• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Mitologjia Arbërore dhe ajo Helene

April 23, 2015 by dgreca

Nga KOZMA TAHO*/
Mitet – thonë studiuesit e mitologjive- nuk janë prralla edhe pse përmbajnë element fantastik sikurse janë dragojt, kuçedrat, lubit, qenit si kreberi, gorgona,, himera, qykllopët , ekatomirët etj Në themelet e tyre qëndrojnë elementët natyror, përfshi ata kozmogonik të cilët veprojn në unitet me ata teogonik ( perendite, perendeshat, gjysem perendit e perendeshat heronjt mitiko legjendar ) Nëpërmjet tyre mitologët zbulojnë migrimet e shumta të popullsive, pushtimet e shfarrosje të popujve , katastrofat e mëdha natyrore të cilat kanë ndodhur në rajone të ndryshme të botës, sikurse janë ato të tërmeteve të fuqishëm, vullkaneve, përmbytjeve , vërshimit të lumejve , rrëshqitjeve e fundosjes se madhe te tokave,zjarreve etj
Shumë interesant është edhe fakti se të gjithë ata që kanë dashur të bëjnëhistorinë, protohistorinë apo parahistorinë e Butrintit, ose i kane harruar ose nuk ju bën zëmra tu qasen burimeve mitologjike ; të cilat i përmbysin historirat e tyre. Butrinti , ndodhen në trojet e Arkadisë së lashtë. Në këto troje ..”toka e zezë si dhurat lindi Pellazgun , për të qënë fara e gjithë njerëzisë “ –thotë Hesiodi(shek VIII—VII p.e.s.) Perandoria e tij shtrihej—“…nga ku kalon lumi i pa përshkushëm Struma……shtrihet deri në kufijt e perebëve, përtej Pindit dhe vëndit të paonëve edhe maleve të Dodonës. Arrijnë madje kufijt e tij deri në të lagështin Det.” – – thotë Eskili. Homeri i përmbledh brigjet detar të kësaj perandorie nën emrin Thesproti. Këtu sipas mitologjisë mbretëronte Thesproti, i biri i Likaonit të Pellazgut, i të njëjtës farë e gjak me Dardanin, po ashtu Pellazgë. Ndodhen kullotat ku mbreti i Thesprotëve kulloste kopet e tij të qeve e lopëve me famë në kohët e lashta. Në ishullin Skera , (Korfuzi i sotëm ), përball këtyre brigjeve Homeri vendos Feakasit e Alkinout , pasardhës të Poseidonit , detarët më të shpejtë e më të guximshën të lashtësisë . Mu përball këtij ishulli ndodhet qyteti i lashtë i Foenikës , kryeqendër e tirenëve (toskëve, kaoneve ) Kaon. A ishin Feakasit Pellazgë ? Përderisa përfshihen në këta kufij sigurisht që po. Mitet ashtu si dhe tek “Odisea “ e Homerit përcjellin lidhje të forta midis tyre. Pikërisht në këto troje të Arkadisë Eskiliane ndodhet edhe Butrinti , rreth tëcilit mitologjia Arbërore në të njëjtën linjë me atë Greko –Helene vendos Tomorin malin Hyjnor e të shënjtë , seli a e parë e më e lashta e zotave.Vendos gjirin e Reas apo Dedaliut,kepin e Poseidonit, Palasën e Athina Paladës, Malet e Vetëtimave, ku titanet farketonin rrufet ,armët e tmerrëshme të Zeusit Pellazg, Shpellën e Qiklopëve , Himarën e Himerës, Palavlinë e staneve të Kronit ( këtu erdhi Rea dhe lindi Zeusin ) , Krongjin ku ishin pallatet e Kronosit, Fushat Erythea ku kulloste Gerioni tufat , më tej ndodhet qyteti i Dodonës me faltoren Zeusiano Pellazge ku shërbenin selët , dhe pak më poshtërrjedh Akelou ,lumi qe ndan jetën dhe vdekjen ; ku vigjëlonte Kraberi e ku kishin pallatet Hadesi e Persefoni. Cila nga këto mitologji është parësore? Le tja lëmë fjalën një shkrimi tjetër për këtë . Të kthehemi pas kësaj hyrje në Butrint; ku mitologjit, veçanërisht ajo helene në variatet e shumta të saj sjell dhe vendos varret e tri prej herojve të saj mitiko –legjendar , Kadmit dhe Harmonise, Medeas dhe Pirro Neoptolemit.
Miti i Kadmit dhe Harmonisë, paraqitet në aq shumë copa variantesh dhe aq i shformuar sa zor se i gjendet filli .Megjith këtë një rishikim i përbashkët i miteve të Kadmitdhe Harmonisë të Europës si dhe bijave tëKadmit e Harmonisë, mund të na çoj në mendimin e studiuesit arvanitas Aristidh Kola , i cili e përcakton Kadmin si një hero Ilir. Apolodori thote se Kadmi në vitet e pleqerisë shkoj në Iliri tek Enkelejt ; por te cilët Enkelej nuk thuhet. Mitologjia përcjellse vëllezërit e tij Feniksi dhe Kiliksi , në kërkim të motrës , përfunduan në brigjrt perëndimore të Azisë së Vogël, ku themeluan Fenikinë dhe Kilikinë. Mitologjia përcjell kështu faktin se ata nuk ishin Fenikas. Rrjedha e ngjarjeve të bën të mendosh se vëndlindja e tyre duhet të ishte diku në Iliri apo Epir . Pikërisht në keto troje mitologjia vendos edhe varrin e Kadmit dhe Harmonise i cili përcaktohej e nderohej në shumë vënde të këtyre trojeve.
Eshtë Stefan Bizantini që na ka lënë një shënim tepër tëç’muar e të saktë i cili hedh dritë në përcaktimin e vënd lindjes së tyre .
“ KAMMANIA— Shkruan Ai —, Krahinë e Thesprotisë,
më vonë u quajt Kestrinë , nëpër të cilën rrjedh KADMI,
Lumi i Kestrinës, e themeloj Kestrini, i biri iHelenittë
Priamit , banorët Kammanoi .”
Iliret dhe Iliria Te autoret Antik fq 419
Jemi pikërisht në paratokën e Butrintit, ku rrjedh lumi i sotëm i Pavllos dikur i quajtur Lumi I Kestrinës dhe në gjysmën e parë të mijëvjecarit të dytë para erës sonëështë quajtur Lumi i Kadmit . Çuditërisht popullsia rrënjëse e Fushë Mursisëka ruajtur e përcjell nëpër kaq shumë breza dy emra interesant të kësaj mesfushe të quajtura Kandale dhe Bundo, të cilat ngjajnë të kenë lidhje me Ka ( qe) dhe Buall, me të cilët thuhet se Kadmi përshkoj rrugën.PranëÇukës se Ajtoit , të nderuar historianëdhe arkeolog, ndodhen burimet më të mëdhaja të kësaj krahine të cilat popullsia rrënjëse e Fushe Mursisë i ruan ende nën emrin “BURIMET E KAMARES” ; pra të Kammanisë e të Kammanojve. Kjo do të thotë se pikërisht Çuka e Ajtoit ka qënë qyteti KAMMANOI i Kammanojve me një zanafillë 3700 vjeçare sipas burimeve mitologjike . Mitoilogjia thotë se Feniksi dhe Kiliksi, vëllezërit e Kadmit , në kërkim të Europës motër, përfunduan në brigjet e Azisë së Vogël ku themeluan Fenikinë dhe Kilikinë. E pra , në qoftë se do të ishin Fenikas ç’kuptim ka të themelojnë Fenikinë ? Sipas Prof. Mathieu Aref, Fenikasit ishin popullsi semite që rridhnin nga Kanaanët, të cilët përmënden edhe në Bibël. Sipas burimeve të shkruara në këto rajone u vendosën edhe popullsitë Pellazge që bënin pjesë në grup popujt e Detit, midis të cilëve ishin Filistinët, Girgashitët dhe Jabusinët. Këta të fundit duhet të kenë ndërtuar edhe muret e Jerusalemit të quajtur ato mote Jebusa .“ Studiuesi Dimitri Baramki i Universitetit tëBejrutit(Fenikia dhe Fenikasit,Bejrut,1961)dhe Sebatino Moskati(Bota e Fenikasve, Londër,1968),pohojn argumente në mbështetje të asajse fenikasit kanedalë nga një përzierje midis Kanaanëve autoktondhe popujve të Detit, ndër të cilët bëjnë pjesë Filistinët (Pellazgë), Turshas ( Etruskë) dhe Teukret (Trojanë ) “ Mathieu Aref, Mikenas = Pellazgë fq295. Eshtë herët për tëfolur , por nuk do të jetë ndonje çudi në qoftëse studiuesit do të vërtetojnë se emigrant të ardhur e të mbi vendosur në keto popullsi semite , siç pohon Robert d’Angely, të jenë nga keto troje Pellazge e midis tyre edhe Kammanoit.
Edhe më interesant është emri “Bular” me të cilin ne vendësit emërtojmë një kodër të stërzgjatur midis Kalivoit dhe Shëndëlliut përball Butrintit; e që qëndron shume afër me emrin Bullar,me të cilin emertojm një gjarpër trupmadh jo helmus ,të cilin e konsiderojm të shënjtë e nuk duhet vrarë. Mitologjia thote se Kadmi dhe Harmonia u shndruan në gjarpërinjë Bolla dhe u dërguan në Fushat Eliziane apo të humbura .( këtu duket se e ka zanafillën dhe kulti i gjarpërit që konsiderohet karakteristikë e popujve Iliro –Epirot) Ajo thote se varri i tyre u bë në shtratin e një lumi i cili u devijua dhe u rikthye përsëri në shtatin e tij . Të jetë Lumi i Pavllos sësotëm ; I cili ka mbajtur edhe emrin Lumi I Kadmit ? Pse Jo. Një degëzim i tij ka kaluar gjithmon rrëzë këtyre kodrave. Autorët e lashtë grek nuk injihnin mirë trojet Iliro –Epirote ndaj nuk presim tëna thonë gjëra më të sakta se kaq. Të gjitha këto fakte që përmban para toka e Butrintit tregojnë se Kadmi e ka vëndlindjen e tij këtu pranë , Ne Foenike (Finiqin e sotem ),dhe jo në Fenikinë e Azisë së Vogël, dhe varrin në paratokën e Butrintit . Miti thot gjithashtu se Kadmi gjeti në Beoti Haonët ( bashkqytetarët e tij ) të vendosur ati në disa breza më parë; si dhe jadët (jonet ) që thuhet se u larguan që të nesërmen . Por – thot miti – Kadmi ju mësoj Jonëve Pellazgë përdorimin e metalit si dhe shkrimin fenikas. Kuptohet Haonët ashtu si dhe ai e dinin këtëshkrim . Ja velentë kujtojm se një ditë të bukur u dha alarmi në Delvinë se ishin vjedhur të gjitha gjetjet arkeologjike tëFoenikës . Kush dhe pse ivodhen ? Autorë sigurisht që nuk u gjëndën. Ato nuk ishin as monedha ari e argjendi dhe as materiale që mund tëpërdoreshin . Por midis tyre thotëEdwin Jascques ishi edhe basoreliefe dhe pllaka me mbishkrime . Duhet të kenë qënë ato pllakat me mbishkrime që duheshin zhdukur. Por Foenika është ende e pa zbuluar e me siguri brezi i ri i arkeologjise nuk do të lejojnë që të shkojnë e të bejnë gërmime aty Kiti Hatzizërit . Ata do tëkenë nderin të gjëjnë pllaka të tjera me mbishkrime të lashta të atij alfabeti që unë e quaj Foenko– Pellazgë sikurse e kanë quajtur edhe autorët e lashtë Helenë, Diodori , Plini Plaku etj . Më mire vonë së kurre thote populli i urtë shqiptar.Në truallin e Foenikës, Butrintit, Kalivojt, Kestrinës apo Kammanias është me saduket e vetmja mundësi për të zhvarrosur Pellazgët Hyjnor e të Ndritur të Homerit e për të rishkruar historinë e Europës. Mbetet detyrë e Akademisë së Shkencave tëShqipërisë, që këto troje të rrethohen e të mos shkeli këmbë njeriu ipa autorizuar në to . Të luftohet siç u luftua për devijimin e linjës së Komanit. Kështu pra edhe mitologjia gabimisht e pranuar për helene (sepse nuk ka kush ta mbroj autorësin e saj ) , dhe konkretisht miti i Kadmit dhe Harmonisë icili ka për skene aktrimi tokat e Kaonëve u tregon arkeologëve e historianëve se zanafillat e themelimi i Butrintit Foenikes etj., shkojnë deri në gjysmën e parë të mijëvjeçarit të dytë para erës sonë , kur helenët ende nuk ishin shfaqur në Histori .
Edhe miti i Argonauteve Pellazgë lidhur me ekspeditën e tyre për rrëmbimin e Bashkës së Artë e që mendohet të jete bërë të paktën dy breza paraLuftës Trojane paraqet lidhje me Butrintin .( Njutoni i zbret keto datime mbas vitit 1000 p.e.s. ) Medea ,bija e mbretit Ett ( Atit ) të Kolkidës ,i cili zotronte Bashken e Arte ; do të dashurohet me Jasonin , kryetarin , udhëheqësin e kësaj ekspedite ,dhe jo vetëm do ti ndihmoj në rrëmbimin e Bashkës së Artë por do ta ndjek ekspeditën në kthimin e saj . Ata mbritën në ishullin e Feakasve (Korfuzi i sotëm) ,ku mbreti mitiko legjendar Alkinou nuk do të pranonte tja u kthente atë kolkidasve në qoftë se do të martohej me Jasonin . Mbas shume akteve nga me makabret të bëra prej saj miti thotë( në një nga variantet e tij ) se ajo vdiq pikërisht në këtë ishull dhe u varros në Butrint.
Heroi tjeter mitiko –legjendar qe lidhet me Butrintin ështëPirro Neoptolemi ; fatos i Luftës Trojane, biri i Akilit të Madh që nderohej si Perëndi në Epir (Plutarku) ,sepse ishte Epirot. Doemos e nderuan sepse e dinin fare mirë se qe pinjolli tyre. Ishte i biri i mbretit të Mirmidonëve Pellazgë dhe iPerëndeshes se Deteve Tetida. Helenet u kujtuan vonë , kur ju duhej të bënin historira për ta nderuar atë.Mitologjia , kronikat, legjendat gojë dhënat e tregojnë si një nga mbretërit prehistorik më të lavdishëm të Epirit , themelues të dinastisë Mbretërore Molose . Sipas tyre ai arriti të bashkoj trojet prej Fthias e deri tutje Ulqinit e Kotorrit. Themelues i shumëqyteteve , midis tyre edhe Butrintin, që ka ngjasa ta ketë pasur edhe si kryeqytet të perandorisë se tij . Eshtë vrarë thonëkronikat në faltoren e Delfit . Studiuesit thonë se një faltore e tillë duhet të jetë në rrethinat e Delvinës . Emri i Diaporit ,në rrethinat e Butrintit përmban rrënjën Di= dia= diau= diell, e qe na tregon se kjo faltore mund të jetë edhe diku këtu . Kështu ka ngjasa shumë të mëdhaja që edhe varri i tij të jetë nëButrint .
Se fundi mitologjia arbërore mbledhur nga dijetari i shquar Dhrovianit Vasil Zoto Molosi e paraqet Butrintin të themeluar në kohën e lindjes sëZeusit .
“ Zoti , – thotë kjo mitologji – lindi në stanet e Kronit në Palavli
Këtu erdhi Rea dhe e lindi dhe u ndihmua të arratisej në Kretë
nëpërmjet limanit të Butrintit . “
Dhe kjo sipas studiuesve e tejkalon mijëvjeçarin e dytë para erës sonë.
Këto ,pra , munda të shkëpus nga burimet mitologjike lidhur me zanafillat , Themelimin si dhe përkatësin etnike të Butrintit . Kështu që libra të tillë si Butroti dhe Ilirët e Prof N. Cekes tëcilët ndërtojnë historira krejt të pa pranushme në lidhje me themelimin dhe përkatësin e Butrintit sipas mitologjisë e kanë vëndin në koshin e plehrave. Dhe le të me thotë tani S. Suljoti i cili mban një mbiemër të nderuar të popullsive e trojeve Epiroto –shqiptare se kush duhet ta banojë Ksamilin dhe Butrintin . Eshtë fatkeqësi kur prej atij brezi heronjësh të lavdishëm që shkruan një epope te madhe luftrash e që i dhuruan pamvarsinë trojeve që u bënë Greqi , të dalin bastardëtë tillë.
* Ky shkrim eshte pjesa e V e ciklit: NERITAN CEKA, PROFESOR ARKEOLOGJIE APO……
Autori, Studiuesi Kozma Taho, eshte vatarn ne degen e Tampa-Clearwater, Florida

Filed Under: Kulture Tagged With: dhe ajo Helene, Kozma Taho, Mitologjia Arbërore, Neritan Ceka

“Burneshat” ndër 20 filmat më të pritura të Festivalit”Tribeca 2015″

April 19, 2015 by dgreca

Filmi me temë shqiptare por i realizuar nga regjisorja italiane, Laura Bispuri që prezantohet në festivalin e filmit “Tribeca Film Festival”, thuhet sipas shtypit shqiptar, se do të rrumbullakojë udhëtimin e këtij filmi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Nga Beqir SINA/
NEW YORK CITY : Festivali i Filmit Tribeca 2015, i cili filloi këtë mesjavë e mërkurë 15 prill do të vazhdojë deri në 26 prill në Nju Jork. Si gjithmonë, ky festival prestigjoz amerikan, anon nga prodhimet amerikane, edhe pse jo ekskluzivisht kështu, aty konkurojnë të gjitha llojet e filameve amerikan – duke filluar nga projektet me profil më të lartë deri tek ato të profilit të vogël. Ky festival dallohet nga drejtorët e prodhuesit që vinë për herë të parë, në Nju Jork – në këtë festival.
Shtypi njujorkez shkruan megjithëse Festivali i Filmit Tribeca nuk mund të pretendojë së është në prestigjin ekuivalent me festivale të tilla si Sundance dhe Cannes Film Festival – por ai është prestigjoz dhe një nga më të medhenjët në Shtetet e Bashkuara. Tribeca, thuhet se është i pozicionuar mirë, si në shtrirjen gjeografike dhe kronologjike, dhe ka “gdhendur” një vend të fortë për veten e saj si një festival i pavarur me prirje dhe me një axhendë për t’u lëvduar për të nxitur talentin e ri në të gjitha zhanrret e saj duke filluar nga filmat e metrazhit, të shkurtër, të gjatë, dokumentar, dhe animation.
Dhe këtë vit, përveç aktorve dhe prodhuesve të njohur, për të tërhequr vëmendjen dhe rritur rëndësinë e këtij festivali është zgjedhur një juri eklektike “top-raft”, përfshirë Dylan McDermott, Cobie Smulders, Steve Buscemi, Whoopi Goldberg, Gloria Steinem, Vanessa Williams, Sheila Nevins, Debi Mazar, Minnie Driver, Andre Holland, Hank Azaria, Mamie Gummer , Mark Boal, Burr Steers, David Gelb dhe Michael Rapaport.
Festivali është një “skenë debatesh” në çdo natë, ku në debatet me publikun e aktorët, e prodhuesit, teknikët, përfshihen në biseda të cilat drejtohen nga George Lucas, Stephen Colbert, Cary Fukunaga duke intervistuar edhe nga James Schamus, Christopher Nolan, dhe Bennett Miller.
Në Festivalin e Filmit Tribeca 2015, këtë vitë është përzgjedhur të konkurojë edhe filimi “Burneshat” i cili është në mesin e 20 filmave më të pritur të këtij festivali,
Burrneshat do të shfaqet në Festivalin e Filmit Tribeca nga data 15 deri 26 prill – ku shikuesit do të ketë një shans për të mësuar më shumë reth traditës dhe normat kulturore të jetës së Malësorëve shqiptarë.

Filmi me temë shqiptare por i realizuar nga regjisorja italiane, Laura Bispuri që prezantohet në festivalin e filmit “Tribeca Film Festival”, thuhet sipas shtypit shqiptar, se do të rrumbullakojë udhëtimin e këtij filmi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pasi që, sipas medieve të huaja, filmi i bazuar në romanin e Elvira Dones tashmë i është dhënë kompanisë Strand Releasing për ta prezantuar këtë film në SHBA, por që akoma nuk është e bërë e ditur se nëse do të nis ky prezantim në fund të këtij viti apo në fillim të vitit 2016.
“Laura është një regjisore e jashtëzakonshme dhe me një gjuhë të veçantë kinematografike dhe unë jam i lumtur që këtë projekt tua propozoj miqve tanë”, ka thënë drejtori Michael Weber.
Sipas shtypit shqiptar, filmi është i mbështetur në romanin e Elvira Dones “Hana” dhe flet për Hana Doda e cila ende një vajzë e vogël, braktis fatin e saj për të qenë thjesht një bashkëshorte dhe shërbëtore, e ardhme e detyruar kjo për gratë në malet e ashpra të Shqipërisë. Duke ndjekur udhëzimet e ungjit të saj, i bindet ligjit të vjetër të Kanunit, i cili i jep grave mundësinë për të jetuartë lirë si burratdhe pasur një pushkë, duke marrë në këmbim betimin e virgjërisë të përjetshme. Për të gjithë Hana – Marku, bëhet një “virgjëreshë e betuar”.
Por , diçka lëviz dhe pulson ende e gjallë nën këto rroba të reja. Zgjedhja e re, bëhet burgu i saj dhe ato male të gjëra i duken shumë të ngushta tani. Marku vendos të bëjë udhëtimin që e kishte shtyrë për një kohë të gjatë. Ajo lë tokën e saj dhe mbërrin në Itali, ku fillon një udhëtim të ri dhe delikat,kalimit të kufirit mes dy botëve të largëta dhe të ndryshme: Shqipëri dhe Itali, e kaluara dhe e tashmja, mashkullore dhe femërore.
Dalëngadalë Mark zbulon trupin e saj përsëri.Ajo përjeton një marramendje tërheqëse teksa prek një trup tjetër, një njeri të dashur që jeta ia kishte mohuar më parë. Ajo i hapet rastësisht një dashurie të papritur dhe të ndaluar.
Mark rizbulon Hanën, më në fund duke ribashkuar dy shpirtra që me vite kanë jetuar brenda trupit të saj. Ajo ka rilindur si një krijesë e re, e lirë dhe e plotë.
Në rolin kryesor luan aktorja Italiane Alba Rohrwacher e cila në katër festivalet e fundit në Venecia ka fituar tre herë si aktorja më e mirë, dhe në karrierën e saj numëron mbi 20 çmime të rëndësishme ndërkombëtare. Në rolet tjera janë aktorët shqiptar si Flonja Kodheli e cila ka luajtur në filmin francez “Jashtë Mureve”, në “Amsterdam Express” si dhe në rolin kryesor në filmin “Bota” pastaj luan edhe aktori Bruno Shllaku i njohur për filmat “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Gjaku i Arbrit” etj.
Ky film ka në grupin e saj edhe aktorët e famshëm kosovar Luan Jaha dhe Ilire Vinca Çelaj.
Filmi “Burrneshat” është bashkëprodhim i Italisë (Vivo Film, Colorado Film Production), Kosovës (Era Film), Shqipërisë (Era Film), Zvicrës (Bord Cadre Film), Gjermanisë (Match Factory). Është i financuar nga Ministria e Kulturës në Itali, Qendra Kinematografike e Kosovës, Euroimages dhe nga Media Programme (Komuniteti Europian). I mbështetur nga televizionet RSI (Radio Televizioni Zviceran) dhe RAI CINEMA (Radio Televizioni Italian).

Filed Under: Komunitet, Kulture Tagged With: Beqir Sina, Burrneshat, i mirepritur, ne Trebeka 2015 Festival

“Noli – Konica” , Albumi i një bashkohësie” prezantohet në Prishtinë

April 16, 2015 by dgreca

Ne Foto:Oboja e famshme e Nolit/
Librat, dorëshkrimet, fotografitë, citatet e shënimet, apo edhe lapsi dhe oboja e famshme e Nolit, monografia e Konicës, si dhe skulptura medalion e Nolit , janë prezantuar për shqiptarët e Kosovës, të cilët e kanë mikpritur ekspozitën e cila përveç prezantimit për herë të parë të disa objekteve nga dy personalitetet, ka si qëllimin dhe vënien në dukje të kontributit të përbashkëta të Nolit dhe Konicës si shkrimtarë, përkthyes, kritikë letrarë e kritikë socialë, dijetarë të hollë në debatet ndërkombëtare të kulturës botërore por edhe polemistë të guqishëm ndaj zhvillimeve politike jo vetëm Shqiptare por edhe rajonale e europiane.

Filed Under: Kulture Tagged With: Ekspozita, Noli-Konica

“Kuvendit të Arbrit”, do të marrë statusin monument kulture

April 16, 2015 by dgreca

Ne Foto: Kisha e Shën Gjon Kryepremit, apo Kisha e Kuvendit të Arbërit/
Nga Klajdi Musabelliu/.- Kisha e Shën Gjon Pagëzorit, objekt i kultit i cili ndodhet në fshatin Mërqi të qytetit të Lezhës që i përket shek XIV-XV, do të propozohet për marrjen e statusit monument Kulture.
Ky propozim pritet të vijë ditët në vazhdim nga specialistët e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Shkodër, të cilët pas një inspektimi të realizuar së fundmi në kishën e Shën Gjon Pagëzorit dhe në rrënojat e manastirit pranë, kanë njoftuar se do të apelojnë për marrjen e statusit monument kulture pë objektin i cili ka një rëndësi mjaft të veçantë.
E njohur në të kaluarën edhe me emrat si “Kisha e Shën Gjon Kryepremit” apo “Kisha e Kuvendit te Arberit”, ky objekt nuk përfaqëson vetëm kulturën fetare, por edhe një ngjarje të rëndësishme historike, siç është edhe mbajtja e Kuvendit të Arbrit( apo Koncili i Kishës katolike i trojeve shqiptare ) në 15 janar të vitit 1703, i drejtuar nga Papa Klementi XI Xhanfrançesk Albanit me origjinë shqiptare, i cili këtë ngjarje të madhe kishtare e kombëtare ia besoi kryeipeshkvit të asaj kohe të Tivarit, imzot Vinçenc Zmajeviçit.
Kisha e Shën Gjon Kryepremit apo Kisha e Arbërit përmendet për herë të parë në relacionin B.Orsinit, ne vitin 1629.
Kjo kishë ka një rëndësi të veçantë për historinë e dioqezës së Lezhës dhe më gjerë për kishën katolike shqiptare Restaurimi i fundit i kësaj kishe është kryer në vitin 1996.
Në anën jugperëndimore të kishës nga ana e restauratorëve është lënë enkas një pjesë muri e pa suvatuar, me qëllim për të kujtuar hershmërine e saj.
Kisha ka katër dritare të ngushta, në anët veriore dhe jugore. Në pjesën ballore të kishës, hyrja kryesore është organizuar me dy dyer me arkada të bukura prej guri të gdhendur. Sipas traditës dhe gojdhënave të banorëve, njëra prej portave është përdorur për burrat dhe tjetra për gratë.

Filed Under: Kulture Tagged With: “Kuvendit të Arbrit”, do të marrë statusin, monument kulture

Fortifikimet në para e prapa tokën e Butrintit

April 16, 2015 by dgreca

Nga Kozma TAHO*/
Para se të hyjmë në shtjellimin e kësaj teme le të kujtojmë se ç’mendim ka Hammond lidhur me Butrintin. Ai shkruan:
— Buthroto është një emër i vjetër i epokës së bronzit.
— Nuk ka ndonjë tradit për themelimin e ndonjë kolonie këtu./
Oksford Epiri 1967/
Një studim të plotë rreth fortifikimeve në vëndin tonë e kemi prej Profesor Doktor Gjerak Karaiskaj , përmbledhur në librin “5000 Vjet Fortifikime në Shqipëri” Ky libër, pa dyshim me vlera të rëndësishme studimore në këtë fushë , ngjan të përshkohet edhe nga një linjë inferioriteti kundrejt qytetërimit helen . Kjo linjë bën që të pranohet se mjeshtria apo eksperienca e fortifikimeve në Iliri dhe Epir është medoemos një importim Helen. Dihet se historia u njeh helenëve , qytetërimit të tyre, vlera të shumta në kulturë, arte e letersi, si dhe në shkenca , por në asnje rrast për mjeshtrinë e ndërtimit të mureve . Homeri, i pari autor, në “Iliada” përshkruan ledhet dhe portat e Trojës. Ndërsa në “Odisea” shkruan:–
“ Ata që erdhën nga qyteti i Athinës
Me ledhe të forta, ku sundoj shpirtmadhi
Erekteu, t’cilin nëna tokë e lindi,
Dhe vet hyjnesha Athinë e rriti……..”
II—769-772
Do të jetë ,pastaj, Herodoti i cili na tregon se për ndërtimin e mureve të Athines u thirrën Mjeshtrat Pellazgë . Ndërsa Pauzania na kujton se kryemjeshtrat që drejtua punimet e këtyre mureve ishin pellazgët Agronalasi dhe Hiperboasi. Por Herodoti na thotë edhe një gjë tjetër se ; pellazgët e athinës nën mbretin Kranaos quheshin Kranaenë , nën mbretin Krekops quheshin Krekopid dhe në mbretërin e Erekteut u quajtën Jonian. Kështu Herodoti përcjell faktin se athinasit ishin Pellazgë . Pra Pellazgët e Athinës e dinin fare mirë se cilët ishin mjeshtrat e ndërtimit të këtyre mureve dhe ndaj thirrën ata për këtë punë . Këta thurrës, turës , tirenë truskë, etruskë apo toskë dihet fare mirë se ku e kishin vënd lindjen e tyre . Në Toskëri . Dhe Toskëria , nuk është gjë tjetër veçse Kaonia . Po ashtu që të thirreshin nga athinjotët ata duhet të kishin dhënë prova të kësaj mjeshtrie në vëndin e tyre. Nuk është aspak çudi që, muret megalitik qiklopik pellazgjik të Foenikës të jenë zanafilla e kësaj mjeshtrie e cila pastaj do të përhapej në gjithë rreth rotullimin e mesdheut . Gurët e mureve të Foenikës arrin përmasa të tilla të mahnitëshme prej 3.2x 2.2x 1.6 , me një peshë që shkon afro 30 ton . Ata duhet të jenë marr në rreth 10 km largësi e janë ngjitur në kodrën shtufore të Foenikës, për të bërë një mur me lartei deri 7m . Përmasa të tilla gurësh e muresh vështir të gjënden në qytete të tjera . Kujtoj me këtë rrast se blloqet e gurëve me të cilët u ndërtuan piramidat e Egjiptit peshojnë mesatarisht 2,5 ton .
Më duhet po ashtu tju rikujtoj arkeologëve e historianëve tanë , të cilët pranojnë themelimin e Butrintit nga kolonët helen rreth shek. VII p.e.s. se :– Kolonët korinthas u vendosën në Korkyrë , sipas analeve Greke, në vitin 737 p.e.s. dhe ju deshën edhe 110 vjet të tjera , mbas një tregëtie të pandërprer siç tregojn gjetjet arkeologjike , për të marr të drejtën e vendosjes së tyre në Durres ( 627 p.e.s.) , si dhe 50 vjet të tjera për tu vendosur në Apolloni ( 588 p.e.s. ) . Ndërsa përsa i përket lidhjeve me Butrintin mund të them pa frikë e me plot bindje se ata së bashku me Liburnët, vrapuan që të nesërmen e vendosjes në Korkyrë për tu furnizuar me produkte bujqësore e blegtorale , aq të nevojëshme për banorët e ishullit . Nuk ka nevoj të lodhem për ta vërtetuar , shkoni në Muzeumin e Butrintit dhe do shikoni edhe importime qeramikash të deri shek XVIII p.e.s. ose hapni librin e Prof Dh Çondit “Butrinti Hystori Monuments and Museum” ne fq 70-71 . Eshte shumë interesante se si e perkufizon Profesor Doktor Gj. Karaiskaj teritorin e Prasaibëve . “ Ne jugëperëndim të Finiqit – Shkruan ai në fq 61 të librit “5000 Vjet Fortifikime në Shqiperi” – shtrihej teritori i konionit të Prasaibëve që veçohej nga pjesa tjetër e kaonis nga mali i Milesë . “ Dhe në faqen 71 të po këtij libri shkruan –“Tri fortifikime të tjera…….Kulla e Vagalatit, kështjella e mallathresë dhe kështjella në fshatin Çukë “ që gjithsesi ndodhen ne anen verilindore e lindore te malit te Milesë,e që këtu me të drejt i pranon si teritor të prosaibve . Po theksoj edhe njëher, se mali I Milesë, në të katër anët e tij është pjesë e teritorit të prasaibëve . Kështu në mbrapa malin e Milese , që është edhe teritori i prasaibëve duhet të gjëndet edhe Pergami i Prasaibëve i cili është përmëndur edhe nga Varrioni (116—27 p.e.s. ) Lidhur më këtë qytet po në fq 71 Prof. Dr Karaiskaj shkruan “ Fortifikimi i dytë për nga madhësia në teritorin e prasaibëve është Çuka e Ajtoit .” Por Çuka e Ajtoit nuk ndodhet në teritorin e Prasaibëve Kaon por në atë të Kestrineve Thesprot.
E shfletova librin e Prof.Dr Karaiskajt se mbase gjëja ndonjë gjë më të sakt për këto fortifikime , por me sa duket janë që të gjithë në një mëndje . Është me të vërtet për të ardhur keq. Përshtypje jo të mirë krijon edhe fakti se autorët japin edhe të dhëna të ndryshme për objekte të njëjta . Por le të vazhdojmë me librat Butroti dhe Iliret të Prof. N. Cekes. Profesor N. Ceka e ndan Butrintin në tri periudha përsa i përket përkatësisë së tij . Butroti Korkyras . Që merr periudhën e ardhjes së kolonëve Korkyras për themelimin e tij, e deri në pushtimin sipas tij prej Molosëve të Alketes. Pra prej Shek VIIp e.s. e deri me 395 p.e.s. Butrinti Kaon. Kapitull ky që fillon me shënimin e më poshtëm :– “ Gjendja në emporionin korkyras të Butrotit ndryshon tërësisht në fillim të shek IV p.Kr. kur mbreti molos Alketa pushtoj bregdetin përball Korkyrës, duke përfshirë edhe Kaonin.” (Butroti fq 22 ) Sipas përmbajtjes së këtij Kapitulli, Butrintin e pushtuan Molosët dhe e mbajtën deri në vitin 331, që shënon fundin e fushatës se Aleksandër Molosit në Itali . Molosët ,pastaj meqënse u bashkuan në lidhjen me kaonët dhe thesprotët ja falën për bamirësi Butrintin dhe rrethnajat e tij Kaonëve , por se kujt kaonë nuk dihet . Kapitulli i tretë titullohet Butroti Prasaib . Kapitulli tregon se Prasaibët Kaon ja u morën Kaonëve, që nuk dihet kush ishin dhe nga kishin ardhur, Butrintin . Historira . Po ti referohemi mbishkrimeve që thonë e tregojnë zotrimin e prasaibëve Kaon në Butrint,duket se ata e zotruan Butrintin rreth vitit 270 – – 280 p.e.s.
Sipas këtij ndërtimi të kapitujve të librit Butroti na del se kolonët heleno- korinthas të Korkyrës paskan ardhur në Butrint rreth vitit 650 p.e.s , në gjysmën e shek VIIp.e.s. dhe janë larguar rreth 520 p.e.s. sepse rreth vitit 515 p.e.s. në Butrint u ndodh Hekateu dhe nuk pa asnjë helen, por vetm Kaon ndaj dhe e quajti qytet te kaonise. Unë deri në gjurmimet e tanishme nuk kam gjetur asnjë lloj shënimi që të vërtetojë këtë . Por jo vetëm unë, por me sa duket edhe Hammond nuk ka gjetur një gjë të tillë . Eshtë normale që Profesor N. Ceka të na i tregoj këto burime . Por me e çuditshmja që na tregon Profesori është se kolonët e ardhur në Butrint vunë në zotrim d.m.thënë pushtuan jo vetëm Butrintin por edhe para e prapa tokën e tij . Sipas profesorit, Korkyrasit e vitit 650 p.e.s., pushtuan trojet që përmblidhen prej grykë derdhjes së sotme të Bistricës , Çukën , Alikon , Dërmishin , Livadhjan, Pandalejmonin , Graven , kufizuar me rrjedhën perëndimore të Pavllos, deri në daljen nga gryka e Bogazit dhe tërë zonën prej Konispolit e deri në Stillo. Pra trojet e Prasaibëve Kaon dhe Kestrinëve Thesprotë. Përveç Prof N. Cekës nuk besoj të ket njeri tjetër t’i besoj këto sajesa,madje as edhe arkeologia greke që gërmoj Butrintin se bashku me të, Katerina Hatzis . Në qoftë se ka një mendim të tillë edhe në Akademin e Shkencave të Shqiperise , është me të vërtet për të ardhur keq. Këta kolon sipas Prof N.Cekes ndërtuan edhe muret e lashta arkaike, të paktën të Butrintit dhe të Kalivoit . Ndersa Çuka e Ajtoit eshte ndertuar ne Fillim te shek . IV p.e.s. Keshtu i bie qe te mos e kene ndertuar kolonet Korkyras , të pakten përmes datave që na afron Prof. N. Ceka . Po kështu edhe Murin e Demës ndertuar ne shek V p.e.s. Si dhe ter murin rrethues te dyte te Butrintin se bashku me portat qe mbyllin siperfaqen prej 4 ha , pa perjashtuar edhe gjith keshtjellat dhe kullat e perfolura. “ Nga gjysma e dyte e shek VIIp.Kr. –thotë Prof. N. Ceka fq 21 Butroti—muri rrethues ka qënë rindërtuar me një stil tipik për qytetet Greke të kohes “ Do ti lutesha profesorit të më trëgonte qoftë edhe një qytet të cilin e rrethuan grekët helen me atë “stilin tipik për qytetet grek të kohës “ të cilin “ fatmirësisht “ na e sollën edhe në Butrint. Le ti kërkoj ndihm edhe arkeologes greke Kiti Hatzis , sepse ajo mund ta dijë më mirë.Së fundi këta Profesor na thonë se datimet e mureve bëhen mbi bazën e gjetjeve arkeologjike . Po të jetë kështu, atëhere i bie që rrethimet e Kalivoit të jenë bërë në kohën e paleolitit të mesëm , sepse atje vetëm copa stralli të goditura janë gjetur . Në Akropolin e Butrintit i vetmi objekt i zbuluar është një kishë paleokristiane e kohes bizantine . Të jetë rrethuar kjo koder në Periudhen Bizantine ??? Janë gjetur po ashtu vegla prej guri të punuar dhe kockash të lëmuara që sigurisht janë të epokës së gurit . Të jetë rrethuar kjo kodër në epokën e gurit , rreth 7000 vjet më parë??? Janë gjetur mjaftë zbukurime, vegla e qeramika të epokës së bronzit . Të jetë rrethuar në epokën e bronzit, qoftë dhe në fundin e saj, në rreth 3200—3500 vjet më parë ? Pse Jo.– Arkeologjia është shumë largë për ta thënë fjalën e saj, sepse ende Akropolet e Foenikës , Butrintit , Kalivojt si dhe Çukës se Ajtoit janë të pa prekura . Kur ti nxjerrim në dritë ato do të mendojm edhe për datimin e mureve që rrethojn ato sipërfaqe. Unë nuk e di nga cilat burime i ka marr Profesori të dhëna që e tregojn Butrintin, para dhe prapa token e tij të pushtuar nga Korintho Korkirasit ne shek e VII p.e.s apo moloset e Alketes, por e di fare mirë se banorët e Jugut të Epirit, helenet, qysh në kohën e Homerit tmerroheshin kur i afroheshin këtyre brigjeve . Homeri vë në gojën e Uliksit ato vargje që thonë se — zura te drridhem se mos Persofni me nxjerr përpare koken e Gorgones , atij përbindëshi të tmerrshëm. – apo kur Tuqididi thotë se Kaonët Luftëtar të kallnin tmerrin edhe vetëm me vërgëllimin e shpatave në ajër. Përfundimisht , jam tepër i bindur se kolonet Korkyras , mosqënës në Butrint e Kaoni , në asnjë kohë e periudhë , s’kan si te kene ndertuar mure në Butrintint, Kaoni e Thesproti. Duhet ta kemi të qartë të gjithë; se qytetërimi helen nuk dallohet për ndërtim muresh masive , madje as edhe për ndërtimin e teatrove të parë. Ata sollën ndërtimin e faltoreve të bukura me kolonadat e mrekullushme, që përfundojne me kapitelet e shkëlqyera të stileve dorike jonike e korinthike, brënda të cilave u vendosën statujat e mrekullushme punuar prej mjeshtrave të përsosur, sikurse ishin Fidia , Prakisteli e shumë të tjerë, të cilat mrekullohemi kur i shikojmë edhe sot .
Clearwater , Florida. Prill, 2015
* Ne vijim te ciklit: NERITAN CEKA PROFESOR ARKEOLOGJIE APO……….? Pjesa e katërt .

Filed Under: Kulture Tagged With: Fortifikimet, Kozma Taho, tokën e Butrintit

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 273
  • 274
  • 275
  • 276
  • 277
  • …
  • 544
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT