Prizren-DokuFest 2016 me 4500 aplikime
-DokuFest nisi në vitin 2002, duke e shndërruar qytetin historik të Prizrenit, më të madhin jugor të Kosovës pranë kufirit me Shqipërinë, edhe në një kryeqytet filmi çdo verë/
PRIZREN, 3 Mars 2016-B.Jashari/ Kanë mbërritur mbi 4500 aplikime për DokuFest 2016, edicionin e 15-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër dhe Dokumentar, që do mbahet në qytetin e Prizrenit, në Kosovë, nga 5 deri 13 gusht.
“Thirrja për aplikim për edicionin e 15-të të DokuFest është mbyllur. Falënderojmë të gjithë 4500+ filmëbërësit të cilët kanë aplikuar me filmat e tyre”, shprehen organizatorët.
Bëhet e ditur se, programi i plotë i festivalit do të shpallet në fillim të muajit korrik. “Një numër i programeve speciale do të shpallen më herët. Festivali do të mbahet nga data 05 – 13 gusht në Prizren, Kosovë”, thekson DokuFest.
Në 24 nëntor 2015 ishte hapur ftesa për të gjithë autorët e dokumentarëve, filmave të shkurtër dhe animacioneve të aplikojnë me filmat e tyre për edicionin e 15-të të Festivalit.
Në DokuFest 2015 në qendër ishte tema e migrimit me filma nga e gjithë bota dhe rajoni. Nga 228 filma të metrazhit të gjatë dhe të shkurtë, 124 bënin pjesë në programet garuese.
DokuFest e nisi udhën e tij në vitin 2002, me shfaqjen e një numri të madh filmash dhe me pjesëmarrjen e një publiku të gjerë, artistësh nga rajoni dhe bota, duke e shndërruar qytetin historik të Prizrenit, më të madhin jugor të Kosovës pranë kufirit me Shqipërinë, edhe në një kryeqytet filmi çdo verë.
Adem Demaçi simbol i lirisë, qëndresës dhe patriotizmit shqiptar
Fabjon Lunaj: The Keys to Success of Brazilian Jiu Jitsu
Filmi Spotlight merr Çmimin e Akademisë
Ne Foto:Steve Golin, nga e majta, Blye Pagon Faust, Nicole Rocklin dhe Michael Sugar, fitues të çmimit për filmin më të mirë “Spotlight”. Në Teatrin Dolby në Los Angeles./
Filmi Spotlight, që shtjellon hetimet e gazetës Boston Globe mbi abuzimet e fëmijëve nga kisha katolike, fitoi çmimin Oscar për filmin më të mirë në ceremoninë e 88 të Çmimeve të Akademisë duke mundur filma si “Revenant”, “Mad Max”, “Room” dhe “Bridge of Spies”.
88th Academy Awards – BackstageLeonardo DiCaprio u prit me duartrokitje kur fitoi Oscarin e tij të parë të dielën mbrëma. Aktori fitoi për interpretimin e rolit kryesor të një njeriu që arrin të mbijetojë duke ecur për kilometra të tërë nëpër zona të ashpra të mbuluar nga dëbora me qëllimin e vetëm për hakmarrje.
DiCaprio falenderoi bashkëpunëtorët dhe ekipinin e filmit The Revenant për krijimin e një eksperience të jashtëzakonshme, siç u shpreh ai. Po ashtu gjatë fjalimit të pranimit të çmimit, DiCaprio paralajmëroi se “ngrohja globale është reale” duke theksuar se për xhirimet e filmit The Revenant u desh të shkohej në pikën më jugore të planetit për të gjetur dëborë.

Regjisori i filmit Revenant, Alejandro Inarritu fitoi në kategorinë e regjizorit më të mirë për herë të dytë rrjesht, pas fitores së vitit të kaluar për filmin Birdman.
Ndërkohë, Emmanuel Lubezki hyri në histori për fitoren e tretë rrjesht në kategorinë e kameramanit për punën e tij në The Revenant.
Brie Larson që pritej të fitonte në kategorinë e aktores më të mirë, nuk zhgëneju, duke fitur çmimin Oscar për rolin e saj si një nënë e rrëmbyer në filmin Room.
Alicia Vikander dhe Mark Rylance fituan në kategoritë e aktorëve në role dytësore. Vikander mori çmimin për rolin e saj në filmin The Danish Girl si një grua që mbështet burrin e saj transgjinor. Rylance fitoi për rolin e tij në filmin Bridge of Spies të regjizorit Steven Spielberg.
Filmi Spotlight fitoi për skenarin më të mirë origjinal me autor shkrimtarin Tom McCarthy. Këngëtari Sam Smith ja dedikoi Çmimin e Akademisë komunitetit LGBT në mbarë botën. Smith dhe bashkautori Jimmy Napes fituan çmimin për kolonën zanore Writing’s On The Wall të filmit James Bond Spectre.
Brie Larson dhe Alicia VikanderSmith dhe Napes mundën Lady Gaga e cila së bashku me Diane Warren shkruan këngën Til It Happens to Younga filmi The Hunting Ground që ekspozon krimet e përdhunimit nëpër kampuset e universiteteve amerikane.
Nënpresidenti amerikan Joe Biden bëri një dalje suprizë në ceremoninë e së dielës ku u bëri thirrje njerëzve që të premtojnë të ndërhyjnë në rastet e përdhunimeve.
Mad Max i propozuar për filmin më të mirë, fitoi gjashtë çmime Oskar, përfshi ato për kostumet më të mirë, dizanjon, grimin, montazhin, efektet zanore dhe montazhin zanor.(Kortezi:VOA)
- « Previous Page
- 1
- …
- 241
- 242
- 243
- 244
- 245
- …
- 544
- Next Page »