• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NJË FIGURË QË BASHKON TRE EMRA, NGJASHËM SI TRINIA E SHENJTË

October 23, 2024 by s p

Nga Prof.Dr. Skender ASANI/

Ashtu siç evoluoi procesi i formimit dhe zhvillimit të personalitetit të Nënës Tereze, ashtu evoluoi në kohë edhe emërtimi i saj. Fillimisht ajo ishte Gonxhe Bojaxhiu e Shkupit, një emër që lidhej me fëmijërinë dhe rininë e saj, e që i takonte më tepër botës shqiptare, prej nga erdhi ajo. Pastaj, me kalimin e kohës, sidomos kur ajo pranoi thirrjen për t’i shërbyer Hyjit, figura e saj u stolis me një emër tjetër- Nënë Tereza, një emër që aoconte në vlerat universale të humanizmit dhe flijimit për tjetrin. Madje ajo u quajt edhe Nënë Tereza e Kalkutës për shkak të lidhshmërisë që kishte emri i saj me një qytet të Indisë ku ajo vendosi ta përqëndrojë gjithë veprimtarinë e saj humane e dobiprurëse për njerëzit e sëmurë, të varfër e të braktisur. Më 4 shtator Nënë Tereza u shpall Tereza e shenjtë e Kalkutës nga Papa Françesku, pasi iu njohën dy mrekullitë që i hapën rrugën e shenjtërimit. Etimologjikisht ky emërtim i ri ngërthen të gjitha tiparet e një figure që gjithë jetën e saj e kishte ndërtuar mbi parime hyjnore e tokësore, por edhe një figure që filloi të identifikohet më tepër me botëkuptimet teologjike të besimtarëve. Për ta ilustruar këtë mjafton të citojmë një bisedë që Shën Nënë Tereza e kishte pasur me Don Lush Gjergjin, të cilit i kishte thënë: “Kudo që shkoj shoh një gjë: njerëzit kanë shumë nevojë për Zotin, dhe për këtë ne duhet t’u ndihmojmë në kërkim të Tij dhe në gjetje të Tij. Kjo për ne, domethënë bota e sotme, mbi të gjitha ka nevojë për Dashuri – domethënë për Zotin.”

Megjithatë është vërejtur se në komunikimet e përditshme ndërkombëtare e rajonale, sikur dominon emri “Nënë Tereza”, një nocion ky që bashkon të gjitha nuancat etimologjike të emrit të saj dhe kjo dëshmon se kur një emër ngulitet thellë në memorien e njerëzimit, ai e ka vështirë pastaj të ndryshojë shtratin kuptimor.

Sido që të jetë, historia e njerëzimit njeh shumë pak raste që brenda një figure të konvergojnë tre emërtime, të cilat në kohë dhe hapësira të ndryshme patën funksione të

caktuara por që pikëtakoheshin në një dimension- në tejkalimin e vetvertës për të qenë në shërbim të tjerëve. Prandaj jo ratësisht Shën Nëna Tereze përfaqëson figurën më emblematike që bashkon universalitetin e virtytit njerëzor dhe shenjtërinë hyjnore. Duke qenë midis njerëzores dhe hyjnores, Shën Nëna Tereze u mundua të na tregojë se thellë në natyrën e njeriut bashkëjetojnë flijimi,ndërgjegjësimi dhe besimi, si tre komponente që e bëjnë të veçantë qenien njerëzore.

Nga studimet e shumta që i janë bërë jetës dhe veprës së Shën Nënës Terezës, rezulton që angazhimi i saj nuk ishte thjeshtë bamirësia, siç e trajtojnë gabimisht disa autorë, por flijimi, sepse flijimi, sipas Shën Nënë Terezës paraqet shkallën më sipërore në të cilën ndodhet vetëdija e njeriut për ta bërë të lumtur tjetrin duke hequr dorë nga lumturia personale.

Gjithë këtë sistem vlerash njerëzore e hyjnore, Shën Nënës Tereze e ndërtoi duke pasur si model familjen e saj në Shkup, si një “laborator” edukimi ku u krijua ky sistem. E ardhur nga një periferi e largët, siç ishte Shkupi i kohës së fëmijërisë dhe rinisë së saj, me një gamë të gjerë diversiteti fetar, etnik e gjuhësor, Shën Nëna Tereze përçoi në gjithë planetin indin e njerëzores dhe hyjnores, duke i transformuar gjendjet e zymta shpirtërore në kopshte të optimizmit dhe shpresës. Për rrjedhojë, ajo u angazhua më tepër në rimëkëmbjen shpirtërore se sa materiale të njeriut, sepse, Shën Nënë Tereza konsideronte si njeriun e bënë më të pasur një shpirt i plotë se sa një xhep i plotë.

Ky rrezatim vlerash që dalin nga kjo grua e madhe, nuk është vështirë të konstatojmë se ajo sot paraqet rastin më unik për të qenë një model edukimi për brezat e rinj, pikërisht në kohën kur edukimi po kalon nëpër sfida të shumta që sjell globalizmi dhe digjitalizimi.

Për rrjedhojo, do të duhej që doktrina e saj teologjike filozofike të bëhet pjesë ekurikulave shkollore për ta kuptuar më mirë rëndësinë që ka kjo figurë në përhapjen e vlerave sublime humane e shpirtërore tek njerëzit të cilët ajo nuk i njihte më pare, nuk ua dinte emrat, nuk e dinte se cilës fe apo cilit komb i përkisnin, por e dinte se vetmia është plaga më e madhe e njerëzimit dhe vetmia, siç na mësoi Shën Nëna Tereze, nuk ka as përkatësi fetare as kombëtare, por ajo është pjesë e padukshme e njeriut që kërkon një dorë të ngrohtë kur të tjerët të harrojnë.

Pra, nëse nga fama që gëzon në gjithë planetin tonë Shën Nënë Tereza marrim dimensionin edukues të saj dhe e zgjerojmë në formë të praktikave arsimore, atëherë do të vërejmë se ajo mund të jetë e vetmja hallkë që i bashkon njerëzit, edhe atëherë kur ata nuk njihen paraprakisht. Gjithkund tjetër, në politikë, në biznes, në sport, njerëzit bashkohen sipas afiniteteve të përbashkëta ose sipas interesave të caktuara, ndërkohë që për të qenë afër Shën Nënës Tereze nuk kishte nevojë të kesh ndonjë preferencë të veçantë, dhe më së paku të jesh i pasur apo i famshëm. Gjithë pasuria dhe fama e Shën Nënës Tereze vizatohej në formë buzëqeshjeje në fytyrën e saj, sepse ajo ishte e vetëdijshme se njerëzit më shumë se për gjithçka tjetër kishin nevojë për dashuri dhe buzëqeshje të sinqertë. Dhe kur jemi te dashuria, ajo madje mungesën e dashurisë e konsideronte mëkat

“Mëkati më i madh është mungesa e dashurisë, indiferenca e tmerrshme për të afërmin, që lëngon nëpër rrugët e botës, si viktimë e shfrytëzimit, korrupsionit, moskujdesit shëndetësor, padrejtësisë. Mëkati na përndjek, është i pranishëm në ne. Mirëpo kurrë nuk duhet të dorëzohemi dhe dëshpërohemi. Nuk duhet të ndihemi dhe të jemi të pashpresë… “, thoshte Shën Nëna Tereze.

Duke u nisur nga kjo frymë univerzale që mbizotëronte në karakterin dhe virtytet e Shën Nënës Tereze, atëherë edhe studimi i jetës dhe veprës së saj kërkon një angazhim kolosal dhe asnjëherë nuk mjaftojnë përpjekjet që figura e saj të trajtohet në shumë dimensione. Ndonëse janë shkruar qindra e mijëra vepra letrare e muzikore dhe janë bërë po aq vepra pamore e skulpturore, megjithatë Shën Nëna Tereze vazhdon të jetë një burim i pashterrshëm frymëzimi për krijuesit e të gjitha fushave.

Tani kur po jetojmë në epokën e teknologjisë së informacionit, është afër mendësh që shumdimensionaliteti i figures së Shën Nënë Terezës të bartet edhe në projeksionet e shumta të kësaj teknologjie, përfshi edhe Inteligjencën Artificiale, si një favor që tejkalon mënyrën klasike të prezantimit të saj para publikut.

Në një të ardhme jo të largët, jeta dhe vepra e Shën Nënës Tereze, që nga fëmijëria e deri në vitet e fundit të jetës së saj, do të jetë pjesë e projeksioneve teknologjike në kuadër të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, ku përmes Intelegjencës Artificiale ajo jo vetëm që do të bëhet më e afërt për publikun, por do të prodhojë edhe më shumë ide që figura e saj të përfshihet në procesin e komunikimit dhe ndërveprimit qytetar, si një agorë që relativizon dallimet dhe përafron botëkuptimet.

Krejt në fund dua të shprehi publikisht konsideratat e mija të sinqerta ndaj mikut tim, konsullit të nderit të Republikës së Shqipërisë në Kroaci, z. Basri Alitit, për kontributin e tij në ngritjen e kësaj shtatoreje të bukur të Shën Nënës Tereze këtu në Osjek, një qytet ky që tash e tutje do ta ketë edhe simbolin e vet që lidhet me një figurë sa të përbotshme, po aq edhe të afërt për neve. Gjithashtu kjo nismë nuk do të realizohej sikur të mungongte edhe vullneti i mire i autoriteteve lokale, të cilët duke rezervuar këtë hapësirë publike për shtatoren e Shën Nënës Tereze, kanë nderuar veten dhe gjithë ndjekësit dhe admiruesit e kësaj figure të madhe të njerëzimit.

Filed Under: Kronike

Presidentja Osmani u takua në New York me Kongresistin Mike Lawler, kryetarin e Vatrës dhe përfaqësues të shquar të mërgatës së Amerikës

October 22, 2024 by s p

Presidentja e Republikës së Kosovës Dr. Vjosa Osmani u takua në New York me Kongresistin Mike Lawler, kryetarin e Vatrës Dr. Elmi Berisha dhe përfaqësues të shquar të mërgatës shqiptare të Amerikës. Pas takimeve të nivelit të lartë në New York ajo shkroi: “Sot në New York takova edhe Kongresistin Mike Lawler me të cilin diskutuam për përpjekjet tona të përbashkëta për të promovuar paqen dhe sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor. Një partneritet i fortë 🇺🇸🇽🇰 jo vetëm që siguron stabilitet rajonal, por edhe më shumë prosperitet të përbashkët.

Një falënderim i veçantë për mërgatën tonë që na ndihmon vazhdimisht të forcojmë marrëdhëniet Kosovë-SHBA”.

Filed Under: Kronike

Llambi Durrolli, pionieri i arkeologjisë

October 21, 2024 by s p

Kriledjan Çipa/

Në Ditën Ndërkombëtare të Arkeologjisë dëshiroj ti kushtoj dy reshta Llambi Durrollit, pionierit të arkeologjisë në Vlorë dhe themeluesit të institucioneve të trashëgimisë kulturore të qytetit. Durrolli është themeluesi dhe drejtuesi i parë i muzeumeve të qytetit të Vlorës, pas çlirimit të vendit. Fatkeqësisht, edhe pse kontributi i tij është i rëndësishëm, vlerësimi për të ka munguar. Emrin e tij e kam dëgjuar për herë të parë nga kolegu i ndjerë Ilia Çano. Ai thoshte se Llambi (apo xha Llambi siç e thërisnin në moshën e thyer) ishte një idhull për ta, model frymëzimi, profesionist i pasionuar, por dhe model qytetarie. Llambi me origjinë Korçar, kishte studiuar në Itali përpara Luftës së Dytë Botërore. Ai në fund të viteve 1930 dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore punoi si arsimtar në rrethin e Vlorës, ndërsa direkt pas përfundimit të luftës u angazhua në fushën e kulturës, ku vend të rëndësishëm në aktivitetin e tij zinte arkeologjia. Ai morri pjesë në gërmimet arkeologjike në nekropolin e Apollonisë, si pjesë e ekipit të arkeologes Aleksandra Mano, si dhe në gërmimet e stadiumit të Amantias me arkeologët Skënder Anamali dhe Hasan Ceka. Pjesmarja në këto ekspedita e ndihmoi në formimin e tij në fushën e arkeologjisë. Ai do të kryente fillimisht një studim mbi qytezën e Armenit, që do ta botonte në revistën Buletini i Arkeologjisë. Ishte i pari që kreu gërmime në qytetin antik të Olympes (fshati Mavrovë). Gjatë kohës që ishte drejtues i Muzeumeve të Vlorës, realizoi gërmime arkeologjike edhe në Shpellat Prehistorike të Velçës. Ai mblodhi një numër të konsiderueshëm objektesh arkeologjike, që përbëjnë sot fondin kryesor të Muzeut Historik të Vlorës. Ndër vite raportoi një numër të konsiderueshëm gjetjesh arkeogjike nga Vlora dhe zona rurale përreth, që përbëjnë një informacion të pasur për njohjen e periudhës antike në këtë zonë. Ai ishte aktiv për më shumë se 40 vjet në arkeologji, duke dhënë kontributin e tij të çmuar në këtë fushë. Krahas angazhimit në arkeologji e muzeologji, Durrolli ju përkushtua për vite me radhë mirëmbajtjes, konservimit dhe restaurimit të monumenteve të kulturës, duke u emëruar si Kryekujdestari i parë i Ateljesë së Monumenteve të Vlorës (sot DRTK Vlorë) në varësi të Institutit të Monumenteve. Kontributi i Llambi Durrollit meriton të kujtohet, vlerësohet dhe ti jepet vendi që meriton në rrethin profesional, si dhe në hierarkin e vlerave të qytetit të Vlorës. Puna e tij në fushën e arkeologjisë dhe administrimit të trashëgimisë kulturore, do të ngelet përgjithmon burim frymëzimi🏛🇦🇱👏

Filed Under: Kronike

“Milton”, uragani më i madh në 100 vite

October 9, 2024 by s p

Albano Kolonjari/

Shërbimi Kombëtar i Motit në Tampa Bay e përshkroi Miltonin si “një stuhi historike për bregun perëndimor të Floridës” që mund të rezultojë të jetë stuhia më e keqe që ka prekur Gjirin Tampa në më shumë se 100 vjet.

Florida, e përshkroi uraganin Milton si “stuhinë e shekullit”, zyrtarët e motit e cilesuan atë në një stuhi të kategorisë së pestë – me shpejtësi të erës deri në 165 mph (270 km/h).

Banorët kanë nisur evakuimin e zonës, me presidentin Biden që tha se bërja e kësaj ishte një “çështje jetë a vdekje”. Një banor i Tampës, Steve Crist, foli për BBC ndërsa hipte në dritaret e operacionit të tij dentist. “Të gjithë kanë ikur. Unë kurrë nuk e kam parë atë kaq të qetë,” tha ai për komunitetin e tij.

Ata që qëndrojnë janë fotografuar duke marrë masat e nevojshme paraprake në shtëpi, me sinoptikanët që paralajmërojnë për shira të rrëmbyeshëm, përmbytje të shpejta, erëra të forta dhe stuhi të mundshme – të cilat ndodhin kur uji lëviz në brendësi nga bregu – prej 10-15ft (3-4.5m) .

Milton do të arrijë në Florida të mërkurën mbrëma, më pak se dy javë pas mbërritjes shkatërruese të uraganit Helene, i cili vrau të paktën 225 njerëz në gjashtë shtete. Ne kemi skuadra në terren që do të na sjellin më të rejat gjatë nesër dhe të enjten.

Meteorologia e CBS News, Nikki Nolan tha se gjurma e fundit e parashikimit tregon Milton duke arritur në tokë mbi Sarasota, Florida, diku gjatë natës të së mërkurës dhe deri të enjten sepse është ngadalësuar. Floridianët në shtegun e mundshëm të uraganit i rreshtuan pronat me thasë rëre, hipën në dyer dhe dritare dhe lëvizën varkat e tyre përpara mbërritjes së stuhisë. DeSantis lëshoi ​​urdhra urgjence gjatë fundjavës që tani përfshijnë 51 qarqe, banorët e të cilëve, tha ai, duhet të përgatiten për ndërprerjet e energjisë, të grumbullojnë ushqim dhe ujë të mjaftueshëm për të zgjatur një javë dhe të jenë gati të largohen nga shtëpitë e tyre nëse është e nevojshme.

Sipas GasBuddy, që nga mbrëmja e së martës, pak më shumë se 17% e të gjitha stacioneve të karburantit në Florida ishin pa karburant, duke përfshirë më shumë se 46% në zonën e Gjirit Tampa.

Qendra e uraganit tha të martën në mbrëmje se Milton paraqiste “një situatë jashtëzakonisht kërcënuese për jetën” për ata në zonën e paralajmërimit të stuhisë në bregun perëndimor-qendror të Floridës, duke shtuar se “ju duhet të evakuoheni sot nëse urdhërohet nga zyrtarët lokalë. Ka të ngjarë. nuk ka kohë të mjaftueshme për të pritur për t’u larguar të mërkurën.”

Milton ishte një stuhi tropikale vetëm 24 orë para se të kalonte në një stuhi të kategorisë 5, renditja më e lartë në shkallën e erës së uraganit Saffir-Simpson, e cila vlerëson stuhitë bazuar në shpejtësinë e tyre të qëndrueshme të erës.

“Vlen të theksohet se kjo është një situatë shumë e rëndë”, tha qendra e uraganeve të martën në mëngjes. “Milton ka potencialin të jetë një nga uraganet më shkatërrues të regjistruar për Florida-në qendrore perëndimore.”

(Marrë nga shtypi amerikan)

Filed Under: Kronike

Histori: Presidenti Rugova: I vetmi kompromis për Kosovën është Pavarësia

October 7, 2024 by s p

-“I vetmi kompromis për Kosovën është pavarësia, dhe ky është optimumi i gjithë shqiptarëve në rajon”, theksonte shumë prerë  Presidenti Rugova në  6 Tetor 2005, në takimin e parë  me Grupin Negociator, formimi i të cilit me përfaqësim nga maxhoranca e opozita dhe shoqëria civile ishte një moment me shumë rëndësi për unitetin në vend si dhe për bisedimet për statusin e Kosovës të udhëhequra nga i dërguari i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Presidenti Martti Ahtisaari, e pastaj edhe nga Treshja SHBA-BE-Rusi në angazhimet shtesë/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari

PRISHTINË, 6 Tetor 2024/ Para 19 viteve,  pikërisht ishte 6 Tetori 2005 kur Pavarësia e Kosovës, në të mirë të gjithë qytetarëve të saj, dhe si i vetmi kompromis, theksohej e ritheksohej si vazhdimisht nga Presidenti historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova.

“I vetmi kompromis për Kosovën është pavarësia, dhe ky është optimumi i gjithë shqiptarëve në rajon”, theksonte shumë prerë  Presidenti Rugova në  6 Tetor 2005, në takimin e parë  me Grupin Negociator, formimi i të cilit me përfaqësim nga maxhoranca e opozita dhe shoqëria civile ishte një moment me shumë rëndësi për unitetin në vend si dhe për bisedimet për statusin e Kosovës të udhëhequra nga i dërguari i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Presidenti Martti Ahtisaari, e pastaj edhe nga Treshja SHBA-BE-Rusi në angazhimet shtesë.

 Presidenti historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova – Presidenti i lëvizjes së fuqishme gjithëpopullore demokratike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, në ditën e përvjetorit të themelimit të LDK-së,  partisë-lëvizje, që e udhëhiqte që nga fillimi, ritheksonte se pavarësia është e padiskutueshme, tek fliste jepte mesazh, si një amanet, në Rezidencën në lagjen Velania të Prishtinës, në 23 Dhjetor 2005, më pak se një muaj para se të kaloi në amshim në 21 Janar 2006.
“Objektivi kryesor është pavarësia e Kosovës. Do të punojmë në të gjitha segmentet që të jetë një pavarësi e qëndrueshme, që do t’u përgjigjet të gjithë qytetarëve të Kosovës, në të mirë të gjithë qytetarëve të Kosovës”,  theksonte Presidenti Rugova në atë takim të fundvitit të tij të fundit, ku  paralajmëronte formimin edhe të dy ministrive të reja – të Ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Punëve të Jashtme të Kosovës.

Në Rezidncën Presidenciale në Velani, ku regjistrova për të fundit herë deklaratat e Presidentit historik Rugova,  në 23 Dhjetorin 2005, ai kishte takime të veçanta – priti kryetarët e degëve të LDK-së në Kosovë dhe diasporë me rastin e 16 vjetorit të themelimit të LDK-së, e më pas kishte takim pune me kryeministrin e atëhershëm të Kosovës Bajram Kosumi.

Pavarësinë e Kosovës, të shpallur në 17 Shkurtin historik 2008, nga shtetet fqinje, vetëm Serbia nuk e ka njohur ende. Nga shpërbërja e ish Jugosllavisë, nga elementet konstituive të federates me të drejtë vetoje, mes të cilave ishte edhe Kosova që u bë shtet, shtete të reja të rajonit dolën gjithësej shtatë – edhe Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Maqedona, Mali i Zi dhe Serbia.

NGA ARKIVI-6 TETOR 2005: PRESIDENTI RUGOVA ME GRUPIN NEGOCIATOR: KOMPROMIS PËR KOSOVËN ËSHTË PAVARËSIA

PRISHTINË, 6 Tetor 2005-QIK – I vetmi kompromis për Kosovën është pavarësia, dhe ky është optimumi i gjithë shqiptarëve në rajon, tha sot Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova pas takimit me Grupin negociator për statusin, në rezidencën e tij në Velani.


Presidenti Rugova takimin e quajti të frytshëm, konstruktiv e miqësor, ndërsa tha se kanë biseduar për planin operativ të funksionimit të delegacionit të Kosovës, për dokumentet e ndryshme që do të aprovohen.

“Natyrisht do të kem një dozë të besueshmërisë të një diskrecioni sepse është delegacion shtetëror dhe për gjëra të rëndësishme do t’ju njoftojmë”, tha Presidenti. “Ne do të vazhdojmë punën mbi këtë plan apo skicë të punës të delegacionit të Kosovës.

Përcaktimi ynë dhe vullneti politik i popullit është pavarësia e Kosovës, pra këto biseda janë për pavarësinë e Kosovës, ndërsa unë edhe të gjithë ne insistojmë për një njohje të drejtpërdrejtë të pavarësisë së Kosovë që do të ishte edhe më e lehtë sepse do ta qetësonte popullin tonë edhe këtë pjesë të Evropës dhe të botës”, u shpreh pas takimit Presidenti Rugova.

Ai bëri të ditur se Grupi, për çdo rast, po përgatitet, dhe se të gjithë janë dakord që nëse fillon zgjidhja e statusit në rrugë ndërkombëtare, nëpërmjet negociatave, atëherë, delegacioni do të jetë “i gatshëm, i aftë dhe i përgatitur”, ta udhëheqë Kosovën drejt bërjes së pavarësisë.

Pyetjes nëse mund të ketë kompromis rreth statusit të Kosovës, Presidenti Rugova u përgjegj në mënyrë kategorike, duke thënë: “Kompromis për Kosovën është pavarësia e saj dhe ky është optimum i gjithë shqiptarëve në rajon, andaj nuk kemi kërkuar një bashkim me Shqipërinë që do të krijonte probleme të reja. Prandaj një Kosovë e pavarur do të qetësonte këtë pjesë të Evropës dhe të botës”, nënvizoi Presidenti Rugova, duke ripërsëritur bindjen e plotë se nuk ka shteg tjetër veç pavarësimit të vendit.


Ndërkaq në pyetje tjetër nëse grupi do të ketë platformën për bisedime, Presidenti është përgjigjur qartazi: “Ne platformen e kemi dhe ajo është pavarësia. Neve na duhet operacionalizimi i punës së këtij grupi apo delegacionit të Kosovës nëse do të ketë biseda për pavarësinë e Kosovës dhe të ardhmen e Kosovës. Ne insistojmë në njohje të drejtpërdrejtë dhe ajo pakoja përcjellëse që do të ketë pavarësia e Kosovës”, tha Presidenti Rugova.


Kryekuvendari i Kosovës, Nexhat Daci, sukses më të madh e ka quajtur që Grupi Negociator, apo siç e quajti ai, pesëshja dhe koordinatori i grupit, “janë absolutisht në një frekuencë”.


“Ky delegacion i Kosovës do ta marrë mandatin në parlamentin e Kosovës dhe kufiri më i ulët siç e tha Presidenti është pavarësia e Kosovës”, tha Daci. Ai theksoi se çdo gjë do të rrjedhë nëpërmjet Parlamentit, ndërsa deputetët do të informohen për punën e delegacionit. Delegacioni do t’ia japë mendimet dhe udhëzimet e veta koordinatorit, i cili pastaj mendimet profesionale i sjell, dhe pas miratimit nga delegacioni i Kosovës, ato bëhen publike edhe për parlamentin”.


Lideri i PDK-së Hashim Thaçi u shpreh se delegacioni i Kosovës duhet të prezantojë fuqinë politike të partive politike në Kosovë, duke shtuar se çdo dokument i delegacionit në mënyrë konsensuale dhe me miratimin e Kuvendit të Kosovës duhet të fuqizohet dhe të institucionalizohet, dhe pastaj të prezantohet edhe në raport me ndërkombëtarët.


“Besoj se javën e ardhshme do të jemi së bashku edhe në parlamentin e Kosovë sashtu siç jemi zotuar se do ta ruajmë atë unitet të qëndrueshëm për rikonfirmimin e vullnetit të qytetarëve të Kosovës për shtet të pavarur dhe sovran”, tha Thaçi.


Ndërkaq lideri i ORA-s, Veton Surroi tha se platforma e grupit është e qartë. “E ka pikënisjen, e ka pasur dhe do ta ketë për pavarësinë. Eshtë një elaburim më i gjatë, i cili ka konsensus të plotë dhe duhet të paraqitet në Kuvendin e Kosovës. Si i tillë bëhet obligues për çfarëdo procesi negociator”, tha Surroi.

CLINTON PARA PESËMBËDHJETË VITEVE NË KOSOVË TREGOI SE SI RUGOVA KËRKOI NGA AI TË NA NDIHMOJ

Ne 20 vjetorin e Lirisë – ndërhyrjes shpëtimtare të NATO-s në Kosovë, në Prishtinë ka qëndruar ish-Presidenti i Amerikës, Bill Clinton. Kjo ishte vizita e tij e katërt në Kosovë, ndërsa një vizitë shtetit për të cilin kontribuoj për liri dhe pavarësi Clinton e pati edhe në vitin 2009.

Presidenti i 42-të amerikan, kur erdhi në nëntor të vitit 2009 mbajti një fjalim në Parlamentin e Kosovës, teksa përshëndetjen e nisi duke ndarë një kujtim që kishte me ish-Presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova.“Dua ta përkujtoj ish-Presidentin Rugova, i cili ishte një njeri i shkëlqyeshëm. Kuj­toi dhuratën që ai më ofroi, një gur unik, gjysmë kristali. Ishte ky gur që u bë i njohur edhe në Shtëpinë e Bardhë, si “Guri i Rugov­ës” në kohën që merreshim me problemet e Kosovës… Presidenti Rugova më dha këtë kristal të bukur. Unë ia shpjegova atij se jam rritur në një vend që në aspektin gjeologjik ngjan me Kosovën. Meqë vendlindja ime, Arkanzasi, ishte burimi më i madh i krista­leve të papërpunuara. Kur ia tregova Presidentit Rugova, atëherë ai tha se: – Ti duhet të na ndihmosh, meqenëse kemi një pikë të përbashkët, sepse është fati i tillë” – kujtonte Presidenti Amerikan Clinton këtë episod me Presidentin Historik të Kosovës.

Filed Under: Kronike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • …
  • 599
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • ANGELA KOSTA DHE CHANEL BASHHYSA FITUESE TË ÇIMIMIT NDËRKOMBËTAR TË EKSELENCËS “DIVINAMENTE DONNA” NË SENATIN E REPUBLIKËS ITALIANE
  • “TASHMЁ JEMI TЁ VJETЁR PЁR T’U KTHYER NЁ SHTЁPI” – POEZI NGA ORIADA DAJKO
  • IRONIA DHE HIPOKRIZIA RRETH PRONËSIMIT TË KATEDRALËS NË SHKODËR
  • Dita e Verës – Festa e lashtë e ripërtëritjes shqiptare
  • Luan Rama sjell në Tiranë tablotë ikonike të piktorëve francezë për Shqipërinë dhe shqiptarët
  • Në Tiranë u zhvillua koncerti “Me Zanin e Bjeshkëve” i këngëtarit Gëzim Nika “Mjeshtër i Madh”
  • Shqipëria ka nevojë për Xhorxh Uashingtonët e saj
  • Kriza globale, nga Ukraina në Lindjen e Mesme
  • IRONIA DHE STILI NË DEBATET MES NOLIT DHE KONICËS 
  • MËRGIM XHEVAT KORҪA, IN MEMORIAM
  • Ardita Statovci, pedagoge pranë “Washington Conservatory of Music”: “Muzika është gjuhë universale që të mundëson ta prezantosh një copëz të identitetit e kulturës së vendit tënd në çdo anë të botës”
  • Përkujtojmë sot në përvjetorin e ndarjes nga jeta Fan Stilian Nolin, një figurë themelore të historisë dhe kulturës shqiptare
  • Festohet bukur 7-8 Marsi në Fialdelfia nga shoqata “Bijtë e shqipes”
  • Përtej mitit: identiteti si vetëdije shoqërore
  • Harmonia fetare në imazhin e një pulle postare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT