• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Isa Mustafa do të largohet nga drejtimi i LDK-së

February 15, 2021 by dgreca

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, tha të hënën se do të tërhiqet nga drejtimi i partisë pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të së dielës.

Kur janë numëruar mbi 99 për qind të votave të hedhura në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, lëvizja Vetëvendosje është fituese e thellë e tyre.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve lëvizja Vetëvendosje ka fituar 47.88 për qind të votave, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 17.36 për qind, Lidhja Demokratike me 13.08 për qind dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.40 për qind.

Zoti Mustafa tha pas mbledhjes së kryesisë së partisë së tij se rezultati është shumë i keq për Lidhjen Demokratike.

“Vota e qytetarëve është ajo e cila respektohet dhe në shenjë të respektimit të kësaj vote dhe të hapjes së rrugëve mëtutjeshme për riorganizim të LDK-së, unë sot e kam njoftuar kryesinë se do ta thërras Kuvendin e LDK-së për zgjedhjen e kryetarit të ri të LDK-së në një periudhë të shpejtë kohore. Me statut e kemi 60 ditë që ta bëjmë këtë, por do ta bëjmë shumë më shpejt në mënyrë që LDK-ja të ketë së shpejti kryetarin e ri. Në ndërkohë ne do të bëjmë të gjitha përgatitjet përmes kryesisë në mënyrë që ky proces të kryhet sa më me sukses. Unë vlerësoj se barti një përgjegjësi objektive si kryetar i LDK-së për këtë që na ka ndodhë pavarësisht se vet nuk kam qenë në proces të zgjedhjeve por dua ta ruaj të LDK-në, dua që LDK të forcohet dhe të rikthehet si forcë e rëndësishme politike sepse i nevojitet Kosovës dhe na nevojitet neve”, tha zoti Mustafa.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se në zgjedhjet e së dielës morën pjesë 47 për qind e 1 milion e 794 mijë votuesve rë regjistruar, një pjesëmarrje më e lartë sesa ajo në zgjedhjet e vitit 2019 kur votuan 44 për qind e votuesve të regjistruar.

Fitorja e lëvizjes Vetëvendosje është më e thella që ka shënuar ndonjë parti politike të tetë palë zgjedhje që nga përfundimi i luftës në Kosovë.

Mbështetës të kësaj lëvizjeje kremtuan mbrëmë pas publikimit të rezultateve të para me gjithë thirrjet e këtij subjekti që të mos kremtohet për shkak të motit të ligë dhe drojës nga pandemia Covid-19.

Kryetari i kësaj lëvizjeje, Albin Kurti dhe udhëheqësja e listës Guxo, Vjosa Osmani thanë mbrëmë se zgjedhjet e së dielës ishin një referendum.

“Nuk do të hakmerremi ndaj askujt por do të kërkojmë përgjegjësi ndaj secilit dhe kudo, pra drejtësi pa hakmarrje. Kjo fitore nuk është për mua dhe as për lëvizjen Vetëvendosje, kjo është fitorja juaj prandaj secili prej nesh duhet të marr përgjegjësinë që ta bëjmë vendin tonë një vend të jetueshëm për të gjithë ashtu siç i dashur për të gjithë”, tha zoti Kurti.

“Ky assesi nuk është një mandat për hakmarrje e po ashtu nuk është një mandate i kthimit prapa. Ky është kapitull i punëve që do të kryhen, është mandate kur ne nderojmë historinë tonë të përbashkët kur ne e garantojmë mirëqenien, e luftojmë me ngulm dhe pa kompromis korrupsionin, sigurojmë drejtësisë dhe punojmë me zell të madh për barazinë”, tha zonja Osmani.

Zoti Kurti tha ndërkaq se nuk do të jenë përparësi e punës së tij bisedimet me Serbinë.

“Nuk do ta kemi prioritet ne formimin e ekipit të dialogut me Serbinë, ju e dini shumë mirë që në të gjitha matjet e opinionit publik dialogu me Serbinë është herë në vendin e gjashtë e herë në vendin e shtatë, neve na kanë zgjdhur këta qytetarë dhe ne u përgjigjemi atyre, prioritet e kemi drejtësinë dhe punësimin”, tha zoti Kurti.

Por këto bisedime bashkë më rimëkëmbjen nga pasojat e pandemisë së COVID-19 që çoi në rënie ekonomike dhe rritje të papunësisë, pritet të jenë ndër sidat e para të institucioneve të reja të Kosovës.

Procesi i formimit të institucioneve

Në pritje të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë, debatet tash janë përqendruar në procesin e formimit të institucioneve të reja, posaçërisht zgjedhjen e presidentit të ri për çka kërkohen dy të tretat e votave të parlamentit 120 vendesh.

Por, si mund të rrjedhë ky proces?

“Faza tjetër tani është certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve, pas kësaj normalisht vjen konstituimi i parlamentit që nënkupton emërimin e kryetarit të ri, pesë nënkryetarëve dhe betimin e deputetëve. Pas kësaj fillon faza për formimin e qeverisë së re, ku partia fituese, në këtë rast Vetëvendosje, duhet të dërgojë të nominuarin te presidenti, presidenti e dërgon pastaj te kryetari i parlamentit ku brenda 15 ditëve duhet që i nominuari t’a dërgojë për miratim kabinetin qeveritar”, thotë Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Sipas Kushtetutës, deri në formimin e qeverisë së re, detyra e presidentit që aktualisht ushtrohet nga Vjosa Osmani, duhet t’i kalojë kryetarit të ri të parlamentit të Kosovës, thotë ai.

Në bazë të Kushtetutës duhet që deri me 6 prill të këtij viti parlamenti ta ketë emrin e presidentit të ri të Republikës, nëse kjo nuk do të ndodhë atëherë do të shkeleshin afatet ligjore që të cilat përcaktojnë që së paku 30 ditë para datës së skadimit të, në këtë rast ushtruesit të detyrës së presidentit, të kemi presidentin e ri, vendi lehtësisht mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme”, thotë zoti Miftaraj.

Jehona Lushaku, profesoreshë e studimeve politike, i tha Zërit të Amerikës se pas formimit të qeverisë sfida do të jetë në sigurimin e shumicës parlamentare për zgjedhjen e presidentit të ri.

“Normalisht që ky proces kërkon gatishmëri për kompromis edhe kërkon harmonizim të prioriteteve ndërmjet partive politike. Në këtë rast Vetëvendosje ka një përparësi të dukshme krahasuar me partitë e tjera për shkak se ka një shumicë të konsoliduar dhe i duhet një partner që jo domosdoshmërisht është i madh për nga numrat. Unë pres që Vetëvendosje të ketë këtë gatishmëri dhe në një të ardhme shumë të afërt të formohen institucionet e Kosovës”, tha zonja Lushaku.

Bashkimit Evropian tha të hënën se pret formimin sa më të shpejtë të institucioneve të Kosovës dhe përfshirjen e saj në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.Analistët thonë se qeveria e re do të ndodhet përballë trysnisë për këtë çështje.

“Edhe pse Vetëvendosje, ka deklaruar se dialogu me Serbinë nuk është prioritet, kryeministri i ardhshëm do të jetë nën trysni për të formuar një platformë e cila do t’i përgjigjej dialogut me Serbinë dhe do të duhej që të jetë pjesëmarrës në dialogun i cili do të ndërmjetësohet nga Bashkimit Evropian, kjo për shkak se Bashkimi Evropian dëshiron të përmbyllë këtë çështje por është edhe jetike që secila qeveri që ka legjitimitetin nga qytetarët e Kosovës të jetë përgjegjëse dhe të marrë pjesë në këtë dialog”, tha zonja Lushaku.

“Ne duhet ta kemi një gjë të qartë, Kosova është një vend i vogël i cili varet nga mbështetja, ndihma dhe bashkërendimi me bashkësinë ndërkombëtare posaçërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian. Kosova nuk është shtet i cili mund ta orientojë politikën e jashtme në kundërshtimet me zotimin ndaj marrëveshjes për Stabilizim Asociim, apo zotimet për normalizim marrëdhëniesh me Serbinë”, thotë zoti Miftaraj.

Qëndrimet e lëvizjes Vetëvendosje rreth bisedimeve kanë nxitur vazhdimisht debate rreth mundësisë së ndërlikimit të përpjekjeve ndërkombëtare për t’i dhënë fund procesit të zgjidhjes së problemeve ndërmjet dy vendeve që aspirojnë integrimet evropiane.(Kortezi: Leonat Shehu-VOA)

Filed Under: Analiza Tagged With: doreheqja, Isa Mustafa, LDK

Kush dhe si merr vendime të mëdha?

August 16, 2017 by dgreca

-Kush janë ata “të fortit” që marrin vendime “të mëdha”: Komandantët? Molotovët? Paqësorët?/

isa-Mustafa

Shkruan: Isa MUSTAFA/Si fëmijë shkoja kohëve të pushimeve shkollore nga Prishtina në fshatin tim Prapashticë, te axha im. Një herë, deri sa isha para shtëpisë, vërejta se po ecte ngadalë, si duke u hamendur, një fqinjë i yni me plis dhe maramë në pikun e verës. I u drejtova, hajde o bacë, a po vjen brenda. Ma ktheu “ jo biro, veç dola po eci, e po bej seri e po bej…deri sa mo s’po di si me bo”. Bacin e kishte rënduar varfëria, familja e madhe dhe kërkonte derë për zgjidhje.
Në këto ditë do të doja të shoh një të mençur të na thoshte sesi të marrim vendime të mëdha, të cilat u morën si pretekst për të ardhur në këtë situatë, që as Kuvendin s’po arrijmë të konstituojmë. Si të zgjidhim liberalizimin e vizave, për qytetarët tanë , të cilët të vetmit kanë mbetur të izoluar në Evropë, e që lidhet me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Kush do ti sigurojë 80 vota në kuvend. A do të votohet marrëveshja e cila është pajtuar me Malin e Zi apo do të kërkohet tjetër marrëveshje. A do të pajtohet Mali i Zi të bëjë një marrëveshje tjetër , pasi ka ratifikuar në Parlament marrëveshjen e pajtuar me ne. Nëse jo, sa do të zgjasin procedurat në arbitrazh ndërkombëtar dhe sa do të shtyhet liberalizimi, pasi që Komisioni Evropian ka konkluduar se ratifikimin duhet ta bëjë Kuvendi i Kosovës e jo arbitrazhi ndërkombëtar.
Si do të procedohet me dialogun me Serbinë, me të cilin lidhet rruga jonë e integrimeve evropiane.
Si do të transformohet FSK në Forcë të Armatosur, dhe si do të ruhet partneriteti me NATO-n dhe me SHBA-të, në situatën kur serbet në kuvend refuzojnë të votojnë ndryshimet kushtetuese që lidhen me këtë materie, ndërkaq partnerët tanë thonë se kjo duhet të bëhet me pajtueshmëri të gjere dhe me ndryshime kushtetuese.
Si do të forcohet shteti ligjor, më konkretisht si do të luftohet krimi dhe si do të luftohet korrupsioni.
Kush janë ata “të fortit” që marrin vendime “të mëdha”: Komandantët? Molotovët? Paqësorët?
Kam dëgjuar deklarata të ndryshme se Kosovës i nevojiten liderë që marrin vendime të mëdha. Por për të marrë vendime të mëdha duhet pasur madhësinë e pasuesve, si qytetarë apo deputetë që përfaqësojnë sovranin. Në Kosovë, maksimalisht arrihet te një e treta.
Deri tani, ne kemi marrë vendime të mëdha, por të gjitha këto vendime i kemi marrë me mbështetje të fortë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të miqve tanë evropian. Vendimi për shpalljen e pavarësisë. Vendimi i gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë. Marrëveshjet e dialogut me Serbinë. Njohjet e pavarësisë nga shtete të ndryshme.
Votat që LDK i ka dhënë në Kuvend deri sa ishte në opozitë, për disa vendime të mëdha, por jo të lehta, janë pajtime të arritura me faktorin ndërkombëtar, në rend të parë me SHBA për të quar përpara proceset e pavarësisë dhe të shtetndërtimit. Si LDK nuk kemi dhënë votë për zgjatjen e vendeve të rezervuara për përfaqësuesit joshumicë në Kuvend. Nuk e kemi përkrahur fusnotën.
Konsideroj se përgjegjësinë për të gjetur zgjidhjen e kanë ata që e shkaktuan këtë gjendje . Ata tani duhet të mendojnë dhe të veprojnë ndryshe, jo vetëm si me prishë, por si me ndërtua.

 

(Shkrim në ‘facebook’ i kryeministrit në detyrë të Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa, 16 gusht 2017)

Filed Under: Politike Tagged With: Isa Mustafa, Kush dhe si, merr vendime, të mëdha

TAKIMI MUSTAFA-MOGHERINI

May 25, 2017 by dgreca

Kryeministri Isa Mustafa u takua me përfaqësuesen e lartë e BE-së, Federica Mogherini/

1 Isa ogherini

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, u prit në takim nga përfaqësuesja e lartë e BE-së për punë të jashtme dhe politika të sigurisë, zëvendëspresidente e KE-së, Federica Mogherini.

 Pas takimit, kryeministri Mustafa ka dhënë një deklaratë për gazetarë:Deklarata e plotë e kryeministrit Mustafa: Pata një takim me përfaqësuesen e lartë, zonjën Mogherini.Biseduam për bashkëpunimin e deritanishëm por edhe për çështjet të cilat i presin edhe Kosovën edhe për bashkëpunim me Bashkimin Evropian.Shpreha përkushtimin e Kosovës për perspektivën evropiane dhe se ne, pa marrë parasysh se kemi hyrë në procesin e zgjedhjeve, do të ndjekim rrugën që na qon në perspektivë evropiane.Mbesim të përkushtuar për bashkëpunimin regjional dhe për avancimin e raporteve tona me vendet e Ballkanit Perëndimor. Biseduam edhe për nevojën e vazhdimësisë duke pas parasysh se janë iniciuar dhe jemi në proces të disa vendime që janë të rëndësisë themelore, siç janë ato të demarkacionit, asociacionit dhe për dialogun.Me këtë rast unë ndava qëndrimin që e përfaqësoj tani në krye të LDK-së, se ne do të mbesim të përkushtuar në këto procese dhe se kandidati ynë për kryeministër, po ashtu, mbetet i përkushtuar që këto procese t’i qoj përpara me Bashkimin Evropian.

 Vlerësojmë se nuk kemi rrugë tjetër, duhet që qytetarëve t’iu sigurojmë liberalizimin e vizave edhe po ashtu duhet t’i implementojmë marrëveshjet që i kemi arritur. 

Kryeministri Isa Mustafa, me ftesë të Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, do të marrë pjesë në darkën që shtrohet sot për liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel, ku do të diskutohet për gjendjen aktuale, perspektiven si dhe avancimin e rrugës eurointegruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Bruksel, 24 maj 2017

Filed Under: Komente Tagged With: Federika Mogherini, Isa Mustafa, MUSTAFA-MOGHERINI, takes, Takimi

Mustafa: LDK ofron Hotin kandidat me kredenciale të larta

May 21, 2017 by dgreca

1 Hoti kandidat-Sa i përket listës zgjedhore të LDK-së dhe partnerëve të koalicionit, Avdullah Hoti ka thënë se “lista përfaqëson unitetin e plotë të LDK-së dhe partnerëve të koalicionit, dhe të rinjve që kanë ardhur, të cilët paraqesin për ne një vlerë të shtuar”. “Unë mendoj se ajo është listë e fitores”, ka theksuar ai/

2 Mustafa HotiPrishtinë, 21 maj 2017-Gazeta DIELLI/Kryeministri dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë të dielën në Lipjan se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe aleatët e saj ofrojnë Avdullah Hotin, kandidatë për kryeministër me kredenciale të larta profesionale, për ta qeverisur vendin në mandatin e ardhshëm.“Hoti është dëshmuar me punë të pastër dhe profesionale. Ai ka përgatitjen akademike, profesionale, integritetin dhe përvojën e duhur për të qenë një kryeministër i suksesshëm”, ka thënë Mustafa.Kryetari i LDK-së ka thënë se Hoti është i gatshëm që të përballet me të gjitha sfidat që i ka vendi, duke filluar nga zhvillimi ekonomik, krijimi i vendeve të reja të punës, luftimi i krimit, integrimi i vendit në familjen evropiane etj.

Kandidati i LDK-së dhe aleatëve të saj për kryeministër, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria e kaluar ka bërë mrekullira, të cilat do të nxiten edhe më tepër pas fitores së 11 qershorit.Hoti ka thënë se rritja e të ardhurave ka krijuar mundësi më të mëdha për të rritur investime nëpër komuna. Ai ka përmendur projektet konkrete që janë zbatuar në Lipjan dhe ato që pritet të realizohen pas fitore së zgjedhjeve më 11 qershor. Hoti ka premtuar se buxheti për Lipjanin do të dyfishohet nga qeveria e ardhshme.

Sa i përket listës zgjedhore të LDK-së dhe partnerëve të koalicionit, Hoti ka thënë se “lista përfaqëson unitetin e plotë të LDK-së dhe partnerëve të koalicionit, dhe të rinjve që kanë ardhur, të cilët paraqesin për ne një vlerë të shtuar”.

“Unë mendoj se ajo është listë e fitores”, ka thënë Hoti.

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, ka thënë se jemi të kënaqur me angazhimin dhe përkrahjen që kemi pas deri më tani nga kryeministri aktual, Isa Mustafa dhe shpresojmë që kjo përkrahje do të vazhdojë nga kryeministri i ardhshëm Avdullah Hoti.Ai ka thënë se organizatorët nuk kanë planifikuar pjesëmarrje kaq masovike sot në Lipjan, por kjo tregon se LDK po fuqizohet më tepër se kurrë./b.j/

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Behlul Jashari, Isa Mustafa, LDK ofron Abdullah Hotin

Kosova para zgjedhjeve: LDK do të jap njerëzit më të mirë që ka

May 13, 2017 by dgreca

-Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa theksoi se me bashkëpunëtorë para dy vitesh është vendosur se duhet të hapet rrugë për kuadro dhe për njerëz të rinj/

unnamed (3)unnamed (4)unnamedunnamed (1)-Dega e LDK-së në Istog shënoi sot 27 vjetorin e themelimit/ISTOG, 13 Maj 2017-Gazeta DIELLI/Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Istog shënoi sot 27 vjetorin e themelimit, ku bashkë me shumë simpatizantë dhe qytetarë të Istogut, ishte i pranishëm edhe kryetari i LDK-së, Akademik Isa Mustafa.Kryetari i Istogut, njëherësh nënkryetar i LDK-së, Haki Rugova përshëndeti të pranishmit dhe i falënderoi të gjithë aktivistët e LDK-së në Istog të cilët dhanë shumë për themelimin dhe fitoret e njëpasnjëshme të kësaj dege.Njëherësh kryetari Rugova e përgëzoi punën e kryeministrit Isa Mustafa dhe sukseset e tij të dukshme në krye të Qeverisë së Kosovës.Kryetari i LDK-së, njëherësh kryeministër i Kosovës, Isa Mustafa përgëzoi punën e mirë në Istog, duke theksuar se vetë pjesëmarrja e qindra aktivistëve të LDK-së në këtë degë tregon se në Istog po gufon Lidhja Demokratike e Kosovës duke veçuar rolin e të rinjve që për 27 vite i dhanë frymë LDK-së. Kryetari Mustafa tha po ashtu se LDK-ja dhe Istogu mburret me punën e mrekullueshme të kryetarit Rugova dhe të gjithë kryetarëve të komunave që kanë punuar në mënyrën më të mirë dhe në interes të qytetarëve.Kryetari Mustafa tha poashtu se LDK-ja mburret edhe me ministrat që kanë punuar shumë dhe kanë dalë të pa korruptuar dhe me deputet që i kanë ndjekë politikat dhe i kanë mbrojtur politikat e LDK-së.Sa i përket koalicionit qeverisës të deritashëm, kryetari i Mustafa tha se nëse do të ishin kthyer sërish në vitin 2014, vendimi do të ishte i njëjtë sepse koalicioni me PDK-në është bërë për të mirën e Kosovës.”Por, ata që e bënë këtë veprim tani, ata nuk na tradhtuan ne, ata e tradhtuan vetën, sepse patën shpresë se i shkojnë në fund kësaj pune, por e panë që nuk mundën me ne. Ju siguroj që Qeveria ka punuar mirë, ju siguroj që Qeveria i dha një kurs të veçantë zhvillimit ekonomik të këtij vendi që nuk e pati asnjëherë, Qeveria ka dalë e pa korruptuar dhe ministrat kanë qenë ata që kanë punuar mirë, ju siguroj që kemi bashkëpunuar mirë me BE-në dhe SHBA-të dhe ju siguroj që kemi dhënë një shembull të mirë se si duhet qeverisur Kosova, dhe kjo është me rëndësi sepse nuk ka rëndësi sa kemi qeverisur, por ajo çfarë kemi bërë”, tha ndër tjerash kryeministri Mustafa.Kryetari Mustafa, po ashtu, theksoi se me bashkëpunëtorë para dy vitesh është vendosur se duhet të hapet rrugë për kuadro dhe për njerëz të rinj.“Ne nuk do të punojmë me parulla të fillimit të ri me vese dhe praktika të vjetra, ne do të u japim shans njerëzve të rinj, dhe do të ofrojmë perspektivë për vendin dhe ju sigurojë që do të ofrojmë kryetarë komunash e ministra të mrekullueshëm që dhanë shembull se si duhet qeverisur vendi”, theksoi kryetari Mustafa, duke bërë të ditur se së bashku me nënkryetarët, kryetarët e degëve dhe me strukturat e LDK-së, do të vendoset kush do të jetë kryeministri i ardhshëm i Republikës së Kosovës nga LDK-ja. Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, më tej tha LDK do të jap njerëzit më të mirë që ka, ekspertët më të mirë, veprimtarët më të mirë pasi që, siç u shpreh ai,  LDK-ja ka histori të mirë dhe LDK-ja do t’i sigurojë ardhmërinë më të mirë këtij vendi.“Unë si kryetar i LDK-së do të mundohem maksimalisht që të kem përkrahjen e bashkëpunëtorëve të mi, përkrahjen e tuaj, në mënyrë që të zhvillojmë procese që do të jenë në dobi të Kosovës, në dobi të zhvillimit demokratik, në dobi të qeverisjes së mirë të këtij vendi dhe në dobi të fitores. LDK-ja do të dalë fitimtare në këtë proces sepse e ka rrugën e hapur dhe ka faqen e bardhë, ka treguar suksese dhe do të ishte dëm i madh për vendin që këto suksese të mos vazhdojnë”, tha ndër tjera kryeministri Mustafa, duke shtuar se Lidhja Demokratike e Kosovës është e përkushtuar të punojë fuqishëm dhe pa dyshim se do të dalë fitimtare në këtë proces.Në fund të manifestimit, janë shpërndarë librezat e anëtarësisë për dhjetëra anëtarë të rinj të Degës së LDK-së në Istog./b.j/

Filed Under: Analiza Tagged With: 27 Vjet LDK, Behlul Jashari, Isa Mustafa, Istog

  • 1
  • 2
  • 3
  • …
  • 11
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Albania Fashion Week: Java zyrtare e modës shqiptare
  • Strukturat paralele në veri: Realitet i injoruar me pasoja për sovranitetin e Kosovës
  • Robert Lulgjuraj, një kandidat potencial shqiptar për në Kongres në Michigan
  • SPAÇI – PISKAMA QË NA THËRRET TË MBROJMË LIRINË!
  • Mbrëmje kulturore në Linc të Austrisë në 26 vjetorin e çlirimit të Kosovës
  • Amerika e sheh Kosovën si aleate, dhe jo si problem për t’u menaxhuar me heshtje diplomatike
  • Përmbyllja e suksesshme e vitit shkollor në Shkollën Shqipe të QKSHA-Struga
  • Mallkimi i diktaturave komuniste
  • Mesdheu – Gramatika e qytetërimeve dhe roli i Shqipërisë në hartën e trashëgimisë mesdhetare
  • Fatime Sokoli, kumbimi këndues i Dragobisë përmes zërit dhe shpirtit të një gruaje që erdhi t’i përkiste përjetësisë
  • Orët dhe orëndreqësit shqiptarë
  • Mësimi i gjuhës shqipe në diasporë, detyrim kombëtar
  • A Festival to Remember – Celebrating Our Albanian Heritage
  • U PËRURUA LIBRI “ÇAMI, TEK GURI POLAR” 
  • KËSHILLI KOORDINUES I ARSIMTARËVE NË DIASPORË (KKAD) MBAJTI TAKIMIN E RADHËS DHE PREZANTOI PUNËN E SAJ NJËVJEÇARE

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT