• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHOQATA” SHQIPE E ARIZONES” mE BORD TE RI

May 8, 2015 by dgreca

SHOQATA SHQIPTARO-AMERIKANE”SHQIPE E ARIZONES”ZGJODHI BORDIN E RI DREJTUES PER MANDATIN TREVJECAR(2015-2018)/
Nga:Lulzim MULLIQI/
Ndonese,kane kaluar me shume se dy muaj nga zgjedhjet e pergjithshme te mbajtura ne Komunitetin shqiptaro-amerikan te shtetit te Arizones,vetem keto dite u be konstituimi i organeve te reja drejtuese te kesaj shoqate.Ketij qellimi I sherbeu mbledhja e radhes se shoqates,e cila u mbajt ne njeren nga zyrat e bashkatdhetares,Paulina Kalaj ne qytetin Scottsdale te shtetit te Arizones.Me kete rast eshte bere konstituimi I organeve ekzekutive te Bordit te ri drejtues te kesaj shoqate per periudhen trevjecare,2015-2018.Kete mbledhje te rendesishme te kesaj shoqate e shpalli te hapur kryetari ne largim,Skender Bajrami,I cili ne fillim I pershendeti te gjithe pjesemarresit e ketij takimi dhe me pas ,ai prezantoi disa veprimtari qe kishte kryer kjo shoqate ne keto tre vitet e fundit si: Ne organizimin e festave te Pavaresise se Shqiperise si dhe te Pavaresise se shtetit te ri te Kosoves.Me pas, zoti Bajrami propozoi dy pika te rendit te dites :1)Zgjedhja e organeve te reja drejtuese te shoqates”Shqipe e Arizones” dhe 2) Ceshtje te ndryshme.Ne kete veprimtari,ku pati nje
pjesemarrje te konsiderueshme anetaresh,u fillua me nje ore vonese dhe me disa mospajtime rreth interpretimit te rregullores se punes mbi zgjedhjet e reja dhe mandatet e percktuara me kete rregullore.Me kete rast,kryetari I komisionit zgjedhor,gazetari Lulzim Mulliqi,sqaroi disa paragrafe te kesaj rregulloreje te punes,te cilat mundesuan nje proces zgjedhor sa me transparent,duke I dhene gjithkujt te drejten e kandidimit dhe te votimit.
Me pas,u kalua ne procesin e votimit per kryetar te Bordit te ri drejtues,ku garuan tre kandidatet per postin me te larte te kesaj shoqate.Pas verifikimit dhe numerimit te fletevotimeve,kryetar I ri I Bordit drejtues te shoqates u zgjodh,z.Burim Gashi,nenkryetare-z.Diellza Hoti-Shkodra dhe perfaqesuese e thesarit per mbikqyerjen ekonomike te shoqates,z.Paulina Kalaj.Ndersa, detyren e sekretarit te shoqates perkohesisht deri ne mbledhjen e ardhshme do ta ushtroje,Lulzim Mulliqi,detyre te cilen ai e ka ushtruar edhe ne mandatin e kaluar trevjecar.Ne fund te kesaj mbledhje konstituive te organeve te reja drejtuese te shoqates shqiptaro-amerikane “Shqipe e Arizones”e mori fjalen edhe kryetari I sapozgjedhur,z.Burim Gashi,I cili prezantoi para te pranishmeve drejtimet kryesore dhe objektivat prioritare qe do ti ndermarre Bordi I ri I shoqates ne periudhen e ardhshme trevjecare.Poashtu,ai u zotua se diturine,energjite dhe pervojen e fituar ne institucionet arsimore amerikane nga sfera ekonomike dhe e biznesit do ti vere ne sherbim te komunitetit shqiptaro-amerikan te Arizones dhe ceshtjes shqiptare ne pergjithesi.

Filed Under: Komunitet Tagged With: bord i ri, Lulzim Mulliqi, Shqipe e Arizones

ME PRESIDENTIN NISHANI NË MANHATTAN COLLEGE

May 7, 2015 by dgreca

Të pranishëm edhe një grup vatranësh me Kryetarin Gjon Bucaj/
Gjatë ditës së sotme, Presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Bujar Nishani,ishte në Manhattan College, Riverdale të Shtetit të Nju Jorkut, ku mbajti ligjëratën me temë: “Mbi tolerancën fetare”.
Përpara një auditori të zgjedhur,ku nuk mungonin përfaqësuesit e komunitetit shqiptar dhe një grup studentësh me kombësi shqiptare, që kryejnë studimet në këtë Kolegj, presidenti është duartrokitë e vlerësuar.
Ligjëratën e Presidentit Nishani e ndoqi edhe një grup vatranësh: Kryetari Gjon Bucaj, zv/ Kryetari Agim Rexhaj me zonjën Laura, zv/Kryetari Asllan Bushati, anëtarët e Këshillit të Vatrës Mithat Gashi, Ardian Neritani, Zef Balaj, Sejdi Hysenaj dhe editori i Diellit, Dalip Greca.
Manhattan College është një nga kolegjet me histori në Nju Jork. Ai u themelua fillimisht në një ndërtesë të vogël në Canal Street më 1853 nga pesë francezë. Shpejt u diktua nevoja e zgjerimit dhe i detyroi themeluesit që ta zhvendosnin nga Lwer Manhattan, në 131 rrugë dhe Broadway, në seksionin Manhattanville e Harlem. Më pas shkolla u zhvendos përfundimisht në vendndodhjen aktuale në seksionin Riverdale të Bronx. Fillimisht Kolegji ndiqej vetëm nga meshkujt.
Kolegji është i dalluar në fushat e akademikë, artit, inxhinieri, letërsi, biznes, sport dhe fushën e ligjit. Janë shumë personalitete amerikane që janë diplomuar në këtë Kolegj.(Më shumë do të lexoni në Diellie printuar)

Filed Under: Komunitet Tagged With: Bujar NISHANI NË, dalip greca, MANHATTAN COLLEGE, me presidentin

Në Nju Jork, u themelua një shoqatë e re me profesonistë të rinj në SHBA

May 7, 2015 by dgreca

Nga Beqir SINA/
NEW YORK CITY: Shqiptaro Amerikanët në Arkitekturë, Ndërtimin, dhe Inxhinieri, një grup bashkë themeluesish të kësaj shoqate më të re, me profesonistë të rinjë në SHBA, si: Luis Puna, Armir Taraj, Redi Gjecka, Ilir Dulaj, Fild Kroqi – shkruan në rrjetin shoqëror facebook, se :” Qëllimi i këtij grupi është që të shërbejë si një platformë komunikimi për organizatën e tyre, përmes të cilit ata shpresojnë për të krijuar një ambient të rehatshëm ku profesionistët shqiptarë të ndërtimit dhe të projektimit, tregojn dhe mund të njohin njëri-tjetrin, të ndërveprojnë, në interact dhe netwo.
Rreth krijimit të kësaj shoqate, profesontistësh të shkolluar dhe diplomuar në universitetet amerikane, ne folëm me njerin prej bashkëthemelusve të “Albanian Americans in Architecture, Construction, and Engineering – AAACE”, zotin Armir Taraj.
Inxhinieri Taraj – thotë se ideja për këtë organizatë lindi mes disa shqiptarëve prej nesh në fushën e inxhinierisë së ndërtimit, kur pamë se mes nesh dhe atyre që njihnim po bëheshim një numër i mirë inxhinierësh shqiptarë dhe kështu menduam pse të mos krijojme organizatën tonë per arkitektët, inxhinierët, dhe profesionistët shqiptarë në fushën e ndërtimit.
Takimi i parë ideator, simbas tij ndodhi para disa muajsh në një lokal në midtown Manhattan ku morëm pjesë unë, Luis Puna, Ilir Dulaj, Fild Kroqi dhe Redi Gjecka. Gjatë këtij takimi vumë re se njohjet që secili nga ne kish në fushën AEC (architecture, engineering, construction) ishin të mjaftueshme për të krijuar bërthamën e një organizate të mirëfilltë profesionale. Pasi kompiluam listën e emailave të të gjithë shqiptarëve që njihnim në AEC, dërguam një email prezantues dhe organizuam takimin e parë të anëtarësisë. Ky takim ndodhi në 20 Janar të këtij viti dhe morën pjesë mbi 20 shqiptarë profesionistë në fushën AEC.Kështu, thotë Taraj, qëllimi ishte të njiheshim e prezantoheshim me njëri tjetrin e të fillonim të diskutonim idetë rreth qëllimit të shoqatës dhe mënyrës më të mirë të organizmit. Takimi i dytë i anëtarësisë ndodhi me datë 9 Prill tek Hotel Indigo ku morën pjesë mbi 30 veta dhe ku vazhduam me diskutimet për organizimin e shoqatës dhe aktivitetet tona të ardhshme.
Duke sqaruar diçka mbi qëllimin e këtij grupimi inxhinjerësh shqiptarë në Amerikë, zoti Taraj, theksonë se qëllimi i AAACE është që të shërbejë si një platformë komunikimi ku të mund të krijojmë një hapësirë të rehatshmë, aty ku profesionistët shqiptarë dhe jo-shqiptarë në fushat AEC të mund të njohin njëri-tjetrin, të ndërveprojnë e të krijojnë lidhje profesionale. Përveç aktiviteteve profesionale dhe networking, një nga qëllimet tona është që të mund të arrijmë të prekim mendjet e studentëve të rinj shqiptarë në shkollat e mesme të Nju Jorkut e ti ndihmojmë duke i orientuar në programet më të mira të studimit në AEC dhe t’ju bëhemi atyre si “mentor” afatgjatë.
“Tani për tani organizatën, u shpreh Taraj , e kemi lënë qëllimisht pa udhëheqës zyrtarë duke preferuar një mënyrë horizontale organizimi, ku gjithkush është i lirë të kontribuojë sa të ketë dëshirë e mundësi. Në të ardhmen, kur anëtarët të kenë pasur kohë të njohin më mirë njëri tjetrin dhe kontributet e secilit, do organizojme edhe zgjedhje dhe një bord drejtues. Ndërkohë, përveç 5 bashkëthemeluesve që përmenda më sipër, anëtarë shumë aktivë me kontribut si tek faqja jonë në facebook, apo tek uebsajti që po ndërtojmë etj. janë edhe Valentin Dhima, Ardian Pistoli, Denisa Lleshi dhe Afërdita Mulaj”.
Ai nuk dëshiron të përmend emra “hë për hë” si i themi ne shqiptarë duke shtuar se :”Nuk po përmend emra të veçantë por në grupin tonë ka profesionistë shumë të suksesshëm me mëse 10 vjet eksperiencë në fushat AEC, ashtu siç ka edhe studentë të rinj që posa kanë filluar karrierën e tyre. Në këto pak muaj qe ekzistojmë, kemi pasur sukses në gjetjen e vendeve të punës për të paktën tre anëtarë. Shpresojmë që këto suksese në networking dhe job placement të vijnë e të shtohen, e po ashtu bashkëpunimi ynë profesional në projekte të ndryshme, dhe shpresojmë që të kemi një impakt pozitiv në komunitetin tonë”.
Në fund z. Armir Taraj PE AAACE Co-founder, faleminderon gazetën tonë, dhe të gjithë kolegët e tij

Filed Under: Komunitet Tagged With: profesioniste te rinj, Shoqata ne Nju Jork

“Nderi i Kombit” për Mark Gjonaj

May 7, 2015 by dgreca

CITY ISALND – BRONX NY : Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Shkelqësia e Tij, z. Bujar Nishani, dekoroi mbrëm në një ceremoni të organizuar nga familja Gjonaj, në Nju Jork, me rastin e vizitës së tij në SHBA, asamblesitin e parë shqiptarë në Asamblenë e Nju Jorkut, zotin Mark Gjonaj . Në këtë ceremoni ishte e pranishme edhe Zonja e Parë, Odeta Nishani, si dhe disa nga udhëheqësit vendor, zyrtarët më të lart të qytetit të Bronxit, përfshirë Bronx Borough President Ruben Diaz Jr., me Zonjën e Parë, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Assemblyman Marcos Crespo, veprimtarë të dalluar të komunitetit, drejtues të shoqatave shqiptare në komunitet, si dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
Ceremoninë e moderoj, me plot talent Linda Gojçaj. Pas ekzekutimit të dy himnve kombëtare të dy vendeve SHBA dhe Shqipërisë, nga këngëtaria Albërie Hadërgjonaj, dhe e bija Angjelina, dhe leximit të dekreteve nga Drejtori i Drejtorisë së Informacionit në presidencë Edvin Shvarc , Presidenti Nishani dekoroi me dekoratën “Nderi i Kombit”, zotin Mark Gjonaj, me motivacionin: “Një ndër shembujt e suksesit të shqiptarëve të Amerikës – për ruajtjen dhe mbajtjen e vlerave kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”
Ceremonia, u mbajt në lokalin e njohur Don Coqui Restorant, zonën bregdetare e quajtur City Island, në Bronx – Neë York.
Zoti Gjonaj – asambleisti demokrat i Distrikitit 80të në Bronx NY, është anëtari i parë shqiptarë në Kuvendin e Nju Jorkut. Ai është një besimtar i fortë, i kudo gjendur në shërbim të komunitetit, një aktivist i dalluar i komunitetit, sfiduese dhe shpërblyes. Mark, në jetën komunitare, është një anëtar i komunitetit, krenar që është shqiptarë dhe anëtarë i shumë organizatave filantropike, duke përfshirë Kolegjin e Mjekësisë “Anjshtanin” Këshillin e Komunitetit Këshilldhënës, në Westchester Shkollën Speciale për Fëmijët dhe anëtarë i Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës, anëtar i Vatrës. Në lidhjet e tij me komunitetin shqiptarë, zoti Gjonaj, është gjithashtu bashkë-themelues i Shoqatës “Komuniteti Shqiptaro-Amerikan”.
Në ceremonin e dekorimit, ishin të pranishëm bashkëshortja Roberta, dhe dy fëmijët e tyre, Nikolla dhe Jozefi, prindërit, dhe anëtarë të tjerë të familjes Gjonaj, stafi i zyrës së tij, miq, shok , dashamirë dhe mbështetës të tij, në zonën elektorale 80të.
Presidenti i Bronxit Ruben Diaz Jr. duke i uruar mirëserdhjen në qytetin e tij – presidentit të Shqipërisë, zotit Nishani, tha se “Është me të vërtet një kënaqësi e madhe, që sot vetëm 24 orë mbasi qytetin tonë e vizitojë Presidenti i SHBA, Barck Obama, të kemi nderin që në qytetin tonë, të jetë për vizitë një President tjetër, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, zoti Bujar Nishani më Zonjën e Parë, Odeta Nishani”
Kurse, drejtori i përgjithshëm i burgjeve, në Nju Jork, me këtë rast në emër të Presidentit të Bronxit Ruben Diaz Jr. dhe qytetit të Bronxit, i dhurojë Preisdentit të Shqipërisë z Bujar Nishani – një skulpturë me “Shqiponjën e Kristaltë” të qytetit.
Duke përshëndetur me këtë rast të gjithë të pranishmit, kreu i shtetit shqiptarë, vlersojë lart rolin e kontributin e diasporës në çështjen kombëtare, demokratizmin e Shqipërisë, rrëzimin e komunizmit, përpjeket e shqiptarëve të amerikës, për liri dhe më shumë të drejta të shqiptarëve në trojet e tyre, lirinë, çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës e tjera. Kurse, duke ngritur lart lidhjet e shkëlqyera të Shqipërisë dhe SHBA, presidenti Nishani, i dha një meritë të veçantë shqiptarëve të Amerikës, në krjimin e këtyre lidhjeve, të cilat ai i quajti lidhje historike , të SHBA dhe Shqipërisë, shqiptarëve dhe amerikanëve, dy popuj miq të pandarë, tha zoti Nishani, që na lidhin vlera dhe principe të lirisë e demokracisë.
“Diaspora shqiptare në Amerikë, tha ndër të tjera Presidenti Nishani, ka një rol dhe kontribut historik në çështjen shqiptare. Por, ka edhe një histori të përbashkët, histori marëdhëniesh të ndërtuar në bazë vlerash më të mira, që përfaqësojnë dy popujt tanë. Siç mund t’a shihni edhe sot në këtë darkë, shqiptarët kan edhe më shumë miq amerikan , gëzojnë respektin e Amerikës, dhe të amerikanëve, në një vend si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku organizimi komunitar, është jo vetëm një e drejtë, por edhe një mënyrë për funksionimin e shoqërisë, dhe aftësia për të bashkuar kontributin personal – është një garanci suksesi. Kësisoj, theksojë ai dëshirojë t’ju inkurajojë, që ju t’i jepni me praninë tuaj aktivitetit të shqiptarëve të Amerikës, gjithë dimesionin e mundëshëm për sukses edhe begati, për ju për familjet tuaj, për kombin tonë, për Shqipërinë, Kosovën , shqiptarët në Mal të Zi, Maqedoni, Luginën e Preshevës, Çamëri, diasporë, dhe kudo në botë”
Kurse, zoti Gjonaj, duke falënderuar për vlerësimin e rëndësishëm nga kreu i shtetit, theksoi se ai falënderonte nga zemra, Presidentin e Republikës, zotin Bujar Nishani, për nderin dhe vlerësimin që i bënëë! Në fund të kësaj ceremonie dekorimi, u shtrua dhe një kotejl nga familja Gjonaj.
Mark Gjonajt është shqiptari i parë si përfaqësues shqiptarëve të New York-ut në Asamblenë e shtetit të Nju Jorkut
45-vjeçari Mark Gjonaj, babai i dy fëmijëve i lindur nga prindër shqiptarë, të cilët emigruan nga Reçi i Ulqinit-Mali i Zi, u rrit në një lagje italo-shqiptarësh në lagjen e njohur Belmont, ku babai i tij punoi si inspektor ndërtimi.
Gjonaj – u bë shqiptari shumë i suksesshëm, mbasi u desh të kalonte një shekull që mbas ish kongresistit Joseph DioGuardit, i cili është me gjak shqiptari(Arbëreshë nga jugu i Italisë), të dilte një bir shqiptari nga Reçi i Ulqinit, dhe të ngjitej në një post kaq të lart në Shtetet e Bashkuara.
Shqiptarët e Nju Jorkut, janë bërë pjesë e mbështetës të fuqishëm të tij,- duke e parë atë si atë të një përfaqësuesi i parë i komunitetit shqiptar për një vend në Kuvendin e shtetit të Nju Jorkut, posti më i lart deri tani në Amerikë nga shqiptarët.
Mark Gjonaj, është bër zëri i komunitetit në këtë qytet por edhe i shqiptarëve në Kuvendin e New Yorkut, mbasi ai tani përfaqësonë edhe lagjet me të populluara me shqiptarë, në Qarkun 80-të që përfshin lagjet e njohura të shqiptarëve Morris Park, Pelham Parkway, Pelham Garden, Allerton dhe një pjesë e Bedford Park. Ai flet jo shumë mirë gjuhën e ëmbël dhe të bukur shqipe.
Ai është veprimtari, i cili për çdo 28 nëntorë, me shpenzimet e tij e zbukuron qytetin e Bronxit me flamujt kuq e zi, duke bërë që që flamuri ynë kombëtarë të valvitet në çdo rrugë e shesh të këtij qyteti me mbi dy milion banorë. Mark Gjonaj, jeton me besimin se është Shqiptar dhe po investon ekonomi dhe moral edhe në trojet Shqiptare.
Shteti i Nju Jorkut i cili ka një popullsi rreth 20 milion banorë ka Kuvendin me dy dhoma përfaqësuesish të cilën e zgjedh me të drejtë vote, çdo katër vjetë. Kuvendi ka Senatin e quajtur New York State Senate dhe Dhomën e ultë të Legjistaturës e cila thirret New York State Assembly. Dhe çdo përfaqësues që përfaqëson rrethin e tij është anëtarë Assemblymen në dhomë e ulët e Legjislaturës së Shtetit. Senati – New York State Senate, e cila ka gjithësejt 61 anëtarë.
Ndërkohë, që Dhoma e Ultë e Legjislaturës – New York State Assembly, përbëhet nga 150 anëtarë që përfaqësojnë një numër të barabartë të rretheve, çdo rreth(ose Distrikt) që ka një popullsi mesatare prej 128,652. Anëtarët e Kuvendit shërbejnë në një mandat dy-vjeçarë, por pa kufij afati – pra, mund të zgjidhesh deri sa t’ë përfundosh karjerën politike në këtë dhomë përfaqësuesish.(BEQIR SINA)

Filed Under: Komunitet Tagged With: "Nderi i Kombit" për, Beqir Sina, Mark Gjonaj

MEDALJA E KALORSIT PER PRESIDENTIN NISHANI

May 7, 2015 by dgreca

Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani mori “Medaljen e Kalorsit” nga Fondacioni Ndërkombëtar Raoul Wallenberg/
Me motivacion për guximin e jashtëzakonshme të shqiptarëve, gjatë Luftës së Dytë Botërore, për të strehuar , duke i mbrojtur e shpëtuar jetën e mijëra hebrenjë gjatë Holokaustit, në bazë të kodit shqiptarë Besa. Filmi Besa vazhdon të jetë një projekt i filluar vite më parë nga fotografi amerikan Norman H. Gershman, me titull God’s House (Shtëpia e Zotit).Gershman thot se ai shpreson që filmi Besa të emërohet për çmimin Oscar në Hollivud./
Nga Beqir SINA/
BIG APPLE MANHATTAN NY : Gjatë qëndrimit në Nju Jork, kreu i shtetit shqiptarë Nishani mbrëm vizitojë edhe Kolegjin Hebre “Hebrew Union College’, në Nju Jork dhe ka përshëndetur aktivitetin, që u mbajt në B’nai Jeshurun Sinagogue, me rastin e shpëtimit të Hebrenjeve 70 vjet më parë.
Ky aktivitet u mbat në shenjë vlerësimi ndaj ndihmës që dhanë shqiptarët në shpëtimin e hebrenjve me kodin e njohur njerëzor Besa, në kuadrin e aktiviteteve që po zhvillohen këto ditë në Shtetet e Bashkuara me rastin 70-vjetorit të mbarimit të Luftës së Dytë Botërore – në veçanti rolin e shqiptarëve për shpëtimin e hebrenjve .

Në fillim të kësja veprimtarie Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani mori dje në Nju Jork “Medaljen e Nderit” në JCC Manhattan nga Fondacioni Ndërkombëtar Raoul Wallenberg për guximin e jashtëzakonshme të shqiptarëve, gjatë Luftës së Dytë Botërore, për të strehuar , duke i mbrojtur e shpëtuar jetën e mijëra hebrenjë gjatë Holokaustit, në bazë të kodit shqiptarë Besa.
Dhënia e medaljes u shoqërua me një ceremoni orgonizuar nga Fondacioni ndërkombëtar Raul Wallenberg, për rolin e Shqipërisë në shpëtimin e hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Duke marrë medaljen, Presidenti Nishani tha se ajo i takon të gjithë shqiptarëve, të cilët pa marrë në sy rrezikun strehuan dhe shpëtuan me qindra hebrej gjatë luftës.
Siç dihet Raul Wallenberg ishte një diplomat suedez, i cili shpëtoi dhjetra mijëra njerëz në Hungari gjatë Holokaustit. Në vitin 1945, ai u rrëmbye nga sovjetikët për të mos u parë më.Fondacioni u krijua në vitin 1997 nga kongresmeni Tom Lantosh dhe nga Baruch Tenembaum.
Në kolegjin JCC Manhattan, më pas u shfaq filmi dokumentar “BESA”
Në një nga mjediset e kolegjit JCC Manhattan, , më 5 maj me rastin e 70-vjetorit të mbarimit të Luftës së Dytë Botërore – në veçanti rolin e shqiptarëve për shpëtimin e hebrenjve, u shfaq filmi dokumentar “Besa”. Film dokumentar ky ku shqiptarët paraqiten si mbrojtës të hebrenjëve gjatë periudhës së luftës së dytë botërore, kur këta përndiqeshin e vriteshin nga nazistët. Filmi Besa vazhdon të jetë një projekt i filluar vite më parë nga fotografi amerikan Norman H. Gershman, me titull God’s House (Shtëpia e Zotit).Gershman thot se ai shpreson që filmi Besa të emërohet për çmimin Oscar në Hollivud.
Filmi bazohet në të dhëna gojore, dokumenta e intervista me personazhë realë, shqiptarë a familje të cilët kishin shpëtuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai fillon me rrëfimin e Rexhep Hoxhës, lindur në Tiranë në vitin 1950. I ati, para se të vdiste i la atij amanet tre libra në gjuhën hebraike. Ato ishin të një familjeje hebreje që gjatë luftës ishte strehuar në shtëpinë e familjes Hoxha. Me ndihmën Gershmanit, Rexhepi zbulon historinë e panjohur të aktit të jashtëzakonshëm të të atit të tij; Besën e ndërthur me trimëri e sakrificë.
Filmi pastaj zgjerohet për të hyrë në thellësi të botës shpirtërore të protagonistëve dhe për t’i shpjeguar publikut të huaj se çfarë është Besa dhe përse shqiptarët mendojnë se ajo është pjesë e veçantë e kulturës së tyre. Edhe regjisori kryesor i filmit Jason Williams e pranon, se Besa është diçka e veçantë. Ai mendon se tre elementë shërbyen që shqiptarët të vepronin në mbrojtje të hebrenjëve; “E para ishte qeveria shqiptare gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore që hapi kufijtë për këta të ikur e të përndjekur; E dyta ishte roli pozitiv i klerikëve myslimanë, katolikë e ortodoksë që u bënin thirrje besimtarëve të ndihmonin e fshihnin hebrenjtë që kërkonin strehim; dhe së treti ishte fjala e dhënë, Besa ajo që i lidhte këta faktorë, duke krijuar të veçantën që mungonte në Evropë në atë periudhë.”
Filmuar në Shqipëri, Bullgari, Izrael, dhe Shtetet e Bashkuara, filmi përmban rreth njëzet intervista me të mbijetuar dhe të shumë dëshmitarëve të tjerë.
Shfaqja e filmit u organizua nga nga Fondacioni Ndërkombëtar Raoul Wallenberg dhe grupi i hebernjëve , nga Lidhja Hebraike që lufton Anti-Semitizmin dhe veprimtar të komunitetit shqiptar, znj Majlinda Myrto e z Sejdi Hysenaj.
Fjala “Besë” sikur humbet në përkthim. Por për shqiptarët Besa është ashtu sic e kupton bartësi i saj, populli; “Si myslimanë të devotshëm ne u dhamë hebrenjve mbrojtjen humanitare. Pse? Sepse kështu urdhëronte miqësia, humanizmi, Besa.” Kështu shprehej në vitet 1990 në muzeun e Holokaustit Yad Vashem në Izrael, vlonjati Sazan Hoxha, i biri i Nuro Hoxhës, që strehoi 4 familje hebraike, duke vënë në rrezik jetën e fëmijeve të vet, tregonte gjatë fillimit.
Ata që e kanë parë këtë film dokumentar, thotë Zëri i Amerikës janë shprehur se populli amerikan është një bashkësi kulturash, racash e besimesh të ndryshme fetare dhe shfaqja e një filmi të tillë ndikon mjaft pozitivisht edhe në marrëdhëniet SHBA – Shqipëri.
Zëri i Amerikës ka thënë gjithashtu se :”Dëshmi të mirëqënies së hebrenjëve në trojet shqiptare janë të herëshme. Para disa vitesh në Sarandë u zbuluan gjurmët e një sinagoge të periudhes romake, ndersa i ashtuquajturi “mesia i fundit” Sabbatai Zevi në shek. XVII, gjeti strehim në Ulqin e Berat pas përndjekjes nga Stambolli e Selaniku. Dhe një nga dëshimitë më konkrete është ajo në shënimet e ish-ambasadorit amerikan në Shqipëri më 1934, Herman Bersntein, i cili shkruan: “Nuk ka asnjë gjurmë diskriminimi kundër hebrenjëve në Shqipëri, sepse Shqipëria ndodh të jetë një nga vendet e rralla në Evropë ku paragjykimet dhe urrejtja fetare nuk ekzistojnë, edhe pse shqiptarët janë të ndarë në tre besime”

Filed Under: Komunitet Tagged With: MEDALJA E KALORSIT PER, presidentin Nishani

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 298
  • 299
  • 300
  • 301
  • 302
  • …
  • 394
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kullat e familjeve të mëdha patriotike si objekte të trashëgimisë historike
  • ALARM SIGURIE DHE NDËRGJEGJËSIMI KOMBËTAR
  • Edith Durham – Shqiptarët dhe serbomalazezët në 1910-1912
  • Public Statement from VATRA
  • “Universi Biblik” si pasuri e Muzeut të Artit Mesjetar
  • Lavdi përjetë martirëve të 2 prillit!
  • KOSOVA DHE PAVARËSIA E SAJ NË KËNGËT E ARIF VLADIT
  • Masakra e Tivarit – Një e vërtetë e shtypur për shumë kohë
  • Pasqyrimi në filateli i mbështetjes amerikane ndaj Shqipërisë gjatë L2B
  • MASAKRA E TIVARIT, 1945: HESHTJA ZYRTARE QË VAZHDON TË VRASË
  • DR.ATHANAS GEGAJ, EDITORI I “DIELLIT” NË OPTIKËN E DOKUMENTEVE ARKIVORE TË VATRËS (1963-1971)
  • Kujtojmë në ditën e lindjes patriotin e shquar Kostandin Çekrezi, figurë e rëndësishme e historisë dhe publicistikës shqiptare
  • Vasil Rakaj, malësori që ngjizi me shkëmb, metal, dru, baltë dhe shpirt, altarin e përjetësisë
  • “Ajo që pashë në Raçak më ndryshoi jetën”, ambasadori Walker rrëfen në Boston çfarë ndodhi në Kosovë
  • VATRA Boston dhe Kisha “Holy Trinity” promovuan librin “Saint Paul in Dyrrach” të profesor Thanas Gjikës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT