• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Thaçi: Prishtinë-Tiranë-Tetovë, trekëndësh akademik

October 14, 2016 by dgreca

 

1-thaci-portret

-Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi,  i ndahet titulli ‘Doctor Honoris Causa’ nga Universiteti i Tetovës/

1-thaci-salle

-Universiteti i Tetovës është pikë e patejkalueshme e trekëndëshit akademik Prishtinë-Tiranë-Tetovë/

-Prishtina, Shkupi dhe Tetova janë gjithnjë e më afër njëra-tjetrës/

TETOVË, 14 Tetor 2016- Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot Universiteti Shtetëror i Tetovës i ka ndarë titullin ‘Doctor Honoris Causa’.

Në akademinë solemne, të mbajtur pasdite, presidenti Thaçi ka thënë se Universiteti i Tetovës është pikë e patejkalueshme e trekëndëshit akademik Prishtinë – Tiranë – Tetovë.

Ai ka thënë se lidhja e Prishtinës me Tetovën, Shkupin, Prizrenin, Kërçovën, Gjakovën, Dibrën dhe me qendra tjera urbane ku jetojnë shqiptarët është një lidhje historike, kulturore, arsimore, familjare e kombëtare dhe mbi gjitha vëllazërore.

“Prishtina, Shkupi dhe Tetova janë gjithnjë e më afër njëra-tjetrës. I lidhë historia, e sotmja dhe e ardhmja. Liria e njërës është produkt i tjetrës dhe e kundërta. Liria jonë është produkt i yni i përbashkët”, ka thënë presidenti Thaçi.

“Ndërtimi i autostradës Arben Xhaferi është infrastrukturë e ofrimit të qendrave tona”, ka thënë ai.

Presidenti Thaçi ka thënë se në Tetovë ka shkuar tash e sa decenie në kapacitete e kohëra të ndryshme dhe se kujtimet e tij për këtë hapësirë janë të llojllojshme.

“Në fakt, nga ky vend sot mund të përkujtojmë shumëçka që ka të bëjë me ne, si gjeneratë dhe si popull. Dikur elita e shqiptarëve në Maqedoni, sikurse e gjithë shqiptarëve tjerë në ish Jugosllavi, formohej në Universitetin e Prishtinës. Mu aty, në ambiente universitare ka lind dhe është zhvilluar ideja e një gjenerate që do të di t’i mbrojë interesat kombëtare, në thyerje kohësh dhe sfidash me përmasa historike. Kjo elitë edhe sot udhëheq me jetën politike, akademike dhe kulturore të shqiptarëve në Maqedoni”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ai ka shtuar se nga kjo retrospektivë mund të evokojmë situata nga më të ndryshmet për këtë rrugëtim të përbashkët dhe të suksesshëm.

“Para disa dekadave ishim aktorë dhe dëshmitarë të një procesi të madh ndryshimesh historike”, ka thënë ai, duke shtuar se rruga për të ardhur këtu sot është produkt i sakrificës së madhe edhe të kësaj gjenerate, si vazhdimësi e pandërprerë e përpjekjeve të gjeneratave para nesh.

Në akademinë e ndarjes së titullit ‘Doctor Honoris Causa’, presidenti Thaçi ka folur edhe për marrëveshjen e Ohrit.

Ai ka thënë se synimet e përbashkëta, si të Kosovës, ashtu edhe të Maqedonisë, përputhen me aspiratën reale për të qenë së bashku pjesë e familjes euroatlantike.

Titullin ‘Doctor Honoris Causa’, presidenti Thaçi ka thënë se e ndjen si çmim për gjeneratën e tij, për gjithë ata studentë nga Kosova e Tetova, që së bashku sakrifikuan gjithçka për lirinë dhe emancipimin e shqiptarëve kudo ku ata gjenden.

Pjesëmarrës në këtë akademi solemne ishin liderët politikë të shqiptarëve në Maqedoni, zyrtarë të lartë të Qeverisë dhe Kuvendit në Maqedoni, kryetarja e komunës së Tetovës, përfaqësuesit e komunave të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës, rektorë dhe përfaqësues të shumicës së universiteteve publike në Maqedoni, Shqipëri e Kosovë, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta, përfaqësues të shoqatave të të burgosurve politikë dhe përfaqësues të komuniteteve fetare në Maqedoni.

Universiteti Shtetëror i Tetovës është themeluar në 17 dhjetor të vitit 1994 si iniciativë e intelektualëve shqiptarë, të shoqatave dhe asociacioneve të ndryshme apolitike dhe të gjithë dashamirësve të arsimit të lartë në vend dhe më gjerë.

Filed Under: Kulture Tagged With: Thaçi: Prishtinë-Tiranë-Tetovë, trekëndësh akademik

Filmi ‘Home Sweet Home’, i propozuar për Oscars, drejt festivaleve botërore

October 12, 2016 by dgreca

-Shumë shpejtë ‘Home Sweet Home’ do të fillojë promovimin e tij në Shtete të Bashkuara të Amerikës ku e presin edhe shumë shfaqje special të filmit/

3-home-sweet-home-okPRISHTINË, 12 Tetor 2016-Behlul Jashari/ Filmi ‘Home Sweet Home’, propozimi i Kosovës për Oscars, ka nisur rrugën drejt festivaleve botërore. Do të shfaqet në Cairo International Film Critics Week, që do të mbahet nga 17 deri 23 nëntor, e më pas do të jetë në konkurrencën zyrtare edhe në edicionin e 47 të International Film Festival në Indi, duke shënuar kështu premierën aziatike në Goa.Ky film në nëntor do të shfaqet edhe në Film Festival Cottbus në Gjermani, ku është në konkurrencë zyrtare për regjisorët debutantë.

Sipas revistës të madhe të industrisë së filmit ‘Variety’ (2007) festivali i filmit Cottbus renditet në mesin e 50 festivaleve më të rëndësishme në botë, thekson njoftimi dërguar sot nga Qendra Kinematografike  e Kosovës.

Paralajmërohet edhe se, shumë shpejtë ‘Home Sweet Home’ do të fillojë promovimin e tij në Shtete të Bashkuara të Amerikës ku e presin edhe shumë shfaqje special të filmit.

Filmi ‘Home Sweet Home’ me skenar nga Zymber Kelmendi, regji nga Faton Bajraktari, producent Trim Musliu dhe bashkëproducent Senad Abduli, është i mbështetur nga Qendra Kinematografike  e Kosovës dhe Agjencia e Filmit në Maqedoni.

Filmi ‘Home Sweet Home’ do të përfaqësoj Kosovën si propozimi zyrtar për konsiderim në kategorinë ‘Filmi më i mirë i huaj’ të Akademisë Oscar.Filmi debutues ‘Home Sweet Home’, ku luajnë aktorët e njohur si Donat Qosja, Arta Muçaj e Shkumbin Istrefi, pati premierën ndërkombëtare këtë vit në festivalin prestigjioz Karlovy Vary.

Ky film tregon historinë e Agronit, i cili për disa vite ka qenë i zhdukur dhe pasi kthehet në shtëpi përballet me rrethin, i cili emrin e tij e ka përdorur për përfitime personale.

2016-ta është viti i tretë që Kosova propozon film për konsiderim për filmin më të mirë të huaj në Oscars. Vitin e kaluar Kosova ka propozuar filmin ‘Babai’ të Visar Morinës ndërsa propozimi i parë ka qenë filmi ‘Tri Dritare dhe një Varje’ nga Isa Qosja.

Për më shumë, në fillimvit, filmi i shkurtër ‘Shok’ ka qenë i nominuar në kategorinë Best Live Action Short Film në Akademinë Oscars duke shënuar kështu herën e parë që një film kosovar nominohet për Oscar.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: ‘Home Sweet Home’, ne festivalet boterore, Oscars

Dy piktore beratse fituse ne Konkursin Nderkombetar

October 12, 2016 by dgreca

 

1-shpallja

Piktorja beratse 10 vjeçare, Megi Aliu, zuri vendin e parë në  pikture, mes 1844 fëmijve në 20 shtete,ndersa Jerisa Koka ka fituar Çmimin e tretë për kategorinë 10-15 vjeç/

1-fitusja

Nga Sulo GOZHINA/

1-kryetari-i-bashkise

BERAT – Kryetari i Bashkisë  Petrit Sinaj priti dy talente të reja në pikturë, fituese të Çmimeve Ndërkombëtare. Megi Aliu, vetëm 10 vjeç, është fituese e Çmimit të parë të kategorisë 10-12 vjeç të konkursit, ”Trashëgimia Botërore – Vizion Rinor 2016”, organizuar në Sllovaki me të rinj nga Sitet e UNESCO-s, në Europë. Gjithashtu piktorja e re Jerisa Koka ka fituar Çmimin e tretë për kategorinë 10-15 vjeç. Konkursi zhvillohet çdo vit, me mbështetjen e Unesco-s dhe ftohen të rinj të grupmoshave nga 9 deri 15 vjeç, për të prezantuar punimet e tyre në pikturë, të frymëzuara nga peisazhe të qyteteve të tyre, pjesë e Unesco-s. Këtë vit janë paraqitur 1834 punime arti nga 20 Qytete të Unesco-s nga Europa, nga 90 shkolla. Megi dhe Jerisa janë përgatitur nga Studio ‘’Art Color’’, më mbështetjen e profesorit të përkushtuar të pikturës Jani Kumati.

Petrit Sinaj – Kryetari i Bashkisë i siguroi piktoreve të reja dhe grupit “Art Color” mbështetjen e bashkisë Berat për organizimin e ekspozitave me punimet e tyre brenda dhe jashtë Shqipërisë, me qëllim promovimin e vlerat e artit të qytetit. Edhe këtë vit femijet e grupit “Art Color” u vlerësuan me cmime në ekspozitën e organizuar në Sllovaki nga mosha 9-15 me punime në format kartolinë. Nga 1844 punime ku morën pjesë në këtë ekspozitë 15 shtete . Megi Aliu u vlerësua me cmim të parë, Jerisa Koka me cmim të tretë. Suksese të gjithe fëmijëve në aktivitete të tjera nderkombetarë ka cituar gjatë pritjes të dy talenteve të reja që nderuan në këtë rast qytetin muze të Beratit i përfshin në trashgimënin botrore, UNESKO!
Jani Kumati Mesuesi i grupit
Studio “Art Color”, në këtë studio marrin njohuri  mbi artin figurativ fëmijë të moshave 6-15 vjec. Fëmijët e këtij grupi kanë marr pjesë në ekspozita personale,lokale, kombetare e ndërkombetare. Prej 6 vitesh kemi marr pjesë në konkursin që organizohet në Banska Stiavnica të Sllovakisë, ku fëmijët janë vlerësuar me çmime të para, dyta e të treat, duke u ndarë në vendin e parë të dytë e të tret. Edhe këtë vit grupi mori pjesë në këtë konkurs me punime në formatin e kartolinës në teknikën vajit, pastelit akuarelit. Megi Aliu për moshën 10 -12 vjec u vlerësua me cmimin e parë . Jerisa Koka me cmimin 3 per moshen 13-15 . Ne kete konkurs moren pjese 15shtete nga 90 studio dhe 1834 punime. Ky grup mori pjese kete vit ne bienalen e organizuar ne Saint Fraoju te Frances ku femijet u vleresuan me 4cmime. Grupi Art Color pregatitet per te celur ekspoziten e rradhes 25Dhjetor me punime ne ikonografi ne galerine e arteve Edward Lear.

Filed Under: Kulture Tagged With: beratset Megi Aliu, fituse, Sulo Gozhina

Mirush Kabashi ,sot në Gjenevë

October 8, 2016 by dgreca

 

mirush_kabashi-600x380Mirush Kabashi ,sot në Gjenevë/

Monodrama “Apologjia e vërtetë e Sokratit”, një pjesë e autorit grek Kostas Varnalis, është më e njohura e aktorit të shquar shqiptar, Mirush Kabashi, që më datë 8 tetor do të jepet në Gjenevë. Monodrama do të luhet në gjuhën shqipe, por me përkthim frëngjisht. Kabashi, me këtë shfaqje ka qenë mysafir në shumë skena botërore dhe kudo e ka prezantuar me sukses teatrin shqiptar. Shfaqjen e mundëson komuniteti shqiptar i Gjenevës. Aktori i mirënjohur shqiptar Mirush Kabashi ka marrë pjesë në një mori dramash dhe filmash artistikë, një galeri ku “Apologjia e vërtetë e Sokratit” zë një vend kryesor. Me këtë monodramë ai ka fituar çmimin ndërkombëtar “Sfinksi i Artë” dhe madje në fund të njërës prej shfaqjeve të shumta të kësaj pjese dramatike ai u dekorua nga ishPresidenti i Republikës Bamir Topi, me titullin “Mjeshtër i Madh”. {SH.K}

Filed Under: Kulture Tagged With: Mirush kabashi, ne Gjeneve

“Humanisti Heshtur”, u shfaq në Producers Club Theater NY

September 29, 2016 by dgreca

BROADWAY NYC :Pas përfundimit të Javës së Filmit Shqiptarë në Nju Jork, në kuadër të ndarjes së çmimeve, vetë organizatorja dhe themeluesja e këtij festivali – producentja e njohur nga Kosova, në SHBA, Mrika Krasniqi, i ka dorzuar të dielën në mbrëmje në Producers Club Theater – protagonistitit të filmit dokumentar “Humanisti Heshtur” , filantropistit Nazar Mehmeti – çmimin “The best Documentar” – “Dokumentari më i mire”/
Nga Beqir SINA/
Një dokumentar 20 minuta (HD), ky , i cili i përket një seriali prej 8 dokumentarësh, të realizuar nga Merita Çoçoli, gazetare, aktore teatri, dhe prodhuese e dokumentareve, sidomos, ato,  për perlën e kësaj treve shqiptare, Prespën me njerëzit e mrekullueshem të saj – ata që janë edhe të suksesshëm, kurbetqarët, që me dekada janë derdhur nëpër rrugët e botës.
 Dokumentari “Humanisti Heshtur” shfaqur në Producers Club, njëra prej kinemave të vetme shqiptare, shumë afër me Broadway, e famshëm, të administratorit dhe pronarit të saj shqiptar Fredi Tollja, ishte me një pjesëmarrje simbolike, më tepër shoqërore, si një respekt dhe mirënjohje për “Humanistin e Heshtur” , siç e ka quajtur atë, autorja e këtij dokumentari  znj.Merita Çoçoli.
Në këtë shfaqje e cila u dha vetëm 3-4 rrugë, larg nga Broadway – dhe Times Square, u mblodhën disa miq dhe shok të ngushtë të Nazar Mehmetit, bile edhe nga ata që kishin udhëtuar së bashku me të, prej Dallasit, Ismet Smajli dhe Ylber Korça. Miku i ngushtë i tij, deputeti Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane, veprimtari i dalluar  Elmi Berisha dhe zyrtari nga Kosova Dr. Naim Dedushaj, kryytari Këshillit Kombëtar Shqiptarë, Haxhi Dauti- biznesmeni i suksesshëm nga Austria, Argëtim Hani, si dhe disa miq e shok të tjerë, bashkëvendas, të Nazar Mehmetit nga Waterbury.
Xhevat Limani, i cili është aktori i parë profesionist ndër shqiptarët e Maqedonisë me mbi tridhjetë vite pune në Teatrin shqiptar në Shkup, dramtug, dhe autor librash, mik i Nazar Mehmetit, moderojë shfaqjen e dokumentarit “Humanisti i Heshtur”.
Ai tha se Shqiptarët si popull – janë më tepër solist se sa korist., sidomos kur bëhet  fjalë për të dëshmuar genin e tyre dhe të ndriçojnë qiellin shpirtëror, ata reagojnë jashtë formave Institucionale. Pra si subjekte me vullnet individual përballë dukurive, fenomeneve dhe çështjeve sociale dhe ato kombëtare.
Kohërat, përmendi Limani,  gjithnjë kanë pasur heronjtë e tyre. Edhe, shekulli shqiptar natyrisht ka protagonistët e vetë., duke filluar që nga Pellasgu i madh deri tek Shën Tereza e Shqiptarëve.
Më tej, zoti Limani, duke u ndalur në dialektikën e botëkuptimit të sotem shqiptar, duke marrë parasysh fakte për male me punë, siç i quajti ai, veçojë ato që ka bërë, Nazar Mehmeti.
I cili , po simbas tij, mund të llogaritet kampion I humanizmit shqiptar në botë. Mbasi u shpreh Limani, edhe personalitetet në historinë  e një kombi, natyrishtë që vleresohen në bazë të veprave e jo deklaratave dhe “rrahjes së gjoksit dhe vetë-lavdërimeve”.
“Nazar Mehmeti, ka ndihmuar me kontributin e tij, tha Xhevat Limani, ndërtimin e shtëpiseë së Kulturës në Gerncar, ndërtimin e shkollës në Kranj. Ndërtimin dhe përkujdesjen e varrezave të vendlindjes. Ndërtimin e Teqes bektashiane në Kranje. Shkollimin e një numëri të madh të studenteve .
Ndihmat e mëdha për Luftën e UÇK -së, së bashku me komunitetin e Dallasit për luftën dhe Pavarësinë e Kosovës e të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Ndihmat e pakursyera për Luftën e shqiptarëve nën Maqedoni dhe me gjerë. Ndihmat e pandalura për themelimin dhe ndërtimin e Universitetit të Tetovës.
Ndihmat, e dhënë individeve dhe shoqatave për promovime librash, filmash dhe aktivitetet të ndryshme rreth mësimit të gjuhës shqipe, nëpër shkollat shqipe të SHBA-ve. Ndihma dhe mbështetje të shumta materiale për festivalet dhe takimete e ndryshme të personaliteteve të shtetit shqiptar, qeverisë së Kosovës, si dhe shumë prezentime të shqiptarëve nga Ilirida dhe vise tjera” tha Xhevat Limani duke shtuar se ndihmat dhe mbështetjet e Nazar Mehmetit, s’kanë të numëruar”.
Ai i kujtojë shikuesve se e bëri këtë përshkrim – ilustruar me atë çfarë ka bërë Nazar Mehmeti, sa për të përkujtuar sado pak portretin e tij human,  që natyrishtë simbas Limanit protreti i Nazar Mehmetit “do të jetë  trajtesë motivuese edhe për poetët, shkrimtarët, piktorët, dokumentaristët, filmbërësit dhe muziktarët”.
Më tej, Xhavat Limani, duke u nisur nga veprimtaria e tij e madhe i asaj pune, që ai prezatojë, tha se duhet t’i propozojmë dhe të mbështesim propozimin e Ish kryetarit të Senatit te Universitetit te Tetoves z. Milaim Fejziu që Nazarit, ti akordohet tituli : Doctor causas honoris(Doktor nderi I Universitetit te Tetoves).
Dhe, një nga salllat apo amfiteatrot për ligjerata të mbajë emrin Nazar Mehmeti, siç praktikohet nëpër Universitetet amerikane, kur donator të ndryshëm japin para, atëhere  auditorium të ndryshme mbajnë emrat e donatorëve.Ndërkohë në fund Xhevat Limani tha se “Presidencës së shtetit shqiptar duhet t’i propozojmë që veprimtarit të madh, marathonomakut të heshtur në fushën e humanizmit, ti jepet titulli “NDERI I KOMBIT”.
Ndërsa, gazeta jonë duke folur me autoren e këtij dokumentari online, Merita Çoçoli, ajo tha se është nga Korça, e martuar dhe jeton në Shkup, teksa punon në Televizionin MTV 2, si gazetare, por ka dy profesione aktore dhe producente.
“Unë e kam bërë filmin dokumentar me 8 seri me shqiptarët e Prespës, tregon ajo, teksa dokumentarin për Nazarin, e kam veçuar nga këto seri, mbasi ai është një projekt privat i imi. Në të cilin Televizioni i Maqedonisë më ka ndihmuar, vetëm me arkivin, dhe akoma nuk e ka shfaqur premierën, e sapo përfunduar.
Çoçoli, thotë se është e motivuar për këtë dokumentar ngaqë sipas saj figura e Nazarit , është madhore, ashtu si të paktën e ka njohur ajo.
Dokumentari i saj në se e shikon ka disa episode me shumë emocione, ku fotografia dhe ndenja e portretit në këtë film, janë shumë  të ndjeshme dhe të kapshme për shikuesin, dhe, jo vetëm për ata që kan dëgjuar, por mendojë se edhe për ata që e njofin mirë Nazar Mehmetin, në SHBA, duke e bërë atë edhe protagonistin e një filmi dokumentar si ky “Humanisti i Heshtur”, që  të  duket sikur ne jetojmë me Nazarin çdo ditë.
“Premjerën e shfaqa për herë të parë në amfitetarin e Durrësit në Shqiperi, e shikuan një numër i madh shikuesish, të cilët u çuditën që paska njerëz të tillë shumë human dhe shumë të thjesht, siç është edhe protreti i Nazar Mehmetit, në filmin dokumentar ‘Humanisti i Heshtur”.
Më tej nisë e sqaronë, se ajo nuk ishte nisur ti bëj një portret të vetëm Nazar Mehmetit, ngaqë sipas saj edhe historia nisë ndryshe………!
Dhe këtë e lidhë prej nga koha kur Shoqata e Shqiptarëve “Prespa” në Chikago, shpalli një konkurs, për skenar me temë “Prespa ndër shekuaj”, ku ajo konkurojë dhe thotë se e fitojë.
Si u realizua dokumentari “Humanisti Heshtur”:
“Më mori në telefonë dhe më pyeti se çfarë duhej për ti realizuar këto dokumentare. I paraqita një skenar teknik, për ditët e xhirimit në Prespë, gjatë të katër stinëve, pranverë, verë, vjeshtë, dhe dimër, në xhirimet në Amerikë , Tetovë e me rradhë. Ramë dakort për shpenzimet dhe akomodimin në Amerikë, si dhe kontaktet me njerëzit që duhet të intervistojmë. Bariun, njëkohësisht e kisha edhe konsulent të dokumentarit. Mu desh ndërkohë të studjoj për shpërnguljet e prespareve, arsimimin, traditat, si mbijetojnë ata që kanë mbetur. Kjo, punë zgjati një vit. Se pari caktova drejtorin e fotografisë që është Iber Deari, një kineast i ri , por shumë i talentuar. Nga përvoja ime në Televizionin e Maqedonisë, kisha kontakte të shumta me njerëzit që bëjnë film, montazh, grafike e tij dhe kjo më ndihmojë shumë”.
Ndërkaq, vazhdon të tregojë autorja e këtij dokumentari pasi mbarova xhirimet e para në Prespë, ku përveç njerëzve xhirova edhe liqenin, malet nga sipër nepërmjet një tjetër kamere me dron, udhëtuam për në Amerike, dhe xhiruam në Michigan, Chikago dhe se fundi në Texas, gati dy javë.
“Bariu, xhaxhai i Nazarit, ishte gjithmonë me ne , dhe kur në Chikago shkuam edhe tek dasma e vajzës se Nazarit për të xhiruar, aty si vazhdon tradita e dasmave të shqiptarëve në Amerike, aty zbulova Nazarin Mehmetin dhe gjeta mes atyr presparve edhe atë që unë e qujta “Humanisti i Heshtur”.
14424942_1230983256966592_1559852645505365296_o.jpg

14500587_1230983193633265_2584847654435395332_o.jpg

14468334_1230983180299933_2094359490468557377_o.jpg

14424854_1230983203633264_1686624132506374421_o.jpg

14379915_1230983036966614_3807346594361105869_o.jpg

14432958_10209216718427863_3561283649217615411_n.jpg

14449005_10209216722027953_6200848711122966396_n.jpg

14479623_10209216713907750_6129692151082217188_n.jpg

14500518_1230983186966599_5821629921728300506_o.jpg

14470559_10209216707387587_4533856890565905238_n.jpg

Filed Under: Featured, Kulture Tagged With: “Humanisti Heshtur”, Fatmir Mediu, Nazar Mehmeti, Prducers Club

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 220
  • 221
  • 222
  • 223
  • 224
  • …
  • 544
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • QERIM VRIONI DHE FOTOGRAFËT QË SHKRUAN HISTORINË
  • Çamëria, kur e vërteta kërkon shkrim, përgjegjës dhe afat!
  • Dhurata, buzëqeshje dhe urime në shkollën shqipe “Skenderbej”
  • ROLI I PRESIDENTES OSMANI NË RIKTHIMIN E BESIMIT DHE BASHKËPUNIMIT TË KOSOVËS ME SHBA-NË DHE BE-NË
  • WHEN KOSOVA WORKS, AMERICA SPEAKS
  • Shkolla shqipe “Gjergj Fishta” – Long Island, New York festoi festat e fundvitit
  • Fotografia e Gjon Milit dhe CHARTRES CATHEDRAL -Një monument i entuziazmit Kristian
  • Lamtumirë legjenda jonë e mikrofonit në gazetarinë sportive Ismet Bellova!
  • Politika e mençur…
  • VEPËR NGA MË TË PASURAT E MË NJERËZORET NË MENDIMIN KRITIK
  • KOZMOPOLITIZËM
  • “Kur shpirti kthehet në gërmadhë lufte”
  • VATRA TELEGRAM URIMI AKADEMIKES JUSTINA SHIROKA PULA ME RASTIN E ZGJEDHJES KRYETARE E AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
  • Suzana Shkreli: “We can make history by electing Michigan’s first Albanian Secretary of State”
  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT