• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

BOSTON, 30 MIJË VETË NË MARATONËN E 120-të

April 20, 2016 by dgreca

-Morën pjesë mbi 30 mijë vetë dhe përshkuan një gjatësi prej, 42.2 km/

Nga Fuat Memelli/Boston/

Këtë të hënë, datë 18 prill, Bostoni përjetoi një ngjarje të veçantë: zhvilloi maratonën e 120-të. Sivjet kjo datë në shtetin e Massachusetts, përkoi edhe një ngjarje tjetër: Ditën e Patriotëve. Dy festa në një ditë. Në maratonën e sivjetme, kishte një pjesëmarrje si rrallë herë: morrën pjesë mbi 30 mijë vetë dhe përshkuan një gjatësi prej 26.2 mile ose 42.2 km. Pjesëmarrësit ishin të moshave e profesioneve të ndryshme: djem, vajza, burra  e gra, të ardhur jo vetëm nga qytetet e Massachusetts, por edhe nga qytete të tjerë të Amerikës si dhe nga vende të ndryshme të Botës si nga Europa, Afrika, etj. Midis tyre kishte e dhe pjesëmarrës të gjymtuar nga bombat e që shpërthyen në maratonën e vitit 2013 si dhe mjaft handikapë. Edhe shikuesit këtë vit ishin më shumë se çdo vit tjetër. Koha e bukur me diell dhe si dhe shpirti patriotik që karakterizon Bostonin, bënë që të mbushet plot rruga” Bolyston street”, ku zhivllohej maratona.Të binin në sy masat e forta të sigurisë. Gjithë hyrjet që të çonin në rrugën ku do zhvillohej veprimtaria, qenë  bllokuar me mbajtëse metalike .Kishte një hyrje në të cilën policët vrojtonin çdo person , ndërsa personat që kishin çanta, u hapeshin dhe kontrolloheshin. Një numër i madh televizionesh, gazetarësh e fotoreporterësh, ndoqën këtë ngjarje, ndërsa vullnetarë të shumtë, ndihmonin në mbarëvajtjen e maratonës. Në një ekran të madh, jepej direkt gjithë veprimtaria.

Maratonistët e parë mbrijnë në finish rreth orë 12.  Për meshkujt, i pari mbriti Lemi Hayle, nga Etiopia, me kohën, 2 orë, 12 minuta e 45 sekonda, ndërsa për femrat, vendin e parë e zuri, Atsede Baysa, me origjinë po nga Etiopia, me kohën 2 orë, 29 minuta e 19 sekonda. Ata priten me duartrokitje nga populli. Shumë veta bëjnë fotografi e filmime. Janë  emocionuese momentet kur vijnë maratonistët e gjymtuar nga bombat e maratonës të vitit 2013. Një prej tyre është e reja, Adrianne Haslet, e cila ka humbur një këmbë. Me durim e këmbëngulje, duke patur edhe dhimbje në këmbë , ajo e përshkoi gjithë distancën prej 42.2 km. Në finish , takohet me të dashurin e saj, Dan Hove, pjesëmarrës edhe ai në maratonë e sivjetme dhe i gjymtuar po ashtu më 2013. Ata përqafohen fort , ndërsa populli duartroket. Forca dhe kurajua e tyre, është sfida që ata i bëjnë terroristëve. Shëmbulli i tyre dhe i mjaft pjesëtarve të tjerë, të gjymtuar, mishëron parullën e këtij qyteti: “Boston strong” ( Bostoni është i fortë). Presidenti amerikan , Barak Obama, i kish dërguar një mesazh të resë Adriane Haslest, ku shkruante: “Faleminderit Adrianne, që je pjesë e “Bostoni është i fortë”. Terrori dhe bombat, nuk na thyejnë dot. Ne e mbarojmë garën”.

Filed Under: Komunitet Tagged With: 30 MIJË VETË, boston, E 120-të, Fuat Memelli, NË MARATONËN

Në Monroe College, Bronx, u promovua vëllimi poetik “Ndjenjë Perendie” e poetes Rita Saliu

April 20, 2016 by dgreca

Yllka Filipi : “Në vargjet e Rita Saliut lexoj historinë tragjike të kombit tim”/

BRONX NY : Më 16 prill 2016, ditën e shtunë, në ambientet e Monroe College, Bronx, Neë York Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro –Amerikanë, me mbështetjen dhe bashkëpunimin e shoqatës së grave shqiptaro-amerikane ”Hope&Peace”, (The Albanian-American Women’s Organization), me presidenten e saj, gazetaren znj. Mimoza Dajçi, dhe me ndihmën e pakursyer të intelektualit, artistit, piktorit, kineastit dhe skenografit Astrit Tota, si dhe me ndihmën e prof. Haxhi Berishës, u mbajtë promovimi i vëllimit poetik “Ndjenjë Perëndie”, të poetes së talentuar e të mirënjohur, e vlerësuar gjithashtu si humaniste dhe veprimtare e çështjes kombëtare, të poetes së kombit, znj. Rita Saliu.

Në njoftimin për shtyp të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro –Amerikanë, thuhej se :” Zonja Rita Saliu e zhvillon krijimtarinë e saj në Kosovë, në Shqipëri dhe në Amerikë, duke shkrirë aspiratat e krenarisë të prejardhjes dardane-shqiptare, me idealet më fisnike të tokës amerikane, ku ajo jeton aktualisht.

Për përmbajtjen e librit të poetes nga Kosova,  referuan disa figura të njohura në letrat shqipe, botën akademike, intelektuale, art dhe në kulturë, të cilët jetojnë, punojnë dhe ushtrojnë aktivitetin e tyre krijues, qytetar dhe intelektual në komunitetin shqiptaro-amerikan.

Ndërsa dërguan telegrame përshëndetëse, poet dhe shkrimtarë, nga Shqipëria, Kosova, viset shqiptare dhe disapora.

Promovimin e vëllimit poetik “Ndjenjë Perendie” e poetes Rita Saliu, e drejtojë poeti nga Kosova, në SHBA, Mëhill Velaj, ndërkohë e ndoqën edhe disa nga mediat televizive dhe e shkruara, të komunitetit shqiptarë, në SHBA, gazetarë të organeve të shtypit shqiptaro-amerikan dhe gazetarë të pavarur.

Të ftuar ishin edhe autorë, veprimtarë, dashamirës të artit e të letërsisë, të cilët krijojnë dhe kontribuojnë me penën e tyre jashtë SHSHSHA-së, zyrtarët e Monroe College, si dhe miq, koleg të autores dhe anëtarë të familjes Saliu.

Veprimtaria u shoqërua edhe me një ketë koktej si dhe me muzikë popullore e serenata, e muzik rock, kënduar nga këngëtari i njohur i komunitetit Haxhi Dauti, dhe u mbyll ky promovim me një këngë që e këndoi këngëtarja e njohur kosovare Sebahate Berlajolli dhe disa këngë të kënduara nga këngëtari dibran Haxhi Maqellara.

“Sot në këtë audtitorium, nën kujdesin e drejtëpërdrejtë të kryesisë së Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro Amerikanë, promovohet libri i tretë me poezi i titulluar “Ndjenjësi Perendie” së poetes së kombit në letërsi, humaniste dhe veprimtare e shquar për çështjen e Kosovës, dhe të drejtat e grave në trojet Shqiptare, tha në fillim të fjalës së tij, poeti Mëhill Velaj në hapje të kësaj veprimtarie.

Ai më pasë duke, dhënë një falemnderim të vëçantë për Presidentin e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro Amerikanë, Adnan Mehmeti, Presidenten e Shoqatës së Gruas Shqiptaro Amerikane, gazetaren dhe publicisten Mimoza Dajçi, piktorin, kineastin, dhe skenografin, Astrit Tota, si dhe ndihmën e paçmuar për realizmin e këtij promovimi në këtë mjedis prestigjoz, profesor Haxhi Berisha, tha se “këta, të gjithë së bashku, këta  duke punuar si “One Team” bënë të mundur mbajtjen e kësaj veprimtarie promovuese, në auditoriumin Monroe College, një nga Kolegjet më me emër në Neë York, dhe në SHBA’”

Këtë veprimtari i pari e ka përshëndetur në emër të shoqatës së shkrimtarëve , Presidenti i saj Adnan Mehmeti, i cili ka folur me këtë rast dhe për krijmitarinë e poetes, humanizmin e madh të saj  dhe e ka vlerësuar, atë edhe si aktiviste e njohur, poeten nga Kosova në SHBA, Rita Saliu, e cila tha ai së bashku me bashkëshortin e saj Inxh. Adem Saliu, janë dalluar në komunitetin shqiptarë për kontributin e tyre në krijimtari dhe çështjen kombëtare.

Për kontributin e saj human dhe si veprimtare e shquar të çështjes kombëtare të poetes Rita Saliu, foli me shumë mirënjohje dhe vlerësim për të protretizuar me ndjnjë të thellë, poeten, humanen dhe aktivisten Rita Saliu, Presidentja e shoqatës së gruas në Amerikë, Mimoza Dajçi.

Pas Dajçit, në emër të Vatrës, e përshëndeti këtë veprimtari edhe kryetari i Vatrës Dr. Gjon Buçaj, teksa pas tij drejtuesi i këtij promovimi Mëhil Velaj recitojë disa poezi të Rita Saliut, nga vëllimi poetik “Ndjenjë Perendie”.

Me një kumtesë të gjatë, dhe mjaft të qëlluar , duke i bërë një recesion të thellë poezisë së poetes Rita Saliu, doli para foltores edhe shkrimtarja Dr. Yllka Filipi, e cila, tregojë se si e nohu poeten, humanisten dhe veprimtaren Rita Saliu.

Dr. Filipi, tha se në katedralen e Shën Gjergjit në Boston, një ditë të ftohtë dhjetori vitin që lamë pas, (me rastin e 50-vjetorit të vdekjes së Fan Nolit), takoj midis të ftuarish nderi, poeten dhe humanisten Rita Saliu, e cila me modestinë dhe fisnikërinë që e karakterizon, më dhuron vëllimin “Ndjenjë Perëndie”.

“Nga fleta në fletë, nga vargu në varg, në çdo fjalë, në çdo shkronjë, rritej në sytë e mi, skalitur e gdhendur deri në detaje, nga pena e mprehtë e poetes, imazhi i gjysmës së atdheut tim Kosovës, Zonjës së Rëndë Dardane, mbretëria autoktone e së cilës u krijua që në shekullin IV, para Krishtit, gjë për të cilën shkrimtarët antikë tregojnë se trimat e saj në çdo rast rreziku kishin si veçori faktin se hidheshin të gjithë së bashku në sulm, e po ashtu, njësoj tërhiqeshin me radhë të shtrënguara, duke mos lënë në shesh të luftës asnjë nga të plagosurit e tyre. Kjo zonjë hijerëndë, pjesë e pandarë nga trungu mëmë i Shqipërisë, gjithnjë në kërkim të lirisë dhe vetëvendosjes e ka larë historinë me gjakun e bijve të saj, prehur një pjesë në varreza masive, (gra e fëmijë midis), djegur e bërë hi shtëpi e bagëti, dhunuar e surgjynosur njerëz të pafajshëm, popull liridashës, popull të thjeshtë jetëdashës, dhe nisjen e një karvani të gjatë të mijëra familjeve në një rrugë pa kthim, natës së zezë të historisë së vetëdijes së saj.  Në brendësi kujtimet/ e një romani të kohës zezonë/ damarë mbyllur/ E shtrenjta Toka ime/ Ti je dashuria e vetme dërguar nga Zoti/ Emrin ta njoha nga koha/ e vjetër mijëravjeçare… m’u dridh shpirti nga lëngata… (Ndjenjë perëndie, po aty, fq.3)” tah në fillim të fjalës së së sa Dr Yllka Filipi.

Ndërkohë, Kryetarja e SHSHSHA, shkrimtaria, publicistia, dhe gazetaria e njohur, Rajmonda Moisiu, erdhi me një esse – analizë rreth vëllimit poetik “Ndjenjësi Perendie” të poeteshës , humanistes dardane Rita Saliu, poete dhe veprimtare me kontribut në letërsinë shqiptare, tha ajo.

Raimonda Moisiu, lexoi Esse-analizën rreth vëllimit poetik, “Ndjenjë perëndie”, të poetes e humanistes së shquar shqiptaro-amerikane Rita Saliu:

“Poeti është si ai bilbili që këndon në errësirë dhe ngazëllen me tingujt e ëmbël e të këndshëm, audiencën e dëgjuesve të tij, jemi ne njerëzit që kënaqemi së tepërmi, me zërin melodioz të një “muzikanti” që nuk e shohim dhe nuk e dimë nga vijnë ata tinguj të magjishëm. Gjuha e poetëve është jetike, metaforike dhe melodioze, ata janë “bilbili” nën efektin e frymës dhe muzës poetike, psikikes e filozofikes në universin e marrëdhënieve dhe ekzistencës njerëzore.” tha ajo

“Kam në dorë vëllimin e tretë poetik “Ndjenjë perëndie”, të poeteshës dhe humanistes dardane, Rita Saliu, tha më tej Moisiu, duke vazhduar se “ Por jo vetëm kaq! Poetesha e talentuar dhe e mirënjohur shqiptare Rita Saliu është edhe një nga letraret dhe poetet me zërin më të ndjeshëm femëror, qytetar e intelektual, aktiviste e çështjes kombëtare, luftëtare e paepur dhe veprimtare e shquar e çështjes së Kosovës. Ajo është nderuar me çmime kombëtare e ndërkombëtare, është nderuar me dekoratën e “Urdhrit Nënë Tereza“ nga ish-presidenti Bamir Topi, me motivacionin: “Veprimtares së shquar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, luftëtares së paepur e të palodhshme për çështjen kombëtare, humanistes dhe poetes qytetare që fatin e saj e bëri njësh me atë të vendit dhe aashkatdhetarëve të saj”.

Sipas Rajmonda Moisiut, kolegija e saj dhe anëtarja e shoqatës së shkrimtarëve shqiptaro amerikan, Rita Saliu, konsiderohet si një prej poeteshave frymëzuese e veçantë kombëtare në ditët më të vështira –të popullit dardan, sikundër dëshiron ajo ta thërrasë popullin e saj të dashur të Kosovës. Rita Saliu është një nga personalitetet më të rëndësishme që është aktivizuar sistematikisht me çështjen kombëtare dhe artin e të shkruarit, në letrat shqipe, me jetën e saj mes mërgimit dhe atdheut, duke i dhënë poeteshës vendin e merituar në rrethin e poeteve që shkruajnë mbi temat e dhimbjes, dashurisë, traditës e besimit. Shpesh flitet që shkrimtarët apo poetët në jetën e tyre shkruajnë vetëm një libër. Libër –që shpreh shpirtin e tij mitik, me rrjedhën e vetkzistencës dhe butësinë e të bukurës, universales, alfabetit të gjuhës, pra të -Një gjak , një emër!”

Një përshëndetje shumë emocionale solli në këtë promovim , piktori, skenografi dhe kineasti Astrit Tota.

Ndërsa, me një përshëndetje me këngë, e cila u pritë me duarttroktije të forta, u ngjitë në podium Rock stari Strugan në SHBA, Haxhi Dauti, më këngën e dashur të “Nënës”, e cila ka një bashkëudhëtim si “nimfa” e dashuruar mes vargjeve të poezisë dhe dashurisë e mallit për Nënat nëpërmjet muzikës së bukur shqiptare.

Profesoresha Violeta Mirakaj , foli me shumë elekuencë rreth krijmitarisë dhe veprimtarisë së Rita Saliu, si Humaniste, poete, dhe veprimtare e të drejtave të njeriut, SHBA. Editori i gazetës Dielli, Dalip Greca, përgëzoi poeten dhe informoi se Dielli e kishte promovua herët librin e saj duke botuar në variantin oline artikuj nga Frank Shkreli dhe Raimonda Moisiu. Ai  kërkoi që për veprimtaritë letrare duhet më shumë bashkëpunim me Vatrën pasi në veprimtaritë akademike kushtuar 50 Vjetorit të Fan S Nolit, apo Prof. Arshi Pipës, nga veprimtaritë më cilësore të Vatrës, shkrimtarët kanë munguar!Kur fton duhet edhe t’u përgjigjesh ftesave, ndryshe mbetesh në vetmi.Greca tha se nuk kam dëshirë te jem vetëm kritik, por pa bashkëpunim nuk dotët kemi sukses. Më pas ai njoftoi shkrimtarët, me rastin e Shpalljes të Vitit 2016-Viti i Faik Konicës nga VATRA, Dielli ka shpallë Konkurs. Në përfundim të veprimtarive kushtuar Faik Konica, Dielli do të ndajë cmimiet “Faik Konica” për:

1- Librin më të mirë kushtuar Konicës

2- Essenë më të mirë kushtuar Faik Konicës.

3- Për artikullin studimor kushtuar Konicës.

Përshëndetën edhe veprimtari i shquar i çështjes Çame në SHBA, inxh, Sali Bollati dhe këngëtar i mirënjohur Haxhi Dauti.

Sakaq, mbasi lexojë telegramet përshëndetëse, dërguar nga kolegët, miqt e saj të shumtë në Kosovë, Shqipëri, trojet shqiptare dhe nga diaspora, kryetarja e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro Amerikan, Raiomonda Moisiu, solli një risi të re në aktivitetet kulturore të diasporës, duke zhvilluar një intervistë, enkas në këtë promovim me pyetje “provokative” me bashkëshortin e poetes, intelektualin dhe veprimtarin e njohur Inxhinier Adem Saliu.

Frank Shkreli, i cili ka qenë gazetar dhe redaktor ne  Zërin e Amerikës, seksioni shqip , shef i seksionit shqip dhe ka sherbyer këshilltar  i larte programacioni në divizionin europian të Zërit të Amerikës, në një esse për poten Rita Saliu, shkruar  në promovimin e bërë tek Vatra(botuar ne Dielli me 26 Janar 2016 www.gazetadielli.com), ka thënë se :”Unë nuk jam as poet dhe as kritik poezie dhe si i tillë as nuk kam ndonjë ekspertizë në fushën e poezisë, por me këtë rast, përveç veprave poetike, vetëm deshta të ve në dukje edhe veprimtarinë e poeteshës dhe humanistes shqiptare, Rita Saliuedhe si aktiviste dhe humanitare e njohur në komunitetin shqiptaro-amerikan, së bashku me bashkshortin e saj Ademin. Ndonëse jetojnë në shtetin Rhode Island, larg Neë Yorku dhe qendrave të tjera të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara, Ademi dhe Rita gjënden gjithmonë pranë dhe me komunitetin mu në qënder të të gjitha veprimtarive të tij politike, patriotike, kulturore e të tjera, që organizohen shpesh në Amerikë. Janë pjesë e pandarë, anëtarë të denjë dhe të gjithkund-gjetur të këtij komuniteti. Rita e Ademi nuk janë të njohur vetëm në Amerikë, por siç shkruan edhe Dom Lush Gjergji në vlerësimin e tij,“Familja Saliu, e sidomos Rita mbetet ajo që ishte, bijë, motër grua, nënë shqiptare kudo, në Kosovë, në Maqedoni në Amerikë me kokë dhe kurriz, zemër dhe këmbë, gjithnjë atddhetare, krijuese e shquar dhe e dalluar.”

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: Beqir Sina, Monroe College, promovim, RITA SALIU

MARKO KEPI, SHQIPTARI QË U KËRKOI NDJESË AMERIKANËVE, KUR RAMA SULMOI TRUMP

April 20, 2016 by dgreca

Nga Kozeta Turishta, Staten Island/

U mbyll të dielën fushata për zgjedhjet e datës 19 prill, dhe pasdite, e vetmja femër kandidate për Presidente e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton, mbajti tubimin e saj të fundit para zgjedhjeve primare që do zhvillohen këtë të martë në gjithë shtetin e Nju-Jorkut.

Hillary kërkoi votën para elektoratit të saj mbeshtetës, ajo ju drejtua sidomos femrave duke ju thirrje që më shumë se kurrë të dëshmojnë fuqizimin e gruas në politikë e më gjerë.

“Unë do bëj më të mirën për ju për vëndin e për të gjithë që duan një jetë më të denjë, do jem në shërbimin e gjithë popullit tim,”- tha ajo.

Organizimi u mbajt në State Island, në Qendrën e Madhe të Kopështit Botanik, ku pjesëmarrja ishte e gjerë nga qytetarët e Nju Jorkut, të cilët kishin ardhur për të mbeshtetur kandidatën e tyre të preferuar për Shtëpinë e Bardhë znj. Clinton.

Po të dielën, gjatë paradites në State Island ishte dhe tubimi I kandidatit republikan për president Donald Trump përball elektoratit të tij, ku pjesëmarrja ishte shumë e madhe duke dëshmuar dhe votën e tyre për Trump me 19 prill në zgjedhjet primare.

Gjatë takimit të Trump mund të shihje dhe shqiptarë, por ai që është zyrtar dhe i njohur si shqiptari fanatik i Donald Trump, është një djalë i ri në moshë Marko Kepi, një emër i njohur për komunitetin shqiptar të Nju-Jorkut, për organizatën që ai drejton “Rrenjët Shqiptare” .

Ai e ndjek Trump kudo pa munguar në asnjë takim të tij. Sëfundmi, pasi kryeminstri Rama sulmoi Trump, Kepi u shpreh: “U kërkoj falje miqve të mij amerikanë, për cfarë kryemnistri socialist shqiptar Edi Rama, tha kundër Presidentit tonë të ardhshëm, Donald Trump. “

Me 19 prilli, Nju-Jorku, do jetë në heshtje zgjedhore ku do votohet për kandidatet e mbetur ne garë demokratët përballë republikanëve, një garë në fakt që konsiderohet e vështirë në këto zgjedhje presidenciale./dritare.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Kozeta Turishta, KUR, MARKO, RAMA SULMOI, SHQIPTARI QË U KËRKOI NDJESË AMERIKANËVE, Trump

ME 1 MAJ DO TË PËRKUJTOHET 26 VJETORI I RËNIES SË NICK MRNACAJ

April 19, 2016 by dgreca

* Ky manifestim i përvitshëm është pagëzuar si “Dita e Lirisë Shqiptare”/

*Në fund të aktivitetit do të organizohet ceremonia e ngritjes së Flamuri shqiptar.
Të dielën me 1 MAJ 2016, ora 1 pm, në “Kensico Dam Plaza”, Valhalla – White Plains, NY do të organizohet takimi përkujtimor kushtuar martirit të Demokracis – Nick Mrnacaj, me rastin e 26 Vjetorit të rënies.
Ky manifestim i përvitshëm që tashmë është pagëzuar si “Dita e Lirisë Shqiptare” organizohet nga Shoqata Kulturore Artistike Kelmendi dhe familja Mrnacaj. Shoqëria Kulturore “Kelemendi” ka përgatitur një program artistik enkas për këtë ngjarje.Në fund të aktivitetit do të organizohet ceremonia e ngritjes së Flamuri shqiptar.
Pjesmarrja e komunitetit është e mirëpritur.

Filed Under: Komunitet Tagged With: ME 1 MAJ DO TË PËRKUJTOHET 26 VJETORI I RËNIES, SË NICK MRNACAJ

Filmi Artistik Kosovar “A BAD DAY IN KOSOVO” Shfaqet me 3 Prill ne Nju Jork

April 19, 2016 by dgreca

Konsullata e Pergjithsme e Republikes se Kosoves ne New York njofton se Filmi Artistik Kosovar “A BAD DAY IN KOSOVO” (i njohur si “AZEMI”) shfaqet në Nju Jork.

 Saturday    : April 23, 2016

Screening   : 8:00 p.m

Address  : Producers Club: 358 W 44th St, New York, NY 10036

Filmi shtjellon temen e njohur të luftës në Kosovë gjatë vitit 1999.

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: “A BAD DAY IN KOSOVO”, 23 prill, Azemi, New York

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 226
  • 227
  • 228
  • 229
  • 230
  • …
  • 395
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIMENSIONET ETNOKULTURORE DHE NARRATIVE NË ROMANIN “SHTJELLË FATESH”
  • Mbreti Zog I, themeluesi i shtetit të parë modern shqiptar, burrshtetas, politikan dhe diplomat i rralle e shumë dimensional
  • 𝗔𝗹𝗯𝗮𝗻𝗶𝗮𝗻 𝗡𝗶𝗴𝗵𝘁 @ 𝗬𝗮𝗻𝗸𝗲𝗲 𝗦𝘁𝗮𝗱𝗶𝘂𝗺
  • 27 Vjetori i Betejës së Koshares – Një epokë lavdie, sakrifice dhe bashkimi kombëtar
  • Historia e Krizës së Kosovës 1999-2000 përmes Zarfave Postare
  • Ali Dino – deputeti i Çamërisë dhe artisti i shquar
  • “Rikoshete e fatit” dhe “Nusja e Topiajve”, botimet më të reja nga shkrimtarja Raimonda Moisiu -Sade
  • Zgjidhje urgjente për kërkesat e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut
  • STILISTIKA DHE BOTA E PERSONAZHEVE
  • Nga kërcënimi te kompromisi: Realpolitika e armëpushimit Trump–Iran
  • KRYENGRITJA E MALËSISË SË MADHE E VITIT 1911 DHE RËNDËSIA E SAJ HISTORIKE
  • The Alliance That Doesn’t Exist
  • MAXIMILIAN LAMBERTZ – DIJETARI AUSTRIAK QË IA KUSHTOI JETËN STUDIMIT TË GJUHËS DHE FOLKLORIT SHQIPTAR
  • Shkodër, 8 prill 1937, kur vetëdija jonë kombëtare u lartësua nga “Lahuta e Malcis”, rrokaqielli i eposit në vargje i At Gjergj Fishtës
  • MASAKRA E TIVARIT DHE AJO NË FRONTIN E SREMIT – KRIM KUNDËR NJERËZIMIT!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT