• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“Të fshehta jashtë ekranit”

November 13, 2024 by s p

Aleksandër Çipa/

Aktori, regjisori dhe Mjeshtri i dokumentarit Mevlan Shanaj, na mblodhi dje në Tiranë, tek Piazza, për librin e vet “Të fshehta jashtë ekranit”. Natyrisht na mblodhën bashkë me zonjën, poeten tonë të përkorë, Natasha Lako. Nga miqtë dhe bashkëudhëtarët e tij në art, kinematografi, teatër etj., kanë mbetur jo shumë, por së bashku, kanë dhënë e japin ende shumë.

Mjeshtri Shanaj dhe zonja e vet, poetja jonë Natasha Lako, janë një ndër të paktat çifte artistësh që na kanë mbetur…

Rrezëllimtarë në çdo kohë dhe nëpër të gjitha ditët.

Se janë të paktë, prandaj na duket edhe më e vogël shoqëria jonë, sidomos shoqëria në hapësirën dhe prurjet kulturore brenda saj…Por Mjeshtri Shanaj, mbrëmë na la të gjithë të pranishmëve ndjenjën dhe shijen e elegancës së vet të pahequr, të mbathur me hijeshinë e burrit-artist që shkëlqen edhe përmes thjeshtësisë natyrale.

Është artisti që ikën nëpër këtë kohë dhe nëpër të ardhmen e vet, si shtergu që e mbart dhe e kërkon syprinën e kaltër e të qashtër të liqenit.

Në librin e Mevlan Shanaj është kujtesa për art dhe artistë, e një artisti që e bën jetën dhe e shton atë me hijeshinë e një sovranisti në shpirt. Urime Mjeshtër Shanaj!

Filed Under: Kulture

Bienalja e tretë Ndërkombëtare e Karikaturës Niko Nikolla zhvillohet më 8 -10 nëntor në Tiranë

November 8, 2024 by s p

Paradigma të reja estetike dhe konceptuale në Bienalen e trete Nderkombetare te karikatures Niko Nikolla – 8-10 nentor ne Tirane me pjesmarrjen e 60 shteteve dhe 257 pjesmarresve – Bota tregoi edhe një herë vemendje ndaj Shqipërisë në këtë edicion të tretë të Bienales Ndërkombëtare të Karikaturës Niko Nikolla, duke ju përgjigjur seriozisht temave : bashkëjetesa jonë një botë dixhitale dhe realizimit të portretit të politikanit shqiptar në Malin e Zi, Dritan Abazovic .

60 shtete, 257 pjesmarrës, 709 punë, janë konkluzionet e këtij konkurrimi panbotëror që do të prezantohen në kryeqëndrën e shqiptarëve në Tiranë në 8-10 nëntor, me një almanak punësh që të bëjnë të mendosh, konceptosh veten përballë teknologjise, dimensionosh e ridemensionosh jetën përmes humorit e pse të mësosh se nuk është aspak keq që duhet të dish edhe të tallesh me veten tende … !!!

Por edhe këtë herë, Albanian Excellence , do të nisë aty ku përfundon një koncept e ide të saj … sepse nga ky almanak arti në shpërfaqje idesh mendimesh , koloriti, do të nisë në vitin 2025 një rrugëtim prezantimi në të gjithë hapësirën mbarëshqiptare për t’i dhënë një dimension të ri karikaturës , ketij zhanri të zhvilluar sot në botë, po që për fat të keq e për shumë arsye që nuk varen nga artistët, nuk ka një terren pjellor sot në Shqipëri.

Duket se me këtë ndërmarrje tonën në ideim dhe në organizim kemi dalë faqe bardhë në këto katër vite , kur të paktën, arritëm të kthejmë vemendjen e botës nga Shqipëria , por edhe të kujtojmë vitet 70-90 të shekullit të XX, kur karikatura në vendin ku jetojmë , arriti pikun e saj dhe kur në atë kohë u krijuan edhe artistët më të mirë të këtij arti i cili me fuqinë që ka , arrin të tregojë filozofinë njerezore në mënyrën më të bukur të abstragimit të saj.

Në këtë përpjekje , tentim e pune në një terren ende bosh dhe me pak emra, pjesmarrja e kaq shumë artistëve është një hop e hap për ta parë dhe me entuziazëm karikaturën në Shqipëri dhe për të vendosur pika të qarta në rrugën që kemi përpara , për t’i krijuar terren e vendosje dinjiteti konturimit dhe qënësisë së karikaturës shqiptare përmes një programi të qarte organizimi dhe zhvillimi.

E them këtë, sepse ky organizim serioz , ka krijuar tashmë lidhjet e veta , me disa mijëra artiste në botë, organizime, shoqata të humorit që merrem enkas e sistematikisht me këtë art e që janë një derë e madhe zhvillimi dhe bashëpunimi dhe me Shqipërinë.

Ndaj në këtë kontekst ditët e karikaturës në Tiranë, nuk do të jenë vetëm një prezantim dinjitoz i këtij arti , për të gjithë njerëzit civil që e duan, por edhe një projeksion me pika të qarta per te ardhmen e afërt e për krijimin e një shtrati të ngrohtë për të ecur drejt e pa kthim pas , drejt karakterit të një karikature shqiptare mbi baza te plota profesionale.

Filed Under: Kulture

Doli nga shtypi libi i akademik Vasil S. Tole “Dhora Leka, kompozitorja e parë”

November 7, 2024 by s p

Dhora Leka është kompozitorja e parë në hapësirën mbarëshqiptare, e në një lloj kuptimi kompozitore që e bëri historia. Në mënyrë të veçantë, këngët e krijuara prej saj, gjatë viteve të pushtimit fashist e nazist, konsiderohen si një kulminacion i krijimtarisë së saj e po ashtu etapa e fundit e repertorit muzikor patriotik shqiptar, ku përfshihen këngët për liri dhe pavarësi (1878 – 1912), ato të luftërave çlirimtare si të Vlorës më 1920-n dhe, më së fundi, këngët e Luftës Antifashiste (1939 – 1944).

Këto “këngë të luftës për liri”, si vazhdim i muzikës sonë patriotike, mbajnë në notat dhe pentagramet e tyre frymën liridashëse të shqiptarëve dhe aspiratat legjitime për të qenë si të gjitha kombet e tjera të Europës. Këngët e kësaj periudhe (dhe vetë Dhora si Këngëtare e zjarrtë e Luftës për Liri ), çmohen dhe janë tashmë një nga format unikale të trashëgimisë sonë artistike, bartëse të këtij shpirti të lirë shqiptar, të denja për të qenë në fondin më të mirë të kësaj muzike në nivel ndërkombëtar.

Krijimtaria e Dhora Lekës nuk kufizohet vetëm te këngët, pasi ajo, pas përfundimit të studimeve në Konservatorin “Çajkovski” në Moskë, në vitet 1948 – 1953, u perfeksionua muzikalisht dhe u shumua në lloje. Vepra të tjera muzikore, vokale dhe instrumentale ajo shkroi pas viteve 1990, edhe pse jo të shumta. Por asgjë nuk është e ngjashme me atë periudhë krijuese, kur kompozitorja e parë e muzikës shqiptare nuk e dinte që arma e saj e vërtetë në luftën për çlirim nuk ishte pushka, por kënga.

Dhora Leka do të mbetet në muzikën e gjysmës së parë të shek. XX si kompozitorja më e njohur e këngëve patriotike, që me fuqinë e artit të saj do të pohonte vlerat që mbart lufta e drejtë e një populli për liri dhe dinjitet. Për këtë arsye, në 100-vjetorin e lindjes së kompozitores dhe në prag të 80-vjetorit të çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë, po i përcjellim ato përmes këtij botimi në nderim dhe vlerësim të kësaj trashëgimie muzikore unikale.

Me Dhora Lekën dhe krijimtarinë e saj në fushën e muzikës, posaçërisht atë të këngës, ka ndodhur diçka e pangjashme në krejt historinë e muzikës botërore: këngët dhe meloditë e kompozuara prej saj këndoheshin tej e mbanë Shqipërisë e më gjerë, ndërsa autorja e tyre, për gati 40 vjet, gjatë diktaturës komuniste nuk u përmend fare, thuajse nuk ekzistonte. Me sa duket, ky fat i trishtë i jetës së saj njerëzore, për fat të mirë nuk ndikoi në përhapjen dhe transmetimin e muzikës së saj në popull, muzikë e cila, në fakt, mbart shpirtin e vërtetë të Dhora Lekës. Ndoshta për këtë arsye, ende sot, kjo muzikë patetike dhe patriotike, e mbështetur në traditën më të mirë të muzikës kombëtare dhe asaj botërore, e krijuar prej idealizmit të saj dhe të rinisë shqiptare të atyre viteve, bash mu në zemër të popullit, rreth vatrës familjare dhe majave të maleve, mes shiut, borës dhe ngricave, do të mbetet një rast i jashtëzakonshëm i trashëgimisë sonë shpirtërore në fushën e këngës, për rrethanat si u krijua dhe rolin e jashtëzakonshëm që luajti.

Ende është e pashpjegueshme se si Dhora Leka, një partizane e re, pa përvojë muzikore krijuese dhe profesionale, në vitet 1942 – 1944 ia doli të krijojë, përmes këngëve antifashiste, jo vetëm pjesën më të ndritur të krijimtarisë së saj muzikore, por njëkohësisht, të ndikonte me peshën e kësaj krijimtarie në popull, duke përndezur dhe frymëzuar përsëri (ashtu si dikur këngët patriotike të Rilindjes Kombëtare), ndjenjat e një populli të tërë për liri, gjatë Luftës II Botërore.

Këngët e saj, që në çastin që u krijuan, u bënë shumë shpejt zëdhënëse të frymës së rilindjes dhe aksionit popullor ndaj pushtuesve fashistë e nazistë. Në këtë vështrim, muzika e Dhora Lekës është vazhdimi i natyrshëm i muzikës dhe i këngëve patriotike shqiptare të Rilindjes Kombëtare dhe të Pavarësisë, të cilat formësuan në muzikë jo vetëm reagimin popullor për liri dhe pavarësi, por kulmuan duke krijuar njërin prej simboleve tona kombëtare, Himnin Kombëtar, me njërin prej atyre krijimeve, pikërisht me këngën Rreth flamurit të përbashkuar.

Ajo vetë besonte se ishte vetëm një përcjellëse në melodi e asaj fryme popullore për liri, pasi këngët, në një lloj kuptimi, gati-gati u krijuan vetë, por ama ajo diti t’i “lindte” ato siç duhej. Në këtë kuptim, këngët e Dhorës janë fëmijët e saj. Jeta e privoi që të kishte familje dhe fëmijë, por a nuk janë krijimet e saj edhe një arsye më shumë për të kuptuar dashurinë dhe vlerat artistike që ajo mbartte?

Filed Under: Kulture

AKADEMIK ANDROKLI KOSTALLARI NGA TEORIA LEKSIKOGRAFIKE TE FJALORI

November 6, 2024 by s p

Prof. Dr. Valter Memisha/

Pjesa e dytë…

II. Punë konkrete e sendërtuar në vepra leksikografike

A. Bashkautor në fjalorë terminologjikë

1. Fjalor i terminologjisë tekniko-shkencore. Terminologjia e botanikës (shqip-rusisht-frëngjisht) (bashkautor), Tiranë, 1963 (ribotuar në Prishtinë, 1970).

2. Fjalor i terminologjisë tekniko-shkencore. Terminologjia e matematikës dhe e mekanikës teorike (shqip-rusisht-frëngjisht) (bashkautor), Tiranë, 1963 (ribotuar në Prishtinë, 1969).

3. Fjalor i terminologjisë tekniko-shkencore. Terminologjia e energjisë atomike (shqip-rusisht-frëngjisht) (bashkautor), Tiranë, 1963 (ribotuar në Prishtinë, 1969).

4. Fjalor i terminologjisë tekniko-shkencore. Terminologjia e termodinamikës (shqip-rusisht-frëngjisht) (bashkautor), Tiranë, 1963 (ribotuar në Prishtinë, 1969).

5. Fjalor i terminologjisë tekniko-shkencore. Terminologjia e optikës (shqip-rusisht-frëngjisht) (bashkautor), Tiranë, 1963 (ribotuar në Prishtinë, 1969).

6. Fjalor i terminologjisë tekniko-shkencore. Terminologjia e akustikës (shqip-rusisht-frëngjisht) (bashkautor), Tiranë, 1963 (ribotuar në Prishtinë, 1969).

7. Fjalor i terminologjisë tekniko-shkencore. Terminologjia e elektromagnetizmit (shqip-rusisht-frëngjisht) (bashkautor), Tiranë, 1963 (ribotuar në Prishtinë, 1969).

8. Fjalor i terminologjisë tekniko-shkencore. Terminologjia e mekanikës (shqip-rusisht-frëngjisht) (bashkautor), Tiranë, 196 (ribotuar në Prishtinë, 1970).

9. Fjalor i terminologjisë tekniko-shkencore. Terminologjia e elektroteknikës (shqip-rusisht-frëngjisht) (bashkautor), Tiranë, 1966. 

10. Fjalor i terminologjisë tekniko-shkencore. 1 Terminologjia e kimisë (shqip-rusisht-frëngjisht) (bashkautor), Tiranë, 1963 (ribotuar në Prishtinë, 1970).

11. Fjalor i terminologjisë tekniko-shkencore. 1 Terminologjia e gjeologjisë (shqip-rusisht-frëngjisht) (bashkautor), Tiranë, 1964 (ribotuar në Prishtinë, 1969).

12. Fjalor i terminologjisë tekniko-shkencore. 1 Terminologjia e arkitekturës (shqip-rusisht-frëngjisht) (bashkautor), Tiranë, 1964 (ribotuar në Prishtinë, 1969).

13. Fjalor i terminologjisë tekniko-shkencore. 1 Terminologjia e minierave (shqip-rusisht-frëngjisht) (bashkautor), Tiranë, 1964 (ribotuar në Prishtinë, 1973).

14. Fjalor i terminologjisë tekniko-shkencore. 1 Terminologjia e letërsisë (shqip-rusisht-frëngjisht) (bashkautor), Tiranë, 1965 (ribotuar në Prishtinë, 1970).

15. Fjalor i terminologjisë tekniko-shkencore. 1 Terminologjia e hidraulikës (shqip-rusisht-frëngjisht) (bashkautor), Tiranë, 1966 (ribotuar në Prishtinë, 1973).

16.  Fjalor i termave të gjuhësisë (shqip-rusisht-frëngjisht-anglisht-gjermanisht-italisht) (bashkautor), Tiranë, 1976.

B. Ndihmesa në fjalorë dygjuhësh

Kratkij allbansko-ruskij sllovar (bashkautor), Moskë, 1954

Fjalor i Shqipes së sotme (me rreth 34000 fjalë) (kryeredaktor), Tiranë, 1984

Fjalor rusisht-shqip (redaktor), Moskë, 1953, 648 f.

Karmannyj russko-allbanskij sllovar, Moskva, 1959, 428 f.

C. Ndihmesa në fjalorë tematikë

Fjalor drejtshkrimor i gjuhës shqipe (kryetar i komisionit hartues), Tiranë, 1976.

Fjalor me emra njerëzish (kryetar i komisionit hartues), Tiranë, 1982.

Fjalori enciklopedik shqiptar (anëtar i redaksisë së përgjithshme), Tiranë, 1985.

D. Puna e drejtpërdrejtë në fjalorët shpjegues

1. Fjalor i gjuhës së sotme shqipe (me rreth 40.000 fjalë) (kryeredaktor), Tiranë, 1980.

2. Fjalor i shqipe së sotme (me rreth 35.000 fjalë) (kryeredaktor), Tiranë, 1984

H. Shehu thekson se “Profesor Kostallari ka qenë drejtuesi teorik dhe kryeredaktori i “Fjalorit shpjegues të gjuhës së sotme shqipe” (1980) dhe i “Fjalorit të shqipes së sotme” (1984) – vepra të këtij sektori. Ai ka shkruar parimet dhe kriteret për hartimin e tyre dhe përveçse si kryeredaktor, ka udhëhequr drejtpërdrejt edhe gjithë punën hartuese, redaktuese dhe botuese. Ai ka qenë drejtuesi teorik dhe kryeredaktori i një vepre tjetër të madhe shkencore, më e madhja në fushën e gjuhësisë shqiptare – “Fjalori shumëvëllimësh i gjuhës shqipe”. Profesori na ka lënë “Parimet themelore” për hartimin e kësaj vepre.”

Në Relacionin për realizimin e punës shkencore për vitin 1977, te zëri “Redaktimi përfundimtar” ndër të tjera shkruhet: “Redaktimi përfundimtar është bërë nga A. Kostallari dhe ka ecur me ritme më të shpejta. Puna më e thelluar gjatë këtij redaktimi me rihartime, ripunime e plotësime, krahas rritjes së cilësisë së hartimit dhe të redaktimit, ka siguruar përfundimisht një përpunim leksikografik gjithnjë e më të mirë të fjalëve, ka sjellë një varg zgjidhjesh me modele, me kategori e blloqe të mëdha, që sjellin ngritjen shkencore të veprës dhe njësimin e saj në përgjithësi.”

Duhet të nxjerrim në pah se akademiku A. Kostallari ka dhënë ndihmë të drejtpërdrejtë në hartimin e këtyre dy veprave. Në këtë Relacion thuhet se “Krahas redaktimit përfundimtar kryeredaktori ka bërë drejtimin shkencor e organizativ të gjithë punës për Fjalorin, ka përpunuar udhëzime plotësuese për një varg çështjesh teorike e praktike të hartimit dhe të redaktimit, ka vendosur lidhjet me institucionet e e specializuara për termat, ka ndërtuar kuptime e struktura modelore për gupe fjalësh sipas fushave, ka ndihmuar drejtpërdrejt hartuesit e redaktorët, ka redaktuar glosarë, ka studiuar materiale të reja dhe ka nxjerrë prej tyre ato që duhej të futeshin në Fjalor për të përmirësuar përbërjen e fjalësit. Kjo ngarkesë e madhe është përballuar duke punuar intesivisht brenda e jashtë orarit, duke punuar rregullisht pasditeve, ditëve të pushimit dhe ditëve të lejeve.”

PO japin një informacion më teknik nga ky Relacion. “Në fund të vitit 1977 është kjo gjendje: Është hartuar i gjithë Fjalori prej 40.500 fjalësh. Redaktimi pas hartimit ka përfunduar gjithashtu plotësisht. Për redaktim të dytë mbeten pjesërisht dy shkronja me rreth 4.200 fjalë. Për redaktimin përfundimtar mbeten tri shkronja të plota dhe pjesërisht dy shkronja të tjera me rreth 10.000 fjalë. Janë daktilografuar në fletë 27 shkronja me 22.000 fjalë në 4.3000 faqe. Është bërë vështrimi drejtshkrimor (nga N. Cikuli) i 29 shkronjave me 24.000 fjalë. Është nxjerrë për njësim frazeologjia pothuaj në të gjitha shkronjat dhe është alfabetizuar (rreth 17.000 skeda).”

Puna për njësimin e veprës “Janë njësuar (nga A. Kostallari) 8 kategori fjalësh (numërorët, gradat etj.). Janë parë e nxjerrë shënime për sinonimet, antonimet, referimet etj. Për krahasim 15 shkronja (V. Bici, J. Kole, H. Shehu, P. Daka, E. Lafe). Janë vështruar për njësim gramatikor disa shkronja (V. J. Kole, E. Lafe, S. Mansaku, E. Hysa, Xh. Gosturani, M. Totoni). Janë nxjerrë për konsultim me specialistët fjalët e kuptimet e tyre (rreth 2.4000) dhe janë tërhequr prej tyre rreth 9000 (nga hartuesit dhe nga punonjës të sektorëve të tjerë të gjuhësisë dhe të letërsisë.”Së fundi, Duke parë, qoftë dhe fragmentarisht ndihmesën e akad. A. Kostallari në Leksikografinë shqipe, theksojmë se ajo nuk mund të perceptohet dhe as nuk mund të mendohet pa personalitetin e e ndihmesën e akademikut Androkli Kostallari. Ai i dha asaj më shumë se punën e palodhur e të paorarshme, ai i kushtoi asaj jetën dhe ajo ia shpërbleu me përjetësim!

Filed Under: Kulture

AAEA Hosts Fili Meridiani: A Celebration of Arbëreshe Heritage and Albanian Tradition

November 5, 2024 by s p

By Jacqueline Kapaj-Vieira/

The Albanian American Educational Association (AAEA) proudly hosted seven members of Fili Meridiani, an Arbëreshe traditional folklore group from Italy at SUNY- Westchester Community College in Valhalla NY, on October 30th for a presentation celebrating the rich history and culture of Albanians in Italy. This event highlighted the legacy of Albanian settlers who have maintained their traditional language, customs, music, dance, and attire for over 500 years.

“Bringing Fili Meridiani to our community was a unique opportunity to celebrate our shared heritage,” said Jacqueline Kapaj-Vieira, President of at AAEA. “Their presentation not only honors the historical journey of the Arbëreshe but also reinforces the importance of preserving cultural identity across generations.” This diaspora plays a crucial role in preserving and promoting Albanian culture, language, and traditions. Professor Lucrezia Lindia, host and AAEA Vice President, stated “Through initiatives like educational programs, cultural festivals, and through the arts, members of the Albanian diaspora continue to celebrate their heritage, ensuring that the rich traditions of Albania thrive for future generations”.

This event fostered a deeper understanding of the Arbëreshe’s contributions to Italian culture while also emphasizing the importance of cultural preservation in today’s world. Many attending the presentation expressed a newfound appreciation for the richness of traditions that unite the Albanian diaspora.

Fili Meridiani’s performance was a testament to the enduring spirit of the Arbëreshe people, embodying the strength of cultural heritage in the face of time and change.

On November 14th, at the Bronxville Public Library in Bronxville New York, AAEA will be hosting a book release based on the book, The Arbëreshe Women Yesterday, Today Tomorrow….between sacred and profane, that will include the Vorea Association, an international group of speakers who will provide an exhibition of Arbëreshe traditions, artifacts, music and cuisine. For more information about this event and future events or to learn more about AAEA’s mission to promote and celebrate education, and Albanian culture, please visit them on the web: albanianamericaneducators.org or friend them on Facebook, Instagram and LinkedIn.

About AAEA – The Albanian American Educational Association (AAEA) is dedicated to fostering a network of educators who promote lifelong learning.

Filed Under: Kulture

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 42
  • 43
  • 44
  • 45
  • 46
  • …
  • 547
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KELETI UJSÁG (1931) / “NJË MUAJ PRANË MBRETIT ZOG, THEMELUESIT TË SHQIPËRISË MODERNE…” — INTERVISTA ME MÁRTON HOSSZÚ, PIKTORIN NGA KOLOZSVÁR-I
  • Si “Albanian Mafia” zëvendësoi Cosa Nostra-n dhe po rrezikon Shqipërinë
  • Për vendlindjen, komunitetin e kombin…
  • Kur liria e njërit, bëhet burgu i tjetrit 
  • Eleganca në mërgim – gruaja me mantelin e Shqipërisë
  • Çfarë na ka mbetur nga trashëgimia e Ismail Qemal Vlorës?
  • Përkujtojmë në ditën e lindjes poetin, shkrimtarin dhe dramaturgun e shquar Viktor Eftimiu
  • 𝐖𝐢𝐧𝐬𝐭𝐨𝐧 𝐂𝐡𝐮𝐫𝐜𝐡𝐢𝐥𝐥 𝐝𝐡𝐞 𝐃𝐞𝐭𝐚𝐧𝐭𝐚 𝐋𝐢𝐧𝐝𝐣𝐞-𝐏𝐞𝐫𝐞̈𝐧𝐝𝐢𝐦
  • DËSHMI LETRARE E NJË KOHE TRAGJIKOMIKE  
  • SHBA dhe arkitektura e re e paqes globale: Diplomacia strategjike dhe ndërtimi i rendit të ri ndërkombëtar në epokën e demokracive të avancuara
  • Isa Boletini, Rënia si Akt Themelues i Ndërgjegjes Kombëtare dhe Alarm i Përhershëm i Historisë Shqiptare
  • Kongresi i Lushnjës dhe periudha përgatitore për Luftën e Vlorës 1920
  • GJON MILI DHE EKSPOZITA MЁ E MADHE FOTOGRAFIKE BOTЁRORE E TЁ GJITHA KOHRAVE
  • Rezoluta-6411,nga SHBA-ja, do të jetëson ndaljen e diskriminimit dhe  zgjidh drejt çështjen e Krahinës Shqiptare
  • IBRAHIM RUGOVA: BURRËSHTETASI QË E SFIDOI DHUNËN ME QYTETËRIM 

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT