– Presidenti i Kosovës në vitet 2006 – 2010, Fatmir Sejdiu në takim sot me Ṡtefan Fὕle-/
PRISHTINË, 8 Shkurt 2016/ Presidenti i Republikës së Kosovës në vitet 2006 – 2010 Prof.Dr. Fatmir Sejdiu takoj sot Ish Komisionerin e Lartë të BE për Zgjerim dhe tani i Ngarkuar Special i Republikës Çeke për Ballkanin Perëndimor , Ṡtefan Fὕle. Në këtë takim që u organizua në mengjesin e përbashkët në Hotelin Swiss Diamond, u bisedua për zhvillimet e përgjithshme në Kosovë dhe rajon, me theks të veçantë lidhur me situatën aktuale, përkatësisht krizën politike në vend.
Presidenti Sejdiu, krahas falënderimit që i shprehu Fὕle për rolin e tij në mbështetje për Kosovën, si në kohën e mandatit në institucionet e BE –së, ashtu edhe tani si i Ngarkuar Special, nënvizoi disa elemente të rëndësishme si qasje për të dalur nga kjo situatë me përkushtim të veçantë për nevojën e dialogut midis institucioneve dhe gjithë faktorëve politikw të vendit për të kapërcyer këtë situatë të vështirësuar në vend.
Njoftimi i dërguar thekson se, Presidenti Sejdiu, po kështu potencoi vullnetin e përgjithshëm të qytetarëve për përshpejtimin e proceseve integruese të Kosovës si dhe zhvillimin më të shpejtuar ekonomik të tij.
Nga ana e tij, Ṡtefan Fὕle vlerësoi rezultatet që ka arritur Kosova nga shpallja e pavarësisë e gjer tani, por edhe ngecjet e evidencuara me vullnet që ato të kapërcehen më shpejt, duke shprehur kështu gadishmërinë e vendit të tij për të ndihmuar Kosovën.
Në takim u bisedua edhe për procesin e dialogut në Bruksel dhe për nevojen ndërtimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore me Serbinë, sikur me gjithë vendet e tjera të kësaj pjese të Evropës.
Në takim ishte edhe ambasadori i Republikës Çeke në Kosovë, Ivo Ṡilhavẏ./b.j/
Engel dhe Tetuta Rugova, takohen në Uashington …
..dhe kujtojnë në Uashington Presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova/
Nga Beqir SINA/
“U takova me mikun e madh të babait dhe Kosovës, kongresmenin Eliot Engel, me të cilin kujtuam së bashku momente të rëndësishme nga takimet me babain- tim Rugovën”, shkruan në statusin e saj në “Facebook” deputetja Teuta Rugova.
CAPITOL HILL – WASHINGTON D.C: E bija e Presidentir Rugova, deputetja e Kuvendit të Kosovës, Teuta Rugova, të ejten nw mesdrek pati një takim të ngrohtë në Rejbërn Office Bilding të Kongresit Amerikan, në kryeqytetin e SHBA – ve, Washington DC, kongresitin Eliot Engel, i cili është një demokrat, nga New Yorku,deputetja e LDK-ës, Tetua Rugova ishte pjesë e delegacionin të Kosovës, i cili së bashku me delagacionin nga Shqipëria, ishin të ftuara të marrin pjesë në takimet tradicionale amerikane “Lutjet e Mëngjesit”
“Mëngjesi Kombëtar i Lutjeve”, është bërë një ngjarje e përvitshme që këto dy dekadat e fundit po u krijon mundësi deputeteve dhe politikanëve shqiptarë shqiptar , nga Kosova, Shqipëria, dhe trevat shqiptare – mundësi të takohen me përfaqesuesit amerikan në Kongres, Senat dhe me zyrtarë të lartë të administratës amerikane.
Anëtarët e delegacioneve nga Shqipëria dhe Kosova – Shqiptaro amerikanët e shfrytëzuan këtë mundësi për të falenderuar Shtetet e Bashkuara për ndihmën që i japin kombit shqiptar dhe njëkohësisht për të shprehur përkrahjen shqiptare dhe pro-amerikanizmin shqiptarë .
Në kuadër të kësaj dite “Mëngjesi i Lutjeve”, e cila duket se po fiton një traditë, nga anëtarët e delegacioneve shqiptare të ardhur në Washington, ata patën një sërë takimesh me zyrtarë të administratës amerikane, e ligjvënës në Kongres e Senat.
Gjatë pjesëmarrjes në “National Prayer Breakfast” në Washington, e bija e Rugovës Teuta Rugova, është takur personalisht me kongresitin Eliot Engel në zyrwn e tij.
“U takova me mikun e madh të babait dhe Kosovës, kongresmenin Eliot Engel, me të cilin kujtuam së bashku momente të rëndësishme nga takimet me babain- tim Rugovën”, shkruan në statusin e saj në “Facebook” deputetja Teuta Rugova.
Por, ligjvënësi nga New Yorku, Eliot Engel – i cili dallohet për lidhjet e tija me shqiptarët, theksojë se falenderimi dhe mirënjohja me këtë rast, ashtu si çdo herë u takon të gjithë shqiptarëve, dhe në veçanti shqiptarëve të Amerikës .
“Jam shumë i kënaqur sa her që takohem me shqiptarët, në SHBA, Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoni. Ndërsa, koha, po e tregon gjithnjë e më shumë se populli amerikan dhe populli shqiptar janë miq dhe me vlera të përbashkta në shumë drejtime, ne rrisim lidhjet tona. Shqiptarët janë populli më pro-amerikan, tha Engel, dhe shtoi se “Ne, miqt e shqiptarëve në Kongres, vazhdimisht paraqesim projekt ligje për t’u ardhur në ndihmë shqiptarëve si në Shqipëri, Kosovë e kudo në Ballkan, pa i ndarë asnjëher problemet e tyre. Ne, nuk përkrahim, dhe mbështesim asnjë parti apo individë të veçantë, por ne duam vetëm të ndihmojmë për përparimin dhe begatinë e kombit shqiptar. Ne falenderojmë popullin shqiptar që ndodhet përkrah Amerikës në këtë kohë të vështirë – në luftën kundra terrorismit, veçanërisht kundra ISIS.”
E bija e Rugovës , Tetuta, tha se “Në emër të Nënës, dhe dy vëllezërve, mbarë familjes Rugova, kam nderin, që nga kjo zyrë – sot, t’ju përcjell faleminderimet më të sinqerta, për gjithçka, ju dhe kolegët tuaj në Kongres, bëtë për , lirinë, çlirimin dhe pavarësisnë e Kosovës, Flaminderit SHBA ! – Thanks USA!, tha Tetuta Rugova, ndërsa po takohej me mikun e shqiptarëve në Uashington, kongresitin Eliot Engel
Ndërsa Engel thotë se :”Është, një kënaqësi e veçantë për mua – që mbas më shumë dy dekadash në të njëjtën zyrë – ku takova, 20 vjet më parë mikun tim Rugovën – sot me jepet rasti të takoi në Capitol Hill, edhe të bijwn e tij – Por, më vjen shumë keq – me ndjenjësi që, Rugova, nuk arriti të shohë shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, çka për të cilën ai gjithmon punonte dhe e kërkonte nga ne, sa her vinte këtu nw Uashington, Rugova”.
Miku i shqiptarëve në Kongres, zoti Engel, i cili shërben si ligjëvënës për 34 vjet (17 mandatura), i kujtojë me ndjenjësi deputes Tetuta Rugova, edhe një episod nga lidhja e fortë e Rugovës, me popullin Hebre, e cila vjen nëpërmjet lidhjeve të mira të tij.
“Disa, vjet para vdekjes së tij, Rugova, tha kongresiti Eliot Engel, i cili është një demokrat, nga New Yorku, një amerikano hebre, deri sapo vizitonim varrezat hebraike pranë shtëpisë së tij, në Prishtinë, kryeqytet i Kosovës, ku simbas traditës judaike – çdo hebre, ka për të hedhur një gurë ceremonialë nga vendi ku ai ndodhet, kur viziton varrezat hebraike ( gjë, që unë e kam bër sa her e kam vizituar Koosvën, siç ishte dhe rasti edhe më i fundit, me mikun tim Harry Bajraktari, 4 – Korrikun, 2015, e vitit të kaluar) – Rugova, më dhuroi një gurë të kristaltë marrë nga toka e Kosovës. Gurë, të cilin sot unë e ruaj në kujtimet e mija, këtu në zyrën e Kongresit – Capitol Hill, së bashku me dy kopjet e deklertave të nënshkrimit të Pavarësisë të SHBA(Dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, e cila i referohet Katërt korrikut në SHBA, miratimit të Deklaratës së Pavarësisë më 4 korrik, 1776, nga Kongresi Kontinental – duke deklaruar se trembëdhjetë kolonitë amerikane e njohin veten e tyre si një komb të ri, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe jo më si pjesë me Perandorinë britanike, dhe, të shtetit të Kosovës,(Deklarata e Kosovës për pavarësi, e cila është miratuar më 17 shkurt 2008 nga përfaqësuesit e popullit të Kosovës. Deputetet më 17 shkurt 2008 njëzëri deklaruan që Kosova të jetë e pavarur nga Serbia, ndërsa të gjithë 11 përfaqësues të minoritetit serb e bojkotuan shpalljen e pavarësisë) të dyja këto Dekleratat e Pavarësisë, janë të njëjta nga stili i shkrimit, ngjyra dhe nënshkrimet, me penë dhe shkrim dore”, përmendi Engel.
Kongresisti Engel , i cili është një nga mbështetësit më të fortë të çështjes shqiptare në Uashington, tha se “Shumë kohë më heret, me Rugovën jemi takuar edhe disa herë, të tjera këtu në Uashington dhe Nju Jork, ku vazhdimisht, Kongresi amerikan dhe Senati, ashtu si dhe Departamenti i Shtetit, tregoi vlerësimin e tij për Rugovën”.
“Ndër mbështetësit më të fortë të Kosovës, së bashku me Përfaqësuesin Engel, në Uashington, kujtojë, veprimtari shqiptaro amerikan Elmi Berisha, në këtë takim të ngrohtë, i cili shoqëronte deputeten Teuta Rugova, në takimet e saj në Kongres, në “Mëngjesin e Lutjeve”, ishin edhe ai i senatorit Bob Dole, një republikan nga Kansas, dhe, natyrishtë, kontributi i pamohushëm dhe i padiskutueshem i udhëheqësit të lobit të fuqishëm shqiptar me në krye Joseph DioGuardin, një republikanë nga New Yorku, të cilët, kan dhënë së bashku me kongesmen, senator dhe anëtar të Departamentit të Shtetit, një kontribut të madh dhe të paçmuar për lirinë, çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës “ tha Berisha.
Duke folur për rolin e kongresistit Engel, për Kosovën, dhe lidhjet e tij me Presidentin Rugova, David Phillips, ish-këshilltari i OKB-së dhe i Departamentit Amerikan të Shtetit, profesori i Columbia Universitet, autori i librit “Çlirimi i Kosovës” dhe bashkëpunëtori i ngushtë i ambasadorit Richard Hollbrook, shkruan se “ Engel, paraqiti udhëheqësit shqiptaro-amerikane me Bill Clinton në vitin 1992, kur ai kandidonte për president; dhe në mars 1999, Clinton, personalisht u takua në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Rugova, i cili kishte ardhur në Washington – për të marrë pjesë në Mëngjesin e Lutjeve” së bashku me një delegacion nga Kosova” .
cFleckenstein dhe Kukan të hënën në Tiranë
Eurodeputetët Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan do të mbërrijnë të hënën në Tiranë për të monitoruar zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, i miratuar nga Kuvendi në fund të vitit të kaluar.
Dy eurodeputetët, e angazhuar maksimalisht në çështjen e ligjit të dekriminalizimit, do të takohen me drejtues të grupeve parlamentare të partive politike dhe zyrtarë të tjerë, njofton Agjencia Telegrafike e Shqipërisë.
Ligji ne fjale synon të ndalojë përfshirjen në politikë apo emërimin në institucionet kushtetuese dhe në poste të tjera të larta të administratës publike, personat me të kaluar të errët. Efektet e tij do të shtrihen si mbi të zgjedhurit aktualë në parlament, ashtu dhe ata në pushtetin lokal.
Ligji për dekriminalizmin u miratua në seancën e fundit të 2015 dhe aktualisht po punohet për aktet nenligjore të tij.
Çështja e dekriminalizimit ishte pjesë e marrëveshjes së kërkuar nga opozita në dhjetor 2014 për rikthimin e saj në parlament. Marrëveshja u arrit me ndërmjetësimin e Parlamentit Europian, ndërsa gjatë gjithë vitit të kaluar faktori ndërkombë tar këmbënguli në miratimin sa më shpejt të ligjit, gjë që u kurorëzua me 17 dhjetor 2015
Tajvan: Dhjetëra njerëz ende nën gërmadha pas tërmetit
Ne Foto:Ekipet e shpëtimit duke u ndihmuar njerëzve nën gërmadhat e ndërtesës së rrëzuar nga tërmeti në Tajvan/
Autoritetet në Tajvan thonë se gjithsej 132 njerëz ende janë nën gërmadhat e ndërtesës 17 katëshe, e cila është rrëzuar nga tërmeti i fuqishëm.
Numri i përgjithshëm i njerëzve të zhdukur sot duket shumë më i lartë se ai që autoritetet paralajmëruan dje, pas tërmetit me intensitet 6.4 shkallë, në qytetin jugor Tainan.
Ministri i brendshëm i Tajvanit, Chen Wei-jen, tha se më tepër njerëz ishin në ndërtesë, pasi anëtarët e familjeve ishin tubuar për pushimet e Vitit të Ri Lunar.
Ekipet e shpëtimit thanë se më se 200 njerëz i kanë nxjerrë të gjallë nga gërmadhat e ndërtesës.
Nga ky tërmet është konfirmuar se janë vrarë së paku 12 vetë.
Evropë: Protesta kundër migrantëve dhe myslimanëve
*Kundër-demonstrata në pjesën tjetër të lumit Elbe, që e ndanë Drezdenin, kishte tubuar rreth 10 mijë vetë./
*Ne Foto:Protesta kundër migrantëve e myslimanëve/
Policia e Çekisë thotë se një grup prej afro 20 sulmuesve të panjohur të shtunën ia kanë vënë zjarrin një qendre që i ndihmon refugjatët në kryeqytetin Pragë, vetëm disa orë pasi mijëra njerëz kanë protestuar kundër myslimanëve dhe imigrimit.
Sulmuesit e shkatërruan qendrën Klinika, që dikur ishte kapacitet mjekësor në lagjen Zhizhkov në Pragë, dhe kanë hedhur koktej molotovi. Kjo qendër organizon mbledhjen e ndihmave në rroba për refugjatët.
Autoritetet thanë se së paku një person është lënduar nga sulmi.
Aktivistët që punojnë në këtë qendër thanë se sulmuesit ishin neo-nazistë.
Protesta kundër myslimanëve, e organizuar para Presidencës së Çekisë, ishte njëra nga shumë demonstratat e mbajtura të shtunën në gjithë Evropën, nga grupi PEGIDA , që është shkurtesë e lëvizjes Patriotët evropianë kundër islamizimit të perëndimit.
Ky grup është shumë tërheqës për personat me ndjenja të forta të së djathtës ekstreme dhe kundër imigrantëve, prej vitit 2014, kur ishte formuar në Drezden të Gjermanisë.
Në disa qytete të tjera evropiane, po ashtu, ka pasur tubime protestuese të lëvizjes PEGIDA.
Në Drezden, afro 8 mijë mbështetës të saj janë ballafaquar me mijëra demonstrues kundër kësaj lëvizjeje, por prania e madhe e policisë i ka mbajtur të ndara këto dy grupe.
Pjesëtari i PEGIDA-s , Siegfried Daebritz, në tubimin e Drezdenit tha se “ne duhet të kemi sukses në mbrojtjen dhe kontrollin e kufijve të jashtëm të Evropës, e po ashtu, edhe kufijtë e brendshëm”.
Organizatorët e protestës së lëvizjes PEGIDA thanë se kishin pritur pjesëmarrjen e së paku 15 mijë njerëzve në tubimin e tyre në Drezden.
Kundër-demonstrata në pjesën tjetër të lumit Elbe, që e ndanë Drezdenin, kishte tubuar rreth 10 mijë vetë.
Në demonstratat kundër myslimanëve dhe kundër imigrimit, në qytetet Varshavë, Amsterdam, Birmingem, pastaj në qytetet në Francë, Letoni dhe Danimarkë, PEGIDA dështoi mbledhjen e numrit më të madh të njerëzve. Janë parë vetëm disa qindra vetë.
Në Amsterdam, afro 200 mbështetës të lëvizjes PEGIDA, që ishin përpjekur ta mbajnë protestën e parë në një shesh afër ndërtesës së administratës lokale, janë përleshur me policinë.
Dhuna shpërtheu kur autoritetet e mbyllën këtë hapësirë pak para fillimit të protestës, për shkak të asaj që nga ekspertët për eksplodime është përshkruar si “pako e dyshuar”.
Por, në qytetin kufitar francez, Kale, policia përdori gaz lotsjellës dhe u përlesh me turmën e dhunshme prej afro 150 njerëzve, që demonstronin kundër migrantëve. Këta protestues brohoritnin diçka sikur “ne nuk guxojmë të lejojmë vdekjen e qytetit Kale”.
Disa demonstrues të krahut të djathtë ekstrem janë arrestuar nga autoritetet në Kale.
Këta protestues e kishin injoruar vendimin e autoriteteve lokale për ndalesën e tubimeve të tilla.
Qyteti kufitar francez, Kale, është bërë pikë kryesore e krizës së migrantëve në Evropë, për shkak se mijëra imigrantë janë tubuar atje dhe jetojnë në kampe pa kushte elementare, derisa presin rastin që të kalojnë në Britani nëpërmjet hekurudhës nënujore.
Përgatiti: Fatmir Bujupi
- « Previous Page
- 1
- …
- 301
- 302
- 303
- 304
- 305
- …
- 600
- Next Page »