• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Sot, më datë 1 gusht përkujtojmë 86-vjetorin e vdekjes së Ndre Mjedës

August 1, 2023 by s p

Instituti i Studimeve Historike “Lumo Skendo”/

Ndre Mjeda ishte një nga patriotët,studiuesit dhe deputetët ndër më të njohur Shqiptar. Ai lindi në Shkodër më 20 Nëntor 1866. Mësimet e para i ndoqi po në vendlindje dhe edukimi i tij u influencua nga Urdhri i Jezuitëve. Nën Urdhrin e Jezuitëve në pranverë të 1880, Mjeda studioi për tre muaj në fshatin Cossé-le-Vivien, Laval, një qytet në veriperëndim të Francës. Në vitet e mëvonshme ai ndoqi studimet për letërsi në manastirin Kartakuzian të Porta Coeli në veri të Valencias.

Më pas Mjeda studioi teologji në Kolegjin e Jezuitëve në Krakov, Poloni, ku gjithashtu shërbeu edhe si biblotekar në kolegjin Gregorian të Kraljevicës. Gjatë studimeve në Poloni, Mjeda u caktua edhe si profesor i logjikës dhe metafizikës në këtë universitet. Gjatë kësaj periudhe Mjeda filloi të shkruantë në vargje për Çështjen Kombëtare Shqiptare, duke përfshirë edhe poemën e tij të njohur dhe melankolike “Vaji i Bilbilit” publikuar më 1887 , ku në të ndihen fryma patriotike dhe nota përmallimi, që shquanin paraardhësit e tij L. De Martini, N. Bytyçi, etj. Vepra përmbyllet me thirrjen drejtuar shqiptarit që të ngrihej për të fituar lirinë. Gjithashtu botime të kësaj periudhë është edhe “Vorri i Skëndërbeut”,e cila si temë qëndrore e kësaj poeme ishte emigrimi i i Shqiptarëve pas vdekjes së Skëndërbeut. Mjeda do njihet me kryveprën “Juvenilja”.

Më 1911 ai shkroi poemën “Liria”.Gjithashtu për letërsin Shqiptare janë të njohura edhe disa nga poemat e tij si ““Scodra” “Lissus” “Malli për Atdhe”. Kontributit i Mjedës,përveç në fushën e poezisë do jetë mjaft i vlefshëm dhe i vyer në fushën e Albanologjisë ku përmendim vepra të tilla si:“Mbi Shqiptimin e qellzoreve ndër dialektet e ndryshme të gjuhës Shqipe”. Më 1901 së bashku me vëllain e tij, Lazër Mjeda, themeloi shoqërinë kulturore “Agimi” . Më 1908 në Kongresin e Manastirit u zgjodh anëtar i Komisionit për hartimin e alfabetit të njësuar të shqipes, ku u dallua si përkrahës i Alfabetit Shqiptar, krahas patriotëve të tjerë të shquar. Gjatë viteve 1916-1917 ishte anëtar i Komisisë Letrare. Në periudhën e hovit të lëvizjes demokratike (1920-1924), Ndre Mjeda mori pjesë aktive në jetën politike të kohës dhe u zgjodh deputet. Pas dështimit të Revolucionit Demokratik u tërhoq nga jeta politike dhe punoi si prift i thjeshtë në Kukël. Në vitet 1930-1932 transkiptoi pjesërisht veprën e Bogdanit dhe të Budit, gjithashtu shkroi edhe për dialektin Shqiptar të Istrias. Deri në fund të jetës Mjeda shërbeu si mësues në Kolegjin Jezuit të Shkodrës. Ai vdiq më gusht 1937. Mjeda do të kujtohet si një nga patriotët dhe shkrimtarët më të shquar Shqiptar, ku kontributi i tij do jetë i paharruar.

Filed Under: Kulture

ÇASHKU…

July 29, 2023 by s p

Mevlan Shanaj/

Po thuaj nuk ja di njeri emrin, por po thuaj gjithë shqiptarët e dinë që Çashku është personalitet. Më së miri e dimë ne kolegët dhe nuk dyshoj që as bota politike të mbetet prapa. Mua më ka ndodhur të njihem në një verë që ishte me pushimet e shkollës nga Bukureshti!Shkëmbyem mendime se si ishte shkolla atje, pasi i tregova impresionet e mia nga një vizitë dy javore! Kujtoj se i tregova për artistët e njohur të asaj kohe të Rumanisë si Irina Petresku,Dan Nucu , Hamza Pele etj. Po ashtu për Livi Çulej që e kisha parë në teatrin Bulandra. Kuptohet që qe një ngjizje me studentin e filmit që bënte kujdes në përzgjedhjen e fjalëve! Në fund bëra humor duke përdorur shprehjen” Prifti vjen nga Stambolli, priftëresha mollois” Më pas kur erdhi regjisor në kinostudio, nga të fundit që ktheheshin nga jashtë shtetit të asaj kohe, si në të njëjtin profesion shkëmbenim jo vetëm përshëndetje. Më rastisi ta shikoja si regjisor nga afër te filmi” Ballë për ballë” impresioni ishte se në çdo sekond nuk kishte qetësi, por i preokupuar! Në një çast i them se temperamenti yt në distancë të krijon përshtypjen se diku këtu rreth ka rënë zjarri! Çashku solli në ekranin shqiptar imazhin në lëvizje me elipsin që parapëlqen. Në se shprehja “Se stilografi i regjisorit, është kamera” duket se si ngacmim duhet të ketë modelin ala Çashku! Kjo vihet re edhe në trajtimin estetik të imazhit të tij! Si edhe unë shumë herë, parapëlqen nëntekstet filosofike, ndoshta pika jonë lidhëse që në kryhet të herës. Kështu në një udhëtim me avion nga Zvicra në Tiranë, besoj se kemi njohur apo kënaqur pritshmëritë e dijeve me njëri tjetrin. Për mua Çashku ishte bërë regjisori i imazhit përfaqësues i ekranit të madh! Kujtoj ” Pas vdekjes” ” Dora e ngrohtë”, “Të paftuarit” ” Syri magjik”, ” Vrasja në gjueti”, ” Kolonel bunker”, “Balada e Kurbinit” etj. Filmat e tij sillnin lëvizje të mendimit! Si njeri social kërkonte të shfaqej dhe asnjë herë nuk pati stepje! Kemi bashkëpunuar në shkollën “Marubi” që me një këmbëngulje apokaliptike arriti të jetë model në çdo drejtim, mbi të gjitha i rezistencës ndaj administratave. Sot ka triumfuar administrativisht, por nuk i dorëzohet apo nënshtrohet mediokritetit. Së bashku i jemi kundërvënë mendësive provinciale në mbrojtje të lirisë krijuese dhe personalitetit të autorsisë! Një karakteristik qytetare e tij, si një intelektual, deri më sot nuk e kam dëgjuar të përflasi njeri. Ne rregullisht shkëmbejmë mendime si ata idealistët e pamposhtur në përmirësim të pandalshëm jo vetëm të filmit por edhe mendimit estetik! Çashku është një aset kombëtar ku në rastin më të keq mëson nga psikologjia e tij progresiste! Nuk di se kemi ngjashmëri fizike, po në disa raste më kanë ngatërruar me emrin e tij. Mua në kësi rastesh më ka ardhur mirë! Çashku e ka emrin Kujtim! Bukur të kujtosh në këtë jetë!

Filed Under: Kulture

Bojkoto Cecën e Arkanit që masakroi shqiptarët

July 29, 2023 by s p

Bojkoto Cecën e Arkanit që masakroi shqiptarët.

Filed Under: Kulture

REXHEP QOSJA: LE TË FLASË ADEM DEMAÇI!

July 24, 2023 by s p

Nga pasthënia e librit: Myrvete Dreshaj-Baliu&Begzad Baliu/

Lëreni, le të flasë Adem Demaçi! – kështu i përgjigjej Profesor Qosja propozimit të anëtarëve të kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, sa herë kërkohej prej tij apo prej Adem Demaçit, që të flasin për një çështje letrare, për një dukuri apo fenomen shoqëror, kulturor apo politik.

Kemi folur gjatë ne, – thoshte Profesor Rexhep Qosja, – kur Adem Demaçit në burgjet jugosllave i është ndaluar fjala; kemi shkruar gjatë ne, kur Adem Demaçit në burg i është marrë edhe fija e shkrepsës, nga frika se mund të shkruajë ndonjë mesazh në margjinat e gazetës ditore; kemi botuar ne, pothuajse krejt çka kemi dashur, në një kohë kur Adem Demaçit, i është ndaluar të lexojë çka ka dashur në burgjet jugosllave. Le të flasë prandaj sot Ai, Adem Demaçi, për letërsinë, për filozofinë, për çështjet politike dhe intelektuale, për dukuritë dhe fenomenet shoqërore, për Kosovën dhe Shqipërinë, për bashkimin kombëtar dhe rrugët që duhet të ndiqen, për marrëdhëniet shqiptaro-serbe, për Europën dhe Amerikën, për demokracinë dhe shpërdorimin e saj, për kulturën, librin, kritikën dhe perspektivën e saj. Lëreni, le të flasë Adem Demaçi edhe kur pajtohemi edhe kur nuk pajtohemi me mendimet e tij! Lëreni, le të flasë Ai, mendimin e të cilit nuk e kemi dëgjuar dhe nuk kemi mundur ta dëgjojmë shpesh, e megjithatë për më shumë se një shekull jemi udhëhequr prej idealeve të tij, prej filozofisë së mesazheve të tij, prej koncepteve përbashkuese të romanit të tij Gjarpijt e gjakut, prej prirjeve moderne të tregimeve të tij, prej atdhetarizmit të tij, prej sakrificës së tij.

Le të flasë Ai, Adem Demaçi, dhe ne le të dëgjojmë!

Filed Under: Kulture

Binjaku i Nënë Terezës

July 21, 2023 by s p

Ndriçim Kulla/

Në fillim të viteve nëntëdhjetë, edhe unë, si shumë të tjerë që kishin pasionin e të shkruarit dhe ishin si të dehur nga liria e të shprehurit, e fituar befasisht, bëja shumë projekte, pjesa më e madhe e të cilëve nuk kishin gjasa për t’u realizuar kurrë. Një nga projektet e mia të asaj kohe ishte që të shkruaja një libër biografik për Nënë Terezën. Unë mendoja se me qenë se Nënë Tereza ishte shqiptare, duhej që për të të kishte dhe një biografi të shkruar nga një shqiptar (atëherë nuk më kishte rënë ende në dorë biografia e parë për Nënë Terezën e botuar në Itali nga një shqiptar, Dom Lush Gjergji). Në atë kohë isha emigrant në Greqi, ashtu si qindra mijëra shqiptarë të tjerë, të cilët kishin qenë të detyruar të merrnin rrugët e botës për të siguruar jetesën. Atmosferën time shpirtërore të asaj kohe e kam përshkruar në librin tim “Shi i egër” (“Phoenix”, 1996). Diku duhet ta kem edhe sot një fletore me shënime për biografinë që mendoja të shkruaja për Nënë Terezën. Më pas kjo fletore mbeti në grumbullin e shënimeve, siç e ka çdo krijues, dhe një pjese e madhe e të cilave nuk kanë për t’u përdorur ndoshta kurrë, se i tillë është procesi i krijimit, siç e përshkruan saktë edhe Ismail Kadare në librin “Ftesë në studio”.Vite më pas, duke punuar mbi një monografi për At Giuseppe (Zef) Valentinin, vura re një pikëpjekje të çuditshme mes jetës së tij dhe asaj të Nënë Terezës. Pikërisht në vitin 1922, kur Zef Valentini erdhi për herë të parë në Shqipëri, Nënë Terezës, që atëherë ishte dymbëdhjetë vjeç, iu shfaq për herë të parë dëshira për t’u bërë murgeshë, domethënë iu shfaq vokacioni, siç thuhet në gjuhën teologjike. Biografi i saj indian, Navin Kaula, shkruan në të parën biografi të autorizuar për të, duke u bazuar në rrëfimet e saj:

“Kur banoja me prindërit në Shkup dhe sapo kisha mbushur dymbëdhjetë vjeç, më lindi dëshira të bëhesha murgeshë”, kujton Nënë Tereza.

Kështu, pikërisht në kohën që Nënë Terezës iu shfaq së pari ajo ndjenjë, e cila do të përbënte pikënisjen e misionit të saj madhështor në botë, një misionar i madh katolik vinte në Shqipëri. A nuk duket se këtu Providenca (ndikimi hyjnor) ka ndërhyrë duke krijuar një lloj sistemi feedback, siç quhet në shkencat e natyrës një marrëdhënie ushqyese e ndërsjellë brenda një cikli? Në shkencat e natyrës shembulli i atij që quhet positive feedback është: “X krijon më shumë Y dhe ky nga ana e tij krijon më shumë X”.

A nuk është krijuar edhe një marrëdhënie e ngjashme mes At Zef Valentinit dhe Nënë Terezës? Kuptohet pa dijeninë e tyre. Pikërisht në vitin kur shqiptares më të famshme e më të madhe të të gjitha kohërave, i lindi ndjenja që do ta largonte nga vendlindja për ta bërë misionare globale, gjë që nuk mund të mos pranohet se krijoi një mungesë për botën shqiptare të ngushtë, në Shqipëri, në atdheun e Nënë Terezës, erdhi një misionar i madh kulturor si At Zef Valentini, i cili do të bënte për kombin e saj shërbime po ashtu të jashtëzakonshme, si ato ajo që bëri për Indinë dhe botën, por në një fushë tjetër, në atë të kulturës. Kjo përkitje të bën të admirosh atë sistem të mrekullueshëm që ka krijuar Kisha Katolike në shekuj e që funksionon vetiu, që plotëson me diçka aty ku diçka merr për ta çuar në tjetër vend. Zef Valentini dhe Nënë Tereza, jezuiti i porsa shuguruar 22-vjeçar dhe vajza 12-vjeçare nga Shkupi, ndonëse krejt të panjohur mes tyre, në një çast u lidhën si foshnjat siameze dhe kjo lidhje vazhdoi gjithë jetën, ndonëse nuk ka të dhëna që ata të jenë takuar ndonjëherë.

Sa më tepër që thellohesha në kërkimet për jetën dhe veprimtarinë e At Zef Valentinit, aq më e qartë bëhej kjo pikëpjekje e jetës së tij me atë të Nënë Terezës. Ishte vetëm një pjesë e ngjashmërisë së madhe të jetëve të tyre. Gjithmonë e më tepër po më krijohej ideja se biografia ime për Zef Valentinin do të duhej të ishte një libër i dyfishtë, pra një biografi për të dhe për Nënë Terezën, diçka e ngjashme me metodën që kishte përdorur Plutarku te “Jetë paralele”.Pikërisht këtë jam munduar të skalit në këtë vepër nga më të dashurat që unë kam shkruajtur dhe besoj se ja kam arritur.

Filed Under: Kulture

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 100
  • 101
  • 102
  • 103
  • 104
  • …
  • 548
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Një ishull, një gabim: Investimet e huaja janë të mirëpritura—por jo me çdo çmim
  • Z. Shpëtim Tim Qorraj hapi fushatën për t’u zgjedhur në Parlamentin e Nju Jorkut 
  • Gjyshi i Ismail Qemalit, Ismail Bej Vlora e shihte perspektivën e një të ardhmje të pavarur të shqiptarëve
  • ATHANAS GEGAJ PER ORIGJINEN E ARBNIT
  • VAZHDON KRIMI SHTETËROR NDAJ AT GJERGJ FISHTËS: I PËRJASHTUAR NGA SHTETI QË AI MBROJTI
  • SHQIPTARËT DHE MAQEDONIA E VERIUT MIDIS UNITARIZMIT DHE DEMOKRACISË KONSENSUALE
  • ATË BERNARDIN PALAJ, FRATI QË I “RRËMBEU HARRESËS” KËNGËN SHQIPTARE
  • Garancia Publike për Emigrantët
  • Nëntë njohje de-facto për Kosovën
  • RIZGJEDHJA E PRESIDENTES OSMANI ËSHTË INTERES SHTETËROR DHE KOMBËTAR
  • Stuhi dimërore historike në SHBA: Mbi 10 mijë fluturime të anuluara, miliona qytetarë nën akull, borë dhe të ftohtë ekstrem
  • KELETI UJSÁG (1931) / “NJË MUAJ PRANË MBRETIT ZOG, THEMELUESIT TË SHQIPËRISË MODERNE…” — INTERVISTA ME MÁRTON HOSSZÚ, PIKTORIN NGA KOLOZSVÁR-I
  • Si “Albanian Mafia” zëvendësoi Cosa Nostra-n dhe po rrezikon Shqipërinë
  • Për vendlindjen, komunitetin e kombin…
  • Kur liria e njërit, bëhet burgu i tjetrit 

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT