Nga GËZIM LLOJDIA/
Festival i 5-të i “Aulona Internacional Folk Festival”, do të zhvillohet në qytetin e Vlorës,shprehet Sejmen Gjokoli në datat 11-13 Maj 2013. Organizator i Festivalit është Qendra Kulturore “Aulona“, Vlorë. Festivali ka karakter burimor e spektakolar dhe është pjesë e Turizmit Kulturor të qytetit bregdetar. Data e hapjes së Festivalit do të jetë 11 Maj 2012. Kjo është edhe dita e çeljes së Sezonit Turistik të Vlorës për vitin 2013. Parashikohen të marrin pjesë rreth 10 Ansamble nga shtete të ndryshme të Evropës e Botës si dhe grupe të ftuara nga Vlora e qytete të ndryshme të vendit. Festivali është pjesë e Kalendarit të CIOOF-it dhe mbështetet në parimet e tij. Festivali zhvillohet në skenë të hapur ku, nata e fundit do të jetë Koncert i Madh me numura të zgjedhura. Për të gjitha Grupet pjesëmarrëse ndahet Emblema e Festivalit ndërsa për Grupin më të mirë jepet Kupa e Festivalit. Festivali“Aulona Internacional Folk Festival“ zhvillohet në qytetin bregdetar të Vlorës,Shqipëri. Ky Festival organizohet nga Qendra Kulturore “AULONA“ (më parë me emrin “Bilbilat e Jugut“) e cila është subjekt juridik privat që vepron në bazë të Legjislacionit shqiptar në fushën e kulturës dhe trashëgimisë kulturore. Aktiviteti synon të mbetet tradicional dhe shoqëron çeljen e Sezonit Turistik të qytetit të Vlorës në çdo muaj Maj. Festivali mbahet mbi bazën e donacioneve të ndryshme në partneritet me Bashkinë e qytetit, Dhomën e Tregtisë dhe institucione apo subjekte të tjera të interesuara, vendase apo të huaja. AIFF është një festival i drejtpërdrejtë folklorik, mbështetet në parimet e C IOFF-it dhe drejtohet nga një Komitet Organizator (Staf) i përbërë nga personalitete dhe njerëz të artit e kulturës. Festivali i Parë është mbajtur nga data 9-11 Maj 2009.
Grupet pjesmarrëse.
Ansambli i Këngëve dhe Valleve “IbePalikuqi “,Shkup, Maqedoni
Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Ibe Palikuqi” nga Shkupi është themeluar më
30 Mars të vitit 1979 .Veprimtarinë e vet e ushtron pandërprerë plot 34vite duke lënë prapa vetes një numër të madh të aktiviteteve,që janë kurorëzuar me çmime të ndryshme. Brenda kësaj periudhe të veprimtarisë së bujshme,ka realizuar afër 1200 prezantime në kuadër të ngjarjeve të
ndryshme kulturore, festivaleve ndërkombëtare, duke afirmuar në mënyrë të
denjë dhe autentike vlerat kulturore shqiptare në vend dhe botë. Ndër çmimet të cila ky ansambël ka fituar janë festivalet në vijim :Qipro (tre here fitues të vendit të pare),Samsun, Turqi , Strugë ( tre herë vendi i parë )Viti,Presheve,Tetove,GjilanSi dhe fitues i shumë vendeve të para nëpër festival të ndryshme ne vend dhe jashtë.
Ansambli Kulturor “ŽELJEZNIČAR” , KROACI
Klubi ka qenë aktive nën emrin“ŽELJEZNIČAR” që nga viti kur u arrit pavarësia e Republikës se Kroacisë dhe ndryshimet demokratike në 1990. Ansambli ka promovuar dhe vazhdon te promovoje vlerat e trashëgimisë kulturore kroate dhe vlerat tradicionale në më shumë se 1mijë shfaqje .Ky ansambël ka një pozitë të shquar në imazhin kulturor të qytetit dhe të shtetit kroat. Në vitin 2006 me korin e përzier,grupin folklorik dhe orkestrën e tamburicave fituan diplomën e artë, çmimin e parë – medalje e artë dhe titullin e Kampionëve te Botes ne LOJËRAT e Korit ne Olimpiadën e Lojwrve në Xiamen (Kinë). Gjithashtu ansambli ka performuar dhe fituar çmime te ndryshme dhe në Britaninë e Madhe, Norvegji, Gjermani etj.
Ansambli i Valleve” Zdravets” Sofie, Bullgari
Ansambli i valleve” Zdravets” eshte themeluar ne vitin 1984 ne Sofie.
Themelusit dhe Drejtuset artistik jane Z dhe Znj Stojanov- Georgi dhe Alexandria. Zdravets eshte nje bime e eger e rritur ne mal, gjethet aromatike te se ciles qendrojne te fresketa gjate gjithe vitit.”Zdravets” aq shume i dashur ng aBullgaret simbolizon shendetin dhe jetegjatesin.Valletaret ne Ansambel jane te ndare ne grupe te ndryshme ne varesite moshes: fillestaret, grupi i femijeve, grupi i adoleshenteve dhe grupi i te rriturve. Ritmet tradicionale, teveshtiradhetedashurajaneperzgjedhur per tukercyerngagrupu i territurve. Ansamblika ne zotrimkostumeshumetebukuradheshumetevjetra per valledhevalletartendryshme,tecilat ne shumerrastejaneteberadhenga vet valletaret.Grupi” Zdravets” ka fituar shume cmim edhe trofe ne Bullgari si dhe jashte saj, te cilat jane trasmetuar dhe ne TV. Valletare tkudo qe kan marre pjese kane shprehur freski, risi ne art dhe shume kenaqesit e pubilikune vendesi: Spanje, Itali, Suedi, Turqi, Greqi, France, Hollande, Qipro e shumetetjera
Ansambli i këngëve dhe valleve “Bychleëianka”, POLONI
Ky ansambël është themeluar ne vitin 1974 si një rezultatet i përpjekjeve të bëra nga një grup me femra .Në fillim ishte një grup i vogël me vajza dhe gra që këndonin këngën gara joni i Sieradz dhe rrethinat e saj. Edhe kostumet bëheshin me dore nga këto vajza. Pastaj shumë shpejt u bashkuan me grupin disa djem të cilët i vunë të gjitha vallëzimet polakesi Oberek polka.
Nga 1976 grupi ka bërë të njohur emrin e tij përmes festimeve dhe festivaleve te ndryshme lokale dhe rajonale. Ky ansambël ka qenë gjithmonë në krye në muzikën popullor edhe konkurset e ndryshme folklorike. Ata kanë qenë gjithashtu të kudo ndjekur dhe nga televizionet e ndryshme polake. Muzika me instrumente performohet nga studentët e Akademisë së Muzikës Lodz. Në repertorin e ansamblit ka valle kombëtare, të tilla si polonez, kujaëiak, Oberek, krakoëiak dhe valët folklorike të rajonit të Loëicz, Sieradz, OPOCZNO. Ansambli ka marrë pjesë në festivalet e shumta folklorike ndërkombëtare .Ansambli ka selinë e saj në Qendrën e Kulturës Komunale në Bychleë i cili është sponsorizuar nga Zyra Komunale në Pabianice.
Ansambli i këngëve dhe i Valleve “Zëri i Kosovës” Fushë-Kosovë
Ansambli i Këngëve dhe i Valleve “Zëri i Kosovës” u themelua nen këtë emër pas luftes se Kosovës për te ruajtur aspektin kulturor dhe traditat e kësaj zone kaq me rëndësi ne shtetin e Kosovës. Ansambli është i regjistruar si Organizatë Joqeveritare (OJQ) pranë Ministrisë së Administratës Publike, ka statutin, vulën, xhiro-llogarinë bankare dhe dokumentet tjera përcjellëse. Ansambli ka tri grup-mosha dhe numëron rreth 200 anëtar. Ansambli ka performuar ne shume festivale dhe evente kulturore si brenda Kosoves ne vendesi Kline,Gjilan,Decan etj ashtu edhe ne Shqiperi ne koncerte te ndryshme ne Sarande,Vlore,Tropoje.Per tu permendur eshte edhep jesemarrja e ketij ansambli ne shtete si :Turqi,Gjermani dhe Maqedoni ku nepermjet kostumeve dhe valleve tradicionale eshte bere e mundur percjellja e kultures se kesaj zone ane e mbane shteteve te ndryshme.
Grupi Folklorik Lucignano, Itali
Grupifolklorik i Lucignanos u themeluarreth vitit1937.Ky Grup perfaqeson një pikë të vlefshme përmbrojtjen e traditave toskan në Itali dhe ane e mban ebotes.Grupi ka qellimin e vet n ëstudimin, mbledhjen dhe riprodhimin e vallet më të njohura, këngëve dh emuzikes nga rajoni i Toscanes.Çdo valle ka kostumet e veta te cilat jane mjaft antike edhe te larmishme .Ato datojne qysh pre jshekullt te 15-te dhe shekullit te 18-te.Grupi ka marrë pjesë në shumë festival ndërkombëtare dhe kompeticione te ndryshme ne shtete si Turqi, Lituania, Hungaria, Spanja, Greqia, Franca, Zvicer, Israele, SHBA, Japonia etj etj
Ansambli “RRAJCA”, LIBRAZHD-SHQIPERI
Ky ansambël është themeluar ne vitin 1947 në fshatin Rrajca te qytetit te Librazhdit .Aktiviteti i pare ka qenë pjesëmarrja në Festivalin Folklorik në nivel lokal në vitin 1947, të organizuar në Pogradec, Shqipëri. Kjo është pasuar me Festivalin Folklorik në nivel kombëtar në Tiranë, në të cilën, u fitua çmimi I dytë në vitin 1949. Duke filluar nga ky vit, Ansambli “Rrajca” vazhdon të marri pjesë në të gjitha festivalet si në nivel lokal dhe në nivel kombëtar duke treguar, origjinalitetin dhe traditat folklorike dhe vlerat e kësaj zone. Karakteristikat kryesore të këtij grupi janë veshje tradicionale; valët popullore shumë dinamike, instrumentet popullor. Të gjitha këto së bashku krijojnë një prezantim të shkëlqyer të këtij ansamblin çdo festival në Shqipëri, në l Evropë dhe kudo ne botën. Ky ansambël ka marrë pjesë në shumë festival ndërkombëtare si në Rusi, Turqi, Itali, Maqedoni, Gjermani, Greqi etj
Ansambli „THESPROTIA”, Igumenice – GREQI
Ansambli është themeluar në vitin 2003 dhe ka selinë në Igumenicë . Ka ekspozuar pjesë të ndryshme kulturore dhe të traditës. Ekzekuton pjesë të ndryshme greke, valle për fëmijët dhe të rriturit me pjesëmarrjen në ngjarje të tilla si në Greqi dhe jashtë. Qëllimi i ansamblit është që të mbledhë dhe të ruajë çdo traditë që i referohen lindjes, jetës, sjelljet dhe zakonet e vllehëve në gjuhë vllehe. Gjuha vllehe dhe këngët polifonike janë ato që e karakterizojnë dhe i bëjnë të dallueshme.
NGA DITARI I NJË ATASHEU USHTARAK
REFLEKSIONE PËR LIBRIN E HAJRO LIMA* “MIDIS ANKARASË DHE TIRANËS: 1990 – 2000; NGA DITARI I NJË ATASHEU USHTARAK”.
Nga Albert R. HABAZAJ*/
Përgëzimin tim për autorin do ta kumtoj me tre paragrafë: Së pari, autori i këtij libri monografik me kujtime, me shënime udhëtimi, mbresa e refleksione është me fat, sepse është mbështetur në dy këmbët e fuqishme, që mbajnë urën e suksesit: të qenit publicist i njohur dhe të qenit diplomat ushtarak. Ai e ka ndërtuar fatin, i ka shërbyer, i shërben me përkushtim ideal e sedër integruese, profesionalisht konkurente me pena dhe emra elitarë.
Në mbi 230 faqe libër unë kam njohur një gazetar, që shkruan estetikisht bukur dhe vërtetësisht qartë për çështje politiko – shoqërore, ushtarake e kombëtare, konkluzion i atyre bulëza mendimesh e tezash të kohës, hedhur në shtypin e ditës, si në “Koha jonë”, “Ballkan”, “Panorama”, “Shekulli”, “Labëria, “Hora”, etj., si një analist e komentator i saktë dhe i guximshëm, sidomos për çështjet e politikës kombëtare në strategjinë e mbrojtjes së vendit, pozicionimin dhe ruajtjen e ekuilibrave me partnerët dhe në rajon. Ky botim i veçantë, si libër nga tema bosht e strategjisë kombëtare të mbrojtjes bën një prerje për trajtim të ngushtë e në imtësi të marrëdhënieve të reja midis Shqipërisë dhe Turqisë gjatë 10 vjeçarit të parë, ku u lidhën si bashkëpunim i ndërsjelltë ndihme e bashkëveprimi, sidomos për ne që kishim aq shumë nevojë për një përkrahje të fortë, se u katandisëm si trasta në degë. Janë pikërisht vitet 1990- 2000 në fokusin e një atasheu ushtarak, të cilin e vlerësoj, së pari, se është pikërisht ai, diplomati i parë ushtarak i vendit tonë, që punoi për krijimin, zhvillimin dhe konsolidimin e marrëdhënieve politiko – ushtarake me Republikën e Turqisë; e respektoj, së dyti, (kjo është personale mbase,por jo vetëm kaq) sepse ai është nga Vlora, nga Labëria e, mbi të gjitha, nga Vranishti, ku edhe unë kam 49 % pjesë (aq % i takon dhëndërrit, sipas ligjit metaforik të traditës) e rrjedhimisht kam nderim e vlerësim, që bën Hajro Limaj me mozaikun e kontributeve të tij për vendlindjen, për Mesaplikun, për Labërinë, për Vlorën e kombin. Në librin “Midis Ankarasë dhe Tiranës” përshkrimi i rolit shumë të rëndësishëm që luajti shteti turk për ringritjen e shtetit tonë të çoroditur e të tronditur keq, jepet me penën e mprehtë të publicistit, me mendjen e ftohtë të diplomatit dhe me shpirtin e pastër të shqiptarit zemërzjarrtë. Është koha kur shqiptarët përpëliteshin në “shpargërin e djepit”, në se më lejoni të përdor si metaforë këtë shprehje me burim nga Lumi i Vlorës.
Vitet e para të tranzicionit në Shqipëri, kapërcimi i krizës së rëndë politike në vendin tonë në vitet 1996 – ’97, çlirimi i Kosovës nga genocidi serb më 1999, u relizuan vërtet jo pa vështirësi, por me një finale të sukseshme. Nga ky libër marrim vesh shumë gjëra që s’i dinim, biles autori guxon shumë në të shkruarit e të vërtetave të rënda, saqë rrezikon edhe veten për hir të kombit. Libri na njeh edhe me logjistikën turke, autoritetin dhe prestigjin e saj në funksion të çështjes shqiptare si dhe rolin e moderatorit shqiptar Hajro Limaj, fuqinë e besimit që kishte fjala e tij te fuqia e katërt në botë për nga potenciali ushtarak, që është Turqia moderne e Ataturkut dhe pasuesve të tij demokratë përparimtarë, Mjeshtëria, shkathtësia, takti, mendja e hollë e këtij nëpunësi të lartë të ngarkuar nga qeveria shqiptare për ta përfaqësuar atë në marrëdhëniet e diplomacisë ushtarake me Turqinë, vërehet edhe në këtë libër krenarisht e shumë bukur, por ajo që është më kryesorja i dha efektet pozitive, parë në kontekst, që do të thotë se, si pjesë e së tërës elitare shqiptare në Ankara, edhe atasheu ushtarak, kolonel Hajro Limaj ka ndikuar fuqishëm pozitivisht, se i thonë “gjuha hekur s’ka e hekur bluan”. Ky kontribut konkret i diplomatit ushtarak shqiptar në Turqi është çertifikatë dinjiteti e kombit shqiptar në rajon e më gjerë.
Së dyti, përgëzimin tim për autorin e kam, sepse te ky libër shijoj rezonimin harmonik të memories emocionale me kujtesën koherente të një diplomati të mprehtë e vizionar, të një autoriteti me arsye të fortë të një shteti të vogël e të brishtë në një shtet potencial në rajon e me emër në botë, siç është Turqia. Informacioni i bollshëm e ndoshta i panjohur mirë para këtij botimi, është, ndërkohë, shumë i rëndësishëm dhe orientues për të njohur miqtë për “natë të zezë e ditë të keqe”, për t’i vlerësuar e respektuar ata, pa ulur vlerat tona morale dhe dinjitetin kombëtar. Akoma më vjen në vesh e kumbon jehona ndërkombëtare që bëri 15 vjet më parë, e pikërisht më 29 mars 1997 para mediave dhe botës qytetare ish – kryeministrja e turqisë, TansuÇiler, me vendosmëri: “Turqia është e vendosur të ruajë integritetin territorial të Shqipërisë dhe nuk mund të qëndrojë pasive ndaj ngjarjeve që kërcënojnë copëtimin e Shqipërisë. Përkeqësimi i situatës në Shqipëri është i palejueshëm dhe do të ishte turp për Europën, prandaj nga ana e saj Turqia është e gatshme të bëjë gjithshka për stabilizimin e gjendjes në Shqipëri”. Ndoshta kjo deklaratë dhe rideklaratë, sa patetike, aq e vërtetë, ndihet akoma dhe është aktuale. Po kështu e përforcon këtë qëndrim edhe pasuesi i Zonjës Çiler, kryeministri Exhevit, kur më 29 mars 1999 ia bë të qartë “gogolit” të Ballkanit, Slobodan Milosheviçit, se shteti dhe forcat e armatosura të Turqisë janë në krah të popullit vëlla shqiptar dhe nuk do të lejojnë askënd të prekë kufijtë dhe tërësinë territoriale të Shqipërisë, se, në rast nevoje Turqia do të mbrojë së bashku me Shqipërinë sovranitetin dhe pavarësinë e popullit mik dhe vëlla të Shqipërisë. Më qartë, më fuqishëm se kaq nuk bëhet për të kuptuar se Shqipëria ka shumë miq e dashamirës në rajon dhe në botë. Prapë më vjen ndërmend një fjalë e urtë e popullit që e këndon Lapardhaja e Feti Brahimit: “Ne mikut i themi hajde, po zot shtëpie s’e bëjmë”. Është thesar edhe shpirti i popullit tonë, krahas të tjerëve, kuptohet jo vetëm, se “vetëm të ha ujku”, thotë prapë ky popull. Në tërë atë zhvillim progresist fillimtar e vijues pozitiv midis Tiranës dhe Ankarasë, midis Turqisë dhe Shqipërisë, patjetër e padiskutim ka merita atasheu ushtarak, Hajro Limaj. Të kuptohemi, nuk po i thur lëvdata kot z. Hajro, (sepse as ai s’i do, se nuk i hyjnë fare në punë, as unë s’e kam në natyrë të bëj lëvdata kot, nga që s’jam i atij profili…) por e vërteta është kjo: nuk bëhet fjalë për një shofer të ambasadës tonë atje, as për ndonjë roje, recepsionist, sekretar a shërbim ndihmës tonin në Ankara (pa i nënvleftësuar ata kurrë, se janë të respektuar në kulm për punën e tyre), por duhet të njohim dhe të respektojmë klasifikimin hierarkik dhe hierarkinë e koncepteve në hierarkinë e vlerave. E pra, ky autor që na dhuron këtë libër të zhanrit publicistik të diplomacisë ushtarake është Atasheu Ushtarak i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë, për vitet 1990 – 2000, Ministër Këshilltar, kolonel Hajro Mëno Limaj, me origjinë nga Vranishti i Vlorës, i cili, krahas dhjetëra vlerësimeve kombëtare e ndërkombëtare, vjen sot këtu në Vlorë, i malluar për Nënën, te Nëna e tij, te Nëna jonë. Sot Hajro M. Limaj vlerësohet nga Shoqata Kombëtare Kulturore Atdhetare “Labëria” me medaljen më të lartë që ajo jep: “Personalitet i Shquar i Labërisë”. Mbase s’ka atë peshë që kanë ato vlerësimet e mëdha kombëtare e ndërkombëtare, por ka një tjetër peshë specifike: e jep Nëna, me shpirt, me zemër, me dashuri, me merak, me dhembshuri, me mall, me diell. Është i shenjtë bekimi i Saj. E JEP NËNA.
Pena magjike e një publicisti serioz si z. Limaj përshkruan, nëpërmjet këtij botimi, që autori e quan ditar, ngjarje, personazhe, data, dukuri të një periudhe të ngjeshur, të ndezur, me nuanca të forta dramatike për fatin e mëtejshëm të Shqipërisë. Nga sa kam lexuar, studiuar, nënvizuar, shënuar e skeduar “Midis Ankarasë dhe Tiranës”, mendoj se edhe z. Hajro Limaj ka patur ndikim të fuqishëm për të bërë me vete dashamirësit potencialë turq, që nga presidenti Sulejman Demirel e kryeministrja Tansu Çiler etj., personalitete të larta pas të cilëve vijnë mbi 73 milionë banorë të Turqisë…
Së treti, me këtë diskutim të përgjithshëm, e përgëzoj z. Limaj edhe për një fakt tjetër, ndoshta është vetëm për mua, por mendoj që jo: Botën turke e kam njohur më tepër në planin emocional, me kulturën shirtërore, jo materiale e artistike të kultivuar. Kujtoj atë letërsi magjepse të Jashar Qemal me romanin “Memet Imcaku”, përkthyer nga Donika Omari. Kujtoj “Peizazhe njerëzore” të poetit të vërtetë Nazim Hikmet, zgjedhur e përkthyer nga Besnik Mustafaj. Kujtoj librin ”Poezi turke të shekullit XX”, përkthyer nga Fatos Arapi, Bardhyl Londo e Zana Lito. Kujtoj “Antologji e Poezisë Ballkanike” dhe “Antalogji me Poezi nga Europa Juglindore”, botuar nga Petraq Risto, zgjedhur e përkthyer nga Anton Papleka, ku krahas 10 poetëve të çdo vendi e shteti të këtij rajoni si Bosnjë – Hercegovina, Bullgaria, Greqia, Hungaria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Moldavia, Qipro, Rumania, Serbia, Sllovenia e Shqipëria, përfshihen edhe 10 poetë turq; Nazim Hikmet, Necip Fazil Kisakurek, Orkan Veli Kanik, Fazil Husnu Daglarca, Cahid Kulebi, Fahri Erdinc, Nedjati Djumali, Edip Cansever, Ozdemir Ince dhe Ataol Behramoglu. Ky libër i Hajro Limajt i plotëson dhe i pasuron më shumë njohuritë e mia për Turqinë e sotme nga një këndvështrim tjetër vertikal dhe i dobishëm. Edhe Dritëroi ka një poezi shumë të bukur, një lirikë të kulluar e shpërthyese për turkeshën. Ajo është ndjesore, emocionale, si ëngjëll malli dhe kaq, se, pastaj devolliu jetën e ka lidhur me shqiptarkën e paepur në histori e dashuri dhe më tej “Ka Çeçua biçak!…”
Ky libër i ri i Hajro Limos më kujton një proverb të bukur: “Shikoje tjetrin siç të vjen, jo siç ikën”, edhe pse mund të ketë interpretime të ndryshme. Ky libër shteron, si të thuash edhe një burim të turbulluar të legjendave të reja konceptualisht rurale. Besoj se të gjithë ata që e kanë lexuar ose që kanë interes ta lexojnë librin, do të gjejnë informacionin e shkëputur nga filli i marrëdhënieve të shumanshme, komplekse e mbi 5 shekullore, me dritëhijet e tyre mes dy popujve dhe vendeve tona. Edhe pse në mendësitë parake që akoma ne bartim, barrierat kulturore ende nuk janë zhdukur, gjë që pengon transmentimin e vlerave kulturore nga Shqipëria në Turqi dhe nga Turqia në Shqipëri (krahas të tjerëve në rajon), ky libër i publicistit diplomat ushtarak është një dëshmi e gjallë, një shembull konkret, se bashkëpunimi kulturor, kur ngjitet në një stad të tillë, sjell afrimin kulturor mes popujve, dhe më shumë se kaq, sjell një njohje të thellë e të qëndrueshme, që bëhet mbështetje dhe bazë e fortë për marrëdhëniet e tjera diplomatike, ekonomike, ushtarake dhe politike. Ndërkohë, ky libër i shkruar nga një studiues erudit, nga një autor me dinjitet dhe me integritet, më duket se na jep një mesazh, ku unë lexoj nëntekstin: Të dashur shqiptarë të mi të mirë! Është e dobishme për ne të përmirësohemi duke përparuar. Jo më digjepiq. Iku periudha, kur malësorët ishin në digjepiq (që përkonte me kohën që nga fillimi deri në fund të dhjetorit), kur zakonisht banorëte malësive nuk merreshin me punë bujqësore. Dhe së fundi, meqenëse jemi në këtë Forum të Hapur, në trajtën e një ceremonie solemne, falënderimi, mirënjohje dhe dekorimi, dua ta mbyll diskutimin tim duke marrë me vete imazhin real për Hajro Limon, si një nga bijtë më të spikatur të Vranishtit, në fushën e historigrafisë lokale, krahas penave të Ferjat Shkurtit, Mikado Shakohoxhës, Duro Mustafajt, Muhamet Tartarit, Agron Metës, Bardhosh Micit, Avni Varfit, Arben Saliut e Pano Hallkos, Selami Janushit, tw cilwt dritwrojnw nw yjwsinw vranishtjote, ku shkwlqejnw akademiku Teki Tartari, prof. dr. Bilal Shkurtaj e Pajtim Ribaj etj. Kontributi i H. Limajt, i spikatur edhe në vlerat kombëtare, ravijëzohet qartë në drejtim të bashkëpunimit e miqësisë me Turqinë, gjë që u mishërua me ndihmën që ky shtet i madh e mik dha për çështjen kombëtare shqiptare, sidomos në ngjarjet e ’97 – dhe për Çështjen e Madhe të Kosovës.
____________________
*) Diskutim i mbajtur në Forumin e Hapur: “Marrëdhëniet politike, diplomatike, të sigurisë dhe të mbrojtjes misis Shqipërisë dhe Turqisë mbas viteve 1990”, organizuar në universitetin “Pavarësia”, Vlorë, në sallën “Aula Magna”; e enjte, 25. 04. 2013.
**) Drejtor i Bibliotekës Qendrore “Nermin Vlora Falaschi”, Universiteti” Ismail Qemali”, Vlorë
JETA MUND TE KUPTOHET VETEM DUKE U KTHYER PAS
Me rastin 200 vjetori i filozofit danez Kirkegard/
Nga Arjan Th. Kallço*/
Jeta mund të kuptohet vetëm duke u kthyer pas, por duhet jetuar duke ecur para.-/
Søren Aabye Kierkegaard/
I ati i tij para se të bëhej një tregtar i pasur, punoi si bari dhe një ditë në një kodër në Jutland mallkoi zotin, dhe pasi u bë tregtar, mëndonte se mallkimi nuk iu nda nga pas: gjashtë fëmijët vdiqën dhe i vetmi që i mbijetoi ishte Soreni. Një martesë e refuzuar nga filozofi, mbartëte ende frikën e mallkmit që të mund të transmetohej tek fëmijët e vet. Lindi dhe jetoi kryesisht në Kopenhagen. Mori një edukatë prindërore të ngurtë pietiste, e bazuar tek rreptësia. Tragjeditë e nëjpasnjëshme dhe edukata e bënë një melankonik dhe reflektues dhe thotë: “Që nga fëmijëria jam pre’ e forcës së tmerrshme melankolike, thellësia e së cilës e gjen shprehjen e vet të vërtetë në aftësinë korresponduese të fshehjes nën qetësinë dukëse dhe dëshirën për të jetuar”. Në vitin 1821 filloi shkollën Borgerdyd dhe ishte një nxënës i shkëlqyer. 10 vjet më vonë filloi fakultetin e teologjisë në Kopenhagen, me idenë që të bëhej drejtues fetar luteran, por që nuk u realizua kurrë. Në vitin 1837 shkroi një komedi me titull Beteja mes të vjetërve dhe të rinjve…parodi kundër racionalizmit dhe ngurtësisë. Pas vdekjes së mësuesit të vet,figura e tij kishte lënë gjurmë të thella tek ai, iu drejtua prirjes që të merrej me filozofi në dramaturgjinë letrare. Bëri disa udhëtime në Berlin ku ndoqi mësimet e filozfisë së re të Shelingut. Në vitin 1855 u shtrua në spital ku edhe jetoi 41 ditët e fundit të jetës së vet dhe ndërroi jetën në moshën 42 vjeçare. Një vdekje e parakoshme dhe një humbje për filozofinë, pasi një mendje gjeniale do kishte dhënë një kontribut edhe më të madh në të. Por edhe kaq sa jetoi, na la një pasuri të madhe të shkruar, ku mund të gjejmë të gjithë mendimin e tij, filozofinë e tij.
200 vjet më parë, më 5 maj 2013, lindi filozofi, teologu dhe shkrimtari danez S. Kirkegard. Do të mjaftonin të treja këto përcaktime që të filloje një punë të madhe studimore dhe interpretuese të veprës së vet. Kirkegardi teolog ndoshta do të ishte më e lehtë një kumtesë për të, por si filozof dhe letrar detyrimisht kërkon një impenjim të madh dhe të thellë, pasi e thellë është edhe vetë filozofia e tij që na la pas. Nëse i referohemi thënies së mësipërme lidhur me jetën, filozofia ka si objekt të saj pikërisht ekzistencën e njeriut, do të kuptojmë se ta kuptosh historinë tonë, duhet të kesh si pikë referimi të shkuarën, atë kohë tashmë të depozituar në anale dhe që nuk ka asnjë ndikim të drejtpërdrejtë subjektiv të njerëzve që e bënë atë, por mbetet për t’u saktësuar doza e subjektivitetit në të. T’i kthejmë sytë nga e shkuara është thirrja që na bën filozofi, i bindur edhe vetë ai se nuk ka asnjë mundësi verifikimi të mendimti të tij filozofik, pasi tashmja nuk të ofron asnjë spunto objektive dhe të ftohur nga pasionet dhe reflektimet individuale të çastit. U takon brezave të tjerë që ta kuptojnë dhe interpretojnë mendimin e pararendësve të njerëzimit.
Njeriu në jetën e vet nëse do t’i referohemi fundit të saj, ka kryer një udhëtim relativisht të gjatë të mbushur plot me ngjarje, fakte, momente të cilat e kanë rritur, formuar dhe pjekur plotësisht duke i dhënë mundësinë që nëse filozofia e jetës së tij të ketë qënë interesante dhe e kapshme në thelbin e vet, të mund të rikujtohet, studiohet, interpretohet dhe diksutohet. Rikujtimi do të ishte evokimi i një jetë dhe i një shoqërie që nuk ekziston më, por që ka lënë pas gjurmët e veta të shprehura këto tek e gjithë trashëgimia që ndodhet e ngjizur në dëshmitë e tyre që pasqyrojnë mendimin dhe kulturën që krijuan dhe përçuan. Studimi i mendimit apo i filozofisë, në këtë rast i Kirkegardit, është një detyrë e domosdoshme për ta kuptuar gjithë periudhën kohore në të cilën jetoi dhe punoi, meqë nuk kemi asgjë tjetër nga e kaluara, si një kohë e përceptuesme vetëm në këto lloj faktesh. Interpretimi i filozfisë së tyre duhet parë e lidhur ngushtë me rrethanat ekonomiko-shoqërore, dijet dhe ideologjitë sunduese të kohës. Karakteri subjektiv i interpretimeve do të bëjë lidhjen midis dy kohëve, duke dëshmuar kështu se njeriu si një qënie e gjallë dhe në evolucion e ka përsosur jetën dhe të lidhura ngushtë me të edhe vetë mendimin dhe kulturën. Diskutimi i shoqëruar me debate mbi karakteristikat e mendimit të kohës është hapi i fundit i një analize të plotë dhe të thellë lidhur me njohjen dhe mundësitë e saj të realizuar deri në këtë pikë, duke i hapur shtigje të reja mendimit, për ide, filozofi dhe rryma të cilat do të mund ta çojnë më para procesin e komplikuar të njohjes.
Në Universitetin e Korçës, në Fakultetin e shkencave, ditën e enjte zhvilloi punimet Simpoziumi shkencor, figura qendrore e të cilit ishte pikërisht filozofi danez. Dekani i fakultetit, Gjergji Pendavinji, në fjalën e hapjes theksoi se Simpoziumi i dedikohet njërit prej filozofëve të mëdhenj të filozofisë moderne. Në realizmin e kësaj veprimtarie ka një bashkëpunim midis disa faktorëve, Universiteti i Korçës, i Tiranës, studiues të ndryshëm dhe Ambasada e Danimarkës në Tiranë. Ai zhvillohet në kuadrin e veprimtarive të kërkimeve shkencore në të gjithë botën moderne dhe që lidhet me mendimin e lirë. Filozofia e Kirkegardit është një mënyrë për ta kuptuar jetën. Këto ditë do të organizohen konferenca, simpoziume, seminare dhe do të kryhen studime të shumta në Danimarkë, Paris, Londër, Romë, Bruksel, Athinë dhe kjo që po mbahet tek ne. Në këtë përvjetor janë angazhuar studiuesit më të mirë në Europë e botë që nga data 1 maj e deri në 23 nëntor në të gjitha universitetet e botës – e përfundoi fjalën e vet dekani Pendavinji. Në simpozium u paraqitën 9 kumtesa që lidhen ekskluzivisht me Kirkegardin dhe mendimin e tij, nga tre universitete shqiptare: Korçë – Tiranë – Elbasan, por kishte dhe një synim tjetër që të promovoheshin edhe studiues të rinj të fakultetit. Ambasadori i Danimarkës M.S.Jensen me këtë rast dërgoi edhe një përshendetje për simpoziumin. Veprimtarinë e përshëndeti në emër të rektoratit, rektori Gjergji Mero, ku vuri theksin tek bashkëpunimi mes universitetve shqiptare dhe në të ardhmen të kërkohet edhe me universitete të tjera nga nga bota.
*Pedagog ne Universiteti i Korçës
T H E M O T H E R—D A U G H T E R P H O N E C A L L
To my daughter for Mother’s Day/
By ROZI THEOHARI/
— Hi, Mama, why didn’t you tell me?/
— Tell you what?/
— Why didn’t you tell me?/
— A mother raises a daughter/
Teaching her confidence./
— Why didn’t you tell me?/
— I told you how to love and to pray to God!
— Why didn’t you tell me?
— No one knows how I caressed you, girl—reciting
In tones so sweet heart-touching stories…
— Why didn’t you tell me?
— And you’re still growing swiftly
My respect for you is mingled with admiration.
— Why didn’t you tell me?
— Listen, the love of a mother
Brings blissful days, doesn’t it?
— Why didn’t you tell me?
— Of course my dear,
— Why didn’t you tell me?
— Look…you did manage your first pregnancy
— Why didn’t you tell me?
— …Tell you what…my child!?
— H o w m u c h I w o u I d l o v e m y b a b y !
Kënga Bashkon Poezinë Me Muzikën Në Një Të Vetme
Nga Gëzim Llojdia/
Ndriçimi qiellor i Mira Janji me këngën ;”Shqipëri moj tungjatjeta” kapi zenithin. I mjaftonte Mira Janjit vetëm :”Shqipëri moj tungjatjeta “ të afirmohet ndër këngëtarët më të mirë ndër zërat e rinj e kësaj udhe. Do të thosha se një zgjim, që ka pësuar folku me ritmet e fundit vjen për mbarë. Janë ujëvara kristali. Uji më i distiluar i këngës. Mira Janji është personazh VIP sepse kënga e saj:” Shqipëri moj tungjatjeta”,ishte e këtillë krijimi e realizimi. Kënga është gjinia më e thjeshte e muzikës vokale shprehen specialistët e saj. Kënga bashkon poezinë me muzikën në një të vetme. Mira Janji në një krijim të vetëm arriti të bashkonte forcën shpirtërore me harmonin e tingujve muzikor.
2. Kënga na rrëfen shkoqur frymëzimin hyjnor
Përcaktimi gjini vokale tregon se në këngë, vendi kryesor i takon zërit të njeriut. Ai shqipton fjalët dhe këndon melodinë duke i bere fjalët me shprehëse .Është e qartë se kënga na rrëfen shkoqur frymëzimin hyjnor, ngase vetë kënga është bukuri e shkoqur e saj. Prej kësaj shtjellje lindin grimca, që lënë hije. Një frymëzim mistik është duke shtrirë edhe tek shpirti i hepuar i i kësaj këngëtareje.
3. Intervista me Mira Janji
Përshëndetje!
Përshëndetje si ja kaloni?
1-Si ju lindi dëshira për te kënduar?
Qe ne fëmijëri kam patur pasion për muzikën dhe e vetmja ëndërr qe kisha te bëhem një këngëtare e suksesshme
2-Cilat janë disa nga këngët tuaja?
Janë gjithsej 3 albume ne shitje te cilat 2 i kam realizuar te Adrian Hila .Janë te shumta këngët qe i kam.
3-Si e krijuat këngën :”Shqipëri moj tungjatjeta”?
.Është një këngë qe kam bashkëpunuar me Adrian Hilen ka qenë dhe ideja ime për tekstin dhe ritmin.
4-Ç’fare planesh keni për te ardhmen?
Dëshira sa vjen e rritet për te ardhmen e karrierës time për planet e shumta qe dua ti le surprizë për publikun e fansat e mi te shumte qe i përshëndes
6-Cili këngëtare keni te preferuar?
Është e madhja Vaçe Zela dhe te huaj Rihana etj
7-Me çfarë po merreni aktualisht?
Aktualisht me aktivitete te ndryshme verore qe ne artistet jemi shume te zënë.
.
8-do te zgjidhni këngën apo keni ide te tjera për te ecur ne jete?
Këngën nuk do ta lej asnjëherë te paktën deri tani kam këtë mendim pasi jam munduar shume te arrij deri këtu kam përfunduar dhe Akademinë e arteve me rezultate te larta specializim etj, por pse jo te bej dhe diçka tjetër ne boten e spektaklit aktore prezantuese etj
Katër zërat e çdo harmonie,
“Katër zërat e çdo harmonie, basi, tenori, kontralto e soprano (d.m.th toni themelor, terca, kuinta, e oktava) u korrespondojnë katër shkallëve në vargun e ekzistencës, botës minerare, botës bimore, asaj shtazore dhe asaj njerëzore. Kjo ripohohet në mënyrë të mahnitshme edhe nga rregullat themelore muzikore, që thekson se basi duhet të qëndroj në një largësi mjaft më të madhe nën tre zërat e tjerë më të lartë,se sa ato vetë, midis tyre,- shkruan Arthur Schopenhauer.
- « Previous Page
- 1
- …
- 479
- 480
- 481
- 482
- 483
- …
- 559
- Next Page »