• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

International Folk Fair

October 21, 2023 by s p

This weekend in ST Pete Florida, Albanian Heritage Foundation of Tampa Bay together with AAWO Motrat Qiriazi FL Chapter and The Executive Director – Trustee of Kosloski foundation Fotini Allteni represented Albanian at St. Petersburg International Folk Fair Society

An amazing tradition Celebrating Tampa Bay’s diverse cultural heritages since 1975!

Many thanks to the board members and volunteers.

Filed Under: Komunitet

Në përkujtim të antikomunistes Shpresa Selfo Koka

October 20, 2023 by s p

Nga Mjafturie Daci

New York, tetor 2023

Aktivistja e komunitetit shqiptar në New York dhe ish e persekutuara politike Znj. Flora Selfo, së bashku me familjen e saj mbajtën një pritje përkujtimore për jetën e motrës së saj Shpresa Selfo Koka. Të pranishëm ishin Flora Selfo ish e internuar politike në Shqipëri, i biri Akil Bushati ish i internuar politik në Shqipëri me të shoqen Dolora Bushati PhD, e cila ka lindur e është rritur në internim dhe e ëma e Dolores, Suzana Matja ish e internuar politike nga rregjimi komunist në Shqipëri. Këtë përkujtim familjar ata e ndanë sëbashku me Konsullen e Shqipërisë Valentina Loku dhe përfaqësueset e organizatës së Gruas “Shpresë & Paqe” si një organizatë gruaje që përkrah e ngre lart edhe për rolin e femrës shqiptare që u persekutua nga diktatura komuniste në Shqipëri. I pranishëm ishte edhe bashkëshorti i Znj. Kimete Haxhaj, Z. Zenel Haxhaj. Ishin ftuar edhe njerëz të tjerë, por shkak i motit të keq, nuk mundën të vinin.

Shpresa Selfo Koka u lind në Gjirokastër, nga një familje e njohur patriotësh dhe intelektualësh shqiptarë që me dashamirësinë e tyre për kombin investuan në Shqipëri në shumë vepra si shkolla ura, godina banimi dhe si “mirënjohje” nga diktatroi Hoxha morën pushkatime, burgosje, internime, konfiskime pasurie e vuajtje pa fund. E ndjera Shpresa Selfo Koka ishte një femër patriote dhe antikomunste e njohur, e cila u rrit dhe krijoi familjen e saj në Fier, aty ku dhe i dëbuan nga Tirana për çështje biografie si familje sigurimi i shtetit, Dhe vetëm pas ardhjes së demokraisë në pushtet u bë e mundur që ajo me familjen e motrat Flora dhe Xhilda të mernin pronat e tyre, ku një prej tyre ishte edhe Vila në Tiranë, ku përgjatë viteve në komunizëm jetoi dhe e gëzoi udhëheqësja e lartë e Partisë Komuniste Eleni Pashko me djemtë Ing. Fatos Pashko, bashkëshorti i aktores Rajmonda Bulku dhe pedagogu i ekonomisë Gramoz Pashko. Për ironi të fatit në ambjentet e kësaj Vile në rrugën e “Elbasanit” Gramoz Pashko organizonte mbledhjet e partisë demokratike. 

Fisi i madh i Selfove e sidomos familja e Xhevdet Selfos, gjyshit të Florës, veç meritave patriotike është nga të parat që ka kontribuar edhe për ngritjen e zhvillimin e disa qendrave urbanistike të qyteteve të Jugut të Shqipërisë, duke filluar nga viti 1921. Xhevdet Selfo me djemtë e tij fillimisht u morën me investime në ndërtimin urbanistik, duke filluar nga Saranda, Gjirokastra e më pas edhe në Shqipërinë e mesme deri në Tiranë. Qeveria e Lushnjës është e para qeveri shqiptare që mori disa ndihma nga fuqitë europiane për stabilizimin e popullatës çame, e cila pas masakrave nga qeveria greke u detyrua të vinte në trevat e jugut. Firma ndërtuese e Xhevdet Selfos, e organizuar me inxhinjerë e punëtorë dhe me bazë materiale, mori përsipër e ndërtoi në qytetin e Sarandës mbi 40 – 50 ndërtesa njëkatëshe, ku u sistemuan një pjesë e popullsisë çame. 

Më vonë filloi të ndërtojë vila dy tre katëshe dhe disa të tilla ekzistojnë edhe sot. Xhevdet Selfo dhe 7 djemtë e tij investuan dhe në drejtime të tjera, si në tregëtinë e materialeve hidraulike, atë të stofrave etj., duke hapur dyqane të shumtë në Gjirokastër, Durrës, Tiranë dhe u lidhën edhe me firma të huaja. Pra në vitet ’30 ata investuan në disa drejtime duke punësuar qindra njerëz. Një drejtim ishte edhe ai i hapjes dhe zhvillimit të rrugëve, duke u lidhur edhe me firma të huaja italiane, ku në veçanti me këto punime u mor Fejzi Selfo. Gjimnazi i Gjirokastrës i ndërtuar me një stil modern është vepër e Selfatëve dhe ekziston edhe sot. Selfatëve ua morën e sekuestruan dyqanet me mallra të shumtë, shtëpitë e tyre, vila, ku u futën e strehoheshin njerëzit me pozitë, si Pashkot në Tiranë etj. 

Prindërit e Florës, Shpresës dhe Xhildës ishin Fejzi dhe Nevrez Selfo. Nevrezi ishte shtëpiake, kujdesej për rritjen dhe edukimin e tre vajzve. I ati kishte studjuar jashtë, por kthehet e punon në atdhe, u mor me tregëti dhe ndërtimin e veprave industriale në Shqipëri, njihet si një personalitet human dhe bamirës për njerëzit e varfër. Shpresa Selfo Koka la pas djalin Artin dhe vajzën Rebekën, motrat Flora, Xhilda e plot nipër e mbesa, të cilët kudo ku jetojnë e punojnë janë shembull frymëzimi për brezat e rinj.

Duke mos shkëputur vemendjen, vlen për tu theksuar se disa nga anëtaret e kësaj organizate për angazhimin e tyre në mbrojtje të të drejtave të grave dhe fëmijëve janë vlerësuar nga personalitete të lartë të poltikës amerikane në Amerikë, mes tyre edhe zonjat Flora Selfo, Suzana Matja, Rita Saliu, Dolora Bushati, Mjafturie Daci, Kimete Haxhaj, Sonila Daci e të tjera. Rasti i fundit ishte kur Senatorja demokrate Nathalia Fernandez, me kërkesë të kësaj organizate i ndau këtyre zonjave “Çertifikatën e Arritjeve”. Sigurisht këto vlerësime kanë ardhur falë kontributit  dhe përpjekjeve disa vjeçare të kësaj organizate për paqen dhe të drejtat humane në New York e më gjerë. 

Biseda në këtë takim kaloi e ngrohtë dhe miqësore, u fol për vuajtjet e së shkuarës së hidhur në vitet e rrregjimit komunist në Shqipëri, angazhimet e këtyre zonjave në protestat demokratike për rrëzimn e bustit të diktatorit Hoxha, si dhe për kontributin e tyre vullnetar për të drejtat e grave dhe fëmijëve në SHBA. U fol gjithashtu për gratë e vajzat trimëresha në Kosovë që u përballën me masakrat e përdhunimet e serbe gjatë luftës në Kosovë, që për ato e për ne të gjithë janë plagë të pambyllura akoma. Pa anashkaluar nuk mbeti edhe situata në Mitrovicën e veriut, ku provokimet serbe nuk kanë të ndalur, të cilët të furnizuar me armatime të rënda nga Rusia presin rastin për të sulmuar Kosovën e për të shpallur përsëri trazira lufte për krejt Ballkanin. Me interes nga ato ishte edhe pranimi i Shqipërisë për herë të dytë në Këshillin për të Drejat e Njeirut në OKB, sukses i rëndësishëm ky edhe për ne shqiptarët dhe shoqërinë civile shqiptare. Pritja u mbajt më datë 14 tetor 2023, në restorantin “Mon Cheri” në Queens me pronarë bashkëshortët Valeriana dhe Paulin Pergjoni, ku u servirën pije të freskëta, kafe dhe ëmbëlsira tradicionale shqiptare. 

Filed Under: Komunitet

NJË FTESË PËR PROTESTË…TË GJITHË SHQIPTARËT E AMERIKËS DHE KANADASË BASHKË KUNDËR REGJIMIT KRIMINAL SERB

October 19, 2023 by s p

Filed Under: Komunitet

Demokratët në New York vlerësojnë humanistin shqiptar Aleksandër Nilaj

October 17, 2023 by s p

Në darkën e mbajtur më rastin e 16 vjetorit të “Liberty Democratic Association” në Pelham Parkway Bronx, New York, humanisti shqiptar Aleksandër Nilaj u vlerësua me mirënjohje për punën e tij humane, shërbimet publike dhe bamirësinë në dobi të komunitetit në nevojë në New York e më gjërë. Në një mbrëmje festive ku morën pjesë njerëz të politikës si

Presidentja e Bronxit Vanessa L. Gibson, avokatja e popullit për Bronxin Darcel Clark, senatorë dhe Assemblymembers e përfaqësueses të veprimtarëve komunitarë në Bronx, u theksua rëndësia e ndihmës ndaj njerëzve në nevojë dhe shtresave të ndryshme sociale. Drejtuesi i Shoqatës Humanitare Duart e Hapura z.Nilaj tha për Diellin e Vatrës se këtë vlerësim ua dedikon të gjithë bashkëpunëtorëve tij, grupit fisnik të vullnetarëve shqiptarë e jo vetëm që punojnë ditë natë për t’,iu gjendur pranë çdokujt që ka nevojë. / Dielli

Filed Under: Komunitet

“S&A Unified Home Care”, 8 vite shërbim komunitetit në Bronx

October 16, 2023 by s p

Sokol Paja

“S&A Unified Home Care” festoi 8 vjetorin në Bronx. Një veprimtari festive dhe komunitare për të nderuar dhe lartësuar shërbime cilësore ndaj komunitetit shqiptar dhe komuniteteve të tjera që gjenden në vështirësi.

Vera Markaj, menaxhere për Bronx, bashke me stafin e saj po bejne nje pune te shkelqyer ditë pas dite ne ndihme te komunitetit shqiptar dhe komuniteteve te tjera që marrin mbështetjedhe vëmëndje. “S&A Unified Home Care” është një Agjenci e Licencuar e Shërbimeve të Kujdesit në Shtëpi ofron shërbime të Ndihmësve të Shëndetit në Shtëpi dhe Ndihmësve të Kujdesit Personal për të gjithë anëtarët që kanë nevojë për ndihmë për të menaxhuar nevojat themelore fizike të dikujt. Zyrat në qarqet Bronx, Brooklyn, Queens, Manhattan, Staten Island, Nassau dhe Suffolk do të jenë në gjendje t’ju gjejnë ju ose të dashurit tuaj kujdesin më të mirë të mundshëm për licencë! S&A Unified Home Care jepet nga DOH si ndërmjetës kryesor fiskal (FI) dhe miratohet për të ofruar shërbime CPPAP në zonën e NYS. S&A Unified Home Care ofron shërbime të kujdesit në shtëpi për anëtarët në komoditetin e shtëpive të tyre. Si anëtarë të ekipit të kujdesit të pacientit, e kuptojnë rëndësinë e ofrimit të shërbimeve të shkëlqyera për klientët. Kjo është arsyeja pse kjo kompani ndjek drejtpërdrejt planet e kujdesit të pacientëve.

Kateri Charles, Compliance and Marketing at S&A Unified Home Care, mbajti fjalën kryesore përshëndetëse. Ndër të tjera ajo tha: “I am so pleased to see all of these familiar faces. We are thrilled to announce our 8th year services and our grand opening in this new location in the Bronx. Our success would not be what it is without our dedicated partners and incredibly vendors. This event is a small token of our appreciation to our vendors and community.

At S&A Unified Home Care, we understand the importance of accessibility and convenience for our members, and this expansion is a testament to our commitment to serving you better.

With our new office in the Bronx, patients, aides and personal assistants (PAs) can now access these essential services right in their own community.

One of the key advantages of our Bronx location is the availability representatives who are ready to assist members with the enrollment process. Whether you’re looking to participate in our PCA (Personal Care Aide), CDPAP (Consumer Directed Personal Assistance Program), or NHTD (Nursing Home Transition and Diversion) programs, our friendly and knowledgeable team is here to guide you every step of the way.

We take pride in being a diverse and inclusive organization. Language should never be a barrier to receiving the care and support you need.

Here’s a quick overview of the programs we offer at our Bronx office:

1. PCA (Personal Care Aide): Our PCA program provides personal assistance to individuals who require help with daily activities, ensuring they can live independently and comfortably.

2. CDPAP (Consumer Directed Personal Assistance Program): This unique program allows you to choose and manage your own caregiver, giving you greater control over your care plan.

3. NHTD (Nursing Home Transition and Diversion): NHTD helps individuals transition from nursing homes to community-based settings, promoting independence and improved quality of life.

We are excited to become a part of the Staten Island community and look forward to serving you in this new location. Our commitment to quality care, convenience, and accessibility remains unwavering.

Visit us at the Bronx location to learn more about our services, meet our dedicated team, and begin your journey to better health and support. S&A Unified Home Care is here for you, and now, we’re even closer!

Thank you for your trust in us, and we can’t wait to welcome you to our Bronx office”.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Vera Markaj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 61
  • 62
  • 63
  • 64
  • 65
  • …
  • 386
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Potret kushtuar guximtarit të përndjekur Qemal Agaj
  • Shqipëria Nuk Ka Nevojë të Bëhet Singapor — Ka Nevojë të Bëhet Baltike
  • “PRIJATARËT E LAVDISË” – POEZI NGA VALBONA AHMETI
  • Gjuhën shqipe nuk e humb Norvegjia, e humbim ne në shtëpi
  • Një letër – Dy intelektualë – Tri dekada më vonë
  • Propaganda…
  • 𝐃𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐚𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐒𝐞𝐧𝐭𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐌𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞𝐯𝐞: 𝐑𝐢𝐤𝐭𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐁𝐨𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐥𝐢𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞
  • LËVIZJA KOMBËTARE – NGA AUTONOMIA TE PAVARËSIA E SHQIPËRISË
  • “VATRA” në Boston ju fton në “Albanian Boston Community Center” më 17 janar 2026
  • NGA NJË KOLONI DE FACTO NË NJË KOLONI DE JURE
  • ADEM DEMAÇI, JO THJESHT FIGURË E REZISTENCËS, POR KATEGORI KONCEPTUALE E SHTETFORMIMIT
  • Roli i gazetës “Arnavud/Shqipëtari” në formimin e vetëdijes kombëtare te shqiptarët përballë politikave turqizuese të xhonturqve
  • Si investonte Serbia në thellimin e përçarjeve ndërmjet udhëheqësve shqiptarë dhe në shkëputjen e tyre nga ndikimi austro-hungarez
  • Marrëdhëniet e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut me Republikën e Venedikut sipas dokumenteve të Arkivit Apostolik të Vatikanit, Arkivit të Shtetit të Venedikut dhe burimeve historike botërore
  • “U SHKEPUT NJE METEOR POR ZJARRI MBETET ZJARR…!”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT