• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kryetari Glauk Konjufca priti në takim shefin e ri të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano

September 18, 2023 by s p

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në një takim me karakter njoftues shefin e ri të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX, Giovanni Pietro Barbano.

Kryetari Konjufca e përgëzoi z.Barbano me rastin e fillimit të detyrës së tij në krye të misionit të EULEX-it, teksa theksoi përkushtimin e legjislativit për avancimin e legjislacionit veçmas në fushën sundimit të ligjit.

Kryetari i Kuvendit po ashtu u shpreh se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për paqe, shtet ligjor, siguri dhe mbrojtje të lirive dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve të saj, si dhe për zhvillim të mëtejmë të karakterit të patjetërsueshëm demokratik të shtetit tonë që synon integrim në institucionet evropiane dhe organizatat ndërkombëtare.

Ndërsa z.Barbano, duke e falënderuar Kryetarin Konjufca për pritjen, rikonfirmoi gatishmërinë e misionit të EULEX-it për bashkëpunim të ndërsjellë brenda mandatit të këtij misioni. ​

Filed Under: Kronike

Kryetari Glauk Konjufca: Përfshirja e të rinjve është thelbësore për demokracinë

September 16, 2023 by s p

Kuvendi shënoi Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë/

Kuvendi i Republikës së Kosovës shënoi sot Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë me një varg aktivitetesh.

Në prani të përfaqësuesve të shumtë të shoqërisë civile, nxënësve dhe qytetarëve të tjerë, hapjen e Ditës së Demokracisë e bëri kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Në fjalën e tij kreu i Kuvendit tha se këtë vit kjo ditë po festohet më ndryshe, pasi që Republika e Kosovës është anëtarësuar në Partneritetin për Qeverisje të Hapur.

“Për ne është një arritje jashtëzakonisht e rëndësishme anëtarësimi në këtë organizatë, pas një periudhe të gjatë punësh dhe përpjekjesh që nuk kufizohen vetëm në legjislaturën tonë, por vijnë qysh më herët, nga e kaluara. Kjo pra përveç tjerash tregon edhe për pjekurinë e institucioneve tona, sepse janë disa projekte që vazhdojnë qysh më herët dhe kurorëzohen në njërën prej legjislaturave të caktuara”, tha kryetari Konjufca.

Transparenca, shtoi kryetari i Kuvendit, është vlera më demokratike e një qeverisjeje dhe kjo, siç tha ai, rrit besueshmërinë e publikut dhe të shoqërisë në institucione. Njëkohësisht e bën qytetarin hisedar të vendimmarrjes dhe pjesëmarrjes në procesin demokratik.

“Institucionet e Kosovës duhet të punojnë më shumë për aktivizimin sa më të madh të të rinjve, duke investuar në edukimin dhe zhvillimin e tyre, ngase një shoqëri demokratike mund të mirëmbahet si e tillë kur çmohet kontributi i gjeneratave të reja”, theksoi kryetari i Kuvendit të Kosovës.

Kryetari Konjufca shtoi se përbërja e legjislaturës aktuale i ndihmon deklaratës së tij, sepse 15 për qind e deputetëve janë nën moshën 35 vjeçare.

Ndërtimin e demokracisë, konsolidimin e shtetit dhe arritjen e lirisë dhe pavarësisë, kryetari i Kuvendit e quajti testament të së kaluarës, e të cilin tha se duhet ta përcjellin me shumë kujdes te gjeneratat që po vijnë.

”Ne duhet të angazhohemi për krijimin e mundësive për angazhim sa më aktiv të të rinjve dhe t’i fuqizojmë ata nëpërmes programeve dhe platformave të ndryshme. Forma më e mirë se si të arrihet kjo është investimi në forcimin e edukimit dhe zhvillimit të aftësive të të rinjve tanë. Edukimi dhe përfshirja e të rinjve si një burim i rëndësishëm i zhvillimit njerëzor është thelbësor për demokracinë”, tha kryetari Konjufca

Një fjalë rasti mbajti edhe kryetarja e Forumit për Transparencë, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, e cila e vlerësoi si moment të rëndësishëm shënimin e kësaj dite, pasi që sipas saj Kosova ka shënuar progres të madh sa i përket demokracisë.

“Na gëzon fakti se sot që po shënojmë këtë ditë Kosova ka shënuar progres të madh. U radhitëm të tretët në botë në bazë të raportit Freedom House që na bën shtetin më demokratik në Ballkanin Perëndimor, por jo vetëm. Ky progres është arritur sepse në këtë proces ka pasur përfshirje të qytetarëve, shoqërisë civile për të ndërthurur vlerat e demokracisë me iniciativat për transparencë dhe llogaridhënie në nivel qytetar”, tha Kryeziu-Hyseni.

Anëtarja e Forumit për Transparencë, deputetja Blerta Deliu Kodra tha se Kosova është një shembull i mirë për ndërtimin e institucioneve të pavarura dhe demokratike, por njëkohësisht adresoi disa shqetësime dhe potencoi nevojën për angazhim të përgjithshëm në tejkalimin e tyre.

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë në Kuvendin e Republikës së Kosovës u lansua edhe Doracaku për Nisma Legjislative Qytetare, përgatitur nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Duke përgëzuar IKD-në për hartimin e këtij doracaku, kryetari Glauk Konjufca tha se ky dokument qartëson procedurat për nismat legjislative që vijnë nga qytetarët, përderisa inkurajoi hartuesit për prodhimin e dokumenteve të tilla edhe në të ardhmen.

“Nëse e shohim se çfarë ka ndodhur deri tash për 12 vite me radhë, prej kur ekziston ky ligj, atëherë e kuptojmë se sa të madhe e ka rëndësinë ky doracak, për arsye se vetëm katër herë ka ndodhur që qytetarët të ndërmarrin një nismë legjislative”, tha kryetari Konjufca.

Kryetarja e Forumit për Transparencë Parlamentare, Arbëreshë Kryeziu Hyseni dhe anëtarët e tjerë, Driton Selmanaj, Blerta Deliu Kodra dhe Fridon Lala potencuan rëndësinë e këtij doracaku, duke e konsideruar atë instrument të rëndësishëm për të dëgjuar zërin qytetar dhe adresuar kërkesat në institucionin më të lartë ligjvënës.

Po ashtu u theksua nevoja për më shumë investim në krijimin e besimit reciprok midis politikës dhe qytetarëve.

Drejtoresha e NDI-së për Kosovë, Nancy Soderberg, tha se ky doracak është dëshmi për suksesin e Forumit që ta bëjë Kuvendin të qasshëm për qytetarët, duke i informuar dhe udhëzuar ata mbi të drejtën për të organizuar peticione dhe për të mbajtur përgjegjës dhe llogaridhënës institucionin përfaqësues.  

Naim Jakaj nga IKD, gjatë prezantimit të doracakut tha se iniciativat ligjore nga qytetarët janë përdorur shumë pak në Kosovë dhe për këtë ekzistojnë shumë arsye.

Sipas tij, njëra nga arsyet është mungesa e shpjegimit dhe informimit publik për procedurën, qasjen dhe metodën që duhet ndjekur për të garantuar pjesëmarrje të drejtpërdrejt të qytetarëve në politikëbërje.

Në kuadër të shënimit të Ditës së Demokracisë në Kuvend u mbajt edhe panairi i organizatave të shoqërisë civile, lojë shahu nga persona të verbër dhe Punëtori për Demokraci me nxënës filloristë nga shkolla dhe komunitete të ndryshme të Kosovës. Po ashtu qytetarë të shumtë nga rajone të ndryshme të vendit vizituan Kuvendin, në kuadër të dyerve të hapura. ​

Filed Under: Kronike

KRYETARI I KOMUNËS SË PRESHEVËS Z.SHQIPRIM ARIFI VIZITON VATRËN MË 17 SHTATOR 2023

September 13, 2023 by s p

Kryetari i Komunës së Preshevës Z.Shqiprim Arifi do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra ditën e Dielë më 17 shtator 2023 në orën 11 am.

Ai do të zhvillojë një bashkëbisedim në Selinë Qendrore të Vatrës me vatranët dhe komunitetin shqiptar në New York e më gjërë.

Ftohen mediat dhe komuniteti që të marrë pjesë.

Filed Under: Kronike

“Rebeli” i jazz-it, Ermal Rodi

September 12, 2023 by s p

Denion Ndrenika/

Duke qenë se me Enkel Demi jemi miq, bashkë në media që në 1992, shpesh edhe pse larg tashmë, klikoj dhe ndjek emisionet e tij, edhe postimet në facebook, me një prirje ngacamane meqënse edhe ai debatin e ka për zemër.

Në morinë e emisioneve që shoh edhe kur janë të shkuar, më tërhoqi vëmendjen një emër muzikanti: Ermal Rodi. Ishte në “Fol me Kelin” në ABC Neës në Tiranë.

Muzikën e kam vënë përherë pas sportit në rininë e hershme të përpara viteve 1990.

Më pas nga liria e fituar dhe shprehja e çfarë kishim mësuar copazi, përqendrohesha te “Beatles”, Mick Jaçker, Joe Cocker, Zepelin, si edhe te folklori, veçanërisht i trevave të Shqipërisë jashtë kufijve londinezë të 1913.

Në një emision të Enkelit, Ermali më la mbresë për artikulimin me elegancë të pikëpamjeve për zhanrin jazz, që në të vërtetë më tërhqite disi me ato pak njohuri apo ndjesi që kisha për muzikën.

Ka qenë dita botërore e muzikës Jazz, 30 prilli kur Rodi fliste me Enkelin në një kohë jo të lehtë të pandemisë së koronavirusit.

Ermali, pasi dëgjova pjesë të tij dhe bendit të tij, duket me një lloj rebelizmi në krijimtari.

Sikur të nxit ta bësh pjesë të përditshmërisë muzikën jazz, veçanërisht për njohësit e pakët. Ky është sukses, sepse afron ata që nuk dinë, dinë pak ose janë të paqartë.

Ermali vjen nga muzika klasike dhe më pas sikurse nddh shpesh, rock & roll të përfshin, “Beatles” fenomenalë të njehsohen me veten pavarësisht mangësive dhe njohurive që ke.

Ermali ka luajtur në klarinetë dhe në saks me Orkestrën Simfonike të “Radio Televizionit Shqiptar”. Gjithashtu si saksofonist ai ishte pjesë e Orkestrës së televizionit “Top Channel”.

Ka një lloj sentence që përkufizon muzikën që luan Ermali: Çdo notë jazz, është rebelion.

Kjo u shpërfaq fort në kohën kur amerikanët u përfshinë në lëvizjen për të drejtat qytetare të popullatës me ngjyrë që përballej me nënçmimin “zezakë”, të afroamerikanëve.

Veglat frymore qoftë të traditës si fyelli, cyla, ashtu edhe të tjerat trompë, saksofon, klarinetë, flaut, përfshijnë kryesisht në çdo hap muzikantët që në rini.

Jazzi ka improvizim në çast dhe historia amerikane e dëshmoi këtë krijimtari të atij çasti për njerëzit dhe vetë muzikantët.

Nju Jorku kryeqendër jazzi botëror shpreh më së miri hapësirën e krijuesve, ku Ermal Rodi na tregohet me historikun e tij.

Ermal Rodi është bashkë-themelues i “Albanian Jazz Society”, shoqata e parë e Jazz-it Shqiptar.

Filed Under: Kronike

LIBRI I FRANG  BARDHIT-SKËNDERBEU, NJË VEPËR HISTORIKE E ‘PËJETSHME” KUNDËR FALLSIFIKATORËVE TË ORIGJINËS ARBËNORE TË GJERGJ KASTRIOTIT SKENDERBEU! 

September 8, 2023 by s p

PREG. NDUE  BACAJ

HYRJE 

Ky shkrim-kumtesë i kushtohet një vepre të ndritëshme të atdhetarit e fetarit të madh nga Zadrima e Lezhës , Frang Bardhit (1606 -1643)- Ipeshkvit , humanistit , shkrimtarit , etnografit , studiuesit , leksikografit , folkloristit dhe rilindasit  arbënor , i cili ndonse jetoi pak (vetëm 37 vjet) , vepra e tij është aq e madhe sa vlen shekuj të pambarimt. Vepra monumentale Skenderbeu-Apologji është  shkruar në vitin 1636. Kjo veper mbron me logjikë dhe me argumente,  të  fuqishem e dokumentare origjinën Arbënore-Shqiptare  të Gjergj Kastriotit Skenderbe nga fallsifikimet sllave etj. Kjo vepër ruan vlera historike të pakundershtueshme dhe tingëllon aktuale kundër fallsifikimeve e fallsifikatorëve,  edhe sot pas rreth katër shekujve që është shkruar…

FRANG BARDHI DHE VEPRA E TIJ SKENDERBEU– Apologji

Rreth 168 vite pas vdekjes të Gjergj  Kastriotit , do të bente “bujë” libri apo më saktë vepra  – Skenderbeu –Apologji- e klerikut Frang Bardhi , vepër që i kushtohej  mbrojtjes së origjinës dhe identitetit Arbënor e Shqiptar , të kryeheroit të Arbërisë e qytetrimit pernedimor të Europës të shekullit XV , Gjergj Kastrioti Skenderbeu. Kjo apologji ishte shkruar  per një kohë rekord (prej 15 ditësh) nga  rilindasit i shquar arbënor Frang Bardhi. Libri i kundervihej me argumente e dokumente , libërthit të një prifti të njohur sllav (Peshkop  në Bosnje) me emrin Joan Tomko  Margnaviç , i cili më perpara kishte shkruar një libërth , me të cilin  Gjergj Kastriotin Skenderbe mundohej ta bënte me origjinë sllave , madje nga fisi i tij (siç pretendonte ai) i Margnaviçëvet nga Nishi..  Në atë kohë nuk ishte e lehtë të besohej një liber apo vepër që kundershtonte apo pergënjeshtronte (edhe pse me argumente), një autor si Joan Tomko që vet Frang Bardhi e vlerson si burr ndër të tjer të shquar , me gjykim të sprovuar e kryevalltar në dituri. Joan Tomko  pretendonte se libërthin e tij  e kishte shkruar të bazuar kryesisht në “diploma” të kohës “Skenderbegiane” , si dhe në trashigimi gojore të të parëve të tij , të fisit të Margnaviçëve nga Nishi , fis që sipas  Joan Tomkos rridhte nga  trashigimtarët e perandorit “romak” Kostandinit të Madh prej Nishit (Nassiusi-t), që me këtë rast edhe Kostandinin e Madh , Joani mundohej ta bënte sllav edhe pse dihej botërisht se Kostandini i Madh ishte me origjinë Ilire nga Dardania (Kosova) dhe jetoi rreth katër shekuj përpara se të parët sllav të Joan Tomko  Margnaviç, të zbrisnin nga Uralet e largëta për në trojet e Ballkanit… Shkrimi im –kumtesë ,  per veprën madhore të Frang  Bardhit , “Skenderbeu-Apologji” , nuk do të kishin  kuptim nëse unë nuk do ta “ilustroja” me citime nga kjo vepër me vlera të mëdha e të “perjetshme” historike.  Por më perpara mendoj të theksoj ,se  vepera ka një stil shumë interesant , pasi Bardhi  në apologjinë e tij  vlerson kundershtarin sllav në dituri, gjë që ja rritë vlerat Frang Bardhit dhe veprës së tij. Gjithashtu Bardhi në vepren e tij vë perballë “argumentat” e kundershtarit sllav Joan Tomko , me  argumentat , dokumentet  , autorët , arsytimin dhe gjykimin e tij , si  dhe “lënë  në doren” e lexuesve  gjykimin  e argumentëve se në të cilën anë  peshon e  verteta…

CITIME NGA VEPRA SKENDERBEU E FRANG BARDHIT, (botim i tretë , Tiranë 1999):

“Pata vendosur që të lë menjanë gjithçka botoi këtu e tre vite më parë për familjen e  Margnaviçëvet  Joan  Tomku  , burr ndër të tjerë i shquar , me gjykim të sprovuar  e kryevalltar në dituri , dhe të merrem menjëherë  me ato  që po ky autor  , ndermjet dokumentave  lidhur me lashtësinë dhe fisnikërinë e familjes  në fjalë , botoi per Skenderbeun apo Gjergj Kastriotin , princ të Epirit , por mua më mposhten lutjet e miqëve , deshirat e të cilëvet nuk është e udhës dhe e drejtë  t’i  marrësh neper kambë. Këta më luteshin pa pushim dhe me ngulm që unë të çfaqja mendimin tim per familjen e Margnaviçëvet , perpara se të nisesha nga Roma për në Epir , për të marrë persipër detyrën e vyer të peshkopit. Kështu me vështirsi munda  t’i  hyjë punës per të paraqitur botërisht disa mendime të miat… (Frang Bardhit Skenderbeu – Apologji , fq.24-25, botim i tretë , Tiranë 1999). Pas kesaj “hyrje” Frang Bardhi fillon të “analizoi” faqet e libërthit  të Joan Tomkos, si vijon: Që në faqet e para të ketij libërthi , që është per t’u flakur , dy gjëra  rreth të cilave perqendrohet gati gjithë diskutimi ynë duhet hellur poshtë.  Pas pershkrimit  të gjatë që i bënë Nisës (Nishit N.B.) , per të cilën pohon se është quajtur edhe Nesë apo Naisë , kundershtari ynë e quan për të sigurt mendimin , megjithë se nuk mund ta vertetojnë në mënyrë serioze , se familja e Margnaviçëvet e ka fillin e origjinës saj më tej se princët e Nisës. Keshtu ai ndjekë mendimin e atyre që pretendojnë se kjo familje rrjedhë nga Kostandini i Madh , perandori më besnik i Krishtit (në vitet 306-337 mbas Krishtit). Siç është vertetuar historikisht sllavëve të Joan Tomko Margnaviçit u janë dashur edhe më shumë se tre-katër shekuj kur filluan të zbresin nga Uralet per në trojet e Ballkanit , duke perfshirë edhe Nisen  apo Nishin  Dardan , ku kishte lindur Kostandini i Madh N.B.).  Ja fjalët e Joanit në fq.8 të liberthit tij:”Pastaj per princët e kësaj duhet çmuar autoriteti i Bogomilit  apo Theofilit…sepse sipas ketij autoriteti , është plotësisht e qartë që pasardhësit e Kostandinit , në kohen e perandorit Justinian (527-565 mbas Krishtit) , kanë zotëruar qytetin që zumë në gojë… Pas ketyre fjalëve ai (Joani) , shton menjëherë një far fragmenti  si mos më keq , të njerrë nga një diplomë, të cilë gjoja , siç thotë  ua paska lëshuar stergjyshërve të tij  mbreti i Hungarisë  Mathia , per sherbime ushtarake që i kishin bërë me besnikëri..”.  Ndersa Bardhi i “pergjigjet”: Unë do të them hapur atë që mendoj , sikurse është d.m.th. një gjë fund e krye falso dhe sigurisht kundër të vertetës  ta paraqitesh familjen e Margnaviçëvet , se e ka fillimin e saj…. nga princët e Nisës, po ashtu është krejt qesharake  dhe e paqelluar të mendosh se e njëjta familje  rrjedh nga Kostandini i Madh…(Frang  Bardhit, po aty , fq.26-27). Tomku pra e nxjerr zanafillen e familjes tij nga Stanisha , per të cilin në faqen 8 , ka thënë se mund të quhet në gjuhen latine “Kostandin”. Por se me sa besim na e radhitë ketu kundershtari  vargun e gjatë të të parëve të tij, mund të provohet në mënyrë të mjaftueshme nga korruptimi i shëmtuar i vetë emrave. Sepse kush do ta shpjegonte emrin Stanisha . qoftë edhe kur e zotron  mesatarisht gjuhen Ilirike (keshtu është quajtur në atë kohë edhe gjuha serbe…N.B.) , me fjalen latine Kostandin ?… Unë nuk mund të mos e admiroj  autorin per ketë gabim të tij  ,megjithse na e heqë vehten si shumë të rrahur në gjuhen e vet dhe ka botuar disa libra në gjuhen e tij amtare…. Joan Tomku pra duke u mbështetur në autoritetin e diplomës në fjalë , nxjerrë si perfundim se Stanisha që permendet më lart është quajtur arkond nga Niqifor Foka dhe nga Manueli , perandor të Kostandinopojës (Stambollit), i pari në vitin 963 dhe i dyti në vitin 1133 (në fakt në vitin 1143, N.B.) mbas Krishtit…. Atëherë unë se di  se si mund të ngjiste  që ky Stanishë të jetë nderuar  me titullin e arkondit  nga të dy keta perandor , veçse po të themi se ky jeri  ka pasë jetuar permbi njëqindë e shtatëdhjetë vjet….Por në rast se Tomku i shpikë me kaq lehtësi të parët e vet ,atëherë ai do të ishte kujdesur ndoshta më tepër per familjen e tij  , po ta kishte nxjerrë  vehten si bir të Aferditës  bashkë me Eneun…(Frang  Bardhit, po aty , fq.29-31). Tomku …. është perpjekur të provojnë se sundimi i Nisës  ka qenë në duart e njerzve të tij gjer në kohë e Nemanias, i cili thotë  kundershtari e rrembeu atë nga duart e Stanishës , të Stanishës dytë , që Tomku e shpiku per familjen e tij. Por e verteta është se Nemania (Zhupani Stefan Nemania 1130-1196 N.B.), nuk e rrëmbeu Nisën  nga Stanisha , por nga perandorët e Stambollit…. Këtë e deshmon qartë Tagenon Patavini…(Frang  Bardhit, po aty , fq.33) ,(Shkrimtar  bashkohës i barbarosës dhe i Nemanias , i cili shoqëron perandorin në ekspediten e tij të lindjes). Tomku e akuzon  italianin Tagenoni per mungesë eksperience  per punet në Serbi… Tagenoni ka jetuar  në kohen e ketyre ngjarjeve , kurse Tomku  po jeton bashkë me ne pas 430 viteve nga pushtimi i lartpermendur i Nisës…. Lexonjësi  i mençur  mund të gjykojë vetë në ketë rast  se kujt i duhet dhënë më tepër besim , Tomkut që pa e vrarë mendjen dhe pa asnjë bazë , por duke u munduar vetem per çeshtjen e vet , e quan të paditur  një autor kaq të shquar si italianin Tagenon , që ka qenë deshmitar konseguent… Tagenoni jo vetem që ska gabuar  , kur pohon se Nisa i është rrëmbyer  perandorisë së Stambollit….. Sepse familja  e atyre që vazhdojnë të quhen gjer më sot Margnaviçë ,as ka ekzistuar gjëkundi në atë kohë , e as ska sunduar….(Frang  Bardhit,  po aty , fq.35-37). …Tomku në librin e tij në fq.22 shkruan se Joani  është quajtur nga bashkombasit tanë Juan dhe Juanis , zotëronte Arbërinë dhe në të Krujen , Lison , Sfetigardin dhe kështjellen e re (Elbasanin N.B.) bashkë me Kosturin …dhe pak më poshtë shton : Juani pati shumë femijë dhe qe më se i lumtur , por u detyrua t’ia japë peng ,mbrettit të turqëve , Muratit , e prandaj qau e vajtoi per ta , se u shkëput nga dhembshuria dhe dashuria atërore . Mbas vdekjes së  tij , Gjergji njeri nga të bijtë i quajtur Skenderbe , d.m.th. Aleksander  Zot , burrë me virtyte të admirueshme e mbajti sa qe gjallë principaten e babës që e shtiu në dorë me mjeshtri të mrekullueshme , duke korrur fitore të shkelqyera kundër armiqvet… Se sa i kobshëm dhe i urryer është në ketë rast gabimi i kundershtarit tonë Juan Tomko , konstatohet në mënyrë të majftueshme… Por kjo do të dalë edhe më qartë në dritë më poshtë kur unë (Bardhi) të parashtroj më tepër gjëra per Juanisin në fjalë dhe do të provoj se prindi i Gjergj Kastriotit , të quajtur zakonisht Skenderbe , nuk ka qenë Juanisi , i biri i Vukashin Margnavës , por një tjeter Joan (që në shqip i themi Gjon) Kastrioti , epiriotas edhe nga origjina , edhe nga vendi i lindjes. Per ketë të vertet do të sjellë deshmi nga shumë shkrimtar si nga Orbini , Barleti , Kalkondili (Laonik Klakondili 1430-1490 , kronikan i shquar  bizantin) dhe Leunklavi , nga të cilet do të provohet se prindi i Skenderbeut  ska pasur ndonjëherë në  zotrim Lison , as qytetin e Kosturit . Prandaj pohimi i kundershtarit  (Joan Tomko) se Kastriotët janë quajtur keshtu nga qyteti i Kosturit  është i rremë…. (Frang  Bardhit, po aty , fq48-50). Por le të kalojmë tek ato që Tomku ka perhapur per Skenderben apo Gjergj Kastriotin. Keto ne i kemi lënë  menjëanë gjer tani , me qellim që  këtë çeshtje ta shqyrtojmë me kujdesin dhe vemendjen më të madhe pa u shperndarë në shumë drejtime , duke patur sigurisht  më tepër parasysh të vertetën sesa  atdheun.  Kur pra kundershtari (Juan Tomko) shqyrtonte më lart çeshtjen  e pasardhësve të Vukashinit  , nuk u skuq të pohonte , megjithse nuk e vertetoi dot, se Skenderbeu ka qenë bir i Juanit ose (siç thotë ai vetë) i Juan Margnaviçit . Dhe që ta bëjnë lexonjësin per vehte dhe ta mbështesë trillimin e tij në një farë autoriteti , ka nxjerrë në ketë mes sipas zakonit që ka , një farë diplome gjoja , siç thotë , të mbretit të Hungarisë  Mathia dhe kështu me qellim  që siç thonë “me një gur të vrasë dy zogj” , na ka parashtruar dy argumenta shumë të favorshme per të  , por qesharake dhe boshe si ngahera. Sepse dikush do të mund ta mohonte  me plotë të drejtë se principata e Nisës u perket sot Margnaviçëvet si trashigimtar të ligjshëm të asaje principate , edhe sikur  të mund të pohonte  se kjo principatë  ka pasë qenë trashigim i vjeter atëror i familjes  së Margnaviçëvet , para ardhjes së turqëve në Europë…. (Frang  Bardhit, po aty , fq.68-69). Do të duhet pra të shqyrtojmë vleren e kësaj diplome … të cilen kundershtari ynë e ka si (thembren) e Akilit e vetëm të tij dhe e peshon si i thonë fjalës  me kandarin e argjendarit. Po të permbyset ky themel  atëherë e gjithë ndertesa margnaviçiane apo tomkiane  do të rrëzohet  per tokë  e do të mbulohet nën gërmadhat e saj…. (Frang  Bardhit, po aty , fq.70-71). Që në fillim  mund të shihet në është kjo diplomë pjellë e së vertetës apo trillim fantazie e Juan Tomkos. Na e quajtka këtu  Skenderbeun  Gjergj Juanoviç me qellim që sigurisht të besohet keshtu më lehtë se ai ka lindur nga Juanisi , bir i Vukashin Marganaviçit . Por kjo është një gjë absurde , sepse është në kundershtim të urryer me traditat e pergjithshme jo vetëm të epiriotëve  dhe të ilirikëve , por edhe të gjithë orientit, si dhe me kujtimet e çdo shkrimtari (me perjashtim vetëm të diplomavet  tomkiane). Sepse  ç’gjë tjetër perveçse trillimeve mund  t’i  quash ato që serviren  ketu per të  ripërtritur  shkëlqimin e margnaviçian  tashma prej kohësh të shuar? Por le të vazhdojmë më tutje. Gjergj Kastrioti quhet  ketu zot i Ohrit dhe i Kosturit  etj. vende të cilat thuhet se i kishte ripushtuar duke ua hequr nga duart turqvet. Por  ketë e pohon  Tomku  në një vend  tjeter , në faqen 23 kur thotë: “janë  quajtur  Kastriot nga qyteti i Kosturit që e kanë pasur nën sundimin e tyre të parët e tij”… Por sigurisht është edhe më e sigurtë se prindi i Skenderbeut tonë nuk e ka pasë mbajtur kurrë nën sundimin e tij Kosturin dhe Ohrin . Rrjedh  pra në mënyrë fare të qartë se Juanisi , i biri i Vukashin Margnaviçit nuk ka se si të ketë qenë babai i Skenderbeut…. Ska  njeri që të dyshoj se Gjergj Kastrioti Skenderbeu , jo vetëm që ua shkuli  nga duart turqvet gjithë mbertërinë atërore të tij , por edhe e shtoi dhe e zgjeroi më tepër vendin ku sundonin të parët e tij. Per këtë mund të shihet sidomos Joan Baptista Pigna (1530-1575) dhe Marin Barleti…(Frang  Bardhit, po aty , fq.81-82). Dhe tani besoj se këto majftojnë per diplomen  në fjalë . Por unë nuk e quaj pa vend të them edhe diçka per familjen , atdheun dhe origjinen e Skenderbeut ose Gjergj  Kastriotit. Duke u mbeshtetur pra në autor shumë të sprovuar e të dëgjuar , unë do të provoj (që kundershtari të skuqet  t’i dalë perpara numrit të madh të historianëvet fort të shquar), se familja e Kastriotëve ka ekzistuar në Epir apo në Arbëri , dhe se Kastriotët nuk e kanë me asnjë mënyrë  fillin e tyre nga i  biri i Vukashin Margnaviçit….. Duket mjaft qartë se familja e Kastriotëvet  numrohet si më e vjetra  ndër familjet e tjera  më  fisnike të Epirit apo Arbërisë , prandaj ajo nuk e ka  zanafillen e saj nga Juanis Margnaviçi . Perveç kësaj , prindi i Skenderbeut  quhet ketu fare hapur Dibra (Joan-Gjon  Dibra) ose Dobrensi , keshtu që ai duhet të thuhet epiriotas d.m.th.i lindur në Epir , veçse po ta shkëputësh Dibren nga Epiri. Më në fund edhe vetë Joani (Gjoni) , prindi i Skenderbeut thuhet se e ka origjinen nga Kastriotët , pra jo nga Margnaviçët , veçse po ta quash Vukashinin në mënyrë absurde Kastriotas. Në favor të këtyre është edhe Bartoldi i cili në “jetën e Skenderbeut” ,shkruan keshtu :”Gjergj  Kastrioti ka  lindur nga  Joan  Kastrioti , princ i Epirit dhe në radhë të parë i Krujës “….Le të shtojmë menjëherë pas kësaj Vladislavin , mbretin e Hungarisë e Polonisë , i cili në një letër që i dergon Skenderbeut , thotë sipas Barletit keshtu: “Kur yt atë , Joan  Kastrioti, i rrëmbyer  nga  fati i zi , një princ siç dëgjoj , që ka merituar me plotë të drejtë mirnjohjen e të gjithëve etj.”. Dhe që të mos zgjatem duke cituar  autorë , të gjithë ata , që bëjnë fjalë per prindin e Skenderbeut , e quajnë  atë  Joan  Kastrioti. Shiko per këtë analet  Turke , analet e Venedikut , të Raguzës , Marin Biçikemin , Joan Nikollë  Doglionin , i cili bënë veçanarisht fjalë per të dy , edhe për Juanisin e Tomkos edhe per Juan  Kastriotin, prindin e Skenderbeut , Joan Karol  Saraçenin (shkrimar italian i shek.XVI), vepren e Jakov  Gordonit (skocez, 1541-1620) të shoqërisë së   Jezuitëve , Çezar  Kampanën (historian italian 15040-1606) ,dhe shkrimtarë të tjerë shumë të kujdesur . Ketyre mund tu shtojmë edhe vetë Barletin ….(Frang  Bardhit, po aty , fq.91-94). Pastaj Ferdinandi (mbreti i Napolit) , para se të ndahej me Skenderbenë , thirri në një mbledhje të gjithë krerët dhe kapidanët e ushtrisë dhe u foli kështu: “Megjithse unë i jam  falur emrit tënd o princ i ndritur Skenderbe , megjithëkëtë unë po të falem ty sidomos  sot , sepse unë pashë tani dhe provova  vetë me sytë e mi , në punë e sipër , më shumë dhe më tepër nga  ç’thonë  dhe nga  ç’tregojnë zakonisht per ty . E s’është  çudi , kur ti e ke zanafillen  nga stëgjysher e nga një vend i tillë , siç është Epiri i pamposhtur apo Arberia …. në të cilën kanë luftuar e lulëzuar gjithmonë sa e sa prijës nga më fisnikët e nga më të pathyeshmit , sa e sa udhëheqës e kapidanë nga më kryetrimat e më energjikët , të cilë duke luftuar me rreptësinë më të madhe , shtruan edhe mbarë botën. Ketyre ua zunë vendin  me radhë paraardhësit e tu dhe ti , o princ i pathyeshëm , i derguar nga Zoti  dhe i zbritur  si të thuash nga qielli , me qellim që bëje  gjithë keto vepra të ndritura  dhe gati  të pavdekshme për çeshtjen e krishterimit…(Frang  Bardhit, po aty , fq.96-97). Ndersa shkrimtari e historiani  italian nga Roma , Francisk  Sansovini (1521-1583) , në “Historinë e pergjithshme mbi origjinen dhe luftrat e turqëve” , fletë kështu : “Ndëmjet popullit arbënor , i cili luftoi me trimëri të rrallë  kundë turkut , kanë qenë shumë princë fisnikë e të mëdhenj , të cilët në keto kohë të fillimit të rritjes të otomanëvet , u vunë perballë me të gjitha forcat e tyre kundër perpjekjeve të turqvet. Por ndërmjet ketyre të gjithëve ka qenë  njëri , zoti Skenderbe , që është më fisniku dhe më i denji  per  t’u  mbajtur  mend për jetë , sepse ky njëri e mbrojti trimërisht besën e krishterë  në këto anë për shumë vjet  dhe prandaj meritoi të bëhet mbret i Epirit. Veç kësaj ai bëri që të shkelqejë persëri ky komb i shtypur per shumë vjet nga ironia e fatit “. Keshtu thotë Sansovini  pas të cilit do të permendë edhe Lazar Soranxin (poet , jurist e historin , shek.XVI-XVII), në vepren e tij historike per Turqinë “Otomanida”ku  thotë: “E megjithëse ka qenë një kohë , kur arbënorët u treguan  shumë trima kundër  turqvet dhe veçanarisht në kohen e Gjergj   Kastriotit , tani ata s’mund të tregohen të tillë…”.  Kurse shkrimtari italian Bartholome Dionizi në kapitullin 187  të “Kopshti i gjithë historive të botës” e permendë Skenderbeun  keshtu: “U shqua në kohen  e  vet dhe Gjergj Kastrioti arbënor…”.(Frang  Bardhit, po aty , fq.1012-103). Ja se sa unanimisht  Skenderbeu thirret e konsiderohet arbënor apo epirotas. Në analet turke e quajnë atë “Armatum” ,d.m.th.  epirotas …. Kardinali Petro Bembi (lindur në Venedik në vitin 1470, filolog dhe humanist i dëgjuar në kohen e tij , ka shkruar vepra letrare dhe një histori per republiken e Venedikut  në 12 libra) , e quan Skenderbeun epirotas… Po ashtu nuk nuk dyshon  ta quajnë Skenderbeun arbënor edhe  abati , Tuberoni Dalamtas që shkroi per historinë e periullës 1490 gjer me 1522 në 11 libra … Po lë gjithaashtu menjëanë që të mos merziteni, shkrimtarë të tjerë të panumër e të shquar , sidomos italjanë , dhe poetë  si Joan Baptista Marini (poet i shquar italian 1569-1625) , gruan fisnike  Margarita  Sarroki , (poete që ka jetuar në gjysmen e dytë të shekullit XVI dhe ka vdekur në vitin 1618), e cila bëri të pavdekshem emrin e saj në historinë e letersisë me poemen e saj prej 23 këngësh  për Skenderbenë të cilen e ka titlluar “Scanderbeide” , d.m.th. kënga e Skenderbeut… Ajo ka hartuar me shumë mjeshtri dhe derguar në shtyp libërzë  per lavdinë e Skenderbeut  , ku e quan vazhdimisht kryetrimin tonë arbënor.. Ndersa  poteti  Joan Jakov Rici , (bashkohës i Sarroki-t) në librin e tij të titulluar  : “Argëtimet e Parnasit”, rimë dhe prozë etj.dhe e botuar po në atë vit , shkruan keshtu per Skenderbeun , në librin 5 , num.649 ;

Beteja e Herkulit dhe e Skenderbeut

“Por me gëzim të madh e me furi ,

Skenderbeu epirotas  i pathyeshëm ,

Sulmon  kreshnik  n’betejë  e del ngallnyeshëm ,

Shpirtmadh , i vrullëshem e plot fuqi.”

(Dhe më poshtë):

“Frenon Aleksandri (Skenderbeu N.B.) , nga Epiri dalë ,

Atin e lartë , lindur aq krenar ,

Në vrap i lehtë ,e azgan për kundershtar ,

Po aq  me armë shterngue e ball për ball ,

Parzmore  prej  lëkure  t’ashpër ka  ,

Shigjetë e shtizë  permbi hark , hata ,

U hollen shtizat me të shpejtë prej harkut  ,

Arbnori  n’krye , i sjellun kah Tebani ,

Tjetër topus përdor nga  Herkuljani…” (Frang Bardhit, po aty , fq.105.).

Po me qellim që të zhduket çfar do aresye dyshimi , per atdheun dhe origjinën e Skenderbeut , do të sjellë ketu disa autor të shquar dhe nga çdo anë më të mëdhenj… Nga këta Gjergj Bartoldi …prej Prage …në hyrje të veperzës per Skenderbenë , fletë kështu per prindin e tij Joan : “Baba  i  SkenderbeutJoan  Kastrioti ka qenë princ i shkelqyer i Epirit dhe Arbërisë . Ky e ka origjien  e tij nga fisi bujar dhe mbretëror i mbretit të Epirit Pirros… Kurse  Joan Tarkognati , historian italian , (lindur në fundin e shekullit të XV dhe ka vdekur në vitin 1566),  në pjesën e dytë të librit 17-të ,të “Historisë së botës” , kur shkruan per veprat e Muratit , sulltanit të turqëve… Shënon (per  prindin e Skenderbeut Joanin) Joan  Kastrioti Arbënor….Por le të dëgjojmë dëshminë  e shënuar të vetë Skenderbeut , i cili në pergjigjen  që i bënë princit të Tarantos  Joan  Antonit , i shkruan kështu per origjinrn e fisit të vet  , sipas kujtimeve të Papa Piut II : “Pastaj ti e perbuzë fisin tonë  dhe Arbënorët i quan gati bagëti. Sipas  zakonit  tënd , ti fletë me perbuzje dhe duket se nuk e njeh origjinën e fisit tonë.  Të parët tanë kanë qenë epirotas  , nga të cilë ka  zbritur ai Pirroja me nam , sulmin e të cilit me veshtirsi munden ta durojnë romakët dhe i cili  Taranton  e shumë vende  të tjera të Italisë i pushtoj me armë”…. (Frang  Bardhit, po aty fq.107-109).  Ndersa  Frang Bardhi duke “mbyllur” vepren e tij thotë:  Ato që trashigojmë nga etërit dhe gjyshrit  , ua lëmë me lehtësi  pasardhësve tanë , sidomos kur është fjala për gjëra të shquara  e që meritojnë të mbahen mend  , sipas fjalës : “Pyet babanë tënd dhe do të tregoi të parë e tu”. Këtu  është nevoja të merret  parasysh se , që nga koha e Skenderbeut e gjerë tani nuk ka kaluar aq kohë  sa që të jetë shlyer e harruar çdo kujtim i tij (Skenderbeut) dhe njerzëve të tij nga bashkëkombasit tanë . (Sepse keta e kanë zakon që të këndojnë gjithmonë nëpër gostitë  e tyre , ashtu siç bënin të vjetrit , per origjinen dhe veprat e paharruara të burravet të tyre të shkelqyer….).(Frang  Bardhit, po aty, fq.118-119). Dhe vazhdimisht gjer  në ditet e sotme bashkëkombasit tanë  flasin për të  dhe këndojnë me zë të lartë trimërinë e tij  nëpër gostitë  , siç thamë , dhe  e quajmë Skenderbeun  tonë…me emrin e  shquar “Kulçedra e Arbënit” ,d.m.th. Dragoi i Epirit. Dhe sa herë që shqiptohen keto fjalë . kuptohet vetëm Skenderbeu..

Pastaj në rast se ndryshimi i shenjavet apo i diademavet  tregon ndryshimin e një familje , atëherë edhe nga kjo  pikë kyçe do të mund të konstatohet se Skenderbeu ynë  nuk ka rrjedhur me asnjë mënyrë  nga familja e  Margnaviçëvet . Siç del qartë nga Barleti dhe nga privilegjet e  familjes  imperiale  të Flav Engjellit , ky princ shumë i fuqishem perdorte një shqipe dykrenore  mbi një fushë të kuqe . Ketë stemë Skenderbeu e pat prej të parëvet dhe stergjyshërve  të tij. Familja e Margnaviçëvet , perkundrazi  ska patur aspak shenja të tilla  dhe kjo duket qartë nga Orbini  në “Gjenealogjinë e Margnaviçëvet” . Por kjo duket  edhe nga vetë Tomku , i cili thotë per vehten e vet se ka qenë po prej kësaj familje  të Margnaviçëvet  dhe prandaj ka perdorur  shenja të saj  dhe është kujdesur  me një mënyrë , që  s’është parë gjer më sot , të pikturohen  në tiarën e tij.(Tiarë =mbulesë e stolisur koke , diademë , mitër peshkopi etj.).  Nga të gjitha keto që kemi thënë del pa tjetër ky konkluzion : Nëse nuk gabon  Tomku , kur thotë se  Skenderbeu ka qenë sllav  , atëherë gabojnë kaq e kaq shkrimtarë , princër e mbretër , kur thonë që Skenderbeu  ka qenë epiriotas ose Arbënor . Por në gabojnë tërë këta shkrimtarë shumë të rëndësishëm  e të dëgjuar , tërë keta  mbretër të ndritur e të fuqishëm , që kemi permendur , dhe mbi të gjitha  në gabon mendimi i pergjithshëm i kombit tonë , apo gabon Tomku që punon per qellimin e vet , këtë ska njeri  që të mos e shohë… (Frang  Bardhit, po aty , fq.123-125).

NGA JETSHKRIMI I FRANG BARDHIT:

Frang Bardhi Lindi në Kallmet të Zadrimës (Lezhë) në vitin 1606. nga një familje e njohur… Frang Bardhi studimet i kreu në Itali, në kolegjin e Loretos dhe pastaj në atë të Propaganda Fides. Në vitin 1635 u emërua peshkop i Sapes dhe i Sardës. Bardhi me punën e vepren e tij u njohë edhe si  humanist , shkrimtar , studiues , leksigograf , folklorist dhe etnograf . Ishte shkruesi i parë i një fjalori për gjuhen shqipe  (i cili kishte rreth 5000 fjalë të përkthyera nga latinishtja në shqip) , si dhe numërorë, emra vendesh dhe një sasi fjalësh të urta e shprehjesh të mbledhura nga krahina të ndryshme të Shqiperisë. “Fjalorin latisht-shqip , Bardhi e shkroi që kur ishte student dhe e botoi më 1635 në Romë. Frang Bardhi në fjalor sjell në përdorim edhe shume fjalë të lashta. Në fund të fjalorit, në një shtojcë,  ka perfshirë edhe material gjuhësor, si emra mashkullore e femërorë, emra farefisnie, emrat e qyteteve dhe të kështjellave kryesore të Shqipërisë, parafjalë, pasthirrma, disa mënyra të përshëndeturi si dhe një dialog të shkurtër. Ketu  janë përfshirë edhe 113 proverba, shumica origjinale dhe vetëm pak të përkthyera , ku ndër keto “spikatë ajo që thotë : “Tek shkel turku, nuk mbin bar“.  Kjo e bënë që Bardhi të jetë edhe leksikografi i parë i gjuhës shqipe dhe folkloristi e etnografi  i parë shqiptar … Në veprimtarinë e tij Bardhi do te jetë në rradhët e para të atdhetarëve që i përkushtohen luftës për t’u çliruar nga zgjedha e turko-osmane , zhvillimit dhe përparimit të vendit dhe të gjuhës shqipe. Gjendja e mjeruar e popullit nën sundimin e egër osman, dëshira dhe përpjekjet për t’a ndihmuar atë që të shpëtonte nga kjo robëri , ishin shqetësime që e mundonin vazhdimisht Bardhin. Kjo duket edhe në relacionet që i dërgonte herë pas here Papës. Ja si shprehet në një relacionin e vitit 1641 për rëndimet dhe poshtërimet që u bëheshin fshatarëve shqiptarë, sidomos të krishterëve, nga arbitrariteti i feudalëve turq: “Dhjetë ose pesëmbëdhjetë turq bashkohen dhe kalojnë nëpër shtëpitë e krishterëve dhe hanë e pinë sa të kenë oreks, gjithë ditën gjithë natën pa paguar asgjë. Ai i shkreti nuk mund të thotë se nuk ka bukë, verë, mish e tagji për kuajt e tyre, sepse ia përmbysin shtëpinë dhe e rrahin egërsisht. Po nuk pati, duhët të lerë peng rrobat e trupit për të ngopur lakmitë e tyre të mbrapshta …“. (https://sq.wikipedia.org/viki/Frang Bardhi).  Relacionet e tij kanë edhe më shumë të dhëna të tjera për gjendjen shpirtërore të popullit, për zakonet, traditën e tij etj… Bardhi e shikonte detyrën e peshkopit jo thjesht si të një misionari  fetar , por edhe të pregatiste të rinj shqiptarë të shkolluar e t’i vinte fre dërgimit të misionarëve të huaj në viset shqiptare. Ai kërkonte klerikë të arsimuar shqiptarë, dhe per këtë kishte nxitur dhe dërguar për studime në Itali, klerikë të vendit, të cilët do të merrnin në dorë edh drejtimin shkollave… Vdiq në vitin 1643 , por ndonse vdiq i ri në moshen 37 vjeçare ai la vepra sikur të kishte jetuar 370 vite…  

EPILOG: 

Vepra e Frang  Bardhit , Skenderbeu (Apologji) që në atë kohë që u shkrua  ishte jo vetëm vepra më dinjitoze dhe më e vlefshme , kundër falsifikimit të origjinës  Arbënore –(Epiriote) Shqiptare të Gjergj  Kastriotit Skenderbe , nga prifti sllav Joan Tomko , por ishte e pazevendësueshme edhe  kunder falsifikimeve të tjera sllave e më gjërë , që do të “mbinin” ndër vite e shekuj deri në ditet e sotme… Është “interesant” të cilësohet se në shekullin e XVII (e kam lexuar dikun…N.B.) , se një prift sllav kishte arritur të fuste në arkivat e Selisë së Shenjtë në Romë një dokument falsifiluar , apo “diplomë” (siç e quanin në atë kohë një shkresë (akt) të autoriteteve kompetente , me anën e të cilës ndokujt i ngakohej zyrtarisht ndonjë funksion , ose i akordohej ndonjë privilegj) , me qellim “ndryshimin” e orgjines  së Skenderbeut nga Arbnor –Shqiptar  në sllavo-serb , dokument që u zbulua si i falsifikuar.  Unë nuk e di nëse ai prifti që ka futur ketë dokument apo “diplomë” falso në arkivat e Selisë Shenjte  ka qenë  sllavi Joan Tomko Margnaviç , apo ndonjë tjeter, por zbulimi i ketij dokumenti falso do të merrte shkas nga kjo vepër  e Frang Bardhit edhe pasi ai nuk jetonte më..  Vlerat e veprës -Skenderbeu (Apologji) janë edhe sot, por edhe nesër një “armë” e fuqishme dhe e pakontestuar, kundër falsifikimeve të “viçëve” sllav dhe  filoviçëve, edhe pse disa mbajnë pasaportë shqiptare etjerë…

Filed Under: Kronike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 56
  • 57
  • 58
  • 59
  • 60
  • …
  • 596
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Punë hajnash-punë krajlash” dhe mendtarë që heshtin
  • MBRETI ZOG (1933) : “BASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINË, NJË DËSHIRË E MADHE PËR TË CILËN NUK DO TË KURSEJMË ASNJË PËRPJEKJE PËR TA REALIZUAR…”
  • Perspective of a Trauma Surgeon and Former Health Minister of Health of Kosova
  • “I huaji”
  • JO NE EMRIN TIM!
  • Krimi kundër njerëzimit në Reçak dhe lufta e narrativave
  • Fitoi Çmimin e Madh në Saint-Saëns International Music Competition, Prof. Ina Kosturi: “Shpaloseni talentin shqiptar nëpër botë e na bëni krenarë”
  • “Ëndrra Amerikane” në Washington DC
  • Potret kushtuar guximtarit të përndjekur Qemal Agaj
  • Shqipëria Nuk Ka Nevojë të Bëhet Singapor — Ka Nevojë të Bëhet Baltike
  • “PRIJATARËT E LAVDISË” – POEZI NGA VALBONA AHMETI
  • Gjuhën shqipe nuk e humb Norvegjia, e humbim ne në shtëpi
  • Një letër – Dy intelektualë – Tri dekada më vonë
  • Propaganda…
  • 𝐃𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐚𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐒𝐞𝐧𝐭𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐌𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞𝐯𝐞: 𝐑𝐢𝐤𝐭𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐁𝐨𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐥𝐢𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT