PRIZREN, Aug 9- By Behlul Jashari/ – The International Documentary and Short Film Festival, DokuFest, kicked off on Saturday evening in the historic city of Prizren, Kosovo, offering 228 films from 43 countries, due to be screened between August 8 and 16.
The 14th edition of Kosovo’s renowned festival was opened at the Lumbardhi open air cinema with the screening of the film “Those Who Feel the Fire Burning”, directed by Morgan Knibbe, a deeply personal journey of the ones who will always have the flame inside them. This year’s edition has the topic of ‘migration’ as its central theme.
“DokuFest has the topic of ‘migration’ as its central theme, the festival’s artistic director Veton Nurkollari told art admirers at Prizren’s iconic Lumbardhi cinema in his opening remarks, highlighting the universal importance of this ever increasing global phenomenon.
Selected from a record number of over 3.000 submissions, festival will showcase a fine selection of 228 films from 43 countries across 6 competitive sections and more than a dozen specially curated programs.
Festival organizers said that DokuFest will DokuFest present a record number of films made in Albanian, both by filmmakers living and working in Kosovo and Albania, but also abroad. Festival will pay tribute to one the world’s greatest filmmaker Albert Maysles, with the screening of six of his films.
Kosovo’s largest film festival, DokuFest started in 2002, with the screening of a large number of films and participation of a wide audience, artists from the region and the world, transforming the historic southern city of Prizren, near the border with Albania, the capital city of the film every summer.
21-25 NENTOR 2015, FESTIVALI NDERKOMBETAR I AKUARELIT
Nga 21 deri ne 25 Nentor 2015 ne Tirane do te organizohet Festivali Nderkombetar i Akuarelit ne Pallatin e Kongreseve ne Tirane.
Komisioni ka per president mjeshtrin e akuarelit piktorin Helidon Haliti. Fjalen e rastit do ta mbaje Piktori i Popullit Skender Kamberi. Komisioni do te mblidhet paraprakisht me 5 Gusht 2015, ne ora 10.00 ne Studion e Helidon Halitit ne Rrugen”Prokop MIma”
KOMISIONI PËRBËHE NGA AKUARELISTË TË SHQUAR
• SKËNDER KAMBERI: PIKTOR I POPULLIT – KRYETAR ————————————–
• NESTOR JONUZI, PIKTOR I POPULLIT – ANËTAR ——————————————–
• AGRON DINE, MJESHTËR I MADH – ANËTAR ————————————————
• QAMIL PRIZRENI – PIKTOR I SHQUAR KOMBËTAR- ANËTAR —————————–
• FASLLI HALITI – POET, -MJESHTËR I MADH – ANËTAR ————————————-
• ORMIRA LULANI, – PIKTORE KONCEPTUALE -ANETARE————————————
• ARTAN MARKU – ARTIST – ANËTAR ————————————————————-
• BILBIL MAZREKU – ARTIST- ANËTAR ————————————————————
• DENIS DEDEJ – GAZETAR- ANËTAR————————————————————–
• HELIDON HALITI- PRESIDENT ———————————————————————
KOMISIONI DO TË MBLIDHET MË 5 GUSHT 2015, ORA 10.OO, NË STUDION E HELIDON HALITIT, RRUGA “PROKOP MIMA”, PËRBALLË KORPUSIT “KRISTALCENTËR”
FJALËN E HAPJE SE FESTIVALIT NDËRKOMBËTAR TË AKUARELIT DO TA MBAJË KRYETARI I KOMISIONIT
Piktori i Popullit
SKËNDER KAMBERI
HELIDON HALITI
PRESIDENT I FESTIVALIT NDËRKOMBËTAR TË AKUARELIT
Kosovë – “Shotë Galica” dhe “Ramaja” fituese të festivalit “Oda e Llapushës” në Malishevë
MALISHEVË, 3 Gusht 2015/- Në Malishevë, mbrëmë, ka përfunduar festivali tradicional i folklorit “Oda e Llapushës”. Vendin e parë të festivalit e ndanë ansamblet “Shotë Galica” nga Drenasi dhe “Ramaja”, çmim të cilin, ju dha kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj. Në këtë festival, të dytin me radhë, morën pjesë ansamble, shoqëri, grupe dhe këngëtar të folklorit nga të gjitha trojet shqiptare.
Festivali “Oda e Llapushës” mbahet në kuadër të ditëve të mërgatës në Kosovë dhe me këtë rast Komuna e Malishevës ka ndarë mirënjohje për mërgimtarët, të cilët kanë dhënë kontribut të veçantë për Malishevën dhe për Kosovën, ndërsa sonte, kryetari i Malishevës. Mirënjohje janë ndarë edhe për familjet nga Malisheva, që kanë kontribuar në kulturën shqiptare. Njoftimi dërguar nga komuna bën të ditur se, mirënjohjet janë ndarë për familjen e Sali e Feriz Krasniqit, për Sefë Mleqanin dhe për Nexhmije Pagarushën, emra këta që kanë lënë gjurmë dhe kanë histori në kulturën shqiptare.
Vendin e dytë në festivalin e folklorit “Oda e Llapushës” e kanë ndarë “Visaret e Krrabës” dhe Naim Krasniqi, ndërsa vendin e tretë e kanë ndarë Vëllezërit Kryeziu dhe Vëllezërit Bytyçi. Po ashtu, në kuadër të festivalit janë ndarë çmime për grupin më të kompletuar, pastaj çmimi i karrierës, i publikut, çmimi “Beqir Gashi” për debutantin e festivalit si dhe çmimi i veteranit të folklorit.
Në fund të festivalit, drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Blerta Krasniqi, njëherit edhe drejtoreshë e festivalit, i ka falënderuar të gjithë për pjesëmarrje, pastaj të gjithë ata që kanë ndihmuar në realizimin e festivalit, vullnetarët e Qendrës Rinore në Malishevë, dhe të tjerët që kanë dhënë kontribut në organizimin dhe mbajtjen e festivalit.
Edicioni i tretë i festivalit, do të mbahet vitin e ardhshëm./b.j/
Kosovë – Në Malishevë mbahet festivali i folklorit “Oda e Llapushës”
MALISHEVË, 2 Gusht 2015/-Në qytetin kosovar të Malishevës ka filluar mbrëmë festivali i folklorit “Oda e Llapushës”, ku po marrin pjesë shoqëri, grupe dhe këngëtarë nga të gjitha trojet shqiptare, Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Lugina e Preshevës, Mali i Zi, si dhe nga Amerika e vende të tjera të diasporës. Ky festival garues në fushën e folklorit mbahet në kuadër të “Ditëve të Mërgatës”, organizuar nga Komuna e Malishevës.
“Kjo është hera e dytë që mbahet ky festival dhe do të jetë tradicional. Janë shumë arsye që ky festival i takon të mbahet në Malishevë, pasi kjo trevë, është më e njohura në fushën e folklorit”, u shpreh në hapje kryetari i Komunës, Ragip Begaj.
Pjesëmarrësit e festivalit paraprakisht kanë defiluar rrugëve të qytetit të Malishevës.
Festivali do të mbyllet në mbrëmjen e sotme dhe me ndarjen e çmimeve nga organizatori, sipas vlerësimeve të jurisë profesionale, të përbërë nga njohësit e fushës së folklorit dhe traditës shqiptare./b.j/
Kosovë- Ndahen Çmimi për Vepër Jetësore dhe Çmimi Vjetor
Kosovë- Aktorit Xhevat Qorraj Çmimi “Bekim Fehmiu”/
-Regjisorit Agim Sopi Çmimi për Kinematografi/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 28 Korrik 2015/-Aktori kosovar Xhevat Qorraj, me mëse 60 role në teatër dhe në film, është fituesi i Çmimit Kombëtar për Vepër Jetësore “Bekim Fehmiu”.
Sipas vlerësimit të jurisë, Çmimi Kombëtar për Vepër Jetësore “Bekim Fehmiu” i ndahet aktorit Xhevat Qorrajt “për rolet e tij të shumta të realizuara që nga fillimi i viteve të 70-ta e këndej në vepra të ndryshme filmike të produksionit vendor, kryesisht role kryesore, të cilat, si në kinematografinë e paraluftës, ashtu edhe në atë të pasluftës, nga kritika vendore dhe ajo ndërkombëtare, janë pranuar dhe vlerësuar si kreacione të nivelit të lartë artistik”.
Ka luajtur në filmat “Kur pranvera vonohet”, “Rojet e mjegullës”, “Era dhe lisi”, “Binarët”, “Kulla”, “Tre veta kapërcejnë malin”, “Tri dritare dhe një varje”, “Kodi i jetës”, e të tjerë.
Pas rolit të Babait të Madh në shfaqjen “Macja mbi çatinë e nxehtë” të regjisorit Florent Mehmeti në Teatrin Kombëtar të Kosovës, në vitn 2010, u pensionua.
Në ceremoninë e zhvilluar sot pasdite, aktori Xhevat Qorraj, duke falënderuar Ministrinë e Kulturës për çmimin tha se, “ky është shpërblimi më i dashur për mua, sepse e mban emrin e aktorit të madh Bekim Fehmiut”.
Çmimin vjetor për Kinematografia iu dha regjisorit, skenaristit dhe producentit Agim Sopi dhe sipas vlerësimit të jurisë, ky çmim jepet “për suksesin e jashtëzakonshëm me filmin ‘Agnus Dei’, i cili me përmbajtjen dhe me formën e tij, në mënyrë krejt të veçantë, trajton dramën e luftës së fundit në Kosovë”. Filmi, me premierë në vitin 2012, ka marrë mbi 30 çmime në festivale ndërkombëtare.
Ministri kosovar i Kulturës, Kujtim Shala ndau çmimet pas vlerësimeve të jurisë, në përbërje Musa Ramadani, Lindita Zeqiraj, Bekim Lumi, Drita Krasniqi dhe Besim Rexhaj.
Çmimi “Bekim Fehmiu” që iu dha aktorit Xhevat Qorraj, në bazë të rregullores, shpërblehet me 5000 euro. Ndërsa, Çmimi Vjetor për Kinematografi që iu dha regjisorit Agim Sopi për filmin “Agnus Dei”, shpërblehet në vlerë 2500 euro.
- « Previous Page
- 1
- …
- 261
- 262
- 263
- 264
- 265
- …
- 544
- Next Page »