• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë-Çmime për Dramë Origjinale Shqipe

April 21, 2016 by dgreca

PRISHTINË, 21 Prill 2016/ Në një ceremoni të organizuar sot në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Qeverisë së Kosovës, ku ishin të pranishëm ministri Kujtim Shala, juria dhe laureatët e çmimeve, u dhanë çmimet për Dramë Origjinale Shqipe “Katarina Josipi”.Ministri Kujtim përgëzoi fituesit e këtyre çmimeve dhe jurinë profesionale për punën e bërë. Ai më tej u shpreh se me këto çmime kanë për qëllim të nxisin dhe të motivojnë krijimtarinë artistike shqiptar.Në bazë të vlerësimit të jurisë, në përbërje të Besim Rexhaj, kryetari, Agim Selmi, Bislim Muçaj, Agon Miftari, Zethane Bahtiri, çmimi i parë iu dha autorit Bashkim Hoxha për dramën “Askushi”. Çmimi i dytë autorit Ardian-Christian Kyçyku për dramën “Një botë më tutje”. Ndërsa, çmimi i tretë ia dha autorit Pashtrik Brahaj për dramën “Shtrati me gozhda”.Çmimet kanë vlerë financiare, i pari fiton 3600 euro, i dyti 2400 euro, ndërsa i tretë ka vlerën e 1200 eurove./b.j/

Filed Under: Kulture Tagged With: Dramë Origjinale, Kosovë-Çmime për, shqipe

Kosovë-Java e Bibliotekës afirmon kulturën shqiptare

April 12, 2016 by dgreca

-Filloi edicioni XIV Java e Bibliotekës, në kuadër të Kalendarit të Përbashkët Kulturor Kosovë-Shqipëri/ PRISHTINË, 12 Prill 2016-B.Jashari/ Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë, filloi sot edicioni XIV Java e Bibliotekës në Kosovë, aktivitet ky tashmë tradicional, dhe që është përfshirë në kuadër të Kalendarit të Përbashkët Kulturor që realizohet mes ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë. Në ceremoninë zyrtare të hapjes së Javës së Bibliotekës mori pjesë ministri kosovar i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, i shoqëruar nga zëvendësministri Rexhep Hoti, e ku morën pjesë përfaqësues nga Ambasada Amerikës dhe e Shqipërisë në Kosovë, drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, Persida Asllani, rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Demaj dhe shumë autoritete kulturore vendore.Tema qendrore e sivjetshme e Javës së Bibliotekës në Kosovëe është “Biblioteka dhe dokumentimi i realitetit historik të Kosovës”, ndërsa në kuadër të kësaj jave do  mbahet edhe konferenca shkencore për Ismail Kadarenë, e cila organizohet në kuadër të aktiviteteve që shënohen për 80 vjetorin e lindjes së tij. Java e Bibliotekës realizohet në bashkëpunim të ngushtë me Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë dhe Ambasadën e Amerikës në Kosovë, ndërsa në kuadër të aktiviteteve të shumta, trajtohen tema të rëndësishme nga kultura, bibliotekaria, historia.Në ceremoninë e hapjes së Javës së Bibliotekës së Kosovës u tha se biblioteka luan rol fondamental në kulturën e një vendi, prandaj edhe duhet të ketë kujdesin e institucioneve të shtetit.

Ministri Kujtim Shala u shpreh se Java e Bibliotekës është një aktivitet specifik dhe afirmon jetën kulturore mbarë nacionale, dhe si i tillë do të ketë mbështetjen e vazhdueshme të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës.

Filed Under: Kulture Tagged With: Kosovë-Java e Bibliotekës afirmon, kulturën shqiptare

Biblioteka e Korcës, lexues dhe shërbim i kualifikuar

April 12, 2016 by dgreca

Nga Shefqet Kërcelli/

E vendosur në qendër të qytetit, godina e Bibliotekës nuk i shpëton syrit të cdo vizitori të Korcës. Një ndërtesë tipike me arkitekturën e sistemit të kaluar, mbi të cilën nuk ka asnjë shenjë mirëmbajtje gjatë këtyre viteve. Ndërkohë që gjithëshka përreth është rikonstruktuar e transformuar, vetëm për godinën e Bibliotekës, këtij tempulli të dijes nuk janë gjetur fonde për të përmirësuar e rinovuar pamjen e jashtme dhe ambientet brenda saj. Me sa kam parë kjo situatë është dhe në bibliotekat e qyteteve të tjera si Durrës, Vlorë, madje dhe Bibliotekën Kombëtare. Janë harxhuar para për shumë e shumë ndërtime e projekte, hera-herës të panevojshëme, ndërsa për bibliotekat nuk ka fonde. I shoqëruar nga miku im Ardian Sheremeni, hyj në godinën e këtij institucioni që më kthen në kohë 40 vjet më parë, kur unë kam pasur mundësinë të shijoj ndjesinë e të lexuarit në kushte optimale në sallën kryesore, ku nuk mungonte ngrohja. Asoj kohe si nxënës i gjimnazit “Fuat Babani”, përfaqsoja shpesh herë këtë gjimnaz në olimpiadat dhe konkurset e ndryshme dhe kjo bibliotekë ishte mikpritësja jonë më e mirë. Të dashuruar pas librit, kushtet dhe komoditeti që na afronin ambientet e brendshme të saj, na i shtonte dhjetëfish dëshirën për të lexuar. Ka qenë një nga godinat më të bukura, një nga bibliotekat më të mira në shkallë vendi. I shkonte për shtat qytetit të Korcës, djepit të kulturës e arësimit dhe në një farë mënyre korcarët krenoheshin me të. Biblioteka plotësonte më së miri rrethin e institucioneve arësimore e social-kulturore të qytetit. Por tani, pamja që më afronte kjo godinë më ngjallte paksa trishtim dhe keqardhje. Pushtetarët e sotëm nuk e perceptojnë cdo të thotë të investosh për librin, ti krijosh kushte librit dhe lexuesit bashkë. Gjithsesi më gëzoi fakti që pamvarësisht pamjes së jashtme, në koridoret e sallat e saj kishte jetë si dikur. Pashë lexues të shumtë, të moshave të ndryshme që hynin e dilnin me libra në dorë. Pra, qytetarët korcarë lexonin, nuk e kishin braktisur librin. Personeli i bibliotekës shërbente me kulturë e profesionalizëm. Pamvarësisht ditës së shtunë, Drejtori i Bibliotekës, poeti i njohur, Skënder Rusi dhe nënpunësit e tjerë ishin në krye të detyrës. Në koridorin e katit të parë, dy lexues sapo dorëzuan librat që kishin lexuar dhe po mernin të tjerë. Biblioteka ka një fond të pasur librash e gazetash, të cilat shtohen cdo ditë. Korcarët e kanë pasur traditë dhurimin e librave dhe gazetave. Mjaft tituj nuk i gjen në bibliotekat e tjera, ndërsa arkivi i shtypit të shkruar është i vecantë. Ngjitemi në katin e dytë. Në sallën e albanologjisë, nënpunsja e re, Jorida Dhëmbi, po sistemonte disa tituj të sapodhuruar nga një mik i bibliotekës. I kërkojmë disa gazeta “Dielli”, nga koleksioni i viteve ’30. Me mirësjellje dhe dashamirësi Jorida na afroi gazetat me informacionin përkatës. Gradualisht po kalonte trishtimi i disa minutave më parë, kur shikoje këta njerëz që i shërbenin me aq përkushtim librit dhe lexuesve. Ndërsa po linim këtë sallë, në derën e sallës kryesore më ngjalli kureshtje një tabelë: “Free American Public Library”. Ishte një nga ndjesitë më të këndshme që përjetova atë ditë. U mrekullova kur hyra brenda. Një fond i tërë librash në anglisht ishte vendosur me kujdes e funksionalisht në raftet e shumta të sallës. Këta pasuri e administronin zonjat Anxhela Qirinxhi dhe Semele Lushka{Tushinka}. Kureshtja ime shkoi direkt tek burimi, kush ishte dhuruesi i këtyre librave? Semele, më shpjegoi qetësisht për autorin e kësaj mrekullie. Është Pitter C.Cole, një shqiptaro-amerikan që banon në Klivlend, mik i familjes sime, thotë Semele. Dhuratë më të bukur e më të cmuar nuk kisha parë këto vite. Me mijëra tituj në anglisht, të të gjitha fushave, shkencorë e shoqërore, letërsi, politikë, histori, filologji, pedagogji, ekonomi, juridikë, inxhinjeri, libra për fëmijë, etj.  Pitteri kishte sjellë Amerikën këtu në Korcë. Mu duk vetja sikur isha atje në Klivlendin e largët dhe në heshtje imagjinoja rrugëtimin e këtyre librave nga Klivlendi këtu në Korcë. Harxhime, transport, kosto, peripeci, sakrifica. Nuk kisha dëgjuar më parë për një filantrop të këtyre përmasave, me këtë shpirt e zemërgjerësi. Me një vështrim të shkurtër, duke llogaritur sasinë e librave, plus raftet të sjella nga SHBA, vlera totale e këtij donacioni, pa frikë e kapte shifrën e 3 milion $ dollarëve. Nuk gjen dot fjalën për të vlerësuar e falënderuar këtë njeri të madh, Pitterin. I kaloj raftet me rallë dhe prek këtë pasuri të madhe që zoti Pitter i kishte dhuruar korcarëve, vecanërisht të rinjve e studentëve të universitetit “Fan Noli”. Mundësi pa fund për tu njohur me shkencën, historinë, letërsinë, vetë Amerikën në gjithë dimesionet. Semele më shpjegon dicka nga jeta e këtij njeriu të madh. Me origjinë nga Pogradeci, bir i Athinasë dhe Kristos, Pitteri e kishte marë rrugën e emigracionit në vitin 1939. U arësimua në Amerikë dhe tani ka bisnesin e vet në Klivlend. Ka ndihmuar shqiptarë sa ka mundur, biles me paratë e veta ka arësimuar disa studentë shqiptarë në SHBA. Ja dinë, s’ja dinë për nder, ja di zoti, tregon Semele. Pitteri nuk i ka humbur asnjëherë lidhjet me vendlindjen, ku natyrisht dhuratat e donacionet e shumta janë pjesë e jetës së tij. Vec bibliotekës së Korcës, Pitteri i ka dhuruar libra dhe universitetit “Marin Barleti” si dhe ndihma për kopështe, cerdhe e shkolla në Pogradec. Kuptohet që një pjesë të këtyre librave Pitteri e ka blerë me valutë krahas bibliotekës së shtëpisë. Mu bë qefi, që këtë figurë të nderuar shqiptaro-amerikane e ka dekoruar ishpresidenti Bamir Topi. Natyrisht, ju do të pyesni:-po sa shfrytëzohet ky fond i cmuar? Ka mjaft lexues, sidomos ata që njohin anglishten. Por kemi dhe studentë të Universitetit “Fan Noli”, që janë lexues të rregullt. Ka mjaft profesorë e pdagogë të këtij universiteti që jo vetëm e shfrytëzojnë këtë fond për leksionet e tyre, por i nxisin studentët të studjojnë, psh. Profesor Ali Jashari, është një nga dashamirësit më të mirë të bibliotekës. Do jetë fat dhe për ne, sikur Profesor Aliu, të zgjidhet rektor i Universitetit “Fan Noli”, vijon Semela. Sigurisht që do shtojmë lidhjet dhe bashkëpunimin në interes të formimit teorik e shkencor të studentëve korcarë. Dua t’ju them dicka tjetër. Kemi shumë lexues të vegjël. Mjerisht kemi pak libra për fëmijë. Semela sqaron se, do ishte mirë që shqiptaro-amerikanët të sillnin këtu në Shqipëri libra për fëmijë. Ka mjaft interes nga vogëlushët, kjo i shërben më së miri dhe mësimit të anglishtes. Më vinte keq të largohesha nga ky ambient që rrezatonte dritë e dije, bashkë me këto punonjëse të afta e plot kulturë. Ishin në sinkron, librat dhe punonjësit, me përjashtim të godinës të pamirëmbajtur. Semela, mbesa e Pitterit e justifikonte plotësisht punën e saj në këtë bibliotekë. E kush më mirë se ajo mund ta administronte fondin e librave dhuruar nga miku i saj?! Me këto përshtypje u largova nga biblioteka e Korcës, një institucion i rëndësishëm e me vlera të shumta për edukimin e të rinjve. Një thesar që ndricon mendjet e qytetarëve korcarë të cilët gëlonin qetësisht në ambientet e bibliotekës atë të shtunë dimri.

Filed Under: Kulture Tagged With: Biblioteka e Korcës, dhe shërbim, i kualifikuar, lexues, Shefqet Kercelli

Java e Bibliotekës në Kosovë 2016

April 11, 2016 by dgreca

Foto Gazeta Dielli – Behlul Jashari: Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë/

-Organizime së bashku Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë/

-Edicioni XIV: Biblioteka dhe dokumentimi i realitetit historik të Kosovës/

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 11 Prill 2016/ Java e Bibliotekës në Kosovë 2016 hapet solemnisht nesër, në 12 prill, me një veprimtari të zhvilluar në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë, ku do marrë pjesë e flasë edhe Persida Asllani, drejtore e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë.Sipas axhendës së dërguar, fjalë rasti do mbajnë edhe Fazli Gajraku, drejtor i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe Mark R. Naylor, zëvendësdrejtor për marrëdhënie me publikun në Ambasadën Amerikane në Prishtinë. Dhënia e mirënjohjeve dhe e shpërblimeve është poashtu në axhendën e hapjes së edicionit XIV me temën “Biblioteka dhe dokumentimi i realitetit historik të Kosovës”.

Në vazhdim mbahet konferencë shkencore me temë “Ismail Kadare – leximi dhe interpretimi”, organizuar nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, e më pas zhvillohet prezantimi “Një rol i ri për bibliotekat: mbledhja, ruajtja dhe shkëmbimi i rrëfimeve gojore të bashkësisë”, ku referues do jetë Alexandra Kelly nga Biblioteka Publike e Nju Jorkut.

Ekspozita “Qytetet e Kadaresë” organizuar nga Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë pasohet edhe me aktivitetet tjera të saj me promovime botimesh profesionale dhe bibliografike.

Në 13 prill, aktivitetetet në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës nisin me prezantimin “Hartimi i projekteve në fushën e rrëfimeve gojore në bashkësi: mjetet dhe praktikat më të mira”, ndërsa vazhdojnë me tre sesionet – “Dokumentimi i realitetit historik në Kosovë: qasje antropologjike dhe sociologjike”, “Metodologjia e mbledhjes dhe angazhimi i bashkësisë në projektet e rrëfimeve gojore” dhe “Dokumentimi i realitetit historik të Kosovës – e tashmja dhe perspektiva”.

Ndërsa, në Ferizaj, organizuar nga Biblioteka Rajonale hapet ekspozita “Ferizaj në shkrimet e viteve 1990-1999”.

Në 14 prill, në Prizren, organizuar nga Biblioteka Rajonale zhvillohet prezantimi “Metodologjia e mbledhjes dhe angazhimi i bashkësisë në projektet e rrëfimeve gojore” dhe  sesioni “Dokumentimi vizual i traditave dhe i ngjarjeve historike”. Një aktivitet tjetër është “Dhjetëvjetori i Këndit Amerikan në Prizren”.Në 15 prill, “Dita e Donacioneve” zhvillohet në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës. Në Pejë, organizuar nga Biblioteka Rajonale, zhvillohet sesioni “Bibliotekat, sfidat dhe e ardhmja e tyre”, e më pas hapet Biblioteka e Shkollës së Mesme Teknike “Shaban Spahiu”.

Në 16 prill, zhvillohen aktivitete të organizuara nga Këndi Amerikan në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës: “Punëtori mbi të drejtat pronësore të gruas në Kosovë”, sesionet “Hulumtimi antropologjik në Kosovë – pikëpamja e antropologut vendas dhe e antropologut të huaj”  dhe “Narracionet për monumente: rrëfime dhe legjenda”. Në përfundim bëhet përmbyllja e Javës së Bibliotekës në Kosovë 2016.

Filed Under: Kulture Tagged With: Behlul Jashari, Java e Bibliotekës, në Kosovë 2016

„Viti i shpirtit të bardhë“ ekspozitë kushtuar Nënë Terezës në Hamburg

April 11, 2016 by dgreca

Nga Albert Bisaku, Hamburg/

„Viti i shpirtit të bardhë“ është tema e ekspozitës me 20 portrete kushtuar së Lumes Nënë Terezë Ganxhe Bojaxhiu, hapur në Hambur të Gjermanisë, nga artisti kosovar Mentor Ejupi – Toro. “Jam munduar ta pikturoi personalitetin shumëdimensional, shpirtin e madh të saj“, tha piktori kosovar, po më hollësisht nga Hamburgu të ndjekim shërbimin e përgatitur nga Albert Bisaku.

Në Hamburg të Gjermanisë u hap ekspozita kushtuar të lumes Nënë Terezë. Piktori nga Kosova, Mentor Ejupi – Toro, i cili që nga viti 1993 jeton në Hamburg të Gjermanisë dhe është i njohur për veprat e tij në artin pamor, vjen para opinionit gjerman me një ekspozitë personale kushtuar Nënës Terezë.

„Viti i shpirtit të bardhë“ është emri i ekspozitës, të cilin e ka titulluar artisti nga Prishtina e që në qendër të ekspozitës do të prezantojë 20 portrete të Nënës Terezë, humanistes së madhe shqiptare, me piktura nga më realet, deri tek ato abstrakte. Kjo ekspozitë u prin aktiviteteve kulturore, fetare dhe artistike që zhvillohen në disa qendra evropiane para shenjtërimit të Nënës Terezë me 4 shtator në Romë.

Toro thotë se në jetën e tij, Nëna Terezë ka luajtur një rol të madh që nga fëmijëria. Për piktorin, misionarja shqiptare në radhë të parë ka qenë një heroinë për jetën personale, një shpëtimtare në nevojë, për t`u shndërruar më vonë në një person global që bënë vepra të mëdha duke u shërbyer të varfërve. „Kam pikturuar personalitetin shumëdimensional, shpirtin e saj“, thotë Toro dhe i fton artdashësit gjerman, ata shqiptar dhe popujt, besimet dhe kulturat nga e gjitha bota ta vizitojnë ekspozitën, pasi siç shprehet artisti „Nëna Terezë është e gjithë botës“.

Në kuadër të kësaj ekspozite Mentor Ejupi – Toro për herë të parë ka prezantuar edhe disa piktura të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Hamburg, Nene Tereza, viti i shpirtit te bardhe

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 237
  • 238
  • 239
  • 240
  • 241
  • …
  • 544
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • QERIM VRIONI DHE FOTOGRAFËT QË SHKRUAN HISTORINË
  • Çamëria, kur e vërteta kërkon shkrim, përgjegjës dhe afat!
  • Dhurata, buzëqeshje dhe urime në shkollën shqipe “Skenderbej”
  • ROLI I PRESIDENTES OSMANI NË RIKTHIMIN E BESIMIT DHE BASHKËPUNIMIT TË KOSOVËS ME SHBA-NË DHE BE-NË
  • WHEN KOSOVA WORKS, AMERICA SPEAKS
  • Shkolla shqipe “Gjergj Fishta” – Long Island, New York festoi festat e fundvitit
  • Fotografia e Gjon Milit dhe CHARTRES CATHEDRAL -Një monument i entuziazmit Kristian
  • Lamtumirë legjenda jonë e mikrofonit në gazetarinë sportive Ismet Bellova!
  • Politika e mençur…
  • VEPËR NGA MË TË PASURAT E MË NJERËZORET NË MENDIMIN KRITIK
  • KOZMOPOLITIZËM
  • “Kur shpirti kthehet në gërmadhë lufte”
  • VATRA TELEGRAM URIMI AKADEMIKES JUSTINA SHIROKA PULA ME RASTIN E ZGJEDHJES KRYETARE E AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
  • Suzana Shkreli: “We can make history by electing Michigan’s first Albanian Secretary of State”
  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT