• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Rrok Zojzi, “babai” i etnografisë institucionale shqiptare

June 27, 2023 by s p

Stefan Çapaliku/

Rrok Zojzi lindi në Shkodër më 1910 dhe vdiq në Tiranë më 1995. Ai është etnografi më i madh që ka nxjerrë ndonjëherë Shqipëria. E nisi karrierën e tij të hershme si alpinist dhe shkroj artikujt e parë te revista “Hylli i Dritës”. Prej vitit 1947 e deri më 1976 që u në krye të Sektorit të Etnografisë. Historianët e etnografisë shqiptare e konsiderojnë Zojzin si babanë e etnografisë institucionale shqiptare. Ai u mor me studimin, mbledhjen dhe arkivimin e kulturës tradicionale shqiptare, e cila sot përbën fondin më të pasur të kësaj gjinie. Nën drejtimin e tij u krijuan pjesa dërmuese e muzeve etnografikë në të gjithë Shqipërinë. Fushat e kërkimit, ushtruar nga Zojzi, prekin thuajse të gjithë gamën e kulturës tradicionale. Kontribut të vazhdueshëm Zojzi dha në mësimdhënie dhe në publicizimin e dijes etnografike në median e kohës.

Filed Under: Kulture

Gazmend Freitag dhe Shota në Festën e kulturave të popujve në Salzburg

June 24, 2023 by s p

Kultura popullore e Salzburgut (Salzburger Volks.kultur) së bashku me qytetin e Salzburg-ut, me datën 18 qeshor 2023, mbajti Festën e kulturave të popujve‘ (Fest der Volkskulturen), si simbol të bashkëjetesës paqësore dhe të dobishme të popullsisë së larmishme të qytetit të Salzburgut.

Në këtë festë, shoqata Austriako-Shqipëtare ‘Aleksandër Moissi‘ me kryetaren e saj zonja Lulavere Dasch, prezantoi kulturën e popullit shqiptar. Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe i Valleve “Shota” magjepsi publikun plotësisht, së bashku me maestron shqiptar Gazmend Freitag i cili prezentoi “10 Portraits of Albanians”. Gazmend Freitag pas këtij aktiviteti u shpreh: “Kam pasur shumë kënaqsi, që isha pjesmarrës në Festën e kulturave të popujve‘ në Salzburg. Këtu prezentova 10 portrete të Personaliteteve Shqiptare nga sfera e literaturës, historisë, filmit e artit… që kan ndikuar mendjen dhe zhvillimin tim si piktor: Gjergj Kastrioti, Pjetër Bogdani, Alexander Moissi, Ibrahim Rugova, Esad Mekuli, Mother Teresa, Anton Çetta, Bekim Fehmiu, Nexhmije Pagarusha, Ali Podrimja.

Lumturinë ma të madhe e përjetova takimin me Ansamblin Shota të cilët me formen tradicionale të muzikës dhe vallzimit sollën gjithë publikun në lëvizje. Unë për një moment të gjatë e kisha ndjenjën, sikur isha në vendlindjen time në Kosovë, në shoqërim me shokë të mirë”.

Filed Under: Kulture

ARTISTI, ËNDËRR DHE ZGJIM DHE DASHURI NË PENELIN E PIKTORIT GJERGJ KOLA…

June 21, 2023 by s p

Visar Zhiti/

Ai kap penelin dhe e ngjyen në blunë e një çasti, me qiell dhe ujra, i duhet ari i mëngjezit, me penel prek diellin, dhe tani rruga, ja, përvijimet e saj, hapat e bukur dhe gjurmët si njolla shpresash, lulnajë dëshirash, bregu i ëndërrimeve, fytyra të jetës, sy e buzë, rini, puthje, mendim, rrudhat e mençurisë, vallja, që na bën bashkë, kostumet e popullit në vendlindje, në Ballkan, një copëz muzgu se nga bie, frushullima e erës mbi pemë si frymëzimi, një ujvarë yjesh, etj, etj.
Është Gjergj Kola, nuk mund të rrijë pa pikturuar, një peizazh shpirti që nis trojeve të atdheut, Shqipërisë së tij dhe vazhdon, në Greqinë fqinje dhe kalon detin, në Italinë rilindase, ku jeton dhe punon ndërkaq, ikën vepra, në Francë e Gjermani etj, dhe pas Europës, përtej oqeanit ka arritur në Amerikë… ka marrë atë famë, thonë kritikët, që të japin arritjet në art, ato të vërtetat, pasioni, që duket sikur zbret nga misteret lart, që nxit punë të palodhur, shenjojnë karakterin artistik, por dhe të përditëshmin, modesti dhe mirësi bashkë, dhimbjet dhe dashurinë mbi të gjitha…
Ekspozitat e Gjergj Kolës janë të shumta, që nga Lezha, ku la shtëpinë prindërore e në kryeqytet në Tiranë, pastaj në Selanik e Athinë, pastaj në Romë, në Vatikan, brenda në kishë, me Shenjten Nënë Tereza e Papa Françeskun e Skënderbeun, Jugu kaltërosh e muralet në Veri, në Milano e në Limone sul Garda, ku ka shtëpinë tani si brenda një zambaku ujor, gruan dhe fëmijët, djali pikturon si i ati, të mbërrish në Paris, në Luver, dekorohet atje e në metropole të tjera, në tjetër kontinent, në New Yorkun marramendës.
Dhe Gjergj Kola veç punon, piktura, piktura, piktura kudo, shkallëve, gishtrinjtë e tij janë penela, fjalët e tij janë ngjyrat, lëvizjet e tij janë mbi telajot e ditëve dhe të netëve, realiteti i tij është kompozimi, miqtë janë personazhet, portretet në korrniza, dalin prej andej, shkojnë diku në një vegim takimesh dhe kthehen prapë…
Ekspozita e katalogë e zogj e një florë mrekullish, albume si për çdo piktor të madh e video të shumta e artikuj gazetash, murale në qytet e çmime e medalje, jo vetëm në Itali e Greqi, por dhe në Francë, etj, etj dhe së fundmi:

NË GJERMANI MEDALJE ARGJENDI.

Gjergj Kola – i Ftuar Nderi në Berlin, në ekspozitën e rëndësishme me pjesënarrjen e shumë artistëve nga e gjithë bota, në Art Gallery Zeidler, Artcom Expo International… sukses i jashtëzakonshëm në Gjermani, i bënin jehonë mediat… piktori Kola u përfaqësua me 15 vepra… dhe Medalje Argjendi për akuarelin ‘Artisti’.
…është një i ri aty, real dhe emblematik, ‘Studenti I përhershëm i filozofisë’, Atjon Zhiti, që dhe ai pikturon, rikrijon prindërit dhe botën përreth, është pjesë e boceteve të një kompozimi monumental mural për një nga muzeumet e artit në Lombardi.
Sa fantazi ka ky kompozim, natyrshmëri dhe lirizëm, mendim, skena, përveç protagonistit ëndërrimtar me fletë ndër duar, që i studion, pra piktorit brenda në pikturë, ka dhe personazhe të tjerë, brenda tablosë një tjetër tablo, dy portrete, klasikët baba e mama, t’i ribësh në telajon mbi kambecët nëpër lulet poshtë këmbëve, që rriten në shpirt, një copëz toke me sigurinë e lumturisë dhe ja, një vajzë shtat-hedhur si prej shiu, dashuria me flaut, piktura ka dhe muzikë të heshtur, një kolorit të lehtë parajsor, që i ngjan fundit të një ëndrre në prag të një zgjimi…Arti është ëndërr dhe zgjim dhe dashuri, prania e tyre hyjnore.

Filed Under: Kulture Tagged With: Visar Zhiti

Zbulim

June 20, 2023 by s p

Astrit Lulushi/

Shkëmbi i prerë është një prej disa zbulime të fundit në Arkeologji. Arabia Saudite ka zbuluar shkëmbin Naslaa, formacion shkëmbor 4000-vjeçar me një veçori të pazakontë. Guri është i ndarë në mes nga një prerje e drejtë me saktësinë e një rreze lazer. Pjesa e pasme e shkëmbit ka vizatime të lashta të një njeriu dhe devesë së tij me vizatime të tjera të pashpjegueshme. Por a kishin njerëzit e lashtë teknologji kaq të mahnitshme, që thjesht të ndanin një gur të rastësishëm në shkretëtirë dhe ta linin atje?

Nëse po, ajo do të ishte një teknologji e re, e shtrenjtë; ata ishin njerëzit e parë përreth që u pajisën me të dhe duhej të shiheshin duke e përdorur.

Nga druri i shtrembër sa ai nga i cili është bërë njeriu, asgjë plotësisht e drejtë nuk mund të gdhendet, thoshte Immanuel Kant.

Mes historianëve dhe arkeologëve është

ngjallur një debat se si njerëzit mund ta kishin bërë një gjë të tillë në atë kohë.

Ka njerëz që supozojnë se alienët janë të përfshirë në gjëra të tilla. Ideja e një kompjuteri që të përshtatet në dorën tuaj mund të sjellë në majë të gishtave të gjithë pasurinë e njohurive njerëzore. Por jemi mësuar me teknologjinë tani. Gjysmën e gjërave që shohim sot, kur ishim më i ri, nuk do t’i kishim besuar. Megjithatë, mund të kishim makina fluturuese.

Njerëzit e lashtë kishin teknologji të mahnitshme të përparuar, thonë disa.

Nëse formacioni është 4000 vjeçar, atëherë krijimi i tij është rreth 2000 pes. Librat tanë të historisë na tregojnë se Piramida e Madhe e Gizës u ndërtua rreth vitit 2600 pes, kështu që sharrimi i një blloku gur ranor në gjysmën e 600 viteve më vonë nuk duket se përfaqëson një qytetërim të fshehur dhe të përparuar. Megjithatë është sigurisht interesante.

“Erozioni” është një nga ato shpjegime shpërfillëse që jepet kur “ekspertët” nuk duan ta pranojnë se nuk e kanë idenë. E njëjta gjë mund të thuhet për “Alienët”.

Nëna Natyrë nuk krijon vija të drejta.

Po kristalet, rrjetat e merimangës, hojet e mjaltit…. dhe shumë gjëra të tjera të krijuara me vija të drejta? Sidomos me gurë, si ky.

Nëse hapni një gropë në një shkëmb të madh dhe vendosni pak ujë në atë gropë, pas disa muajsh, ai ujë depërton në shkëmb dhe shkëmbi çahet në vijë të drejtë.

Njerëzit e lashtë ishin po aq të zgjuar sa ne tani, ata thjesht nuk e kishin zbuluar ende teknologjinë. Pra, dikush e kuptoi se si ta bënte këtë me një rrip lëkure dhe rëre për zhavorr, duke e lidhur me një rrotull uji? Ose diçka e tillë. Aty ku ka vullnet, ka një mënyrë.

Dy koka…dy fytyra…por jo dy kombe.

No photo description available.

See Insights and Ads

Create Ad

Like

Comment

Share

Filed Under: Kulture Tagged With: Astrit Lulushi

Kastro Zizo publikon albumin e tij te 6-te!

June 19, 2023 by s p

Kastro Zizo, artisti i njohur, ka publikuar albumin e tij të gjashtë në karrierë më datën 16 qershor 2023. Ky album vjen me një koncept të veçantë, duke përfshirë 6 këngë të reja në formën e EP, të shoqëruara me videoklipe korresponduese. Çka e bën kete album te vecante është se të gjitha këngët vijnë si bashkëpunime të ndryshme artistike.

Kastro, i cili eshte 39 vjec, ka bashkëpunuar me artiste të rinj dhe të konsoliduar në tregun muzikor për këtë album. Përveç kësaj, albumi vjen me 6 këngë në 6 zhanre muzikore të ndryshme, duke i eksploruar nga hip hop-i underground, pop rock-u, country pop-u, trip hop house dhe Indi pop-rock-u.

Për realizimin e albumit, Kastro ka bashkëpunuar me producentë ndërkombëtarë të njohur si Kristof Lilienthal aka Buckroll, Ayy Walker, John Aplacador, Esteban Garcia, Mohammed Ezzerrouqi dhe BigBadBeats. Kjo bashkëpunim nderkombëtar ka sjellë origjinalitet dhe frymë të re në çdo këngë.

Ky album është mbështetur nga Bashkia e Tiranës dhe xhirimet e videoklipeve janë realizuar në Tiranë dhe New York. Këngët prekin tematika sociale dhe një nga to është plagët shoqërore siç është “Alkooli”, ku Kastro bashkëpunon me talentin e ri dhe zërin e bukur të Kejsi Jazxhi.

Të gjitha këngët dhe videoklipeve janë punuar me kujdes të madh dhe kanë një përkushtim artistik të jashtëzakonshëm, duke sjellë një frymë të re në skenën muzikore. Bashkpuntoret ne projekt jane Olsi Beci, Dean Anadolli, Arber Roshi, Desantila Lika, Arber Kollcari, Vivian Mancellari etj.

Në përfundim, albumi i ri i Kastro Zizo sjell një koleksion të rrëfimeve artistike që lëvizin nga realiteti në fantazi, me një ndikim të theksuar nga bashkëpunimet ndërkombëtare dhe kombinimi i zhanreve të ndryshme muzikore. Kjo krijon një eksperiencë të re dhe të freskët për dëgjuesit.

Filed Under: Kulture Tagged With: Kastro Zizo

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 104
  • 105
  • 106
  • 107
  • 108
  • …
  • 548
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Një ishull, një gabim: Investimet e huaja janë të mirëpritura—por jo me çdo çmim
  • Z. Shpëtim Tim Qorraj hapi fushatën për t’u zgjedhur në Parlamentin e Nju Jorkut 
  • Gjyshi i Ismail Qemalit, Ismail Bej Vlora e shihte perspektivën e një të ardhmje të pavarur të shqiptarëve
  • ATHANAS GEGAJ PER ORIGJINEN E ARBNIT
  • VAZHDON KRIMI SHTETËROR NDAJ AT GJERGJ FISHTËS: I PËRJASHTUAR NGA SHTETI QË AI MBROJTI
  • SHQIPTARËT DHE MAQEDONIA E VERIUT MIDIS UNITARIZMIT DHE DEMOKRACISË KONSENSUALE
  • ATË BERNARDIN PALAJ, FRATI QË I “RRËMBEU HARRESËS” KËNGËN SHQIPTARE
  • Garancia Publike për Emigrantët
  • Nëntë njohje de-facto për Kosovën
  • RIZGJEDHJA E PRESIDENTES OSMANI ËSHTË INTERES SHTETËROR DHE KOMBËTAR
  • Stuhi dimërore historike në SHBA: Mbi 10 mijë fluturime të anuluara, miliona qytetarë nën akull, borë dhe të ftohtë ekstrem
  • KELETI UJSÁG (1931) / “NJË MUAJ PRANË MBRETIT ZOG, THEMELUESIT TË SHQIPËRISË MODERNE…” — INTERVISTA ME MÁRTON HOSSZÚ, PIKTORIN NGA KOLOZSVÁR-I
  • Si “Albanian Mafia” zëvendësoi Cosa Nostra-n dhe po rrezikon Shqipërinë
  • Për vendlindjen, komunitetin e kombin…
  • Kur liria e njërit, bëhet burgu i tjetrit 

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT