën e lavdishme të Nokshiqit  ra  heroikisht komandanti i forcave vullnetare mbrojtëse shqiptare Jakup Ferri  bashkë me 800 bashkëluftëtarë dhe 600 te plagosur . Jakup Ferri  me bashkëluftëtarë ra ne mbrojtje të shqiptarisë, duke arritur një nder fitoret më  të  lavdishme në historinë e popullit shqiptar vetëm me forca vetanake të përbëra nga vullnetarët e ardhur  nga të gjitha trojet shqiptare, të armatosur, dobët të pajisur me armatim elementar por me vullnet të zjarret në mbrojtje të atdheut.

Atdhetatarizmi dhe dëshira e shqiptareve për ti mbrojtur tokat e stërgjyshërve nga copëtimi mposhten ushtrinë e rregulltë  të okupuesve malazias  të udhëhequr nga Mark Milani, e cila ishte mirë e organizuar, e armatosur dhe e pajisur me armë më moderne të kohës  (topa, mitraloza, pushkë e revole) nga Rusia, e disa  shtete të tjera Evropiane. Forcat vullnetare shqiptare nën komandën e Jakup Ferrit i  shkaktuan humbje të mëdha në njerëz 2500 ushtarë të vrarë malazez dhe 1200 robër dhe teknikë ushtarake ushtrisë malazeze. Ne këtë përvjetor të përkujtimit të kësaj beteje mund të ndiejmë krenarinë tonë për sukseset dhe përkushtimin kohës të shqiptarëve të Plavë Gucisë por edhe përkrahjes së fuqishme  të krerëve e vullnetarëve nga trevat e tjera shqiptare. Në këtë përvjetor mund të parashtrojmë pyetjen historianëve të sotëm, pse vallë ky përkujtim jubilar po ikën dhe asnjë organizim dhe përkujtim, as i intelektualëve në mënyra vetenake por edhe asnjë aktivitet nga shtetet tona për Luftën dhe betejën e Madhe të Nokshiqit, që edhe  analistët e kohës e kishin  vlerësuar si bazament të vetëdijesimit kombëtar të faktorit shqiptar  për krijimin e shtetit shqiptar.

Kronisti i kohës i gazetës britanike The Guardien, Arthur Evans, në korrespodencat e asaj kohe dhe në librin e tij “Albanian Letters” pikërisht këtë luftë e kishte  vlerësonte si një ndër hapat e par që shqiptarët i kishin ndërmar për të luftuar me qëllim të krijimit të  shtetit të  tyre nacional. Po ashtu  me 2 maj te vitit 1880 gazeta “New York Times” kishte botuar një artikull për Plave Gucinë

Artikulli fillon kështu: ” Gucia dhe Plava janë përfolur shumë lidhur me marrëveshjen e çështjes së kufijve në mes të Malit të Zi dhe Portës. Në çdo qytet të Evropës këto dy qytete (Plava e Gucia) janë bërë temë e diskutimeve në qarqet diplomatike; emrat e tyre janë publikuar me qindra herë në çdo gazetë të rëndësishme botërore, dhe telegramet përmes Atlantikut kanë ardhur deri te ne….artikulli vazhdon.

 Nëse para 140 vjetësh “Të gjitha kryeqendrat botërore ishin marrë  me Plavën e Gucinë”, atëherë çka po bëjmë ne sot që ta ngrisim zërin për padrejtësitë e bëra në këto troje ?

Po ashtu në Muzeun Kombëtar në Tiranë ekziston flamuri kombëtar me i vjetri i ruajtur nën të cilin shqiptarët e të gjitha trojeve etnike kishin luftuar të bashkuar në këtë betejë, që është edhe një dëshmi bindëse se aty ishte luftuar për shtetin shqiptar dhe ishin  mbrojtur  kufijtë e Shqipërisë së natyrshme.

Ky përvjetor i 140 jubilar është moment i duhur për korrigjimin e gabimit historik për mosdekorimin deri më tash (përkundër premtimeve edhe nga Shqipëria edhe nga Kosova) të kryekomandantit ushtarak Jakup Ferri i cili me strategji të vetën ushtarake e trimëri të treguar në fushëbetejë ku edhe kishte flijuar jetën e vetë,  dhe me arritjen e njërës nga fitorët më të lavdishme të popullit shqiptar e ka merituar të shpallet HERO I KOMBIT SHQIPTAR.

Në këtë datë të harruar,  Plava e Gucia thërrasin në ndërgjegjen e përgjegjësve, si të historianëve, intelektualëve dhe të udhëheqësve të  shteteve tona, sepse qe 140 vite rezistojmë thuajse të vetëm duke kulluar gjak nga plagët e tentimeve sllave për konvertim, të asimilimit, e plagët e rënda të  mërgimit. Në këtë përvjetor u themi se heshtja është krim ndaj historisë së lavdishme të LUFTES SE NOKSHIQIT.

KUJTIM E LAVDI PËR JETË E MOT TRIMAVE TË NOKSHIQIT.

 img: GUCIA dhe PLAVA NE “NEW YORK TIMES” 2 MAJ 1880

Filed Under: Fejton Tagged With: Beteja e Nokshiqit, Esad Gjonbalaj

KU PO ECËN FONDACIONI PLAVË-GUCI

March 16, 2019 by dgreca

“Fondacioni Plavë Guci  shoqatë e Plave Guciaseve me veprimtari ne SHBA do të mbaj kuvendin zgjedhor me datën 14 Prill 2019”

 U bënë njëzetepesë vjet që kur shoqata  jonë filloi një rrugëtim të gjatë, me krenari e dinjitet, por edhe me zvarritje varësisht nga periudhat dhe ngjarjet e kohës dhe lidreshipi i saj. Historia e Fondacionit Plavë- Guci ( FPG ) kishte batica e zbatica dhe kishte përjetuar arritje, mburrje dhe krenari por edhe si çdo organizim tjetër vullnetar edhe ngecje. 

Gjeneratat të cilat e themeluan FPG me kalimin e kohës po moshohen,  ndërkaq pasardhësit e tyre të lindur dhe të rritur në mërgim gjithnjë e më shumë jeta dhe koha po i largon nga rrënjët e origjinës, gjegjësisht Plavë e Gucisë. Si duket,  mplakjen si proces të natyrshëm nuk po e kuptojmë si të tillë, mplakjen në kuadër të organizmit dhe funksionimit të FPG mund ta mposhtim vetëm nëse atë e ripërtërijmë me gjak të freskët të gjeneratave të reja. Një proces ky qe i gjason funksionimit dhe hapërimit të familjes, ku fëmijët vazhdojnë misionin jetësor duke trasuar atë që prindërit kanë bërë apo kishin kontribuar për pasardhësit e tyre. Duke iu kthyer shoqatës  në këtë kontekst në bazë të analizave shtrohet pyetja logjike se a kemi bërë ne si gjeneratë atë që është deshtë ta bëjmë për të trasuar rrugën e komunitetit, gjegjësisht të diasporës që fëmijët tanë dhe komuniteti si tërësi të kenë urën lidhëse me rrënjët e origjinës. Përgjigjja dihet qartë : jo nuk kemi bërë dhe nuk po ua lëmë pasardhëseve tanë këtë urë lidhëse me rrënjët e origjinës së tyre.

 Fatkeqësisht Plava dhe Gucia sot janë në SHBA, e them këtë bazuar ne shifra dhe të dhëna sipas të cilave më shumë se 70% e popullsisë  shqiptare të Plavë-Gucisë sot gjendën përtej Oqeanit në SHBA dhe gjithandej globit . Para disa vitesh, respektivisht mes viteve 2011/15 rreth shoqatës tonë patën filluar të afrohen gjenerata të reja, që edhe qëllimi kryesor i ekzekutivit të shoqatës aso kohe. Të rinjë këta që sot komunitetit plave-gucias i bëjnë nder me arritjet e tyre në jetën e tyre private e profesionale. Ishin po këta të rinjë të arsimuar dhe edukuar nëpër institucionet më elitare  të shkencës e kulturës  në SHBA që sollën edhe frymën e rigjallërimit dhe të rikthimit të krenarisë në kuadër të shoqatës e që sot zën pozita të drejtorëve korporatash të përmasave botërore dhe janë  mirë të inkuadruar në politikbërjen amerikane, por për fat të keq janë të tërhequr nga aktivitet e FPG. Reflektimi i tyre në çdo fushë ishte shpresëdhënës që rruga dhe ura lidhëse filloi të ndërtohej në frymën e duhur intelektuale dhe të njerëzve të suksesshëm. Gjatë kësaj periudhëje mentaliteti ku komuniteti shikohej si donator pat filluar të merr një kahëje pragmatike ku përherë të parë FPG filloj të pranojë përkrahje nga korporatat dhe kompanitë amerikane, ku mendohej që të merren edhe grante nga shtetit,  fal statusit 501 (C) 3 që gëzon FPG pranë institucioneve përkatëse të shtetit amerikan. Ecja dhe rrugëtimi i FPG do të jetë i shëndosh dhe vizionar vetëm nëse në kuadër të ekzekutivit të saj afrohen gjeneratat e reja të arsimuara dhe të suksesshme sepse ata që dinë të udhëheqin suksesshëm korporata te fuqishme,  dinë të menaxhojnë edhe një shoqatë. E fatmirësisht në mesin e komunitetit plave- gucias të tillë njerëz këtu në SHBA kemi shumë. Shumë shoqata kanë bërë këtë hap, ta quajmë tranzicion të rëndësishëm dhe shumë domethënës duke e kyçur rininë dhe femrat ne kuadër të aktivistëve të shoqatës, e ne ende po merremi, në kuadër te shoqatës, me mentalitete vëllazërish e lagjesh. Është skandaloz fakti  se si në Kuvendet e FPG, ditën e votimit, respektivisht të zgjedhjeve vijnë për të votuar njerëzit të cilët kurrë nuk kanë bërë asgjë, ama thënë troç asgjë për FPG asnjëherë. 

Këto mentalitete dhe praktika duhet të ndërpritën sepse nuk është koha e fillimit të aktivitetit të FPG, apo e ringjalljes së tij. Nëse FPG-së i’a duam të mirën, nëse FPG do të këtë vizion dhe itinerar të rrugës drejt cakut dhe destincaionit të duhur, sjelljet dhe praktikat e tilla janë të dëmshme dhe kontraproduktive . Në çdo organizim, duke filluar që nga familja, shoqëria dhe shteti nëse nuk respektohen rregullat, rregulloret dhe ligjet atëherë aty zë vend dhe lëshon rrënjë  anarkia dhe kaosi. Edhe FPG duhet të respektoi elementin bazë të funksionimit të tij- statutin ose në të kundërtën njerëzit e suksesshëm dhe të ngritur nuk do të jenë pjesë e procesit në një organizim ku nuk ka elemente bazë të funksionimit, e për këtë FPG është edhe i obliguar edhe nga shteti ku funksionon dhe ku vepron shoqata jonë. 

Është koha e fundit  që komuniteti plavë-gucias këtu të bëjë diç edhe për vetëveten, për ta krijuar një qendër të vetēn e kjo është e mundur vetëm nëse afrohemi si një familje, duke ua dhënë krahun dhe mbështetjen njerëzve të suksesshëm, intelektualë,  të përkushtuar dhe me vizion largpamës për çështjen kombëtare. Rrugëtimi dhe përparimi i mëtutjeshëm i FPG do të jetë i ndritur nëse secili nga ne udhëhiqet nga profesionalizmi pragmatizmi, toleranca dhe mbi te gjitha atdhedashuria me një qëllim të përbashkët.

Esad Gjonbalaj

New York 15 Mars 2019

foto 1; Albert Gjonbalaj, ish sekretar i FPG ne mandatin 2013/15. sot një nder biznesmenët me te suksesshëm shqiptar  ne New York

Foto 2 : Mbrëmje rinore e FPG mbajtur ne Restorantin Antica Venecia ne New York

Foto 3 : Konference e Dytë Ndërkombëtare për “Shqiptarët në Malin e Zi” 

u mbajt më 1 Nëntor 2014 në sallën historike “Meadow Brooke Mansion” të Universitetit Oakland në Roçester të Miçiganit.

Konferenca u sponsorizua nga Departamenti i Shkencave Politike dhe Enti i Studimeve Ndërkombëtare të Universitetit Oakland, së bashku shoqatat shqiptaro-amerikane nga Nju Jorku dhe nga Miçigani ku FPG kishte rol parësor .

Filed Under: Emigracion Tagged With: Esad Gjonbalaj

SHQIPATRET NËN MAL TË ZI NUK KANË NEVOJË PËR 10 PARTI POLITIKE

January 31, 2019 by dgreca

1 EsadiNga Esad GJONBALAJ/

Lajmet e ditëve të fundit për bashkimin e faktorit politik shqiptar në Malësi,  gjegjësisht në Tuz ngjallë shpresën se më në fund diçka pozitive po ndodh atje. U deshtë një kohë e gjatë që, më në fund, në skenën politike të vie dikush pragmatik dhe vizionar për ta bërë të pamundurën për këtë arritje, u deshtë të bisedohet shumë për ta shndërruar misionin e pamundur në  të mundur. Ky bashkim i spektrit politik shqiptar  duket shumë shumë shpresëdhënës sepse më në fund faktori politik shqiptar e kuptoi se mbi interesat partiake duhet të mbizotërojë interesi i shenjtë kombëtar.

Kjo frymë bashkëpunimi dhe përafrimi duhet të reflektojë  gjithandej trevave shqiptare nën Mal të Zi dhe, si edhe  gjatë historisë së lavdishme,  Malësia le të jetë ajo shpresë lajmëtare për të mirë të interesave kombëtare për një fillim te të ri e të mbarë.

Politikat perfide antishqiptarë e kanë sjellë popullatën autoktone para dy akteve gjysmë te kryera: boshatisjes së tokave stërgjyshore dhe aktit  te asimilimit.

Është koha e fundit që të bashkohemi sepse në të kundërtën praktikat e cekura më lartë do ti sjellin subjektet  politike para një akti të kryer dhe ogurzi, që nuk do të kanë kënd ta përfaqësojnë.

Këto skenare rrënqethëse mund të ndryshohen dhe të parandalohen vetëm nëse jemi të bashkuar dhe me ndihmën e sinqertë dhe serioze të shteteve tona. Ndihma e shteteve tona është e domosdoshme,  por edhe obligim nacional i qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës,  sepse nëse Serbia për 5% serbë në Kosovë investon qindra miliona euro,  duke i mbrojtur interesat nacionale,  shtrohet një pyetje e thjeshtë: Çka janë duke bërë dhe çfarë do të bëjnë shtetet tona për ne ?

 

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Esad Gjonbalaj, Jo 10 Parti Politike, Shqiptaret nen Mal te Zi

  • 1
  • 2
  • 3
  • …
  • 9
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Pika e Ujit
  • DR. ELISABET PERAJ IU BASHKUA VATRËS
  • VATRA NDEROI LEGJENDËN E BOKSIT SHQIPTAR XHEVDET PECI
  • MARK MRNAÇAJ: DALIP GRECA, LAMTUMIRË NJERI MODEL
  • TRASHËGIMI NGA DIASPORA KRAJANE
  • Xhaketa e Xhaferit
  • NEW YORK HERALD TRIBUNE (1939) / RRËFIMI I MBRETËRESHËS GERALDINË NË VERSAJË : EDUKIMI I DJALIT, SIMBOLIKA E KURORËS MBRETËRORE, SKËNDERBEU, DHOMA E PREFERUAR NË KËSHTJELLË…
  • Historia e Urës së Matit, një ndër më të bukurat në Ballkan
  • Shqipëria në Sallonin Ndërkombëtar të Librit në Torino
  • Congratulations Albania. Congratulations Roma
  • Urdhëri i Lirisë për patriotin e palodhur Jim Xhema
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” përjetësohet në New York
  • Kundër simboleve të diktaturës komuniste
  • Reagim për ndërprerjen nga Serbia të gërmimeve për mbetjet mortore të personave të zhdukur
  • Haris Vongli dhe Stela Bermema i bashkohen Vatrës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT