-Filloi edicioni XIV Java e Bibliotekës, në kuadër të Kalendarit të Përbashkët Kulturor Kosovë-Shqipëri/ PRISHTINË, 12 Prill 2016-B.Jashari/ Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë, filloi sot edicioni XIV Java e Bibliotekës në Kosovë, aktivitet ky tashmë tradicional, dhe që është përfshirë në kuadër të Kalendarit të Përbashkët Kulturor që realizohet mes ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë. Në ceremoninë zyrtare të hapjes së Javës së Bibliotekës mori pjesë ministri kosovar i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, i shoqëruar nga zëvendësministri Rexhep Hoti, e ku morën pjesë përfaqësues nga Ambasada Amerikës dhe e Shqipërisë në Kosovë, drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, Persida Asllani, rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Demaj dhe shumë autoritete kulturore vendore.Tema qendrore e sivjetshme e Javës së Bibliotekës në Kosovëe është “Biblioteka dhe dokumentimi i realitetit historik të Kosovës”, ndërsa në kuadër të kësaj jave do mbahet edhe konferenca shkencore për Ismail Kadarenë, e cila organizohet në kuadër të aktiviteteve që shënohen për 80 vjetorin e lindjes së tij. Java e Bibliotekës realizohet në bashkëpunim të ngushtë me Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë dhe Ambasadën e Amerikës në Kosovë, ndërsa në kuadër të aktiviteteve të shumta, trajtohen tema të rëndësishme nga kultura, bibliotekaria, historia.Në ceremoninë e hapjes së Javës së Bibliotekës së Kosovës u tha se biblioteka luan rol fondamental në kulturën e një vendi, prandaj edhe duhet të ketë kujdesin e institucioneve të shtetit.
Ministri Kujtim Shala u shpreh se Java e Bibliotekës është një aktivitet specifik dhe afirmon jetën kulturore mbarë nacionale, dhe si i tillë do të ketë mbështetjen e vazhdueshme të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës.
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.