• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Prizren-DokuFest përfundon nesër

August 12, 2016 by dgreca

1 Doku 2

-Nga Kalaja e Prizrenit shikohet perëndimi i diellit nën tingujt e iso-polifonisë shqiptare, nga Grupi Jonianët/

-Atraksion edhe Muzeu i Korrupsionit, me shumë vizitorë/

PRIZREN, 12 Gusht 2016-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Në Prizren, Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër dhe Dokumentar, DokuFest, edicioni i 15-të jubilar, i hapur solemnisht në 5 gusht, përmbyllet nesër me shpalljen e filmave më të mirë – ndarje çmimesh. “Gjithëçka ka shkuar shumë mirë dhe ka pasur një interesim të shtuar nga publiku”, thanë sot organizatorët në një konferencë shtypi.

Në DokuFest 2016, festivalin e hapur me ceremoninë e zhvilluar në kinemanë mbi lumin Lumëbardh, sipas orgnizatorëve, shfaqen 238 filma nga 57 shtete të botës, që janë përzgjedhur nga një numër rekord -mbi 5 mijë aplikime.

Edhe drejt përfundimit, aktivitet e shumta të festivalit po vazhdojnë. “Në Sunset Stage, nga Kalaja e Prizrenit do të mund të shikoni perëndimin e diellit nën tingujt e iso-polifonisë shqiptare, nga Grupi Jonianët, teksa DokuNights do të ndërrojë ritmin për më shumë underground techno sonte”, bënë të ditur organizatorët, ndërkohë që edhe Muzeu i Korrupsionit është një atraksion për vizitorët e shumtë.

Shumica e vizitorëve të Muzeut të Korrupsionit, i vendosur në kej të Lumbardhit, në qendër të Prizrenit, nuk kanë ide se çfarë do i pret brenda. Ata i presin Lumi (aktori në filmin e nominuar për Oskar “Shok”) dhe Onati, një aktor tjetër, të cilët janë udhërrëfyesit e muzeut të improvizuar.

Këta dy ciceronë të rinj e shpjegojnë secilin artifakt dhe copëz të mbetur nga “koha kur kishte korrupsion në shoqërinë tonë”. Diploma e falsifikuar me vulë të filxhanit të kafes, dollapi i stërmbushur me dojse të gjykatave, fotografi të atyre që e luftuan korrupsionin, janë këto vetëm disa prej shumë detajeve të paraqitura në këtë “muze”, për vizitorët. Këto gjësende janë të vendosura me qëllim që të krijohet iluzioni i “ecjes në një kohë kur korrupsioni mbretëronte në shoqërinë tonë”.

“Ishte interesant sepse ne jetojmë mu në këtë kohë, kur korrupsioni po na vështirëson jetën të gjithëve. Por ishte një përvojë që më shtyu të përfytyroj se si do të dukej periudha kur nuk do të kishte korrupsion – dhe për pak minuta, u ndjeva më mirë”, citoht një vizitor në një njoftim dërguar sot nga UNDP.

“Ideja e krijimit të nje situate imagjinare dhe satirike si muzeu, është që të nxisim reagime nga qytetarët, që ata të kërkojnë llogaridhënie nga udhëheqësit e tyre, që të luftojnë këtë problem që po na e vështirëson jetën tonë çdo ditë e më shumë. Pse jo, edhe të krijojmë një situatë ku njëmend korrupsioni është pjesë e së kaluares tonë”, shprehet Vigan Hoxha, nga UNDP, një nga krijuesit e konceptit të muzeut.

Muzeu i Korrupsionit do të jetë i hapur deri më 13 gusht dhe është pjesë e bashkëpunimit të Projektit Anti-Korrupsion të UNDP-së dhe DokuFest-it.

Projekti Anti-Korrupsion i UNDP-së (SAEK) mbështetet nga Zyra Zvicerrane për Bashkëpunim (SDC) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA).

Organizatorët e DokuFest në Prizren kanë deklaruar se, “korrupsioni është tema qendrore e festivalit të këtij viti, konteksti social lokal dhe global si dhe pasojat e tij, të cilat do të theksohen dhe eksplorohen përmes një numri të eventeve, përfshirë panele, diskutime me filmëbërës dhe eskpertë të ftuar ndërkombëtarë dhe lokalë, punëtori dhe në një konferencë të teknologjisë”.

Verën e kaluar, në DokuFest 2015, në qendër ishte tema e migrimit.

DokuFest e nisi udhën e tij në vitin 2002, me shfaqjen e një numri të madh filmash dhe me pjesëmarrjen e një publiku të gjerë, artistësh nga rajoni dhe bota, duke e shndërruar qytetin historik të Prizrenit, më të madhin jugor të Kosovës pranë kufirit me Shqipërinë, edhe në një kryeqytet filmi çdo verë.

Filed Under: Kulture Tagged With: Behlul Jashari, përfundon nesër, Prizren-DokuFest

Ismail Kadare në gjendje të mirë shëndetësore pas operacionit

August 11, 2016 by dgreca

Spitali Amerikan në Tiranë ka njoftuar se operacioni i shkrimtarit Ismail Kadaresë tashmë ka përfunduar me sukses.” Njoftojme se operacioni perfundoi me sukses dhe Z. Kadare eshte ne gjendje te mire post operatore nen observimin e mjekeve”, thuhet në njoftimin e këtij institucioni shëndetësor.

Ndërkaq, të mërkurën është bërë me dije se Ismail Kadare pas një përkeqësimi në shëndet është shtruar në këtë spital për trajtim mjekësor.

Gjeni i Letrave, Z. Ismail Kadare!

Ju urojme sherim te shpejte!

Njoftojme se operacioni perfundoi me sukses dhe Z. Kadare eshte ne gjendje te mire post operatore nen observimin e mjekeve

Filed Under: Kulture Tagged With: gjendje e mire, Ismail Kadare, shendetsore

Dua Lipa, nga Prishtina në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë

August 11, 2016 by dgreca

 

 

 

2 LipaDua Lipa ka performuar shkëlqyshëm në dy Kryeqytet shqiptare, në Prishtinë dhe Tiranë.Mbrëmjen e së Martës me 10 Gusht Dua performoi në parkun e Gërmisë,ku është mbajtur koncerti I parë I DUA LIPA në Prishtinë, ajo u rikthye pas katër vitesh për t’I sjellë Prishtinës njërin ndër koncertet më të mëdha që kemi pasur deri më sot.Dua Lipa ka kënduar këngët e albumit të saj të ri i cili do të lansohet në shkurt të vitit 2017, performanca e saj ka zgjatur më shumë se një orë.Gjithsesi e vecanta e këtij koncerti ishte surpriza që Dua I bëri babait të saj Dukagjin Lipa anëtar I grupit ODA, duke e kënduar këngën legjendare të këtij bendi “Beso në diell”. Ajo e ftoi per t’iu bashkangjitur në skenë duke sjellë emocione të vecanta si në skenë ashtu edhe tek I gjithë publiku.Performanca e Duas ka përfunduar me hitin e saj aktual “Hotter Than Hell”.Koncerti ka nisur në orën 19:30 me Dj Gamble, më pas Lyrical Son dhe Mc Kresha.Në koncert ishin të pranishëm 20,000 qytetarë nga e gjithë Kosova duke arritur kështu limitin e biletave të parapra për koncert.Policina e Kosovës ka dhënë kontribut të vecantë për pjesën e sigurisë së koncertit.

Në sheshin “Nënë Tereza”/

dua-lipaTIRANË, 10 Gusht/ ATSH/  -Këngëtarja e njohur me origjinë kosovare, Dua Lipa, këndoi te merkuren ne mbremje në një koncert të hapur për publikun në sheshin “Nënë Tereza”, në kryeqytet.

Në nje atmosfere elektrizuese mijera fansa kane pritur kengetaren qe ka thyer rekoredet me albumet e shitura ne te gjithe boten.

Skena e ngritur nga Bashkia e Tiranës, eshte ndezur nga performanca e këngëtares me famë ndërkombëtare, Dua Lipa.

14011817_10211049061009286_1842966845_nKëngëtarja Dua Lipa zhvilloi dje një koncert në Prishtinë, qytetin e saj të lindjes, ku kishte mbi 20 mijë spektatorë. Të ardhurat prej këtij koncerti shkuan për bamirësi për fondacionin “Sunny Hill”.

Këngëtarja e ka përfshirë Shqipërinë përgjatë turit që ajo zhvillon në të njëjtën kohë në disa vende të Ballkanit. E rritur duke dëgjuar këngët e babait të saj, këngëtarit kosovar të “Rock”-ut, Dukagjin Lipa, ajo gjithmonë ka ushqyer një dashurinë të veçantë për Shqipërinë dhe shqiptarët, duke e theksuar dukshëm origjinën e saj.

13957008_10211049060889283_620647544_nTashmë ajo renditet ndër artistet më me zë në mbarë botën. “Be the one” dhe kënga tjetër “Last Dance” janë bërë hite botërore tashmë të këngëtares Lipa, ndërkohë që “Hotter Than Hell” momentalisht gjendet në top-listat angleze.

Filed Under: Kulture Tagged With: DUA LIPA, ne Tirane, nga Prishtina

Dua Lipa dhe babai i saj këndojnë shqip

August 10, 2016 by dgreca

Një mbrëmje për tu mos harruar. Kështu është shprehur këngëtarja me famë botërore, shqiptarja Dua Lipa, e cila ka përjetuar një moment të veçantë gjatë koncertit të së martës në Prishtinë.

Për herë të parë, 21 vjeçarja ka dhënë një koncertin në vendlindje. Publiku ishte elktrizues, dhe i ka dhurar Duas, momente të paharrueshme. Ky koncert është për qëllime humanitare. 21-vjeçarja ka kënduar në skenë bashkë me babanë e saj, Dukagjin Lipën. Dua nisi të këndonte këngën “Beso në diell” të grupit rok kosovar, ‘Oda’, ku babai i saj Dukagjin Lipa ka qenë vokalist. Teksa këndonte, ajo u kthye nga babai që qëndronte në prapaskenë duke i lënë të kuptonte se duhej të shkonte pranë saj.

Publiku i Prishtinës, që gjatë gjithë mbrëmjes brohoriste ‘Dua, Dua’, sapo pa Dukagjin Lipën t’i bashkohej të bijës në skenë nisi të thërriste njëzëri ‘Duka, Duka’.

Dua në Instagram shkruan këto fjalë të ndjera

‘Yje deri sa të të zërë syri. Duke kënduar këngën e tim ati, i kërkova të ngjitej në skenë me mua! Një mbrëmje me të vërtetë e paharrueshme! Një nga ato që nuk harrohen për tërë jetën! Të dua, Dukagjin Lipa, faleminderit për gjithçka bën! Beso në diell’, kështu e ka përshkruar Dua Lipa këtë moment të koncertit në Parkun e Gërmisë.

Filed Under: Kulture Tagged With: dhe i ati, DUA LIPA, kendojne shqip

Dua Lipa merr Medaljen Presidenciale të Meritave

August 9, 2016 by dgreca

PRISHTINË, 9 Gusht 2016/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret neser në takim këngëtaren Dua Lipa.

“Për kontributin e saj në fushën e kulturës, këngëtarja Lipa do të nderohet nga presidenti Thaçi me Medaljen Presidenciale të Meritave”, thekson njoftimi i dërguar sonte.

Dua Lipa pas 4 vitesh është kthyer në Kosovë për të mbajtur koncertin e saj humantar në Parkun e Germisë sot në Prishtinë.

Të gjitha të hyrat e biletave do të shkojnë për Sunny Hill Foundation, fondacionin e themeluar nga ajo per të ndihmuar të rinjtë e Prishtinës dhe Kosovës veçanërisht në art dhe kulturë./b.j/

Filed Under: Kulture Tagged With: DUA LIPA, merr Medaljen, Presidenciale të Meritave

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 225
  • 226
  • 227
  • 228
  • 229
  • …
  • 544
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • QERIM VRIONI DHE FOTOGRAFËT QË SHKRUAN HISTORINË
  • Çamëria, kur e vërteta kërkon shkrim, përgjegjës dhe afat!
  • Dhurata, buzëqeshje dhe urime në shkollën shqipe “Skenderbej”
  • ROLI I PRESIDENTES OSMANI NË RIKTHIMIN E BESIMIT DHE BASHKËPUNIMIT TË KOSOVËS ME SHBA-NË DHE BE-NË
  • WHEN KOSOVA WORKS, AMERICA SPEAKS
  • Shkolla shqipe “Gjergj Fishta” – Long Island, New York festoi festat e fundvitit
  • Fotografia e Gjon Milit dhe CHARTRES CATHEDRAL -Një monument i entuziazmit Kristian
  • Lamtumirë legjenda jonë e mikrofonit në gazetarinë sportive Ismet Bellova!
  • Politika e mençur…
  • VEPËR NGA MË TË PASURAT E MË NJERËZORET NË MENDIMIN KRITIK
  • KOZMOPOLITIZËM
  • “Kur shpirti kthehet në gërmadhë lufte”
  • VATRA TELEGRAM URIMI AKADEMIKES JUSTINA SHIROKA PULA ME RASTIN E ZGJEDHJES KRYETARE E AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
  • Suzana Shkreli: “We can make history by electing Michigan’s first Albanian Secretary of State”
  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT