Aksident ne Nju Xhersi: Dy të plagosur në gjendje të rëndë, njëri- 47 vjeçari shqiptar
Përkujtohet rezistenca antifashiste e 7 prillit 1939
Shefqet Kërcelli*/
Dhjetra veteranë, qytetarë, detarë, ishushtarakë, përfaqsues të pushtetit qendror e vendor, media të ndryshme etj, morën pjesë sot në ceremoninë e organizuar me rastin e rezistencës antifashiste të 7 prillit në Durrës. Më datën 7 prill 1939, patriotë durrsakë dhe marinarë të marinës mbretërore organizuan një rezistencë simbolike, por që bashkë me rezistencën e organizuar në qytetet e Sarandës, Vlorës dhe Shëngjinit, pati jehonë në shtypin evropian, përfshi shtypin anglez dhe amerikan. Në këtë luftë krejtësisht të pabarabartë, një popull i vogël, viktimë e agresionit, tregoi vlerat e tij të mosnënshtrimin ndaj pushtuesve fashiste dhe dëshirën për liri. Gjatë betejës në sheshin e portit të Durrësit dhe para Torrës Veneciane u vranë e plagosën dhjetra fashistë, ndërsa ranë për liri, Mujo Ulqinaku, Kapter i Marinës Mbretërore, {Hero i Popullit} dhe dëshmorët Hamit Dollani, Haxhi Tabaku, Hysen Koci, Ibrahim Osmani, Isak Metalia, Ismail Reci dhe Ramazan Velia. Në vijim nga pjesmarrësit u vendosën kurora dhe buqeta me lule në përmendoren e Mujo Ulqinakut, ndërkohë që dëshmitarë të asaj dite dhe familjarë të të rënëve, sollën kujtimet e tyre për këtë ditë të rezistencës antifashiste.
* E falenderojme korespondentin e Diellit ne Shqiperi Shefqet Kërcelli per angazhimin e vazhdueshem per te sjelle ne faqet e gazetes informacione, fotografi,komente, analiza, reportazhe.
Zv/ndihmës Sekretari amerikan Hoyt Yee,në ceremoninë e inaugurimit e Thaçit
PRISHTINË, 7 Prill 2016-B.Jashari/ Zëvendës-ndihmës Sekretari përgjegjës për çështjet europiane, Hoyt Yee, viziton Kosovën dhe do të takojë zyrtarët shtetërorë, bën të ditur ambasada e SHBA në Prishtinë në njoftimin e dërguar.Zyrtari i lartë amerikan, Hoyt Yee, nga ora 11:00 do marrë pjesë nesër në ceremoninë e inaugurimit e pranim-dorëzimit të detyrës së Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Sipas axhendës, nesër, Yee do ketë takime të veçanta me kryeministrin Isa Mustafa (ora 13:40), me zëvendëskryeministrin Branimir Stojanoviç (14:30), kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli (15:15) dhe me Presidentin Hashim Thaçi (16:00).Ndërkohë, burime mediale bëjnë të ditur se Zëvendës-ndihmës Sekretari amerikan Hoyt Yee ishte sonte në takim me Presidentin kosovar Thaçi të përbashkët me ambasadorët e vendeve të Quintit – SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe Italisë.
Rrëzohet një helikopter i Forcave Ajrore shqiptare në liqenin e Shkodrës
Ministria e Mbrojtjes njofton se sot në mesditë u rrëzua një helikopter I Forcave Ajrore në liqenin e Shkodrës.Sipas planit të fluturimit helikopteri EC 145, {Tip Coguar}, me numër bordi 637 dhe me ekuipazh të përbërë nga kapiten Florian Deliaj, toger Donald Hoxha dhe ushtari profesionist, Gerald Baramuca, janë nisur nga Farka sot në orën 12:10, në një fluturim stërvitor në përputhje me programin e planifikuar dhe miratuar më parë. Në orën 13:45 ka qenë kontakti i fundit që helikopteri ka pasur me Qendrën e Kontrollit dhe Raportimit në Rinas. Menjëherë pas humbjes së kontaktit, është nisur drejt zonës ku u humb kontakti një helikopter kërkim – shpëtimi dhe personel mjekësor. Në konferencën për shtyp, Shefi i Shtabit i FA, Gjeneral major Jeronim Bazo tha se, Helikopteri EC 145 u fut në përbërje të Forcave Ajrore nëntorin e vitit të kaluar. Dy pilotët që gjetën vdekjen në këtë aksident tragjik, Kapiten Florian Deliaj dhe togër Donald Hoxha e kishin përgatitjen e nevojëshme për të fluturuar, pasi ishin trajnuar brenda dhe jashtë vendit. I shprehim ngushellime familjeve te tyre. Kemi angazhuar burimet e nevojëshme për të hetuar këtë aksident tragjik, theksoi Gjeneral Bazo. Ndërkohë i mbijetuari i këtij aksidenti, ushtari profesionist II, Gerald Baramuca, po kurohet në spitalin rajonal të Shkodrës, jashtw rrezikut per jeten. {SH.K}
- « Previous Page
- 1
- …
- 280
- 281
- 282
- 283
- 284
- …
- 596
- Next Page »