• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NDËRROIJË JETË NË NEW YORK FATBARDH ABAS KUPI

February 23, 2016 by dgreca

Njoftim i Diellit/

Sot, e Martë 23 Shkurt 2016, rreth orës 4 e 30, në North Shore Hospital – Long Island, NY, i rrethuar nga përkujdesja e fëmijëve dhe familjarëve, ndërroi jetë Fatbardh Kupi, një nga legjendat e qëndresës antikomuniste, i biri i Heroit të 7 Prillit 1939, Abas Kupit.

Shëndeti i Fatbardhit erdhi duke u rënduar derisa sot, zemra e tij i ndaloi të rrahurat.Gazeta Dielli e mësoi lajmin nga Lek Mirakaj, bashkëvuajtësi i Bardhit.Federata Vatra dhe Gazeta Dielli u shprehin ngushëllimet më të thella fëmijëve dhe miqëve.

Sapo të mësojë për oararin e shërbimeve funerale dhe ato të varrimit Gazeta Dielli do të përcjellë informacionet e duhura për komunitetin.(Gazeta Dielli)

Filed Under: Komunitet Tagged With: FATBARDH ABAS KUPI, NDËRROIJË JETË, ne New York

Emmie Salaj dhe kuvendi i Shoqatës “Ana e Malit”

February 22, 2016 by dgreca

Nga Keze Kozeta Zylo/

“Çdo grua që kupton problemet e familjes do të jetë shumë më afër për të kuptuar dhe problemet që ka vendi.” Margaret Thatcher/

Shoqata shqiptare amerikane “Ana e Malit” në Staten Island, New York mbajti kuvendin e saj dhe bëri zgjedhjet për kryetar të ri dhe kryesinë me mandat për vitin 2016-2019.Në mjediset e këndshme të lokalit “Brook Catering Hall” me pronar z.Shaban Seferi Anamalasit u mblodhën së bashku për të marrë pjesë në kuvendin e tyre të radhës.Kuvendi këtë radhë nuk ishte vetëm një mbledhje pune, por ishte tejet i rëndësishëm, sepse do të bëheshin zgjedhjet për drejtuesit e ardhshëm të shoqatës me mandat tre vjeçar. Ajo që binte në sy në këtë Kuvend ishte se mjaft gra zonja të shoqatës kishin shprehur vullnetin për t’iu bashkuar punëve të shoqates dhe kryesisë. Në këtë shoqatë janë gra dhe vajza të reja që kanë marrë edukimin e duhur dhe janë integruar plot kulturë në botën amerikane, kështuqë pjesëmarrja e tyre ishte krejtësisht një domosdoshmëri do të shprehej ish kryetari i shoqatës “Ana e Malit” z.Ismet Kurti si dhe gjithë Anamalasit që morën pjesë në këtë ditë të shënuar të tyre.  Kuvendin e ka hapur z.Zija Kraja një aktivist i dalluar i cili iu ka shprehur të gjithëve mirëseardhjen dhe iu ka uruar bashkëkombasve punë të mbarë në Kuvend.Kuvendi drejtohej nga presidiumi i përbërë nga këta anëtarë: Ismet Kurti, Xheladin Zeneli, Nail Llolla dhe Bilal Demiri. Z.Zija Kraja ka ftuar në podium z.Xheladin Zeneli ish deputet në Kuvendin e Malit të Zi dhe njëherazi n/kryetar i shoqatës. Z.Zeneli ka sjellë para gjithë pjesëmarrësve aktivitetet e shumta të shoqatës dhe punën e palodhur që ka kryer kryesia e shoqatës. Ai ndërmjet të tjerash tha: Shoqata mban takimin e radhës me komunitetin e vet, më 8 Shkurt 2015 në lokalin ” Brook Catering Hall” në Staten Island.Shoqata mori pjesë në Mbrëmjen Festive të organizuar nga Anëtari i Asamblesë së NY, z. Mark Gjonaj me rastin e 8-vjetorit të Pavarësisë sëKosovës, më 21 Shkurt 2015 në Maestro’ Catering, në Bronx;Pjesëmarrje me rastin e përkujtimit të rënies së Vëllezërve Bytyçi me 7 Mars në Yonkers. Organizimi i 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, më 8 Mars në restorantin Vanderbilt, në Staten Island. Pjesëmarrje përkrahjeje në mbrëmjen fondmbledhëse të Shkollës Shqipe në Maestro’s, në Bronx (NY), më 21 Mars 2015.Mbledhja e Kryesisë së Shoqatës (12 Prill 2015), Staten Island. Pjesëmarrja në Mbrëmbjen Fondmbledhëse për Ansamblin ” Bashkimi Kombëtar” para paraqitjes së tyre në Festivalin Mbarëkombëtar në Gjirokastër. (Giovanni’s, restaurant, 2 Maj, 2015).Pjesëmarrja në ceremoninë përkujtimore kushtuar 70 Vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe Ditës së Fitores në Europë. Me ftesë të Ansambleistit të shtetit të New Yorkut, Mark Gjonaj dhe senatorit Jeff Klein muarën pjesë disa përfaqësues të organizatave të komunitetit shqiptar. Në këtë solemnitet të organizuar në Albany (NY), mori pjesë Presidenti i Shqipërisë, z. Bujar Nishani i cili njëherazi ishte edhe folësi kryesor duke përkujtuar kështu kontributin që shqiptarët dhanë gjate Luftës së Dytë Botërore. (5 Maj, 2015). Pjesëmarrja e Shoqatës në festën e përfundimit të vitit shkollor (Graduation Party) të nxënësve të shkollave shqipe “Alba Life”, më 27 Qershor në”Sirico’s” catering, në Brooklyn e shumë shumë aktivitete të tjera u përmendën në fjalën e z.Zeneli, i cili ka ftuar kryetarin e shoqatës z.Ismet Kurti,qe u mirëprit me duartrokitje nga pjesëmarrësit çka tregoi për respektin dhe punën e palodhur të kryetarit të tyre. Z.Kurti tha se: “Kam nderin dhe shpreh respektin tim më të lartë për punën dhe kontributin tuaj të palodhur për të mirën e shoqatës dhe për të mirën e komunitetit tonë në përgjithësi. Puna dhe angazhimi juaj fisnik në këtë aspekt është dhe një vepër humane, është përkushtim i çdonjerit nga ju që reflekton shumë për të mirën e gjeneratave tona që po rriten në mërgim. Më gëzon fakti që komuniteti ynë sot është një forcë reale në çdo lëm të jetës në vendin ku jetojmë dhe veprojmë, edukimi i të rinjve tanë po reflekton shumë që Shqiptaro – Amerikanët të shtojnë ndikimin e tyre në vendimmarrjen te institucionet e ndryshme për çështje të rëndësishme për të ardhmen tonë.Unë besoj se shoqata jonë ka një të ardhme të ndritur sepse në mesin tonë ne kemi burime të pashtershme, njerëz të zot që duket shumë evidente në këtë sallë.Ai falënderoi familjen e tij për mbështetjen që i ka bërë në punen e tij si kryetar dhe njëkohësisht kohën që ai i ka marrë familjes dhe ja ka kushtuar shoqatës vullnetarisht.

Z.Ismet Kurti ndan çertifikatat e mirënjohjes

Z.Kurti në emër të kryesisë iu ndau çertifikata mirënjohjeje anëtarëve aktivë të saj me këtë motivacion: Çertifikatë mirënjohjeje në shenjë mirënjohjeje për mbështetje dhe kontributin tuaj të vazhdueshëm ndaj komunitetit dhe shoqatës.Ata ishin: Kadri Capriqi All Finest Window/ Alba Life TV Qemal dhe Kozeta Zylo/ Dr.Bari dhe dr.Yllka Ceka Totenville Medical Center/ Iso Capriqi Capri WindowsFatmir Kallaba Kallaba Realty/ Qamil Kapriqi Art Windows/ Ali Kurti High tech Windows/ Alban Krasniqi Albert Salaj Target Construction/ Dino Nela Newport car Service/ Hajro Ceka Grupi muzikor Ceka/ Smail dhe Bilal Demiri Benra WindowsAmir Suka Alba Pro/ Sadik Zeneli DJ SammyZ/ Sulejman Pali Euro CutBKA’ne me kryetar Kabil Kurti dhe gjithë anëtarësine e tyre/ Ansamblin TraditaFutboll klubin “Ana e Malit”/ Admir Mahmedi Miri Design/ Oso Abazi Belvedere restaurant NY/ Antica restaurant Halil Ahmetaj NY/ Chelsea restaurant Qazim Veliu NYNjë falënderim të posaçëm për ngritjen e Flamurit në Hylan Bulevard, më 28 Nentor iu është dhënë: Nail Demirit dhe Latif Leshit, Arben Tairit dhe dhe Faruk Demirit. Gjithashtu falënderojmë për mbështetje Ansambleistin e shtetit të Nju Jorkut Z.Mark Gjonaj, koordinatorin e shoqatave z.Eljo Berisha, ish kryetarin e fondacionit “Plavë e Guci” z.Esad Gjonbalaj, bashkëpunëtorin e zellshëm ish kryetari i Fondacionit “Malësia e Madhe” Detroit z.Pashko Gjokaj dhe shumë të tjerë.

Në fund të gjithë marrësit e çertifikatave të mirënjohjes bënë së bashku një fotografi.

Kryetare e Shoqatës “Ana e Malit” u zgjodh zonja Emmie Salaj

Gjatë Kuvendit e morën fjalën mjaft pjesëmarrës të cilët diskutuan rreth shoqatës, zgjedhjeve të Kuvendit, por edhe për perspektivën e saj. Midis diskutantëve ishin personalitete të shquara që jane të mirënjohur në Diaspore dhe në Mëmëdhe si: Richard Luka, Sabri Gjoni, Cafo Boga, Naser Coba, Ali Kurti, Esat Aloshi etj.

Pati dhe diskutantë që debatuan si Albert Salaj, Halil Bekami, Nail Osmanaj, Flamur Anamali, debati i të cilëve ishte me kulturë dhe tolerues. Ajo që më bëri përshtypje në këtë kuvend zgjedhor ishte mënyra paqësore e diskutimeve, toleranca dhe kultura midis tyre, çka nuk e ndeshim shpesh në vende të ndryshme. Të gjithë pjesëmarrësit i mëshuan fort zgjedhjes së një gruaje si kryetare sepse siç thanë ata gruaja është përkrahëse e fortë e zhvillimit, e stabilitetit, dhe i edukon me dashuri fëmijët e saj për të ruajtur traditat, kulturën dhe gjuhën shqipe.

Kuvendi kaloi në zgjedhje ku në mënyrë demokratike dhe njëzëri u zgjodh zonja Emmie Salaj. Shoqata “Ana e Malit” sipas të gjithë pjesëmarrësve bëri histori, pasi për herë të parë në këtë shoqatë zgjidhet një grua kryetare. Fjalimi i saj ishte shumë impresionues dhe mbresëlënës. Ajo tha se duhet të gjejmë rrugën që ne të bashkohemi të gjithë. Kishja kohë që e mendova për t’u përfshirë në shoqatën “Ana e Malit”, se në se nuk perfshihesh në shoqatë nuk do e kuptosh kur rezultatin. Ajo tha se ne duhet t’i edukojmë fëmijët tanë me traditat e mrekullueshme shqiptare. Nuk ka më emocionuese kur fëmijët mezi presin të shkojnë në piknikun e përvitshëm që organizon “Ana e Malit”, apo Festën e Flamurit Kombëtar. Të gjitha këto bëhen në se ne jemi bashkë, në se ne punojmë për gjeneratat e reja që të mos e humbasin kurrë rrënjët e tyre, rrënjët e të parëve të tyre. Ne duhet t’i çojmë fëmijët tanë të mësojnë gjuhën shqipe sepse ata do ta njohin dhe do ta kuptojnë më mirë historinë e pasur shqiptare. Fjala e saj e zjarrtë dhe plot dashuri për fëmijët të kujtonte zonjën e hekurt të Anglisë Margaret Thatcher e cila ka thënë: “Any woman who understands the problems of running a home will be nearer to understanding the problems of running a country,” që do të thotë: “Çdo grua që kupton problemet e familjes do të jetë shumë më afër për të kuptuar dhe problemet që ka vendi.” Emmia ka marrë edukimin e plotë në Amerike dhe ka një karierë profesionale për t’u admiruar. Ajo sot punon si zv/presidente, Senior, Sales at Shiseido: Beaute Prestige International.  Bordi drejtues i zgjedhur në rrugë demokratike në Kuvend përbëhet nga këta anëtarë: Ismet Kurti/ Bilal Demiri/Mustafë Hidra/ Zija Kraja/ Sulejman Pali/ Emmie Salaj/ Melinda Gjeloshi/ Mina Salaj/ Suada Ceka/ Bajame Llolla/ Nazmir Osmani/ Naser Çobaj/ Albert Salaj/ Arsim Tagani dhe Edin Shabaj.

Në fund të gjithë Anamalasit me krenari i uruan zonjes Selaj, punë të mbarë dhe bënë një foto të përbashkët si pjesëmarrës të këtij kuvendi.

21 shkurt, 2016

Staten Island, New York

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: Ana e malit, Emmie Salaj, gruaja me histori, Keze Zylo

Festa e Pavarësisë së Kosovës në Bronx

February 22, 2016 by dgreca

Nga Mimoza Dajçi/Assamblyman Z. Mark Gjonaj, si gjithmonë në krye të shumë organizatave jo qeveritare në New York e më gjerë organizoi 8 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në “Maestros’s” Restorant në Bronx. Të ftuar nderi ishin Konsulli i Kosovës Z. Ylber Kryeziu,  Kongresmeni Eliot Engel, Senatori Jeff Klein, Kontrollori i New York-ut Scott Stringer, Miss New York-u Zonjusha Serena Buçaj, etj.

Në krye të sallës pranë flamujve të Shqipërisë, Kosovës dhe flamurit Amerikan ndodhej edhe një pankartë e bardhë ku shkruhej me gërma të mëdha: “Kur ti bashkojmë kokat, do ti bashkojmë edhe tokat”. Shprehje shumë domethënëse kjo, që tërheq vëmendjen e kujtdo që mendon për të mirën e vendit, paqes e demokracisë.
Përshëndetja kryesore u mbajt nga Assamblyman Z. Mark Gjonaj, më pas e mori fjalën Konsulli i Republikës së Kosovës Z. Ylber Kryeziu, gjithashtu në shenjë respekti e konsiderate për Pavarësinë e Kosovës e për shqiptarët folën Kongresmeni Eliot Engel, Senatori Jeff Klein, Z. Scott Stringer etj.
Z. Mark Gjonaj ndau edhe disa Medalje Mirënjohje për disa organizata jo qeveritare që veprojnë në New York e më gjerë për çështjen shqiptare dhe në mbështetje të jetës sociale në SHBA, si dhe falenderoi pjesëmarrësit e të gjithe ata individë që u angazhuan në mbarëvajtjen e kësaj feste mbarëshqiptare.

Duke qenë ulur në këtë festë pranë poetes e humanistes së njohur Znj. Rita Saliu, e cila kishte ardhur nga Roud Island së bashku me bashkëshortin e saj inxhinierin nuklear Z. Adem Saliu, të cilët janë kurdoherë të kudo ndodhur nëpër veprimtaritë shqiptaro – amerikane, patëm rast ti mernin një prononcim të shkurtër me rastin e kësaj feste madhështore mbarë shqiptare: “Ndihem shumë e lumtur dhe e emocinuar sot – tha ajo – që ndodhem mes bashkatdhetarëve të mi për të festuar 8 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, kjo është një ditë e shënuar për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. Eshtë një sukses e një fitore për të cilën populli ynë vuajti shumë gjatë, u derdh shumë gjak e u deshën shumë sakrifica që të arrinim deri këtu. Por më në fund fituam, shpresoj që edhe përkrahja që na dhanë bota veçanerisht SHBA dhe Anglia mos të ja shpërblejmë më me kësi ngjarjesh të hidhura e të shëmtuara që po ndodhin këto ditë në Kosovë, ngjarje që po ma trondisin shumë shpirtin e zemrën për atë popull të vrarë e të coptuar. Mjaft më me vrasje, sherre dhe intriga, mendoj se s’ka vend më për gjakderdhje, por vetëm për paqe dhe harmoni, sepse vetëm në këtë mënyrë ecën vendi përpara dhe botës i tregojmë se sa tolerantë e mirënjohës jemi për të gjithë ju”.
Astrit Tota, Piktor – Skenograf New York: “Ndër vite andërruam të ishte e bashkuar me trojet e Ilirisë, Dardania – Iliriane. Sot, shqiptar i madh e i vogël brohoret në trojet shqiptare e kudo nëpër botë, me këngë valle në përvjetorin e 8 të lirisë së vëllezërve tanë në Kosovën Shtet më vete. Kosova është pjellore me vajza e djem plot energji si rubin të shëndritshëm! Me trima e trimëresha që vuajtën fort por s’ja ktyhen kurrë shpinën armikut shekullor. Kosova s’ka për t’ju nënshtuar asnjëherë kriminelëve të serbisë së shkurmoqur. Do të lulëzojë ndër shekuj gjithmonë e më bukur si askush mbi dhe! Nga gjaku i derdhun dhe që nuk u kursye kurrë që nga trima si Shote e Azem Galica, dijetarë dhe të paçarmatosur si Isa Boletini trim e me shokë, Hasan Prishtina e gjer te ushtarët e rinj të UÇK. Së shpejti do të bashkohemi në Europën e Bashkuar dhe gjithë shqiptarët së bashku me trojet e veta do të gëzojnë jetën e tyre të lirë e të begatshme. Gëzuar Kosovë Lirinë!”
Këngëtarët e njohur Gëzim Nikaj, Hajro Cekaj dhe Albërie Hadërgjonaj pasuruan në mënyrë fantastike mbrëmjen festive, e gjithë salla në këmbë duke hedhur valle nën repertorin e tyre të zgjedhur, e nën zërat e tyre të mrekullueshëm. Gëzim, hare, kërcime e muzikë nga të gjtha trevat shqiptare. Krenarë për vendin tonë, për festën e Pavarësisë së Kosovës, për bijtë e shqipes që dhanë jetën për paqen që gëzojme sot. Respekt për gjakun e bijve e bijave që dhanë jetën për liri i pavarësi, shumë mund, sakrifica e gjak duhej të derdhte padrejtësisht populli ynë, por më në fund fituam. Fituam lirinë e pavarësinë e ëndërruar në trojet e arbërit. Për Kosovën Dardane që e duam e na do aq shumë.
Mbrëmja kaloi gëzueshëm deri në orët e vona të mbasdites, ushqimi ishte i shijshëm shoqëruar me pije e frutat e stinës. Të gjithë  të pranishmit u larguan me përshtypjet më të mira nga kjo festë e bukur që bashkoi shqiptarët e të gjtha trevave tona si dhe amerikanë e të huaj të tjerë.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Bronx, festa e Pavaresise, Mimoza Dajci

Lajm mortor –Ndërroi Jetë GENC KORTSHA(Korça)

February 21, 2016 by dgreca

Me 18 Shkurt 2016 vdiq në Michigan bashkatdhetari i ynë, intelektuali i shquem Genc Kortsha*, në moshën 92 vjeçare./

Nesër, ditën e hane me 22 shkurt, prej orës 3:00 PM deri në 9:00 PM, trupi i të ndjerit do të pushojë në: Potere-Modetz Funeral Home, 339 Walnut Boulevard, Rochester, MI 48307. Të marten me 23 shkurt, n’orën 10:00 AM, mesha e përshpirtjes në  St. Andrew Catholic Church, 1400 Inglewood, Rochester, MI 48307, prej ku do të përciellet në  Guardian Angel Cemetery, 4701 Rochester Road, Oakland Township, MI 48306.

“Vatra dhe redaksia e gazetës “Dielli” shprehin ngushëllimet e thella Zonjës Margaret, fëmijvet dhe nipave e mbesave të shumtë, si dhe vëllaut, Mërgimit me familje.

Genc Kortsha (16.2.1924 – 18.2.2016)

 Shenime të shkurta biografike:

Genci lindi me 16 shkurt 1924 në Shkodër, ku i ati, Xhevat Korça, ishte Drejtori i parë i Gjimnazit të Shkodrës dhe jetonte me të shoqen shkodrane,  zonjën Sadete. Xhevati mori pjesë në lëvizjen e Fan Nolit dhe, mbas përmbysjes së qeverisë së këtij të fundit, u largue nga Shqipnia bashkë me të shoqen dhe me Gencin e vogël. Në mërgim, qiftit Korça u lindi edhe djali tjetër, Mërgimi. Gjatë periudhës 15 vjeçare jashtë atdheut, megjithë të shoqen e dy fëmijt, Xhevat Korça rriti e shkolloi djemtë dhe, si intelektual i naltë që ishte, dha mësim edhe në universitete europjane, deri sa u këthye në atdhe në vitin 1939, ku ndimoi arsimin dhe shkollat shqipe, sidomos në viset që u liruen nga robnija serbomalazeze dhe greke, deri sa regjimi i Enver Hoxhës ua këtheu, tue ndimue ushtrinë jugosllave në rekrutimin dhe masakrimin e dheta mija shqiptarëve nga Kosova dhe viset tjera shqiptare. Genci filloi studimet e mjeksisë në Padovë, por mbas nji viti i ndërpreu për shkak të rrethanave të luftës. Me ardhjen e komunizmit, ai dhe i ati u burgosen. Ma vonë Genci u lirue, ndërsa i ati u dënue me vdekje. Konvertimin e dënimit në burg përjetë, Xhevat Korça e muer si dënim të dytë pse ai, si atdhetar idealist, nuk e donte jetën tue pa zhgatrrimin fizik e moral që komunistat shërbëtorë të anmiqvet sllavë po i sjellshin athdeut e kombit të tij, prandej i dha fund jetës me grevë urije në burgun famëkeq të Burrelit.

Genci u arratis në fund të vitit 1952, ndërsa e ama bashkë me Mërgimin përjetuen kalvarin e kampeve të përqendrimit. Arratisjen e vet dhe peripetitë e nepër male për afër dy muej, Genci e ka pershkrue në librin autobiografik që ka botue në gjuhën anglishte në vitin 2010: “One Man’s Journey to Freedom: Escape From Behind the Iron Curtain”. Libri i shkruem me mjeshtri të rallë, asht emnue për çmimin prestigjoz Pulitzer dhe mund të blehet në Amazon.com). Mbasi ka ardhë në Amerikë, ka krye studimet në Wayne State University, ku ka qenë edhe “Adjunct Professor”. Genci ka publikue shumë artikuj dhe ka mbajtë konferenca profesionale, si Drejtor i Higjenës Industriale në General Motors dhe, për nji periudhë, i Higjenës Industriale të Amerikës. Ai ka shkrue edhe artikuj me subjekte shqiptare, me përmbajtje patriotike dhe politike. Ka tregue interesim për “Vatrën” dhe për “Diellin” të cilin e ka lexue rregullisht. Ka qenë intelektual me parime të nalta, ka qenë atdhetar idealist, e ka dashtë Shqipninë dhe kombin shqiptar, i ka përjetue gëzimet e pakëta dhe zhgënjimet postkomuniste, por ka qenë optimist për të ardhmen. E ka dashtë e nderue atdheun e adaptuem, Amerikën mike e mbrojtëse të shqiptarëvet dhe dalëzotëse kundër padrejtësive kudo në botë. 

*Kështu e shkruente mbiemnin i ati kur jetonte jashtë shtetit dhe Genci ashtu e përdori.

Filed Under: Komunitet Tagged With: GENC KORTSHA(Korça), nderroi jete

Eliza Dushku, në shfaqjen e filmit “Shok” në Worcester të Massachusetts

February 21, 2016 by dgreca

Shfaqja e premirës së u organizua – edhe për të festuar Përvjetorin e Tetë të Pavarësisë së Kosovës /

Nga Beqir SINA – New York/

WORCESTER MA: Filmi shqiptaro britanik, SHOK, i nominuar për një statujë Oscar, një javë para se të mbërrijë në Los Angelos, gjatë udhëtimit të tij në SHBA- mbrriti në Uster -Worcester të Massachusetts, në shfaqjen e rradhës, për publikun amerikan dhe shqiptarë, në Qendrën Akademike Jefferson e Clark University, të shtunën më 20 shkurt.Në rrjetin social Facebook, dhe Viemo , pjesëmarrësit, thonë në këtë shfaqje, ka marrë pjesë së bashku me studentët dhe profesorët e universitetit Clark, në Maçesustes edhe Ylli i televizioni dhe filmit amerikan, aktoria hollivudiane, me origjinë, shqiptare Eliza Dushku.E cila, përpos që ka marrë pjesë në shfaqjen në Uster – Worcester të filmit me metrazh të shkurtër “Shok” të shtunën, por edhe ka pozuar me shenjën tashmë të bërë tradicionale në raste të tilla, atë të bashkimit të dy pëllëmbave të dorës, duke bërë simbolin e flamurit tonë kombëtar, Shqiponjës me dy krena.Dushku, është një aktore me famë në Shtetet e Bashkuara, ajo është me shtëtësi të dyfishtë, Amerikane dhe Shqipëtare, ndërsa, ka lindur në Watertown, Massachusetts, më babanë nga Korça dhe nënën e saj daneze.Në rrugën e suksesit në televizionin dhe kinematografinë amerikane, Dushku, është i njohur për rolet e saj në “Buffy Slayer Vampire”, “Dollhouse”, “Bring It On” dhe “LiesTrue.” Ajo në shfaqjen e së shtunës, me studentët dhe profesorët e universitetit Clark, në Maçesustes – mbas rënjes së perdes së filmit SHOK nominuar për Oscar, ka drejtuar pyetje në panelin – pyetje e pergjigje, të moderuar nga ish-kryetaria e Bashkisë Uster – zonja Konstantina Lukes, e cila e mbanë veten shqiptare.Filmi nga Kosova “Shok”, është i bazuar në ngjarje të vërtetë( true story) në prag Luftën e Kosovës, në vitin 1998, e cila shpërtheu një vit më pas kësaj ngjarje, në një luftë frontale mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mbështetur nga SHBA dhe NATO-s, kundra Serbisë, në vitin 1999, për të ndaluar spastrimin etnik të shqiptarëve. Shfaqja e premirës së këtij filmi, u organizua edhe për të festuar Përvjetorin e Tetë të Pavarësisë së Kosovës në shkurt 17 2008.Skenaristi, anglez Jamie Donoughue, ka thënë në rrjetin social Vimeo, se pritja kritike për filmin e metrazhit të shkurtër, ka qenë pozitive, ndërkohë, që e ka përshkruar atë si “të shkëlqyer dhe të ndritshëm.” “Ai është i pari film shqiptar nominuar për statujën Oscar, Filmi trajton jetën e dy djemve 12-vjeçarë në prag lufte në Kosovë “, thotë ai.Filmi “Shok” është i nominuar për çmimin Oskar për filmin më të mirë të metrazhit të shkurtër, dhe më 28 Shkurt 2016, ai do të jetë në mesin e filmave konkurues për një statujë Oscar . Që prej lëshimit të tij nëpër kinemat në Kosovë, Shqipëri , Europë, dhe tani në SHBA, filmi SHOK, , thotë aktori dhe producenti Eshtref Dyrmishi, për gazetën tonë, “filmi ynë ka marrë edhe 11 çmime të tjera, duke përfshirë edhe Çmimin e publikut – Award Juria, dhe Çmimin Juria e Rinisë në 2015 në Aspen Shortsfest, Çmimin e Jurisë në Festivalin Ndërkombëtar të San Jose, të Kalifornisë për Short Film dhe medaljen e argjendtë në Festivalin e Filmit të shkurtër në Manhattan NYC .Filmi SHOK, është prodhim shqiptaro – britanik dhe është 21 minuta i gjatë.

 

17_12_2015_9103409_12362874_10153447014582525_4879798930003011632_o.jpg

12764699_1063336063731313_1391734689684752033_o.jpg

a3edbd0d5303cfdfb51e50107e48390a.jpg

eliz1412.jpg

eliza_dushku_1.jpg

largea_4fecfc2e-9e93-49c3-ac4d-a1d96b835c1e1452005035.jpg

received_10154066213087044-500x400.jpeg

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: Eliza Dushku, ne shfaqjen e filmit"Shok"

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 232
  • 233
  • 234
  • 235
  • 236
  • …
  • 384
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT