• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NJË HISTORI E DHUNËS SHTETËRORE QË VRET DASHURINË

November 13, 2024 by s p

KOSTA NAKE/

(Novela “Odin Mondvalsen, një histori dashurie” nga triptiku “Legjenda e asaj që iku” e Kasëm Trebeshinës, Tiranë 1992)

Novela është shkruar në vitet 1955-56. Ngjarjet vendosen në një spital psikiatrik. Në qendër të veprës është fati i Odin Mondvalsenit, një kundërshtari të regjimit të egër autokratik që ka zgjedhur të bëjë rolin e njeriut të çekuilibruar ose për shkak të dhunës në hetuesi, ose për të krijuar një shtresë mbrojtëse nga organet e diktaturës dhe nga spiunët që duan t’i shkulin forcërisht dëshmi të rreme, të kapen si i mbyturi pas fijes së kashtës për ta hiperbolizuar në tra, vetëm e vetëm për ta dënuar ose për ta ekzekutuar që të ndrydhin dhe frikësojnë të tjerët. Shtiret se është qytetar danez, se s’ka asnjë lidhje me realitetin shqiptar, prandaj edhe tentativat e njëpasnjëshme nga brenda dhe jashtë spitalit përfundojnë me zhgënjim. Arrestimi i tij është sureal, sepse vjen pas një historie haluçinante me pesë shokë që ishin vënë në kërkim të gomarit të Harizit të Dajlanit jashtë rruzullit tokësor. Katër prej tyre patën vdekur në Hënë, Odin i pati varrosur atje, për të vazhduar udhëtimin drejt Marsit ku dhe e arrestuan. Pandehma për të qenë një i burgosur politik vjen nga vetëdeklarimi se ai dhe katër shokët e tjerë ishin komisarë. 

Në spital i duhet të përballet me Hetuesin e Zabotinlandës pas së cilës nënkuptohet Shqipëria diktatoriale. Ka diçka edhe nga jeta e Trebeshinës që e futën forcërisht në spitalin psikiatrik të Vlorës. Në dhomën e Odinit fusin një burrë tjetër që shtiret sikur është memec, një tjetër maskë mbrojtëse për të mos u viktimizuar. Njeriu “memec” i kujton Odinit se ka më keq se burgu, që në këtë rast është spitali i të sëmurëve mendorë, më keq janë kampet e përqëndrimit dhe kampet e punës si ai i tharjes së kënetës dhe nënkuptohet Maliqi. Pas Hetuesit te dhoma e Odinit vjen Faraoni dhe Putifari që përfaqësojnë nivele të larta të nomeklaturës komuniste dhe kërkojnë prej tij të pranojë se quhet Josif nga Izraeli ose Isuf nga Arabia. 

Një mjek i gjatë, që më vonë merret vesh se quhet Xhemil, është i rekrutuar nga sigurimi i shtetit dhe është groteske pozita në të cilën gozhdohet pas këshillës që i jep Odini për të shkuar te faraoni i Egjiptit me një gomar, duke e hipur herë njëri e herë tjetri.

Një infermiere e bukur, në rrethana të pabesueshme, vjen dhe e puth në buzë Odinin, prandaj presim nga një çast në tjetrin të demaskohet si karremi ose spiunia e radhës. Një herë i thuhet se është gruaja e Putifarit, pastaj del se qenkej gruaja e një kushëriri, i cili i kërkon të heqë dorë nga infermierja pasi ajo është gruaja e tij. Odini i dashuruar por i futur në kurth, përplaset fizikisht për mbrojtjen lidhjen e re dhe përfundon me kthimin e dhunshëm në dhomë dhe lidhjen pas krevatit. Vajza me të bardha, e cila në fund merret vesh se quhet Xhevrije, me puthjen e saj solli fillimin e një dashurie me tolerancë të dyanëshme, për shkak të deformimeve që kanë pësuar të dy, duke hedhur pas krahëve goditjet e pamëshirshme të fatit.

Por edhe në këtë mjedis survejues e provokues për pacientin Odin ka  burime drite dhe ngrohtësie që përpiqen ta nxjerrin nga ky lloj burgu: doktori plak Elmaz dhe vajza me përparse të bardhë. Xhevrija divorcohet nga burri i saj impotent, që e pati dorëzuar si mantenutë te një ushtarak. Kapitulli i fundit i novelës quhet i katërt dhe përfundon me vrasjen e Xhevrijes që duket e përdhunuar dhe e sakatuar. Është jo vetëm vrasja e dashurisë, por edhe vrasja e shpresës për të jetuar në një shoqëri normale.

 “Çmenduria” e Odinit është pasqyruar artistikisht me strukturën e rrëfimit të tij që realizohet me ndarjen në kapituj me një renditje qëllimisht të çoroditur që nuk përputhet me numërimin rreshtor. Përveç kapitujve që ndjekin radhitjen normale dhe arrijnë deri te nëntëmbëdhjeta, ka emërtesa të tjera të tilla, si: Kapitulli i parë, i dytë dhe i tretë – Kapitujt nga i gjashti deri te i tetëmbëdhjeti – Kapitulli që vjen pas të dymbëdhjetit – Kapitulli që është para kapitujve të parë – Kapitulli i dytë pas kapitujve të parë – Kapitulli i tretë pas të dytit – Kapitulli i katërt dhe i pestë – Kapitulli që vjen pas atij që nuk u shkrua.

Në kapitullin që përcaktohet “nga i gjashti te i tetëmbëdhjeti” flitet për faraonë partie, drejtori të shkallëzuara për hedhjen e fallit dhe gjetjen e ëndrrave dhe pallatin ku janë vendosur. Duke u nisur nga viti i botimit, mund të mendosh se paska patur një skicim të hershëm të pallatit të ëndrrave para Kadaresë.

Rrëfimi alegorik kalon në surealizëm kur përmend mbretin, mbretërorët dhe kryetarët e kooperativave të hipur mbi pilivesa që janë sipas rangjeve në pushtet. Realiteti shqiptar fshihet pas historive të përziera me Venedik, Stamboll dhe Egjipt, por befas hiqet veli për të zbuluar Shqipërinë kur flet për krijimin e partisë, kur përmend Miladin Popoviçin dhe Dushan Mugoshën, kur lufta për kreun e partisë fshihet pas emrave Skënderbe, Ali Tepelena dhe Aranit Komneni.

Spiunët identifikohen si faraonë dhe disa prej tyre i flasin Odinit për krijimin e kooperativave bujqësore dhe shpalljen e kulakëve, për kolektivizimin e bagëtive dhe mbetjen e fëmijëve pa përsheshin me qumësht e me dhallë. Diskutohet për ligjet dhe për heqjen e lëkurës së njerëzve kundërshtarë dhe Odini satirizon se kjo lëkurë mund të përdoret për të bërë çantat e zyrtarëve ose të shkrimtarëve zyrtarë. Aludimi për diktaturën vjen nëpërmjet skllavit dhe skllaves që u nisët nëpër shkretëtirë drejt lirisë, por, të ndjekur nga faraonët, vdiqën të dy larg njëri-tjetrit. 

Odini del nga spitali, duke pranuar që është shqiptar, kusht i shërimit mendor, por nuk shpëton nga spiunët dhe provokatorët që besojnë se po mbrojnë pushtetin e dalë nga gryka e pushkës. Dikush i kërkon të spiunojë shitësin ambulant të qumështit, ndërkohë që në treg ndjehej mungesa e tij. Një nga mysafirët e paftuar që vijnë në shtëpi gjatë kohës që Xhevrija është në punë dhe Halla ka dalë, është një burrë që ua ndan florinjtë njerëzve, por policët e torturojnë duke i kërkuar të tjera.

Novela “Odin Mondvalsen” është një rrëfim tronditës, sepse është një rrëfim nga brenda, vetë autori ka qenë për një kohë në organet e punëve të brendshme, madje është dërguar për studime edhe në Bashkimin Sovjetik, nëna e Fiqiret Shehut ishte tezja e tij, por pakënaqësia për trajtimin e atyre që bënë luftën, e rrëzoi nga shkallët e pushtetit. E veçanta kontraverse e Kasëm Trebeshinës është pranimi i tij që në vitet e diktaturës për t’u tërhequr përgjithmonë nga balli i skenës politike dhe letrare duke refuzuar kompromiset me udhëheqjen e lartë partiake.

Filed Under: Kronike

Mulliri si objekt me karakter socio-ekonomik 

November 11, 2024 by s p

Prof. Ass. Dr. Pajazit Hajzeri 

1 Faculty of Architecture and Spatial Planning, UBT College – 

Higher Education Institution, Prishtina, Kosovo 

Pajazit.hajzeri@ubt-uni.net 

Abstrakt: 

Mulliri, si një strukturë e rëndësishme teknologjike dhe sociale, ka luajtur një rol kyç në  zhvillimin e shoqërive të ndryshme në periudha të ndryshme historike. Në kontekstin socio ekonomik, mulliri ka qenë më shumë se një pajisje për përpunimin e drithërave; ai ka qenë një  pikë qendrore për komunitetin dhe ka ndikuar thellësisht në ekonominë lokale. Në vendet rurale  dhe zonat e banuara, mulliri ka ofruar një shërbim thelbësor duke mundësuar prodhimin e miellit  si një burim kryesor ushqimi për popullsinë. 

Mullinjtë, veçanërisht ata me ujë apo erë kanë qenë një simbol i përparimit teknologjik dhe i  inovacionit në përdorimin e burimeve natyrore. Përmes tij, është arritur rritja e prodhimit dhe një  efektivitet më i madh në ekonominë rurale. Ndërsa prodhimi u bë më i centralizuar dhe i  aksesueshëm, mullinjtë kontribuan në zhvillimin e tregtisë lokale dhe formimin e një  infrastrukture ekonomike të qëndrueshme. 

Në aspektin social, mullinjtë kanë shërbyer si pika takimi për anëtarët e komunitetit duke forcuar  lidhjet shoqërore. Për më tepër, mullinjtë kanë luajtur një rol në shpërndarjen e pasurisë dhe  burimeve, pasi shumë herë ata u zotëroheshin nga individë të pasur ose nga autoritetet lokale,  duke krijuar një hierarki socio-ekonomike brenda shoqërisë. 

Në përfundim, mulliri përfaqëson një objekt me ndikim të gjerë socio-ekonomik, duke mbajtur  në vetvete histori teknologjike, tregtare dhe shoqërore që kanë ndihmuar në formësimin e  shoqërive dhe ekonomive të ndryshme. 

Fjalët kyqe: Mulliri, prodhim, teknologji, komunitet, ekonomi.

Hyrje 

Njëri ndër objektet me karakter social në fushë-veprimtarin e njeriut ishte edhe mulliri i blojës.  Historiku i mullirit të blojës është shumë e lashtë, qyshë se njerëzit provonin për të përmirësuar  ushqyeshmërinë e tyre me anë të drithërave, lindi nevoja e një makinerie për bluarjen e tyre dhe  për të nxjerr nga lënda e parë produktin bazë miellin për gatim. 

Mullinjtë janë pajisje që përdoren për të bluar ose përpunuar materiale të ndryshme, si drithërat e  ndryshme, bimët e vajit, bimët e sheqerit, kripën, mineralet, etj. Në varësi të parimit të  funksionimit dhe të materialit që përpunojnë, ka disa lloje mullinjsh.  

Mullinjtë si objekte ekonomike kanë qenë shumë të përhapur në botën shqiptare. Bluarja e drithit  është një teknologji e vjetër. Populli shqiptar e njihte këtë mjeshtëri shekuj më parë dhe, në sajë të saj, krijoi një traditë të gjatë të përdorimit të mullirit. Ndër mullinjtë e parë e hasim “Mokrën”,  mulli dore, i cili, përveç se ishte i mundimshëm, siguronte sasi të vogël të miellit gjatë bluarjes,  por ishte e mundur që ta ketë gati çdo familje të vetin. 

1. Mulliri Mokra. 

Mokra ose mulliri i dorës ishte mekanizmi i parë i bluarjes primitive të drithit edhe ndër ne.  Mirëpo, edhe pse primitive, ka nderin të jetë i pari, si mekanizëm më i përparuar, në historinë e  blojës. Mokra ose mulliri i lashtë, që u përdor zakonisht, pothuaj në çdo shtëpi, ishte i vogël dhe i  lehtë. Përdorej nga një njeri. 

Mokra përbëhej nga dy gurë të sheshtë dhe të  

rrumbullakët bloje, në trajtë rrote. Guri i epërm me  

një vrimë në mes rrotullohej mbi një gur tjetër të  

ngjashëm, që është më i madh e i palëvizshëm.  

Mokra vendosej në një kthinë dhe përforcohej me  

një shtyllë vertikale të përforcuar për trari. Për  

sjelljen e secilës përdorej forcë e madhe krahu.  

Mokra në Kosovë është përdorur deri në vitet e 50- 

ta të shek. XX.1 

Fig. 1. Mulliri mokna  

1 Pajazit Hajzeri, Bujqësia në Kosovë gjatë mesjetës II, https://pashtriku.org/drscpajazit-hajzeri-zhvillimi-i bujqesise-ne-kosove-gjate-mesjetes-ii/

2. Mullinjtë e erës: 

Këta mullinj shfrytëzojnë energjinë e erës për të kryer punë mekanike si bluarja e drithit ose  pompimi i ujit. Ata janë të zakonshëm në zona me erë të fortë. Kanë gjetur një përdorim të gjerë  si në kohë ashtu edhe në hapësirë. 

Mullinjtë me erë janë vendosur në zona të rrafshëta dhe në bregore aty ku pothuajse erërat ishin të përhershme. 

Fig. 2. Mulliri me erë, Montreal, Kanada, foto. P. H. 

Këta mullinj kishin planimetri të ndryshme. Planimetria e tyre kryesisht ishte rrethore, por në  raste të rralla edhe planimetri katrore. Lartësia e mureve ishte shumë më e lartë se lartësia e  mureve të mullinjve me ujë. Kjo i detyronte ata të merrnin një formë konike për shkak të  mekanizmit rrotullues i cili duhej të ishte me krah të mëdhenjë që era t’i kapte më lehtë dhe t’i  rrotullonte. 

Holanda është njëti ndër vendet me numrin më të madh të mullinjve me erë, këtë ja mundësojnë  hapësirat e mëdha të rrafshëta, nën ndikimin e erërave të shumta.

Mullinj ere kishim edhe në Kallm të Shqipërisë, për të cilët kemi pak të dhëna, se a kanë  funksionuar për një veprimtari të cilën janë ndërtuar apo kanë mbetur vetëm si relikte të kohës. 

Fig. 3. Mullinj ere në Kallm të Shqipërisë2 

3. Mullinjtë e ujit dhe gurë: 

Këta mullinj përdorin energjinë e ujit që rrjedh për të vënë në lëvizje rrotën e mullirit, e cila  më pas përdoret për të bluar drithërat ose për të kryer punë të tjera industriale. 

Këta janë mullinjtë tradicionalë që përdoren kryesisht për bluarjen e drithërave, ku gurët e  mëdhenj rrotullues bluajnë kokrrat. 

Shfrytëzimi i energjisë së ujit për bluarje ishte hap i rëndësishëm në jetën e njeriut, sepse e  çliroi atë nga një ngarkesë e madhe nga bluarja e drithit me dorë, në bluarjen e drithit me  energjinë e ujit. Mulliri me ujë është një objekt i thjeshtë i ndërtuar në parimin e mekanizmit  të moknës, por tash nuk përdoret më fuqia e krahut, por fuqia e energjisë së ujit, e cila e vë në  lëvizje mekanizmin e blojës, në bazë të sistemit hidromekanik.3 

2 https://dritare.net/plazhi-i-kallmit-holanda-e-vogel-shqiptare 

3 Pajazit Hajzeri, Bujqësia në Kosovë gjatë mesjetës II, https://pashtriku.org/drscpajazit-hajzeri-zhvillimi-i bujqesise-ne-kosove-gjate-mesjetes-ii/

Fig. 4. Hapësirat e brendshme në mulli, P. H. 

Mullinjtë ishin pasuri e çdo familje që e posedonte atë. Mullinjtë mund të ishin të një familje  të veçantë, një vllazërije me një numër më të madh familjesh ose mulliri i fshatit i  përbashkët. 

Në shumë raste, çdo familje e gjerë e kishte mullirin e vetë, në të cilin bluante drithërat e  grumbulluara gjatë një viti. Funksioni i një mulliri varej nga sasia e ujit që kishte përroi ose  lumi ku ishte ndërtuar. Jo rrallë herë mullinjtë përdoreshin në vjeshtë, pak në dimër dhe në  pranverë, por gjatë verës nuk punohej në ta për shkak të mungesës së ujit. 

Ato familje që kishin mulli të vetinë në një rrjedhë uji më të madhe në ndonjë lum, puna në  mulli vazhdonte gjatë gjithë vitit. Në brendësi të mullirit ishte edhe aneksi i qëndrimit të  mullingjisë, i cili punonte gjatë gjithë kohës aty, duke i pritur ata të cilët në mungesë të  mullinjve dhe ujit në sezon të caktuara përdornin mullirin i cili i plotësonte kushtet. 

Personi i cili qëndronte në mulli, krijonte edhe radhën e atyre që donin të bluanin, po ashtu  strehonte personat që shkonin për të bluar dhe bagëtinë. 

Mulliri gjithmonë kishte një person që qëndronte aty. Mullinjtë me ujë drithin e bluanin me  anë të rrotullimit të gurit të epërm duke u fërkuar nga guri i poshtëm, i cili ishte statik dhe  nuk lëvizte. Prodhimi i gurëve të mullirit për një territor të madh bëhej në minierën e gurëve  në Boletin, minierë e cila i përkiste familjes së Isa Boletinit. 

Gurët duhet të ishin të të njëjtës madhësi, trashësi dhe diametër të nyejt dhe duhet të ishin për  nga përbërja të nyejt. Nuk duhet të përdoreshin gurë njëri më i butë e tjetri më i fortë, pasiqë  zvogëloheshin në kohë të ndryshme.

Fig. 54. Pjesët përbërëse të mekanizmit të mullirit 

Mulliri përbëhej nga një objekt këndëdrejt arkitektonik. Materiali ndërtimor për ngritjen e  mullirit ishte druri dhe guri. Kishim mullinj të ndërtuar vetëm me material druri i gjithi, por  kemi mullinj të punuar nga guri në tërësi. Qatia e mullirit në të shumten e resteve ishte me dy  rrjedha uji, e rrall herë me katër rrjedha uji, mbulohej me dërrasa, kashtë, metal llamarine dhe  tjegulla tradicionale. Mulliri kishte edhe disa elemente që e përbënin atë në tërësin e tij. 

Ky objekt në pjesën e poshtme e kishte izbën, në të cilin e kishte të vendosur çarkun, i cili  përmes një boshti depërtonte përmes gurit të poshtëm dhe mbante gurin e epërm në lëvizje.  Kanali i cili e sillte ujin nga lumi, përmes një tubi të gjerë nga nga druri ose metali depërtonte  në izbën e mullirit, ku zvogëlohej diametri i këtij tubi që uji të kalonte me presion të madh  për ta rrotulluar çarkun i cili shtinte në lëvizje gurin rrotullues për bluarjen e drithit. 

4Shefki Stublla, Mbijetesa, (Aspekti muzeor), Prishtinë, 2007, p. 159. Shih. Pajazit Hajzeri, Përmbledhje e  Studimeve nga Historia I, Prishtinë 2021, p. 50.

Fig. 6.5 Grykderdhja e ujit nga izba e mullirit 

Aty ku përfundonte derdhja e ujit të një mulliri,  

zakonisht fillonte të ndërtohej kanali për mullirin  

tjetër në të njëjten rrjedhë të përroit apo lumit. 

Ky ambient kishte edhe një dritare të vogël, nga e  

cila depërtonte drita brenda në mulli, njëheri  

largonte pluhurin e krijuar aty brenda po ashtu  

kishte edhe një hapësirë për përsonin që punonte  

aty. 

Në pjesët përbërëse të mekanizmit të mullirit për  

bluarje bënin pjesë: 1. koshi, 2. Luga, 3-4.guri i  

epërm dhe i poshtëm, 5 shtrati nga druri ku  

vendoseshin gurtë, 6. magjja e miellit (disha), 7.  

Vrima e drithit, 8. Çakallja, 9. rregullatori  

(rabushi). 

Fig. 7. Mulliri i Nexhat Dedisë nga druri Në këta mullinj, drithërat bluheshin sipas kërkesave   të personave që e dërgonin drithin, nga thyerjet e  trasha deri tek bluarjet e imëta për përgatitjen e miellit për gatim. 

Shfrytëzimi i energjisë së ujit për bluarje ishte hap i rëndësishëm në jetën e njeriut, sepse e çliroi  atë nga një ngarkesë e madhe për bluarjen e drithit me forcën e duarve.6 

5 Edmond Ismailati, Mulliri me erë i Tepelenës dhe mullinjtë e tjerë të ujit të kësaj zone, 15.01.2022,  https://americaneye.al/mulliri-me-ere-i-tepelenes-dhe-mullinjte-e-tjere-te-ujit-te-kesaj-zone/

Fig. 8. Proces gjatë bluarjes së drithit 

5. Mullinjtë elektrikë: 

Janë përdorur për punë më të vogla shtëpiake ose industriale, këta mullinj përdorin energjinë  elektrike për bluarjen e materialeve si kafe, grurë, apo minerale. 

Secili prej këtyre llojeve të mullinjve ka aplikimet dhe funksionet e veta, në varësi të nevojave të  përdorimit. 

Një tjetër mulli është për ullinj, të cilët përdoren për të nxjerrë vajin e ullirit nga fruti i ullirit.  Procesi i prodhimit të vajit të ullirit përfshin disa faza, dhe mullinjtë luajnë një rol të rëndësishëm  në këto procese. 

6 P. Hajzeri, op. cit. p. 50

Llojet kryesore të mullinjve për ullinj: 

1. Mullinjtë tradicionalë me gurë: 

o Në këtë metodë tradicionale, ullinjtë shtypen midis gurëve të mëdhenj që  rrotullohen mbi frutat e ullirit, duke i copëtuar dhe shtrydhur. Pasi ullinjtë  shtypen, masa e formuar përzihet dhe më pas shtypët për të nxjerrë vajin. Kjo  metodë është më e ngadaltë dhe përdoret ende në disa zona rurale për prodhimin e  vajit në mënyrë tradicionale. 

Fig. 9. Mulliri për bluarjen e ullirit 

2. Mullinjtë centrifugalë: 

Në mullinjtë centrifugalë, ullinjtë  

përpunohen në një sistem ku centrifuga  

përdoret për të ndarë vajin, nga masa e  

ullirit dhe uji. Ky është një nga sistemet  

më moderne dhe përdoret gjerësisht në  

fabrikat e përpunimit të vajit të ullirit. 

Njëherit është mulliri modern që  

përdoret sot, i cili bënë të mundur që të  

shfrytëzohet deri në maksimum fruti i  

ullirit dhe t’i nxirret sasia më e madhe e  

Fig. 10. Mulli centrifugal për ullinj vajit.

3. Mullinjtë me shtrydhje: 

Kjo metodë, përdor një shtypës për të shtrydhur masën e ullirit të përpunuar. Pas shtypjes, vaji  ndahet nga mbetjet e tjera të ullirit. 

Fig. 11.12. Mullinj tradicionalë për ullinj me anë të shtrydhjes 

Procesi i prodhimit të vajit të ullirit përfshin: 

1. Pastrimi i ullinjve nga papastërtitë. 

2. Shtypja e ullinjve për të krijuar një masë. 

3. Përzierja dhe shtrydhja e masës për të ndarë vajin. 

4. Filtrimi dhe ruajtja e vajit të pastër. 

Fig. 13. Procesi i përfitimit të  

vajit të ullirit

Mullinjtë modernë janë bërë gjithnjë e më efikasë, duke e bërë prodhimin e vajit të ullirit më të  shpejtë dhe më të pastër. 

Llojet kryesore të mullinjve për kafe: 

Për bluarjen e kafes kemi edhe mullinj të veçantë për kafe që përdoren për të bluar kokrrat e  kafesë përpara përgatitjes së saj. Mullinjtë për kafe janë të dizajnuar për të bluar kafenë në nivele  të ndryshme të grimcave, nga bluarje shumë e imët për espresso deri te bluarje më e trashë për  metoda të tjera si kafeja filtruese ose French Press. 

1. Mullinjtë me teh (blade grinders): 

Këta mullinj përdorin dy tehe metalike që rrotullohen me shpejtësi të lartë për të copëtuar kokrrat  e kafesë. Ata janë më të lirë dhe më të zakonshëm, por nuk janë shumë të saktë në prodhimin e  grimcave të njëtrajtshme. Bluarja me këto mullinj është më e trashë dhe mund të mos jetë e  njëtrajtshme. 

2. Mullinjtë me gurë (burr grinders): 

Ky është lloji më i rekomanduar për bluarjen e kafesë, veçanërisht për baristët dhe entuziastët e  kafesë. Ata përdorin dy disqe (ose gurë) që rrotullohen për të shtypur dhe bluar kokrrat e kafesë.  Këta mullinj japin një bluarje shumë më të njëtrajtshme dhe precize, duke siguruar që kafeja të  ketë një shije më të mirë dhe të jetë e përshtatshme për metoda të ndryshme përgatitjeje. 

Mullinjtë me gurë konikë: Shumë efikasë dhe prodhojnë më pak nxehtësi gjatë bluarjes, duke  ruajtur aromën e kafesë. 

Mullinjtë me gurë të sheshtë: Janë të njohur për saktësinë e tyre dhe përdoren shpesh në  kafenetë profesionale. 

3. Mullinjtë manualë: 

Mullinjtë manualë të kafesë  

janë më të vegjël dhe  

kërkojnë përpjekje fizike për  

të rrotulluar një dorezë që  

bluhet kafeja. Këto janë  

ideale për udhëtime ose për  

ata që preferojnë një metodë  

më tradicionale. Bluarja  

është e njëtrajtshme dhe  

mund të rregullohet për të  

prodhuar grimca e  

Fig. 14. Mullinjë mekanik të dorës për bluarjen e kafes ndryshme.

4. Mullinjtë elektrikë: 

Përdorin energjinë elektrike për të bluar kafenë në mënyrë të shpejtë dhe efikase. Këto mullinj  vijnë me opsione për të kontrolluar shkallën e bluarjes, duke i bërë ato shumë të përshtatshëm  për përdorim shtëpiak ose komercial. 

Bluarja dhe metodat e kafesë: 

• Bluarje shumë e imët (espresso): Kërkon mullinj me gurë që sigurojnë grimca shumë të  vogla dhe të njëtrajtshme. 

• Bluarje e mesme (drip coffee): Bluarje pak më e trashë që përdoret për kafenë me filtra. • Bluarje e trashë (French Press): Kërkon grimca më të mëdha për një përgatitje më të  gjatë të kafesë. 

Zgjedhja e mullirit të duhur për kafe është shumë e rëndësishme për të arritur cilësinë dhe  aromën më të mirë të kafesë që preferoni. 

Përveç mullinjve të përmendur më parë (si mullinjtë e erës, të ujit, të drithit, të ullinjve dhe të  kafesë), ka shumë lloje të tjera mullinjsh që përdoren për qëllime të ndryshme. Këtu janë disa  mullinj të tjerë: 

Mullinjtë industrialë: 

Këta janë mullinj më të sofistikuar që përdoren në industri për të bluar materiale të ndryshme, si  minerale, qymyr, çimento etj. 

Kemi mullinjtë me çekiç; për thërmimin e materialeve të forta. 

Mullinjtë me topa (Ball Mills); për bluarjen e mineraleve dhe materialeve të tjera në grimca  shumë të imëta. 

Mullinjtë vertikalë; që përdoren në industrin e çimentos dhe mineraleve. 1. Mullinjtë e qymyrgurit: 

Këta mullinj përdoren për të bluar qymyrin në grimca të vogla për t’u djegur në termocentrale  dhe për të prodhuar energji elektrike. Qymyri bluhet në formë pluhuri për të rritur efikasitetin e  djegies.

2. Mullinjtë e çimentos: 

Këto janë mullinj të mëdhenj industrialë që  

përdoren për të bluar përbërësit e çimentos,  

si gëlqerorët dhe argjila, për të prodhuar  

pluhur çimentoje që më pas përzihet me ujë  

për të bërë beton. 

3. Mullinjtë me topa (Ball Mills): 

Ky lloj mulliri përdoret në industri të  

ndryshme për të bluar minerale dhe  

materiale të ndryshme në grimca shumë të  

imëta. Ata përdoren kryesisht në industrinë e  

minierave dhe të përpunimit të metaleve.  

Topat metalikë që rrotullohen brenda një  

cilindri të madh përplasën me materiale për  

ta thermuar atë. 

Fig. 15. Mullinjë e mineraleve dhe çimentos, foto P. H. 

Fig. 16. Mullinjë me sfera (topa) metalikë që përdoren për bluarjen e mineraleve, foto. P. H.

Këta mullinj përdoren për të bluar minerale të ndryshme të nxjerra nga toka, si ari, argjendi,  bakri dhe alumini, në mënyrë që të përgatiten për përpunim të mëtejshëm. 

5. Mullinjtë për kripë: 

Janë mullinj të vegjël që përdoren për të bluar kokrrat e mëdha të kripës në grimca më të vogla,  zakonisht për përdorim në kuzhinë. Ata mund të jenë manualë ose elektrikë. 

6. Mullinjtë e sheqerit (Sugar Mills): 

Këta mullinj përdoren në industrinë e përpunimit të sheqerit për të nxjerrë lëngun e kallamit të  sheqerit ose të panxharit të sheqerit, i cili më pas përpunohet për të prodhuar sheqer të  kristalizuar. 

7. Mullinjtë për erëza (Spice Grinders): 

Përdorën për bluarjen e erëzave si piper, kanellë, karafil dhe shumë të tjera. Mund të jenë  manualë ose elektrikë dhe përdoren në kuzhina për të ruajtur freskinë dhe shijen e erëzave. 

8. Mullinjtë e drurit (Wood Mills): 

Përdorën për të copëtuar ose bluar copa druri në grimca më të vogla ose pluhur për qëllime të  ndryshme, si prodhimi i peleteve të drurit për ngrohje apo përpunimi i drurit për industri të tjera. 

9. Mullinjtë për ngjyrë (Paint Mills): 

Përdoren për të përzier dhe bluar pigmentet e ndryshme për të prodhuar ngjyra dhe bojëra  industriale. 

Çdo lloj mulliri është dizajnuar për t’u përshtatur me kërkesat specifike të materialeve që  përpunohen dhe industrive përkatëse.

Përfundimi: 

Mullinjtë u ndërtuan në fillim për të siguruar dhe përmirësuar ushqyeshmërinë më të mirë për  vete njerëzit, por me kalimin e kohës ata sa vinin e shtoheshin dhe përsoseshin për prodhimtari të  ndryshme. Në këtu punim i kemi përmendur disa lloje të mullinjve nga ata të parët mekanikët me  dorë e deri te mullinjtë industrial që përdoren në përgatitjen e miellit për ushqim, ata në  mineralogji, industrin farmaceutike, të ngjyrave, etj. 

Mullinjtë, kanë luajtur një rol të madh në zhvillimin ekonomik të çdo familje, qyteti dhe shteti në  përgjithësi, janë ndër industritë më të vjetra e cila edhe sot ka një vend meritor në zhvillimin  ekonomik të çdo vendi. 

Në shumë vende nëpër botë edhe ndërtesat e mullinjve janë asete kombëtare në gamën e  trashëgimisë kulturore, dhe adresa të vizitorëve të cilët janë të apasionuar pas këtyre veprave  arkitektonike me karakter socio-ekonomik. 

Bibliografia: 

Hajzeri, Pajazit (2021). Përmbledhje e Studimeve nga Historia I, Prishtinë; 

Hajzeri, Pajazit (2021). Bujqësia në Kosovë gjatë mesjetës II, (13 Mars, 2021)  https://pashtriku.org/drscpajazit-hajzeri-zhvillimi-i-bujqesise-ne-kosove-gjate-mesjetes-ii/ 

Ismailati, Edmond (2022). Mulliri me erë i Tepelenës dhe mullinjtë e tjerë të ujit të kësaj zone,  15.01.2022,  

https://americaneye.al/mulliri-me-ere-i-tepelenes-dhe-mullinjte-e-tjere-te-ujit-te-kesaj-zone/ Stublla, Shefki (2007). Mbijetesa, (Aspekti muzeor), Prishtinë;  

https://ubgreen.al/ulliri-ne-shqiperi-praktikat-e-mira-te-ullirit-qe-nga-fusha-e-deri-ne-tavoline dhe-zinxhiri-i-vajit-te-ullirit/ 

https://dritare.net/plazhi-i-kallmit-holanda-e-vogel-shqiptare

Filed Under: Kronike

Tranzicioni i Donald Trump po fillon tani. Ja se si do të funksionojë

November 9, 2024 by s p

Përktheu Rafael Floqi nga WILL WEISSERT AP

UASHINGTON (AP) – Kthimi i afërt i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë do të thotë se ai do të dëshirojë të ngrejë një administratë krejtësisht të re nga ajo që shërbeu nën Presidentin Joe Biden. Ekipi i tij po zotohet gjithashtu se i dyti nuk do të ngjajë shumë me të parën që Trump themeloi pas fitores së tij në 2016.

Presidenti i zgjedhur tani ka një periudhë tranzicioni 75-ditore për të ndërtuar ekipin e tij përpara se Dita e Inaugurimit të arrijë më 20 janar. Një nga pikat kryesore në listën e detyrave: plotësimi i rreth 4,000 posteve qeveritare me të emëruar politikë, njerëz që përgjohen në mënyrë specifike për punët e tyre nga ekipi i Trump.

Kjo përfshin të gjithë, nga sekretari i shtetit dhe drejtuesit e tjerë të departamenteve të kabinetit tek ata të përzgjedhur për të shërbyer me kohë të pjesshme në borde dhe komisione. Rreth 1200 prej këtyre emërimeve presidenciale kërkojnë konfirmimin e Senatit, gjë që duhet të jetë më e lehtë me Senatin që tani kalon në kontrollin republikan.

Si do të duket tranzicioni?

Megjithëse qarkullimi në administratën e re do të jetë total, Trump do të jetë i njohur me atë që duhet të arrijë. Ai ndërtoi një administratë krejtësisht të re për mandatin e tij të parë dhe ka ide të qarta se çfarë të bëjë ndryshe këtë herë.

Ai tashmë ka nxjerrë disa emra.

Trump tha në festën e tij të fitores të mërkurën herët se ish-aktivisti presidencial dhe anti-vaksinimi Robert Kennedy Jr. do të përdoret për të “ndihmuar për ta bërë Amerikën të shëndetshme përsëri”, duke shtuar se “ne do ta lëmë atë të shkojë në të”. Përpara zgjedhjeve, Trump nuk i hodhi poshtë thirrjet e Kenedit për t’i dhënë fund ujit të fluorizuar. Trump është zotuar gjithashtu të bëjë Elon Musk me origjinë nga Afrika e Jugut, një mbështetës i zëshëm i fushatës së Trump, një sekretar të “uljes së kostove” federale dhe CEO i Tesla ka sugjeruar se ai mund të gjejë triliona dollarë në shpenzime qeveritare për t’i fshirë.

Tranzicioni nuk ka të bëjë vetëm me plotësimin e vendeve të punës. Shumica e presidentëve të zgjedhur marrin gjithashtu informacione informative ditore ose pothuajse ditore gjatë tranzicionit.

Në vitin 2008, presidenti në largim George W. Bush informoi personalisht Presidentin e zgjedhur Barack Obama për operacionet e fshehta të SHBA-së. Kur Trump po përgatitej të merrte detyrën në vitin 2016, këshilltarja e Obamës për sigurinë kombëtare, Susan Rice, informoi Michael Flynn, pasardhësin e saj të caktuar në administratën e re. Megjithatë, në vitin 2020, sfidat ligjore të Trump për rezultatet e zgjedhjeve vonuan fillimin e procesit të tranzicionit për javë të tëra, dhe informimet presidenciale me Biden nuk filluan deri më 30 nëntor.

Kush po e ndihmon Trumpin në këtë proces?

Tranzicioni i Trump po udhëhiqet kryesisht nga miqtë dhe familja, duke përfshirë Kennedy Jr. dhe ish-kandidatin presidencial demokrat Tulsi Gabbard, si dhe djemtë e rritur të presidentit të zgjedhur, Donald Trump Jr. dhe Eric Trump, dhe kandidatin e tij, JD Vance. Bashkëkryetarët e tranzicionit janë CEO i Cantor Fitzgerald, Howard Lutnick dhe Linda McMahon, ish-ekzekutivi i mundjes që më parë drejtoi Administratën e Biznesit të Vogël gjatë mandatit të parë të Trump. 

Lutnick tha se operacioni i këtij viti është “rreth sa më i ndryshëm që të jetë e mundur” nga përpjekja e vitit 2016, e cila u drejtua fillimisht nga Chris Christie. Pasi fitoi tetë vjet më parë, Trump shkarkoi Christie-n, hodhi poshtë planet që kishte bërë ish-guvernatori i Nju Xhersit dhe ia dha detyrën për drejtimin e tranzicionit nënpresidentit të atëhershëm të zgjedhur, Mike Pence.

Në fillim të mandatit të tij të parë, Trump mblodhi një kabinet origjinal që përmbante disa republikanë më të zakonshëm dhe liderë biznesi, të cilët përfundimisht e zhgënjyen, ose u ndanë publikisht me të, ose të dyja. Këtë herë, Trump ka premtuar të vlerësojë besnikërinë sa më shumë që të jetë e mundur – një filozofi që mund të sigurojë që ai të bëjë zgjedhje që janë më të lidhura me bindjet e tij ideologjike dhe stilin bombastik profesional.

Ndryshe nga fushata e Zëvendës Presidentes Demokratike Kamala Harris, ekipi i Trump nuk nënshkroi asnjë marrëveshje tranzicioni në ditën parazgjedhore me Administratën e Shërbimeve të Përgjithshme, e cila në thelb vepron si pronari i qeverisë federale. Prandaj, ai ka humbur tashmë afatet për të rënë dakord me GSA për çështjet logjistike si hapësira për zyra dhe mbështetja teknike dhe me Shtëpinë e Bardhë për aksesin në agjenci, duke përfshirë dokumentet, punonjësit dhe objektet.

Rregullat e reja të tranzicionit

Në vitin 2020, Trump argumentoi se mashtrimi i përhapur i votuesve – i cili në fakt nuk kishte ndodhur – i kushtoi atij zgjedhjet, duke vonuar fillimin e tranzicionit nga administrata e tij në largim në atë të ardhshme të Bidenit për javë të tëra.

Katër vjet më parë, kryetarja e GSA e emëruar nga Trump, Emily Murphy, përcaktoi se ajo nuk kishte pozitë ligjore për të përcaktuar një fitues në garën presidenciale, sepse Trump ende po sfidonte rezultatet në gjykatë. Kjo pengoi financimin dhe bashkëpunimin për tranzicionin.

Vetëm kur përpjekjet e Trump për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve kishin dështuar në shtetet kryesore që Murphy ra dakord të “përcaktonte zyrtarisht një president të zgjedhur” dhe të fillonte procesin e tranzicionit. Trump përfundimisht postoi në mediat sociale se administrata e tij do të bashkëpunonte.

Për të parandaluar atë lloj pengese në tranzicionet e ardhshme, Tranzicioni Presidencial Akti i Përmirësimit i 2022 mandaton që procesi i tranzicionit të fillojë pesë ditë pas zgjedhjeve – edhe nëse fituesi është ende në mosmarrëveshje. Kjo është krijuar për të shmangur vonesat e gjata dhe do të thotë se “një “konstatim afirmativ” nga GSA nuk është më një parakusht për të përfituar shërbime mbështetëse të tranzicionit”, sipas udhëzimeve të agjencisë mbi rregullat e reja.

Pasiguria u shtri edhe më gjatë pas zgjedhjeve të vitit 2000, kur kaluan pesë javë përpara se Gjykata e Lartë të zgjidhte zgjedhjet e kontestuara midis republikanit George W. Bush dhe demokratit Al Gore. Kjo i la Bushit rreth gjysmën e kohës së zakonshme për të menaxhuar tranzicionin e qeverisë nga administrata në largim e Klintonit. Kjo përfundimisht çoi në pyetje në lidhje me boshllëqet e sigurisë kombëtare që mund të kenë kontribuar në mospërgatitjen e SHBA-së për sulmet e 11 shtatorit vitin e ardhshëm.

Filed Under: Kronike

GJON MILI,  NJË MISION I VËSHTIRË NË IZRAEL

November 8, 2024 by s p

A22.2 copy (1).png

Kristaq BALLI

Portreti human, profesional e artistik i fotografit të shquar shqiptaro-amerikan  Gjon Mili, tashmë, sa vjen e po ndriçohet në shumë aspekte të veprimtarisë së tij si një prej fotografëve të spikatur profesionistë botërorë, i cili ishte një prej  kontribuesve kryesorë të një prej revistave më prestigjioze e influente amerikane e botërore – “LIFE” në të gjitha fushat e jetës të shek. XX. Si një fotograf evolucionist e inovativ, ai u bë i famshëm jo vetëm për lindjen dhe përhapjen e zhanreve të reja fotografike, si ato që kishin lidhje  me  “dritën stroboskopike”, “fotot e shumëfishta në lëvizje”,  me  “shpërthimin e kohës”,  me “fotot e fiksuara nga artistë që vizatonin në errësirë me llambushka inkandeshente, e teknika të tjera imazherie”, por edhe për angazhimin e tij profesional e artistik në ngjarje të mëdha e befasuese historike, politike, sociale, kulturore, artistike, sportive në kuadrin e bashkëpunimit shumë të gjatë e po aq të suksesshëm me revistën javore “LIFE”, e cila  shërbeu fillimisht si trampolin për nisjen e karierës së tij e, më pas,  si një pasqyrë e madhe mediatike e illustrative, prapa së cilës qëndronte, veç të tjerësh edhe një artist i madh si Gjon Mili. Ata i dhanë kësaj reviste një përmbajtje e fizionomi të admirueshme e shumë popullore jo vetëmnë SHBA. Mjafton të themi që shumë  foto të Gjon Milit në këtë revistë përbënin ballinat, ose pjesët më të rëndësishme të saj.gettyimages-531035970-2048x2048 copy.jpg

 Gjatë shërbimeve të tij për këtë revistë, por edhe për pasionin dhe formësimin e opusit të tij artistik prej dhjetra mijra fotosh, Gjon Mili ka udhëtuar shumë, ai ka qenë në lëvizje të përhershme. Nuk ka shtet të SHBA-ve ku ai të mos ketë lënë gjurmët e tij, por edhe Europa, kryesisht Franca, Spanja, Anglia, Gjermania, Italia, Greqia, Rumania, Irlanda, apo Izraeli, etj., ishin destinacionet e punës dhe obligimeve të tij profesionale, por edhe të synimeve artistike e që lidheshin me figura të mëdha e të njohura botërore, kryesisht në botën e artit. Midis ngjarjeve surprizuese politike Gjon Mili është inkuadruar si fotograf ekskluziv i revistës ”LIFE” të paktën në dy prej tyre: në procesin e gjykimit të kriminelit nazist të Luftës së Dytë Botërore, Adolf Eichmann (1961-1962), si dhe në procesin  e shqyrtimit dhe gjykimit  të skandalit të madh amerikan  të përgjimeve, i cili njihet  si Skandali i Wotergeit-it (1972-1974) e pas së cilit presidenti Nikson (1913-1994)  dha dorëheqjen në vitin 1974. Për të dy këto ngjarje Gjon Mili realizoi  sete të plota fotografike bardhezi dhe me ngjyra, mjaft interesante e jo vetëm rëndom ilustruese, por edhe të studiuara e të vëmendshme nga pikpamja e vlerësimit të situatave, çastit të shkrepjes, pikvështrimit e sidomos atmosferës e momenteve psikologjike të personazheve të tyre kryesorë. 

Sipas reflektimeve të vetë Gjon Milit, rasti i naziskinit  Adolf Eichmann i ka krijuar një gjendje të rëndë e të ankthshme psikologjike, pasi jo vetëm që nuk ishte marrë ndonjëherë me situata të tilla fotografimi, por edhe sepse ndjeshmëria shpirtërore  e një artisti të madh pozitivist ishte jashtë natyrës së tij humane e artistike. Duke pire cigare ne qeli+.jpgUntitledlkok+.jpg

     Adolf Eichmann (1906-1962) me origjinë gjermano-austriake, pas disa angazhimeve në biznesin e babait të tij në Austri,   u anëtarësua në Partinë Naziste dhe SS në vitin 1932. Një vit më vonë ai iu bashkua shërbimit të tyre sekret (Sicherheitsdienst) ku u emërua kryetar i departamenti përgjegjës për çështjet hebreje, veçanërisht emigracionin (deportimin),  të cilin nazistët e inkurajonin së pari përmes violencës dhe presionit ekonomik.  Pas shpërthimit të Luftës II Botërore në  Shtator 1939 Eichmann dhe stafi i tij hartuan planin e  përqëndrimit të çifutëve në geto në qytete të mëdha me probabilitetin e transportimit të tyre në Lindjen e Largme, fillimisht  në Nisko të Polonisë juglindore dhe më vonë në Madagaskar, por këto plane nuk u realizuan.

Pas fillimit të pushtimt të ish Bashkimit Sovjetik në Qershor 1941,  edhe politika e tyre ndaj hebrejve ndryshoi nga emigrimi në çrrënjosje e asgjësim. Për të kordinuar u zhvillua Konferenca e  Wannsee (pranë Berlinit) e udhëheqësve administrativë të regjimit, më 20 Janar 1942. Sipas vendimeve të saj, Eichmann dhe stafi i tij u bënë përgjegjës për deportimin e hebrejve në kampet e përqëndrimit, ku viktimat u helmuan me gaz toksik. Pas pushtimit të Hungarisë nga Gjermania, në Mars 1944, Eichmann mbikqyri deportimin e më shumë hebrejve. Shumica e viktimave u dërguan në kampin e përqëndrimit në Aushvic, ku 75% u vranë. Ai parashikonte me mburrje  se këtë fat do ta kishin 6 apo 7 milion njerëz.Caption from LIFE. Barbed wire his victims once knew now confined his walks+.jpg

Disfata e  Gjermanisë bëri që edhe  Eichmann të kapet nga forcat amerikane, por ai mundi të arratisej e të lëvizte në Gjermani për të shmangur riarrestimin. Deri në vitin 1950 ai jetoi i fshehur në një fshat të vogël të Saksonisë së Poshtme, prej nga mundi të ikë në Argjentinë me dokumente false e ku punoi në një uzinë të ”Mercedes-Benz”-it me identitet të rremë.  Në vitin 1960 ai u diktua dhe u rrëmbye  nga agjentë izraelitë në datën 21 Mars 1960, ditën e përvjetorit të martesës,  të cilët e deportuan në Izrael. Aty ai u gjykua për  15 akuza kriminale që përfshinin krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe krime kundër popullit hebre. Gjatë gjyqit ai nuk e mohoi Holokaustin apo rolin e vet në organizimin e tij, por pohoi se ai thjesht zbatonte urdhrat e një  sistemi totalitar duke qenë vetëm një instrument i tij pa hierarki dhe autoritet naziskin. Ai deklaronte se ai nuk ish ideator dhe   ishte detyruar me  forcë nga lidershipi nazist ndaj nuk ndihej i penduar dhe nuk kërkoi falje.  “Nuk isha udhëheqës përgjegjës dhe  nuk e ndiej veten shkaktar”- shkruante ai. Por, ai u gjet e u  konsiderua fajtor për tëgjitha akuzat  dhe u dënua me vdekje (varje) më 1 Qershor1962. Kufoma e tij u dogj dhe hiri u hodh në Detin Mesdhe, jashtë ujrave territoriale të Izraelit. Gjyqi u pasua gjerësisht në media dhe më vonë ishte subjekt i disa librave, dokumentarëve e filmave.Hanging the wash, he drapes shirts, underwear he had washed himself over bars of window.+.jpg

Gjyqi u tregonte izraelitëve të rinj përfitimet e kujtesës së tyre se krimet e tij janë të tejskajshme, ai ishte një precedent  i tmerrshëm dhe se gjyqi kishte qëllim  të rrezatonte shumë  më shumë se sa gjykimin e një njeriu. Ishte githçka që gjenerata naziste kishte harruar, kishte qenë pjesë,  ose nuk  deshte ta njihte atë. Doing chores, Eichmann mops bathroom floor in jail near Haifa where he has been held+.jpg

Në muajin Prill, 1961, Gjon Mili udhëtoi në Izrael, i dërguar nga revista “LIFE” për të realizuar foto ekskluzive rreth fillimit të gjyqit ndaj Eichmann-it që filloi më 11 të atij muaji. Koshient për figurën monstruoze të tij dhe furtunën mediatike e imazherike që që do të shkaktonte gjyqi, ai mendonte se si duhej të dilte nga stereotpi i fotografit formal, për të krijuar foto autentike që nuk do të shiheshin herë tjetër e që do të krijonin një impakt më të plotë ndaj figurës  së Eichmann-it në ditët e fundit të jetës së tij. Por,  fillimisht,  Mili nuk kishte idenë se të çfarë forme  e përmbajtjeje do të kishin ato fotografi. Vetëm kur u paraqit tek autoritetet izraelite në mjedisin ku mbahej Eichmann, si dhe mundësia e liria që iu dha prej tyre për të vëzhguar qelinë dhe mjedisin e ajrimit, madje edhe për të hyrë  e komunikuar paraprakisht  me vetë Eichmanin, i përshkënditën fantazinë krijuese dhe inspirimin e  syrit të tij fotografik. Ishte një rast i rrallë, ndoshta i vetmi ndër dhjetra e dhjetra reporterë, korrespondentë e fotografë vendas e të huaj që i krijohej ky avantazh, kjo mundësi e veçantë, ndaj ai duhej ta shfrytëzonte dhe realizonte me gjithë mundësitë e tij profesionale, edhe pse ajo përbënte një  sfidë të vështirë për të.Served by a guard, Eichmann cuts breakfast margarine as matzos -- Jewish unleavened bread -- are put... VIEW MORE+.jpg

  Në vitin 1960 ishte realizuar filmi epik mbi krijimin e shtetit modern të Izraelit “Eksodi” i regjisorit Paul Newman, i prodhuar nga  kompania  Alpha and Carlyle Productions e ku Gjon Mili ishte një preej  fotografëve të filmit. Ndërkohë ishte duke u xhiruar edhe filmi tjetër “I Like Mike” (Unë e pëlqej Majlun)  e kompanisë Geva Films, (shfaqur më1962), ku personazhi kryesor ishte një nënë autoritare hebraike. Në librin e tij “Israel in the American Mind” (Izraeli në Mendjen e Amerikanëve) të autorit  Shaul Mitelpunkt i cili, midis të tjerash, gjatë komenteve të tij mbi këto filma,  thotë: “Qeveria e Izraelit i dha  akses  për Eichmann-in fotografit të shquar shqiptaro-amerikan të  revistës LIFE me kushtin që ai  të ishte i punësuar zyrtarisht në zyrën e qeveritare të shtypit – një arsye më shumë që të ndihmonte “në parandalimin e akuzave se fotografët izraelitë nuk mund të  prodhonin foto të një cilësie perfekte.” (Shaul Mitelpunkt, Israel in the American Mind, f.69). Ky ishte një vlerësim, por edhe një presion dhe përgjegjësi më e madhe në besueshmërinë e profesionalizmit të tij në një ndërmarrrje kaq të rëndësishme botërore.

Ja  si e kujton Gjon Mili përballjen me Eichmann-in brenda qelisë: “Ah…, shtypi…,jaa!” , tha Eichmann duke u drejtuar nga unë me një përkulje. “Unë e di që ai do të më ‘tredhë’, por – dhe buzëqeshi  shtirur – “edhe unë pata një përfitim, gjithashtu…  një përfitim dyfish…dy cigare ekstra,”  dhe ndezi i kënaqur  një prej tyre. Gjatë çasteve që po i fotografonte duart, Mili shprehet: “Unë vura re duart e tij të forta dhe me formë të mirë, duar zanatçiu. Jo pa një ndjenjë krenarie, ai tha se kishte luajtur violinë kur ishte i ri. Takimi i ballëpërballshëm me Einchmann-in zgjati vetëm  pak minuta. Pasi dola nga qelia, gardiani më vështroi: ‘Jeni bërë i verdhë si dylli. Çfarë ndodhi?’ Unë nuk munda të  përgjigjem.” (Gj.Mili: Photographs and Recollection, p.198-199).  Pëveç portretit të Eichmann-it, duarve të tij,  si dhe një fotoje interesante, ku ai shfaqet në një tavolinë duke shkruar kujtime mes një kupi librash të preferuara prej tij për t’i lexuar a referuar, Gjon Mili, gjithashtu, duke luajtur rolin e paparacit, i ka bërë fshehur duke qëndruar gjatë në pritje, nëpërmjet dritares, apo edhe pjesës fundore të hapur  të qelisë disa foto nga përditshmëria e veprimeve të Eichmann-it, të cilat i ka titulluar vetë. Të tilla si, “gjumi i pasdites”, “”karakter skrupuloz” që tregon momentet kur ai pastron WC,” , “ngrënja e  drekës”,  “duke u vizituar nga mjeku”, “leximi në shtrat”, “banja e mëngjesit”, etj. si dhe disa foto të shëtitjes në një mjedis të veçantë të rrethuar me tela me gjemba  dhe në heshtje të gurtë me rojat që e shoqëronin por që e kishin të ndaluar t’i flisnin gjatë kohës së ajrimit, përbëjnë një set fotosh nga më të rrallat, të vetmet, më unikalet e sensacionalet  për nga konceptimi e realizimi edhe pse jo aq të përpunuara teknikisht për shkak të kushteve të papërshtatshme mjedisore. Revista “LIFE”,  botoi rreth 15 nga këto foto të Gjon Milit në numrin  e 14 Prlllit 1961 duke dhënë edhe komentin e saj lidhur me fillimin e gjyqit: “Ndodh që një njeri i madh bëhet simbol i epokës në të cilën jeton, bëhet simbol  i një vetie të epokës së tij – të së mirës, ose të keqes, të arsyes apo të çmendurisësë. Një njeri i tillë është Adolf Eichmann, nazisti, një simbol i urrejtjes dhe shëmtimit të papërshkrueshëm të Gjermanisë së Hitlerit.”Untitledds+.jpg

 5 dekada pas ekzekutimit, në vitin 2012, revista “LIFE” ribotoi përsëri kronologjikisht fotografitë e Eichmann-it në burg me komentin; “Fotografi të papërpunuara, të çuditshme intime nga Gjon Mili në aktivitetet e tij të përditsheme – lexim, shkrim,  larje, ngrënje, relaks – gjatë gjithë kohës plotësisht koshient, edhe  pse shumica e botës ishte  plotësisht e vetëdijshme se  ajo që e priste  atë në fund të gjykimit ishte litari. (Ben Coscrove: Adolf Eichmann in Israel: Portret of a Nazi War Criminal, Dec., 01, 2014).

Ashtu si Gjyqet e Nurembergut (1945-46),  fotot e Gjon Milit për Eichmann-in, përbëjnë një kapitull të veçantë të angazhimit të tij fotografik; ato e bënë atë edhe më të njohur botërisht, por mbi të gjitha i lanë njerëzimit dhe kujtesës së tij kolektive gjurmë të pashlyeshme si dhe   mesazhin se ndaj luftrave të padrejta, krimeve kundër njerëzimit, holokaustit e genocidit të kombeve e civilizimit të pafajshëm  brezat pasardhës duhet të jenë të ndërgjegjshëm, humanë e reflektivë dhe të konsiderojnë si shembuj precedentë për situata të reja të mundshme spastrimesh e genocide, siç edhe ka ndodhur, për fat të keq,  më vonë  në Kamboxhia, Ruanda e Kosovë. 

Fotot e Milit që i përkasin fotoreportazhit mbi Eichmann-in u ribotuan në shumë organe mediatike botërore sepse ato përbënin një surprizë e kërshëri të merituar. Ato i gjejmë, gjithashtu, në dhjetra e dhjetra filma, dokumentarë, emisione, trajlera e memuarë për genocidin e madh të hebrejve gjatë luftës II Botërore. Botimi i disa prej tyre në librin voluminoz “Century – One Hundred Years  of Human Progress, Regression, Suffering  and Hope” (Shekulli – Njëqind Vjet të Progresit, Regresit,  Vuajtjes dhe Shpresës)  i shtëpisë të famshme botuese “Phaidom”, 2002 me pamje fotografike monumentale të shekullit të kaluar, i vë vulën e paharueshmërisë një ngjarjeje të rëndësishme  dhe dokumentimit të saj pamor nga Gjon Mili.

Filed Under: Kronike

Dita Ndërkombëtare për Eleminimin e Dhunës ndaj Grave 

November 6, 2024 by s p

Nga Mimoza Dajçi/

Më shumë se një e treta e grave në mbarë botën kanë përjetuar dhunë fizike ose seksuale në një moment të jetës se tyre. Duke u ndalur tek ngjarjet e viteve 60-të në Republikën Domenikane ndodhi një vrasje makabre ndaj 3 motrave Mirabal. Referuar kësaj tragjedie, OKB vendosi që data 25 Nëntor të njihet si Dita Ndërkombëtare për Eleminimin e Dhunës ndaj Grave, dhe çdo vit kujtohet si lëvizje popullore kundër dhunës ndaj grave. Në këtë ditë kërkohet ndërgjegjësimi individit, i mbarë opinionit publik dhe gjithë rruzullit që të denoncojnë dhunën ndaj grave, vajzave dhe fëmijëve. 

Në Meksikë rreth 10 gra dhe vajza në ditë vriten nga partnerët apo anëtarët e familjes. Bazuar në këto skena krimi për jetën këngëtarja meksikane Silvana Estrada ka shkruar këngën me titull “Si Me Matan”, “If They Kill Me”. Këngë që u nominua për Çmimin e rëndësishëm “Latin Grammys” në Mexico City.

Përsa i përket Shqipërisë nga të dhënat e medias; Mos zbatimi i ligjeve dhe mungesa e shërbimeve sociale pranë komuniteteve për fuqizimin e familjes dhe zgjidhjen e konflikteve, për rrjedhojë “sjell” krimin në familje. Dhuna që ushtrohet ndaj grave nga partnerët konsiderohet me përmasa pandemike edhe nga ekspertët e shëndetësisë botërore. Por përmasat e dhunës në familje janë edhe më të mëdha se sa paraqiten, pasi pjesa më e madhe e rasteve nuk denoncohen, për shkak sepse viktimat e shohin dhunën në familje si një ҫështje private.

“Armët nuk vrasin njerëz, njerëzit vrasin njerëz“ – ka shkruar studentja ekselente Ariela Murati 22 vjeçe e Fakultetit Juridik, vrarë në datë 21 Janar 2018, para Fakultetit të Mjeksisë, Tiranë.

Ndërsa këngëtarja dhe aktivistja italiane Noemi, e cila performoi këngën e John Lennon “Imagine” në një Ceremoni Çmimesh organizuar nga OKB pak ditë më parë në Romë tha: “Nëse një grua lëndohet, jemi lënduar të gjitha ne gratë. Eshtë lënduar e gjithë bota”. 

Një shprehje tjetër thënë e duhet përmendur në rastin konkret nga Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres thotë: “Le të ndërtojmë një botë që refuzon të tolerojë dhunën ndaj grave kudo në çfarë do forme njëherë e përgjithmonë”.

Në konferencat e ndryshme që kemi marë pjesë me temë “Dhuna në Familje” nga specialistët e kriminalistikës jemi informuar; Kur një bashkëjetues nuk është komunikues me bashkëjetuesen, është kontrollues dhe e dhunon gruan në mënyrë barbare, veçanerisht kur ajo është edhe shtatëzënë, problemet serioze të shëndetit do të reflektohen edhe tek fëmija, pasi mbeten plagë që lenë gjurmë dhe mund të jenë të pakorrigjueshme. Çfarë evidenton se mentaliteti primitiv dhe kultura tradicionale që ekziston edhe tek disa meshkuj shqiptar i shikojnë e i trajtojnë vajzat dhe gratë si pronë dhe ndaj tyre duhet ushtruar dhunë dhe vrasje.

Në këtë drejtim organet e rendit në Shqipëri, policia dhe shoqëria civile, duhet ti izolojnë këta persona, e nuk duhet ti lenë të lirë, pasi janë të dëmshëm e të rrezikshëm jo vetëm për familjen, por edhe për shoqërinë.

Sipas Tv – Zëri i Amerikës: “Ndonëse ndëshkimet janë ashpërsuar dhe gjykatat kanë dhënë dënime me burgim të përjetshëm për vrasësit e grave ky krim nuk ka shënuar ulje.

Dënimi më i fundit me burgim të përjetshëm u dha mesin e korrikut të këtij viti nga Gjykata e Elbasanit për Tefik Tashin, i cili vrau me sëpatë motrën e bashkëshortes .

Gjatë vitit të kaluar u regjistruan 12 vrasje të grave dhe qindra denoncime të tjera për dhunë në familje, të cilat sipas analistëve janë vetëm një pjesë e vogël e përmasave të vërteta të kësaj dukurie në shoqërinë shqiptare.

Sipas të dhënave të Ministrisë shqiptare të Shëndetësisë numri i rasteve që janë evidentuar dhe denoncuar për dhunën në familje ka ardhur në rritje vit pas viti.

Sipas të dhënave zyrtare në vitin 2023 ka pasur 5064 raste të denoncuara për dhunën në familje pranë policisë dhe ku me urdhër-mbrojtje janë trajtuar 2730 raste .

Edhe në 3-mujorin e parë të vitit 2024 janë regjistruar 1197 raste të denoncimit të dhunës në familje nga të cilat janë trajtuar me urdhër mbrojtje 627 raste”.

Po sipas Zërit të Amerikës referuar raportit nga Instituti i Universiteti Georgetown për Gratë, Paqen dhe Sigurinë thotë se rreth 600 milionë gra, apo 15 për qind e popullsisë së botës, janë të ekspozuara ndaj konflikteve. Në raportin e fundit të këtij Instituti, që botohet një herë në dy vjet, Kosova radhitet në vendin e 100, ndërsa Shqipëria në vendin e 45 mes 177 shteteve. Në një intervistë për Zërin e Amerikes, autorja e raportit Elena Ortiz thotë se në Kosovë gratë kanë gjendjen më të keqe në rajon, në veçanti sa i përket përfshirjes së grave në tregun e punës, fuqizimit dhe pavarësisë së tyre financiare dhe ekonomike, si edhe diskriminimit gjinor në lindje. 

Por më tej ajo shton se Kosova në veçanti shënon rezultat të lartë kur bëhet fjalë për të drejtat ligjore të grave. Është shteti me rezultatin më të lartë nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, e radhitur pas Serbisë dhe në mesin e 40 shteteve që tregojnë rezultat të mirë në këtë tregues. Kosova del me një gjendje të mirë sa i përket perceptimit të sigurisë së grave, njëri prej treguesve të dimensionit të sigurisë, që bën maatje e përqindjes së grave që thonë se ndihen të sigurta të ecin vetëm në lagjet e tyre natën. 

“Në Kosovë – zonja Ortiz, kjo përqindje shkon në 77 për qind, shumë pikë mbi mesataren rajonale prej 58 për qind dhe mesataren globale prej 64 për qind. Në këtë aspekt, Kosova radhitet në mesin e 25 shteteve në krye të listës. Dhe së treti, Kosova ka shkallë shumë të lartë të përdorimit të telefonave celularë, 94 për qind. Në anën tjetër, fushat ku duhet përmirësim në Kosovë janë të përqendruara kryesisht në dimensionin e përfshirjes, sidomos në çështjet që kanë të bëjnë me fuqizimin ekonomik të grave. Për shembull, Kosova është në vendin e 10 më të ulët në botë sa i përket punësimit të grave, me vetëm afro 20 për qind të grave të punësuara dhe po ashtu është prapa përfshirjes së grave në çështjet e financave, që matet me përqindjen e grave që kanë një llogari të tyre bankare. Në Kosovë, përqindja e atyre që kanë një llogari bankare është 47 për qind, shumë pas mesatares rajonale dee globale, që është 70 dhe 77 për qind. Gjithashtu kemi parë përmirësimin më të rëndësishëm në treguesit për sigurinë dhe uljen e rasteve të dhunës politike ndaj grave”.

Megjithë uljen e rasteve të dhunës në Kosovë, shqetësuese paraqitet situata në programin Big Brother VIP, transmetuar nga Klan Kosova” ku nga produksioni është lejuar të hyjë si banor, një individ që akuzohet për dhunë fizike dhe psikologjike nga ish bashkëshortja e tij, aktualisht banore e këtij spektakli televiziv.

Organizata e Gruas “Shpresë & Paqe” në SHBA, bashkon zërin e saj me Ministrinë e Drejtësisë në Kosovë, “Rrjetin e Grave Gazetare” të Kosovës dhe Organizatat e ndryshme të Grave, të cilat kanë dorëzuar ankesë/kërkesë tek KPM lidhur me shqetësimin për përmbajtjen problematike të programit Big Brother VIP, transmetuar nga Klan Kosova. Në deklaratën e kësaj Ministrie mes të tjerave shkruhet: 

“Vendosja e znj. Latifi nën presion psikologjik përballë ish bashkëshortit i cili është cilësuar si dhunues me vetë lëshimin e UM, është formë e dhunës psikologjike, e cila e vendos znj. Latifi në pozitë të cenueshme psikologjike, dhe paraqet mundësi të ri-viktimizimit por tani në situatë të presionit psikologjik publik”. Etj…

Duke u kthyer sërish tek data 25 Nëntor, Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, shpresojmë që edhe në Shqipëri, Kosovë e të gjithë trevat shqiptare do të ketë manifestime për këtë ditë në mbrojtje të të drejtave të grave, vajzave dhe fëmijëve. 

Filed Under: Kronike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • …
  • 595
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT