• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ja fituesit e Nobelit në mjekësi

October 5, 2015 by dgreca

Komisioni i Cmimeve Nobel në Stokholm ka shpallur si fitues të Nobelit në Mjekësi shkencëtarë nga Irlanda, Japonia dhe Kina.

William Campbell nga Irlanda dhe Satoshi Omura nga Japonia ndajnë çmimin për zbulimin e “terapive novatore” kundër infeksioneve të shkaktuara nga parazitët.

Kinezja Tu Youyou ka zbuluar një ilaç që ul ndjeshëm ritmet e vdekshmërisë së pacientëve që vuajnë nga malaria.

Komisioni tha “Këto dy zbulime i kanë ofruar njerëzimit mjete të fuqishme për të luftuar sëmundje shktërrimtare që prekin miliona njerëz në vit. Përfitimet si në aspektin e shëndetit ashtu edhe në përmirësimin e cilësisë së jetës janë të pallogaritshme”.

Irlandezi William Campbell aktualisht po merret me punë shkencore në Universitetin Drew në Madison të Nju Xhërsit këtu në Shtetet e Bashkuara.

Japonezi Satoshi Omura, i cili ka dy doktoratura, një në shkencat farmaceutike, një tjetër në kimi, është profesor në Universitetin Kitasato të Japonisë.

Shkencëtarja kineze Tu Youyou është profesore në Akademinë Kineze të Mjekësisë Tradicionale.

Filed Under: Kronike Tagged With: fituesit e Nobelit, në mjekësi

Nishani vlerëson Nënkomisarin Simon Gjeta (pas vdekjes) me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”

October 5, 2015 by dgreca

dekorimi-simon-gjetaTIRANË, 5 Tetor/ATSH-Arbi Fortuzi/-.Presidenti Bujar Nishani vlerësoi sot Nënkomisarin Simon Gjeta (pas vdekjes) me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” me motivacionin: “Në vlerësim dhe nderim të thellë për përkushtimin e rrallë, devotshmërinë e pashembullt, heroizmin stoik të treguar në radhët e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë deri në sakrificën sublime të dhënies së jetës gjatë luftës pakompromis kundër krimit dhe mbrojtjes së rendit dhe zbatimit të ligjit.”

Nënkomisarin Simon Gjeta, ra dëshmorë ditën e shtunë në mbrëmje, në përpjekje për të kapur një shtetas në kërkim. Autori i vrasjes së Simon Gjetës, komandantit të reparti të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër, u vra gjatë mëngjesit të së dielës nga policia, e cila kishte rrethuar prej mesnatës banesën e tij. Ruzhdi Arishta, i cili qëlloi me 3 plumba oficerin e policisë nuk iu përgjigj thirrjeve të policisë për t’u dorëzuar, ndërkohë që aksioni zgjati rreth 12 orë.

Trupi i pajetë i nënkomisarit Simon Gjeta mbërriti pranë familjes në Tiranë i shoqëruar nga policia. Ishte vetë kreu i Policisë së Shtetit Haki Çako që i dorëzoi me përulje familjarëve të afërmin e tyre për t’i dhënë lamtumirën e fundit, edhe pse do të donin që Simoni të vinte gjallë nga triumfi i tij i radhës në detyrë. Kryepolici Çako udhëhoqi operacionin ku u vra dhe personi që i mori jetën efektivit Gjeta.

Filed Under: Kronike Tagged With: dekoron, pas vdekjes, presidenti Nishani, Simon Gjeta

THIRRJA E KRYEMINISTRIT RAMA NE OKB

October 2, 2015 by dgreca

Rama thirrje Kombeve të Bashkuara për njohjen e pavarësisë së Kosovës: Kjo vlen shumë edhe për Serbinë/

Kryeministri Edi Rama bëri thirrje nga Asambleja e Kombeve të Bashkuara që vëndet të bashkohen e të krijojnë së bashku një kartë të përbashkët arsimore për të rinjtë.Ai gjithashtu bëri thirrje për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga vendet e OKB-së, që ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë, teksa pasqyroi edhe zhvillimet e fundit në rajonin e Ballkanit si dhe disa nga reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare.

Kryeministri Edi Rama, duke folur për një botë që nuk është më bardh e zi, por gri, propozoi krijimin e një karte globale për arsimin e të rinjve në mënyrë që në të ardhmen, të ketë më shumë tolerancë dhe mirëkuptim mes vendeve dhe komuniteteve të ndryshme.

Ai tha, se përmes kësaj karte mund të frymëzojmë të rinjtë që të duan më shumë paqen dhe zhvillimin dhe t’i largohen konflikteve.“Vende të vogla e të mëdha të bëhen bashkë dhe të ecin drejt zhvillimit. Kjo nuk mund të fshijë përçarjet, por nëse u tregojmë të rinjvee rrugën e duhur, ata do ta ndërmarrin atë”, tha Rama.Ai nënvizoi se Shqipëria do të përfshijë një kartë të tillë në sistemin arsimor.

Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij, apeloi që vëndet pjesë e OKB-së që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës, ta bëjnë atë.big_km_okb_lajm

Sipas tij, kjo vlen shumë edhe për Serbinë. “Pas vitesh me luftëra e konflikte, vitin e kaluar nuk drejtuam armët ndaj dritareve të fqinjve, por u takuam me ta”, theksoi Rama.

Ai vuri në dukje rëndësinë se forcimi i paqes në rajon vjen përmes njohjes së Kosovës. “Një veprim jetik në forcimin e paqes në rajon do të ishte njohja e Kosovës. Më lejoni t’u them vendeve të OKB-së që nuk e kanë bërë një gjë të tillë, të njohin pavarësinë e Kosovës se kjo është në ndihmë të paqes dhe stabilitetit të rajonit, do të largojnë frikën dhe nuk do të shohin më nga e kaluara. Njohja e Kosovës nga të gjitha vendet e Asamblesë së Përgjithshme do të jetë një gjë e mirë edhe për Serbinë”, vijoi Rama.

Bashkëjetesa fetare ishte një pikë tjetër e qasur nga Kryeministri Rama në fjalën e tij. “Jemi shumë krenar që vendi ynë është simbol i bashkëjetesës dhe harmonisë fetare”, tha Rama, duke kujtuar dhe vizitën e Papa Françeskut në Tiranë.

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Përgjithshëm Kombeve të Bashkuara:

Një vit më parë, Papa Françesku filloi vizitat e tij në Europë nga Shqipëria. 

Ne pamë javën e kaluar, këtu në Amerikë, shpresën dhe gëzimin që ai mund t’i sjellë vendit më të pasur dhe më të fuqishëm në botë.

Imagjinoni gëzimin që ai solli tek ne dhe për më tepër kur lëvdoi Shqipërinë duke thënë se ne ishim dëshmia “se bashkëjetesa e frytshme dhe paqësore midis njerëzve dhe komuniteteve që i përkasin besimeve të ndryshme është jo vetëm e dobishme, por është konkretisht e mundur dhe realitet.”

Ne jemi me të drejtë krenarë për këtë trashëgimi që na bën të jemi, sipas fjalëve të Papa Françeskut, një përvojë e gjallë e vëllazërisë fetare, në një kohë kur ekstremizmi fetar, dhuna dhe terrorizmi janë duke shkaktuar vuajtje të parrëfyeshme.

Rama ne OKBDhuna dhe ekstremizmi kanë detyruar masa të mëdha njerëzish të shpërngulen, të cilat të kujtojnë Eksodin e kohëve biblike. Me mijëra fëmijë, gra dhe burra që vijnë në pragun e shtëpive tona në Ballkan, për të kërkuar siguri dhe mbrojtje në Europë.

Sikurse, ndoshta e dini, konflikti dhe dhuna me bazë etnike nuk janë të huaja për ne në Ballkan.

Megjithatë sot, ne si rajon mund të guxojmë më në fund të shikojmë të ardhmen me shpresë dhe të tregojmë se një tjetër mënyrë për të shkuar përpara është e mundur.

Për herë të parë vitin e kaluar, pas njëqind vitesh konfliktesh dhe konfrontimesh të ngrira ose aktive në Ballkan, armët nuk u drejtuan më kundër asnjë dritareje fqinji. Pas një shekulli të shënjuar nga konflikti, më në fund patëm një vit bashkëpunimi për ta bërë paqen e arritur, një paqe të denjë për t’u jetuar.

Bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës, një shtet i ri që kontribuon për stabilitetin në rajon, kanë bërë të mundur që të dy vendet të gjejnë zgjidhje të përbashkëta për një sërë çështjesh dhe për të mirën e popujve të tyre.

Dhe më lejoni t’ju bëj thirrje këtu, të gjithë atyre midis jush që ende nuk e kanë njohur Kosovën, për ta bërë këtë. Duke e njohur Kosovën, japin një kontribut të drejtpërdrejtë për forcimin e stabilitetit, paqes dhe bashkëpunimit në një rajon që vitin e kaluar u shndërrua në një histori të rëndësishme suksesi i shpresave dhe ëndrrave të së ardhmes, që mbizotërojnë mbi frikën dhe ankthet e së kaluarës.

Njohja e plotë e Kosovës nga të gjitha kombet e kësaj Asambleje do të jetë diçka e mirë edhe për Serbinë.

Vjet, unë isha i pari Kryeministër shqiptar që vizitoi Beogradin, pas 68 vjetësh.

Nga Samiti i Vjenës për Ballkanin në gusht të 2015-ës, rajoni ynë është duke zhvilluar me sukses një sërë bashkëpunimesh, përfshirë atë në fushën e shkëmbimeve rinore, të promovuar nga Shqipëria dhe Serbia, të frymëzuar nga modeli i shkëmbimeve rinore mes Francës dhe Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore.

Ne jemi duke u përqendruar tek kjo në mënyrë në veçanti, sepse është thelbësore për t’i edukuar të rinjtë tanë atë çfarë historia na ka mësuar: Është më mirë të vlerësojmë dallimet tona dhe jo t’i luftojmë ato; të mësojnë nga e kaluara jonë jo dhe jo të jetojmë në të, pavarësisht vendit, gjuhës, ngjyrës, fesë dhe besimit.

Zonja dhe zotërinj,

Organizata e Kombeve të Bashkuara është angazhuar në një komunikim të paprecedent me qindra dhe mijëra të rinj. Ajo ka zhvilluar Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, duke marrë parasysh shpresat dhe pritshmërinë e tyre.

Ndërkohë që ne përforcojmë zotimin tonë për të arritur këto objektiva, le t’i vendosim të rinjtë në qendër të kësaj axhende.

Vende, të mëdha dhe të vegjël, të mblidhemi së bashku dhe të fillojmë procesin e zhvillimit të një Karte Globale, e cila të vendosë në qendër të saj arsimimin e të rinjve tanë dhe vendosmërinë për të ofruar një të ardhme më të mirë për ta.

Në Shqipëri do të ndërmarrim një reformë që do të përfshijë në programin shkollor një Kartë të këtyre vlerave. Gjithashtu jemi duke punuar fort për të çuar përpara një sërë reformash të rëndësishme, duke përfshirë atë në arsim, në administratën publike, në energji, zhvillimin ekonomik, drejtësi dhe luftën kundër krimit.

Shqipëria është e gatshme për të qenë pjesë e një ekipi global, i cili do të takohet këtë dhjetor në Paris, për të vendosur mbi masat për mbrojtjen e mjedisit në përputhje me objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm dhe qëllimet e marrëveshjes ndërkombëtare INDC.

Kjo ngjarje e paprecedentë do të jetë efektive nëse, ashtu sikurse në një skuadër të madhe, gjithsecili do luajë rolin e vet.

Megjithatë, në një epokë të mbushur nga sfidat e mëdha siç janë ndryshimi i klimës, ekstremizmi i dhunshëm, varfëria, pabarazia, korrupsioni dhe trafiqet e paligjshme, le të sigurojmë mbi të gjitha të ardhmen, duke u mësuar të rinjve vlerat e tolerancës, respektit dhe mirëkuptimit, pavarësisht vendit, gjuhës, ngjyrës, fesë dhe besimit.

Zonja dhe zotërinj,

Përpara se të bëhesha politikan, unë kam qenë artist. Në fakt, çdo ditë më pëlqen ende të marr një laps, një stilolaps ose një penel, qoftë edhe për disa minuta dhe të vizatoj, shkarravis, ose të pikturoj.

Të gjithë ne jemi duke u përpjekur të pikturojmë tablonë tonë të madhe, me mënyrat tona të ndryshme, të përcaktojmë një vizion të qartë dhe të punojmë në atë drejtim. Nëse bota do ishte një pikturë, sot ajo do të ishte më shumë gri sesa bardhë e zi. Ka pak gjëra të sigurta dhe aty do të kishte shumë penelata të ndritshme dhe të forta ngjyrash që paralajmërojnë për shumë rreziqe, shumë kërcënime.

Por këtu, në këtë vend, ka vlera dhe parime që mund të vlejnë për të gjitha sfidat me të cilat përballemi në botë dhe ne kemi nevojë për ato vlera dhe parime tani më shumë se kurrë.

Në një kohë lufte tragjike dhe oshtima armësh, Ëinston Churchill ka thënë:

“Fjalët janë e vetmja gjë që zgjat përgjithmonë.”

Le t’i prezantojmë me fjalë këto vlera dhe parime të tolerancës dhe të respektit për diversitetin e feve, identiteteve, kulturave, historive dhe besimeve, të gjithë ne, në kurrikulumet tona shkollore, duke njohur humanizmin e përbashkët që bashkëndajmë të gjithë.

Natyrisht, parimet dhe vlerat e tolerancës, të shkruara e zeza mbi të bardhë në një Kartë Globale, nuk mund të fshijnë ekstremizmin e dhunshëm, urrejtjen, stereotipet, diskriminimin dhe plagët që këto kanë shkaktuar.

Megjithatë, këto vlera të shprehura në fjalë, që duhet të mësohen dhe edukohen në shkolla, mund të jenë ura të qëndrueshme që lidhin zemrat dhe mendjet në një veprim të përbashkët dhe botën tonë për një të ardhme më të mirë.

Garancia më e mirë për një të ardhme më të mirë janë zemrat dhe mendjet e të rinjve tanë. Nëse do u tregojmë atyre rrugën e drejtë, ata do të ecin në të.

Le të përpiqemi të bëhemi së bashku me ta, një ekip më i madh, duke dëshmuar para së gjithash që ne- burra, gra, individë, popuj dhe civilizimi i botës sonë– jemi të bashkuar nga fakti se i përkasim njerëzimit tonë të përbashkët dhe duhet të punojmë për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët dhe të qëndrueshme për të gjithë; pavarësisht vendit, gjuhës, ngjyrës, besimit.

Filed Under: Kronike Tagged With: ne OKB, Thirrja e Edi Rames

Nju Jork-Mustafa takon zv/sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, Antony J. Blinken

October 1, 2015 by dgreca

 -Blinken përgëzoi për lidershipin e fuqishëm të qeverisë kosovare në raport me proceset e rëndësishme për Republikën e Kosovës dhe më gjerë/

 -Zëvendës sekretari Blinken vlerësoi vendimet e fundit që janë marrë nga Republika e Kosovës lidhur me Gjykatën Speciale, marrëveshjet e arritura në Bruksel, si dhe marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi/

 Nju Jork, 1 tetor 2015/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, u takua në Nju Jork, me zëvendës sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony J. Blinken.Gjatë takimit, ku ishin të pranishëm edhe ndihmës sekretarja Amerikane e Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Victoria Nuland, zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi, ministri i Brendshëm, Skënder Hyseni dhe ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, u bisedua për marrëdhëniet bilaterale si dhe mbështetjen e SHBA-ve për Republikën e Kosovës.

 Zëvendës sekretari Blinken përgëzoi për lidershipin e fuqishëm të qeverisë së Kosovës në raport me proceset e rëndësishme për Republikën e Kosovës dhe më gjerë, bën të ditur njoftimi i  sapodërguar nga Nju Jorku, i Zyrës së kryeministrit kosovar.

 Zëvendës sekretari Blinken vlerësoi vendimet e fundit që janë marrë nga Republika e Kosovës lidhur me Gjykatën Speciale, marrëveshjet e arritura në Bruksel, si dhe marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

 Zëvendës sekretari Blinken po ashtu shprehu përkrahjen e SHBA-ve për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, në INTERPOL, nënshkrimin e MSA-së dhe proceset tjera integruese në strukturat euroatlantike.

 Zëvendës sekretari i Shtetit i SHBA-ve, Antony J. Blinken, përgëzoi Republikën e Kosovës edhe për hapat e ndërmarrë në luftën kundër radikalizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, duke përfshirë miratimin e Ligjit për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të Kosovës, si dhe miratimin e Strategjisë për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm, duke e konsideruar Kosovën shembull në rajon.

 Kryeministri Mustafa theksoi përkushtimin e qeverisë së Kosovës për zhvillimin e vendit dhe avancimin e proceseve integruese euroatlantike.

 Kryeministri Mustafa shprehu mirënjohjen e qeverisë dhe të qytetarëve të Kosovës për përkrahjen e pazëvendësueshme që SHBA-të dhe presidenti Barack Obama po ofrojnë për Republikën e Kosovës në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe aspektet tjera.

 Kryeministri Mustafa po ashtu shprehu përkushtimin e Republikës së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit bilateral me SHBA-të, si partneriteti kryesor strategjik i Republikës së Kosovës./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Antony J. Blinken, Isa Mustafa, takon, zv/sekretarin e shtetit

President Jahjaga was received at the US Congress

October 1, 2015 by dgreca

Presidentja Jahjaga u prit në Kongresin amerikan/

The President of the Republic of Kosovo, Madam Atifete Jahjaga, was received today at the Congress of the United States of America in Washington. She met at the Capitol Hill senior members of the Foreign Affairs Committee of the US Congress, headed by Congressman Ed Royce and the senior member of the Committee, Congressman Eliot Engel.

President Jahjaga thanked the US Congressmen for the continuous support that the United States Congress has given to Kosovo. She stressed that Kosovo is free and independent because of the aid and support of the US Congress.

President Jahjaga informed the Congressmen about the internal reforms, the consolidation of Kosovo’s democracy and the strengthening of sovereignty. The President stressed the importance of continuing reforms to attract foreign investors, reforms these which should be associated with an unprecedented war against corruption.

President Jahjaga also informed the Congressmen with the flow of the dialogue for the normalization of relations between the Republic of Kosovo and the Republic of Serbia and the reaching of the latest agreement. She stressed the importance of the continuation of the US support for the dialogue and the implementation of the reached agreements in the dialogue.President Jahjaga also requested the continuation of the US support in the fight against terrorism and violent extremism. The President stressed that Kosovo has made important steps in this fight becoming an example in the region.

The congressmen thanked President Jahjaga for the visit and said that Kosovo is already a success story. They reiterated the full support of the United States for its Euro-Atlantic aspirations, the implementation of democratic reforms and the economic development of the country.

***

 

Presidentja Jahjaga u prit në Kongresin amerikan/

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, u prit sot në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Uashington. Ajo takoi në Kapitol Hill anëtarët e lartë të Komitetit për Çështje të Jashtme të Kongresit amerikan, të kryesuar nga Kongresisti Ed Royce dhe anëtari i lartë i Komitetit, kongresisti Eliot Engel.Presidentja Jahjaga falënderoi kongresistët amerikanë për përkrahjen e vazhdueshme që Kongresi i Shteteve të Bashkuara ka dhënë për Kosovën. Ajo theksoi se Kosova është e lirë dhe e pavarur për shkak të ndihmës dhe përkrahjes së Kongresit amerikan.Presidentja Jahjaga njoftoi kongresistët për reformat e brendshme, konsolidimin e demokracisë së Kosovës dhe forcimin e sovranitetit. Presidentja theksoi rëndësinë e vazhdimit të reformave për të tërhequr investitorët e huaj, reforma këto që duhet të shoqërohen me një luftë të paprecedentë kundër korrupsionit.

Presidentja Jahjaga gjithashtu informoi kongresistët me rrjedhën e dialogut për  normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë dhe arritjen e marrëveshjeve të fundit. Ajo theksoi rëndësinë e vazhdimit të përkrahjes së Shteteve të Bashkuara për dialogun dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialog.

Presidentja Jahjaga gjithashtu kërkoi vazhdimin e përkrahjes së Shteteve të Bashkuara në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Presidentja theksoi se Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në këtë luftë duke u bërë shembull në rajon.

Kongresistët falënderuan Presidenten Jahjaga për vizitën dhe thanë se Kosova tashmë është një rrëfim i suksesit. Ata ritheksuan përkrahjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për aspirata e saja euroatlantike, zbatimin e reformave demokratike dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Filed Under: Kronike Tagged With: ne Kongresin amerikan, Presidentja Jahjaga u prit

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 340
  • 341
  • 342
  • 343
  • 344
  • …
  • 596
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • PREJARDHJA ILIRE DHE AUTOKTONIA E SHQIPTARËVE
  • Fitoi “Gold Winner” në konkursin ndërkombëtar “New York Photography Awards”, Erion Halilaj: “Promovim i talentit shqiptar në një skenë ndërkombëtare”
  • Kur filozofia dhe psikologjia ndërveprojnë për të shpëtuar njerinë
  • BALFIN REAL ESTATE HAP ZYRËN E PARË NË SHBA, NJË MUNDËSI E RE INVESTIMI PËR DIASPORËN SHQIPTARE
  • Konferenca “Diaspora 2025” organizuar nga Federata Kombëtare Shqiptare në Itali ( FNAI)
  • Koncepti i lumturisë dhe Krishtlindjet sot
  • Nxënësit e shkollës shqipe “Gjuha Jonë” në Philadelphia festuan Festat e Fundvitit
  • Vatra Tampa Bay organizoi piknikun tradicional me rastin e festave të fundvitit
  • VATRA URON TË GJITHË SHQIPTARËT: GËZUAR E PËRSHUMËVJET KRISHTLINDJEN
  • SHQIPTARËT DHE CILA ËSHTË DOMOSDOSHMËRIA STRATEGJIKE E MAQEDONISË SË VERIUT?
  • Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” përkujtoi shkrimtarin Bilal Xhaferi në 90 vjetorin e lindjes
  • SHBA, Ligji për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) dhe Aleancat në Ballkanin Perëndimor
  • Shqipëria, Kosova dhe Boshti Shqiptar si Gurthemeli i NATO-s dhe i Strategjisë Amerikane
  • MORGENAVISEN (1931) / RRËFIMI I PIKTORIT HUNGAREZ MÁRTON HOSSZÚ : “GJASHTË JAVË NË OBORRIN MBRETËROR TË SHQIPËRISË PËR TË REALIZUAR PORTRETIN E MBRETIT ZOG I…”
  • “Histori e vajzës rebele”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT