Njё kamion mёsyn nё tregun e Krishtlindjeve/
Sipas dёshmitarёve okularё njё kamion mёsyu nё mes tё stendave tё tregut tё Krishtlindjeve nё sheshin Breitenscheidplatz nё Berlin.Ai u pёrplas dhe shkatёrroi disa nga stendat dhe pёr pasojё gjetёn vdekjen 9 vetё dhe u plagosёn 50 tё tjerё, disa syresh rёndё. Policia mendon, se kemi tё bёjmё me njё atentat dhe Prokurori i Pёrgjithshёm Federal ka nsur hetimet.
Pёrmasat e ngjarjes nё sheshin Breitenscheidplatz nё Berlin Charlottenburg janё ende tё paqarta. Njё regjistrim i drejtpёrdrejtё me video nё faqen e facebook tё gazetёs “Berliner Morgenpost” tregon stendat e shkatёrruara nё tregun e Krishtlindjeve nё kishёn e Kujtimit (Gedächtniskirche), dёgjohen njё sёrё automjetesh tё policisё. Zjarrёfikёset dhe policia bёjnё fjalё pёr nёntё tё vdekur dhe tё paktёn 50 tё plagosur. Policia njofton ndёrkohё se ёshtё arrestuar njё i dyshuar. Ndёrkohё qё personi tjetёr nё kabinёn e kamionit me targa polake ka gjetur vdekjen.






PRISHTINË, 19 Dhjetor 206/ Në emër të qeverisë së Republikës së Kosovës, ministri i Financave Avdullah Hoti, në prani të ambasadorit të Austrisë në Prishtinë Gernot Pfandler, ka nënshkruar sot Marrëveshjen e rinegociuar për bashkëpunim financiar me qeverinë e Republikës së Austrisë.Kjo marrëveshje është si rezultat i takimeve bilaterale të zhvilluara ndërmjet dy vendeve, ku të dyja palët kanë shprehur gatishmërinë e tyre për thellimin e bashkëpunimit financiar duke ndryshuar marrëveshjen e deritanishme.Deri më tani nga kjo Marrëveshje kanë përfituar 2 projekte kosovare, projekti për e-edukimin i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, si dhe projekti për Kardiologjinë i Ministrisë së Shëndetësisë.Gjatë negociatave për ndryshimin e marrëveshjes është dakorduar që shumës së mbetur të kredisë prej 15 milionë euro t’i shtohen edhe 15 milionë euro tjera, ku në total janë 30 milionë euro, të cilat do të përdoren për të investuar në projekte të ndryshme. Ndërsa, sa i përket projekteve që do të përfshihen në këtë marrëveshje, palët janë dakorduar që së bashku të krijojnë listën e projekteve që janë duke u financuar dhe që pritet të financohen nga kjo marrëveshje./b.j/