• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kënga Bashkon Poezinë Me Muzikën Në Një Të Vetme

May 2, 2013 by dgreca

Nga Gëzim Llojdia/

Ndriçimi qiellor i Mira Janji me këngën ;”Shqipëri moj tungjatjeta” kapi zenithin. I mjaftonte Mira Janjit vetëm :”Shqipëri moj tungjatjeta “ të afirmohet ndër këngëtarët më të mirë ndër zërat e rinj e kësaj udhe. Do të thosha se një zgjim, që ka pësuar folku me ritmet e fundit vjen për mbarë. Janë ujëvara kristali. Uji më i distiluar i këngës. Mira Janji është personazh VIP sepse kënga e saj:” Shqipëri moj tungjatjeta”,ishte e këtillë krijimi e realizimi. Kënga është gjinia më e thjeshte e muzikës vokale shprehen specialistët e saj. Kënga bashkon poezinë me muzikën në një të vetme. Mira Janji në një krijim të vetëm arriti të bashkonte forcën shpirtërore me harmonin e tingujve muzikor.
2. Kënga na rrëfen shkoqur frymëzimin hyjnor
Përcaktimi gjini vokale tregon se në këngë, vendi kryesor i takon zërit të njeriut. Ai shqipton fjalët dhe këndon melodinë duke i bere fjalët me shprehëse .Është e qartë se kënga na rrëfen shkoqur frymëzimin hyjnor, ngase vetë kënga është bukuri e shkoqur e saj. Prej kësaj shtjellje lindin grimca, që lënë hije. Një frymëzim mistik është duke shtrirë edhe tek shpirti i hepuar i i kësaj këngëtareje.
3. Intervista me Mira Janji
Përshëndetje!
Përshëndetje si ja kaloni?

1-Si ju lindi dëshira për te kënduar?

Qe ne fëmijëri kam patur pasion për muzikën dhe e vetmja ëndërr qe kisha te bëhem një këngëtare e suksesshme
2-Cilat janë disa nga këngët tuaja?
Janë gjithsej 3 albume ne shitje te cilat 2 i kam realizuar te Adrian Hila .Janë te shumta këngët qe i kam.

3-Si e krijuat këngën :”Shqipëri moj tungjatjeta”?
.Është një këngë qe kam bashkëpunuar me Adrian Hilen ka qenë dhe ideja ime për tekstin dhe ritmin.
4-Ç’fare planesh keni për te ardhmen?
Dëshira sa vjen e rritet për te ardhmen e karrierës time për planet e shumta qe dua ti le surprizë për publikun e fansat e mi te shumte qe i përshëndes
6-Cili këngëtare keni te preferuar?
Është e madhja Vaçe Zela dhe te huaj Rihana etj
7-Me çfarë po merreni aktualisht?
Aktualisht me aktivitete te ndryshme verore qe ne artistet jemi shume te zënë.
.
8-do te zgjidhni këngën apo keni ide te tjera për te ecur ne jete?
Këngën nuk do ta lej asnjëherë te paktën deri tani kam këtë mendim pasi jam munduar shume te arrij deri këtu kam përfunduar dhe Akademinë e arteve me rezultate te larta specializim etj, por pse jo te bej dhe diçka tjetër ne boten e spektaklit aktore prezantuese etj
Katër zërat e çdo harmonie,
“Katër zërat e çdo harmonie, basi, tenori, kontralto e soprano (d.m.th toni themelor, terca, kuinta, e oktava) u korrespondojnë katër shkallëve në vargun e ekzistencës, botës minerare, botës bimore, asaj shtazore dhe asaj njerëzore. Kjo ripohohet në mënyrë të mahnitshme edhe nga rregullat themelore muzikore, që thekson se basi duhet të qëndroj në një largësi mjaft më të madhe nën tre zërat e tjerë më të lartë,se sa ato vetë, midis tyre,- shkruan Arthur Schopenhauer.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Gezim Llojdia, Kenga dhe poezia, Mira Janji

Manhattanville High School Summer Internship Program

May 2, 2013 by dgreca

In partnership with the local community, Columbia University is offering 15 paid summer internships for local high school students between July 8, 2013 and August 9, 2013 to help students gain practical work experience before graduation. Previous work experience is a plus, but not required. Students must live in one of the following local zip codes to be eligible for this program: 10025, 10026, 10027, 10029, 10030, 10031, 10032, 10033, 10034, 10035, 10037, 10039, 10040, 10451, 10454, 10455, and 10474.

The internships are designed to provide each intern with experience in key projects and ongoing tasks within various schools and departments. Internships are available in various Columbia University schools and departments.

General Responsibilities
Interns will be responsible for supporting a variety of projects and/or  administrative duties depending on the school or department
where they are assigned. Responsibilities might include assisting Columbia University staff with key deliverables, creation and
production of materials, and/or administrative project support.
Administrative functions may include photocopying and scanning documents, filing or shredding of papers, faxing, running errands, processing incoming and outgoing mail, answering telephones, greeting visitors, typing letters or composing excel spreadsheets of data, posting flyers and advertisements, assisting with set-up and clean up of events (making coffee and assembling refreshments) and other duties that may be assigned.

Must Have
Interns must have strong interpersonal, organizational and communication skills. Interns should be able to conduct themselves
professionally, listen attentively, show initiative and demonstrate professionalism at all times. Interns must be able to work both
independently and within a team environment. Interns also need to be reliable, mature, and responsible with their assigned work
duties.

Preferred Qualifications
Interns should demonstrate knowledge in Windows and Microsoft Office applications. Interns may also be required to work
within database applications and previous experience in this area would be an asset.

Application Procedures
Candidates must complete an application form and submit it with their cover letter and/or resume, letter(s) of recommendation,
and any other supplemental information needed to accompany your application.

Please note that in accordance with New York State Law, all applicants must be able to provide an employment certificate (also
called “working papers”) before they begin work if selected for an intern position.

The New York State Empire State Development Corporation may require Columbia University to disclose each applicant’s
name, address, proof of residency and relationship to current Columbia University Employees to confirm program eligibility

All interns will be paid a rate of $7.25 per hour.
Download application here:

Application Deadline: Friday, May 10, 2013
For more information, please email: highschoolinternship2013@columbia.edu
Please submit all Applications to the following email address: highschoolinternship2013@columbia.edu

Filed Under: Kulture Tagged With: Manhattanville High Scool, Summer Intership Program

GJENOCIDI KOMUNIST NË RRETHIN E VLORËS

May 2, 2013 by dgreca

Rreth kibrit të Aranit Hoxhës “Gjëmat e komunizmit në trevën e Vlorës”, Vlorë 2013/

Nga Shpresim KASAJ/

Ajo që më tërhoqi vëmëndjen në punën e grupit të të  persekutuarve politik të Vlorës, që përgatiti albumin për të pushkatuarit, të vdekur në burgje, të dënuar apo internuar, shkurt për dhunën dhe terrorin komunist në rrethin e Vlorës, ishte se, sa herë që ngecte puna, pyetej Aranit Hoxha dhe ky nxirrte nga gjiri fletore e blloqe shënimesh dhe lexonte të dhënat që i kërkoheshin.

Këto fletore e blloqe shënimesh, ku kishte mbajtur të dhëna për secilin të dënuar apo të persekutuar politik, nuk i mbante në çantë, por në gjirin e tij si relikte shumë të shtrenjta dhe të dashura. E pyeta se ku i kishte gjetur e marrë këto të dhëna dhe ai më sqaroi se, për to, i ishte dashur një punë njëzet vjeçare duke lëvizur e pyetur fshat më fshat e shtëpi më shtëpi, ku merrte takim me familjarët e të dënuarve dhe të persekutuarve politikë. Gjithashtu, më sqaroi se këtë punë nuk e kishte quajtur të mjaftueshme, pasi të dhënat i kishte verifukuar me arkivat e shtetit.

Nga  Aranit Hoxha,, mësova se komunistët e Vlorës i kishin vrarë, më 14 shkurt të vitit 1944, pa gjyq dhe pa asnjë faj të atin, Sulo Hoxhën. Ai më dhuroi edhe një libër të shkruar Mynyr Zyka  “Një engjëll Shqipërie” , që i kushtohej atit të tij. Psi e lexova atë libër vura re se titulli përputhej me brendinë dhe, se Sulo Hoxha kishte qenë vërtet një engjëll mirësie si hoxhë dhe mësues, që predikonte dije, dashuri dhe vëllazëri midis njerëzve, gjë që shkonte ndesh me ideologjinë e komunizmit që predikonte luftë klasash, dhe për këto Sulo Hoxha, nuk e donte komunizmin. Ky ishte edhe faji i vetëm i tij, për të cilin klika komuniste e vrau në mënyrë barbare, duke e zhveshur dhe lënë në mes të pyllit në mëshirë të bishave.  Atëherë e kuptova mirë pse i mbante autori Aranit Hoxha në gji, fletoret dhe blloqet e shënimeve me të dhënat e të vrarëve dhe të dënuarve politikë nga regjimi komunist. Atij, qysh në fëmijëri i ishte djegur shpirti nga ai regjim. Të gjitha këto i mësova atëherë, kur Sula Hoxha më tha se  kishte ndërmend të shkruante dhe të botonte një libër.

Gjatë këtyre dy-tre vjetëve që kanë kaluar, qysh atëherë, ai i plotësoi dhe i sistemoi këto të dhëna dhe mi dha mua për t’ia redaktuar. Dhe ja sot Aranit Hoxha ka dalë përpara lexuesve me librin e tij të parë: “Gjëmat e komunizmit në trevën e Vlorës”, prej 285 faqesh.

*   *   *

Qëllimi i tij është i thjeshtë dhe fisnik: të nxjerrë në dritë e të zbardhë krimet e sistemit komunist gjatë një periudhe gjysmëshekullore. Vetëm duke i nxjerrë në dritë ato krime, brezat që nuk e kanë jetuar dhe nuk e njohin atë kohë, do ta njohin se çfarë kolere dhe gjëme ishte ai sistem dhe nuk do të lejojnë që ai të instalohet përsëri në Shqipëri. Ky është mesazhi i thjeshtë i librit të autorit Aranit Hoxha.

Një libër i tillë ishte i domosdoshëm për publikun e gjerë. Ata që nuk e kanë jetuar atë kohë, s’kanë se si t’i dinë këto krime, madje edhe ne, që e kemi jetuar atë kohë, nuk mund t’i dinim me hollësi, siç përshkruhen në këtë libër. E si mund t’i dinim?! Kush mund të fliste për to, në atë kohë? Natyrisht, dinim që kishte të pushkatuar dhe të dënuar  dhe që kishte pasur gjenocid, por nuk mund t’i dinim përmasat e tij reale.

Të vërtetën drithëruese e mësojmë nga libri i Aranit Hoxhës. Le ta shohim konkretisht. Vetëm në rrethin e Vlorës janë pushkatuar ose varur në litar 434 vetë, të cilëve po t’u shtohen edhe 77 persona të vdekur në burgje dhe hetuesi, bëjnë 514 shpirtra njerëzorë, të marra padrejtësisht. Po kaq është afërsisht edhe numri i dëshmorëve vlonjate të vrarë nga pushtuesit  nazifashistë. Por, këtu ka një dallim, dëshmorët i vrau armiku dhe populli i nderon me lule e kurora, kurse këta, dëshmorët e Aranit Hoxhës u bënë viktima të një lufte vëllavrasëse, të nxitur nga një klikë e varur nga të huajt, që pasi i vrau, i shau, i mallkoi, i anatemoi aq sa emrat e tyre nuk mund t’i zije dot në gojë. Numrit së të vrarëve nga klika e më pas regjimi komunist, po t’i shtohet edhe numri i të dënuarve në burgjet komuniste prej 975 vetash, bëhen 1489 vetë, pra dy brigada. Këtu, nuk po përmendim dhe 750 vetë të internuar.

Ja, pra, çfarë përmasa të lemerishme kishte gjenocidi komunist në Vlorë. Po në të gjithë Shqipërinë?! Dikush mund të mos i besojë këto shifra që u përmendën këtu. Është e drejtë e tij të gjykojë si të dojë, por Aranit Hoxha nuk lë shteg mosbesimi. Ai, i ka konkretizuar një për një shifrat, me emra dhe mbiemra të veçantë, me datën e lindjes, të arrestimit dhe dënimit, me vendlindje dhe vendbanim, me vitet e dënimit e të vuajtjes së tij, si dhe me ridënimet kur ato janë përsëritur. Pra, është një punë e madhe atdhetare që ka bërë autori për njëzet vjet me radhë. Ai i ka sistemuar sipas vendlindjes dhe vendbanimit në 58 fshatra dhe tre qytete: Vlorë, Himarë dhe Selenicë. Pothuajse nuk ka mbetur fshat i Vlorës pa pasur të pushkatuar apo të burgosur politik. Krimi komunist filloi që me lindjen e tij, qysh në vitin 1943, kundër njerëzve të vet, komunistë e partizanë që nuk mendonin si udhëheqja e tyre, sllavo-komuniste dhe u quajtën “fraksionistë”.

Që nga gushti i vitit 1943 deri në nëntor 1944 u vranë 22 komunistë dhe partizanë si “fraksionistë” të Sadik Premtes, si: komandanti dhe komisari i ‘Çetës Plakë të Vlorës”, Neki Imeri dhe Xhemil Çakërri, Sekretari Organizativ i Qarkorit të Vlorës, Mynyr Xhindi dhe kuadro të tjerë si Fejzo Gjomemo, Duro Elmazi, Haki Xhelo, etj.

Gjatë muajve tetor-dhjetor 1943, u vranë me atentat 116 vetë duke përfshirë Sekretarin e Rinisë së Ballit Kombëtar për Vlorën, Azis Sharrën etj.

Ky qe vetëm fillimi, kurse vrasjet e goditjet masive, kundër nacionalistëve dhe ballistëve filluan pas prishjes së Marrëveshjes së Mukjes, që u zhvillua në ditët e para të gushtit të vitit 1943.

Më datën tetë gusht, kur akoma nuk qe tharë boja e deklaratës së përbashkët të kësaj marrëveshjeje, Enver Hoxha u dërgoi një promemorie të brendshme të gjitha qarkoreve të Partisë Komuniste në rrethe, ku i udhëzonte që ta grisnin Thirrjen e lëshuar nga Konferenca e Mukjes dhe të mos flitej më për të. Nga ana tjetër, ai dënoi kryetarin e delegacionit të Frontit Nacionalçlirimtar në Mukje, Ymer Dishnicën, duke e përjashtuar nga Komiteti Qendror, se gjoja kishte rënë nën ndikimin e Ballit dhe se kishte ndarë pushtetin me Ballin Kombëtar.

Në fund të shtatorit të atij viti, Enver Hoxha u dërgoi urdhër të gjitha njësive partizane të godisnin me ashpërsinë më të madhe çetat dhe batalionet e Ballit Kombëtar. Ishte një luftë e vërtetë vëllavrasëse, paçka se ende mohohet, se në Shqipëri nuk ka pasur luftë civile. Po si mund ta quajmë ndryshe atë luftë që mori jetën e gjashtëmijë nacionalistëve dhe ballistëve shqiptarë?!

Komunistët nuk kursenin as gratë dhe fëmijët. Konkretisht, në Bolenë vranë Peshqeshe Çelomenen me tre djemtë e saj: Fuatin, Ganiun, Bilbilin; Mamudi Novruzaj me tre djemtë dhe vajzën e saj: Numanin, Islamin, Bilon dhe Duzen. Në Kuç, ekzekutuan tetë burra dhe pesë gra, në Hadëraj vranë në derë të shtëpisë nënën dhe të birin, Zenepe dhe Halim Caushin. Dhe kështu vrasjet barbare vazhdojnë e vazhdojnë në çdo fshat.

Një farsë më vete ishin gjyqet kundër të ashtuquajturve “kriminelë lufte”, që u organizuan në vitin 1945 nga gjyqtarë dhe prokurorë që nuk e kishin fare haberin e gjykimit dhe të drejtësisë, si Qemal Klosi, Islam Hariz Ganaj nga Tërbaçi e Mantho Rrapua, si dhe prokurori shpirt zi Selim Alimerko.

Më 25 tetor 1945, ky trup gjykues, gjykoi dhe dënoi me një aktakuzë të përbashkët brenda një dite 80 “kriminelë lufte” duke i dënuar nga 20 vjet e deri në burgim të përjetshëm, madje dhe me pushkatim. E pabesueshme, por e vërtetë që ka ndodhur. Kemi dokumentin e plotë të atij gjyqi me emrat, akuzat dhe dënimet që janë dhënë për gjithësecilin nga këta 80 të dënuar.

Në gjyqe të tilla u gjykuan dhe u dënuan elita e atdhetarëve vlonjatë që kishin vendosur gurin e themelit të shtetit shqiptar, si: Qazim Kokoshi, Aristidh Ruci, Zini Abaz Kanina, bashkëpunëtorë të afërt të Ismail Qemal Vlorës, delegatë të Kuvendit të Vlorës më 1912 dhe firmëtarë të deklaratës së Pavarësisë.

Gjyqet dhe dënimet me pushkatim dhe me varje në litar vazhduan edhe më pas ndaj grupit të deputetëve dhe ndaj intelektualëve të shquar që kishin mbaruar universitete në perëndim. Le të përmendim për shembull, Drejtorin e Kantierit për Tharjen e Kënetës së Maliqit, Avdul Sharra dhe inxhinierin Kujtim Beqiri, që kishin mbaruar me Medalje të Artë në Universitetin e Vienës.

Ajo që vlen të përmendet gjithashtu, është se autori nuk flet për vrasjet dhe dënimet e njërit krah, por pasqyron dhe ato që janë bërë brenda llojit. Pra, ai evidenton dhe pasqyron edhe ish partizanët dhe komunistët e vrarë, madje dhe gjeneralë e ministra.  Autorit i dhimbsen edhe këta, se edhe këta janë shqiptarë, vëllezërit tanë të një gjaku, që u bënë preh e një ideologjie gënjeshtare dhe vrastare.

*    *    *

Si përfundim, mund të themi se, ky libër është me mjaft vlera për pasqyrimin e krimeve të klikës dhe regjimit komunist që u vendos në Shqipëri dhe që sundoi për gjysmëshekulli. Ky libër nuk duhet të mungojë jo vetëm në familjet e atyre që kanë emrat e të afërmeve të tyre në të, por edhe të gjithë të tjerëve që duan të mësojnë të vërtetën dhe përmasat e gjenocidit komunist në rrethin e Vlorës, pavarësisht se kujt ngjyre politike a besimi i përkasin.

 

 

 

 

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Aranit hoxha, Gjenocidi komunist, ne rrethin e Vlores, Shpresim kasaj

VATRA PROMOVON LIBRIN E AMBASADORIT MAL BERISHA: ”CHARLES TELFORD ERICKSON- JETA DHE VEPRA PËR SHQIPËRINË DHE NË SHQIPËRI”

May 2, 2013 by dgreca

FEDERATA “VATRA” DO TË PROMOVOJË TË SHTUNËN  LIBRIN E MAL BERISHËS: ”CHARLES TELFORD ERICKSON- JETA DHE VEPRA PËR SHQIPËRINË DHE NË SHQIPËRI”

Të shtuënën me 4 Maj 2013, në orën 1.00 PM, në  Royal Regency Hotel, që ndodhet në adresën:

65 Tuckahoe Road,Yonkers, NY 10710,

Federata Panshqiptare e Amerikës do të promovojë librin e autorit Mal Berisha, ambassador i Shqipërisë në Britaninë e madhe, anëtar nderi i Vatrës” ”CHARLES TELFORD ERICKSON- JETA DHE VEPRA PER SHQIPERINE DHE NE SHQIPERI”.

Për librin do të referojnë; zonjusha ELIDA RECI dhe zoti IDRIZ LAMAJ.

I pranishëm në promovim do të jetë edhe autori i librit, ambasadori Mal Berisha, që do t’iu përgjigjet pyetjeve nga salla.

Pjesmarrja është e lirë.

Filed Under: Kulture Tagged With: LIBRIN E MAL BERISHËS: ”CHARLES TELFORD ERICKSON- JETA DHE VEPRA PËR SHQIPËRINË DHE NË SHQIPËRI”. mal Berisha

Promovohet në Belgjikë :“Një vështrim tjetër mbi Historinë”

May 2, 2013 by dgreca

Nga Agron Shele/ Bruksel/

“Një vështrim tjetër mbi Historinë” si lajmotiv dhe kjo kryethënie e  veprës historike të autorit  Myrteza Bajraktari,  motivoi dhe u bë objeksion i temës  së  organizimit të aktivitetit  kulturor-letrar të radhës nga Shoqata e Shkrimtarëve  Shqiptarë në Belgjikë, event i cili u zhvillua me pjesëmarrjen e drejtëpërdrejtë të përfaqësuesëve të Ambasadës Shqiptare dhe asaj të Maqedonisë,  intelektualëve te shumtë në Bruksel, miq të autorit  dhe të ftuarve të tjerë.

Që në titull ky vështrim dhe pasqyrim hisorik hedh dritë mbi ngjarje dhe të shkuara që janë anatemuar dhe lënë në harresë qëllimisht, ngre pyetje dhe pikëpyetje se përse dhe kujt i shërbejnë këto qëndrime, dhe për më tepër vendos përgjegjësinë mbi historiografinë e sotme, e cila nuk po gjen kurajon për tu ringritur nga ajo e shkuar e hidhur  dhe për të reflektuar drejt dhe denjesisht përballë kohezionit historik dhe real sot.

Moderimi këtij aktiviteti  u krye nga koordinatorja  e Shoqatës së shkrimtarëve të Belgjikës, znj Shqiponja Duro, e cila si fillim uroi autorin për 80-vjetorin e lindjes dhe më  pas  do të  orientonte pjesmarrësit  tek vlerat dhe rëndësia  e këtij botimi, të rejat dhe faktet historike që ende nuk kanë zëne vendin e duhur në historigrafinë shqiptare, si dhe  motivimi i autorit për të hedhur dritë mbi historinwë tonë të sotme. z Lekë Pervizi, si bashkëvuajtës dhe bashkëkohës i autorit nëpër kampet e përqëndrimit qysh në rininë e hershme do të kumtonte dhe do të referohej tek  domosdoshmëria dhe reflektimi real për momentet historike që ka  përjetuar  populli shqiptar, rishikimi saj i drejte dhe pastrimi nga fallsifikimet e regjimit të kohës.

Rreth retrospektivës dhe zhvillimeve të analitikës historike të sotme, tendencat për të minimizuar rolin dhe kontributin e atdhetarëve të vërtetë, bazës shkencore dhe referimit të burimeve të sigurta të informacionit, argumentimi fakteve , etj,  do përbënin shtyllën e referimit të z Kolë Tahiri.

Zoti Durak Duraku do të ndalej tek stili dhe mënyra e karakterit tregues të ngjarjeve, modeli dhe fokusimi në ngjarjet 43-45, ngjarje që angazhuan krerët  patriotë shqiptarë dhe që kishin për qëllim realizimin e ëndrrës së madhe  të  Rilindasve Kombëtarë , bashkimin e gjithë trojeve shqiptare.

Zoti Luan Dode, do të përqëndrohej tek roli i arsimimit shqip në mbarë trevat shqip folëse, përpjekjet e bëra për mbulimin e këtyre zonave me arsimtarë shqiptarë, dhe në bazë të statistikave të sakta do të bënte rezomenë e plotë të numrit të shkollave të hapura në Kosovë, Maqedoni dhe nxënësve të regjistruar. Në këtë tematikë ai do përqëndrohej edhe tek inisiatori i gjithë kësaj nisme dhe këmbngulja e personalitetit Ernest Koliqi, që me largpamësi dhe vullnet mundësoi idenë e mësimit dhe shkrimit të gjuhës shqipe.

Pse ka kaluar në heshtje përpjekja dhe realizimi i Kuvendit të II-të të Prizerenit? Pse është anatemuar dhe mohuar përpjekja dhe kontributi i figurave kryesore në përhapjen e shkollimit shqip?

Pse dështoi ëndrra dhe përpjekja e patriotëve kombëtarë për realizimin e Bashkimit Kombëtar? Pse u burgosën  dhe masakruan krerët e saj? Pse dështoi përpjekja amerikane dhe pse u ndërprenë marrëdheniet midis dy vendeve? Pse nuk është reflektuar mbi këto ngjarje dhe të vërteta të mëdha historike, dhe pse nuk është rishkruar historia reale, por janë mjaftuar me korrektimin dhe zbukurimin e 30 faqeve të para?

Këto dhe mori të tjera pyetjesh do përbënin debatin dhe komunikimin e auditorit me autorin Myrteza Bajraktari,  i cili me argumenta, ngjarje të bazuara në të vërteta historike gati të panjohura  dhe  me një analizë sa shkencore po dhe kaq  serioze, do  përmbyllnin këtë takim sa emocionues por dhe kaq impresionues, dhe për më tepër  me mjaft dilema të ngritura, sfida që i mbeten të nesërmes për tu zgjidhur.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Myrteza bajraktari, Nje veshtrim historik, Promovohet en Belgjike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 477
  • 478
  • 479
  • 480
  • 481
  • …
  • 556
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Meditim para varrit të Faik Konicës
  • Bashkimi i Diasporës Shqiptare të Greqisë
  • “Fortifikimi ilir i Komlikut në Fregen dhe Ungrej të Lezhës (Mirdita Etnografike)”
  • “The Real Thing”: A Conversation with Luljeta Lleshanaku
  • REPUBLIKA E BARAZISË PARA LIGJIT
  • BLLACA SI INFRASTRUKTURË HISTORIKE E DHUNËS DHE NYJE E KUJTESËS KOLEKTIVE
  • Kur gjuha sfidohet në auditore – cenimi i së drejtës kushtetuese në emër të provimit të jurisprudencës
  • LAHUTA E MALËSISË, ZËRI QË NUK SHUHET: SI MBAN GJALLË IDENTITETIN SHQIPTAR NË SHEKULLIN E XXI
  • DIMENSIONET ETNOKULTURORE DHE NARRATIVE NË ROMANIN “SHTJELLË FATESH”
  • Mbreti Zog I, themeluesi i shtetit të parë modern shqiptar, burrshtetas, politikan dhe diplomat i rralle e shumë dimensional
  • 𝗔𝗹𝗯𝗮𝗻𝗶𝗮𝗻 𝗡𝗶𝗴𝗵𝘁 @ 𝗬𝗮𝗻𝗸𝗲𝗲 𝗦𝘁𝗮𝗱𝗶𝘂𝗺
  • 27 Vjetori i Betejës së Koshares – Një epokë lavdie, sakrifice dhe bashkimi kombëtar
  • Historia e Krizës së Kosovës 1999-2000 përmes Zarfave Postare
  • Ali Dino – deputeti i Çamërisë dhe artisti i shquar
  • “Rikoshete e fatit” dhe “Nusja e Topiajve”, botimet më të reja nga shkrimtarja Raimonda Moisiu -Sade

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT