• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Për Kosovën do të ketë një vendim meritor

June 21, 2016 by dgreca

-Presidenti i Parlamentit Evropian priti presidentin Thaçi, flasin për liberalizimin e vizave/

BRUKSEL, 21 Qershor 2016 – Gazeta DIELLI/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur sot në Bruksel nga Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz.Njoftimi dërguar nga Brukseli thekson se, Presidenti Thaçi e njoftoi Presidentin e Parlamentit Evropian, Martin Schulz, për zhvillimet e fundit në Kosovë, me theks të veçantë në përkushtimin e Kosovës në rrugën drejt jetësimit të liberalizimit të vizave.

“Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave dhe pret një vendim meritor nga Bashkimi Evropian për punën e bërë nga institucionet e vendit”, ka thënë presidenti Thaçi.I pari i vendit theksoi se Kosova mbetet e angazhuar në konsolidimin e mëtejmë të shtetit, ndërsa e falënderoi presidentin Schulz për angazhimin e tij, të raportueses së BE-së, Tanja Fajon, si dhe të Parlamentit Evropian për mbështetjen e vazhdueshme dhe për shtyrjen përpara të procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën.Nga ana tjetër, Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, theksoi se liberalizimi i vizave është tema kryesore që preokupon Kosovën në marrëdhëniet e saj me BE-në.

Ai ka shprehur bindjen se për Kosovën do të ketë një vendim meritor për angazhimin e saj në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave.Gjatë qëndrimit të tij në Bruksel, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të pritet edhe nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Presidenti i Parlamentit Evropian, priti presidentin Thaçi

Në Vatikan, meshë për Nënë Terezën

June 17, 2016 by dgreca

-Nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Kosovës/

Romë, 17 qershor 2016/ Nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Kosovës, pranë Selisë së Shenjtë në Vatikan është mbajtur edhe një meshë për Nënë Terezën, në të cilën edhe një herë është kujtuar jeta, vepra dhe shembulli që ajo ka dhënë për botën.

Njoftimi dërguar nga Roma thekson se, në këtë meshë, përveç presidentit Hashim Thaçi, kanë marrë pjesë edhe shumë përfaqësues të korit diplomatikë në Romë, përfshirë edhe përfaqësuesit diplomatikë të Malit të Zi dhe Shqipërisë.

Mesha e kremtuar në kishën e Shën Gregorit u udhëhoq nga kardinali Angelo Comastri, kryeprift i Bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan, i cili është edhe njëri prej deponuesve të mrekullisë së Nënës Terezë, që mundëson shenjtërimin e saj.

Shenjtërimi i Nënës Terezë, sipas presidentit Thaçi, është mesazhi më i mirë që Vatikani bënë për një personalitet që dashurinë dhe shpirtin e saj solidar ia ka dhuruar njerëzimit.

“Ai shpirt solidar, ai mirëkuptim i saj, ato mesazhe të dashurisë, të kujdesit ndaj të gjithëve, ndaj njerëzve me nevojë kudo në botë, tregojnë edhe shpirtin e origjinës së saj, që ka qenë i mishëruar me vlerën e saj humane, njerëzore, që i ka dërguar gjithë botës. Shenjtërimi nuk është vetëm nder për kombin shqiptar, por është nderim edhe për vlerat universale që Nënë Tereza i ka përçuar anë e kënd botës”, ka thënë presidenti Thaçi, për shenjtërimin e Nënës Terezë.

Ati i Shenjtë, Papa Françesku, muaj më parë kishte miratuar dekretin e shenjtërimit të Nënë Terezës, ceremoni kjo që do të mbahet më 4 shtator të këtij viti në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan./b.j/

 

 

Filed Under: Kronike Tagged With: meshë, në Vatikan, per nene Terezen

Vrasja e Joe Cox, lule dhe qirinj për deputeten e ndjerë

June 17, 2016 by dgreca

Lule dhe qirinj në të gjithë Britaninë e Madhe për deputeten Jo Cox, e cila u qëllua për vdekje në mes të rrugës, jo shumë larg zyrës së saj në një nga zonat elektorale në veri të Anglisë.

Një memorial është improvizuar në zonën para parlamentit në sheshin qendror të kryeqytetit britanik në nder të deputetes laburiste.

Vdekja e saj ka shkaktuar një tronditje të thellë në të gjithë Britaninë dhe ka pezulluar fushatën e referendumit që pritet të mbahet javën e ardhshme mbi qëndrimin ose largimin e vendit nga Bashkimi Evropian.

Mesazhe ngushëllimi kanë ardhur nga e gjithë bota për deputeten 41 vjeçare, e cila nuk arriti t’iu mbijetojë plagëve pas sulmit në  Birstall, në West Yorkshire.

Është e tmerrshme dhe mizore që jeta e saj ndërpre kaq shpejt, Britania dhe Shtetet e Bashkuara “qëndrojnë së bashku kundër urrejtjes dhe dhunës, ka thënë Hilari Klinton, e cila shpreson në një fitore në garën presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sigurisht, politikanët britanikë kanë shprehur dhimbjen për vrasjen e koleges së tyre, mes tyre kryeministri David Cameron dhe lideri i laburistëve  Jeremy Corbyn.

Filed Under: Kronike Tagged With: lule dhe qirinj, për deputeten e ndjerë, Vrasja e Joe Cox

Në Prizren vihet gurthemeli i shtatores së Ukshin Hotit

June 17, 2016 by dgreca

Kosovë-Ukshin Hoti, filozofi i çështjes sonë kombëtare/

– Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli: Ukshin Hoti ishte ideologu që frymëzonte lëvizjen kombëtare me guximin e tij politik dhe mendimin e thellë intelektual. Ai ishte në kuptimin e plotë të fjalës, filozofi i çështjes sonë kombëtare/

 PRISHTINË, 17 Qershor /Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot, mori pjesë në ceremoninë e vënies së gurthemelit të shtatores së prof. dr. Ukshin Hotit, në oborrin e Universitetit “Ukshin Hoti”, në Prizren.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryetari Veseli e konsideroi Ukshin Hotin njërin prej personaliteteve më të shquara të luftës sonë për liri dhe pavarësi, i cili mbeti deri në fund veprimtar i pakompromis i lëvizjes kombëtare.

“Ukshin Hoti ishte ideologu që frymëzonte këtë lëvizje me guximin e tij politik dhe mendimin e thellë intelektual. Ai ishte në kuptimin e plotë të fjalës filozofi i çështjes sonë kombëtare”, theksoi kryeparlamentari Veseli.

Duke bërë një elaborim të aktivitetit politik atdhetar të Ukshin Hotit dhe të qëndresës së tij intelektuale e kombëtare, kryetari i Kuvendit tha se në fillim të viteve ’80-ta, kur terrori i regjimit jugosllav po përgjakte rininë e Kosovës, ai kishte ngritur zërin e protestës e të kundërshtimit dhe nuk ishte joshur nga postet.

Kryeparlamentari Veseli shtoi se burgosja e Ukshin Hotit nga regjimi jugosllav dhe shpallja e tij ‘i burgosur i ndërgjegjes’ nga Amnesty International, më 1983, bënë që zëri i Kosovës së shtypur të dëgjohej në qendrat vendimmarrëse të botës.

“Ukshin Hoti nuk hoqi dorë kurrë nga parimet e tij, sepse gjithë jetën kishte vetëm një interes: interesin kombëtar, lirinë e popullit të tij. Në vitet ’90-ta, regjimi përsëri e burgosi Ukshin Hotin, sepse e dinte shumë mirë se filozofi i çështjes shqiptare do të bëhej filozofi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por përsëri dështuan, sepse tanimë Ukshin Hoti ishte kthyer në ikonë të lëvizjes sonë kombëtare”, tha në vazhdim kryetari Veseli.

Thënia e tij legjendare se ‘për atdheun mund të luftohet vetëm në emër të njerëzores dhe kurrsesi ndryshe’, shtoi kryetari Veseli, qëndron në themele të vetë platformës së UÇK-së, parim ky i cili bëri botën demokratike të mbështeste kauzën për çlirim në vitin 1999.

Kryetari Veseli e quajti cinizëm faktin se Serbia sot pretendon të bëhet pjesë e BE-së, ndërsa ende nuk jep përgjigje për fatin e mijëra qytetarëve të pagjetur Kosovës, në mesin e të cilëve edhe të profesor Ukshin Hotit, dhe mban në territorin e saj varreza sekrete të viktimave të pafajshme.

“Si mund të jetë pjesë e Evropës dikush që mban sekret fatin e intelektualëve të kalibrit evropian, sikurse është Ukshin Hoti? Është koha t’i jepet fund këtij cinizmi. Kosova ka të drejtë të dijë për fatin e qytetarëve të saj, ta ketë drejtësinë për ta, sepse vetëm drejtësia shëron plagët e së shkuarës, mundëson paqen dhe të ardhmen”, theksoi kryetari Veseli.

Ai shtoi se Prizreni duhet të jetë krenar që ka fatin të ketë i pari në gjirin e vet shtatoren e këtij ideologu dhe intelektuali të madh, ndërsa paralajmëroi se së shpejti një shtatore e përmasave edhe më të mëdha, do të ngrihet në mes të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës dhe Bibliotekës Kombëtare, afër vendit ku Ukshin Hoti derdhi djersën dhe shkriu mundin e tij atdhetar, intelektual e shkencor.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: ne Prizren, së Ukshin Hotit, vihet gurthemeli i shtatores

Admiral Michelle Howard, e para femër Komandante e Forcës së Bashkuar të NATO-s

June 16, 2016 by dgreca

Admiral Howard, e para femër komandante  në Komandën e Forcës së Bashkuar të NATO-s {JFC}  në Napoli/

Përktheu për “Diellin”, Herion Kërcelli/

Më datën 7 qershor  2016, në Komandën e FB të Napolit,{JFC}, Itali, u zhvillua ceremonia e marrjes së detyrës të Komandës në këtë Forcë, Admiral Michelle Howard.  Në njoftimin e zyrës së shtypit të kësaj Komande, thuhet se  Admirali i Marinës së Shteteve të Bashkuara Michelle Howard morri komanden e Komandës së Forcës së Përbashket Aleate  në Napoli . Njekohësisht Admiral Howard është Komandante e  Flotës së 6-të të Shteteve të Bashkuara Europe-Afrikë V Perëndimore. Howard, komandante e 29-të e JFC Napoli, morri komandën nga Admirali i Marinës së Shteteve te Bashkuara Mark Ferguson, që tashmë është Admiral në pension.  Hovard më parë ka kryer detyrën e Zv.komandantes të 38 –të,  e Operacioneve Detare, në këtë Flotë.

Në ceremoninë e marrjes dhe dorëzimit të detyrës  nga Admiral Howard dhe Ferguson, ndodhej dhe Shefi i Shtabeve të Ushtrisë së SHBA, Gjeneral  Curtis Scaparrotti, Komandanti  i Forcave Amerikane të Europës, Gjenerali David Rodriguez, dhe  Admirali Bill Moran, Zv/Komandant  i Operacioneve Detare.

“Do te doja te thoja vlerësimin tim për Napolin dhe Italinë si komuniteti pritës i yni,” theksoi  Howard gjatë  takimit me personalitete të këtij qyteti.  “Ju na keni trajtuar ne si familje për mbi gjashtë dekada, ndaj mbështetja juaj është një e rëndësishme për realizimin me sukses të misionit tonë”. Komandatja e JPC Napoli është një prej dy komandantëve të Forcës së  Bashkuar në vartësi të Komandantit Aleat Suprem të NATOs ne Europe. Si Komandante e JFC Napoli, detyra kryesore e Admiral Howard është  të përgatisë e drejtojë operacionet ushtarake të NATO-s në zonën e përgjegjsisë të JFC, në mënyrë  që të ndalojë cdo agresion, të mbrojë territorin dhe forcat e NATO,  të mbrojë e  sigurojë lirinë e lundrimit e transportit detar në dete dhe oqeane, dhe të mbrojë sigurinë e kombeve të NATO.

Si Komandante e  Forcave Detare te Shteteve te Bashkuara Europe-Afrike, Howard do të jetë e përgjegjshme për udhëheqjen e operacioneve detare të spektrit të plotë në bashkëpunim  me aleatët, koalicionin e përbashkët, ndërinsituticional dhe partnerë të tjerë që të mbrojë  interesat e Shteteve te Bashkuara, ndërkohë  të forcojë sigurinë dhe stabilitetin detar në Europë dhe Afrikë. Howard u zotua se do drejtojë JFC me të njejtën përkushtim, forcë, zgjidhje dhe gatishmëri që trupat e JFC Napoli kanë demonstruar në të kaluarën.

“Puna dhe aftësitë tuja ma bëjnë drejtimin dhe udhëheqjen time më të  thjeshtë, të qëndrueshme dhe me shpejtësi të plotë para”,  tha gjatë ceremonisë Admiral Howard.

 Mark Patton , zyra e shtypit e JFC, Napoli.   

Përktheu për “Diellin”, Herion Kërcelli

Filed Under: Kronike Tagged With: Admiral Michelle Howard, e para femër Komandante e NATO-s, Herion Kercelli

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 270
  • 271
  • 272
  • 273
  • 274
  • …
  • 600
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel
  • PËRKUJTIM PËR ELIOT ENGEL, NJË MIK I PAZENDËVËSUSHËM, ZËRI I SHQIPTARVE NË SHBA
  • Meditim para varrit të Faik Konicës
  • Bashkimi i Diasporës Shqiptare të Greqisë
  • “Fortifikimi ilir i Komlikut në Fregen dhe Ungrej të Lezhës (Mirdita Etnografike)”
  • “The Real Thing”: A Conversation with Luljeta Lleshanaku

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT