• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KOLORITË I PASUR I MUZIKËS FOLKLORIKE, VESHJES DHE RITEVE TË TRADITËS SONË

May 4, 2016 by dgreca

SONTE PËRMBYLLETICIONI I 27 I FESTIVALIT “HASI JEHON 2016″/
Në hapje të programeve të natës së dytë të Festivalit “Hasi jehon”  të pranishmit në sallën e mbushur të shtëpisë së kulturës në Gjonaj, i përshëndeti  deputetja shqiptare e Parlamentit të Kroacisë Ermina Lekaj Prljaskaj, e cila i falenderoi hasjanët për votën që ia dhanë që ajo të jetë pjesë e Parlamentit të Kroacisë, ndërsa iu premtoi mbështetje për problemet e mërgimtarëve në këtë shtet. “Erdha këtu të ju mbështes dhe të ju falenderoj për besimin që ma dhatë të jem në Parlamentin e Kroacisë si Deputetja e parë shqiptare. Së pari e përgëzoj ShKA “Malësori” që po e organizon këtë festival për ruajtjen e traditës shqiptare. Si deputete në Parlamnentin kroat i kam dyert e hapura për të gjithë gurbetçarët tanë, kështu që ju lus pa hezitim ti adresoni problemet që i keni dhe ju premtoj që do të jem zëri juaj në Parlamentin kroat. Nuk do ta harrojmë as Kosovën dhe as Hasin dhe si diasporë do të punojmë për Kosovën dhe për Hasin kështu që do ta keni mbështetjen tonë gjithmonë”, iu tha hasjanëve deputetja Eremina Laskaj Prljaskaj.
Kompozitori Sami Piraj, anëtar i juirsë, në edicionin e 27-të të Festivalit “Hasi jehon” thotë se  Festivali “Hasi jehon” tashmë ka një traditë të gjatë të kultivimit të zhanrit të kësaj natyre të folklorit. Vlerat që prezantohen këtu janë autentike, ato që janë ruajtur brez pas brezi. Konsideroj që “Hasi jehon” është një nga festivalet që i ngjason  festivalit të folklorit në Gjirokastër, por natyrisht  në një format pak më të vogël. Pavarësisht nga kjo konsideroj se prezenca e madhe e Ansambleve jo vetëm nga Kosova  por edhe nga Shqipëria nga Maqedonia, dhe nga trevat shqiptare të Malit të zi e bëjnë që festivali “Hasi jehon” të jetë gjithkombëtarë. Prezenca e  Ansambleve që kultivojnë traditën e kësaj natyre  të folklorit e bënë që festivali “Hasi jehon” të ketë primtain e festivaleve jashtëzakonisht të qëlluara dhe të cilat tashmë kanë krijuar traditën e kultivimit të kësaj natyre të muzikës. Nuk është vetëm muzika që prezentohet, janë edhe veshjet karakteristike të Hasit, veshjet karakteristike të të gjitha trevave, ritet etj. Është një festival që ka një kredibilitet  të vlerave të folklorit të muzikës të gjithë asaj që  e bënë jashtëzakonisht të bukur këtë natyrë të festivalit” tha Piraj. Ai më tej thotë se folklori burimor gjithnjë e më të vështirë e ka mbijetesën. “Unë konisderoj që trysnia e jashtëzakonshme mbi fokllorin  është duke  ndodh me dekada, përmes formave të ndryshme të prezencës së antivlerës në muzikën tonë, të imitiumeve të ndryshme dhe kjo në një mënyrë sinqerisht e rrezikon traditën tonë të lashtë. Në këtë trysni konsideroj që në këtë drejtim foklori e ka vështirë të mbijetojë por falë këtyre festivaleve dhe njerëzve entuaziastë që ende e kultivojnë mendojë që kemi arrit dhe po vazhdojmë ta ruajmë. I pyetur për festivalet që organizohen në Kosovë, Piraj thotë se është një mendim që vëtetë ka festivale gati në secilën komunë por konsideroj se ka edhe heterogjenitet në kultivimin e vlerave por e bukura është se secila mëton të organizoj një festival me forcat e veta dhe  e mira e së mirës është se të gjitha janë në shërbim të vlerave, dikush pak më shumë e dikush më pak, por esernca mbetet që të kultivohen vlerat e traditës sonë të muzikës dhe veshjeve tradicionale”
Mysafirrë të natës së dytë të festivalit “Hasi jehon”, ishin nxënësit e shkollës së baletit “Allegri” të cilët u paraqitën me një program shumë simpatikë, prandaj edhe morrën duartrokitje të gjatë të të pranishmëve.
ShKA “Katarina Josipi” nga Zymi e hapi natën e dytë të Festivalit Hasi jehon. Në konkurencën për çmimet e festivalit. “Halla Gergoce”, “Njoftimi në krua” dhe vallja tradicionale e vajzave, grave dhe burrave të trevës së Hasit ishin programi i paraqitur nga kjo shoqëri kulturore artistike.
Qendra Kulturore “Kamza” nga Kamza e Shqipërisë, u paraqit me vallen tropojane, vallen dyshe, vallen devollicë. Anëtarët e Qendrës Kulturoe nga Kamza u parqqitën edhe ke këngën e Mahmut Dacit të cilën e këndoi Osman Hasa, Këngën e Qanakalsë të cilën e këndoi Gjin Pepkolaj dhe këngën “MOlla e kuqe” që e kënduar Refjan Maksuti dhe Mira Qatipi.
 ShKA “Jonuz Ramadani” nga Smira e Vitisë u paraqitë me një valle instrumentale, me vallen nga treva e Karadakut dhe me këngët: “Një Yll i mëngjesit” e këndoi  dueti Haziri Ibishi, këngën “Pyet Kosova” e kënduan motrat Ismaili dhe këngën “Diell e hanë shndërrit këtë dhe” që e këndoi Elbasan Idrizi.
 Ansambli “Drenica” u paraqit me ritin “LIndja e djalit”, me “NInullën”, Vallen e Malësisë dhe me këngët “Maje krahu, zakon burri e ka pas” dhe këngën “Erdha nga Tirana” të cilën e kënduan , Bajram Jakupi, Naim Buzhala, Haki Buzhala dhe Isa Veliu.
 ShKA “Dëshmorët e kombit” nga Obiliqi, u paraqitën me vallen e Librazhdit, vallen me motive të Peshkopisë, dhe këngët: kushtuar Besim Ndrecës, kënduar nga Ilmi Gashi dhe Nijazi Durmishi dhe këngën Kosova dardane kënduar nga Besim Haliti.
 ShKA “Bajram Curri” nga Krusha e madhe u paraqitë me vallen orkestrale, vallen festive dhe këngët: “Moj Shqipëri”, kënduar nga Blerim Shala dhe “Vendit tim” kënduar nga Vlora Duraku
 Ansambli Kulturor Artisrik “Bajram Curri” nga Prishtina, u paraqitë me vallen suitë kosovare, vallen e PËrdrinit dhe këngët: Malli i gurbetçarit, kënduar nga Gentrit Sfishta dhe “Jam Kosova” kënduar nga Avdyl Babatinca
 Juria e Festivalit “Hasi Jehon” Sami Piraj, Hysen Dida dhe Shaqir Hasi, pas përmbylljes së natës së tretë nga ShKA “Malësori” që paraqitet jashtë konkurencës për shpërblime do të vendos për ndarjen e çmimeve tradicionale. Krahas tri shoqërive që vlerësohen me çmimet tradicionale: Malësori, Malësorja, Lahuta janë edhe çmimet individuale që i marrin këngëtarët, valltarët, ritet etj.

Filed Under: Kronike, Kulture Tagged With: Hasi jehon 2016, Kolori i muzikes folklorike, perfundon sonte

EDMOND NIKOLLA, MES DIASPORES SHQIPTARE TE EUROPES DHE AMERIKES

May 4, 2016 by dgreca

Portreti i këngëtarit, instrumentistit me karrierë të pasur artistike, Shqiperi dhe Europë, tani në SHBA/

Nga Beqir Sina/

NEW YORK : Këngëtari i mirënjohur – dhe një prej atyre më të adhuruarit në komunitetin shqiptarë, në Amerikë, Edomond Nikolla, nga Lezha, shtroi para vetes një detyrë me të vërtetë madhështore: ai vendosi të vijë e të këndojë për shqiptarët e Amerikës, mbas një suksesi të madh në Shqipëri, ku ai lindi këngëtar, dhe një veprimtarie 15 vjeçare në Zvicër(Europë).

Mirëpo, tashmë, që prej dy vitesh, ai udhëton pa u lodhur, duke u bërë pjesë e komunitetit të artistëve shqiptarë në SHBA: pjesë e aktiviteteve, koncerteve dhe mbrëmjeve muzikore, dasmave dhe gazemendeve të tjera, familjare, së bashku me këngëtarët dhe muzikanët e eletitës në diasporë, të cilët dallohen në këtë komunitetet dhe i kanë shërbyr këtij komuniteti me dekada.

Mirëpo, tashmë, që prej dy vitesh, ai udhëton pa u lodhur, duke u bërë pjesë e komunitetit të artistëve shqiptarë në SHBA: pjesë e aktiviteteve, koncerteve dhe mbrëmjeve muzikore, dasmave dhe gazemendeve të tjera, familjare, së bashku me këngëtarët dhe muzikanët e eletitës në diasporë, të cilët dallohen në këtë komunitetet dhe i kanë shërbyr këtij komuniteti me dekada.
Ai, megjithëse, ka një periudhë prej 2 vitesh në komunitetin shqiptarë, në SHBA, deri më sot ka realizuar shumë evenimente të ndryshme mbrëmje festive, ceremoni private dhe koncerte, duke kënduar për shqiptarët e Amerikës, dhe u bërë kështu nga më të kërkuarit, në mesin e këngëtarve të komunitetit.
“Dashamirësit e muzikës janë ata që më japin energji dhe nxitje për karrierën time muzikore, edhe më mbushin me jetë, duke më shtuar gëzimin e tim. Vërtet ne shqiptarët, jemi vatër talentësh, po përmendi se ne në Shqipëri, Kosovë, e viset shqiptare, e diasporë, kemi shumë këngëtar dhe muzikant të sukseshëm, që këtu në diasporë,(SHBA) më duket se kemi gjetur forcë, mençuri dhe shpirt racional, tipik me traditë të njohur në trojet, tona, aty ku lindë dhe kultivohet me shekuj – muzika dhe kënga jonë e pastër shqiptare. Edhe, unë ashtu si në Shqipëri, e më pas me shqiptarët e Zvicres, tani në Amerikë, po mundohem të sjellë risi në muzikën e bukur dhe të dashur shqiptare, pra muzikën popullore dhe folklorike, që pëlqehet sidomos kaq shumë edhe nga shqiptarët e Amerikës, e diasporës shqiptare kudo”- ka thënë ndër të tjera këngëtari nga Lezha në Amerikë, Edomond Nikolla .
Ai është lindur në Lezhë, dhe, ka studiuar në violinë në liceun “Prenk Jakova” ne Shkodër. Më pas Edmondi, ka vazhduar studimet për fizarmonikë në liceun”Jordan Misja” në Tiranë.
 Edmondi, vjen nga një familje muzikantësh, pasi babai i tij, i ndjeri Mark Nikolla “Artist Popullor, i skenës” ka qenë dhe do mbetet instrumentist dhe këngëtar i mirënjohur i koncerteve dhe festivaleve folklorike, brenda e jashtë vendit.
Që nga mosha 6-vjeçare, ai ndoqi pasionin dhe dëshirën e madhe të babit, me muzikën. Profesioni i tij aktual, është muzikant dhe këngëtar në komunitetin shqiptarë.
Edmond Nikolla, është një emër i ri – në eltitën e këngëtarve të komunitetit shqiptarë në Amerikë, por, jo i tillë në muzikë. Fryma, që ai përcjell me këngët e tij, dhe mënyra se si ai prezantohet tek shqiptarët e Amerikës, janë kënaqësia që i ka sjell publikut, këtu, duke e bërë, atë, tashmë të jet nga ata më të kërkuarit,e komunitetit shqiptarë të Amerikës.
Aty, ku ai tashmë, po preformon me këngët e tij, në koncerte festive, veprimtari e gëzime familjare, por, edhe në aktivitetet e Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës, ku ai këndon për të, dhe është pjesë me Grupin e Rozafatit , tregon se ai ka lindur këngëtar, e ka muzikën në gjak, dhe, se e do muzikën ashtu si e do edhe jetën e tij.
Nga mënyra se si ai flet kur takohesh me Edmondin, mëson nga thejshtësia e çiltërsia e tij, prej një këngëtari, të lindur, se muzika, është gjithçka për të, siç është gjithëçka për jetën e një këngëtari, e cila fillon prej nga profesioni, familja dhe gjithëçka, që sillet për rreth tij.
“Kënga, ka lindur bashkë me mua, pasi vijë nga një familje muzikanësh,” ka thënë ai në një intervistë, teksa prezantonte vetveten. Babai im, shtonë ai, Mark Nikolla, “Artisti popullor i skenës”, ka qenë dhe do të mebetet istrumentistë dhe këngëtar i mirënjohur i koncerteve dhe festivaleve brenda dhe jashtë Shqipërisë.
“Edhe, unë, që nga mosha 6 vjeçare, ndoqa pasionin tim dhe dhe dëshirën e babait tim( i cili nuk jeton më), muzikën”. Pas mbarimit të Liceut Artistik “Jordan Misja” në Tiranë, tregonë Edmond Nikolla, mora pjesë në koncerte të ndryshme në RTSH, në Stamboll, me Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore në Tirane, Itali, Gjermani,Kosovë ,Mal të Zi, Maqedoni, si dhe në shumë evenimente të ndryshme në qytetin e lindjes, Lezhë.
Ndërkohë, simbas tij në datën 3 shkurt të këtij, viti, ai ka realizuar Koncertin Recital me një sukses të jashtëzakonshëm në Pallatin e Kulturës “Ded Ndue Lazri” Lezhë.
Performanca artistike prej 15 vitesh në Zvicër, deri në SHBA.
“Por, tani jam shumë i kënaqur, që po preformojë live këtu në Shtetet e Bashkuara, New York, New Jersey dhe Connecticut, Arizona,Florida,Houston etj, për komunitetin e mrekulleshem shqiptar, si muzkant dhe këngëtar” na thotë këngëtari Edmond Nikolla.
 “Familja ime përbëhet nga nëna, dhe 2 vëllezër që, jetojnë në SHBA, nusen dhe 2 djem që me japin jete.
Tek fëmijët e mi, unë gjej kuptimin e gjithçkaje” ka thënë këngëtari Edmond Nikolla.
Pas shumë aktivitetesh të pasura artistitik dhe kulturore, në mesin e shqiptarëve të Zvicrës, Italisë, Gjermanisë, Kosovës, Mali i zi, Maqedoni, Edmond Nikolla nga Europa, erdhi ne Amerikë, ku ai ka pas shumë sukses.
Këtu në SHBA. ai ka bashkëpunuar me shumë këngëtar dhe muzikant në mënyrë mjaft aktive, duke marrë pjesë në mbrëmje festive koncerte, dhe dasama e gazmende, të cilat janë bërë një gëzim më shumë, për komunitetin shqiptarë, por edhe për gëzimet familjare.
Ç’ka, do të dukej, në vështrim të parë, se çdo gjë shkon mbarë e mirë në jetën e tij dhe se ai është një Artist mëse i suksesshëm dhe i preferuar nga publiku.
“Që, kur nisa të këndojë, në Shqipëri, tha ai, dhe vendi im doli nga ai izolimi totalitar, që e kishte mbajtur regjimi komunist, Shqipërinë, për afro gjysmë shekulli , ëndërroja të këndoja dhe të bëja muzikë, në këtë vend të madh, të lirë dhe demokratik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të këndoja për komunitetin shqiptarë në SHBA” -thotë këngëtari i mirënjohur Edmond Nikolla.
Këngëtari, lezhian Edmon Nikolla, ka kontribuar disa herë në komunitetin katolik, të cilit ai i përket, si besimtar, aq sa Famullitari i Kishës Katolike Shqiptare, në Amerikë, Dom Pjetër Popaj, e vlerëson mjaft lart talentin, dhe kontributin e tij, sidomos në aktivitetet e tij, aktivitetet kulturore e artistike të kësaj Kishe.
Tashmë, që prej 2 vjetësh, këngëtari dhe instrumentisti Edmond Nikolla, merr pjesë pothuajse në çdo mbrëmje festive, veprimtari të komunitetit, me grupe e tjera të këngëve dhe valleve, paraprakisht, është “futur” në listën e këngëtarve dhe muzikanëve më të preferuar dhe më të kërkuar, të komunitetit shqiptarë të Amerikës.
Ndërsa, pritja që i bëhet atij, tani është gjithmonë shumë e ngrohtë!
Edmond Nikolla, është mëse i bindur se këtu në Amerikë, komuniteti shqiptarë me festimin e shënimin e disa nga ngjarjet më të rëndësishme, më të spikatura, të cilat janë më mbresëlënëse në jetën kulturore të Shqiptarëve të Amerikës, por edhe të tij, pikërishtë, tani që ai është bërë pjesë e këtij komuniteti “pritja, që i bëhet atij është gjithmonë shumë e ngrohtë dhe shumë më e dashur !
” “Pas, preformimeve të mija të para, para shqiptarërve të Amerikës, thotë Edmondi, nuk e dija, nëse do të pritesha edhe në shfaqjet e tjera, po aq ngrohtë sa dhe të parat, nëse do të kisha kaq shumë duartroktije, po të tilla të bujshme nga ana e publikut dhe sallat e lokalet, që do të ishin të mbushura plot e përplot.
Por, kam parë se lokalet , po vazhdojnë të jenë të mbushura, dhe, si i themi ne shqiptarët “s’ke ku të hedhësh kokrrën e mollës”.
“Mbasi, sipas meje komuniteti shqiptarë, thotë ai, është i mrekullueshëm, dhe shumë artëdashës, me kulturë dhe me entuziazëm, i cili di të vlersojë dhe të çmojë muzikën, i përmalluar dhe i dashur për këngën, vallen dhe muzikën shqiptare”, na tha Edmond Nikolla.
Duke, shtuar se falë këngëtarve dhe muzikanëve të dalluar të komunitetit, nga ata të mëparshëm në Amerikë., edhe unë, tani, tha Nikolla, duke iu bashkur këtij komuniteti artistësh shqiptarë, po përpiqem, që të gjithë së bashku, të bëjmë sa më madhështore, sa më të gëzueshme, çdo veprimtari, apo mbrëmje festive ,dhe mbrëmje familjare, dhe të shkojmë atje ku kemi adhuruesit tanë, dhe falë këtij komunitetit tonë, i cili është vazhdimisht në rritje, dhe na pret ngrohtësisht.

Filed Under: Komunitet, Kulture Tagged With: Beqir Sina, Edmond Nikolla, portret kengetari

Tirane-Maratona “Vallëzim non-stop” sjell atmosferë festive në Parkun Rinia

May 1, 2016 by dgreca

TIRANE, 30 Prill/-  Parku Rinia për herë të parë po shndërrohet në një skenë vallëzimi, ku kërcimtarë të 16 shkollave dhe studiove të ndryshme të kërcimit kanë nisur performancat e tyre që në orët e para të mëngjesit.
E konceptuar si një një ditë ndryshe, të pasur me tinguj muzike, maratona e vallezimit në Park ka nisur që në orët e para të mëngjesit, si një mënyrë më shumë për të nxitur qytetarët, sidomos fëmijët dhe të rinjtë, për jetë aktive dhe aktivitete rekreative në natyrë.
 Profesionistë, amatorë, të pasionuar, të gjithë nen të njëjtën moto: “Vallëzim non-stop”, janë të pranishëm për të shijuar atmosferen festive në park.
Nën kujdesin e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Promovimit të Qytetit, deri në mesnatë valltarë nga 16 shkolla dhe studio danc pa pushim arjan sukniqi (3)kërcimi, koreografë dhe balerinë profesionistë, do të përpiqen të përfshijnë sa më shumë njerëz në botën e tyre; duke qenë se kërcimi është jo vetëm talent, impuls natyral dhe përçues, por edhe një aktivitet sportiv.
Aktiviteti zhvillohet në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Kërcimit. Po ashtu, nuk  mungojnë artistët e ftuar dhe surprizat që përmban një festë e vërtetë. Qytetarët e pranishëm po shijojnë artin e vallëzimit dhe atmosferen festive të krijuar në Parkun Rinia.ATSH/

Filed Under: Kulture Tagged With: non stop, Parku Rinia, Vallzimi

Shqiperi-Monumentet e kulturës, turizmi i kohëve moderne

April 29, 2016 by dgreca

Jemi në pragsezonin e turizmit veror dhe kjo stinë krijon mundësi lëvizje dhe pushimi në vendet më të preferuara bregdetare, natyrore apo turistike te monumenteve të kulturës dhe historisë. Turizmi historik është një turizëm në kërkim për ne dhe mund të quhet si turizëm elitar që në botën e zhvilluar është shumë fitimprurës për ekonominë.

Me miliona vizitorë të objekteve të lashtësisë i gjen nëpër botë duke vizituar themele rrënojash të vjetra dhe monumente të mbetura në këmbë që nga kohët e lashta. Shqipëria cilësohet si një ndër vendet më të lashta në Ballkan, një vend me histori aktive. Mund të përmendim disa qytete shqiptare me vlera të herëshme historike dhe që sot kanë një vlerë të shtuar në turizmin tonë.

Në qoftë se do të nisim nga jugu i vendit, përmendim Butrintin, me emrin e lashtë Buthrotum, që shtrihet rreth 18 km në jug të Sarandës. Pranë tij ndodhet edhe liqeni me ujë të kripur me të njëjtin emër. Është një nga sitet më interesante arkeologjike në Shqipëri, ku vlera të veçanta ka teatri me forme gjysmë-rrethi. Po ashtu, me vlerë janë edhe mbetjet strukturore nga ndërtimet e lashta. Është destinacioni më i vizitueshëm përsa u përket vlerave historike që zbresin deri në gojëdhëna.

Apolonia është qytet antik në Shqipëri, ndër më të mëdhenjtë në pellgun e Adriatikut dhe më i përmenduri ndër 30 qytetet e tjera, me të njëjtin emër, të kohës antike. Është themeluar rreth fillimit të shek të IV p.e.s. Gërmadhat e 9Apolonisë janë zbuluar në fillim të shek XIX. Gjurmët më të hershme arkeologjike janë disa objekte të kohës së hekurit, tipike të kulturës ilire. Nga shekujt e parë të jetës së qytetit ruhen disa mbeturina të murit mbrojtës dhe të një tempulli arkaik kushtuar Artemisit, hyjneshës më të adhuruar të apoloniatëve.

Apolonia, pas Dyrrahut, ishte qyteti më i rëndësishëm në pellgun e Adriatikut dhe më i përmenduri ndër 30 qytetet e tjera që e mbanin të njëjtin emër në kohën antike. U ngrit mbi një kodër në një pozicion që zotëron tërë zonën dhe nëpërmjet luginës së lumit Vjosë lidhej me detin Adriatik.

Ndryshe nga qytetet koloni të tjera të cilat ishin ngritur buzë bregdetit, Apolonia ishte ngritur më në brendësi, disa kilometra larg bregdetit. Por, lidhej me bregdetin përmes lumit Vjosa, që në atë kohë ishte i lundrueshëm. Apolonia ndodhet 12 kilometra larg qytetit të Fierit. Apolonia si qytet u themelua në fillim të shekullit të shtatë para Krishtit nga kolonizatorët grekë që vinin nga Korinti. Të dhënat e para të pranisë së tyre janë të dokumentuara rreth vitit 588 para Krishtit. Emrin qyteti e mori për nder të perëndisë Apolon dhe qyteti luajti një rol të madh si ndërmjetës tregtar mes helenëve dhe ilirëve. Apolonia ishte në atë kohë një qytet i madh e i rëndësishëm në afërsi të lumit Vjosë.

3Llogaritet që qyteti të ketë pasur rreth 60 000 banorë, një shifër rekord për antikitetin.
Arkeologët e quajnë Apoloninë Pompei i Shqipërisë, pasi vetëm 10% e territorit të qytetit të dikurshëm është zbuluar deri më sot.
Me interes të madh për vizitorin në Apoloni janë monumenti i Agonotetëve, Odeoni, Biblioteka, muri rrethues, Portiku, vila me impluvium, vila romake me mozaikë, muzeu arkeologjik, Kisha e Shën Mërisë etj.

Durrësi – Sot është qyteti-port më i rëndësishëm i Shqipërisë. Në pjesën jugore ndodhet plazhi i tij i gjatë më shumë se 10 km. Gjatë periudhës verore në Durrës vijnë më shumë se 150.000 turistë në ujërat e detit Adriatik. Monumentet e qytetit antik i kanë rezistuar kohës dhe janë akoma sot në një gjendje të mirë. Durrësi është një destinacion interesant për turizmin historik dhe prej tij futen në territorin tonë me mijëra turistë çdo vit.

Kruja – Kalaja e Krujës u ndërtua gjatë shekujve të 5-të dhe 6-të. Ka një formë eliptike me sipërfaqe prej 2.25 6hektarësh. Muret rrethuese janë të përforcuara nga 9 kulla, të cilat shërbenin për vëzhgim dhe sinjalizim gjatë periudhave të luftërave. Brenda mureve të kalasë gjenden ende disa shtëpi të banuara.

Berati – U përket qyteteve të rralla ku jeta fillon qysh në lashtësinë e thellë dhe vazhdon pa u ndërprerë deri më sot. Dy çekanë guri e datojnë fillimin e jetës në të para Periudhës së Bronzit (2600-1800 P.Kr.). Dëshmitë arkeologjike tregojnë se në shek. VII-VI P.Krishtit këtu është zhvilluar një vendbanim paraqytetar, me punishtet e tij të qeramikës dhe me një jetë shoqërore të diferencuar. Në kufijtë e legjendës dhe të historisë, ky vendbanim thuhet të ketë qenë Orestiada e lashtë, i quajtur kështu ;pasi aty banonin një fis i pellazgëve, orestët, i pari i të cilëve ishte Oresti, i biri i Agamemnonit.

Qyteti i mirëfilltë u themelua më 313-310 P.Kr. si qytet-kështjellë i Dasaretisë, i quajtur Antipatrea nga mbreti Kassandër në kujtim të gjeneralit mëkëmbës të Lekës së Madh. Ky është emri i parë i qytetit. Pas pushtimit romak në shek. II P.Kr. ai u quajt prej tyre Albanorum Oppidum (Fortesa e Arbërve). Në shek. V, nën perandorinë Bizantine, 5u përforcua dhe e ndryshoi emrin në Pulheriopolis (Qytet i bukur). I pushtuar nga bullgarët në shek. IX, u quajt Belgrad (Qytet i bardhë) – Berati i sotëm.

Shkodra – Origjina e emrit të saj, SΚΟΔRΙΝΩΝ (Scodra në transkriptimin latin), mendohet të jetë vendi ku shkon Drini (Shko Drinon). Kur erdhën pushtuesit turq në Mesjetë e quanin İşkodra ose Işkenderiyye nga Işkender duke pandehur se banorët e këtij qyteti ishin të bijtë e Aleksandrit të Madh (Skënder, emri i myslimanizuar i Aleksandër) për nga trimëria që shfaqnin në beteja, nga ku Barleti nxjerr një tezë se Shkodrën mund ta ketë themeluar Aleksandri i Madh, por faktet e dëshmojnë për më të vjetër.

Trashëgimia kulturore e Shkodrës për kombin shqiptar fillon që në shek. XV ku ishte qendër e humanizmit. Nga ky ambient dolën në dritë humanistë e mendimtarë të shquar, si Marin Barleti e Marin Beçikemi, që me veprat e tyre nxitën futjen e qytetit në vepra e studime e shkenca të aplikuara. Matematicieni Gjon Gazuli, u konsiderua si një nga astronomët më të shquar të kohës. Dallohet me një nga shkollat më të para në trevat shqiptare më 1698. Historiani E. Jacques shton se edhe të tjera shkolla u hapën “në Pllanë, një fshat afër lumit Mat, më 1638, në Troshan, më 1639″.

Thuhet se Shkodra ka pasur observatorin e parë astronomik në Ballkan. Por të dhënat tregojnë se “akademia” 7kulturore për të cilën shquhet ky qytet fshihet pas errësirës së shekujve. Gjatë qindravjeçarëve Shkodra ka qenë një metropol i qytetërimit shqiptar e madje ballkanik.

Kështu që turizmit historik dhe të kuriozitetit, i duhet dhënë prioritet nëpërmjet investimeve në mirëmbajtjen e qyteteve historike, në infrastrukturën rrugore që të çon drejt tyre, si dhe në kompletimin me personelin përkatës dhe të përgatitur për të pritur vizitorë të huaj.(N Lena)

Filed Under: Kulture Tagged With: i kohëve moderne, Shqiperi-Monumentet e kulturës, Turizmi

Mbyllet muzeu “Martirët E Lirisë” ne Kurbin

April 27, 2016 by dgreca

Nga Ahmet ZANI/
IGFM-Apel: Mbi te Drejtën komunitetit të Kurbinit – igfm-apel: Mbi të Drejtën komunitetit te Kurbinit për të patur një muze Një ndër të Drejtat themelore në Deklaratën e Përgjithshme të të Drejtave të Njeriut, është:- E Drejta mbi Trashëgimisë Kulturore. Përse komunitetit të Kurbinit i mohohet e Drejta e Trashëgimise Kulturore ? Përse u duhet një vendim politik për të patur muze në Kurbin ? Apo se muzeu na qenka i politizuar.• Që kur Qeveria Shqiptare kërkon të ç’politizoje historinë? Që kur pushteti vendor në Kurbin ka filluar të merret me ç’politizimin ? A e besoni ju qytetarë të Kurbinit këtë fakt ? sepse muzeu :”Martirët E Lirisë” duhej mbyllur për të hapur atë “Ekologjik” ? A kanë të Drejtë qytetarët e Kurbinit të memorizojnë historinë e prindërve të tyre ? A dëshironi ju vendorë të pushtetit të përdorni fshesën e harresës tek historia e prindërve tuaj ?
IGFM Apelon! Mos u bëni bashkëautorë të padrejtësië kulturore.
Mark Palaj kreu i Shoqërisë Internacionale për të Drejtat e Njeriut apelon për deskriminimin nga autoritetet vendore të bashkisë Kurbin në mbylljen e muzeut, aty ku pasqyrohet rezistenca  e martirëve antikomusitë. Muzeu historik i këtyre martirëve nuk ndodhet më në Pallatin e Kulturë së Laçit, ndërsa janë dëmtuar të gjitha objektet madje janë zhdukur tërësisht.
 Në vitin 2015 është hapur muzeu në përkujtim të martirëve nën kujdesin e disa personave nga shoqata e Përndjekurve Politikë, ku dhe ka patur mjaft interes nga banorët kurbinas. Kontributi më i çmuar në ndëtimin e muzeut, padiskutim është i Mark Palajt i cili tashmë sjell dhe apelimin në emër të organizatës IGFM  e cila mbështet të Drejtat e Njeriut.

Filed Under: Kulture Tagged With: "Martirët E Lirisë", Ahmet Zani, Mbyllet muzeu, ne Kurbin

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 236
  • 237
  • 238
  • 239
  • 240
  • …
  • 544
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • QERIM VRIONI DHE FOTOGRAFËT QË SHKRUAN HISTORINË
  • Çamëria, kur e vërteta kërkon shkrim, përgjegjës dhe afat!
  • Dhurata, buzëqeshje dhe urime në shkollën shqipe “Skenderbej”
  • ROLI I PRESIDENTES OSMANI NË RIKTHIMIN E BESIMIT DHE BASHKËPUNIMIT TË KOSOVËS ME SHBA-NË DHE BE-NË
  • WHEN KOSOVA WORKS, AMERICA SPEAKS
  • Shkolla shqipe “Gjergj Fishta” – Long Island, New York festoi festat e fundvitit
  • Fotografia e Gjon Milit dhe CHARTRES CATHEDRAL -Një monument i entuziazmit Kristian
  • Lamtumirë legjenda jonë e mikrofonit në gazetarinë sportive Ismet Bellova!
  • Politika e mençur…
  • VEPËR NGA MË TË PASURAT E MË NJERËZORET NË MENDIMIN KRITIK
  • KOZMOPOLITIZËM
  • “Kur shpirti kthehet në gërmadhë lufte”
  • VATRA TELEGRAM URIMI AKADEMIKES JUSTINA SHIROKA PULA ME RASTIN E ZGJEDHJES KRYETARE E AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
  • Suzana Shkreli: “We can make history by electing Michigan’s first Albanian Secretary of State”
  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT