• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PROMOVIM NE TORONTO

May 22, 2016 by dgreca

Dokumentarët e prof.Nusret Pllanës dhe regjisorit Luan Kryeziu promovohen edhe në Toronto – nga Shoqata e Bashkësisë Shqiptaro Kanadeze/

Shkruan: Ramazan Këllezi/Kanadë -Toronto/

Më 8 maj 2016, me inisiativën e Presidentes së Nderit të kësaj Shoqate,  Dr.Ruki Kondaj, në ambientet e Le Royal & Lounge në Mississauga, u promovuan dy dokumentarët  e parë, për Shoqatën “Nëna Terezë” dhe i dyti për masakrën e marsit të vitit 1999, ndër  masakrat më të mëdha në  Kosovë, atë të Krushës së Madhe, me autorësi të Dr. Nusret Pllanës dhe regjisorit të mirënjohur Luan Kryeziu. Megjithëse ky aktivitet përkoi me ditën e nënës, pjesëmarrja qe shumë e madhe, të pranishëm nga të gjitha trevat shqiptare: Shqipëri, Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë e Çamërisë, si dhe shumë përfaqësues të ardhur nga Michigan-i si, Famullitari i Kishës “Zonja Pajtore” Don Ndue Gjergji, Dr. Gjeka Gjelaj, Znj.Rita Gjelaj, z.Valentin Lumaj, si dhe nga Alberta Z.Tahir Veliu ideatori i Lëvizjes për Shqipërinë e Bashkuar, nga Çikago z.Ilir Ademi përfqësues i Organizatës Çamëria. Gjithashtu për të përshëndetur aktivitetin ishte i pranishëm z. Shaban Gosalci, zëvendës shefi i Misionit Diplomatik të Kosovës në Ottawa.

Programin e hapi Presidenti i Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze në Toronto z.Ramazan Këllezi, i cili pasi falënderoi të pranishmit dhe mysafirët e ardhur, ftoi bashkëatdhetarët të këndonin së bashku himnin kombëtar të Kanadasë dhe Shqipërisë. Më pas, z.Këllezi   lexoi biografinë e Dr.Nusret Pllanës e cila u duartrokit nga të pranishmit.

Z.Këllezi ftoi gjithashtu të pranishmit të ndiqnin shfaqjen e dy dokumentarëve të titulluar Shoqata Humanitare Bëmirëse “Nëna Terezë”, si dhe “Dëshmitë e Heshtura”.

Në foltore u ftua zv.Ambasadori i Kosovës z.Shaban Gosalci, Dom Ndue Gjergji, Dr. Ruki Kondaj, z.Tahir Veliu si dhe z.Ilir Ademi të cilët vlerësuan së tepërmi këtë aktivitet të titulluar “Mos Harresa në Shërbim të Kujtesës Historike” dhe të gjithë përcollën mesazhin e bashkëpunimit mes njëri-tjetrit, këmbënguljen për drejtësi si dhe dhimbjen e madhe për jetët e pafajshme të më shumë se gjysmë milioni shqiptarëve të pafajshëm, marrë nga regjimet e vazhdueshme fashiste serbe, midis periudhës së viteve 1844-1999.

Dr. Kondaj si iniciatore e këtij aktiviteti me shumë vlera kombëtare vlerësoi pjesëmarrësit, mysafirët dhe dha mendime të vyera për dokumentarët si dhe vlerësoi Dr.Nusret Pllanën, duke e cilësuar atë si kryediplomati dhe ambasadori më i mirë i papaguar  i çështjes shqiptare dhe i historisë sonë të dhimbshme. Gjithashtu Dr.Kondaj falënderoi familjarët dhe vajzën e familjes Guleci nga Gostivari, që fitoi çmimin e parë në Toronto, dhe çmimin e tretë në Kanadë, në Olimpiadën robotike.

Në fund e mori fjalën Dr. Pllana, i cili vlerësoi dhe falënderoi pjesëmarrësit për prezencën e tyre, “Nuk ka” – tha Dr. Pllana- “ kënaqësi më të madhe për një autor e krijues  kur salla është e mbushur me bashkëatdhetarë, të cilët me përkushtim ndjekin dhe vlerësojnë punën tënde”. Pasi foli për dokumentarët, ai u përqëndrua në librin e tij që po bën xhiron e botës “Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844-1999”, një libër unikal, i përkthyer në 8 gjuhë të huaja, në të cilin pasqyrohet më së miri çdo mizori e fashizmit serb mbi shqiptarët, dhe jo vetëm mbi ata  të Kosovës.

Pas fjalës emocionuese të Dr.Pllanës, nga salla kërkuan fjalën dy persona nga Kosova z.Faik Shabani dhe z.Shaban Babatinca,  të cilët vlerësuan mundin dhe përpjekjet e mëdha të Dr.Pllanës për barbaritë dhe mizoritë gati dyshekullore serbe mbi shqiptarët, si dhe hodhën mendimin e një mbështetjeje më të madhe të këtij projekti  nga Qeveria e Kosovës.

Një falënderim i veçantë iu dedikua z.Bedri Toçani, i cili e bëri të mundur ardhjen e Dr.Nusret Pllanës.

Ky promovim pati dhe të veçantat e radhës me shfaqjen e bukur të “Shqiponjave të Vogla”, përgatitur nga  koreografi Ramazan Këllezi, njëherit  Kryetar i Shoqatës, të cilat  emocionuan aq shumë publikun me performansën e tyre të përkryer, sa që u përcollën me duartrokitje të parreshtura nga të pranishmit në sallë. “Shqiponjat e Vogla” interpretuan tri valle popullore nga treva të ndryshme shqiptare, e më pas të gjithë të pranishmit u ftuan në banketin e mrekullueshëm me ushqime të traditës shqiptare, shtruar nga sponsorët tanë. Ishte një ngjarje e paharruar e cila kaloi në një atmosferë tepër festive e miqësore.

Realizimi i këtij aktiviteti u bë i mundur pa dyshim nga sponsorët tanë të përhershëm z.Bedri Toçani, z. Bujar e Visar Zejnullahu, z.Dashnor Hasku, z. Adnan Aliti, z.Nazim e Behadin Qafleshi,  të cilët zunë vendin e parë në falënderimin e z.Këllezi, drejtuar atyre në publik.

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: Nusret pllana, PROMOVIM NE TORONTO

YLBER DAUTI, AVOKATI QE JU BEN MILIONERE

May 21, 2016 by dgreca

SUPER LAWYERS YLBER DAUTI- AVOKATI QE KA BERE MILIONERE DHJETERA SHQIPTARE/

Padyshim avokati Ylber Dauti eshte me i suksesshmi ndër avokatët, jo vetem ne Nju Jork. Shqiptarët që ia kanë besuar atij mbrojtjen e tyre në gjykatat amerikane, nuk janë penduar mv pas. Avokati Dauti nuk të premton milionat, kur e merr përsipër cështjen, por të premton ndershmëri dhe besim.

Shihi vetë vetëm disa nga faktet.

DISA NGA CESHTJET QE KANE FITUAR KLIENTET SHQIPTARE:

  • 8,2 milionë dollar për një aksident në ndërtesë
  • 4 milionë dollar për një gabim mjeksor.
  • 3 milionë dollar për një aksident në ndërtim
  • 2,7 milionë dollar një aksident në autobus
  • 2,25 milionë dollar për një aksident në ndërtim
  • 1,8 milionë dollar për një aksident në makinë
  • 1,75 milionë dollar për një aksident në dyqan
  • 1,7 milionë dollar për një aksident në ndërtim
  • 1,35 milionë dollar për një aksident në ashensor
  • 1,2 milionë dollar për një aksident në ashensor

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: AVOKATI, MILIONERE, QE JU BEN, Ylber Dauti

KOMUNITETI SHQIPTAR I DHA LAMTUMIRËN E FUNDIT GAZETARIT AGIM NEZAJ

May 20, 2016 by dgreca

Raporti: Dalip Greca/

Foto: Dritan HAXHIA(Me shume shihni ne fb)

New York 18 Maj 2016- Mbrëmjen e  16 Majit kishte përfunduar në mënyrë fatale beteja mes gazetarit Agim Nezaj dhe sëmundjes  së kancerit në stomak. Siç shkroi shtypi, ai nuk iu dorëzua vdekjes, por Zotit. Me kaq janë thënë të gjitha. Ai e përballoi dyluftimin duke e gëlltiur dhimbjen brenda vetes, por mbrëmjen e së Hënës, zemra e tij pushoi së rrahuri, duke shënuar fundin e betejës. Familja Nezaj hapi dyert e mortit dhe komuniteti shqiptar , jo vetëm në Nju Jork, por edhe shtete të tjerë iu gjend për ngushëllim. Të Mërkurën, me 17 Maj, familja priti ngushëllimet në Shtëpinë Mortore” Farenga Brothers” në Allerton, Bronx. Nga ora 2 e pasditës e deri në 9 të mbrëmjes vargu i njerzve, burra dhe gra, nuk kishte të sosur. Me qindra ishin ata që iu gjendën pranë familjes, jo vetëm krahinarë të tij, por nga të gjitha trojet shqiptare, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe Shqipëria.  Edhe Federata Vatra, me një përfaqësi të saj, me zv/Kryetarin Agim Rexhaj, sekretaren Nazo Veliu, anëtarët e Kryesisë Marjan Cubi e Dalip Greca(editor i “Diellit”), anëtarët e Këshillit Idriz Lamaj, Zef Përndocaj, Musli Mulosmanaj, së bashku me përfaqësuesit e medias së komunitetit Adem Belliu , Beqir Sina dhe Dritan Haxhia, i shprehën ngushëllimet babait të Agimit Bajram Nezaj, nëns Zoja, bashkëshortes Mira dhe vëllait, Agronit.

Të Enjten, me 18 Maj, në orët e para të  mëngjesit u organizua ceremonia e përcjelljes si dhe lutjet fetare në  Shtëpinë Mortore”Farenga Brothers”  për t’u nisur në orën 10 të paraditës drejt  Kensico Cemetery, në Valhalla, Westchester County, New York, një ndër varrezat e hapura në vitin 1889, në një vend tepër piktoresk, plot gjelbërim.

       Në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë qindra vetë. Imam Elez Osmani dhe Mustafë Islami, kanë përcjellë lutjet fetare. Në mesazhin drejtuar të pranishmëve, Imam Elez Osmani, ndër të tjera, duke iu drejtuar Familjes Nezaj, prindërve të Agimit, Bajram dhe Zoja, vëllait Agron, bashkëshortes Mira  tha: Sot jemi tubuar që t’ia themi  lamtumirën e fundit, bashkëkombasit tonë, vëllaut tonë, familjarit tuaj të dashur, gazetarit, publicistit, studiusit,juristit, pedagogut të mirënjohur Agim Nezaj. Pata rastin të njihem me të personalisht dhe janë të pashlyera kujtimet për të. I afërt, modest, erudit me njohuri të larta.
Ishte ndër pendat e shquara që la  emër në letërsi, publicistikë, gazetari dhe në veprimtari shoqërore-politike.Agimi kishte një stil të lehtë shkrimi, që të bënte për vete. Shkrimet e tij lexoheshin me një frymë, sepse i shkruante vendit të tij, vlerave tona të shquara dhe gjeografisë së bukur .
Ishte një personalitet që nuk rreshti së promovuari shqiptarinë dhe Shqipërinë kudo që iu dha rasti.
“Kënaqësia ime më e madhe gjatë këtyre 25 viteve, ka qenë dhe mbetet promovimi i Shqipërisë tonë të bukur tek të huajt” shënoi Agimi në veprën e tij.
Zoti e kishte paisur me një mëndje të ndritur që e shprehi në pendën e tij të artë.Kosovën e kishte pikë të dobët dhe ishte i pashmangshëm diskutimi për të  në çdo moment.Me një ndiesi të veçantë i përcillte zhvillimet politike të saj.
Qindra artikuj, kronika ,opinione,analiza të botuara, në media kombtare dhe ndërkombëtare, nga Agim Neza , i lexoje me andje, me një frymë, sepse Agimi i tjerrte mire siç thojmë edhe në bosht edhe në shtizë.
Imam Osmani e mbylli mesazhin e tij: Familja e Agimit , sot , krahas pikëllimit dhe dhembjes e ka kujtimin e pa shlyer për të, e ka krenarinë e ligjshme, sepse siç vunë në dukje të gjitha mediat tona, Agimi na la mesazhe të larta qytetarie në çdo hap të jetës së tij,në çdo vend ku shkeli në çdo institucion ku punoi. Kështu ky lartësoi edhe më shumë traditat tona, zakonet e vyera, virtytet e ndritura të para ardhësve dhe familjes së tij të nderuar.Në njëshkrim që lexova për të këto ditë dikush shkroi Agimi nuk iu dorëzua vdekjes por iu dorëzua Zotit, përfundoi Imam Osmani…..

Më pas Zenel Neza, në emër të familjes, ka falenderuar pjesmarrësit dhe i ka ftuar ata në drekën e lamtumirës së Agimit, e cila u shtrua nga familja në Eastwood Manor.

***

Vdekja e parakohshme e Agim Nezaj, në moshën 54 vjeçare, preku të gjithë kolegët e tij dhe mediat e përcollën me pikëllim e nderim të thellë. Gazetat, televizionet, rrjetet sociale e vlerësuan Agimin për kontributin që dha në median shqiptare, në mardhëniet me publikun, në fushën e mësimidhënies si pedagog, në promovimin e Shqipërisë turistike tek të huajët etj. Mesazh ngsuhëllimi përcolli edhe presidenti i Republikës, z. Bujar  Nishani, i cili, duke ngushëlluar familjen, shkroi:” “Të nderuar familjarë të Agimit të ndjerë,

Me keqardhje të thellë mësova për ndarjen e parakohshme nga jeta të Agim Nezajt, i cili gjithë jetën dhe veprimtarinë e tij ia përkushtoi përmbushjes së misionit fisnik të gazetarit dhe artit të vështirë të komunikimit me publikun, ku u shqua për mjeshtërinë dhe gojëtarinë e rrallë.

Ky personalitet mbresëlënës, me një kontribut të spikatur çerekshekullor në gazetari, në komunikim, në jurisprudencë si dhe në lartësimin e emrit të Shqipërisë në sytë e të huajve, përçoi ngaherë tek publiku shqiptar me një ndjenjë të lartë profesionalizmi vlerat më të spikatura profesionale dhe njerëzore.

Me ikjen e parakohshme të Agimit, gazetaria shqiptare, arti i komunikimit me publikun dhe institucionet tona shtetërore, ku u shqua për vite me radhë si një zëdhënës dhe këshilltar për shtyp i përkryer dhe jetëgjatë, humbën një nga personalitetet e spikatur, një nga pikat kryesore të referimit akademik dhe mbi të gjitha njerëzor, ndërsa ju, bashkëshortin, prindin dhe të afërmin tuaj më të shtrenjtë.

Ju lutem, më lejoni të ndaj me ju dhimbjen e thellë dhe në këto momente të vështira t’ju gjendem pranë shpirtërisht duke ju shprehur ngushëllimet e mia më të sinqerta personale dhe institucionale!” – theksohet në mesazhin e Kreut të Shtetit.

***

Agim Nezaj ka lindur në Tropojë. Studimet e mesme i ka kryer në Shkollën e Gjuhëve të Huaja për anglisht dhe ato të larta, në Fakultetin Filologjik të Tiranës për gjuhë -letërsi shqipe.Karriera dhe kontributi i Agim Nezës në gazetarinë shqiptare, letërsi, publicistikë, botën universitare, politikë etj. janë të mëdha dhe shumëdimensionale e do të mbahen mend gjatë.

Për ata që e njihnin dhe nuk e njihnin Agim Nezën, por njihnin shkrimet e tij apo bashkëpunimin me të si këshilltar i mediave në Ministrinë e Drejtësinë, Prokurorinë e Përgjithshme, Ministrinë e Jashtme, në Kryesinë e Kuvendit etj. do ta ndiejnë që sot e tutje se Shqipëria ka humbur një personalitet.Një personalitet, që nuk reshti së promovuari Shqipërinë jashtë vendit me bukuritë dhe misteret e saj. Agim Nezaj shprehej:“Kënaqësia ime më e madhe gjatë këtyre 25 viteve ka qënë dhe mbetet promovimi i Shqipërisë tonë të bukur tek të huajt nëpërmjet botimit dhe ribotimit të librave “Albania-Travel Guide” & “Welcome to Albania””

Agimi la në pikëllim të thellë bashkëshorten Mira, vajzat Ergian dhe Edonën, prindërit Bajram dhe Zoja Neza, të vëllain Agron, të afërm, miq dhe shokë të shumtë.

Federata Panshqiptare e Amerikes VATRA dhe Gazeta “Dielli” i shprehin ngushellimet me te thella familjes.

Lamtumirë miku ynë, kolegu ynë, të qoftë dheu i lehtë!

FOTOGRAFITE EKSKLUZIVE PER DIELLIN NGA DRITAN HAXHIA.

(Dielli)

Filed Under: Komunitet Tagged With: dalip greca, Dritan Haxhia, Lamtumire Agim nezaj

Një mikeshë amerikane në Shqipëri

May 20, 2016 by dgreca

Shefja rajonale për Këndet Amerikane, Stacia Clifton, vizitoi Shqipërinë në muajin maj. Znj. Clifton vizitoi tre Këndet në Tiranë, Vlorë dhe Kukës, ku u takua me nxënës të shkollave të mesme, më të cilët bisedoi për rolin e grave në familje dhe në punë. Nxënësit dhe anëtarët e këndeve shkëmbyen ide dhe mendime për rolin e grave në shoqëri, si dhe për mundësitë e barabarta për burrat dhe gratë. Këndet Amerikane në Shqipëri janë vende ku të rinjtë mblidhen për të gjetur mënyra të reja dhe organizuar nisma të ndryshme për të përmirësuar komuniteteve të tyre.

The regional officer for the American Corners, Stacia Clifton, visited Albania in mid-May. Ms. Clifton visited all three Corners in Tirana, Vlora and Kukës, where she met with groups of high school students and spoke to them about the role of women at home and at work. Students and members of the Corners exchanged ideas and opinions about the role of the women in the society as well as equal opportunities for both men and women. The American Corners in Albania are places where young people gather to explore new ways and undertake new initiatives in order to improve their local communities. {Sh.K}

Filed Under: Komunitet Tagged With: ne Shqiperi, Një mikeshë amerikane, Shefqet Kercelli

NE SHTATOR, FORUMI I PARE EKONOMIK MBARESHQIPTAR NE NJU JORK

May 18, 2016 by dgreca

*Rrjeti Bizneseve të Diasporës Shqiptare, përgatitet për Forumin e I-rë Ekonomik, mbarë shqiptarë në New York/

*Forumi I – rë Ekonomik, do të mbahet nga data 23 deri më 27 shtator, në Metropolin e botës qytetin e New Yorkut./

*Shkohet drejt fuqizimit të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Botë, dhe investimet shqiptare në Kosovë, Shqipëri dhe trojet shqiptare, me kontributin e biznesmeneve shqiptarë, investimet e tyre në vendlindje, nëpërmjet lidhjeve të mira me të gjitha bizneset shqiptare në Diasporë/

Nga  Beqir SINA, New York City/

NEW YORK CITY : Rrjeti Bizneseve të Diasporës Shqiptare për SHBA , po përgatitet seriozisht për mbajtjen e Forumit të I-rë Ekonomik, mbarë shqiptarë, dhe takimet e ashtuquajtura B2B në mes të përfaqësuesve të bizneseve të Kosovës, Shqipërisë, dhe të bizneseve të tjera të shqiptare, në 4 kontinenetet,  vendet e Europës, Australi, Azi, SHBA e Kanada, ku janë ngritur edhe 25 degët e këtij, rrjeti biznesesh shqiptare. Forumi I – rë Ekonomik, do të mbahet nga data 23 deri më 27 shtator, në Metropolin e botës qytetin e New Yorkut.Unioni Global i Biznesmenëve Shqiptar në Botë, kishte vendosur, që në tubimin e fundit vitin e kaluar në Prishtinë, që Forumin e Parë Ekonomiko Financiar, këtë shtator, t’a mbajë kësaj radhe, në qytetin më të madh dhe më të zhvilluar në botë, New York, ku jetojnë e ushtrojnë bizneset e tyre, biznesmen dhe afaristë mjaft të suksesshëm shqiptarë e të huaj.Presidenti i këtij unioni, afaristi i njohur nga Dallasi, Nazar Mehmeti, shpejegon edhe arsyet se përse zgjodhën New Yorkun dhe shtatorin për mbajtjen e forumit ekonomik mbarë shqiptar.

Ai tha se :”Një nga arsyet, është se në muajin shtator, dhe se ato ditë, ky qytet merr një vemendje e rëndësi të jashtëzakonshme, nga fakti se çdo vit në muajin shtator, këtu mbajnë punimet prej dy javësh, Asambleja e Përgjithëshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), në kryeqëndrën e kësaj organizate në Nju Jork, çka mendojë, unë, tha ai, se ia rritë sado pak edhe rëndësinë e vemendjen edhe forumit tonë”.

Ashtu , si e dimë ne shtoi presidenti i këtij rrjeti, në çdo sesionin të kësaj Asambleje,  marrin pjesë mbi 140 udhëheqës shtetesh dhe qeverishë si dhe përfaqësues të biznesit, të financave dhe të shoqërisë civile, si dhe personalitete me influencë botërore nga mbarë bota, nga Shqipëria, Kosova, dhe mbarë trojet shqiptare.

“Pra, thotë ai do të jenë në New York, edhe udhëheqsit tanë — të cilët vijnë nga Shqipëria e Kosova,  Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, Presidenti i Kosovës zoti Hashim Thaqi, por, edhe personalitet e tjera, që do t’i shoqërojnë ata, përfshirë, edhe nga Ministria e Disaporës, zotin Valon Murati, personalitetet të tjera shqiptare nga Mali i Zi , Maqedonia e trojet shqiptare, të cilët vijnë së bashku me delegacionet shqiptare, në punimet vjetore të OKB-së në Nju Jork”.

Në këtë forum, ne mendojmë se kemi për të ftuar, ata, por edhe miq tanë kongresmen e senatorë, afaristët amerikan e të huaj, mbasi të njihemi edhe me pjesmarrjen e tyre, tha Presidenti i këtij unioni zoti Nazar Mehmeti.

Drejtori për investime kapitale në ministrin e diasporës Dr. Naim Dedushaj, ideatori dhe themeluesi i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Diasporë, i cili ndodhet këto ditë në New York, në përgatitjet, që po zhvillohen, për këto takime, duke folur posaçërisht për gazetën tonë, tha se :” Këtë shtator për herë të parë në historinë e Diasporës shqiptare, ne do të mbajmë një forum të cilin e kemi quajtur “Forumi i Parë Ekonomik i Diasporës Shqiptare në Botë”, i cili parashihet të mbahet nga data 23 deri më 27 Shtator 2016, në qytetin e New Yorkut.

Në këtë forum, tha ai pritet të marrin pjesë , përfaqësues nga dy qeveritë e shteteve tona, por edhe përfaqësues shqiptarë, nga Mali i Zi, Maqedonia, dhe Lugina e Preshevës, disa nga afraistët më te suksesshëm shqiptarë, nga vendilindja dhe 25 vende të botës, duke përfshirë, Australinë, SHBA dhe Kanadanë, si dhe do të ftojmë edhe miq tanë kongresmen e senatorë, afaristë e biznesmen nga SHBA.

Dedushaj thotë, se simbas tij :” Qëllimi i këtij takimi, është , për të biseduar me përfaqësuesit e të dy shteteve tona, Shqipërisë e Kosovës, duke shfytëzuar me këtë rast edhe pjesëmarrjen e tyre në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, për investimet e diasporës në Shqipëri e Kosovë, dhe viset shqiptare,. Në këtë forum në New York, në ditën e dytë , shtoi ai, do të mbahet një takim, i llojit jë bashkëbisedimit B2B, për të kërkuar nga dy qeveiritë tona, për t’i hapur dyert këtyre biznesve, krijuar lehtësira ligjore, dhe njëkohësisht do të kërkohet heqja e atyre barrierave , “artificiale” të krijuara deri më tani. Gjithashtu, të diskutohen projekte të ndryshme, dhe të shihet mirë, edhe vizioni i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Diasporë”

Në takimet e New Yorkut, në shtator, sqarojë më tej Dedushaj, pritet të diskutohet edhe hapja e Zyrës Kordinuese të Rrjeteve të Bizneseve Shqiptare në Diasporë, fillimisht në Prishtinë dhe më pasë në New York, dhe Europë.

Ndërsa, vlen të përmendet, tha Dedushaj, se ky Forum pritet të kthehet shumë shpejt, në një forum tradicional, i cili do të mbahet po në çdo fund shtatori këtu në New York, pikërisht, kohën kur mbahet edhe Asambleja e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Kurse, kryetari i Rrjeti Bizneseve të Diasporës Shqiptare për SHBA, i cili është mikëpritësi i këtij forumi në New York, Elmi Berisha, tha se : “Qëllimi i  këtij forumi është krijimi i urave të bashkëpunimit mes bizneseve të ashtuquajtura vendore, në Shqipëri e Kosovë, viset shqiptare në Ballkan, dhe atyre të diasporës, pra kësaj rradhe duke shfrytezuar kete rast, të nikoqirit të këtij forumi ekonomiko financiar , pra Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në SHBA, dhe Kanada”.

Ndërkohë, gjatë këtyre ditëve, ata bëjnë me dije se janë mbajtur disa takime mbi përgatitjet e këtij Forumi, në New York, dhe në Summit –  New Jersey, lokalin e njohur të biznesmenti shqiptar Zabit Bytyqi, i është i zgjedhur si vendi mikpritës, për të mbajt një takime pune, mbi përgatitjet e Forumit të I-rë, Ekonomik e Finaciar, mbarë shqiptarë, që do të mbahet në 23 – 27 Shtator në New York .

Në këtë takim pune në  Fiorino restaurant, me kolegët e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Diasporë, por edhe ato të tjera kan marrë pjesë nga Dallasi, Sekretari i Përgjithshëm i këtij Unioni, zoti Ismet Smajli, dhe Kryetari i UBSHB, zotit Nazar Mehmeti, Drejtori për investime kapitale në ministrin e diasporës Dr. Naim Dedushaj, zoti Elmi Berisha, kryetar për Kanada e SHBA, si dhe nën kryetari Besim Malota dhe, zoti Gani Fejza.

Në darkën në Summit New Jersey, të cilën ata e kan quajtur takim pune përgatotitore, morën pjesë, duke diskutuar edhe veprimtarë e biznesmen të dalluar të komunitetit, si z. Harry Bajraktari, i cili është një ndër figurat më të rëndësishme të komunitetit shqiptar në Amerikë, biznesmeni e promovuesi i çështjes së Kosovës dhe çështjes shqiptare në përgjithësi, në Kongresin amerikan e në Shtëpinë e Bardhë, i cili ka investuar në Kosovë, si dhe veprimtari e biznesmeni i njohur Anton Raja.

Kurse, tem diskutimi po sipas tyre ishte fuqizimi i rrjetit të bizneseve shqiptare në Amerikë e Kanada, dhe investimet shqiptare në Kosovë, Shqipëri dhe trojet shqiptare, kontributi i biznesmeneve shqiptarë nga SHBA në vendlindje nëpërmjet lidhjeve të mira me Unionin Global të bizneseve shqiptare në Diasporë, i cili mbahet këtë shtator në New York.

Rrjeti Bizneseve të Diasporës Shqiptare, përgatitet për Forumin II Ekonomik, në New York

Inbox
x

beqirs@aol.com

7:47 AM (11 hours ago)

to aalibali, AGIMKOSOVA, ahmetajb, akil.koci, asllanbushati, Berisham, bucpapaj, collakukreshnik, dajci_mimoza, me, dblloshmi, drgjlb2000, dritan_mishto, fgshkreli, franz72003, gazeta.shkodra, hsejdi, IlirSpata, kikumena, lumihadri, majlindamyrto, meritabmccorma., moisiur212, musli100, PjeterJ
Rrjeti Bizneseve të Diasporës Shqiptare, përgatitet për Forumin II Ekonomik, në New York
Beqir SINA, New York City
Shkohet drejt fuqizimit të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Botë, dhe investimet shqiptare në Kosovë, Shqipëri dhe trojet shqiptare, me kontributin e biznesmeneve shqiptarë, investimet e tyre në vendlindje, nëpërmjet lidhjeve të mira me të gjitha bizneset shqiptare në Diasporë
13247930_1127782543953331_8868129844994571942_o.jpg
NEW YORK CITY : Rrjeti Bizneseve të Diasporës Shqiptare për SHBA , po përgatitet seriozisht për mbajtjen e Forumit të II-të Ekonomik, dhe takimet e ashtuquajtura B2B në mes të përfaqësuesve të bizneseve të Kosovës, Shqipërisë, dhe bizneseve të tjera të shqiptarëve, në vendet e Europës, ku janë edhe degët e këtij, rrjeti, forum, ky i cili do të mbahet në shtator, në Metropolin e botës qytetin e New Yorkut.
Unioni Global i Biznesmenëve Shqiptar në Botë, kishte vendosur në tubimin e fundit vitin e kaluar në Prishtinë, që Forumin e II Ekonomiko Financiar, i cili zgjatë 5 ditë, që nisi në Vjenë, dhe rrugëtojë në Prishtin -Tiranë, këtë shtator t’a mbajë, kësaj radhe në qytetin më të madh dhe më të zhvilluar në botë, New York, ku jetojnë e ushtrojnë bizneset e tyre, biznesmen dhe afaristë mjaft të suksesshëm shqiptarë.
   Presidenti i këtij unioni, afaristi i njohur nga Dallasi, Nazar Mehmeti, na tha dje se :”Një nga arsyet që zgjodhëm është se në muajin shtator, dhe se ato ditë ky qytet merr një vemendje e rëndësi të jashtëzakonshme, dhe nga fakti se çdo vit në muajin shtator, këtu mbajnë punimet prej dy javësh, Asambleja e Përgjithëshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), në kryeqëndrën e kësaj organizate në Nju Jork, çka mendojë se ia rritë rëndësinë e vemendjen edhe forumit tonë”, tha ai.
Ashtu , si e dimë shtoi presidenti i rrjetit : “Në çdo sesionin të kësaj Asambleje,  marrin pjesë mbi 140 udhëheqës shtetesh dhe qeverishë si dhe përfaqësues të biznesit, të financave dhe të shoqërisë civile, si dhe personalitete me influencë botërore nga mbarë bota, nga Shqipëria, Kosova, dhe mbarë trojet shqiptare”.
Pra, do të jenë në New York, tregojë Mehmeti, edhe udhëheqsit tanë — të cilët vijnë nga Shqipëria e Kosova,  Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, Presidenti i Kosovës zoti Hashim Thaqi, dhe personalitet e tejra që do t’i shoqërojnë ata përfshirë edhe nga Ministria e Disaporës, personalitete shqiptare nga Mali i Zi , Maqedonia e trojet shqiptare, të cilët vijnë së bashku me delegacionet shqiptare në punimet vjetore të OKB-së në Nju Jork.
Në këtë forum, ata do të jenë të ftuar,  por, ne ende nuk kemi marrë konfirmimet për pjesmarrjen e tyre, tha Presidenti i këtij unioni zoti Nazar Mehmeti.
Kryetari i Rrjeti Bizneseve të Diasporës Shqiptare për SHBA, i cili është mikëpritësi dhe organizatori i këtij forumi në New York, Elmi Berisha, tha se  “qëllimi i  këtij forumi është krijimi i urave të bashkëpunimit mes bizneseve të ashtuquajtura vendore, në Shqipëri e Kosovë, viset shqiptare në Ballkan, dhe atyre të diasporës, pra nikoqirit të këtij forumi ekonomiko financiar , pra Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në SHBA, dhe Kanada”.
Ata sqaruan se Forumi i New Yorkut, do të presë për 5 ditë,  përfaqësuesit e kompanive shqiptare në, Europë, së bashkë me ministrin e Diasporës, Valon Muratin, drejtorin e departamentit për investime të diasporës Naim Dedushajn, i cili është edhe një ndër themeluesit e  Unionit Global i Biznesmenëve Shqiptar në Botë, dhe dodhet këtu, aktualisht në përgatitjet e këtij forumi në shtator,
Ndërkohë, me këtë rast mbrëmë, në Summit –  New Jersey, lokalin e njohur të biznesmenti shqiptar Zabit Bytyqi, i zgjedhur si vendi mikpritës, u mbajt një takim pune mbi përgatitjet e Forumit të II Ekonomik e Finaciar të Unionit Global të Biznesmenëve të Diasporës shqiptare, që do të mbahet në shtator në New York .
Në këtë takim pune në  Fiorino restaurant, me kolegët e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Diasporë, nga Dallasi, Ismet Smajli, Gani Fejza, të udhëhequr nga Kryetari i këtij unioni zoti Nazar Mehmeti, dhe drejtori për investime kapitale në ministrin e diasporës Dr. Naim Dedushaj, ishte edhe zoti Elmi Berisha, kryetar për Kanada e SHBA, si dhe nën kryetari Besim Malota.
Ata, ka mbajtur këtë takim filimisht në Nju Jork, dhe dje në mbrëmje, në New Jersey, duke e quajtur atë takim pune – kështu të paktën thanë ata simbas një njoftimi të postuar prej tyre në rrjetin social facebook , të në/kryetarit zotit Elmi Berisha – kryetar për SHBA e Kanada.
Në këtë darkë pune përgatotitore morën pjesë, duke diskutuar edhe veprimtarë e biznesmen të dalluar të komunitetit, z. Harry Bajraktari, një ndër figurat më të rëndësishme të komunitetit shqiptar në Amerikë, biznesmeni e promovuesi i çështjes së Kosovës dhe çështjes shqiptare në përgjithësi në Kongresin amerikan e në Shtëpinë e Bardhë, i cili ka investuar në Kosovë, si dhe veprimtari e biznesmeni Anton Raja.
Kurse, tem diskutimi po sipas tyre ishte fuqizimi i rrjetit të bizneseve shqiptare në Amerikë e Kanada, dhe investimet shqiptare në Kosovë, Shqipëri dhe trojet shqiptare, kontributi i biznesmeneve shqiptarë nga SHBA në vendlindje nëpërmjet lidhjeve të mira me Unionin Global të bizneseve shqiptare në Diasporë, i cili mbahet këtë shtator në New York.
13225161_167164117018717_1955120057_o-2.jpg

13234582_167164130352049_78430514_o-2.jpg

13234755_167164113685384_623551147_o.jpg

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: Beqir Sina, Forumi mbarekombetar, ne Nju Jork

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 218
  • 219
  • 220
  • 221
  • 222
  • …
  • 395
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel
  • PËRKUJTIM PËR ELIOT ENGEL, NJË MIK I PAZENDËVËSUSHËM, ZËRI I SHQIPTARVE NË SHBA
  • Meditim para varrit të Faik Konicës
  • Bashkimi i Diasporës Shqiptare të Greqisë
  • “Fortifikimi ilir i Komlikut në Fregen dhe Ungrej të Lezhës (Mirdita Etnografike)”
  • “The Real Thing”: A Conversation with Luljeta Lleshanaku

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT