Rinia dhe punësimi i tyre, top prioritet i koalicionit LDK-AKR-Alternativa
Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka thënë të shtunën në Viti se rinia, punësimi i tyre dhe hapja e perspektivës për ta është prioriteti kryesor i Qeverisë së ardhshme që do ta krijojmë pas 11 qershorit.
“Kemi përgatitur një program qeverisës bashkë me partnerët tanë, prej njerëzve më të mirë që i kemi brenda në listë dhe që i ka Kosova. Ky është ekipi që do të qeverisë Kosovën në të ardhmen me duar të pastra. Programi ynë ka prioritet rininë, punësimin e tyre dhe hapjen e perspektivave të reja”, ka thënë Hoti.
“Ne do t’i përkrahim pa asnjë dallim të gjithë të rinjtë dhe të rejat. Do të hapim rrugën për të rinjtë dhe të rejat që të kenë qasje në institucionet arsimore në gjithë botën për të na sjellë më pas përvojat më të mira të zhvillimit në vendin tonë”, ka thënë Hoti.
Ai ka shtuar se ka marrë bekimin e gjithë strukturave të LDK-së, themeluesve dhe protagonistëve kryesor të partisë, për të ndërtuar një program dhe ekip që do ta zhvillojë Kosovën, do ta zhdukë korrupsionin, dhe do ta dërgojë vendin tonë atje ku e ka vendin, në familjen evropiane.
Hoti ka thënë se lista e koalicionit nga numri 1 deri në 110, është secili më profesional dhe më i pastër se tjetri.
“Lista e LDK-së dhe partnerëve përfaqëson kulturën demokratike të kujdesit ndaj institucioneve, traditën tonë të pasur politike, por edhe perspektivën, rininë tonë e cila është e vendosur më mirë se kurrë në listën tonë zgjedhore”, ka thënë Hoti.
Ai ka shtuar se gjatë dy vite e gjysmë në qeveri kam biseduar me qytetarët anekënd Kosovës, me të rinj dhe të moshuar dhe të gjithë njëzëri janë pajtuar se papunësia është problemi ynë kryesor.
“Ne kemi ndërtuar një program të qeverisjes së mirë, kemi krijuar 41 mijë vende të reja të punës në dy vitet e shkuara dhe do të krijojmë edhe aq në dy vitet e para të mandatit qeverisës”, ka thënë Hoti.
Nikoqiri i takimit, Sokol Haliti, kryetar i Vitisë, ka thënë se lista e LDK-së me kandidatë për deputetë është lista më e mirë që ka pas ndonjëherë një parti politike pas lufte, është lista më e pastër, më profesionale e cila garanton prosperitet dhe progres, integrime euroatlantike, zhvillim ekonomik dhe perspektivë për rininë.
“Ne jemi të vendosur Viti, sikur edhe në gjithë Kosovën që më 11 qershor të shënojmë fitoren më bindëse që është shënuar ndonjëherë”, ka thënë kryetari i Vitisë.
Zgjedhjet shqiptare – KQZ regjistron PD, LSI dhe PR
TIRANË, 26 Maj/- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ), miratoi të premten regjistrimin e Partisë Demokratike dhe te Partise Republikane si subjekte zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit. PD u regjistrua gjithashtu si subjekt zgjedhor edhe për zgjedhjet e pjesshme per kryetar bashkie ne Kavajë.
Komisioni Zgjedhor regjistroi si subjekt zgjedhor dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim që do te konkuroje per zgjedhjet për kryebashkiak në Kavajë.
Regjistrimi i dy partive të djathta, PD dhe PR, erdhi pas vendimit të opozitës për futjen e saj në zgjedhje. Republikanet ne momentet e fundit vendosen qe te dilnin me vehte, nderkohe qe parti te tjera te vogla aleate te demokrateve kane pranuar qe kryetaret e tyre: Shehi, Duka, Ndoka, te futen en listat e PD.
Daul në Prishtinë për ta përkrahur Hotin dhe koalicionin e LDK-së
-Gjatë qëndrimit në Bruksel, Hoti në cilësinë e ministrit të Financave do të raportojë në Komisionin Evropian për programin e reformave ekonomike. Ky është viti i tretë me radhë që Qeveria e Kosovës e prazanton këtë raport/
Bruksel, 22 Maj 2017-Gazeta DIELLI/ Kandidati për kryeministër i LDK-AKR-Alternativa, njëherësh ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka thënë të hënën në Bruksel se Presidenti i partive Popullore Evropiane, Jopseph Daul, do të vjen në Prishtinë për t’ju bashkuar fushatës së LDK-së dhe partnerëve të koalicion për fitore në zgjedhjet e 11 qershorit.Këto komente Hoti i bëri nga Brukseli pas takimit me Presidentin Daul, i cili drejton PPE, grupin më të madh politik në Parlamentin e BE-së.
“LDK është pjesë e Partive Popullore Evropiane dhe Presidenti Daul shprehu mbështetje të fuqishme për LDK-në dhe koalicionin që kemi formuar. Daul do të jetë në hapje të fushatës në Prishtinë për të mbështetur qëllimin dhe kauzën që ka LDK dhe koalicioni i djathtë.
Ne ndajmë vlera të përbashkëta me Partitë Popullore Evropiane, siç që janë zhvillimi ekonomik i bazuar në sektorin privat, integrimet evropiane, sundimi i rendit dhe ligjit dhe çështjet e tjera që janë në linjë me parimet e partive popullore evropiane”, ka thënë Hoti.
Gjatë qëndrimit në Bruksel, Hoti në cilësinë e ministrit të Financave do të raportojë në Komisionin Evropian për programin e reformave ekonomike. Ky është viti i tretë me radhë që Qeveria e Kosovës e prazanton këtë raport.
“Programi ekonomik që do të prezantojmë në Bruksel ka gjeneruar rritje ekonomike trefish më të lartë dhe ky program është vlerësuar shumë lartë në dy vitet e kaluara nga Komisioni Evropian dhe institucionet financiare ndërkombëtare. Përveç raportimit ne do të kërkojmë nga Komisioni Evropian që të përkrahë reformat ekonomike që do të vazhdojë Qeveria e Kosovës, e cila sërish do të drejtohet nga LDK”, ka thënë Hoti./b.j/
Përkujtohet studentja e aksidentit në Himarë
Nga Ahmet ZANI/Dorina Stafa, vajza 21 vjeçare nga Kruja, është njëra nga 13 viktimat e tragjedisë së Himarës, pesë vite më parë. Familja Hasan Stafa përkujtoi vajzën e saj Dorinën studenten e Univeristetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit e cila sëbashku me 45 studentë të tjerë ishin nisur për ekskursion në zonën turistike të Sarandës. Ndërsa autobuzi që shoqëronte këta studentë do të përfundonte në humnerë, dhe nga ky aksident tragjik humbën jetën plot 13 studentë dhe 22 të tjerë u plagosën. Dorina nga Kruja ishte njëra nga viktimat e kësaj ngjarje dhe ndërsa familjarët në ditën e sotme kanë përkujtuar njeriun e tyre që nuk u kthye më pranë familjkarëve. Hasani babaij i 21 vjeçares sjell momentet e rënda të ngjarjes së pesë viteve më parë, ndërsa apelon institucioneve për të zbardhur faktet dhe shkaqet që sollen këtë aksident të rëndë të ndodhur në afërsi të zonës turistike në Hmarë.
Me lotë në sy motra e madhe e familjes Stafa Sejada, tregon momente e kësaj ngjarje, nga marja e lajmit të rëndë, ndërsa akoma më e vështirë ishte dhe incidenti si përfundoj trupi i saj në Elbasan, nga një ngatërriesë njerëzore. Ishte një ditë e zezë që tronditi tërë kombin. ishte një tmerr, që kemi përjetuar, që do na shoqërojë tërë jetën. Sejada në njërën nga dhomat e shtëpisë së aj ka të vendosure tërë librat dhe materialet që dispononte motra e saj Dorina e cila nuk ndodhet më, por që nuk shuhet kurrë në zemrat e familjes Stafa dhe të shkollës së Universitetit të Elbasanit.
- « Previous Page
- 1
- …
- 224
- 225
- 226
- 227
- 228
- …
- 600
- Next Page »

