• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Tiranë, Viti i Kadaresë në Biblotekën Kombëtare

February 9, 2016 by dgreca

Bibloteka Kombëtare organizon një varg aktivitetesh që synojnë të nxjerrin në pah raportin e privilegjuar që ka ndërtuar shkrimtari me kulturën shqiptare, e përmes saj edhe me atë botërore. Kjo marrëdhënie specifike, ze fill qysh me botimet e hershme të Kadaresë dhe vijon gjithnjë e më intensive dhe komplekse edhe sot, përmes leximesh, interpretimesh, analizash e sidomos përvojash estetike të rralla që vepra e tij ua dhuron bujarisht lexuesve prej rreth 65-vjet krijimtarie letrare të pandërprerë. Pikërisht, për të rrokur disa nga pamjet më bashkëkohore të këtij rrugëtimi kulturor të pashembullt, Biblioteka Kombëtare, në bashkëpunim me botën akademike dhe botues, zhvillon tri qasje të ndryshme, studimore, estetike e informative përmes: konferencës shkencore “Ismail Kadare: leximi dhe interpretimi”, ekspozitës “Qytetet e Kadaresë” dhe promovimeve të disa botimeve shkencore realizuar me rastin e 80-vjetorit të shkrimtarit.

Konferenca shkencore: Ismail Kadare: leximi dhe interpretimi

me pjesëmarrjen e Ministres së Kulturës znj. Mirela Kumbaro, Akademik Rexhep Ismajlit,

Akademike Floresha Dados, shkrimtarit Bashkim Shehu, Profesor Ardian Ndrecës, Prof. Persida Asllanit, Prof. As. Mark Marku etj. merr në shqyrtim mundësitë e reja të leximit dhe interpretimit të veprës kadareane. Nga romanet te poezia, nga dialogu te digresioni, nga shkrimi te teksti, nga fiksioni te eseja, nga botimet kritike te leximet subjektive, tipar i kësaj konferencë mbetet në thelb sfida e përhershme e leximit dhe interpretimit të letërsisë.

Ekspozita Qytetet e Kadaresë

synon të ndërtojë përmes titujve, pasazheve, librave por edhe imazhesh simbolike një nga tiparet më interesante të veprës së Kadaresë, “shkrimin e Qytetit”, shndërrimin e tij në një personazh të mirëfilltë letrar. Ky shkrim specifik zhvillohet falë një procesi të përhershëm rikthimi e rishkrimi, kompleksiteti kujtese, ëndërrimi e invokimi, vëzhgimi dhe zbulese. Natyrshëm, ekspozita “Qytetet e Kadaresë” e nis rrugëtimin me një nga pamjet më mbresëlënëse dhe më ndikuese të veprës së Kadaresë, siç është rrugëtimi brilant në Kujtesën e qytetit të tij të lindjes, Gjirokastrës, që pikërisht për këtë bëhet edhe Qytet universal. Më tej ajo vijon me qytetet e tjera që kanë lënë mbresë jo vetëm në jetën e autorit por sidomos në krijimet e tij: Moska, Stambolli, Tirana, Parisi etj. Ato vijnë si qytete jo thjeshtë të përshkruara, por themelore në subjektet e prozës apo në fatet e personazheve të tyre, herë si qytete- kujtesë, herë si qytete-mungesë, herë si qytete-pushteti, herë si qytete-rinie, e herë si qytete-lirie.
Promovime botimesh të realizuara me rastin e 80-vjetorin të shkrimtarit:
Studimi Kadare në gjuhët e botës, me autor Prof. Dr. Bashkim Kuçuku, Onufri, 2015
Kadare: Bibliografi II: studime për të (1953–2010), nga Prof. As. Dr. Lili Sula dhe Dr. Jorina Kryeziu, Pegi, 2015
Përmbledhja me ese dhe studime Ismail Kadare: leximi dhe interpretimi, përgatitur nga Prof. Ardian Ndreca, Onufri, 2016

Filed Under: Kulture Tagged With: Biblioteka Kombetare, Viti i Kadarese

Imazhi i Muzeut të Krujës dëmtohet nga rrugë

February 9, 2016 by dgreca

Nga Ahmet ZANI/
Muzeu Kombëtar i Gjergj Kastriotit, i njohur ndryshe si muzeu i Skënderbeut dhe muzeu i Krujës është një nga më të vizituarit në vendin tonë.
Ky muze është ndërtuar në Kalanë e famshme të Krujës kryeqendra e shtetit të Arbërit, ku janë të ekspozuara mjaft objekte, dokumenta, riprodhime nga historitë e legjendarit Skëderbe.
Në 100 vjetorin e Pavarsisë së Kombit shqiptar, është investuar për ndriçimin e pjesëve kryesore të Kalasë. Përreth Kalasë rrugët e kalldrëmta sjellin panoramën e mrekullueshme të muzeut, dhe turistët vendas si dhe të huaj largohen me mbresa nga muzeu i Krujës, ndërsa kohët e fundit rasti i dëmtimeve të disa rrugëve kanë shqetësuar jo pak banorët vendas.
Lagjet e Krujës që ndodhen përreth Kalasë, aty ku dhe lidhen disa rrugë që tashmë sjellin shqetësimin e banorëve të cilë ankohen nga moskujdesjet e strukturave institucionale sikur mos të njohin historinë e Muzeut dhe të kalasë së Krujës në tërësi. Rrugët kanë nisur të çarat dhe disa banorë po përpiqen të investojnë për të minimizuar dëmtimet me ato pak mundësi që ofrohen, por kjo është shumë pak. Lëvizjet e tokës në disa pozicione përreth kalasë, krijojnë problemet e shfaqura ndërsa vendorët justifikohen nga mungesa e fondeve, kjo nuk mund të justifikojë pamjen e krijuar sëpaku për turistët ku përballen me këtë fakt aspak normale duke ju larguar realitetit historik që mbart muzeu i Krujës.
Nje problem me vete perben edhe cilesia e dobet e punimeve ne Hamamet e muzeut.

Filed Under: Kulture Tagged With: Ahmet Zani, Muzeu i Kruyjes

Mjeshtri Ibrahim Kodra do të prehet në Memorialin në Kodrat e Liqenit

February 8, 2016 by dgreca

Fondacioni “Ibrahim Kodra”, Ministria e Kulturës, Bashkia e Tiranës plotësojnë vullnetin e fundit të Mjeshtrit, Ibrahim Kodra, “Nder i Kombit” i cili do të prehet në Memorialin në Kodrat e Liqenit, pranë figurave të nderuara të kombit, Faik Konica, Vëllezërit Frashëri.
Në një njoftim për mediat, ministria e Kulturës bën të ditur eshtrat e artistit Kodra do të vendosen në një vendndodhje që do të vizitohet nga bashkatdhetarë të shumtë të tij.
Në njoftim sqarohet se pranë Ministrisë së Kulturës është depozituar kërkesa e Behgjet Pacolli dhe Fatos Faslliu, kryetarë të Fondacionit “Ibrahim Kodra” në Lugano dhe në Durrës, lidhur me plotësimin e vullnetit të fundit të vetë piktorit të madh me titull “Nder i Kombit”, Ibrahim Kodra që të prehej në Tiranë, në një vendndodhje ku të vizitohej nga bashkëatdhetarë të shumtë të tij. Ky vullnet i artistit Kodra, si pasojë e një moskoordinimi, nuk u plotësua dhe eshtrat e tij sot prehen në Ishëm të Durrësit.
Vënia në vend e amanetit të Mjeshtrit kryhet me rastin e 10-vjetorit të ndarjes nga jeta. Në koordinim me Bashkitë Tiranë dhe Durrës janë marrë të gjitha masat për të realizuar ceremoninë e nderit, që do të mbahet në Kodrat e Liqenit Artificial, me pjesëmarrjen e personaliteteve më të larta të vendit.
Ministria bën të ditur se Memoriali i vendosur në Ishëm në varrezën aktuale të Maestro Kodrës do të qëndrojnë në Ishëm dhe do të plotësohet me një pllakë përkujtimore ku do të shkruhet: ISHMI ËSHTE KRENAR PËR BIRIN E VET, PIKTORIN E MADH, NDERIN E KOMBIT IBRAHIM KODRA (1918-2006), QË TANI PREHET SIPAS VULLNETIT TË TIJ TË MBRAMË NË TIRANË, PRANË FIGURAVE TË SHQUARA TË KULTURËS KOMBËTARE.
Gjithashtu vënia e kësaj pllake përkujtimore do të shoqërohet me një ceremoni zyrtare nderimi.
Ministria e Kulturës, në mbështetje të vullnetit të fundit të Mjeshtrit Ibrahim Kodra, piktorit me famë botërore , është e mendimit se memoriali i tij i vendosur në krah të figurave të mëdha të kombit shqiptar si Faik Konica, Vëllezërit Frashëri nderon figurën e madhe të Kodrës si dhe do të nderonte shtetin shqiptar në plotësimin e këtij vullnet.
Ky Memorial në nder të tij është respekt i emrit, kontributit, dashurisë për figurat e vyera të kulutrës shqiptare të cilët kanë lartësuar emrin e kombit në nivele ndërkombëtare.
Eshtrat e Mjeshtrit Ibrahim Kodra do të pushojnë në Kodrat e Liqenit, në datën 12 shkurt, sipas amanetit të tij të fundit.(ATSH)

Filed Under: Kulture Tagged With: do të prehet në Memorialin, Ibrahim Kodra, në Kodrat e Liqenit

Julian Biba Talks Role as a Film Producer and Writer

February 1, 2016 by dgreca

By Elmira Babamusta/
Producer and writer Julian Biba explores race relations and social issues in his films. Born in Albania he moved to United States in 2000. Having a background in karate, military education and police training it was only natural that Julian fell in love with action films. His big project was screen writer for “Leap of Faith”.
“Leap of Faith” was a game changer for the way I write and think about writing. It is designed for a big budget film, which makes it in the same time the strong and the weak point of the project.” said writer, producer Julian Biba.
Julian collaborated with writer, director Roland Uruci for the short film “Paftuar” (Uninvited), which he co-wrote, and served as Assistant Producer and Stunt Coordinator.
“This film is based on true events where I happen to be an eyewitness and it is a drama about human rights violations by Greek border patrol units against Albanian illegal emigrants. We wish to have the funds at some point, so we can film the full feature version of the script to tell the whole story.”
“I had the pleasure and honor to work with director Roland Uruci; director of photography Albert Elmazovski;, two actors that I grew up watching on television Todi Llupi and Karafil Shena; the actor/director Laert Vasili; the amazing producers Tefta Bejko and Bujar Alimani; and actors Artan Telqiu, Albi Dhima, Armando Dauti, Griseld Kapllanaj, Sabrina Alimani, Galip Cobaj, Ervin Kendella.”
Since “Paftuar” Julian has taken a few acting classes with actor/director Ron Millkie and has written several scripts, many of which are based on real life stories.
“Two of the full features are again based on true events that I have participated in. “The Bright Future” is somehow a follow up of “Paftuar” but now the main story happens in Athens, Greece. “Trust” is based on events happening during a massive armed rebellion in Albania on 1997. Then there is “Leap of Faith” which is my first fiction script and it is about the drama of a Syrian woman that loses her family. The short films are a mixture of true events and fiction.”
Julian took an intensive course with “ScreenwritingU” Professional Screenwriting Program. During the 8 months of the course he completed his script “Leap of Faith” featured on “Inktip” magazine for consideration of several production companies.
Besides producing and writing, he was an extra in “The Americans” and was featured in the documentaries role Al Capone “Mysteries At the Museum” travel channel.
“I love the show “The Americans” and had a great experience watching first hand a production of that level. The Al Capone and 19th century detective were documentaries where we had to improvise and I really enjoyed it.”
“During the New York Albanian Film Week of producer Mrika Krasniqi I had the chance to have constructive conversations with directors like Iris Elezi and Fatmir Koci while was asked by the Kosovar director Sabri Pajaziti to act on his short film “A Tough Time in NY” next to a very talented actor Julian Gjaci. This was a very pleasant experience and I enjoyed every moment of it.”
Julian Biba is currently working on developing the Jewish story during World War in Albania. He says that the script is in progress and it explores “one of the most precious values of Albanians, ‘BESA’, the promise that a traditional Albanian would prefer dying rather than breaking”. He is planning to organize more screenings in New York, Washington DC and Massachusetts for the “Paftuar” short film, with the objective to produce the full feature of the short.

Filed Under: Kulture Tagged With: and Writer, Elmira Babamusta, Film Producer, Julian Biba Talks Role as a

Tradita e muzikes qytetare dhe grupi koral “Rozafa Expression”

January 31, 2016 by dgreca

Nga Pjeter Logoreci*/
Shpesh, në ambientet e kuvendit franceskan të Gjuhadolit, në Shkoder, vëreja grupe rinore apo fëmijësh, të cilët të shoqëruar nga mjeshtri i muzikës Zef Coba, i drejtoheshin ambienteve artistike të kuvendit, për prova apo shfaqje. Më vonë, disa herë, pata rastin të shijoj harmoninë e zërave të mrekullueshëm të këtij formacioni vokal, në interpretimin e pjesëve liturgjike apo klasike në salla të ndryshme apo në ambientet kishtare. Në kujtimet e mija të rinisë, mjeshtrin Zef Coba, e sjell në mëndje gjithmonë aktiv e shumë të angazhuar me të gjitha formacionet e shoqërisë, duke filluar nga fëmijët e festivalet e tyre kombëtare, emisionet muzikore në Radio Shkodra, si ekspert muzike në shumë emisione televizive apo në koncertet monumentale të organizuara në qytetin tonë dhe mbarë vendin. Pas shumë vitesh e perpjekjesh të mëdha, në vitin 1999, Zefi, arriti të kurorëzojë me sukses themelimin e një shoqatë me këngëtarë e muzikantë të kualifikuar. Një shoqatë të miqve të muzikës, që përbëjnë grupin koral të emërtuar nga ai “Rozafa Expression”. Gjatë një takimi me mjeshtrin Coba për informacione të këtij shkrimi, kurioz për emertimin e grupit, e pyeta:
….”Rozafa Expression” është një emërtim i menduar gjatë – më tregoi ai – e që simbolizon detyrimin qytetar e artistik të antarve. Simboli i Shkodres, kalaja e Rozafës, që është një histori qëndrese e sakrifice qytetare 2400 vjecare e ndërthurur me detyrimin artistik qytetar të mbështetur mbi realitetet artistike që buron nga ekspresiviteti i vlerave muzikore të qytetit e kulturës shkodrane. Kjo shoqate është simbol i lavrimit e pasurimit të muzikës së kultivuar e traditës së pasur muzikore të qytetit pas viteve 90-të. Ajo lavron këngën tradicionale shqiptare, pjesë muzikore korale të njohura e muzikë të zgjedhur nga vendi dhe bota. Suksesi dhe njohja e mbarëkombëtare e grupit është frut i punës plot pasion dhe pa interes, mbi baza vullnetare e në kohën e lirë të anëtarve të saj, por edhe merite e mbështetësve e sponsorve të aktiviteteve të tyre të shumta.
Kjo shoqatë muzikore është e strukturuar në katër ndarje (seksione). Ndarja e parë është kori i të rriturve ose “Rozafa Expression”. Ndarja e dytë është grupi “Në Lulishten e Këngës Shkodrane”, ndarja e tretë aktivizon fëmijët me grupin “Loja e Notave Muzikore” dhe “Miqtë e Muzikës” është grupi ose ndarja e katërt. Shoqata ka një aktivitet të zgjëruar, ku dominon grupi i të rriturve Rozafa Expression, i cili ka dhënë shumë koncerte në festivale e aktivitete të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare. Mund të vecojmë këtu turnet e suksesëshme në vende të ndryshme:
…në fillimet e tij në vitin 2000: në Tiranë, në Andros e Karditsa të Greqisë (edhe në vitin 2013), Cetinjë të Malit të Zi, Avola të Italisë. Më vonë në vitin 2001 Vibo Valentia të Italisë, në Shkodra Jazz të 2007-tës, Tuz të Malit të Zi (2007), Tetovë të Maqedonisë (2007,2009, 2013, 2014, 2015), në Ripatransone të Italisë (2007), Svigliano, Cuneo, Saluzo të Italisë (2009), në Tiranë (2009), Kragujevac të Serbisë (2011), Assisi – Itali (2014, Gjakovë të Kosovës (2014) si dhe shumë premiera dhe koncerte në qytetet e ndryshme të Shqipërisë: Shkodër, Tiranë, Durrës, Korcë.
Shoqata miqtë e muzikës përvec se evenimente të ndryshme kulturore apo raste festash, organizon edhe aktivitete bamirësie sikurse koncerti i festave të fundit të vitit në ambientet e spitalit Jorgji Karamitri të qytetit të Shkodres. Ky koncert që pat moton “ Mjeksia shëron trupin, Arti shëron shpritin” u organizu në bashkëpunim me drejtorinë e spitaleve për të argëtuar të sëmurët dhe të pamundurit.
Për repertorin e këngëve dhe të muzikës kujdeset vetë mjeshtri i muzikës, kompozitori Zef Coba.
Të njohim kompozitorin dhe mjeshtrin e muzikës Zef Coba…
Mjeshtri i muzikës, kompozitori Zef Coba, lindi dhe u edukua në një familje shumë të njohur për tradita qytetare e atdhedashuri, në qytetin e Shkodres. Shenjat e para të talentit dhe prirjes së tij muzikore i tregoj qysh në vogli duke mësuar dhe luajtur në shumë instrumente muzikore. Në rini, ai realizoj deshirën e tij për të studiuar në Akademinë e Arteve në Tiranë, në degën e dirigjimit koral, ku pat fatin të ketë mentore pedagogen e njohur Rozmari Jorganxhi.
Në vitin 1989, me vendim të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, del në profesion të lirë si kompozitor. Mjeshtri Zef Coba është njohes i mirë i trashëgimisë sonë folklorike, sidomos të trevave të veriut ku ai ka punuar vite me radhë. Për shumë vite ai ka qënë gazetar dhe kryeredaktor i programeve muzikore të Radio Shkodres. Që nga viti 2003 punon në Universitetin e Arteve Tiranë, në fakultetin e muzikës si pedagog në lëndët e dirigjimit koral, klases korale, mukikës dhomës, harmonise..
Në vitet 1997 deri 2001, drejtoj korin Dom Mikel Koliqi, në kishen Katedrale në Shkoder,. Po në vitin 2004 fillon të drejtojë korin e Katedrales “Shën Palit” në Tiranë, si dhe nga viti 2010 është drejtues i korit të Kishës Franceskane në Shkoder. Që nga 1983, është sekretari lidhjes së shkrimtarve dega Shkoder. Ai ka kompozuar shumë pjesë vokale dhe instrumentale, muzikë filmash e për teatër, këngë për fëmijë apo popullore shkodrane, pjesë korale si dhe është autori i këngës, që është bërë hymni i atdhetarisë, “Xhamadani vija vija”. Ai është rektor i Akademisë së Arteve në Shkoder, ku jep edhe mësim. Eshtë vlerësuar me shumë cmime dhe mirënjohje për veprimtarinë e krijimtarinë e tij artistike si Mirënjohja e Shkodres, Nderi i Kulturës Dibrane, Cmimi Naim Frashëri i kl III dhe cmimin “Madre Teresa”. Mban titullin profesor që nga viti 2012 dhe është anëtar i bordit të “Forumit Ballkanik të Muzikës Korale”, anëtar nderi i Shoqatës “Besa” në Mal të Zi dhe asaj “Madonna di San Giovanni” në Itali.
Prof. Zef Coba është një vazhdues i denjë i traditës të kolosëve shkodran të muzikës Pjeter Gaci, Prenk Jakova…. Ai me modesti, po vazhdon të pasurojë më tej vlerat muzikore që ato i lanë trashëgim qytetit dhe atdheut të tyre.
Aktiviteti i pakrahasueshëm i Prof. Zef Cobës, i karakterizuar nga një disiplinë e kërkesë e lartë, që është vlerësuar me konsiderata të larta kudo, është një aset pasuror i qytetit Shkodres, të cilën ai ka arritur ta vendosë në piedestalin e qyteteve të njohur për traditën e kulturën muzikore, në botë. Po ashtu, grupi koral Rozafa Expression nëpërmes aktivitetit të tij mbrenda dhe jashtë vendit, me pjesmarrje në festivale dhe veprimtari të rëndësishme artistike, po perfaqëson me sukses kulturën dhe vlerat tona në rang kombëtar dhe ndërkombëtar. Eshtë për tu vlerësuar dhe falenderuar shteti austriak, i cili nëpërmes dhurimit të disa ambienteve moderne, ka krijuar mundësinë që Shoqata Miqtë e Muzikës të jetë një institucion me seli e ambiente komode, provash dhe aktivitetesh. Uroj dhe shpresoj që Shteti nëpërmes Ministrisë së Kulturës, Bashkia Shkoder, të tregohen më të vemendvshëm e zemergjërë se deri tashti dhe të mbështesin financiarisht këtë Grup përfaqesues të vlerave tona në botë.
*http://rozafaexpression.com/
Vjene, me 24.1.2016

Filed Under: Kulture Tagged With: “Rozafa Expression”, dhe grupi koral, Pjeter Logoreci, Tradita e muzikes qytetare

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 243
  • 244
  • 245
  • 246
  • 247
  • …
  • 544
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • ROLI I PRESIDENTES OSMANI NË RIKTHIMIN E BESIMIT DHE BASHKËPUNIMIT TË KOSOVËS ME SHBA-NË DHE BE-NË
  • WHEN KOSOVA WORKS, AMERICA SPEAKS
  • Shkolla shqipe “Gjergj Fishta” – Long Island, New York festoi festat e fundvitit
  • Fotografia e Gjon Milit dhe CHARTRES CATHEDRAL -Një monument i entuziazmit Kristian
  • Lamtumirë legjenda jonë e mikrofonit në gazetarinë sportive Ismet Bellova!
  • Politika e mençur…
  • VEPËR NGA MË TË PASURAT E MË NJERËZORET NË MENDIMIN KRITIK
  • KOZMOPOLITIZËM
  • “Kur shpirti kthehet në gërmadhë lufte”
  • VATRA TELEGRAM URIMI AKADEMIKES JUSTINA SHIROKA PULA ME RASTIN E ZGJEDHJES KRYETARE E AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
  • Suzana Shkreli: “We can make history by electing Michigan’s first Albanian Secretary of State”
  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT