• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHBA: Arrestohet policja shqiptare dhe motra e saj, trafikonin drogë

March 20, 2016 by dgreca

Dy motra shqiptare që jetojnë në SHBA akuzohen për trafik droge. Ndërsa ato kanë dalë para gjykatës, mësohet se njëra prej tyre një ditë në javë punonte si oficere rezervë e policisë amerikane.Jonida, 28 vjeçe dhe Denisa Aliçka, 26 vjeçe, u arrestuan të martën pasi policia kontrolloi apartamentet e tyre.

Sipas gjykatëses çështja dy motrat nuk janë organizatoret e trafikut të drogës por pjesëmarrëse.

Në gjykatë u ilustrua jeta luksoze e tyre, e cila përfshin apartamente të shtrenjta, udhëtime luksi në Maimi dhe Los Angeles si dhe makina të shtrenjta. Prokurorja e përshkroi jetën e tyre si “ekstravagante”

Agjenti special i FBI-së, David Gardner dëshmoi se të dy motrat ishin pjesë e trafikimit të 20 kg MDMA dhe marijuanë nga Kanadaja në Cleverland. Nga shitja e drogës MDMA ato kanë fituar mesatarisht 40 dollarë për kg.

Autoritetet amerikane kanë hetuar çështjen që prej shtatorit dhe kanë bashkëpunuar me dëshmitarë dhe kanë përgjuar telefonata.

Mes të akuzuarve është dhe Rinald Turhani, i dashuri i Denisa Aliçkës dhe biznesmeni Leka Konini, të cilët janë arrestuar.

Nëse dy motrat do të shpallen fajtore, ato rrezikojnë të paktën 10 vite burg. Motrat Aliçka kanë lindur në Shqipëri dhe kanë emigruar në SHBA në vitin 2000.

Në gjyq ishte i pranishëm dhe i dashuri i Jonida Aliçkës, Stephen Vozar, i dënuar për trafik kokaine. Jonida gjatë seancës dëgjimore qëndroi me kokë ulur.

Ajo punonte një ditë në javë si oficere rezervë e Policisë në Linndale. Agjenci i FBI-së tha se ajo ka bërë disa marrëveshje për trafikimin e drogës gjatë kohës që mbante veshur uniformën e policisë. Ajo u pushua pas arrestimit.

Motrat Aliçka dhe bashkëpunëtorët e tyre kërcënonin dhe intimidonin njerëzit të cilëve u shisni drogë. Madje Turhani ka rrahur një person për shkak të borxhit që i kishte. Ai e godit aq shumë me grusht në fytyrë shpërndarësin e drogës sa që dhëmbi i doli përtej buzës.

Të dy motrat bënin një jetë luksoze dhe blinin bileta udhëtimi të minutës së fundit kur çmimi i tyre është mjaft i shtrenjtë. Denisa Aliçka çdo muaj paguante qira për apartamentin e saj 1 235 dollarë.

Turhani, Konin dhe Denisa Aliçka u arrestuan në dhjetor pasi policia e Los Angeles kapi Koninin me një çantë me rreth 10 kg MDMA.

Turhani, Konini dhe Denisa Aliçka u arrestuan fillimisht në dhjetor pasi Konini u kap me 10 kg MDMA, por akuzat u tërhoqën ndërsa hetimet vazhduan.

Pjesë e hetimeve është dhe ish-i dashuri i Jonida Aliçkës, Fabian Mihaj. Ai besohet se ndodhet në Toronto dhe dyshohet si i përfshirë në trafikun e drogës./B.S/

Filed Under: Kronike Tagged With: Arrestohen ne SHBA, motrat Alicka

PRINCE OF WALES VISITS KFOR HEADQUARTERS

March 19, 2016 by dgreca

*Princi i Uellsit viziton Shtabin e KFOR-it/

PRISTINA, Kosovo. Today, the Prince of Wales visited Kosovo Force (KFOR) Headquarters in Pristina. This was one of the final engagements for The Prince of Wales and The Duchess of Cornwall on their tour of the Western Balkans.

The Prince of Wales was welcomed to Camp “Film City” by KFOR Commander, Major General Guglielmo Luigi Miglietta and an Honour Guard comprised of KFOR service members.

During the visit, the Prince laid wreaths at the monuments to the KFOR service members and 14 UK servicemen who paid the ultimate sacrifice in the service of peace while on operations in Kosovo. This solemn event was attended by the British Ambassador to Kosovo, Mr. Ruairí O’Connell and a representation from the various military contingents serving in KFOR.

The Prince of Wales accompanied by Major General Miglietta, met KFOR General Officers and Senior National Representatives and Canadian and Irish contingent members.

The Prince of Wales visited KFOR as part of Their Royal Highnesses visit to Kosovo on 18-19 March.

***

Princi i Uellsit viziton Shtabin e KFOR-it

PRISHTINË, 19 Mars 2016/ Princi i Uellsit vizitoi sot shtabin e Forcës së Kosovës (KFOR) në Prishtinë. Ky ishte një nga angazhimet e fundit të Princit të Uellsit dhe Dukeshës së Cornwall-it në turneun e tyre në Ballkanin perëndimor.Princi i Uellsit u mirëprit në kampin “Film City” nga Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajori Guglielmo Luigi Miglietta dhe Garda e Nderit e përbërë nga pjesëtarë të shërbimit të KFOR-it.

Gjatë vizitës, Princi vendosi lule në monumentin e pjesëtarëve që shërbenin në KFOR dhe tek 14 ushtarakët e Britanisë së Madhe të cilët paguan sakrificën sublime në shërbim të paqes gjatë operacioneve në Kosovë.Kjo ngjarje u përcoll edhe nga Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Ruairí O’Connell dhe nga përfaqësues të kontingjenteve të ndryshme ushtarake që shërbejnë në KFOR.Princi i Uellsit i shoqëruar nga Gjeneralmajori Miglietta, takoi Gjeneralët e KFOR-it dhe përfaqësues të lartë të shteteve të ndryshme, si dhe pjesëtarët e kontingjentit Kanadez dhe Irlandez.

Princi i Uellsit vizitoi KFOR-in si pjesë e vizitës së Madhërive të tyre Mbretërore në Kosovë më 18-19 mars

Filed Under: Kronike Tagged With: KFOR HEADQUARTERS, PRINCE OF WALES VISITS

Presidentja Jahjaga priti në Aeroportin e Prishtinës Princin e Wales-it dhe Dukeshën e Cornwall

March 18, 2016 by dgreca

Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga priti sot në Aeroportin e Prishtinës Princin e Wales-it dhe Dukeshën e Cornwall, që kanë arritur për vizitë dyditore në vendin tonë.Gjithashtu, Presidentja Jahjaga mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada Britanike, për nder të vizitës së Lartmadhërisë së Tyre në Kosovë.

Filed Under: Kronike Tagged With: Atifete Jahjaga priti në Aeroportin e Prishtinës, Princin e Wales-it

Kryetari i opozitës, Basha, në Uashington

March 17, 2016 by dgreca

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha u prit të enjten në Uashington nga Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet e Evropës dhe të Euroazisë, Victoria Nuland.

Zoti Basha, i cili ndodhet në Uashington prej disa ditësh, ka patur disa takime me anëtarë të Kongresit amerikan.

Të enjten në mesditë ai ishte në ceremoninë e organizuar në ambasadën e Shqipërisë në Uashington me rastin e 25-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri.

Të premten, kryetari i opozitës do të jetë i ftuar në studiot e Zërit e Amerikës për një intervistë, që do të transmetohet drejtpëdrejt në orën 18:00.

Zoti Basha pritet të shkojë edhe në Nju Jork, për takime me komunitetin shqiptar.

Filed Under: Kronike Tagged With: Kryetari i Opozites, Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet e Evropës dhe të Euroazisë, Victoria Nuland.

Presidentja Jahjaga vizitoi Policinë e Kosovës

March 16, 2016 by dgreca

PRISHTINË, 16 Mars 2016/ Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga vizitoi sot Policinë e Kosovë, ku e priti drejtori i përgjithshëm, Shpend Maxhuni. Ai i shprehi mirënjohje Presidentes Jahjaga për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj Policisë së Kosovës duke e paraqitur si institucion kredibil, si në vend ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.Presidentja Jahjaga theksoi se Policia e Kosovës gëzon një reputacion të lartë, si një ndër institucionet më të besuara në vend.  “Ju stafi policor duhet të ndjeheni krenar që shërbeni në një institucion kredibil me besueshmërinë kaq të lartë dhe që jeni në shërbim të popullit, sepse duke u kujdesur për sigurinë e vendit, sigurinë ndaj qytetarëve, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, parandalimin e krimit dhe luftën ndaj terrorizmit, do të arrini ta mbani Kosovën si vend të qetë e të sigurt”, citohet  Presidentja Jahjaga në njoftimin e dërguar nga Policia ksovare./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Policinë e Kosovës, Presidentja Jahjaga, vizitoi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 288
  • 289
  • 290
  • 291
  • 292
  • …
  • 600
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel
  • PËRKUJTIM PËR ELIOT ENGEL, NJË MIK I PAZENDËVËSUSHËM, ZËRI I SHQIPTARVE NË SHBA
  • Meditim para varrit të Faik Konicës
  • Bashkimi i Diasporës Shqiptare të Greqisë
  • “Fortifikimi ilir i Komlikut në Fregen dhe Ungrej të Lezhës (Mirdita Etnografike)”
  • “The Real Thing”: A Conversation with Luljeta Lleshanaku

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT