• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Veprimtari përkujtimore te “Bijtë e Shqipes” për të kujtuar e nderuar jetën dhe veprën e Maliq Arifajt

November 13, 2024 by s p

Nga dr. Sadik Elshani/

Në mjediset e saj shoqata “Bijtë e shqipes” dhe familja organizuan një veprimtari përkujtimore për të kujtuar e nderuar jetën dhe veprën e Maliq Arifajt, i cili u nda nga kjo botë më 24 shtator 2024. Për raste të tilla amerikanët e kanë një shprehje të bukur, të përshtatshme: “Celebrating the life” (“kremtojmë jetën”). Edhe ne ishim tubuar për ta kremtuar jetën e Maliqit, për t’i shprehur nderimet tona për veprimtarinë e tij shumëvjeçare në shërbim të komunitetit, në sherbim të çështjes kombëtare, sidomos asaj kosovare.Maliqi, si njeri i përzemërt e plot mirëkuptim,  tërë jetën është angazhuar për bashkimin e komunitetit tonë, për të qenë gjithmonë pranë njëri – tjetrit, në ditë të mira e në ditë të vështira. Prandaj, edhe salla ku u zhvillua kjo veprimtari ishte mbushur plot me bashkatdhetarë, familjarë e farefis, si dhe bashkëveprimtarë të Maliqit ndër vite. Merrtte pjesë vajza e tij, Syzana me bashkëshortin, djali, Justin, me bashkëshorten dhe tri vajzat e tij, si dhe partnerja e tij shumëvjeçare, zonja Valerie Daëson, së bashku me vajzën dhe dhëndrin. Merrnin pjesë edhe shumë miq të tij amerikanë. Ishte kjo fryma, porosia e jetës së Maliqit që na bëri bashkë në këtë veprimtari. Fëmijët e tij kishin sjellur disa albume të organizuar bukur e me fotografi të shumta nga të gjitha fazat e jetës së Maliqit, disi sikur e ndienim praninë e tij në mesin tonë.

Veprimtarinë e hapi kryetari i shoqatës, z. Dritan Matraku, i cili i përshëndeti të pranishmit duke ifalenderuar për pjesëmarrjen e tyre për të kremtuar jetën e Maliq Arifajt. Ai pastaj tha disa fjalë dashëmirësie për Maliqin si anëtar i nderuar i shoqatës sonë dhe si veprimtar shumëvjecar i komunitetit shqiptaro – amerikan, angazhimin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Fjalën e rastit e mbajti z. Sadik Elshani, njëherësh edhe shkruesi i këtyre radhëve. Ai i bëri një pasqyrë të shkurtër jetës dhe veprimtarisë atdhetare të zotit Arifaj, takimet e bisedat me të, kryesisht për sfidat me të cilat po ballafaqohet Kosova për t’u bërë një shtet modern e demokratik. Ai pastaj u përqëndrua te veprimtaria atdhetare e Maliqit dhe organizatës.Rinia Shqiptare Kosovare në Botën e Lirë. (RShKBL), ku ai ishte sekretar ekzekutiv, organizimin e demonstrative në mbështetje të shqiptarëve në ish Jugosllavi, shkrimin dhe shpërndarjen e pamfleteve dërguar personaliteteve e institucioneve me influencë në politikën amerikane si dhe atë ndërkombëtare. Duke folur për personalitetin dhe karakterin e Maliq Arifajt, z. Elshani u shpreh: “Maliqi ishte një person i përzemërt, kishte një shpirt fisnik e të pastër, një ndershmëri të tejskajshme, natyrë të qetë e një komunikim shumë të ngrohtë e njerëzor. Ishte një atdhetar i flaktë, veprimtar i përkushtuar i çështjes kombëtare, sidomos asaj kosovare.E donte Shqipërinë e donte Kosovën, Amerikën – atdheun e tij të dytë, i donte shqiptarët, i donte njerëzit e mirë, përparimtarë e democratë. Maliqi mishëronte, pasqyronte virtytet më të mira të popullit tonë: besnikërinë, mikpritjen, qëndresën, dashurinë e pakufijshme për kombin e atdheun, ndjenjën e sakrificës, respektin për njëri – tjetrin. Rrezatonte mirësinë njerëzore dhe frymën pozitive për bashkim. Dallgët e jetës, përvoja jetësore në kohëra të jashtëzakonshme e kishin kalitur karakterin e tij burrëror, njerëzor e atdhetar. E respektonte mendimin e tjetrit, por ishte konsekuent e i palëkundshëm në bindjet dhe qëndrimet e tij për çështje të ndryshme. Gjithmonë zemërgjërë e bujar”.

Pastaj z. Lumni Shurdhiqi tregoi për miqësinë e tij me Maliqin apo siç e quante ai, baci Maliq. Lumniu si refugjatë i dëbuar nga Kosova nga forcat serbe, ishte takuar me Maliqin në bazën ushtarake Fort Dix, ku Maliqi shërbente si përkthyes. Miqësia e Lumniut dhe shokëve të tij kishte vazhduar deri në castet e fundit të jetës së Maliqit. Ata e respektonin Maliqin jo vetëm si shok, por edhe si vëlla të madh, si prind.

Me shumë emocione për babain e tyre folën edhe fëmijët e Maliqit, Syzana dhe Justini. Ata treguan se ai punonte shumë për ta mbajtur familjen, ndërsa të dielave e kalonte tërë kohën duke folur me familjen dhe të afërmit në Kosovë. Duhet theksuar se për shkak të angazhimeve të tij politike ai nuk ka mundur ta vizitojë familjen për 33 vite. Fëmijët treguan se pritja e Vitit të Ri gjithmonë ishte për të diçka shumë e gëzueshme me shpresë se Viti i Ri do të sjellë edhe diçka të re, shpresë të re.

Në fund të kësaj veprimtari u shfaqen tri video që kishin dicka të përbashkët me rrugëtimin e jetës së Maliqit: një video me pamje të fshatit të tij të lindjes, Peqan (komuna e Suharekës/Therandës), prej nga ishin rrënjët e tij; videoja tjetër ishte një fragment nga poema e Naim Frashërit, “Bagëti e bujqësi”, recituar me plot artistëri nga aktori, Prokop Mima. Edhe Maliqi, sikurse poeti, gati tërë jëtën e tij në mërgim – larg atdheut, i përmallshëm për natyrën dhe çdo gjë shqiptare. Maliqi e ka adhuruar këngëtaren tonë të madhe, Nexhmie Pagarusha, të cilëm e kishte patrë në një koncert në Nju Jork. Një herë gjatë një bisede më tha se kur të shkonte në Kosovë donte që gjithësesi dikush ta çonte te varri i Nexhmies për t’i shprehur nderimet e tij. Por, fatkeqësisht kjo nuk ndodhi, vdekja e rrëmbeu edhe Maliqin. Prandaj, ishte krejt e natyrshme që kjo veprimtari të përmbyllej me një këngë të Nexhmie Pagarushës, dhe pikërisht këngën e saj më të njohur, “Baresha”.

Për të gjithë të pranishmi fëmijët e Maliqit shtruan një darke-koktel me ushqime e pije të llojllojshme – një kafshatë bukë për Maliqin. Edhe gjatë koktelit të pranishmit ndanin me njëri –  tjetrin kujtime nga takimet e bisedat me Maliqin, shfletoni fotografitë nga albumet familjare, të përgatitur e të ruajtur bukur.

Është një gjest fisnik e njerëzor kur nderohen e kujtohen veprimtarët e devotshëm të komunitetit tonë, sidomos ata që me vite janë angazhuar për çështjet kombëtare. Në listën e gjatë të atyre që vepruan për lirinë e pavarësinë e Kosovës një vend të merituar zë edhe Maliq Arifaj dhe organizata Rinia Shqiptare Kosovare në Botën e Lirë. Dy vite më parë me rastin e festimeve të pavarësisë së Kosovës, shoqata e ka nderuar atë me Certifikatë Mirënjohjeje. Gjithmonë qoftë i kujtuar – u prehtë në paqe!

Philadelphia, më 12 nëntor 2024.

Filed Under: Komunitet

Nderimi i veteranëve: Një ditë për të reflektuar mbi shërbimin, sakrificën dhe qytetarinë

November 11, 2024 by s p

Nga Rafael Floqi

Photo Copyright©“ Memorie.al 

Dita e Veteranëve shënohet çdo vit më 11 nëntor. Kjo datë shënon armëpushimin e nënshkruar në vitin 1918 që i dha fund Luftës së Parë Botërore, në orën 11 të ditës së 11-të të muajit të 11-të. Fillimisht e njohur si Dita e Armëpushimit, ajo u festua për herë të parë në vitin 1919 për të nderuar ata që shërbyen në Luftën e Parë Botërore. Në vitin 1954, pas Luftës së Dytë Botërore dhe Luftës së Koresë, Kongresi i SHBA e ndryshoi emrin në Ditën e Veteranëve për të nderuar të gjithë veteranët ushtarakë amerikanë, jo vetëm ata që shërbyen në Luftën e Parë Botërore. 

Dita e Veteranëve është më shumë sesa thjesht një moment për parada, fjalime ose zbritje çmimesh me pakicë. Është një ditë për të reflektuar thellë mbi jetën dhe sakrificat e burrave dhe grave që kanë shërbyer në ushtrinë e Shteteve të Bashkuara. Është një ditë për të nderuar guximin e tyre, përkushtimin e tyre dhe ndjenjën e tyre të thellë të detyrës për të mbrojtur liritë që i kemi të dashura. Por është gjithashtu një kohë për t’u përballur me përgjegjësinë më të gjerë që ne të gjithë ndajmë – si shoqëri ashtu edhe si qytetarë – për të siguruar që sakrificat e bëra nga veteranët të mos pranohen vetëm me fjalë, por të kenë mbështetje të prekshme në veprimet tona. 

Dita e Veteranëve është një kohë që kombi të ndalojë, reflektojë dhe nderojë burrat dhe gratë që kanë shërbyer në ushtrinë amerikane. Por ndërsa mblidhemi për të treguar respektin tonë, duhet të kujtojmë se shërbimi ushtarak në Amerikë nuk është vetëm historia e një grupi apo një tradite – është një histori e thurur nga prejardhje, kultura dhe përvoja të ndryshme të të gjithë amerikanëve. Midis këtyre grupeve, shqiptarët amerikanë shquhen për kontributet e tyre të qëndrueshme në forcat e armatosura, si dhe për sfidat  unike me të cilat përballen si veteranë. Përfshirë edhe 3 heronjtë shqiptarë: marinsi i parë nga Shqipëria që u vra në Irak Ervin Dervishi, dhe marinsi shqiptar nga Lezha Gentian Marku, dhe marinsi, Nicholas O. Cherava.

Për shumë prej nesh, Dita e Veteranëve është një festë që qëndron në kryqëzimin e reflektimit personal dhe kujtesës kolektive. Ndërsa ndalojmë për të nderuar ata që kanë shërbyer, na kujtohen realitetet komplekse dhe shpesh të dhimbshme të luftës, heroizmi që kërkohet përballë rrezikut të madh dhe ndikimet afatgjata që shërbimi ushtarak mund të ketë në jetën e individëve dhe familjeve. Veteranët tanë përfaqësojnë më të mirën prej nesh – ata që kanë dalë vullnetarë, ndonjëherë me kosto të madhe personale, për të mbrojtur vlerat e demokracisë, lirisë dhe drejtësisë. 

Historia e shqiptaro-amerikanëve në ushtrinë amerikane është e pasur dhe e gjatë, e shtrirë në breza dhe konflikte të shumta. Emigrantët shqiptarë kanë qenë prej kohësh krenarë për shërbimin e tyre dhe shumë që erdhën në Amerikë si refugjatë ose duke kërkuar mundësi iu bashkuan ushtrisë, duke e parë atë si një mënyrë për të provuar besnikërinë e tyre ndaj shtëpisë së tyre të re. Gjatë të dy Luftërave Botërore, Luftës së Koresë dhe Luftës së Vietnamit, si dhe konflikteve më të fundit në Lindjen e Mesme, shqiptarët amerikanë i janë përgjigjur thirrjes së detyrës me dallueshmëri.

Ish ushtarakëve amerikanë me origjinë shqiptare, të cilët gjatë Luftës së Dytë Botërore, u inkuadruan në radhët e Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe luftuan në frontet e Paqësorit (kundër Japonisë) dhe në atë të Evropës (kundër Gjermanisë). Nuk ka një statistikë të saktë, por besohet se numri i emigrantëve shqiptarë, të rreshtuar në ushtrinë amerikane gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore, ishte relativisht i lartë. Madje një ndër eksponentët më të njohur të Shërbimit Informativ të SHBA-së, gjatë viteve 1939 – 1945 (OSS), i quajtur Thomas Stephan (Thoma Stefani) u atashua në Shtabin e Përgjithshëm të UNCSH .

Fotoja në fjalë është bërë disa vite pas përfundimit të luftës, ku tashmë ish-ushtarakët shqiptaro-amerikanë do të gëzonin edhe statusin e “Veteranit të Luftës së Dytë Botërore”. Nga e majta në të djathtë, Angelo Andoni, George Ratska, James Kosmo, George Chani, Louis Kosmo, Nick Toska, William Kosmo, Steve Peters, dhe James Kristo. Ulur, Dr. Andrea Elia, Paul Apostoli, Al Tromara, Peter Chani, John Chicos, dhe Peter Lucas.

Në fakt, shqiptarët amerikanë kanë qenë pjesë e disa prej momenteve më të rëndësishme në historinë ushtarake të SHBA-së. Një shembull i spikatur është shërbimi i kolonel Elez Biberaj, një oficer i dekoruar i Ushtrisë Shqiptaro-Amerikane që shërbeu si në Luftën e Koresë ashtu edhe në atë të Vietnamit një gazetar e drejtues e Zërit të Amerikës. Karriera e tij nuk ishte vetëm një dëshmi e guximit dhe aftësisë së tij personale, por e përkushtimit më të gjerë të shqiptarëve amerikanë për të mbrojtur vlerat e lirisë dhe demokracisë. Një shembull domethënës është Ronald Nasson.

Me 25 Janar 2024 Komuniteti Shqiptaro-Amerikan vajton humbjen e Ronald Nasson, një figurë e respektuar dhe kryetar i Shoqatës së Veteranëve Shqiptaro-Amerikanë, i cili ndërroi jetë në moshën 91-vjeçare. I lindur më 8 gusht 1932, në Jamaica Plain nga emigrantët shqiptarë Andrew Nasson dhe Natalie Apostoli, Ronald Nasson u rrit nën ndikimin e kulturës dhe patriotizmit shqiptar. Prindërit e tij, të cilët mbërritën në SHBA në vitin 1915, u bënë shtetas amerikanë deri në vitin 1920. Edhe pse shërbeu në ushtrinë amerikane dhe ndoqi arsimin e lartë, Nasson ruajti një lidhje të thellë me trashëgiminë shqiptare. Nasson u rekrutua në Ushtrinë Amerikane në vitin 1950, i shtyrë nga një ndjenjë detyre dhe patriotizmi. Më vonë shërbeu në Luftën e Koresë si marins, një përvojë që i la atij një respekt të thellë për shokët e tij ushtarë, por edhe kujtime të frikshme nga lufta.

Pas kthimit në SHBA, Nasson u përkushtua për të mbështetur veteranët e tij, duke u bashkuar me Shoqatën e Veteranëve Shqiptaro-Amerikanë në vitin 1946 dhe më pas duke e udhëhequr si kryetar. Ai luajti një rol kyç në ruajtjen e trashëgimisë së veteranëve shqiptaro-amerikanë dhe në forcimin e komunitetit mes tyre.

Nasson gjithashtu luajti një rol të rëndësishëm në përkujtimin e kontributeve të ushtarëve shqiptaro-amerikanë gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri. Ai ishte forca lëvizëse pas themelimit të një memoriali në Korçë, që nderon 26 amerikanët me prejardhje shqiptare që shërbyen në Shqipëri gjatë luftës. Kjo iniciativë u realizua në vitin 2014 me një ceremoni shtetërore të mbajtur me pjesëmarrjen e figurave të shquara, përfshirë edhe vetë Nassonin. 

Veteranë të tjerë shqiptaro-amerikanë kanë shërbyer me dallueshmëri në njësitë ushtarake elitare si Forcat e Marinës së SHBA-së dhe Army Rangers. Shumë shqiptaro-amerikanë shërbyen gjithashtu në role më pak të publikuara, duke filluar nga Garda Kombëtare e Ushtrisë Amerikane te rezervat, duke kontribuar në mënyra që shpesh janë më pak të dukshme, por po aq të vlefshme. Shërbimi i tyre është shënuar nga një ndjenjë e thellë patriotizmi, shpesh e nxitur nga një histori vështirësish ose zhvendosjeje në vendin e tyre – një histori që, për shumë, përfshin arratisjen nga shtypja ose lufta në Ballkan.

Megjithatë, si të gjithë veteranët, edhe shqiptaro-amerikanët përballen me sfidat afatgjata të përshtatjes me jetën pas shërbimit ushtarak. Kalimi nga lufta në jetën civile mund të jetë veçanërisht i vështirë për ata që kanë shërbyer në zonat e konfliktit ose familjet e të cilëve janë zhvendosur nga dhuna. Për këta veteranë, ndjenja e detyrës ndaj vendit ndonjëherë mund të ndihet në kundërshtim me traumën që mbartin me vete. Megjithatë, si të gjithë ata që shërbejnë, veteranët shqiptaro-amerikanë janë elastik, duke gjetur forcë në komunitet dhe ndjenjën e përbashkët të shërbimit që vjen me shërbimin ushtarak.

Por ndërsa i nderojmë këta veteranë në Ditën e Veteranëve, duhet të pyesim veten: a po bëjmë mjaftueshëm për të siguruar që ata të marrin mbështetjen që meritojnë? Për shqiptarët amerikanë dhe për veteranët e çdo prejardhjeje, ekziston një nevojë urgjente për kujdes të aksesueshëm të shëndetit mendor, mbështetje për riintegrimin e familjes dhe shtigje drejt punësimit të qëndrueshëm pas shërbimit. Shumë shpesh, veteranët – veçanërisht ata nga komunitetet pakicë – e gjejnë veten duke luftuar për të lundruar në një sistem që është i pafinancuar ose i pajisur keq për të përmbushur nevojat e tyre. Për shumë veteranë, kjo shkëputje nga shërbimet ushtarake në të cilat u mbështetën gjatë shërbimit të tyre mund të jetë një nga aspektet më të vështira të kalimit në jetën civile.

Veteranët shqiptaro-amerikanë, si të gjithë veteranët, meritojnë më shumë se një njohje njëditore. Ata meritojnë politika që shtrihen përtej retorikës dhe shkojnë në thelbin e sigurimit që veteranët nga të gjitha prejardhjet – qofshin ata emigrantë të gjeneratës së parë apo amerikanë të gjeneratës së katërt – të kenë burimet dhe mundësitë që u nevojiten për të lulëzuar pas shërbimit. Ne u detyrohemi atyre jo vetëm të njohim sakrificën e tyre, por të sigurojmë që ata të mbështeten siç duhet në jetën e tyre pas shërbimit.

Për më tepër, Dita e Veteranëve shërben si një kujtesë për kontributet e vazhdueshme të veteranëve për shoqërinë tonë. Shumë veteranë shqiptaro-amerikanë kanë vazhduar t’i shërbejnë komuniteteve të tyre në mënyra të tjera, duke përfshirë shërbimin publik, sipërmarrjen ose si avokatë të kolegëve veteranë. Kjo ndjenjë e vazhdueshme e shërbimit është një trashëgimi që të gjithë duhet ta nderojmë, jo vetëm duke vlerësuar kontributet e tyre në të kaluarën, por duke mbështetur përpjekjet e tyre në të ardhmen si qytetarë.

Filed Under: Komunitet

Shkolla Shqipe “Gjergj Fishta” në Long Island New York

November 9, 2024 by s p

Shkolla Shqipe “Gjergj Fishta” në Long Island New York, një fidanishte patriotike që edukon me atdhedashuri për Gjuhën dhe Flamurin Kuq e Zi fëmijët e lindur në mërgatën e Amerikës. Mirënjohje mësueses së përkushtuar Fabjola Gjinaj për dedikimin dhe punën e palodhur. Me mbështetjen e Vatrës Long Island New York, Shkolla “Gjergj Fishta” po shërben si njësi shpirtërore, edukative, patriotike, kulturore e komunitare për bashkimin e shqiptarëve në Long Island.

Ruajtja e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar shqiptar është vepër e shenjtë atdhetare.

Adresa:

134 Middle Country Rd, Coram, NY 11727

Kontakt: +19292175308.

Filed Under: Komunitet

“TV BOIN – ZËRI I VËNDLINDJES” MBLEDH SËRISH BASHKË DONATORËT MALËSORË

November 9, 2024 by s p

Nga Ramazan Çeka/

Humanistët malësorë bashkohen sërish në një darkë të veçantë donatorësh për mbledhjen e fondeve për restaurimin e TV “BOIN”. I jashtëzakonshëm uniteti i malësorëve këtu në Michigan, në Malësinë e vogël me zemër të madhe, që ata vetë kanë themeluar në Amerikën e Largët, me shumë përkushtim e respekt reciprok, duke i shtrirë dorën vllazërore njëri – tjetrit e duke lidhur besën njësoj si në vendlindje me BESLIDHJEN E MALËSISË. 

   Sa herë thërret zëri i Atdheut, i Malësisë apo i Vllaznisë dhe lind nevoja me iu gjet pranë, me iu zbut hallet e me iu zbardhë faqen, ata mblidhen njësoj si sonte në këtë darkë humanitare, në të cilën janë bashkuar për të mbledhur fonde për rindërtimin e TV Boin, medias së vetme shqiptare në Malin e Zi, me kushte dhe parametra bashkëkohorë. 

   Kjo darkë vllaznie me motiv bamirësie e shtruar bujarisht nga Avokati i nderuar z. Jozef Dedvukaj, në lokalin e biznesmenit Dodë Kolçaj në Rochoster Bistro, mblodhi bashkë malësorë e aktivistë, biznesmenë e drejtues të organizatave më me emër në Komunitetin Shqiptar në Michigan, ndër ta edhe Drejtori i Degëve të Vatrës në Amerikë z. Mondi Rakaj, Avokati i mirënjohur z. Ervin Tinaj, njëkohsisht Kryetar i Shoqatës “Kelmendi”. Prof. Anton Lajçaj, Kryetari i Shoqatës “Jehona e Malësisë”  Agron Dedivanaj, Biznesmenët e nderuar Mark Nikollë Pjetrushi Lulgjuraj, Marash Nucullaj, Palë Shkreli, Marjan Camaj, Vilson Sinishtaj, Aktivisti Gjergj Ivezaj dhe Aktivisti e humanisti i nderuar z. Peti Camaj, biznesmen dhe sipërmarrës me përvojë në rolin e arkatarit, njëkohësisht producent i disa veprimtarive dhe aktivitete kulturore e artistike, si dhe shumë malësorë të tjerë aktivistë e humanistë të nderuar e bujarë me emër në Malësi.

   Nuk munguan as përfaqsues të mediave shqiptare në Michigan e jo vetëm.  

   Për ta njohur më në detaje mirfunksionimin e marrëdhënieve vllaznore, rëndësinë e “Tv Boin” për këta malësorë, për Komunitetin Shqiptar në Michigan, si dhe në Malësinë e Madhe, motivin për çka janë mbledhur, si dhe mbarvajtjen e kësaj darke, kemi marrë disa intervista, të cilat do t’i pasqyrojmë në një reportazh për teleshikuesit shqiptar, për të dëshmuar kështu forcën e unitetit vllaznor, që si askund tjetër i mban të lidhur bashkë këta malësorë të nderuar në vendlindje dhe në Diasporë.

Filed Under: Komunitet

Si komuniteti shqiptar, ndihmoi në fitoren e Trump-it në Michigan

November 8, 2024 by s p

Nga Rafael Floqi/

Ishte momenti që ai kishte fantazuar për katër vjet. Në orën 2:24 të mëngjesit të datës 6 nëntor, Donald Trump doli në skenë në një sallë vallëzimi në Florida, i rrethuar nga këshilltarë, udhëheqës partie, familjarë dhe miq. Associated Press ende nuk e kishte shpallur garën e fituar, por ishte e qartë deri atëherë, se votuesit e kishin rikthyer atë në pushtet. Duke parë një det mbështetësish me kapele të kuqe MAGA, Trump u gëzua për triumfin, e sigurt. “Ne kemi arritur gjënë më të pabesueshme politike”, tha Trump. “Amerika na ka dhënë një mandat të paprecedent dhe të fuqishëm.”

Mënyra se si Trumpi, 78 vjeç, fitoi rizgjedhjen, do të jetë çështje e librave të historisë dhe tashmë zgjedhja e Amerikës mund të gjurmohet në disa vendime kyçe. Për ndihmësit kryesorë të Trump, teza e fushatës mund të përmblidhet në një slogan të thjeshtë: “Rritini maksimalisht numrin e burrave votues dhe mbajeni numrin e grave”. Kjo do të thoshte të theksohej ekonomia dhe imigracioni, gjë që Trump e bëri pa pushim. Kjo nënkuptonte largimin e vëmendjes nga kaosi i mandatit të tij të parë, ndalimet e ligjit të abortit që ai futi dhe sulmi i tij ndaj demokracisë amerikane katër vjet më parë. Kjo do të thoshte një fushatë që nxiti pakënaqësinë e votuesve të zhgënjyer. 

Për komunitetin shqiptar ishte koha të kuptuar se shqiptarët në Michigan janë në një numër që mund të sjellin ndryshimin me votat e tyre. Sipas sondazheve tona mund të ketë mbi 100 mije votues me origjinë shqiptare në Michigan. Në përgjithësi komuniteti shqiptar është i paorganizuar politikisht dhe ka një handikap që nuk voton.  Por me këto zgjedhje shqiptarët në Michigan kuptuan se vota e tyre mund të sillte ndryshimin. Kjo edhe kur disa organizime që u zhvilluan, ishin disi të shkëputur nga vet organizimet e  diasporës por të shtyrë nga fushata e Trump-it.

Sidomos në Michigan, ku fushata Trump ishte e interesuar për çdo votë fushata e kishte fokusuar synimin tek komuniteti arab dhe ai shqiptar. Këtë të fundit e mësova drejtpërdrejt si nga drejtuesit e fushatës Trump në Michigan dhe nga z.Rick Grenell. Por fitorja e Trumpit në Michigan mund t’i dedikohet kësaj here edhe angazhimit të komunitetit shqiptar.

Komuniteti shqiptar në Shtetet e Bashkuara ka një ndikim të dukshëm dhe të rëndësishëm në jetën politike të vendit, duke kontribuar në mënyrë të veçantë në zgjedhjet presidenciale dhe lokale. Një nga grupet që ka luajtur një rol të rëndësishëm në mobilizimin e votave për Presidentin Donald Trump në vitin 2024 ishte Shoqata Albanian American Conservative Republicans (AACR), e drejtuar nga Mark Gjokaj, një figurë kyçe e komunitetit shqiptar dhe aktivist i njohur.

Shoqata Albanian American Conservative Republicans krahas veprimtarëve të tjerë, ka pasur një ndikim të fuqishëm në përhapjen e vlerave konservatore në mesin e shqiptarëve të Amerikës, veçanërisht në shtetin e Michigan, ku një numër i konsiderueshëm shqiptarësh jetojnë dhe punojnë. Kjo shoqatë ka mobilizuar shumë anëtarë të komunitetit shqiptar të Michiganit, duke i inkurajuar ata të mbështesin kandidatë që promovojnë vlera konservatore, si Donald Trump, veçanërisht për shkak të platformës së tij mbi ekonominë, sigurinë dhe familjen.

Një nga faktorët kryesorë që i ka bashkuar shqiptarët e Amerikës në mbështetje të politikave konservatore është besimi i fortë në vlerat tradicionale të familjes, si dhe shqetësimi për sigurinë ekonomike. Shumica e shqiptarëve që jetojnë në SHBA janë të pasionuar për ruajtjen e strukturave familjare dhe kanë një orientim të theksuar ndaj mbrojtjes së institucioneve familjare dhe të jetesës stabile. Po ashtu, shumë prej tyre janë të shqetësuar për rritjen e inflacionit, i cili ka ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në bizneset e vogla, shumë prej të cilave janë pronë e shqiptarëve.

Këto vlera konservatore janë të natyrshme për shqiptarët, që historikisht kanë kaluar shumë sfida për të siguruar mirëqenie dhe mbijetuar në një mjedis të pasigurt. Shumica e tyre e ka të qartë se politikat që favorizojnë uljen e taksave, mbështetje për biznesin e vogël dhe nxitjen e një ekonomie të hapur janë kritike për prosperitetin e tyre në SHBA.

Shoqata Albanian American Conservative Republicans dhe aktivistët e tjerë kanë luajtur një rol të rëndësishëm në këtë kontekst, duke ofruar një forum ku shqiptarët mund të mblidhen, të diskutojnë dhe të koordinojnë aktivitete lobuese për të mbështetur kandidatët që janë në harmoni me vlerat e tyre. Aktivistët dhe anëtarët e shoqatës, duke përfshirë avokatë, prokurorë, dhe intelektualë të komunitetit, janë bërë mbështetës të fuqishëm të platformës konservatore.

Në vitet e fundit, kjo shoqatë ka udhëhequr një sërë fushatash për të rritur ndërgjegjësimin dhe angazhimin e shqiptarëve në procesin zgjedhor. Aktivitetet e shoqatës përfshijnë organizimin e ngjarjeve, forumeve, dhe mbështetje direkte për kandidatët që përqafojnë vlerat e konservatorizmit amerikan. Kjo ka përfshirë gjithashtu aktivitete lobuese për të siguruar mbështetje për politikat që ndihmojnë në forcimin e sigurisë kombëtare, mbrojtjen e familjes dhe krijimin e mundësive për bizneset e vogla, sektor i cili ka qenë një shtyllë e rëndësishme për komunitetin shqiptar.

Një nga faktorët që ka ndihmuar në këtë mobilizim ka qenë shqetësimi për rritjen e inflacionit dhe ndikimi i tij në jetën e përditshme të shqiptarëve, shumë prej të cilëve janë të angazhuar në biznesin e vogël. Politikave të Trump që favorizonin uljen e taksave dhe mbështetje për bizneset e vogla i kanë siguruar një mbështetje të gjerë brenda komunitetit shqiptar. 

Komuniteti shqiptar, i udhëhequr nga figura të tilla si Mark Gjokaj dhe Shoqata Albanian American Conservative Republicans, do të vazhdojë të luajë një rol të rëndësishëm në politikën e ardhshme të Shteteve të Bashkuara, veçanërisht në shtete të tilla të rëndësishme si Michigan, ku mbështetja për vlerat konservatore është gjithnjë e më e fortë. Takimet e zhvilluara p.sh. në lokalin shqiptar Don Christ’s bar and cigar ishin me vlerë në fushën e lobizmit partiak. 

Por si komunitet ne duhet te bëjmë më shumë për të vendosur shqiptarët që nga pushteti lokal e deri në kongres. Dhe është fatkeqësi që dasitë me shqiptarëve të të njëjtit orientim dhe qëllim politik u shfaqën në Michigan në takimin e organizuar në Imperial House me përfaqësuesin e Fushatës Rick Grenell ku ishte i pranishëm edhe djali i z Trump Don jr. Takimi mblodhi sipas të pranishmëve mbi 400 vetë por qe  i organizuar keq, me një moderator nga Shqipëria që mund të jetë i mirë për Big Brother, Arjan Ikonomi por që nuk e ka haberin për komunitetin shqiptar, dhe nuk pati suksesin që duhej. Dasitë bënë që ky takim përgjithësisht mos të realizonte krejtësisht qëllimin.

Nga ana tjetër, komuniteti shqiptar ka një opinion të përzier për rolin e Rick Grenell në lidhje me Kosovën. Disa e konsiderojnë atë si një mbështetës të fuqishëm të përpjekjeve të Kosovës për njohje ndërkombëtare dhe zhvillimin e raporteve të saj me shtetet e tjera. Ai ka luajtur një rol të rëndësishëm si ndërmjetësues në negociatat për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, veçanërisht gjatë periudhës kur ishte i dërguar i posaçëm i administratës Trump për dialogun. Angazhimi i Rick Grenell për të lehtësuar arritjen e marrëveshjeve ekonomike dhe përpjekjet për të sjellë një stabilitet më të madh në rajon është pritur me miratim nga disa segmente të komunitetit shqiptar. Megjithatë, disa kritikojnë se përqendrimi i tij në marrëveshjet ekonomike mund të ketë lënë pas dore çështje më të ndjeshme politike, të tilla si njohja e plotë e Kosovës nga Serbia. Kjo ka krijuar një debat të brendshëm, ku disa e shohin si një diplomat pragmatik, ndërsa të tjerë e akuzojnë për kompromise me serbët që mund të minojnë integritetin territorial të Kosovës.

Televizioni i Shqiptarëve të Amerkës gjithnjë ka mbështetur komunitetin shqiptar dhe të zgjedhurit shqiptar pa dallim, nëse dikush refuzoi ftesën e TV për tu drejtuar komunitetit nëpërmjet TV shqiptar, në zona të tilla si Macomb apo Oakland, ku ka një shumicë shqiptarësh, tregon se kandidatët nuk arrijnë të kuptojnë rolin e medias në komunitet dhe në këtë fushatë. 

Ne do dëshironim, që p.sh, kandidati shqiptar Nik Gjonaj të fitonte në qarkun që Trump e fitoi. Por Biznesmeni Nik Gjonaj humbi në zgjedhjet për Ekzekutivin e qarkut Oaklandit ndaj Dave Coulter që fitoi një mandat të dytë pasi totalet përfundimtare të votave të mërkurën në mëngjes tregonin se  demokrati Coulter mundi Nik Gjonajn me 57% me 43%, sipas rezultateve të plota jozyrtare.

Por duke u kthyer te fitorja e Trumpit, mbi të gjitha, rezultati mund t’i atribuohet një figure të veçantë, kthimi i së cilës në Shtëpinë e Bardhë gjurmoi një hark politik të ndryshëm nga asnjë në 250 vjet të historisë amerikane. Trump u largua nga detyra në vitin 2021, pasi nxiti një turmë mbështetësish për të sulmuar Kapitolin e SHBA-së në fund të një përpjekjeje për të përmbysur humbjen e tij elektorale. Tre vjet më vonë, ai krijoi një rikthim të paprecedent politik. Trump largoi pa mundim rivalët e tij në GOP, e detyroi Presidentin Joe Biden të largohej nga gara dhe e mposhti Zëvendës Presidenten Kamala Harris në një fitore dominuese që i tejkaloi pothuajse pritshmëritë e të gjithëve. Gjatë rrugës, Trump u përball nga një dënim me 34 akuza për krime dhe një sërë padish të tjera penale dhe dy tentativa për vrasje.  Shkalla e suksesit të tij ishte mahnitëse. Trump mbajti Karolinën e Veriut, e ktheu Xhorxhian në kolonën e tij dhe e goditi Murin Blu. Fushata e tij ia kaloi qëllimit të saj për të rritur zgjedhësit burrat dhe për të mbajtur gratë. Sondazhet e jashtme treguan se Trump fitoi një numër të madh burrash latinë në shtetet kryesore të fushëbetejës, duke përmirësuar numrin e tij me atë grup në Pensilvani nga 27% në 42%. Në nivel kombëtar, mbështetja e Trump midis burrave latinë u rrit nga 36% në 54%. Trump gjithashtu rriti pjesën e tij të votuesve pa diplomë kolegji, fitoi terren me votuesit zezakë në Pensilvani dhe Uisconsin dhe qëndroi i qëndrueshëm në nivel kombëtar me gratë e bardha, duke tronditur demokratët që prisnin një kryengritje. Mes votuesve për herë të parë, Trump rriti mbështetjen e tij nga 32% katër vjet më parë në një shumicë prej 54%.

Në ketë mes, kur çdo votë kishte rëndësi për ketë votim. Shqiptarët në Michigan kuptuan se janë një shumicë etnike që mund të bënte ndryshimin në një shtet të luhatshëm të murit blu, siç është Michigani, ku Donald Trump mori 49.8% Partia Republikane 2,795,917 vota dhe mori 15 vota elektorale, Kamala Harris 48.3% Partia Demokrate 2,714,167 vota , Jill Stein 0.8% Partia e blertë 44,642 vota, Robert Kennedy 0.5% Independent 26,769 vota. 

Michigani ishte një nga shtetet kyçe në zgjedhjet presidenciale të SHBA dhe një shtet me një popullsi të konsiderueshme shqiptare, sidomos në qytetin e Detroitit dhe përreth. Në vitet e fundit, fushatat elektorale janë intensifikuar, dhe shqiptarët kanë pasur një rol të rëndësishëm në mobilizimin e votuesve. 

Urojmë që angazhimi politik i shqiptaro- amerikanëve, pavarësisht orientimit politik, të jetë në rritje dhe shqiptarët të kuptojmë se mund të luajnë rol, jo vetëm me donacionet e tyre, por me votat e tyre dhe se nevojitet të kemi të zgjedhurit tanë në Kongresin amerikan.

Filed Under: Komunitet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 33
  • 34
  • 35
  • 36
  • 37
  • …
  • 386
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NGA NJË KOLONI DE FACTO NË NJË KOLONI DE JURE
  • ADEM DEMAÇI, JO THJESHT FIGURË E REZISTENCËS, POR KATEGORI KONCEPTUALE E SHTETFORMIMIT
  • Roli i gazetës “Arnavud/Shqipëtari” në formimin e vetëdijes kombëtare te shqiptarët përballë politikave turqizuese të xhonturqve
  • Si investonte Serbia në thellimin e përçarjeve ndërmjet udhëheqësve shqiptarë dhe në shkëputjen e tyre nga ndikimi austro-hungarez
  • Marrëdhëniet e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut me Republikën e Venedikut sipas dokumenteve të Arkivit Apostolik të Vatikanit, Arkivit të Shtetit të Venedikut dhe burimeve historike botërore
  • “U SHKEPUT NJE METEOR POR ZJARRI MBETET ZJARR…!”
  • Përurim i “American Dream” në Vatër
  • Një vit që ka filluar mbarë për Vatrën në Chicago
  • Kategorizimi i qyteteve shqiptare sipas Sami Frashërit në vitin 1890
  • Abas Kupi, historia, e vërteta dhe dashuria për atdheun…
  • Kur karakteri tejkalon pushtetin
  • ABAZ KUPI DHE LUFTA ANTIFASHISTE NË SHQIPËRI
  • Fortesa Latifi: “It can be difficult to grow up when you’re constantly faced with a younger version of yourself”
  • ABAZ KUPI, I HARRUAR DHE I KEQTRAJTUAR NGA HISTORIA ZYRTARE
  • VATRA DHE FAMILJA KUPI ORGANIZUAN SIMPOZIUM SHKENCOR ME RASTIN E 50 VJETORIT TË KALIMIT NË PËRJETËSI TË NACIONALISTIT TË SHQUAR ABAS KUPI

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT