• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shkolla Shqipe “Children of the Eagle” festoi 10 vjetorin e themelimit

March 5, 2024 by s p

Drita Gjongecaj/

Në një mbrëmje të bukur Gala, Shkolla Shqipe “Children of the Eagle” festoi 10 vjetorin e aktivitetit të saj në shërbim të ruajtjes së gjuhës dhe kulturës shqiptare në New York. Na nderuan me pjesëmarrjen e tyre dhe me fjalën e rastit, Znj. Emina Cunmulaj Nazarian, Konsull Nderi e Republikës së Shqipërisë në Florida, filantropiste dhe modele me famë botërore. Si e Ftuar e Nderit, Znj. Cunmulaj iu drejtua pjesëmarrësve me një fjalë të ngrohtë duke i mëshuar sidomos rolit të nënave në ruajtjen e gjuhës dhe traditës shqiptare.

Kënaqësi e vecantë ishte të kishim të pranishme znj. Atifete Jahjaga, ish Presidente e Republikës së Kosovës, një model i shkëlqyer dhe frymëzim për gratë shqiptare kudo në botë. Nga Kosova jonë kishim edhe znj. Remzije Istrefi-Peci, Gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese.

Në mbrëmje përshëndeti edhe z. Mark Gjonaj, Kryetar i Këshillit Koordinues të Diasporës, si dhe ish Këshilltar në Bashkinë e NY.

E pranishme ishte znj. Emiljana Ulaj, e zgjedhur vitin e kaluar si Westchester County Legislator.

Nuk mungonin mysafirë të nderuar edhe nga shteti fqinjë, New Jersey. Ishte kënaqësi e vecantë të kishim present znj. Violeta Berisha, Kryetare Bashkie, e para shqiptare në këtë rol në historinë e Amerikës.

Po ashtu, fotografi Fadil Berisha, një nga më të njohurit në fushën e tij edhe përtej kufijve të Amerikës.

Falenderim edhe për të gjithë miqtë e organizatës dhe shkollës shqipe “Children of the Eagle”, të ftuarit, prindët, mësuesit, nxënësit dhe anëtarët e Bordit Drejtues të AADLC.

Me vlerësime mirënjohjeje u nderuan Organizata AAWO Motrat Qiriazi, Federata Panshqiptare Vatra, z. Tony Musaj, nënkryetar i Shoqatës Humanitare “Open Hand Association” si dhe Albanian Culture TV.

Në vazhdim, mirënjohje u shpërndanë për dy nga anëtaret e Bordit Drejtues, znj. Marjana Zeneli Bulku dhe Dr. Arjeta Ferlushkaj Kotrri për kontributin e tyre të vecantë e afatgjatë në drejtimin e Organizatës AADLC.

Të gjithë anētarët aktualë të Bordit Drejtues të Oranizatës së Dy Gjuhëve dhe Kulturave Paralele Shqiptare Amerikane AADLC u vlerësuan me Proklamata nderuese nga Bordi i Legjislatorëve të Westchester County: Mirjana Lukic, dr. Azeta Kola, Marjana Bulku, dr. Arjeta Ferlushkaj dhe Hegland Doci.

Në një atmosferë të bukur, u nderuan me pllakatë mirënjohjeje të gjithë mësuesit dhe koordinatorët e shkollës që mundën të ishin prezentë dhe që kanë dhënë kontributin e tyre vullnetar në suksesin e kësaj shkolle. Vjosa Nikci, një nga mësueset e para të kësaj shkolle, si dhe Cindy Sylaj, koordinatorja e parë pranë shkollës sonë shqipe përshëndetën të pranishmit me fjalën e tyre.

Nuk munguan fëmijët dhe të rinjtë e shkollave të mesme që ndjekin programin e shkollës shqipe. Ata interpretuan bukur dhe me ndjenjë recitime, këngë e valle shqiptare duke e shtuar harenë e mbrëmjes.

Falenderojmë edhe bizneset shqiptare për dhuratat a cmuara që u përdorën për shortin Raffle në ndihmë të shkollës: Brucaj Eyewear, Shoppingforluxury, ArtbyEralda, prindërit e nxënëses Eva Byberi me një kostum tradicional për fëmijë të moshës 10-11 vjeç, Posh Beauty Boutique, Aurora Beauty Salon, Alba CPA Associates, si dhe Ana’s Bakery.

Në këtë short u dhuruan edhe libri “The Old Bridge – Ura e Vjetër” nga autorja Arjeta Ferlushkaj Kotrri, si dhe tri vende për të ndjekur në verën e 2024 programin BALI (Two Week Leadership and Debate Training Program at Hunter College).

Mirënjohje për të gjithë ata që e mbështesin programin e Shkollës Dy-Gjuhësore “Children of the Eagle’’ në forma të ndryshme. Vetëm së bashku mund të krijojmë programe të suksesshme e afatgjata.

Ju mirëpresim në aktivitete dhe kurorëzime të tjera të radhës.

#aadlc#childrenoftheeagle

Filed Under: Komunitet

Në Bashkinë e Nju Jorkut u festua 16-të Vjetori i Pavarësisë së Kosovës

February 27, 2024 by s p

Nga Keze Kozeta Zylo/

Shkolla shqipe, grupe artistike si dhe nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit ishin të ftuar dhe dhanë shfaqje në nderim të 16-të Vjetorit të Pavarësisë së Kosoves.

Njerëzit grupe grupe, shoqata, kryetar shoqatash, personalitete, nxënës, prindër, mësues, biznesmenë etj ushtarë të UÇK-së u mblodhën në Bashkinë e Nju Jorkut për të festuar me madhështi 16-të Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës organizuar nga z. Mark Gjonaj ish Ansmableist dhe Këshilltar në Bashkinë e Nju Jorkut, “Nderi i Kombit” si dhe këshilltarët si: Adrienne E. Adams, Robert F. Holden, Joseph C. Borrelli, David Carr, Kristy Marmorato.

Nuk ka më krenari kur ndërtesat qeveritare shtoj këtu deri në nivelet më të larata të mirëpresin dhe hapin dyert për shqiptarët dhe çdo komunitet që punon dhe jeton në Amerikë. Këto ndjesi i marrim gjithmonë në muajin nëntor në Ditën e Flamurit Kombëtar dhe në muajin shkurt në Pavarësinë e Kosovës. Festa ishte organizuar me detaje ku mirëseardhjen ta dhuronte dhe zonja Vera Mjeku shefe e kabinetit ne Këshillin e Bashkisë së Nju Jorkut.

Me plot emocion, respekt u mirëprit hyrja e policëve shqiptaro amerikanë, të cilët vazhdimisht janë pjesëmarrës në këto festa kombëtare shqiptare.

Të pranishmit dhe festën e bekoi Imam Tahir Kukaj.

Ceremonia festive u hap tradicionalisht me interpretimin e himneve kombëtare amerikane, shqiptare dhe të Kosovës, intepretuar nga artistja plot perspektivë dhe të ardhme Dea Kërliu, ish nxënëse e Shkollës Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit.

Nderonte me pjesëmarrjen e saj politikania e suksesshme amerikane, Congresistja Ocasio-Cortez e cila është gruaja më e re në moshë dhe latinja më e re që ka shërbyer ndonjëherë në Kongres. Ajo tha midis të tjerash se do t’i dënojmë krimet që ka kryer Serbia ndaj popullatës së pafajshme serbe. Fjalimi i saj u mirëprit me duartrokitje të stuhishme.

Të pranishmit i përshëndeti z. Mark Gjonaj i cili foli gjatë për historinë e dhimbshme të Kosovës, luftën heroike të saj, UÇK-në, krimet serbe, krimet e padënuara etj. Zoti Gjonaj ka mbështetur vazhdimisht çështjen e dënimit të krimeve të luftës kudo dhe kurdoherë.

Këshilltari i Bashkisë së Nju Jorkut z.Robert F. Holden i uroi Kosovës ta gëzojë Pavarësinë e saj. Me të drejtë z. Holden tha se ata që kanë vuajtur nën shtypje diktaturash dhe pushtuesish e ndjejnë më shumë se kushdo Lirinë.

Fjalim special mbajti Ambasador Blerim Reka, Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Manhattan i cili e vlerësoi lart luftën heroike të UCK-së, të popullit të Kosovës dhe shprehu mirënjohjen për Amerikën e cila dha një kontribut të çmuar në Pavarësinë e saj.

Në këtë ceremoni festive performuan këngë dhe valle të ndryshme si: Shkolla Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit, në Bronx, “Mëso Shqip”, Albanian School-Rrënjët Shqiptare.

Z. Robert F. Holden ndau proklamata mirënjohjeje për punën e pakursyer në ndihmë të Kosovës, të popullit të saj martir si: z. Ismet Dedushaj, Albana Krasniqi, Imam Ferid Bedrolli.

Ceremonia u mbyll me këngën hymn Adem Jashari interpretuar mjeshtërisht nga Dea Kërliu e cila ndezi zemrat e shqiptarëve duke u cuar në këmbë dhe duke e kënduar bashkë me të.

Zoti Mark Gjonaj dhe z. Robert F. Holden falënderuan të gjithë pjesëmarrësit për këtë mbrëmje të bukur festive duke e mbyllur me sukses këtë ceremoni mbresëlënëse dhe duke mirëpritur festa të tjera atdhetare dhe kombëtare.

26 shkurt, 2024

Manhattan, New York

Filed Under: Komunitet

SHABAN POLLUZHA DHE MEHMET GRADICA

February 26, 2024 by s p

Skënder Karaçica/

Në luftën e Drenicës (1945) Shaban Polluzha dhe Mahmet Gradica u bën bashkë dhe, në vargun e gjatë të vullnetarëve shqiptarë i dolën përballë kumunizmit partizano-çetnikë, ku, në luftën e përgjakur edhe bora u bë e kuqe, thonë kronikat në Drenicë.

Në shtabin e Luftës së Drenicës në kullën e Dvoranëve, roja e shtabit kishte hetuar se atypari kalonin hijerënda e vëzhgimit të shërbimeve të brigadave serbo-malazeze dhe, disa huzmetqarë shqipfolës të kohës.

Më të dëgjuar për vëzhguesit e brigadave partizano-çetnike, Mehmet Gradica, në cilësinë e ushtarakut të shkolluar në Akademinë ushtarake në Itali dhe njohës i logjistikës së luftës, u thotë zëshëm rojave të shtabit të Luftës në Drenicë:

– Na i sillni në shtab hyzmetqarët e brigadave partizano-çetnike e të shohim se çfarë kërkojnë me syrin e tyre drejt shtabit tonë!

Roja e mori urdhërin e Shaban Polluzhës dhe të Mehmet Gradicës dhe, pa vonuar, vëzhguesit i sollën para shtabit të Luftës së Drenicës.

Pas një bisede të shkurtër në shtabin e luftës, Shaban Polluzha, e urdhëroi rojën që të përcjell vëzhguesit e zënë…Në këto çaste, Mehmet Gradica, në shenjë mospajtimi me komandantin e tij Shaban Palluzha, ngritet në këmbë dhe i thotë zëshëm:

– Jo, komndant Shaban Polluzha,nuk bën me i lëshua pa ndonjë masë të denimit se, këta nuk ndryshojnë dhe kanë ardhur me e vra Drenicën…!

Në këto çaste, Mehmet Gradica, mori briskun dhe ua preu veshët, – u tha rojës i lëshoni të shkojnë dhe mos të harrojnë se Lufta e Drenicës është e drejtë për liri dhe kundër partizano-çetnikëve…!

Në kujtimet e kohës, në Drenicë kjo ngjarje përmendet në odat e burrave dhe në kronikat e kohës, ku, ushtaraku me shtat të lartë Mehmet Gradica i lëshoi vëzhguesit me veshët e prerë si shenjë të bartin si kujtim nga lufta e drejtë e Drenicës për lirinë e Kosovës dhe bashkimi me Shqipërinë.

Filed Under: Komunitet

Shoqata e Grave Shqiptare në Connecticut festoi 8 Marsin

February 26, 2024 by s p

Miradije Rizvani Klenja/

Shoqata e Grave shqiptare në bashkëpunim me komunitetin shqiptar “Hasan Prishtina” në Connecticut edhe sivjet festoi diten ndërkombëtare të gruas. Mbrëmja festive ishte e pasur me zonja të të gjitha trojeve shqiptare nga Ilirida, Kosova dhe Shqipëria. Një festë ku celebrojmë arritjet dhe sukseset e femrës shqiptare në mërgatën e Amerikës. Të ftuar në këtë festë të.kthyer në traditë ishin yjet e muzikës shqiptare Ylli Demaj, Rovena Ibrahimi dhe Sali Malaj.Organizatorët që bënë të mundur mbrëmjen festive ishin Miradije Klenja dhe Femije Zhuta të cilat falënderojnë të te gjitha zonjat që moren pjesë në këtë mbrëmje. Ne i vlerësojmë dhe çmojmë për shembullin e tyre, angazhimin në komunitet dhe modelin në shoqëri. Komuniteti ynë në Connecticut po vazhdon traditën e festave dhe aktiviteteve kulturore për afro 40 vite me radhë. Të gjithë mbështetësve ndër vite, nderim e respekt. Një nga organizimet tradicionale që zhvillon shoqata e gruas është festivali shqiptar që mbahet çdo vit në fillim të muajit shtator ku shërbehet ushqim tradicional shqiptar, muzikë autentike shqiptare dhe këngë e valle nga vogëlushët e shkollës shqipe “Hasan Prishtina”. Synimi ynë është që puna dhe dashuria jonë për të vazhduar traditat e t’ua lëmë trashëgimi pasardhësve tanë në mërgatën e Amerikës. Shoqata e Grave “Hasan Prishtina” është themeluar 35 vite më parë dhe ka bërë vit pas viti organizime për festa tradicionale kombëtare e komunitare dhe ka dhënë mbështetje për komunitetin shqiptar në Amerikë.

Filed Under: Komunitet

SHQIPTARËT E NEW YORK-UT NË MBËSHTETJE TË MARKO KEPIT

February 20, 2024 by s p

SHQIPTARËT E NEW YORK-UT NË MBËSHTETJE TË MARKO KEPIT

Filed Under: Komunitet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 62
  • 63
  • 64
  • 65
  • 66
  • …
  • 398
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • JETËSHKRIMI I GJERGJ KASTRIOTIT
  • NJË KUJTIM PËR PROFESOR FEHMI AGANIN
  • Kujtojmë në përvjetorin e ndarjes nga jeta shkrimtarin arbëresh të Italisë, Lekë Matrënga
  • Albanian Roots Parade, Saturday, June 20
  • DEBATI NË WASHINGTON — PSE FINANCOHET SHOQËRIA CIVILE JASHTË VENDIT?
  • Qyteti 2400-vjeçar që i përket njerëzimit – pasuri e UNESCO-s
  • Skënderbeu në medaljonin e vendosur në pullën e parë postare shqiptare, më 1 dhjetor 1913
  • Ervin Toro: “National Albanian Registry”, një investim në identitetin, fuqinë dhe të ardhmen e komunitetit shqiptar në Amerikë
  • Dualiteti juridik dhe kriza strukturore e barazisë në Maqedoninë e Veriut
  • Beqir Derhemi, një emër në zanafillën e Televizionit Publik Shqiptar
  • Bashkë me pranverën, çelin edhe lulet e shkollave shqiptare në diasporë
  • Vittore Carpaccio nga Panteoni i Harruar në premierë dokumentari në Nju Jork
  • Rruga “Skënderbeu” në Bronx, një simbol i gjallë i krenarisë, unitetit dhe trashëgimisë shqiptare
  • Një komb pa kujtesë nuk ka themele
  • Kush ishte gazetarja shqiptaro- amerikane që u shpall “non grata” nga qeveria komuniste

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT