• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

LAMTUMIRE MESUESI YNE, STUDIUESI HARUN GRECA!

June 28, 2016 by dgreca

Sot mesova lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të kushëririt, mësuesit, kolegut, shokut tim të shtrenjtë, djalit të xhaxhait Harun Greca . Zemra e Harunit pushoi së rrahuri mbrëmë në orën 1 pasmesnate në Tiranë, ku ai banonte së bashku me familjen.

Haruni ishte për mua jo vetëm kushëri, por edhe frymëzues në jetë. E kisha mësues, e kisha koleg dhe shok. Ai na mësoi që kur ishim të vegjël, si nxenes te tij, se si të bëheshim të vlefshëm për jetën. Ai ishte modeli i njeriut studiues serioz qe nuk dinte të tërhiqej.
E kishim mësues, më pas koleg. Sa here shkoja në vendlindje do të shkoja ta takoja patjetër Harunin dhe bisedonim e cmalleshim.
Haruni ka dhënë një kontribut të vecantë për arsimin shqiptar si mësues, drejtor shkolle, i perfshire ne grupe studimore, ne grup autoresh per tekste mesimore, por edhe studiues, që dha shumë në fushën e historise dhe të gjuhësisë. Ishte i pari që zbardhi krimet e Serbëve në Darësisë duke sjellë të plotë masakrën e kryer në fshatin Gjuzaj gjatë luftës Ballkanike, ku u theren 33 burra.
Libri i tij” Darsia:Nga Lashtesia deri ne vitin 1944” hedh dritë dhe sjell të dhëna të rëndësishme për krahinën e Darsisë së Lushnjës si nga ana historike, ashtu edhe gjuhesore, etnografike, madje dhe arkeologjike.
I konsiderushëm është kontributi i Harunit në fushën e Gjuhësisë. Ai ishte bashkautor në disa libra të Gjuhës për mësuesit dhe nxënësit, si:
1- Gjuha Shqipe 9- Teksti për nxënësit e shkollës 9-vjecare.
2- Gjuha Shqipe 9- Libri i Mesusit-Per Klasen e 9 te Shkolles 9-vjecare.
3- Mesonjetoret e Daresise te Lushnjes, bashkautor.
4- Po ashtu ishte autor I pjesëve të Leximit të përfshira në programet e Minisitrisë së Arsimit pas viteve ’90.
Me ikjen e Harunit familja humbi njeriun e dashur, arsimi humbi edukatorin e përkushtuar dhe studiuesin serioz.
Haruni se bashku me bashkeshorten e tij mesesen Liri, rriten tre femije te perkushtuar dhe te edukuar Eleonoren, mesese e dalluar, Albanin-mjek renimator dhe Silvanen, pedagoge ne Universitet. U shpreh ngushellimet me te thella te miat dhe te Familjes.
Shpirti ne Paqe kusheri, koleg, mik i shtrenjte.
Me kete rast ngushelloj vellezerit: Musa, Hajdar, Shaqir, Shuaip dhe motren Fatime si dhe te gjithe te fisin e madh te Greceve! Ngushellime! Do ta ndjejme mungesen e Harunit!

Dalip Greca

Filed Under: Kronike Tagged With: HARUN GRECA!, LAMTUMIRE MESUESI YNE, Studiuesi

FOTOLAJM NGA KUFIRI I KOSOVES

June 27, 2016 by dgreca

VV në kufirin e Kosovës me Malin e Zi vendos tabelën dhe flamurin kombëtar/

Sot deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje vendosën tabelën e shtetit të Kosovës në pikën ku duhet të jetë kufiri me Malin e Zi. Aty ngritën edhe flamurin kombëtar shqiptar, kuqezi.

“Pika kufitare me Malin e Zi, për qytetarët e Republikës së Kosovës, është në Kullën e Zhlepit dhe tek Maja e Çakorrit. Nuk do të pranojmë në asnjë mënyrë që për interesa personale të një grupi kriminal në pushtet, të zvogëlohet territori i Kosovës”, thuhet mes tjerash në komunikatën e VV.

Filed Under: Kronike Tagged With: demarkacioni, Vetevendosja vendos Flamurin

Ceremoni pritje për ekipin kombëtar të futbollit

June 23, 2016 by dgreca

Në Shqipëri, kombëtarja e futbollit u prit sot me ceremoni zyrtare në kthimin e saj nga Franca, pasi nuk mundi të kualifikohet në fazën tjetër të Europianit.

Në aeroportin Nënë Tereza, ekipi u prit nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Sporteve Lindita Nikolli. Atyre ju rezervua një pritje me të gjithë nderimet shtetërore që parashikon protokolli i vendit në raste tepër të veçanta. Paraqitja dinjitoze e ekipit shqiptar, i cili për herë të parë mori pjesë në finale e një europiani, e ka kthyer kombëtaren në një simbol krenarie për shqiptarët.

Nga aeroporti deri në qendër të Tiranës skuadra udhëtoi me një autobus të hapur, ndërsa njerëz të shumtë kishin dalë në rrugë për t’i përshëndetur. Në nder të skuadrës janë parashikuar një seri aktivitetesh. Etapa e parë ishte Bashkia e Kryeqytetit ku lojtarëve ju dorëzua Çelësi i Tiranës, për të vazhduar më tej në Ministrinë e Jashtme, ku të gjithë , të cilësuar tanimë si ambasadorët e imazhit të Shqipëriësë, do të pajisen me pashaporta diplomatike, ndërsa në mbrëmje do të jenë në Sheshin Nënë Tereza për t’u përshëndetur me tifozët e shumtë.

Shqipëria arriti të renditet e treta në Grupin A me tre pikë, por për shkak të golavarazhit nuk mundi të vazhdojë më tej rrugëtimin e saj në finalet e Francë 2016.

Filed Under: Kronike Tagged With: Ceremoni pritje, për ekipin kombëtar, të futbollit

Kosovë-Presidenti Thaçi vizitë zyrtare në Panama

June 23, 2016 by dgreca

-Merr pjesë në ceremoninë me rastin e zgjerimit të kanalit të të Panamasë-/

PRISHTINË, 23 Qershor 2016/ Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, nesër do të udhëtojë për një vizitë zyrtare në Panama, ku fillimisht do të marrë pjesë në inaugurimin e zgjerimit të kanalit të Panamasë, që është rruga e dytë më e madhe ujore në botë. Pas kësaj ceremonie, Presidenti i Kosovës do të zhvillojë takime bilaterale me presidentë dhe përfaqësues të disa prej shteteve pjesëmarrëse në këtë inaugurim shtetëror. Përveç takimit me Presidentin e Panamasë, Juan Carlos Varela, Presidenti Thaçi do të takohet edhe me Presidentin e Kostarikës, Luis Guillermo Solís, si dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Parlamentit Latino-Amerikan me seli në Panama, Elias Castillo.

 Gjithashtu, thekson njoftimi dërguar nga Presidenca kosovare, Presidenti Thaçi do të zhvillojë takime edhe me disa përfaqësues të shteteve që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Filed Under: Kronike Tagged With: Thaci ne Panama, vizitë zyrtare

Kosovë-Urgjente, një etikë parlamentare

June 22, 2016 by dgreca

-Tryeza në Prishtinë në kuadër të bashkëpunimit në mes të Kuvendit të Kosovës dhe Komisionit të Kongresit të SHBA-ve për Partneritet në Zhvillimin e Demokracisë (HDP), me mbështetjen e USAID-it/
-Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli: Etika parlamentare, në rrethanat aktuale, është nevojë urgjente institucionale. Të zgjedhurit duhet t’u japin zgjidhjeve brengave të qytetarëve dhe jo t‛i shtojnë ato/

 PRISHTINË, 22 Qershor 2016-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ “Parimet e etikës parlamentare dhe integriteti institucional”, është tryeza e zhvilluar sot në Prishtinë në kuadër të bashkëpunimit në mes të Kuvendit të Kosovës dhe Komisionit të Kongresit të SHBA-ve për Partneritet në Zhvillimin e Demokracisë (HDP), me mbështetjen e USAID-it.Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ë fjalën e tij, theksoi se një institucion nuk e bëjnë demokratik vetëm kushtetuta dhe rregulloret administrative, por edhe standardet morale që afirmon dhe përvetëson ai institucion. Sfidat e Republikës së Kosovës, si një demokraci e re parlamentare, shtoi kryetari i Kuvendit, janë mbi të gjitha sfidat e fuqizimit të vlerave bazike demokratike, kushtetutshmëria, sundimi i ligjit e llogaridhënia. Kuvendi i Kosovës, si institucioni më i lartë përfaqësues në Kosovë, tha në vazhdim Veseli, duhet të jetë shembulli udhëheqës në këtë fuqizim.“Sot po diskutojmë, së bashku, për etikën parlamentare, e cila në rrethanat aktuale, nuk është luks, por nevojë urgjente institucionale. E them nevojë urgjente, sepse të gjithë sot në Kosovë, jemi dëshmitarë për degradimin e imazhit të politikës dhe funksionit publik. Politika është bërë sinonim i fenomeneve negative në shoqëri, korrupsionit, abuzimit, interesave të ngushta meskine, shkeljes së ligjit dhe fjalës së dhënë, akuzave të pambështetura dhe motiveve të ulëta. Ka vetëm një rrugë për ta ndryshuar këtë perceptim negativ të publikut dhe për t‛ia kthyer dinjitetin politikës: rivendosja e lidhjes së domosdoshme në mes veprimit politik dhe parimeve e vlerave morale”, theksoi kryetari Veseli, duke shtuar se Kuvendi i Kosovës duhet të jetë i pari në këtë proces.Në vazhdim të fjalës së tij, kryetari Veseli theksoi se bartësit e përgjegjësive publike duhet të jenë të gatshëm në çdo moment për të dhënë llogari mbi mënyrën se si janë duke ushtruar funksionin e besuar publik. Ai tha se të zgjedhurit duhet t’u japin zgjidhjeve brengave të qytetarëve dhe jo t‛i shtojnë ato. 

“Ky Kuvend ka sjellë vendime historike për vendin, ka shpallur pavarësinë e Kosovës, ka miratuar ligje që garantojnë ecjen përpara të vendit tonë, por në shumë raste, jo më larg se para pak muajsh, ka lejuar që të shndërrohet në arenë përplasjesh, të cilat i kanë bërë qytetarët të ndihen të dëshpëruar me vendin e tyre dhe kanë vënë në dyshim kredibilitetin e vetë shtetit të Kosovës në sytë e partnerëve tanë”, theksoi Veseli, duke shtuar se në demokraci mosmarrëveshjet duhet të negociohen përmes dialogut, e jo imponimit me forcë.

“Prandaj është aq urgjente të kemi një etikë parlamentare. Jo vetëm si tekst i shkruar në një letër të zbukuruar, por mbi të gjitha, si bindje e brendshme në të cilën beson përnjëmend secili nga ne dhe në bazë të të cilës duhet të veprojmë”, theksoi kryeparlamentari Veseli.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Kosovë-Urgjente, një etikë parlamentare

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 269
  • 270
  • 271
  • 272
  • 273
  • …
  • 600
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel
  • PËRKUJTIM PËR ELIOT ENGEL, NJË MIK I PAZENDËVËSUSHËM, ZËRI I SHQIPTARVE NË SHBA
  • Meditim para varrit të Faik Konicës
  • Bashkimi i Diasporës Shqiptare të Greqisë
  • “Fortifikimi ilir i Komlikut në Fregen dhe Ungrej të Lezhës (Mirdita Etnografike)”
  • “The Real Thing”: A Conversation with Luljeta Lleshanaku

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT