• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DokuFest: Qyteti dhe festivali ndërlidhen në Prizren

August 11, 2015 by dgreca

Nga Behlul Jashari/ PRIZREN, 11 Gusht 2015/ Qyteti dhe festivali ndërlidhen në Prizren, u tha sot në konferencën e tretë për shtyp në kuadër të edicionit të XIV të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër DokuFest.
Në konferencë morën pjesë: Chris Torch nga Corners, Domenik Gagnon – regjisor i filmit “Of The North”, Frida dhe Lasse Barkfors – regjisorë të filmit “Pervert Park” dhe Pamela Cohn – kuruese e programit special “Sound of my Soul”.
“Unë vetëm dua të them një gjë, kam udhëtuar shumë nëpër Evropë dhe kam qenë në shumë festivale: nuk mund të them se kam parë ndonjëherë një vend ku qyteti dhe festivali ndërlidhet si këtu në Prizren. Qyteti e ka mirëpritur festivalin, e ka bërë pjesë të tij, unë shoh shumë njerëz që lëvizin përreth, ndoshta disa prej tyre shkojnë për të parë filma, të gjithë pjesë e ambientit kulturor që festivali ka krijuar dhe unë me të vërtetë dua të ju uroj për këtë gjë”, tha Cris Torch, i cili foli për programin dhe punëtoritë e Corners në DokuFest.
Nga 8 deri 16 gusht, në qytetin e Prizrenit në Kosovë mbahet DokuFest, festivali tradicional ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër. Tema qendrore e Fstivalit në këtë vit është migrimi, përfshirë një program filmi të kuruar në mënyrë të veçantë, diskutime në panel dhe punëtori tashmë tradicionale.
Shumë nga pjesëmarrësit e vizitorët e DokuFest nga vende të ndryshme të botës janë mirëpritur e vendosur nëpër shtëpitë e prizrenasëve.

Filed Under: Kulture Tagged With: Behlul Jashari, DokuFest: Qyteti dhe festivali, ndërlidhen në Prizren

Festivali ndërkombëtar i akuarelit, mundësi per promovimin e artistëve dhe Shqipërisë në botë

August 11, 2015 by dgreca

162 artiste nga e gjithe Bota(nga 240 qe kane aplikuar) do te jene pjese e Festivalit Nderkombetar te Akuarelit, qe do te organizohet në datat 21-25 nëntor 2015 në Pallatin e Kongreseve dhe në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë/
Me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, në datat 21-25 nëntor 2015 në Pallatin e Kongreseve dhe në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, do të zhvillohet për herë të parë aktiviteti më ri artistik i titulluar Festivali Ndërkombëtar i Akuarelit.
Festivali Ndërkombëtar i Akuarelit vjen me qëllimin kryesor te promovimit të artistëve dhe të Shqipërisë në botë, theksojnë organizatorët.
Sakaq, puna për këtë aktivitet, që vjen nën nismën e piktorit Helidon Haliti, njëkohësisht president i Shoqatës Ndërkombëtare të Akuarelistëve për Shqipërinë, ka nisur prej disa muajsh.
Festivali e bën Shqipërinë të jetë në këtë mënyrë në vëmendjen e artistëve nga e gjithë bota.
Një komision i veçantë i ngritur për përzgjedhjen e punëve që do të prezantohen në festival ka shqyrtuar me qindra punë të paraqitura nga e gjithë bota, në teknikën e akuarelit.
Komisioni përbëhet nga personalitete të shquara të arteve pamore shqiptare dhe me karrierë 50 vjeçare, artistë me shumë tituj dhe çmime. Komisioni është ngritur me shtatë anëtarë, emra të njohur të pikturës shqiptare si, Skënder Kamberi, Nestor Jonuzi, Agon Dine, Qamil Prizreni, etj.
Në këtë festival kanë aplikuar artistë nga Europa, por dhe nga shtete si Meksika, Kina, Argjentina, etj. Në fazën e parë të festivalit kanë aplikuar mbi 240 artistë të huaj dhe në fund të fazës së dytë u përzgjodhën 130 autorë nga 51 shtete përfaqësuese.
Në fazën e fundit përzgjedhëse do të prezantohen rreth 200 piktura në teknikën e akuarelit. Festivali Ndërkombëtar i Akuarelit do të mbahet në vjeshtë dhe do të zhvillohet në disa salla njëherësh. Ai sjell në vëmendje artin figurativ, ku punët e artistëve nga shtete të ndryshme të botës do të prezantohen për publikun.

1. List of selected artists Congratulation to all the selected artists , 1. Atanaur Dogan, TURKEY
2. Rukie Garip, TURKEY
3. Ozay Mlkaya, TURKEY
4. Koray dagci,TURKEY
5. Amit Kapoor, INDIA
6. Rajatsubhra Bandopadhyay, INDIA
7. Abdul Quadir, INDIA
8. Aniket Mahale, INDIA
9. Ashok Kumar Dey, INDIA
10. Magha Kapoor, INDIA
11. Prafull Sawant, INDIA
12. Somnath Mukherjee, INDIA
13. Ram Viranjan, India,
14. Rajesh Sawant -INDIA
15. Ali Abaz Syed, PAKISTAN
16. 15 Rabia Nawab Qureshi, PAKISTAN
17. Alaa Sharabi, SYRIA
18. Juhayba Albitar, SYRIA
19. Ahmet Saber, EGYPT
20. Asmma Samy, EGYPT
21. Dian Bashour, EGYPT
22. Hala Mokhat, EGYPT
23. Mostafa Sleem, EGYPT
24. Soha Khalil, EGYPT
25. Aleksander Bobryshev, UKRAINE
26. Dimitry Morozov, UKRAINE
27. Igor Yurchenko, UKRAINE
28. Maksym Kisilov, UKRAINE
29. Oksan Kjyzhniak, UKRAINE
30. Olga Barabanova, UKRAINE
31. Victoria Grigorieva, UKRAINE
32. Vsevolod Sharko, UKRAINE
33. Yana Proka, UKRAINE
34. Lyudmila Yaschuk.UKRAINE
35. Angela Barbi, SPAIN
36. Antonio Rodriguez Gil, SPAIN
37. Aurora Charlo, SPAIN
38. Blanca Alvarez Sanchez, SPANIE
39. Camilo Huescar, SPAIN
40. Ces Farre, SPAIN
41. Isabel Alosete, SPAIN
42. Jose Javier Abadia, SPAIN
43. Jose Miguel Collantes Depaz , SPAIN
44. Jose Sanchez, SPAIN
45. Juan Valdivia, SPAIN
46. Juankar Cardesin, SPAIN
47. Luis Camara Lopez, SPAIN
48. Manolo Jimenez, SPAIN
49. Maria Pilar Fernandez, SPAIN
50. Miguel Linares Rios, SPAIN
51. Pablo Ruben Lopez Sanz, SPAIN
52. Santiago Villares Castillo, SPAIN
53. Tarsila Jimenez, SPAIN
54. Igor Sava moldova, ITALY
55. Claudio castilione,ITALY
56. Anna Massinissa, ITALY
57. Anna Nicodemo, ITALY
58. Lorena Massa, ITALY
59. Olga Polichtchouk, ITALIA
60. Rosella Passeri, ITALY
61. Judith Offord Italy
62. Roberto andreoli,Italy
63. Jetmira Kraja, ITALY
64. Alfred Mirashi, ITALY
65. Olga Litvinenko
66. Anna Ivanova, RUSSIA
67. Elena Manoli, RUSIA
68. Julia Dubova, RUSSIA
69. Nuwka Ivanova, RUSSIA
70. Olga Kharchenko, RUSIA
71. Olga Peshkova, RUSIA
72. Ekaterina Gubina, RUSSIA
73. Galina Gomzina (Shapovalova), RUSSIA
74. Andrew Smith, MALTA
75. Angelina Damenia, GEORGIA
76. Arsim Kajtazi, KOSOVO
77. Zymer Mulliqi, KOSOVO
78. Selam Abdiu, MACEDONIA
79. Ljubnika Gligorova, MACEDONIA
80. Simonida filipova, MACEDONIA
81. Asri Utami, INDONESIA
82. Bahareh Jefar, IRAN
83. Fatemeh Zahab , IRAN
84. Imane Kazemi, IRAN
85. Javit Tabatabaii, IRAN
86. Shirin Mohebeian, IRAN
87. Soheil Sepehri, IRAN
88. Kourosh Aslani, IRAN
89. Bea Strugo, ARGENTINA
90. Beni Gassenbauer , ISRAEL
91. Bancha Ma, THAILAND
92. Boonkwang noncharoen THAILAND
93. Bhira Phokthavi, THAILAND
94. Direk Kingnok, THAILAND
95. Kitipong Maksin, THAILAND
96. Watena Kreetong, THAILAND
97. Coralee Bruch, USA
98. Joel Tenzin ..FRANCE
99. Damien Barbier, FRANCE
100. Jean -Luc Mossion, FRANCE
101. Danny Casttillon Doce, PHILIPINE
102. Divine Correa, PHILIPINE
103. Ewa Ludwiczak, GERMANY
104. Dieter Wystemp, GERMANY
105. Elke Memmler , GERMANY
106. Gabriele Koenigs, GERMANY
107. Egle Lipeikaite , LITHUANIA
108. Ekaterina Ziuzina, BELARUS
109. Elena Cioclu, ROMANIA
110. Janko Laco,SERBIA
111. Endre Penovac, SERBIA
112. Emily Read, CANADA
113. Lianne Todd , CANADA
114. Eugen Chisnicean, MOLDAVIA
115. Franc Golob, SLOVENIA
116. George Politis, GREECE
117. Hari Kumar,india
118. Husain AL Salwan, Emireate e Bashkuara Arabe, DUBAI
119. Islam Allboun, JORDANIA
120. Deyan Mihailov,Bulgaria
121. Ivan Dodov, Bullgaria
122. Kiril Bozhkov, BULGARIA
123. Selma Todorova, BULGARIA
124. Iwasaki Nagi, JAPAN
125. J. Kwegyir Aggrey, GHANA
126. Janis Spalvins, LATVIA
127. Rogger oncoy, PERU
128. Javier Luque Rodrigues, PERU
129. Jorge Fernandez Villaba, TARMENO, PERU
130. You Mee park, South Korea
131. Jhang Tong -Cing, Taiwan, CHINA
132. Liu Yi, CHINA
133. Rui Zhou, CHINA
134. Kai -Ming Chueh , TAIWAN
135. KAterina Kovatceva, BAHAMAS
136. Khasay Mirzoyev, AZERBAIJAN
137. Kudallayya M. HHiremath , KARNATAKA
138. Li Xianchang, HONG KONG
139. Li Wai Ming, HONG KONG
140. Ze Ze Lai, HONG KONG
141. Rainboe Tse , HONG KONG
142. MAuri Virtanen, ECUADOR
143. Nadezeya Repina, BELARUS
144. Natalia Studenkova, Slovakia
145. Daniel Novotny, SLOVAKIA
146. NB Guru, NEPAL
147. Ong Kim Seng, SINGAPOR
148. Patricia Guzman, MEXICO
149. Ramon Larrauri Torroella, MEXICO
150. Rosa Elena Flores, MEXICO
151. Javier Gomesoto, MEXICO
152. Pablo Ferrari , URUGUAI
153. Radu Dumitrescu, RUMENIA
154. Danny Casttillon Doce, Philipine
155. Raul M. Saria, PHILIPINE
156. Riaz Auladin, MAURITUS
157. Sanjeewee Senevirathna, SIR LANKA
158. Sergiy Lysyy, LITUANIA
159. Tatjana Simanaitiene, LITUANIA
160. Suresh Syangtan, NEPAL
161. Van Le, VIETNAM
162. 161. Ho Hung, VIETNAM

Filed Under: Kulture Tagged With: akuarelit, FestivaliNderkombetar, shqiperi

Google krijon një kompani të re

August 11, 2015 by dgreca

Google ka njoftuar për një riorganizim të kompanive të saj, duke krijuar një kompani “mëmë” të quajtur “Alphabet”. Në krye të kësaj kompanie do të jenë themeluesit e Google, Larry Page, si shef ekzekutiv dhe Sergey Brin, si president.
“Alphabet” tani do të shërbejë si një kompani “mëmë” për një numër kompanish tjera më të vogla, përfshirë Google si dhe të gjitha bizneset që kanë funksionuar nën ombrellën e saj, si Youtube, Android, aplikacionet dhe të tjera.
Gjithashtu, pjesë e “Alphabet” do të jenë edhe disa departamente të tjera të cilat kanë vepruar si të pavarura si Life Sciences, Google X, Wing, Google Ventures dhe Google Capital.
“Nuk jemi duke synuar që kjo të bëhet një markë e madhe përmes produkteve tjera, pasi kompanitë nën ‘Alphabet’ do të kenë pavarësinë dhe mundësinë për t’u zhvilluar vetë”, është shprehur Larry Page. Ndërkohë, në pozitën e Page, si shef ekzekutiv te Google, tani e tutje do të jetë Sundar Pichai. Ky i fundit është pjesë e Google që nga viti 2004, ndërsa së fundmi ka qenë në pozitën e shefit të produkteve.
Sh.K.

Filed Under: Kronike, Kulture Tagged With: Google krijon, një kompani të re

Kosovë-DokuFest: Në Prizren, tregim për kinemanë Amerikane

August 10, 2015 by dgreca

Nga Behlul Jashari/ PRIZREN, 10 Gusht 2015/ Në qytetin e Prizrenit, më të madhin në rajonin jugor të Kosovës, sot u mbajt konferenca e dytë për shtyp në kuadër të edicionit të XIV të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër “DokuFest”, ku u prezantuan programi ditor dhe mysafirët.
“Kur më është kërkuar t’a kurojë një program për këtë edicion të Dokufestit, kam dashur që të tregoj një anë tjetër të kinemasë Amerikane. Duke qenë se Amerika është vend ku shumica e popullit janë migrantë, shumica e regjisorëve të këtyre filmave që do të shfaqen kanë migruar nga vendet tjera, e kjo lidhet edhe me temën e këtij viti”, tha Neil Young, kurator i programit special “Uncharted States of America”, cituar në njoftimin e dërguar.
Tema qendrore e Fstivalit në këtë vit është migrimi dhe shënohet me një numër ngjarjesh, duke përfshirë një program filmi të kuruar në mënyrë të veçantë, diskutime në panel dhe punëtori tashmë tradicionale.
Në kuadër të DokuFest, sot në Prizren zhvillohet edhe debat i cili adreson rolin e rëndësishëm që arti dhe kultura kanë në krijimin e vlerave të reja që do të mund të ndihmojnë në ballafaqimin me traumat e konfikteve të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar. “Zhvillimet e reja dhe shkëmbimet në art dhe kulturë në rajon janë indikatorët më të mirë të tij”, theksojnë organizatorët.
Në konferencë morën pjesë: Norika Sefa, Ibro Hasanovic, Neritan Zinxhiria, Albena Kovatcheva, Neil Young, Esther Shubinski.

Filed Under: Kulture Tagged With: Doku fest, Prizren 2015

Ukrainian Artist Creates Putin Portrait With Spent Cartridges

August 10, 2015 by dgreca

Caption:Ukrainian artist Daria Marchenko works on a portrait of Russian President Vladimir Putin that is made out of 5,000 cartridges brought from the frontline in eastern Ukraine./
A Ukrainian artist has used 5,000 spent cartridge cases to create a portrait of Russian President Vladimir Putin titled A Face Of War.
The work by Daria Marchenko, 33, is a remarkably realistic and politically tinged depiction of Putin in a dark suit and red tie. It stands more than 2 meters tall and dominates the artist’s studio apartment.
“Sleeping in the same room with him was a bit scary at first,” Marchenko said. “But I got used to it.”
“The war is full of human lives, which are like cartridge cases,” she explained. “If people remember this, if people who came to Ukrainian lands with aggression remember this, war will not begin.”
Marchenko says she uses light on the portrait to accentuate Putin‘s character and emotions.
“Depending on the lighting he gets accents on the cheekbones or eyes. Depending on the light, the emotions in the eyes change. This work has different facial expressions, different characters.”
The cartridge cases, mostly from Kalashnikov rifles, were collected by volunteers from sites near Donetsk airport in eastern Ukraine and other battlefields in the Donbas region.
Based on reporting by AP and AFP

Filed Under: Kulture Tagged With: Artist Creates Putin Portrait With, Daria Marchenko, Spent Cartridges, Ukrainian

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 260
  • 261
  • 262
  • 263
  • 264
  • …
  • 544
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT