• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Patriotja nga Londra Merita Isufi vizitoi Vatrën

December 3, 2024 by s p

Drejtuesja e Lidhjes Shqiptare Europiane dhe Autorja e librave dygjuhesh për fëmijë znj.Merita Isufi vizitoi Vatrën. Ajo u mikprit prej bashkatdhetarëve të Amerikës te Vatra e Dielli në New York në “Nëntorin e letërsisë” aktivitet patriotik e kulturor që Vatra organizon çdo vit me rastin e festës së Flamurit Kombëtar. Zonja Merita Isufi dhuroi 2 libra e 2 katalogje për Bibliotekën e Vatrës. “Më flamurin e Shqipërisë” është Katalogu i Ekspozitës “Ngjyrat e Atdheut” mbajtur në Prishtinë me rastin e festës së Pavarësisë së Shqipërisë vjet në Nëntor. Për nder të Ditës së Flamurit dhe festave të nëntorit, në Muzeun Kombëtar të Kosovës u hap ekspozita kolektive “Ngjyrat e Atdheut” e cila shfaqi veprat e krijuesve shqiptare që për temë kanë ngjarjet, figurat dhe personalitetet më të rëndësishme në historinë shqiptare. Katalogu i dytë është “Ngjyrat Dardane” nga expozita mbajtur në Shkurt të vitit 2024 në Prishtinë me rastin e pavarësisë së Kosovës. Ekspozita “Ngjyrat Dardane” organizuar në Prishtinë më 15 Shkurt 2024 nga Lidhja Shiptare Europiane ishte një sukses dhe u mirëprit nga qytetarët me rastin e pavarësisë së Kosovës. Ajo shënoi një moment të rëndësishëm për kulturën shqiptare dhe përkatësinë kombëtare, duke e promovuar artin dhe talentet e artistëve shqiptarë nga të gjitha trevat.

Libri “Dea fillon shkollën” është libri i parë i autores Merita Isufi e cila ua ka dedikuar këtë libër fëmijëve që përballen me ndjenjën e ndarjes nga prindërit apo kujdestarët në fillimin e shkollës. Gjuha amtare është gjuha që fëmija fillon ta dëgjojë pasi lind, dhe si rrjedhojë, ajo gjithashtu ndihmon në dhënien e një forme të caktuar emocioneve dhe mendimeve tona.

Leximi me një fëmijë që në moshë të vogël nxit zhvillimin e gjuhës, aftësitë njohëse dhe forcon lidhjen prind-fëmijë. Gjatë leximit fëmija shton fjalorin, stimulon imagjinatën dhe hedh themelet për suksesin akademik. Autorja me librin e dytë për fëmijë “Eja Dea” ka si qëllim që përmes librave dy gjuhësh të kujdeset për botën e brendshme të fëmijëve, e cila ndihmon në krijimin e rrenjëve të forta për formimin e personalitetit të shëndetshëm, dhe mendjes së artikuluar. Ky libër më figurat tërheqëse plot entuziasëm për marrdhënien e mrekullueshme mes gjyshit dhe DEA’s është një lexim i këndshëm. Kjo vizitë vëllazërore dhe ky moment dhurimi i librave nënvizon rëndësinë e ruajtjes së lidhjeve mes diasporës dhe rrënjëve shqiptare, duke dëshmuar se librat nuk janë thjesht fjalë të shkruara, por ura që lidhin zemrat dhe mendjet e njerëzve, pavarësisht distancës.

Filed Under: Kronike

NJË JETË NË SHERBIM TË ATDHEUT E KOMBIN SHQIPTARË,KUSHTUAR – DËSHMORIT ATDHEUT – HAJREDIN RAKIP FRATARI

December 2, 2024 by s p

(Mbresa rreth librit, “Akademia e Fisnikve”, të autorit Pajtim Sejdinaj)

Nga: Hysen S. Dizdari
Studjues i Historisë dhe Filatelisë // Tiranë me, 25 Nentor 2024

NË KUJTIM TË 112 VJETORIT SHPALLJES PAMVARSISË
– 28 NENTOR 1912 – 28 NENTOR 2024

NË KUJTIM TË 581 TË NGRITJES FLAMURIT KOMBËTAR SHQIPTAR NGA SKËNDEBEU NË KALAN E KRUJËS – 28 NENTOR 1443 – 28 NENTOR 2024

Hajredin Rakip Fratari, lindi në fshatin, Fratar të Mallakastrës, në vitin 1880, në një familje patriotike e atdhetare.Ai u shqua që në moshë të re, për veprimtari patriotike dhe ishte një ndër bashkëpunëtorët e ngushtë të patriotit Ismail Qemalit. Familja e Hajredin Rakip Fratarit është ndër familjet më fisnike dhe më atdhetare e krahinës së Mallakastrës dhe të gjithë Shqipërisë.
Në parthenjen e librit, “ Akademia e Fisnikve”, të autorit Pajtim Sejdinaj, mbesa e Hajredin Fratarit, Dr.Iris Halilaj në faqen 3, shkruan:

“ Unë i takoj një brezi që jetojë, në komunizëm dhe u rrit duke njohur prindërit apo gjyshërit e munguar nëpërmjet rrëfimeve të familjarve…Neve më së shumti për stërgjyshërit dhe gjyshërirt na rrëfente gjyshja. Ajo thoshte se stërgjyshi, domethënë vjehrri i saj, Hajredin Fratari, firmëtari Pamvarsisë dhe dëshmori i saj, kishte qenë hero që kishte dhënë jeten për atdhe, mandej, edhe kishte hapur shkollën e parë shqipe në Mallakastër.”

Hajredin R. Fratari, përfundoi studimet e larta në Universitetin e Stambollit .Në viteve 1906, hapi e shkollën parë shqipe në Mallakaster. Në maj të vitit 1914, për veprimtarin e tij atdhetare e patriotike, ai vritet pabesisht nga rebelët pro turq të kryengritjes së Haxhi Qamilit. Ja si e përshkruan, momentin e pushkatimit të patriotit e atdhetarit, Hajredin Rakip Fratari, autori i librit: “ Akademia e Fisnikve”, Pajtim Sejdinaj,në një shkrim të tij me daten, 24.04.2024 në gazeten “Dielli”: “Përpara se ta qëllonin Korifeu u drejtohet të 12 mercenarëve haxhiqamilsa : “Ju nuk shikoni dot në këtë errësirë, por do të gdhijë dita dhe gjaku im, së bashku me diellin , do t’ju çelë sytë dhe do t’ju japë dritë fëmijve tuaj të pafajshëm’ ! Ai ishte vëtëm 35 -vjeç dhe la pas gruan e re me dy djem te veçkël, Skënderin dhe Raufin. Por ai la edhe një emër të madh, i qoftë shpirti falë ,se kush vdes për Atdhe është gjithmonë gjallë ”. Në vitin 1928 Mbretëria Shqiptare e shpalli Hajredin Fratarin “Dëshmor të Kombit”. Me dekret nr. 3570 dt. 26.11.2002, ai është dekoruar nga Presidenti i Republikës me Medaljen e Artë të Shqiponjës. Në vitin 2003,me vendim nr. 9 dt. 20.05.2003, Këshilli i Ministrave e ka shpallur “Dëshmor i Atdheut”.

Populli i Mallakastres i këndonë:

Në Fratar një derë e mirë
Lindi djalë Hajredinë!
Havako nënë me derte
Ç’djalë përkunde në djepe
Hajredinë, trimin e rrallë
Që çeli shkollën e parë
Kur lindi u tund konaku
Krisi pushka tek oxhaku!

Gjyshja e tij nga babai, Sabire Fratari, ka qenë mbesa e poetit kombëtar, Naim Frashëri, i cili ka shkruar dhe lanë trazhgim ,Kombit Shqiptarë, poemen e tij të famshme: “Skënderbeu”.Ajo ka mbaruar studimet në Shkollën ”Robert College”, në Stamboll, Turqi.
Djali i tij, Rauf Hajredin Fratari, gjatë viteve 1923-1927 ka mbaruar Shkollën e Mesme Ushtarake në Modena të Italisë. Gjatë viteve 1929-1933, ai vazhdon studimet në Romë në Akademinë Mbretërore në degën e Kavalerisë me rezultate të larta. Nga viti 1935-1939, ai ka qenë ushtarak i lartë me gradën “Major”, pranë Gardës Mbretërore të Zogut. Ai ka qenë delegat në Konferencën e Pezës, në shtator të vitit 1942 si dhe delegat në Konferencën e Mukjes, në shtator të vitit 1943.Pas mos marrveshjeve të Mukjes, për të shpëtuar nga hakmarrja e rregjimit komunistë, Raufi u largua nga Shqipëria së bashku me shumë eksponentë të Ballit dhe të Legalitetit dhe u vendos në Itali duke lënë në Shqipëri gruan së bashku me të dy fëmijët e vegjël 2 dhe 4 vjeç, Hajredin Fratarin e Sabrie Fratarin. Në vitin 1951, ai fitoi azilin politik dhe emigroi në SHBA, dhe në vitin,1953, ai mori nënshtetësinë amerikane.
Ja si jep, përshkruan, sagen e përsekutimin nga rregjimi komunist, të familjarave të patriotit, Rauf Fratari, djali i dëshmorit, Atdheut, Hajredin Rakip Fratari, autori i librit: “ Akademia e Fisnikve”, Pajtim Sejdinaj në faqen-29:

“Rauf Hajredin Fratari, nacionalisti që gjithë jetën punojë për kombin, udhëheqes i formacionit luftark kundër fashizmit.
Atë e bënë: “Armik të popullit” në “Emer të popullit”. Arritën deri atje sa marën “hak” te ndërtesa e shtëpisë deri sa e rrënuan. Mësjetoren e parë ( e vitit 1906) e kthyen në haur (depo të grumbullimit të drëthëravë”.) I hoqën të gjitha reliket (që ishin ruajtur me fanatizëm nga pinjollët e Hajredin Rakip Fratarit), vetem e vetem se Hajredini isht i ati i Raufit. Familja e Raufit u internua, të birin (Hajredin Fratarin) e futen në burg.Farëfsin e humben si “sopata pa bisht” dhe Raufin e përndoqën deri sa e vranë në vitin 1973.” Me triumfin e demokracisë pas vitit 1991, doli në dritën e diellit ,puna dhe vepra e tij atdhetare e pariotike dhe mori vlersimet e merituera nga populli shqiptarë, e organet shtetërore.
Me dekret nr. 893 dt. 21.07.1994, Rauf Hajredin Fratari dekorohet nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me Medaljen “Pishtar i Demokracisë”, me motivacionin “Intelektual dhe luftëtar i shquar për çështjen kombëtare”.

Djali i Raufit, Inxh. Hajredin Rauf Fratari u persekutue dhe u burgos nga rregjimi komunist.Me triumfin e demokracisë , duke qenë Inxh.Ndertimi hapi firmën e tij në fushën e ndërtimit dhe sot është një nga biznesmenët më të suksesshëm dhë më serjozë në fushën e ndërtimin në të gjithë Shqipëri. Me fitoren e demokracisë, Hajredin Fratari, vazhdoi të ruaj traditat e fsinikërisë të kësaj familje patriotike e ardhetare, që me plotë të drejtë biografi i kësaj familje, studjuesi Pajtim Sejdinaj e ka titulluar biografin e kësaj familje patriotike: “ Akademia e Fisnikve”, sepse fisnikërinë e kanë virtytë dhe e kanë trazhguar brez pas brezi. Gjatë viteve 1998-1999, të luftës për çlirimin e Kosovës, ai ka ndihmuar dhe strehuar 312 kosovarë në apartamentet e tij duke i furnizuar vetë ai me ushqime dhe veshmbathje dhe çdo gjë të domosdoshme për jetesë.

PERSHENDETI TË GJITHË SHQIPTARËT, KUDO NËPËR BOTË ME NJË POROSI TË SKËNDERBEUT, PËR SHQIPTARËT TË SHKRUAR NGA POETI KOMBËTAR, NAIM FRASHËRI NË POEMËN “SKENDERBEU”:

POROSIA E SKËNDERBEUT PËR SHQIPTARËT:
O vëllezër shqipëtarë,
Ju të jeni të bashkuar,
Që të jeni të nderuar’
Mos e lini trimërinë
Dhe bashkimnë në mes tuaj,
Jini të gjithë Shqipëtarë
Kini mëmë Shqipërinë,
Jini një fis e një farë,
E besoni Perëndinë,
Mëmëdhenë ta shpëtoni,
Përpiqi ditë dhe natë
Kurrë mos u frikësoni
Që të jeni të shpëtuar,
E të kini gjithë ç`doni
Mos e humbisni lirinë
Po të doni mirësinë.
Naim Frashëri
Pjesë nga poema: “Histori e Skënderbeut”.

Filed Under: Kronike

Aktiviteti patriotik i Ismail Qemalit në Turqi

November 27, 2024 by s p

Nga Rafael Floqi/

Ismail Qemali Beu përmendet me emra të ndryshëm në dokumentacion si ‘Avlonyali Ismail Qemali’, Ismail Qemal Vlora’, ‘Ismail Kemal Bej’. Ai ishte i lindur më 1844 sipas kujtimeve të tij dhe 1847 sipas arkivave osmane në Vlorë, Shqipëri si bir i një familjeje të njohur shqiptare dhe pasardhës i Sinan Pashës që ishte kapiten-i derya (Admirali i Madh I Flotës Osmane+). Sinan Pasha ishte dhëndër i Sulltan Bajazitit II osman, familja e të cilit shtrihej katërqind vjet më parë. Nga Vlora u rekrutuan edhe shumë administratorë osmanë dinastisë, deri në shembjen e perandorisë.

Ismail Qemali e mësoi turqishten kur ishte në shkollën fillore. Më 1855 u diplomua i pari në klasën e tij në shkollën e famshmen Zosimea e cila ishte një nga shkollat më të shquara të mesme të Greqisë në atë kohë. Aty Ismail Qemali studioi greqisht, frëngjisht dhe italisht.

Ismail Qemali shkoi në Stamboll në 1860 për të studiuar për drejtësi dhe me ndihmën e xhaxhait të tij, hyri në Ministrinë e Jashtme si përkthyes. Ai u emërua atashe në ambasadën e Parisit (sefaret), megjithëse nuk e mori këtë detyrë për shkak të vdekjes të së motrës.

Ismail Qemali ishte një bashkëpunëtor i ngushtë, Vezirit të Madh i Midhat Pasha (1822-1884)dhe ai përparoi me shpejtësi në rrethin e Pashait. Gjatë sundimit të Midhatit Pashës në Tunë të Danubit (tani Bullgari), Ismail Qemali u bë korrespondent menaxher dhe redaktor i gazetës Le Danube. Kur ishte Midhat Pasha i emëruar si Kryetar I Këshillit të Shtetit të sapothemeluar në 1867, Ismail Qemali u bë maître de requêtes i klasës së parë në zyrën e Conseil d’Etat. Kur Midhat Pasha u caktua si guvernator i përgjithshëm i Mesopotamisë pas një viti dhe Ismaili Qemali u kthye në Departamentin Diplomatiko-Politik në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Intelektualët shqiptarë në Stamboll dhe Ismail Qemali e donin Sadrazamin (Grand Vezirin) Ali Pasha (1815-1875), për të hapur një shkollë të mesme në gjuhën shqipe. Për këtë Qemali Beu nuk u pa me sy të mirë dhe, për ta hequr qafe atë nga Stambolli u emërua në qeverinë e Varnës. Ai u bë delegat i Krahinës së Danubit të Poshtëm dhe president i osmanëve të Komisionit Evropian të Danubit. Ai u kthye në Stamboll më 1871 dhe punoi për alfabetin e shqipes dhe hapjen e shkollave shqipe me shqiptarët intelektualë si Sami Frasherin dhe Mehmed Ferid Vlora. Megjithatë, përpjekjet mbetën të pasigurta deri në 1878, me themelimin e Lidhjes së Prizrenit. Në këtë kohë Ismail Qemali dha dorëheqjen dhe shkoi në Evropë. Më pas, në 1876 me deklaratën e Monarkisë së Parë Kushtetuese Midhat Pasha u mor me përgatitjen e Kanun-u Esasi (Ligji themelor osman). Sistemi i Vilajetit do të zbatohej në perandori dhe të gjitha vilajetet shqiptare do të mbledheshin në një vilajet të vetëm sipas reformave që propozoi Midhat Pasha. Gjatë pozitës si Vezir i Madh të Midhat Pashës (dhjetor 1876 deri në shkurt 1877), Ismail Qemali u emërua Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme. Megjithatë, kur Midhat Pasha u internua, Ismail Qemali dha dorëheqjen nga detyra.

2. Lidhja e Prizrenit dhe ekzili i Ismail Qemalit

Ismail Qemali ishte një nga udhëheqësit e Lidhjes së Prizrenit, e themeluar në vitin 1878 në Prizren të vilajetit të Kosovës (krahina) e Otomane Perandorisë. Kjo organizatë u krijua pas turpërimit të Turqisë në Luftën Ruso-Otomane në 1877-1878. Perandoria ishte imponuar nga Rusia për t‘ju nënshtruar nenevet të rënda të Traktatit të Shën Stefanit. Osmanët u lanë një pjesë të madhe të territorit të banuar nga shqiptarët kombeve sllave të Ballkanit. Fuqitë e Mëdha, veçanërisht Britania e Madhe dhe Austro-Hungaria, refuzuan dispozitat e traktatit, të cilat ishin të dëmshme për interesat e tyre. Kongresi i Berlinit u mbajt si rishikim i Traktatit të Shën Stefanit më 13 qershor 1878. Udhëheqësit shqiptarë u mblodhën në Prizren për të ndërmarrë veprime për integritetin territorial të Shqipërisë dhe themeluan Lidhjen Shqiptare për mbrojtjen e të drejtave të kombit shqiptar (Lidhjen e Prizrenit). Fillimisht. qeveria osmane e mbështeti këtë formacion. Megjithatë, Lidhja u shpërbë nga Bab-i Ali (Porta e lartë) pasi pretendonte autonominë politike dhe lëvizja u shtyp nga trupat osmane. Ismail Qemali u vu në provë në Kutahya nga Abdulhamid II midis 1877 dhe 1884, me sa duket, meqë ai mori një pjesë aktive në themelimi i Lidhjes së Prizrenit. Përveç kësaj, ai u bë edhe udhëheqësi i demonstratës të mbajtur për Midhat Pashën gjer ditën që u internua në Evropë. Me nëntëdhjetë deputetë, Ismail Qemali i kërkoi Abdülhamidit të rivendoste Midhatin në pozitë më 22 maj 1877.

3. Falja e Ismail Qemal Beut

Në 1884, ai u fal dhe u emërua si guvernator në Bolu. Abdülhamid II pastaj e caktoi në qeverinë e Galipolit. Ismail Qemali e refuzoi shumë herë, por pranoi përfundimisht në 1890. Ai qëndroi atje për dy muaj dhe u emërua si guvernatori i Bejrutit. Ndoshta, Abdülhamid II donte ta largonte atë nga qendra e perandorisë. Ai u thirr gjithashtu si guvernator i Sirisë për një muaj deri në ardhjen e Mehmed Serif Rauf Pashës më 1892.

Ismail Qemali u kthye në Stamboll në 1892 dhe qëndroi atje deri në vitin 1900. Qemali propozoi memorandume drejtuar Abdülhamid II për reformat liberale në Perandorinë Osmane Ai pat deklaruar “Sikurse nuk jemi dhe nuk duam të jemi turq, ashtu do të kundërshtojmë me të gjitha forcat këdo që do të si të na kthejnë në sllavë ose austriakë ose grekë. Ne duam të jemi shqiptarë.” (13 qershor 1878, memorandum dhënë në Lidhjen e Prizrenit), cituar në Stavro Skendi, Zgjimi kombëtar shqiptar (1878-1912),

Pas internimit të Midhat Pashës dhe të tij, Ismail Qemali luftoi për një kushtetutë monarkike për Perandorinë Osmane. Sipas Syrja Bej Vlorës (1860-1940), kushëri i Qemalit, objektivi tjetër i Ismail Qemalit, pasi ra disfavor, ishte krijimi I një Shqipërie autonome Brenda shtetit osman. Megjithatë, pas luftërave ballkanike të vitit 1912, ai luftoi me gjithë zemër për një Shqipëri të pavarur.

4. Arratija e Ismail Qemalit

Në maj të vitit 1900, ai u caktua guvernator i Tripolit nga Abdülhamid II. Është me siguri pa dyshim se ky post ishte një mërgim i duhur, dhe kështu Ismail Qemali iku në Greqi. Rëndësia e largimit të tij prej pallatit ishte bëri që të kishte një pozicion të rëndësishëm me krerët e shquar shqiptarë.

Qeveria osmane tashmë kishte dyshime për veprimtarinë e tij për shqiptarët që ishte shkak para arratisjes së tij. Sipas dokumenteve të Arkivit Osman, Qemali kërkoi të merrte mbështetje nga Greqia për një Shqipëri të pavarur, ndërsa ishte në Greqi.. Ai përmendi ‘Vëllazërinë Greko-Shqiptare ‘ në një memorandum që u botua atje, dhe gjithashtu u përpoq të themelonte një bashkim greko-shqiptar. Për më tepër, qarkullonte edhe një thashethem se Ismail Qemali mblodhi të krishterët shqiptarë të Janinës, të cilët mundësisht të krijojë një konsensus kristian-mysliman për çështjen shqiptare. Kushëriri i tij, Ferid Pasha edhe pse, Vezir i Madh e siguroi Abdulhamidin se Ismail Qemali ishte një njeri i parëndësishëm për shqiptarët.

Pas arratisjes së tij në Evropë, Ismail Qemali botoi një gazetë të quajtur “L’ Albania” me Faik Bej Konicën (Konicë në Bruksel më 1897.103 Meqë Ismail Qemali nuk mundi të arrinte konsensus me Faik Beun, ai botoi Le Salut de l’Albanie (Shpëtimi i Shqipërisë) shqip, greqisht dhe turqisht, nga ai vetë. Pjesa turke u botua në Folkestone, Angli, versioni shqip u shtyp në Bruksel dhe ai grek dërguar në Athinë për t’u shtypur.

Në vitin 1901 Ismail Qemali u ftua në Egjipt nga diaspora shqiptare. Dokumentet arkivore otomane tregojnë se në Egjipt Ismail Qemali themeloi një shoqatë të quajtur ‘Safak’ me shqiptarët, armenët dhe disa nga xhonturqit, me ndihmën të mbretit. Për më tepër, Qemali u denoncua nga Mehmed Ali Pasha, vëllai i Khedive, pasi Qemali i ofroi Mehmed Ali Pashës fronin shqiptar. Qemali pas këtij denoncimi u gjykua për tradhti të lartë në gjykatën e Stambollit. Ai ishte i dënuar me vdekje në mungesë dhe të drejtat e tij civile, gradat, dinjitetet, dekoratat dhe pronat u u morën. Që këtej e tutje ai përmendet në Arkivin Osman në dokumente si ‘müfsid’ (rrebelues), ‘I arratisuri Ismail Qemali Vlora dhe një sërë dëmtimesh dhe si ‘instrument abuzimi i britanikëve’. Ali Qemali (1867-1922), një gazetar osman dhe politikan tregoi se Ismail Qemali i ofroi fronin shqiptar vëllait të Khedive ishte një gënjeshtër, pasi Qemali i konsideronte Khedive dhe vëllanë e tij si burra të pavlerë.

Ismail Qemali ra në kontakt me xhonturqit kur iku në Evropë. Komiteti i Bashkimit dhe Përparimit organizoi një kongres në Paris, në të cilin xhonturqit të cilët i arratisur në Evropë do të diskutonin situatën e Perandorisë. Megjithatë grupet xhonturke nuk mund të arrinin konsensus. Grupi i Ismail Qemal Beut tentoi një grusht shteti që rezultoi i pasuksesshëm me bashkëpunimin britanik në vitin 1903. Ata e bindën Rexhep Pashën, guvernatori i Tripolit për planin e tyre. Komiteti ra dakord edhe për të marrë ndihëm nga organizatat armene dhe organizatat shqiptare për të marrë ndihmë. Megjithatë, përpjekja për grusht shteti u rrëzua kur Rexhep Pasha ndryshoi mendje.

5. Incidenti i 13 prillit (31 mars).

Komiteti i Bashkimit dhe Përparimit shpalli Mesrutiyet (Kushtetutën) në 23 korrik, 1908 me një kryengritje kundër Abdülhamid II, Sulltanit në pushtet. Deri në vitin 1908, Ismail Qemali jetonte midis Romës, Parisit, Gjenevës, Londrës dhe Brukselit. Menjëherë pas revoltës së xhonturqve në vitin 1908, Ismail Qemali u kthye në Stamboll në parlamenti osman si deputet për Beratin, Shqipëri.

Në dhomë ishin dy parti, Partia e Bashkimit dhe Përparimit si parti në pushtet dhe krahu liberal “Ahrar Firkasi” në opozitë, udhëheqjen e së cilës e mori Ismail Qemali. CUP kishte kontroll indirekt të qeverisë dhe pakënaqësia u shfaq kundër shtypjes së CUP. Partia Liberale nuk mundi të arrinte suksesin që pritej prej saj dhe e fituan shumica e deputetëve në zgjedhje. Opozita e pranoi pamundësinë e marrjes së pushtetit nëpërmjet mjeteve ligjore, kështu që ata u përpoqën të ofronin mbështetje për grupet tradicionale konservatore me diskurse fetare.

Më 7 prill, Hasan Fehmi, i cili ishte anti-sindikalist dhe redaktor i Serbestit, u vra në urën e Galatas, në Stamboll. Funerali i tij degjeneroi në një shfaqje të përleshjeve të forcave politike nga liberalët. Natën e 12/13 prillit 1909, një grup i madh i përbërë nga antagonistët e politikës së udhëhequr nga CUP, kryen një rebelim të quajtur ‘Incidenti i 31 marsit’. Garnizonet dhe softat e Stambollit (student teologjikë) marshuan në sheshin Ayasofya duke pretenduar rivendosjen e Sheriatit (Ligjit Islam).

Ushtarët pushtuan kryeqytetin osman për shtatë ditë dhe kërkuan abdikimin e kabinetit, dorëheqjen e disa komandantëve dhe zbatimin e ligjit fetar. Edhe ata kërkuan që Ismail Qemali të ishte kryetar i dhomës dhe Qamil Pasha Vezir i Madh. Ismail Qemali dhe Hoxha Vasfi Efendi pohuan se nuk kishte rrugë tjetër veçse të pranonin kërkesat e rebelëve për të shtypur kryengritjen. Ismail Qemali pohoi se u zgjodh unanimisht Kryetar i Dhomës me 60 vota, në vend të pozitivistit Ahmed Riza Bey. Megjithatë, raundi i parë i zgjedhjeve nuk arriti asnjë rezultat dhe Mustafa Efendi, deputet i Halepit (Aleppo) u zgjodh me 111 vota në raundin e dytë, në të cilin Ismail Qemali mori vetëm 47 vota.

Mendohej se Unioni Liberal (Ahrar Firkasi), Prens Sabahaddin, Ismail Qemali, Qamil Pasha dhe djali i tij Said Pasha, Mizanci Murad, Dervish Vahdeti dhe komuniteti i tij, Ittihad-i Muhammedi Cemiyeti (Bashkimi Muhamedan) dhe studentët e teologjisë kishin organizuar rebelimin.

Pavarësisht se nxitësi i vërtetë i incidentit të 13 prillit ende nuk dihet sot, dyshohej se Britania e menaxhoi incidentin pas skenës. ‘Gazeta Volkan’ e botuar nga Dervis Vahdeti (1869-1909) kishte një rol të rëndësishëm në kryengritje.

Më 20 Prill 1909.131 Ndërkohë, ushtria e tretë ose ushtria e veprimit nga Maqedonia ishte nisur për të rimarrë Stambollin dhe suksesi i kësaj ushtrie u interpretua si një fitore e Gjermanisë duke goditur Britaninë. Ismail Qemali iu nënshtrua një hetimi gjyqësor, por asnjë prove të gjetur për ta lidhur me ngjarjet e 13 prillit. Ai u kthye në Stamboll për të marrë pjesë në Parlamenti. Ai u bë lider i Partisë Liberale ‘Mutedil’ të sapothemeluar Hürriyetperveran Firkasi’. Ali Haydar Mithat vuri në dukje se pas shtypjes së rebelimi, Ismail Qemali u përqendrua vetëm në deklaratën shqiptare të pavarësisë.

6. Kundërshtimi i Ismail Qemalit ndaj xhonturqve

Pas dështimit të tentativës së grushtit të shtetit në vitin 1903, Ismail Qemali ra në konflikt me Princin Grupi Sabahaddin po ashtu dhe filloi aktivitetet hapur për çështjen shqiptare. Sidomos pas vitit 1906, panturanizmi ose nacionalizmi turk u bë ideologjia administrative e Komiteti i Bashkimit dhe Progresit. Ky ndryshim shkaktoi trazira te joturqit anëtarë të CUP-së dhe ata mbrojtën lëvizjet e tyre përkatëse nacionaliste.

Për shembull, Ismail Qemali mori pjesë aktive në lëvizjen nacionaliste shqiptare. Në të vërtetë, komiteti pengoi zgjedhjen e Ismail Qemalit për në Dhomën Osmane. Sipas Ismail Qemalit, fillimisht axhenda politike e komitetit, “i cili bashkoi të gjithë elementët etnikë nën të njëjtin flamur drejtësie dhe barazie”, e për rrjedhojë për të eliminuar ndërhyrjen e huaj, dukej se përkonte me aspiratat e kombit shqiptar. Xhonturqit kërkuan ndihmën e shqiptarëve për të shpallur kushtetutën. Dhjetë mijë shqiptarë të armatosur u mblodhën në (Ferizaj), Kosovë dhe i dërguan Abdülhamidit telegramin e famshëm. Sipas kujtimeve të tij, Sulltani u konsultua me Ismail Qemalin, i cili e këshilloi Abdülhamidin të rivendoste kushtetutën që u shpall dy ditë më vonë. Megjithatë, programi i CUP ishte fillimisht, nacionalist dhe centralist turk. Me përpjekjet e sindikalistëve duke përforcuar autoritetin qendror, nga mesi i vitit 1909, besimi shqiptar u tradhtua nga komiteti. Kjo politikë centralizimi shkaktoi shumë revolta në Shqipëri. Turqit, e Rinj për Ismail Qemalin, kishin një plan për të mohuar etnitë e tyre dhe origjinën e ndryshme osmane. Pasoja e parë e kësaj strategjie ishte shpallja e pavarësisë së Bullgarisë më 5 tetor 1908 dhe aneksimi i Bosnjë-Hercegovinës nga Austro-Hungaria më 8 tetor.

Sipas Ismail Qemalit elementi më i rrezikshëm dhe elementi më i fortë etnik në komitet ishin shqiptarët dhe “asgjë nuk u neglizhua që mund të nxisnin telashe dhe u përdorën të gjitha llojet e masave represive me qëllim shtypjen së asaj që besohej se ishte koka e Medusës Nacionaliste”. Komiteti e konsideronte popullin shqiptar si “popull mysliman pa ideal politik përtej dëshirës për të shmangur pagesën e taksave.” Megjithatë, politika agresive e CUP kundër shqiptarëve nxiti ndjenjat e tyre nacionaliste dhe ndezi rebelimin.

Ismail Qemali bëri përpjekje të mëdha në Parlament, me kolegët e tij shqiptarë, për të penguar luftën e pakuptimtë të komitetit në emër të popullit shqiptar. Paralajmërimet e tyre të sinqerta mbetën të neglizhuara. Me përshpejtimin e cështjes shqiptare, pritshmëritë e mosmarrëveshjeve të mendimeve mes unionistëve dhe shqiptarëve u bë shumë më të mëdha në vitin 1910. Kokëfortësia e ashpër e xhonturqve në dhe përpjekja për të thithur kombësitë e bëri luftën shqiptare të pashmangshme dhe i detyruan ata të luftojnë për lirinë e tyre kombëtare .

Një element tjetër vendimtar për kryengritjen shqiptare ishte kërcënimi i shqiptarëve me shpërbërje. Frika nga lufta italo-turke e vitit 1911 shkaktoi një pakënaqësi të përgjithshme ndër shqiptarët. Më pas, Luftërat Ballkanike të vitit 1912 ndërmjet Perandorisë Osmane dhe Shtetet ballkanike u bënë një periudhë epokale për shqiptarët për ruajtje e territore shqiptare që u rrethuan nga Greqia dhe Serbia.

7 Pavarësia e Shqipërisë dhe Ismail Qemali

Në Luftërat Ballkanike shqiptarët u ndanë në dy grupe. Një grup mbronte tokat e tyre me osmanët, ndërsa nacionalistët shqiptarë nga Vlora dhe Berati po përhapnin propagandë kundër perandorisë. Propaganda e tyre kishte për qëllim ushtarët shqiptarë, si p.sh. “Shqipëria tashmë është një shtet më vete. Pra, lufta turke nuk kishte të bëjë me shqiptarët.” Gjithashtu, në kujtimet e tij Mahmud Xhevdet Pasha (1856-1913), Veziri i Madh, vuri në dukje tradhtinë e Ismail Qemalit në rënien e Janinës

Ismail Qemali shkoi në Rumani dhe bëri një takim në Bukuresht dhe rrugës Ai nxitoi në Vjenë me shpërthimin e Luftës së Parë Botërore për të negociuar me Ministrinë e Jashtme të Austrisë për të ardhmen e Shqipërisë. Më 19 nëntor 1912, ai lundroi për në Durrës me një anije detare austro-hungareze dhe udhëtoi për në Vlorë, ku drejtoi asamblenë kombëtare që shpalli pavarësinë e Shqipërisë më 28 nëntor 1912. Qeveria e përkohshme u themelua të nesërmen dhe Ismail Qemali u bë Kryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme.

Filed Under: Kronike

Vatra Maimi bën histori, ngre për herë të parë flamurin shqiptar në Floridën e Jugut me 7 milion banorë

November 26, 2024 by s p

Për herë të parë në historinë e Floridës së Jugut, Flamuri Shqiptar u ngrit zyrtarisht në qytetin e Hollywood-it, një moment ky i rëndësishëm për komunitetin shqiptar të zonës. Ceremonia, organizuar nga Vatra Miami, u zhvillua në një atmosferë qe mblodhi së bashku anëtarë të komunitetit dhe përfaqësues të institucioneve lokale.

Një hap historik për komunitetin shqiptar

Kryetarja e Vatra Miami, zonja Iris Halili, hapi eventin me një fjalim ku nënvizoi rëndësinë e kësaj ceremonie për shqiptarët që jetojnë në Floridën e Jugut. Ajo kujtoi binjakëzimin e qytetit të Hollywood-it me qytetin e Vlorës në vitin 1994, duke lidhur simbolikisht këtë ngjarje me momentin historik të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912.

“Ky flamur nuk është thjesht një simbol,” tha ajo. “Është një kujtesë e rrënjëve tona dhe një shenjë e përkushtimit për t’i ruajtur ato, ndërkohë që jemi pjesë aktive e shoqërisë amerikane”.

Mbështetje nga autoritetet lokale

Kryetari i Bashkisë së Hollywood-it, Josh Levy, mori pjesë në ceremoni dhe mbajti një fjalim të përzemërt, duke falenderuar komunitetin shqiptar për kontributin e tyre në qytet. Ai propozoi që ceremonia e ngritjes së flamurit të bëhet një traditë e përvitshme, duke e parë këtë si një mundësi për të thelluar lidhjet mes komunitetit dhe autoriteteve lokale. Gjithashtu, zonja Marie Paule Woodson, Përfaqësuese e Parlamentit të Shtetit të Floridës, Zoti Adam Gruber, Komisioner i Distriktit 4, vlerësuan nismën e Vatra Miami dhe shprehën gatishmërinë për të mbështetur projekte të ngjashme në të ardhmen. Woodson e quajti komunitetin shqiptar “një shembull të shkëlqyer të solidaritetit dhe ruajtjes së traditave.”

Një ngjarje që bashkon dhe frymëzon

Ceremonia kulmoi me ngritjen e flamurit nga fëmijët e Klubit Flas Shqip dhe Kryetarit të Bashkisë së Hollywood , dhe vazhdoi me diskutime të hapura dhe ide mbi bashkëpunimin e ardhshëm, duke krijuar një urë të re komunikimi dhe mirëkuptimi mes komunitetit shqiptar dhe autoriteteve lokale. Përfaqësues të biznesit Shqiptar në Floridën e Jugut ishin te pranishëm në këtë event dhe duket se kjo ngjarje u pa edhe si një pikënisje për tradita të reja që nderojnë identitetin shqiptar dhe vendin që ata zënë në shoqërinë amerikane.

Filed Under: Kronike

NGA HISTORIKU I GJUHËS LETRARE SHQIPE

November 26, 2024 by s p

Dr. Bexhet Asani/

52 vjet Gjuhë Letrare (1972 – 2024 )

Shqiptarët para Kongresit të Manastirit në shkrimet e tyre përdornin disa alfabete. Pas Kongresit të Manastirit përdornin disa gjuhë letrare për gati gjashtëdhjetë e katër vjet. Intelektualët shqiptarë vazhdimisht bënin përpjekje që populli shqiptar të kishte një gjuhë të njësuar për përparimin e kombit. Nuk mund të shkonte më kush si të mund të shkruante?!

Preokupim i gjuhës letrare shqipe nuk ishte vetëm e intelektualëve shqiptarë por ishte edhe preokupim i Serbisë dhe i Federatës së Jugosllavisë. Të preokupuar ishin Komiteti Qendror i Federatës të Jugosllavisë, Komiteti Qendror i Republikës Popullore të Maqedonisë etj. Kohët e fundit u zbulua analiza e prof. dr. Petro Janurës nga historian Qerim Lita. Nënshkruesit e raportit janë edhe Myrteza Peza atëherë Kryeredaktor i gazetës “Flaka e vëllazërimit” dhe Krume Jakovski nga Dibra njohës i cili e fliste gjuhën shqipe që të dy të besuarit e Komitetit Qendror të Republikës Popullore të Maqedonisë. Për këtë elaborat para shumë vitesh kisha dëgjuar nga profesor Zeqirja Neziri dhe ja tani analiza është botuar komplet dhe mund ta lexojë kushdo me qëllim të dijë më tepër për peripecitë e Gjuhës së Sotme Letrare Shqipe. Analiza e profesor Petro Janurës mban këtë titull: “ÇËSHTJA E GJUHËS SË VETME LETRARE TË PAKICËS SHQIPTARE NË JUGOSLLAVI”. Kjo analizë e thukët i ka 50 faqe.

Argumentet e profesorëve të nderuar të cilët kanë qenë në një presion të paparë, kanë një vështrim shkencor në diakroni dhe në sinkroni. Kështu argumentet e tyre gjuhësore i nisin që nga “Meshari” i Gjon Buzukut e shkrimtarët e tjerë të letërsisë së vjetër, shkrimtarët e Rilindjes, Shkrimtarët e Realizmit e gjer te shkrimtarët e viteve pesëdhjetë të shekullit të njëzetë. Ata kanë marrë në shqyertim edhe veprat e albanologëve të huaj.

Për përpjekjet e intelektualëve kosovarë të kohës për unifikimin e drejtshkrimit të gjuhës sonë shkruajnë:

“Këtu në Jugosllavi janë bërë dhe bëhen përpjekje për unifikimin e drejtshkrimit të gjuhës shqipe që përdoret në shkolla dhe në shkrime të ndryshme. Për atë duhet të lavdërohet dhe t’i jepet mirënjohje Komisionit për Arsim dhe Kulturë të Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë, që në mënyrë reale ka kuptuar këtë problem shumë të rëndësishëm, duke mos kursyer asgjë që ky problem të zgjidhet njëherë e përgjithmonë. Në këtë drejtim, janë mbajtur dy konferenca të gjera gjuhësore në Prishtinë dhe rezultatet e tyre premtojnë, por diversiteti nuk është mënjanuar tërësisht. Ende kemi mozaik në drejtshkrim dhe në gjuhë dhe, kjo gjendje nuk do të zhduket derisa të zgjidhet edhe këtu çështja e gjuhës së përbashkët letrare për të gjithë shqiptarët”.

Për gjuhën shqipe në Maqedoni midis tjerash vënë në dukje: “Gjuha shqipe, të cilën e përdorin shqiptarët e RP Maqedonisë, nuk është studiuar në mënyre thelbësore që të dihen mirë të gjitha karakteristikat e saj, por dihet se shqiptarët e kësaj republike flasin një nëndialekt gegë periferik, në pjesë më të madhe, ndërsa një pjesë e vogël flet dialektin toskë.

Dialektin gegë e flasin shqiptarët e Shkupit, Tetovës, Gostivarit, Dibrës, Kërçovës dhe Kumanovës me fshatrat përreth ku ka shqiptarë dhe disa fshatra të Strugës. Në qytetin e Strugës vërehet ndikimi i dialektit toskë, ndërsa në Manastir dhe Prespë, me fshatrat e tyre ku ka shqiptarë, flasin vetëm dialektin toskë, me përjashtim të dy fshatrave në Manastir. Dialekti gegë flitet edhe në disa fshatra të Prilepit, Velesit dhe Rekës së Epërme”.

Kur bëjnë fjalë për leksikun e pasur të të dy dialekteve të shqipes ata shkruajnë: “Kjo pasuri e fjalorit tregon fuqinë e gjuhës shqipe për të kundërshtuar rrezikun nga asimilimi prej gjuhëve të tjera. Ky fjalor i përbashkët, që është pronë e gjuhës shqipe “është pronë e gjallë që tregon se dialektet tona nuk kanë ndonjë dallim të madh mes vete, që dallimet e tanishme dialektore lejojnë që njëri dialekt, i pasuruar me veprimtarinë e përbashkët të dialektit tjetër, mund të shërbejë si bazë e gjuhës letrare “të përbashkët” .

Duke i ilustruar edhe me shembuj si: “Te ne në Jugosllavi, dialekti toskë nuk është i përdorur aq shumë, edhe pse në Prishtinë janë ribotuar disa vepra origjinale, si dhe disa vepra të përkthyera në dialektin toskë. Kjo është shenjë se nuk ka pengesë nga përdorimi i këtij dialekti edhe te lexuesit shqiptarë në vendin tonë. Veprat origjinale të shkrimtarëve tanë, gjuha e të cilëve është mjaft letrare, çdo ditë e më shumë e humbë koloritin lokal”.

Në përfundim të analizës ata janë tepër të matur:

“Pra, numri më i madh i veprave të shkrimtarëve, të cilat vepra mësohen në shkollat tona, janë të shkruar në dialektin toskë, përkatësisht në atë gjuhë letrare. Nisur nga kjo intelektualët e rinj shqiptarë në Jugosllavi, jo vetëm se e njohin gjuhën toskërishte letrare, por ata janë të formuar si të tillë. Intelektualët me të mund shumë lehtë t’i shkruajnë veprat e tyre si shkrimtarët, punëtorët e arsimit nëpër shkolla, gazetarët nëpër gazeta, radio, zyra dhe atje ku është e domosdoshme.

Duke propozuar që gjuha letrare shqipe të futet edhe për shqiptarët në Jugosllavi, e kemi parasysh faktin se drejtshkrimi i cili sot përdoret në librat dhe shkollat shqiptare, si dhe në radio-emisionet, bazohet në atë laramani që ekzistonte më herët. Nëse do të futej gjuha e përbashkët letrare, do të ishte e një dobie shumë të madhe në radhë të parë për zhvillimin e vetë gjuhës, e pastaj për nxënësit, sepse ajo që sot përdoret në shkollë nga ana e nxënësve dhe nga një pjesë e madhe e punëtorëve të arsimit e intelektualëve, nuk është as letrare e as nëndialekti kosovar, por nëndialekt me partikularizma lokale. Gjuha letrare nuk lejon të ketë lokalizma kur për to nuk ka nevojë.

Është koha që të gjithë shqiptarët në Jugosllavi të shfrytëzohen me gjuhën letrare – pa laramani. Në këtë kuptim përbëhet edhe ky propozim.”

Profesor Zeqirja Neziri sqaron se kur duhet të jetë shkruar përafërsisht ky raport:

“Analiza është nxjerrë nga Arkivi Shtetëror i Republikës së Maqedonisë, Fondi Lidhja Socialiste e Popullit Punues të Maqedonië (465), Ai është përgatitur nga grupi i ekspertëve gjuhësorë të Komisionit për pakica nacionale të LSPPM-së: dr. Petro Janura, Murteza Peza dhe Krume Jakovski. Për fat të keq, në të nuk ka ndonjë datë të saktë se kur është hartuar, mirëpo, terminologjia e përdorur nga grupi në fjalë, veçmas në Rezymenë, si për shembull, RP e Maqedonisë, RFP e Jugosllavisë etj., arrijmë deri te konstatimi se ajo është hartuar midis periudhës 1959-1962. Ky konstatim mbështetet edhe në procesverbalin e mbledhjes së Këshillit Ekzekutiv të KQ LKM-së, të mbajtur më 19 nëntor 1959, në të cilin, veç tjerash, është shqyrtuar edhe problemi i gjuhës letrare shqipe. Lidhur me këtë në procesverbal, shprehimisht thuhet: “U konkludua se çështja e gjuhës shqipe duhet të zgjidhet në mënyrë parimore. Këtu ka luhatje midis gjuhës letrare shqiptare dhe gjuhës së Kosmetit. Kjo çështje duhet të shtrohet edhe para KQ të LKJ-së dhe së bashku me shokët nga Kosmeti të zgjidhet. U shprehën mendime se nuk mund të shkohet në një gjuhë tjetër, përveçse gjuhës së shtetit amë“.

Është për t’ u habitur fakti se anëtarët e Komitetit Qendror të Lidhjes Komuniste të Maqedonisë, janë pajtuar se nuk mund të shkohet në një gjuhë tjetër, përveçse gjuhës së shtetit amë.

Përpiluesit e përfundojnë rapotin pothuaj me hare:

“Sot është arritur një pozitë relativisht e mirë në punën e drejtshkrimit, sepse ai po unifikohet edhe te ne, dhe prandaj jemi në pozitë të themi “A Habemus ortographiam” (Kemi ortografi), pse mos të merremi vesh edhe për çështjen e përbashkët letrare, kur afrohen të dyja dialektet, jo vetëm në fushën e morfologjisë, por edhe në pikëpamjen e fonetikës, sepse ato i kanë lënë anash dallimet që kanë ekzistuar mes dy dialekteve që i kanë sot vetëm në gjuhën popullore. Gjatë asaj kohe dhe pasi që mes vete, drejtshkrimi dhe gjuha letrare janë të ndërvarura, ato janë të lidhura edhe me gjuhën e përbashkët letrare, dhe, kështu atë që e themi për drejtshkrimin, themi edhe “Habemus communem linguam literarem” (Kemi gjuhë të unifikuar letrare)”.

Në rezymenë e raportit dalin me propozim konkret:

“Ne propozojmë që edhe shqiptarët në Jugosllavi ta përdorin një gjuhë letrare të përbashkët – atë e cila përdoret në Shqipëri. Për një propozim të tillë kemi sqarime të shumta në analizë, si dhe nga kjo shkëputje e asaj analize. Kryesisht për shkak të asaj se në Shqipëri disa shkrimtarë gegë, edhe pse shkruajnë në atë dialekt, sërish 90% kanë premisa toskërishte ose thënë më saktësisht, është gjuhë e përbashkët letrare, e cila sot përdoret në Shqipëri.

Propozojmë që gjuha letrare në Shqipëri të vendoset edhe në territorin tonë (në Jugosllavi-n[ Maqedoni, Kosovë, Mali i Zi, Lugina e Preshevës- shënimi im B.A.), për arsye se thuajse të gjithë intelektualët tanë ose thënë më drejtë do të duhej ta njohin, për arsye se janë shfrytëzuar me atë gjuhë”.

Akademik Rexhep Qosja ka plotësisht të drejtë kur thotë se:

“Me të, me këtë Drejtshkrim, në të vërtetë me këtë gjuhë letrare të njësuar, varroset përgjithmonë përpjekja e Serbisë për t’i ndarë shqiptarët në dy kombe: në kombin e, si e thotë ajo, albancave që përbëjnë Shqipërinë dhe në kombin e shqiptarëve, në të vërtetë shiftarëve, si na quante përbuzshëm, që përbëjnë kombin kosovar, Kosovën!”

Profesor Idriz Ajeti si njeri që mbante mbi supe peshën e rëndë të robërisë, ai e dinte sesa vlerë ka për një komb gjuha letrare, përveç rrojtjes së tij mbi një shekull e që gjithë jetën ia kushtoi gjuhës shqipe, veç asaj që ishte pjesëmarrës në Kongrsin e Drejtshkrimit dhe nënshkrues i rezolutës, ai do të mbahet mend edhe për thënien e tij, e me peshë kombëtare:

“Gjuha letrase s’ është vetëm thesari i kulturës sonë, por mjet i fortë për mbrojtjen e etnisë shqiptare!”

Profesor Rexhep Qosja me rastin e 50 vjetorit të themelimit të Gjuhës Letrare Shqipe deklaron;

“Kongresi i Drejtshkrimit i Gjuhës Shqipe, i mbajtur në vitin 1972, është ngjarja më e madhe në historinë e kulturës shqiptare.”

Në shekullin e njëzetë që lam pas, mund të shënohen vetëm dy ngjarje të mëdha historike: Kongresi i Manastirit dhe Kongresi i drejtshkrimit. Intelektualët e mëdhenj të Kongresit të Manastirit përveç halleve të mëdha që kishin me unifikimin e alfabetit ata ishin tepër largpamës që atëherë hodhën idenë për unifikimin e gjuhës shqipe. Për unifikimin e Gjuhës letrare shqipe kanë merita edhe shqiptarët e Maqedonisë. Ishte gazeta “ Flaka e vëllazërimit” e para që vuri në praktikë Gjuhën letrare shqipe, shumë vite më parë, në vitin 1960 pastaj vazhdoi në Kosovë me Konsultën e Prishtinës në vitin 1968 dhe përfundoi, pra, u kurorëzua me Kongresin e Drejtshkrimit në Tiranë në vitin 1972.

Prof. dr. Rami Memushaj ka të drejtë kur pohon se: “Edhe pas viteve ’90, kur ndër gjuhëtarët shqiptarë zunë të shfaqen mendësi të kohës së pashallëqeve – pashallëku i Veriut dhe pashallëku i Jugut, Republika e Dardanisë dhe Republika e Shqipërisë, që duan gjuhë të veçanta – faktori shqiptar i Maqedonisë ka luajtur një rol përbashkues. Këtë rol do të luajnë edhe në të ardhmen intelektualët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, të cilët janë të vetëdijshëm se vetëm nën ombrellën e gjuhës standarde është i sigurt jo vetëm zhvillimi i shqipes së kësaj dege të trungut kombëtar, po edhe ruajtja e identitetit të shqiptarëve të kësaj Republike”.

Për nder të gjashtëdhjetë vjetorit të Kongresit të Manastirit më 1968 u ngrit pllaka përkujtimore te restoranti i Themistokli Gërmenjit, aty ku u mbajtën mbledhjet plenare të Kongresit me këtë rast shkrimtari i njohur maqedonas Vlado Maleski, njëherit dhe njohës i mirë i çështjes shqiptare tha:

“….Jetojmë afër njëri tjetrit. Jetojmë rrëzë malit e buzë detit. Jetojmë me vizionin për një të ardhme më të bukur, me kujtime të bukura për të kaluarën. Një kujtim i tillë është edhe kjo pllakë e mermerit, të cilën po e inaugurojmë në emër të Këshillit republikan për kremtimin e këtij jubileu. E mermeri nuk thyhet lehtë “.

E ka thënë bukur. Ky mendim i artë i Vlado Maleskit vlen edhe për Kongresin e Drejtshkrimit të cilit i është vënë pllaka e granitit, e pllaka e granitit nuk thyhet lehtë!

Katër vjet pas Konsultës së Prishtinës (1968), pikërisht më 20-25 nëntor të vitit 1972 në Tiranë u mbajt Kongresi i drejtshkrimit, i cili nuk ishte asgjë tjetër përveçse vazhdimësi e Kongresit të Manastirit. Kongresi i Manastirit si dhe Kongresi i Tiranës janë Kongrese gjithëkombëtare. Që të dy Kongreset janë mbajtur në muajin nëntor, në muajin e festave, kështu që të dy Kongreset e kanë kryer me sukses misionin e madh historik e kombëtar.

Themelet e Gjuhës së sotme letrare u vunë në zemër të gegërishtes në Shkup e në Prishtinë nga studiues e gjuhëtarë të mirëfilltë të gjuhës shqipe. Në Kongresin e drejtshkrimit në Tiranë nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi morën pjesë këta delegatë: Idriz Ajeti, Rexhep Qosja, Remzi Nesimi, Ajet Bytyçi, Besim Bokshi, Isa Bajçinca, Ismail Bajra, Ismail Doda, Petro Janura, dhe Sefedin Sulejmani.

Muaji nëntor është muaji i dy Kongreseve, që të dy Kongreset kanë hyrë në historinë e gjuhës shqipe si ngjarjet më të mëdha të shekullit të njëzetë, të cilët janë mbështetur thellë në tabanin kombëtar.

SHQIPJA GJUHË ZONJË

Më 25 nëntor të vitit 1972, në Kongresin e drejtshkrimit në Tiranë, gjuha shqipe u kodifikua, u ngrit në një gjuhë standarde kombëtare shqiptare.

Gjuha letrare shqipe me përgjegjësinë më të madhe filloi të përdoret në institucionet e shtetit shqiptar, në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi dhe kudo në botë ku kishte shqiptarë.

Gjuha letrare shqipe u bë gjuhë e administratës shtetërore, e univerisiteteve, e shkollave fillore dhe të mesme. Gjuhë e ushtrisë, policisë dhe e gjithë popullit punonjës. Gjuhës letrare shqipe i kushtonin rëndësi tepër të madhe gazetat, radiot e televizionet.

Ka 50 vjet që botohen librat letrare, shkencore dhe fetare. Janë botuar gjer më sot me milionë ekzemplarë. Gjuha shqipe më 1972, tanimë si gjuhë e qytetëruar, u radhit me motrat e saja në të gjithë botën. Në gjuhën letrare shqipe u përkthyen dhe u botuan kryeveprat e letërsisë dhe shkencës botërore.

Letërsia artistike shqiptare me në krye veprat e të madhit dhe të papërsëritshmit Ismail Kadare u përkthyen në shumë gjuhë të botës si dhe veprat e autorëve të tjerë shqiptarë.

Gjuha letrare shqipe tani është një gjuhë zonjë në mesin e gjuhëve më të zhvilluara të botës.

Duhet ta kemi të qartë edhe pse e flasim gjuhën e nënës, Gjuha letrare duhet të mësohet!

Gjuha letrare jo, vetëm që shkruhet, por, edhe flitet nga njerëz intelektualë.

Filed Under: Kronike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • …
  • 595
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT