
Autoriteti i Dosjeve/
“𝐴ℎ 𝑚𝑜𝑗 𝑆ℎ𝑞𝑖𝑝𝑒̈𝑟𝑖, 𝑘𝑢𝑟 𝑑𝑜 𝑡𝑒̈ 𝑣𝑖𝑗𝑒̈ 𝑑𝑖𝑡𝑎 𝑞𝑒̈ 𝑑𝑜 𝑚𝑒̈ 𝑗𝑎𝑝𝑒̈𝑠ℎ 𝑙𝑒𝑗𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑣𝑖𝑗𝑒̈ 𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑠ℎ𝑜𝑓 𝑑ℎ𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑠ℎ𝑜𝑓 𝑓𝑎𝑚𝑖𝑙𝑗𝑒𝑛 𝑡𝑒𝑚𝑒. 𝐽𝑢 𝑝𝑒̈𝑟𝑘𝑒̈𝑑ℎ𝑒𝑙 𝑛𝑒̈ 𝑧𝑒𝑚𝑒̈𝑟 𝑑ℎ𝑒 𝑚𝑒 𝑝𝑙𝑜𝑡 𝑠𝑒𝑛𝑡𝑖𝑚𝑒𝑛𝑡 𝑠𝑎 ℎ𝑒𝑟𝑒̈ 𝑞𝑒̈ 𝑚𝑒̈ 𝑣𝑖𝑛𝑖 𝑛𝑒̈ 𝑚𝑒𝑛𝑑𝑗𝑒. 𝑁𝑑𝑜𝑠ℎ𝑡𝑎 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑑𝑖𝑡𝑒̈ 𝑑𝑜 𝑡’𝑚𝑒̈ 𝑗𝑎𝑝𝑖𝑛 𝑙𝑒𝑗𝑒𝑛 𝑡𝑒̈ 𝑣𝑖 𝑝𝑒̈𝑟 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑣𝑖𝑧𝑖𝑡𝑒̈”!
Këto fjalë Nexhmie Zaimi shkroi në letrën dërguar vëllait të saj në Tiranë në vitin 29 Janar 1980. Një letër që nuk mbërriti kurrë në dorën e tij dhe që u zbulua për herë të parë në në dokumentin “Fondi Emigrantet Ekonomik, Dosje nr. 2183, “Nexhmije Zajmi”, pjesë e arkivës së Autoritetit për Informim me Dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit.
Historia e shtetases shqiptaro-amerikane Nexhmie Zaimi, shkolluar në Amerikë (1930), e cila u punoi si gazetare e CNN, shpallur non grata nga Qeveria Shqiptare (1986), është pjesë e studimit “𝑵𝒆𝒙𝒉𝒎𝒊𝒆 𝒁𝒂𝒊𝒎𝒊, 𝒈𝒂𝒛𝒆𝒕𝒂𝒓𝒋𝒂 𝒔𝒉𝒒𝒊𝒑𝒕𝒂𝒓𝒆 𝒆 𝒎𝒃𝒆𝒕𝒖𝒓 𝒏𝒆̈ 𝒅𝒓𝒊𝒕𝒆̈ 𝒉𝒊𝒋𝒆𝒕 𝒆 𝒌𝒐𝒉𝒆̈𝒔”, përgatitur për Konferencën Shkencore “ Dritë Hije”, nga Ajkana Toni.
Nexhmie Zaimi lindi në Shqipëri në 14 maj, 1917 dhe vdiq në Amerikë në 18 Prill, 2003 në Amerikë. Ajo ka qënë presidente e Federatës Pan –Shqiptare Vatra. Ka intervistuar lider të Egjyptit dhe Palestinës, si dhe artikuj për probleme e refugjatëve Palestinezë.
Ka publikuar librin autobiografik ‘Bija Shqiponjës” (1938). Ajo ishte një zë shumë aktiv kundër regjimit komunist. Gjatë kohës së Luftës në Kosovë, kur ishte 80 vjeç, ajo mori në kujdesin e saj tre fëmijë shqiptare të Kosovës, të cilët kishit pësuar plagë gjatë luftës.
Në Nju-Jork Nexhmie Zaimi njihej si “Zonja e parë e Shqipërisë” ndërkohë që Italia ( ku ajo kishte punuar për një kohë) i ka dhënë titullin “Kalorës Kommander i Kurorës së Italisë” .