• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Në Ditën e falenderimeve

November 28, 2015 by dgreca

Nga Mimoza Dajçi/
Mënyra më e thjeshtë për ti dhuruar mirënjohjen dikujt është ti thuash faleminderit. Për disa njerëz që nuk i japin vlerën e duhur kësaj fjale, të paktën SHBA e kanë njohur si festë zyrtare dhe e festojnë të enjten e katërt të çdo muaji nëntor. Ceremoni të mëdha organizohen me këtë rast në Amerikë, me lutje, muzikë, parada, lojra futbolli, ndarje dhuratash me ushqime për familjet e varfëra e njihet kryesisht si festë familjare, ku gatimi tradicional është gjeli i detit dhe keku me kungull të pjekur.
Por mos të harojmë se kjo datë shërben edhe për të rikujtutuar njerëzimin se mirënjohja ekziston duke thënë faleminderit. Me ligjërimin e festës së falenderimeve (Thanksgiving) mendoj se në një farë mënyre “i tërhiqet veshi’ ose vëmendja dikujt që haron “ose bën sikur haron” se ka për të falenderuar dikë (qoftë edhe pjestar i familjes) në këtë ditë të veçantë për të mirën që i ka ofruar sado e vogël apo e madhe të ketë qenë ajo.
Ngjarja që amerikanët zakonisht e quajnë “Thanksgiving e parë” u festua nga pelegrinët pas korrjes së tyre të parë në botën e re në vitin 1621, festë që zgjati tri ditë. Si festë në shkallë vendi u festua në vitin 1789 kur President ishte George Washington, ndërsa në vitin 1863 gjatë luftës civile Presidenti Araham Lincoln e shpalli si ditë kombëtare. Dita e falenderimeve bën pjesë në sezonin e gjerë të festave.
EZ Grill Restorant në Bronx dhe Organizata e Gruas Shqiptare Amerikane (The Women’s Org. “Hope & Peace”) për të festuar këtë festë edhe ndër shqiptarët në Bronx – New York mblodhën rreth tryezës së ngrënies disa mysafirë për ti shprehur në një farë mënyre mbështetjen e mirënjohjen që kanë marë ndër vite nga disa njerëz të mirë të komunitetit tonë. Të pranishëm ishin N/Kryetari i Federatës Pan Shqiptare “Vatra” Z. Asllan Bushati me bashkëshorten Znj. Lume Bushati dhe vajzat Arkloda dhe Arela, Lideri i komuniteteve në Bronx dhe miku i shqiptarëve Z. Joseph Thompson, i cili njëherësh ka mbështetur Assamblyman Z. Mark Gjonaj në fushatat e tij elektorale si dhe komunitetin tonë në shumë iniciativa, ish e persekutuara politike dhe nëna e devotshme Znj. Dava Mirakaj, aktivistja e njohur Znj. Dardanesha Gashi, skenografi dhe piktori i talentuar Z. Astrit Tota, agronimi shqiptar Ndoc Gjeçi së bashku me gruan Znj. Drane Gjeçi, aktivistja për të drejtat e të verbërve Znj. Diella Smokaj me bashkëshortin, infermierja amerikane Znj. Shony R. Motos – anëtare e organizatës së gruas “Hope & Peace”, etj.
Ushqimi në restorantin EZ Grill ishte i një cilësie të mirë, të gjithë mbetën të kënaqur. Në tavolinat e pastra, shtrurar bukur e me shije, nuk mungoi vera e pijet e ndryshme, gjeli i detit dhe ëmbëlsira tradicionale.
Pas bisedave që rodhën natyrshëm nga gjithëseicili, festa mori ngjyrat e një feste familjare. Pronarët e lokalit bashkëshortët Teuta dhe Edmond Bollo, këta njerëz të mirë shqiptarë, që edhe pse një vit kanë që e kanë hapur bisnesin e tyre në Bronx, për çdo festë tregojnë dashamirësinë e tyre duke u servirur klientëve të tyre edhe ushqim falas, apo suportuar festa të ndryshme me gatimet e tyre. Restoranti EZ Grill ka një ambjent të bukur me lule, piktura dhe mbahet shumë pastër. Për kujdesin që Teuta dhe Edmondi tregojnë ne mirëmbajtjen e tij  janë vlerësuar me Titullin “A” nga Shërbimet Higjenosanitare në New York, ky stimul i jep kurajo atyre për të ecur më shumë përpara në bisnesin e ri. Teuta si anëtare e organizatës së Gruas “Hope & Peace” u angazhua shumë që dreka e festës së Falenderimeve të kalonte sa më mirë, gëzueshëm e me gatime të pëlqyeshme. 
Siç thamë më sipër dreka kaloi si një feste familjare, pasi Dardanesha, Dava, Asllani, Astriti, Diella apo dikush tjetër solli aty copëza kujtimesh nga jeta e veprimtaria e tyre në Shqipëri si dhe vështirësitë që kanë hasur në fillimet e veta në emigracion, mikëpritjen që kanë gjetur nga bashkëatdhetarët edhe pse të panjohur më parë në Amerikë. Jemi emigrant në këtë vend e një pjesë e jona nuk i kemi afër pjesëtarët e tjerë të familjes, pra kemi nevojë për mbështetje, veçanerisht në sistemimin me një punë për të mbajtur familjen. Emigracioni duke mos qenë i lehtë, na ka krijuar mundësinë që të jemi të lidhur me komunitetin tonë apo të huaj dhe ky është një tregues i mirë për një shoqëri të shëndoshë e bashkëjetesë të mirë mes njëri tjetrit, pasi paqja e harmonia sjell gjithmonë suksesin e përparimin e një vendi.
   Organizata e Gruas “Hope & Peace” ndau disa Çertifikata Mirënjohje për gratë e pranishme. Z. Joseph Thompson pasi përshëndeti pjesëmarrësit dhe vlerësoi shumë punën e Z. Mark Gjonaj, e organizatës së gruas “Hope & Peace” i dhuroi Çertifikatë Mirënjohje Znj. Dava Mirakaj, si nënë e mrekullueshme, qëndrestare gjatë viteve të komunizmit në Shqipëri, e cila edhe pas arrestimit të të shoqit të ndjerit Mois Mirakaj nuk u përkul para vështirësive por me forcën e guximin e saj arriti të përballojë të keqen e kohës. Znj. Dardanesha Gashi i dha Çertifikatë Mirënjohje Znj. Lume Bushati, si nënë shëmbullore për fëmijët e saj dhe si veprimtare humane në komunitet.  Znj. Teuta Bollo si nënë e bashkëshorte e kujdesshme dhe si një pronare bisnesi me prespektivë suksesi Çertifikatën e Mirënjohjes ja dha Z. Joseph Thompson. N/ Kryetari “Vatrës” Z. Asllan Bushati pasi bëri përshëndetjen e rastit dhe bëri një pasqyrë pozitive për të gjithë të pranishmit, ju dha roli i përkthyesit në këtë event të bukur e të paharuar.
Festa në EZ Grill Restorant kaloi këndshëm edhe nën tingujt e muzikës shqiptare dhe amerikane e nën urimin “Faleminderit”. Por një falenderim të përbashkët duhet të japim për Z. Mark Gjonaj, i cili çdo vit për Festën e Pavarësisë vendos në Bronx, Brooklyn, Queens, Staten Island dhe Westchester flamujt shqiptar dhe amerikan, 300 flamuj të tillë përshkojnë këto rrugë e qyteteve nën madhështinë e përjetshme. Të shpresojmë që edhe në Shqipëri të ligjërohet kjo ditë si festë zyrtare, kanë shumë për të thënë shqiptarët si më fal ashtu edhe faleminderit.

Filed Under: Komunitet Tagged With: e falenderimeve, Mimoza Dajci, Ne diten

SHKOLLA SHQIPE NE ASTORIA,QUEENS-NY, KONCERT PER DITEN E FLAMURIT

November 26, 2015 by dgreca

Mbrëmjen e së Mërkurës, 25 Nëntor 2015, në sallën Kulturore të lokalit”Red and Black” -Kuq e Zi, me pronar bashkatdhetarin Kristaq Foto, u organizua nga shkolla shqipe, një koncert festiv me ratsin e Ditës së Flamurit Kombëtar, 103 Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë të Shtetit Shqiptar. Kjo shkollë e hapur vitin e kaluar në mjediset e dhuruara falas nga pronari, ka vijuar mësimet në gjuhën e bukur shqipe përgjatë vitit. Nën drejtimi e Kristaq Papës dhe të Vera Qehaja nxënësit ksihin përgatitur një koncert të bukur festiv të ndërtuar me recitime, këngë dhe gjë a gjëza. Ata u duartrokitën nga prindërit e tyre spektatorë. Për të ndjekur veprimtarinë ishin edhe sekretarja e Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA Nazo Veliu dhe editori i Diellit, Dalip Greca.

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: Astoria, Kristaq papa, Shkolla shqipe, vera Qehaja

Në Hartford, Connecticut, u organizua ceremonia e ngritjes së Flamurit Shqiptar

November 26, 2015 by dgreca

Nga Pierre-Pandeli Simsia/
Në ndërtesën e qeverisë amerikane, në Hartford, në kryeqytetin e shtetit Connecticut, në datën 25 nëntor, 2015, u zvillua ceremonia e ngritjes së Flamurit tonë Kombëtar.
State Capitol Building Raising Flag Ceremoni
Edhe pse ishte mesi javës, edhe pse ishte pragfeste amerikane, Dita e falenderimeve, ditën e mërkurë, më 25 nëntor 2015, qindra bashkëkombas u mblodhën në Hartford, kryeqyteti i shtetit Connecticut, i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të festuar ceremoninë e ngritjes së Flamurit tonë Kombëtar, organizuar nga Qendra e Komunitetit Shqiptar në Hartford, me kryetar, zotin, Artan Martinaj dhe dega e Vatrës në Hartford, me kryetar, zoti Nesim Meçollari. Ishte një ditë e bukur me diell, mot i freskët, qielli blu i pastër pa asnjë re.Ishte ditë e gëzuar, emocionuese tek shikoje bashkëkombasit tanë të veshur me ngjyrat kuq e zi, simboli i flamurit tonë. Të mbledhur në një shesh të Hartford-it, makinat e veshura gjithashtu me flamurin tonë kombëtar, njëra pas tjetrës, u drejtuan drejt ndërtesës qeveritare pranë parlamentit të shtetit Connecticut (State Capitol)Ceremonia u festua në sallën e madhe në dhomën e deputetëve dhe Bashkisë së Hartford-it, në ndërtesën e qeverisë së shtetit.Ceremoninë e hapi drejtori i shkollës Milaim Tahiri. Pas përcjelljes së Himneve Kombëtare të SHBA-së dhe Shqipërisë  të pranishmëve u uroi ditën e flamurit dhe 103-vjetorin e  Pavarësisë së Shqipërisë Kryetari i Qendrës Shqiptare, zoti Artan Martinaj.Në emër të Dhomës së Përfaqësuesve të shtetit, përshëndeti zoti Angel Arce, nënkryetar për Dhomën e përfaqësuesve, përfaqësues i Komunitetit Shqiptar të Hartford-it, i cili i dorëzoi zotit Artan Martinaj proklamatën me rastin e ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, nënshkruar nga presidenti i State House. . Me shumë interes u dëgjuan fjala e deputetit Eduard Bargnes. Zoti Bargens  u ka mësuar gjuhën angleze shqiptarëve në shkollat e Hartford-it. Foli gjithashtu dhe  financieri i Bashkisë së hartford-it,  zotit Adams.Më pas përshëndetën edhe Kryetari i degës së Vatrës, zoti, Nesim Meçollari,  profesori imatematikës në Connecticut College, zoti Arben Zeqiraj, veprimtarët nga Waterbury, zoti Medi Camka, zoti Prend Qeta, zoti Artur Vrekaj dhe unë, autori i këtij shkrimi Pierre-Pandeli Simsia.Në mbyllje të ceremonisë në ndërtesën e qeverisë së shtetit Connecticut, bashkëkombasit nderuan ceremoninë e ngritjes së Flamurit tonë Kombëtar në kupolën e ndërtesës..Ceremonia u përcoll drejtëpërdrejtë në valët e radios online Iliria të drejtuar nga zoti Dhimitër Rëra në Arizona nëpërmjet faqes www.iliriatv.com, gjithashtu edhe nga televizionet lokale të shtetit Connecticut si edhe të televizionit të komunitetit nga zoti Ardi Muraj.Gjithashtu, Qëndra Shqiptare (Albanian Community Center) në kuadër të 103-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë do të organizojë darkën festive me këngëtaren Ermira Babaliu më datën 28 Nëntor 2015në Hartford.
Është nder, krenari, vlerësim i madh për çdo shqiptar tek shikon Flamurin tonë Kombëtar të valvitet krenar në Capitol, në qiellin e lirisë amerikan.
Në mbyllje të festës u shtrua një drekë me ushqime tradicionale.

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: ceremonia e ngritjes, hartford, së Flamurit Shqiptar

SHTATORJA E HEROIT DEDË GJO LULI I BËN NDER KRYEQYTETIT TË KOMBIT

November 25, 2015 by dgreca

*Shtatorja Monumentale që promovohet në Tiranë me 27 nëntor 2015, është vepër e skulptorëve Kreshnik Xhiku dhe Pjerin Kolnikaj/

* Gjon Dedvukaj deklaroi për Diellin se dy Shoqatat “Malësia e Madhe” në Nju Jork dhe Michigan janë sponsorët e Shtatores dhe veprimtarisë promovuese të 27 Nëntorit 2015, që rrok shifrën e rreth 60 mijë dollarëve./

Më në fund, dëshira e malësorëve dhe e të gjithë shqiptarëve për t’i ngritur heroit Dedë Gjo Luli një Shtatore në Tiranë u bë realitet. Kjo ka qenë një ëndërr e kahershme, që në fillim të viteve ’20 të Shekullit të shkuar, kur deputeti Avni Rustemi kërkoi të nderohej kryetrimi i lirisë Dedë Gjo Luli me një shtatore në Tiranë. Kjo nuk ndodhi as në kohën e Republikës as në Kohën e Mbretërisë, e as në atë të Diktaturës komuniste, edhe pse me vonesë ia patën dhënë titullin”Hero i Popullit”. Shpresat u ringjallën në kohën e Demokracisë, por nuk qe e lehtë, u deshën 25 vite që të rrëzoheshin barrierat e vendosura nga burokracia shtetërore dhe politike.

Gazeta Dielli e ka ndjekur në vazhdimësi nismën e shqiptarëve të Nju Jorkut dhe të Michiganit për të mbledhur kontributet financiare që duheshin për finalizmin e shtatores monumentale në Tiranë.

Në një informim që morëm nga z. Gjon Dedvukaj mësuam se: Sponsorizimin e Shtatores e kanë marrë mbi vete dy shoqatat me të njëjtën emër”Malësia e Madhe” në Michigan dhe Nju Jork. Fushata synoi për të grumbulluar rreth 60 mijë dollarë, sa ishte kosotoja e llogaritur e shtatores dhe e ceremonisë promovuese në Tiranë.

  1. Dedvukaj sqaron për lexuesit e Diellit se Shtatorja e heroit Kombëtar Dedë Gjo Luli ishte planifikuar që të promovohej me rastin e 100 vjetorit të vdekjes së tij,me 15 Shtator, por planet u shtynë për shkak të zgjedhjeve lokale në Shqipëri dhe rikonstituimin e Këshillit Bashkiak, që nxorën vendimet, lejet përkatëse.

Për z. Gjon Dedvukaj vendosja e Shtatores së Dedë Gjo Lulit në Tiranë është vlerësim i kontributit të tij kombëtar për lirinë e trojeve shqiptare. Ajo shtatore i bën nder kryeqytetit të shqiptarëve.

Gazeta Dielli, para promovimit të Shtatores, u lidh me skulptorin Kreshnik Xhiku në Tiranë dhe mori këtë informacion prej tij: Monumenti ,tha ai, do të përurohet në daten 27 Nentor 2015 dhe do te vendoset ne lulishten mbrapa Muzeut Historik kombetar ne Tirane. Aty eshte dhe rruga me emrin Dedë Gjo Luli.

Kjo vepër është fryt i bashkëpunimit të dy skulptorëve, Kreshnik Xhiku dhe Pjerin Kolnikaj.
Vepra skulpturore është inicuar nga z. Pashko  Gjokaj dhe shoqatat Malesia e Madhe në Michigan dhe New York, që e kanë financuar këtë projekt, tha për Diellin Kreshnik Xhiku, ai shton se: Realizimi dhe vendosja e monumentit ka pas mbështetje të plotë nga presidenti i Republikës Z. Bujar Nishani, po kështu ka pasur mbështetje të kryetarit të bashkisë së Tiranës Z Erion Veliaj, dhe kryetarit të Këshillit bashkiak z Aldrin Dalipi.

Skulptori tregon për Diellin procesin krijues me këtë vepër arti. U desh kohë që vepra të merrte formën përfundimtare. Puna nisi me një projekt fillestar, ku u vlerësua gjithçka, duke pasë parasysh edhe vendi ku do të vendosej, madhësia e sheshit , drejtimi i dritës, sfondi, si do të përputhej figura me karakterin psikologjik të heroit, si do të ishte lëvizja, ç’të veçantë do të kishte si vepër, me qëllim që të mos dukej si të gjithë monumentet e tjerë, duke krijuar monotoni.

Këto, dhe sfida të tjera, u kapërcyen me sukses nga dy artistët, Xhiku dhe Kolnikaj. Kështu u kalua nga bocetet deri tek monumenti me përmasat reale ,që kap lartësinë 3 metra, plus piedestalit prej 170 cm. Lartësia e përgjithshme e Monumentit shkon në 4 metra e 70 cm.
Xhiku tha për Diellin se: “Ne kemi bërë monumentin e Dedë Gjon Lulit në lëvizje, të përmbajtur , pa xheste të jashtëme demonstartive dhe në të njëjtën kohë lëvizja është shumë e natyrshme. Tjetër cilësi pozitive në këtë monument është se ka një përshtypje të freskët, nuk është (lodhur sipërfaqja, textura). Piedestali ku do të qëndrojë heroi, përbëhet nga një bllok monolit guri.

Për artistin Kreshnik Xhiku, Dedë Gjon Luli është pjesë e atij grupi personalitetesh historike, që përbëjnë krenarinë e kombit tonë, e atyre që ne u përulemi me respekt të përhershëm. E atyre që bënë historinë e Kombit Shqiptar.(Dielli, Nentor 2015)

Caption: Kjo është pamja e momumentit në atelien e artistëve gjatë procesit, dërguar gazetës Dielli nga skulptori Kreshnik Xhiku,- është pamje jo përfundimtare. Pas këtij procesi monumenti u dërgua në fonderi, ku është derdhur në bronz.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Gjon Dedvukaj, Kreshinik Xhiku, Pjerin Kolnikaj, Shtatorja e Dede Gjo Luli, Tiranme

NJU JORK-Flamuri kuq e zi – u ngrit në shtizën e Bashkisë Yonkers

November 24, 2015 by dgreca

Majori i Yonkersit Mike Spano, me Proklamat nderoi festën kombëtare të shqiptarve 103 – Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë – Ditën e Flamurit/

Beqir SINA New York/
YONKERS NY – Jehona festive e Pavarësisë së Shqipërisë – ka filluar të ndjehet kudo në bashkësinë shqiptare në Amerikë. Përgatitjet, për t’a festuar me madhështi këtë festë, kuq e zi, i sheh kudo në qendrat më të banuara, me shqiptar, aty ku ka më shumë shqiptaro -amerikanë, pra në shumicën e qyteteve dhe shteteve të ndryshme të Amerikës, ku edhe shqiptarët janë më shumë të organizuar.
Nën kujdesin e Bashkisë Yonkers, New York, mbrëm është bërë ngritja e flamurit shqiptarë, në shtizën para ndërtesës së kësaj Bashkie, kurse “Kulla e Sahatit”, pjesa më e lart mbi ndërtese, për her të parë është ndriçuar me ngjyrë të kuqe, shkruan faqja zyrtare e Bashkisë Yonkers, New York.
Kryetari i Bashkisë Yonkers, zoti Mike Spano, së bashku me zyrtarët e kësaj bashkie, dhe një grup përfaqësuesish të komunitetit shqiptar, banorë të kësaj bashkie, u mblodhën për të ngritur me solemnitet flamurin shqiptar në City Hall – në nderim të përvjetorit të 103 të Pavarësisë së Shqipërisë.
Kryetari i Bashkisë Mike Spano, nderoi me këtë rast me një Proklamat 103 – Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe veprimtarin e këtij komuniteti Henry Gjonbalaj,
Ngritja e flamurit shqiptar, u bë nga Kryetari i Bashkisë Spano dhe kongresmenin Eliot Engel – në shtizën në oborrin e Bashkisë Yonkers City
Kurse, në këtë ceremoni morën pjesë : Kryetari i Bashkisë Mike Spano, Avokati Naim Bajraktari, Angjelina Nika, Mike Breen, Harry Bajraktari, Frankie Hudak, Michael Sabatino, George Latimer, David Tubiolo, Shelley Mayer, Gezim Nika, dhe Kongresmeni Eliot Engel.
Ky është viti i dytë – me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, komuniteti shqiptarë në Bashkinë e Yonkersit së bashku me autoritetet lokale janë mbledhur për të festuar ngritjen e flamurit kuq e zi, në shenjë solidariteti  flamuri shqiptar valvitet së bashku me flamurin amerikan.

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: Engel, Flamuri shqiptar, harry bajraktari, Mike Spano, Yonkers

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 249
  • 250
  • 251
  • 252
  • 253
  • …
  • 384
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT