• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

TRAGJEDIA E SELENICES-ARRESTOHET VRASESI I TETEFISHTE

August 11, 2018 by dgreca

Më në fund është arrestuar shkaktari i tragjedisë se tetefishte në Resulaj të Vlorës, ku një i ri ekzekutoi me breshëri automatiku kushërinjtë e tij. Ngjarja makabre ndodhi pasditen e se premtes, 10 gusht 2018.

1 Vrasesi

Nga sherri për pulat e detit tek vrasja e 8-fishtë, zbardhet krimi në Selenicë/

Detaje të reja dalin në dritë nga krimi i 8-fishtë në Resulaj të Vlorës, ku një i ri ekzekutoi me breshëri automatiku kushërinjtë e tij. Ngjarja makabre ndodhi pasditen e se premtes, 10 gusht 2018…

Gjithçka kishte nisur disa vite më parë kur familja Zykaj kishte akuzuar autorin e krimit, se i kishte vjedhur 4 pula deti.

Pas shumë debateve përgjatë kësaj kohe, siç duket 24-vjeçari nuk e ka përtypur dot këtë akuzë, ndërsa vendosi që të hakmerrej në mënyrën më monstruoze, duke shuar dy familje. ‘BW’ shkruan se debati më i fundit mes autorit dhe familjes Zyka kishte ndodhur vetëm para pak ditësh për bagëtitë. Ndërkohë, ditën e sotme i riu bashkë me familjen e tij, (jetonte me prindërit, motrën dhe vëllain) kishin qenë në një drekë familjare tek një kushëriri i tij, pasi ky i fundit ishte kthyer nga emigrimit. Teksa dyshohet se ka qenë në efektin e alkoolit, i riu është ngritur më herët se familja e tij nga dreka, ndërsa është drejtuar për në shtëpi. Bazuar tek të dhënat e grupit hetimor, por edhe të banorëve të zonës,
I riu pasi ka rrëmbyer kallashnikovin, ka hyrë në banesën e Demir Zykajt, vëllait të gjyshit të tij (familja me të cilën kishte konflikte) dhe ka hapur zjarr, duke e lënë të vdekur.

Fill pas tij ka vrarë edhe gruan e tij, bashkë me djalin dhe nusen e tij. Por Ridvani nuk është ndalur me kaq. Pasi ka dalë nga banesa e parë, i është drejtuar tjetrës ngjitur, ndërsa ka qëlluar ndaj djalit të Demirit, gruas së tij dhe dy fëmijëve të mitur, 17 dhe 9 vjeç. Fill pas krimit të rëndë, që la pas 8 të vdekur, autori është larguar bashkë me armën. Sapo u sinjalizua për ngjarjen, forca të shumta të Policisë, Renea, Delta Forcë, Fnsh, dhe forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë janë vënë në ndjekje të tij. Ndërkohë ai nuk dihet se ku është fshehur, ndërsa nuk përjashtohet fakti se mund edhe të dalë drejt autostradës Levan-Tepelene.

VIKTIMAT
1-Demir Zyka, 75 vjec (Vellai i gjyshit të autorit)

2- Ferie Zyka, 72 vjece, (Gruaja e Demirit)

3-Besim Zyka, 42 vjeç (Djali i demirit)

4-Vasilika Zyka, (Gruaja e Besimit)

5-Sara Zyka, 17 vjeçe (Vajza e Besimit)

6-Ledjon Zyka 9 vjec (Djali i Besimit)

7-Azem Zyka (Djali i Demirit)

8-Afërdita Zyka (Gruaja e Azemit)

Filed Under: Kronike Tagged With: krasja e tetefishte, Selenice, tragjedia, Vlore

Aulona Inter Folk Festival – Kur folku botëror zbret në Vlorë

May 3, 2018 by dgreca

1 Kosova 3

Nga Gëzim Llojdia/

1.Sejmen Gjokoli Drejtor  i Aulona Inter Folk Festival” shprehet se java e parë e muajit maj,sigurisht në nisje të sezonit turistik folku botëror do të ketë skenën  e tij në Vlorë ndërmjet dative 12, 13, 14 maj 2018.Muzika popullore përfshin muzikën tradicionale dhe zhanrin që u zhvillua prej saj gjatë ringjalljes popullore të shekullit të 20-të. Termi filloi në shekullin e 19-të, por shpesh aplikohet në muzikë më të vjetër se ajo thuhet në literaturën përkatëse. Disa lloje të muzikës popullore quhen gjithashtu muzikë botërore. Muzika popullore tradicionale është përcaktuar në disa mënyra: si muzikë që transmetohet me gojë, muzikë me kompozitorë të panjohur, ose muzikë të kryer me porosi gjatë një periudhe të gjatë kohore. Ajo ka qenë në kontrast me stilet komerciale dhe klasike.Duke filluar nga mesi i shekullit të 20-të, një formë e re e muzikës popullore popullore u zhvillua nga muzika popullore tradicionale. Ky proces dhe periudha quhet ringjallja popullore (e dytë) dhe arriti në zenitet në vitet 1960. Kjo formë muzike nganjëherë quhet muzikë folklorike bashkëkohore ose muzikë rinovuese popullore për ta dalluar atë nga format e hershme popullore.  Rigjallje të vogla e të ngjashme kanë ndodhur diku tjetër në botë në kohë të tjera, por termi muzika popullore nuk është aplikuar zakonisht në muzikën e re të krijuar gjatë atyre ringjalljeve. Ky lloj muzike popullore gjithashtu përfshin zhanret e bashkimit si rock folklorik, metal folklorik dhe të tjerë. Ndërsa muzika popullore bashkëkohore është një zhanër që përgjithësisht dallon nga muzika popullore tradicionale, në anglisht ajo ndan të njëjtin emër dhe shpesh ndan të njëjtët interpretues dhe vende si muzika popullore tradicionale.Në Vlorë prej 10 vjetësh, zhvillohet një festival tradicional folku,sikurse në vendet fqinje,e cila përmbledh grupe folku,fillimisht nga vendi më tej nga Mesdheu, Evropa dhe dhe më në fund nga folku botëror.

Intervista me Sjemen Gjokoli

Kaluan 10 vite dhe e kam të vështirë që në pak radhë ta përshkruaj  si duhet rrugëtimin e Aulona International Folk Festival. Kam shumë për të thënë por, e para që më vjen në mendje, është ajo ditë kur me miqtë e mi, poetin e regjisorin Petrit Ruka dhe muzikologun akademik Vaso Tole, vendosëm ti japim udhë një projekti që unë kisha disa vite, që e ëndërroja të ndodhte : instalimin e një festivali ndërkombëtar folku në Vlorë. Në qytetin e historisë, pavarësisë e kulturës por edhe me plot resurseve turistike e natyrore në gjirin e tij. Emrin vendosëm ta lidhim me AULONËN, emrin e qytetit në antikitet, edhe si tregues të vazhdimësisë së trashëgimisë kulturore në breza.  Zhvillimin e lidhëm me hapjen zyrtare të Sezonit Turistik të Vlorës duke realizuar një sinergji të bukur mes turizmit kulturor dhe atij natyror.Gjatë këtyre 10 viteve të zhvillimit të Aulona Inter Folk Festival, vetëm për këtë fakt, qytetin e Vlorës dhe bregdetin kanë patur rastin ta vizitojnë rreth 80 Ansamble e Grupe Folklorike me mbi 2500 pjesëmarrës nga 15 vende të Ballkanit e Evropës. Në këtë vit i cili përkon edhe me jubileun e parë të Festivalit gjeografisë së shteteve pjesëmarrëse i shtohet edhe Kina duke e kaluar statusin e tij në një event kulturor me përmasa Botërore.

Deri sot në Vlorë kanë ardhur festivalistë nga shtete si: Italia, Sllovakia, Polonia, Kroacia, Bjellorusia, Letonia, Bosnjë dhe Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia, Bullgaria, Greqia, Turqia e së fundi Kina.

2.Duke qenë se edicioni i këtij viti shënon edhe Jubilenë e parë të festivalit është bërë kujdes që edhe axhenda e tij e ndarë në tri ditë, të jetë më e larmishme dhe me disa veçori.Kjo është paraparë jo vetëm në anën e masivizimit të festivalit, parashikohen që të dalin në skenë apo në performance të lira në sheshet dhe rrugët e qytetit rreth 350 pjesëmarrës, por jo pak kujdes është treguar edhe në përzgjedhjen e grupeve apo ansambleve pjesëmarrëse.Kështu krahas Ansamblit  “Minnan Folk Song e Dance” nga qyteti i Quanzhou i Republikës popullore të Kinës, për të parën herë vjen një ansambël nga nga Letonia, sikundër nga Italia këtë edicion vjen një grup popullor nga Sardenja me shumë vlera dhe traditë trashëgimie.Me një bengraud të pasur vlerash vinë edhe ansamblet nga Sllovakia, Bullgaria, Greqia, Kosova etj, ndërkohë që Shqipëria do të përfaqësohet me disa ansamble folklorike dhe grupe polifonike të zgjedhura.Festivali ka një program të detajuar që parashikon deri në detaje jo vetëm performancat konkuruese në Skenë por edhe në sheshe historikë e mjedise të reja të krijuara kohët e fundit në qytetin e Vlorës.Kujdes në Programin e festivalit i është kushtuar edhe dimensionit Turistik të festivalit e cila do ta zhvendos atë në pikat turistike të Bregdetit të Vlorës, në plazhet e Radhimës por edhe në pika të ndryshme historike e turistike.Një e veçantë tjetër në këtë edicion është edhe fakti që krahas grupeve folklorike, krahas të ftuarve të shumtë, festivalin do ta përcjellë edhe një delegacion me disa  drejtues grupesh nga trevat shqiptare që kanë patur rastin në këto vite të jenë me ansamblet e tyre në Aulona Inter Folk Festival.Festivali është në sinkron me axhendën e veprimtarive kulturore të bashkisë së qytetit dhe i vendosur tërësisht në shërbim të qytetarëve dhe sezonit turistik të qytetit.Ky jubile do ta gjejë Festivalin edhe më një Katalog të posaçëm fotografik, me 56 faqe, me ngjyra dhe në gjuhët shqip e anglisht, ku sintetizohet rruga dhjetë vjeçare e Aulona Folk.President Nderi i Edicionit të 10 –të do të jetë Akademik Ethem Likaj.

3. Grupet Pjesëmarrëse të edicionit të 10-të, Maj 2018          

1.  Kosovë,     Ansambli “ Lidhja e Prizrenit,  PRIZREN

2.    Bullgari,    Ansambli “ Kremikovci”, SOFIE

3.   Letoni,     Ansambli, “TDA Dizdancis”,  JELGAVA

4.  Itali,         Grupi “ Citta di Orosei” , SARDENJA

5.   Greqi,      Ansambli “Epirus”,  SELANIK

6.  Kinë,         Ansambli “ Minnan Folk”, QUANZHOU

7.   Sllovaki,   Ansambli “ Toplan”, GIRALTOVCE

Këngëtarët Besiana Mehmedi ( Terovë ) dhe Shkodran Tolaj ( Kosovë )

8. SHqipëria

8/1 . Ansambli “ Krahu i Shqiponjës- T.Madani”, Vlorë

8/2. Ansambli “  Star Danc”, Vlorë

8/3.  Grupi Polifonik “ Dukat”, Vlorë

8/4. Grupi Folk “ Bilbili”, Vlorë

8/5. Ansambli “ Vace Zela”, Lushnjë

Historik i shkurtër i Ansambleve pjesëmarrëse në AIFF – 2018

Ansambli “ Epirus “, Greqi

Grupi vjen nga Selaniku dhe është krijuar në vitin 1983 dhe ka një pjesëmarrje të madhe në festivale si në Nepal, Tajlandë, Egjipt, Turqi, Bullgari, Sardenja, Sicilia, Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi, Poloni, Gjermani, Shqipëri.

2. Ansambli “TDA  Dizdancis”  LETONI

 Dizdancis u themelua në vitin 1978, këtë vit do të festojë 40-vjetorin. Drejtori i grupit – Ieva Karele.Origjina – Jelgava, Letoni. Repertor i Ansamblit përbëhet kryesisht nga valle popullore letoneze – mjedise etnografike të valleve dhe koreografitë valleve popullor e moderne  Në mesin e 13 ansambleve më të mira valle në Letoni, fituesin e tretë në Festivalin Kombëtar të Vallëzimit ,2013 që mbahet çdo 5 vjet. Pjesëmarrja në festivalet ndërkombëtare të vallëzimit. Sllovakia, Gjermani, Danimarkë, Belgjikë , Francë, Hungaria, Norvegji ,Turqi, Kroaci, Armenisë, Gjeorgjisë, Ukrainë, Rusi, Turqi, Izraeli, Kinës , Serbia   .Grand Prix Ukrainë. 

3. Ansambli “ Toplan”, Sllovaki

 Krijuar në vitin 1973. Ansambli merr pjesë çdo vit në festivalet ndërkombëtare të folklorit ku ka përfaqësuar me sukses kulturën Sllovake  dhe ka performuar në Francë, Gjermani, Holandë, Çeki, Poloni, Ukrainë, Bjellorusi, Maqedoni, Serbi, Itali, Kroaci, Turqi, Izrael dhe Lituania.

4.  Ansambli “Minnan Folk Song e Dance”,  KINA

I themeluar në vitin 1961, Quanzhou Minnan Folk Song & Dance Heritage Centre, është nën Byronë Komunale të Kulturës. Ky është një grup që në repertorin e tij ka këngët tradicionale Minane, valet dhe dramën me vepra përfaqësuese si Tajvani Beach, Tajvan Girl Dancing, Falling Lotus dhekështu me radhë. Ka marrë pjesë në shumë festivale si: nëJaponi, Kore, Singapor, Turqi, Emiratet e Bashkuara Arabe, Indonezi, Hk, Makao, etj dhe është vlerësuar me çmime të shumta. Ajo fitoi disa nderime si Plum Blossom Prize dhe Çmimin Ëenhua nga Ministria e Shtetit të Kulturës, Çmimi Forsythia Viridissima dhe Hundred Floëers Aëard nga Administrata Fujian Provinciale e Kulturës. Trupa është përgjegjëse për trashëgiminë e këngëve tradicionale, vallëzimeve, dramave dhe krijimit të veprave të reja që kombinojnë muzikën tradicionale me dramat moderne.Ky grup vjen për here të pare në Shqipëri dhe pikërisht në Vlorë, në Edicionin e 10-të të Aulona Interfolk Festival.

5.  Ansambli “ Kremikovtzi”, Bullgari

Ky ansambël vjen nga rrethinat e Sofjes dhe ka një pjesëmarrje të konsiderueshme në festival kombëtare dhe ndërkombëtare:1978 Moskë, Kiev dhe Petersburg,  1989 Brno -Çekosllovakia; 1990 Tbilisi – Gjeorgji;1991Bukuresht – Rumani; 1993 Nafplion- Greqi; 1994 Cingoli – Itali; 1996 Beograd Serbi; 2000 Sierps -Poland; 2002 Stamboll – Turqi; 2003Ohër – Maqedoni; 2004 Stavros -Greqi; 2005 Irun – Spanjë; 2006 Felgueirash- Portugali; 2007 Eger – Hungari;2008 Zagreb – Kroaci, 2009Ohër – Maqedoni, 2010 Yalova-Turqia; 2011 Lusnia-Shqiperi; 2012 Primorsk-Ukraina; 2013 Criuleni-Moldavi; 2014 Serres-Greqi; 2015 Lefkada-Greqi, 2016 Dimitrovgrad-Serbi;Criuleni-Moldova; 2017 Galliate-Itali .

6.  GRUPI “ Citta Di Orosei”, ITALI

Grup që vjen nga qyteti i Sardenjës në itali.

Ky grup  është përbërë nga tri komponente: grupi dance “Santa Maria e Mare” me valltarë  të cilët kryejnë me kostume dhe bizhuteri tradicionale Orosei.

Orosei si traditë ka katër vallet, (katër: -ballubrincu- passutorratu- Balluturturinu-dhe -dillu-) që janë të shoqëruar nga të dyzërit të kënduarit, apo me instrumente tradicionale, të tilla si “Launeddas”, flaut Sunniti, harpa e hebre dhe harmonika.Grupi Santa Maria përbëhet nga të rinj që vazhdojnë traditën e folklorit dhe kanë kryer për disa vite jo vetëm në Sardenjë por edhe në pjesë të tjera të Italisë.Grupi i “Etnos”, është I përbërë nga tre muzikantë: Pietro Paolo Piredda, Giangiacomo Rosu, dhe Patrick Mura.

Grupi ka funksionuar për shumë vite me radhë dhe kanë dhënë koncerte në Sardenjë, në Itali dhe jashtë saj.

7. Ansambli “ Lidja e Prizrenit”, Kosovë

Është ansambli që vjen nga Prizreni. Nga më aktivët në jetën kulturore të Kosovës.

Me një përvojë dymbëdhjetë vjeçare ka një jetë të gjallë kulturore e artistike dhe dallon për pjesëmarrje të here pas hershme në festival Brenda dhe jashtë Kosove si në Shqipëri, Bullgari, Maqedoni, Turqi, Kroaci et.

Filed Under: Featured Tagged With: Aulona Inter Folk, Gezim Llojdia, Sejmen Gjokoli, Vlore

FILLIMI I LËVIZJES DEMOKRATIKE NË VLORË NË VITIN 1990

December 7, 2017 by dgreca

Në kuadër të dhjetorit ’90 që solli ndryshimet epokale/
1 Enver Memishajenver-memishaj„Detyra ndaj popullit dhe atdheut na futi në këtë udhë… “/Afrim JUPI/

 Nga Enver Memishaj/Këto shënime nuk përbëjnë historinë  e pa kritikushme të fillimit të Lëvizjes Demokratike në Vlorë  dhe as të themelimit të Partisë Demokratike të Vlorës, por ato janë shënime, kujtime, për ç`farë kam jetuar unë me emocione të pa përsëritshme, ç`farë  kam parë dhe ç`farë kam dëgjuar për ato ditë të paharruara, ku edhe kam marrë pjesë.

*     *     *

Vlora u zgjua në saje të lajmeve  që vinin nga Tirana nëpërmjet radjos, televizionit por sidomos nëpërmjet studentëve vlonjatë dhe  qytetarëve që shkonin e vinin atje. Një rol të rëndësishëm luajtën edhe radjot dhe televizionet e huaja që flisnin në gjuhë shqipe apo edhe në gjuhë të huaj.

Vuajtja dhe mjerimi që kishte pllakosur qytetin e Vlorës, si gjith Shqipërinë, ishte një tokë e begatëshme ku mbiu guximi dhe trimëria për tu ngritur kundër diktaturës.

Studentët vlonjatë muarën pjesë masivisht në Lëvizjen Demokratike, përfshi edhe vajzat, ndër të cilët përmëndim:  Mimoza Ferra, Herkole Sava, Yzeir Muço, Enela Pici, Ardi Stefa, Arjan Nika, Adrian Kollozi, P.Zeqiri, D. Shtylla etj

Janë shumë ata që sillnin lajme nga Tirana, dhe që ushtronin propogandë për të ngritur njerzit kundër regjimit diktatorial, ashtu siç po bënin studentet në Tiranë të përkrahur nga qytetarët atje.

Pas themelimit të Partisë Demokratike në Tiranë, më 12 dhjetor 1990, vlonjat me ndjenjën e atdhetarizmit dhe intuitën e lirisë, si gjithmonë në historinë e Shqipërisë vrapuan në Tiranë që të mos mbeteshin pas nga shtetasit e tjerë. E ndienin se po afronte ndryshimi i madh se Partia e re po hapte për vëndin një epokë të re. Atje shkuan  shumë individë.

Alfred Ziaji, i cili duke përfituar nga miqësia me profesor Gramoz Pashkon lozi një rol aktiv në përhapjen e ideve demokratike dhe themelimin e Partisë Demokratike, në Vlorë.

Bilal Çela tregon se: Në dhjetor të vitit 1990, unë ishja shef i financës së Kooperativës Bujqësore të Nartës. Këtë muaj, atje u hodhën  trakte  kundër diktaturës komuniste… Kjo  ngjarje më nxiti që më 20 dhjetor 1990, të shkoja në Tiranë dhe të takoja Arben Imamin, Gramos Pashkon dhe Azem Hajdarin. Ata më pyetën në se e njihja Alfred Ziajin, futbollistin e famshëm të “Flamurtarit“ ?  U përgjegja se jo vetëm e njihja por e kisha edhe fqinj, atëhere më dhanë një autorizim dhe më thanë të krijoja seksjonin e PD-së dhe të prisja se ata do të vinin në Vlorë për të themeluar Partinë Demokratike.

Atje shkoi edhe Aleks Tahiri zotekniku i Kooperativës Bujqësore të Mesaplikut, pasi kishte formuar seksjonin e Partisë Demokratike në krahinën e Smokthinës.

Në Tiranë ka shkuar edhe Ajeti, djali i Ventigjar Hamzarajt i dërguar për informacion nga i ati dhe Roland Tafili.

Më 21 dhjetor 1990, kanë shkuar në Tiranë edhe dy inxhinjerë të Fabrikës së Çimentos, Fatos Veipi dhe  Mario Sota të cilët kanë marrë autorizim prej Azem Hajdarit për formimin e seksjoneve të Partisë Demokratike në Vlorë.

Të dy këta inxhinjerë sapo u kthyen nga Tirana bashkëpunuan ngushtë me shokët e tyre Alfred Ziajin dhe Ferdinand Sulën, duke u bërë kështu eksponent të themelimit të Partisë Demokratike. Ferdinand Sula më pas do të dilte në krye të Sindikatave të Pavarura të qytetit të Vlorës.  Atje shkuan edhe shumë qytetarë të tjerë vlonjat.

Më 21 dhjetor 1990 një grup i Ndërmarjes së Shpim Kërkimit për Naftë e Gaz i përbërë prej drejtorit Afrim Jupit, shefit të planit Manol Bono, përgjegjësit të ofiçinës Maksim Hitaj, mekanikut Asllan Shakaj, me makinën që drejtohej nga shoferi Koço Ninia shkuan në Tiranë dhe në kushtet e vështira të kohës mundën të takohen me udhëheqësit e Partisë Demokratikë Azem Hajdarin e Sali Berishën i cili ishte shprehur: Ne Vlorën kemi pritur!

Kështu, në Vlorë,  fillojnë të lëvizin, të bisedojnë, të komentojnë dhe në fund të organizohen pothuajse në të gjitha ndërmarjet e qytetit.

Por edhe Komiteti Partisësë Punës nuk flinte, ai organizonte mbledhje me punonjësit e ndërmarjeve të ndryshme, për të sqaruar “drejtësinë” e vijës politike të Partisë së Punës dhe për të qënë vigjilent ndaj “propogandës armiqësore”, kundër sistemit socialist!?

Si shembull po tregojmë mbledhjen  në Ndërmarjen e Shpim Kërkimit për Naftë e Gaz:

Kjo ndërmarje e drejtuar nga inxhinjeri Afrim Jupi ishte e para  dhe që u përfshi  tërësisht në Lëvizjen Demokratike. Afrim Jupi ishte drejtori parë dhe i vetmi në Vlorë, që  u nda prej ideologjisë komuniste dhe u vu në udhëheqie të Lëvizjes Demokratike dhe më vonë të Partisë Demokratike, së bashku me: Manol Bono, Irma Halili   Nexhat Veipi, Asllan Shakaj, Maksim Hitaj, Vjeni Aliaj etj.

Zëri i Ndërmarjes së Shpim Kërkimit për Nafte dhe Gaz po ndihej e dëgjohej gjithnjë e më shumë në qytetin e Vlorës, prandaj në këtë ndërmarje shkuan autoritetet më ta larta të Partisë dhe Pushtetit të Rrethit: Sekretari i parë sh. Halil Hasko nga Dukati, Kryetari Komitetit sh. Luan Muhameti nga Mazhari, me dy instruktorë Kujtim Sulçe dhe Spiro Lula.

Në tribunë me ta ishte drejtori ndërmarjes Afrim Jupi dhe sekretari partisë Bashkim Seiti, i cili merrte informacion prej të vëllait tij ambasador dhe ua trasmentonte shokëve të ndërmarjes, duke kaluar edhe ky në përkrahje të Lëvizjes Demokratike.

Të gjith kishin dhe shprehën të njëjtin mendim se politika duhej ndryshuar sa më parë.  Të shprehje në atë kohë një mendim të tillë kur mungonte absolutisht liria e fjalës ishte një heroizëm që duhet vlerësuar dhe duhen kujtuar me respekt ata nëpunës të asaj administrate.

Mbi të gjithë ushtonte zëri i të ndierës Irma Halili, bijë e një komunisti nga Gumenica e Vlorës dhe bashkëshorte e një oficeri. Ishte krijuar për të rënë në sy.  Zoti e kishte lindur këtë femër me të gjitha cilësitë që i duhen njeriut për të „mbretëruar“ E kisha takuar pak herë këtë grua të zjarrtë nëpërmjet mikut tim Manol Bono. E aftë nga ana profesionale, po punonte për të marrë doktoraturën në ekonomi, e respektuar, e gjallë, shoqe e klasit të parë, e bukur si ajo, ajo që në takimin e parë të linte mbresa të thella.

Pse ishte e tille Zoti e mori shumë shpejt pranë vehtes, në një moshe fare të re, duke lënë në pikëllim dy fëmijët e sajë, burrin, prindrit dhe motrat. Tek shokët dhe shoqet e sajë që e njohën dhe patën fatin të punonin me të ajo la mbresa të pa shlyera. Ajo e para dhe me guxim pyeti komunistët Halil Hasko dhe Kujtim Sulçe:

– Ç`të keqe ka që të futemi në ekonominë e tregut si gjithë Europa?

Halil Hasko i ktheu përgjigjen standarte:  “Kjo ndërmarje paska rënë në dorë të armikut dhe kjo vajzë kërkon përmbysjen e pushtetit popullor”!

– Po, tha trimëresha shqiptare, veçse atë nuk e kërkoj vetëm unë, por i gjith populli shqiptar.

Pas Irmës, u  ngrit komunisti Thanas Vëngu, fytyrat e Halil Haskos dhe Kujtim Sulçes u gjallëruan, por u gënjyen, sepse Thanasi ua “plasi në dorë bombën” udhëheqësve të partisë.

Thanasi ishte demokrat i lindur. Thanasi siç thotë populli, “e vuri parpara” udhëheqien e Partisë  dhe u bë promotorri asaj mbledhje të paharruar.

Pas tij u ngrit Manol Bono, ekonomist i njohur, që dinte të bisedonte shtruar me popullin duke u ulur në nivelin e tij dhe duke u bërë kështu një figurë shumë e dashur dhe nderuar nga të gjithë. Manolin e  kisha mik ja njihja mënçurine dhe guximin. Bashkë kishim kryer studimet pasuniversitare dhe bisedonim vazhdimisht për varfërinë dhe mjerimin që kishte pllakosur vëndin.

Inxhinjeri Selim Kondi me atë gjuhën e tij prej Ezopi.  Me të njëjtën gjuhë trimërore folën: Maksim Hitaj, Asllan Shakaj, Agron Delia, Vjeni Aliaj, Nexhat Veipi etj.

Kështu pra shumë punonjës të kësaj  ndërmarje ju futën udhës së demokracisë  me guxim dhe nuk u tërhoqën asnjëherë, pavarësisht dallgëve të jetës.

Afrim Jupi me guxim e shndërroi ndërmarjen  që drejtonte në një qëndër të zjarrtë për përmbysjen e diktaturës komuniste. Ai nuk u tërhoq përpara kërcënimeve dhe shantazheve, me guximin e tij, me mënçurinë e tij, me autoritetin e tij, ai shumë shpejt u bë figurë qëndrore e demokratëve të Vlorës dhe ata i besuan atij udhëheqien e Partisë Demokratikë, detyrë të cilën e kreu me nder duke mbetur në historinë e qytetit të Vlorës përgjithmonë.

Para se të hypte në tribunën e e mitingut madhështor të 6 janarit 1991, që organizonte Partia Demokratike, atë e kishte thirrut Lavdosh Ahmetaj, Miniustër i Energjitikës dhe i kishte thënë:

– Afrim nuk të shoh dot në atë tribunë, tërhiqu!

– Edhe unë – i tha Afrimi  – nuk të shihja dot ty për 50 vjet rresht në tribunat e Enver Hoxhës.

Kështu ishte mbyllur kjo bisedë.

*     *     *

Në Uzinën e Sodës një burrë trim, Dashamir Frakulla, në atë kohë përgjegjës i Repartit të Elektrolizës, në gusht të vitit 1990, kishte udhëhequr të gjithë punëtorët e këtij reparti për të bërë një peticion qeverisë, me kërkesa ekonomike për rritje pagash, leje vjetore, përmirësimin e kushteve të punës etj.

Për kohën, kjo ishte nje ngjarje e jashtzakonëshme, s`kishte ndodhur më parë, prandaj Policia Sekrete e quajti punë armiqësore sepse drejtohej kundër politikës së Partisë së Punës.

Për këtë arsye, shteti komunist u alarmua. Në Uzinin e Sodës dhe PVC erdhi vetë anëtari Byrosë Politike të Partisë së Punës Besnik Bekteshi, për të zbuluar “aktivitetin armiqësor” që po mundohej të zhvillonte armiku i klasës!?

Sigurimi i Shtetit u angazhua të gjente se kush ishte ideatori dhe organizatori këtij peticioni. Pas hetimeve dhe informacioneve të bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit, që sot njihen, por mendojmë t`i bëjmë të ditur në një material tjetër,  rezultoi se ai që kishte organizuar nënshkrimin e këti peticioni “armiqësor” ishte Dashamir Frakulla, për të cilin hapën një  proçes hetimor.

Dashamiri u thirr në hetuesi nga Lulo Imeri dhe ju bë presion mizor që të tregonte se kush fshihej pas tij dhe cilat ishin qëllimet  e vërteta të peticionit. Ai shpëtoi për mrekulli, sepse një grua mënçur, Gjenovefa Gaba, në atë kohë prokurore, refuzoi  firmosjen e  arrestimit të tij.

*   *   *

Edhe ndërmarjet e tjera, vlonin nga idetë e reja.  Një punë të madhe bënë disa guximtarë dhe largpamës:

në Ndërmarjen Pyjore: Ëngjëll Binaj,

në Ndërmarjen e Grumbullimit: Pajtim Xhelo, Enver Memishaj, Fatmira Jakupi, Lefter Berdo, Vaso Suli,

në Ndërmarjen e Naftës: Tomorr Xhindi, Pajtim Memushi, Ëngjëll Hasimaj, Nuri Llanaj,

në Ndërmarjen e Përpunim Drurit: Kujtim Ziaji, Filip Angjeli e Qemal Hitaj,

në Parkun e Mallrave: Petrit Golemi, Edi Sofia, Aldo Deneko, Artur Gjidede

në Ndërmarjen e Kripës: Tasim Likaj, Namik Jaho, Leka Boro, Arqile Kume, Mira Xhindi, Teuta Memishaj.

në Parkun e Industrisë: Neki Xhuveli, Marko Marko, Pajtim Sakaj, Miranda Ciruna,

në Uzinën e Sodë PVC: Dashamir Frakulla, Dukë Abazi, Marenglen Dervishi,  dhe Ferdinand Sula, Reparti elektrik doli në pararojë.

në Fabrikën e Llampave: Vilson Haxhiraj, Llazar Basko

në Fabrikën e Çimentos: Fatos Veipi, Mario Sota

në Fabrikën e Tullave: Gafur Shameti, Piro Aliraj dhe Sabaudin Xhyheri

në Ndrëmarjen Elektrike: Agim Kadiu, Agim Meli

në Ndërmarjen Komunale: Vaso Grabovari, Agim Ahmetaj, Luan Memishaj

në Portin Detar: Kostandin Ndini,

në Ndërmarjen e Serave: Bastri Sofia dhe Reshat Kripa

në Fermën e Llakatundit: në krye ishte i palodhuri Thoma Bollano, Petref Lameborshi, Lulëzim Petani, Meçan Meçani, Delo Meçani

në Arsim: Kosta Paço, Agron Mema, Bajram Karabolli, Agron Shehu, Luan Shakaj, Shpëtin Xhyheri, Ymer Yzeiri,  Bedri Shaska, Petrit Stefa, Banush Bani, Genc Panozaqi, Bebi Kutulla, Elidon Muka,  Dr. Sezai Bazaj, Dr. Abedin Elmazi, Dr. Tasim Likaj, Dr. Selman Lamaj

në Spitalin e Vlorës: Ymer Hoxha, Kristaq Pavli, Luter Nuraj, Kosta Koçi, Servet Kojdheli ,  Lefter Gjergji.

në Komitetin Ekzekutiv Adhurim Musaraj.

Në Lëvizjen Demokratike një rol të rëndësishëm luajtën të burgosurit dhe të persekutuarit politikë si Ventigjar Hamzaraj, Hysni Alimerko, Reshat Kripa, Besnik Kripa, Fari Shaska, Klito Lamaj, Dino Alemi, Astrit Xhaferi, Sefer Dauti, Pelivan Azizi, Fari Shaska,

Po kështi një rol të rëndësishëm luajtën sindikalistët si Ferdinand Sula, Dashamir Frakulla, Neki Xhuveli, Ymer Yzeiri, Kosta Paço.

Nuk pretendojmë se janë vetëm këta që vrapuan të parët në përkrahje, mbrojtje dhe aktivitet të Partisë Demokratike.

Të pyetur nga ana ime se kush qenë të parët që erdhën në PD- Afrim Jupi dhe Roland Tafili u përgjegjën njëzëri:

“Ishin lumë njerëzish dhe ne  nuk mund të veçojmë  asnjë…”

 

Parhapja e lëvizjes demokratike në fshatra

Në Smokthinë e Mesaplik, zotekniku Aleks Tahiri, sapo mori vesh themelimin e Partisë Demokratike në Tiranë më 15 dhjetor 1990, themeloi Partinë Demokratikë në Smokthinë me dyzet anëtarë, ndërmjet të cilëve përmëndim: Elham Meçe, Viron Hoxha, Delo Sulçe, Zija Deromema, Bekim Zotaj etj.

Pas këtij veprimi, më 17 dhjetor 1990, Aleksi me listën në dorë shkoi në Tiranë dhe u takua me Azem Hajdarin, Gramos Pashkon dhe Sali Berishën, të cilëve u dorëzoi listën e anëtarëve të PD-së së Smokthinës

Në Nartë, tregon Bilal Çela, ku unë punoja si shef finace ishin  hedhur trakte kundër regjimit. Erdhën ekspertë nga Tirana dhe Vlora, Lolo Ganiu e Agim Mema dhe dyshuan se këtë akt e kisha kryer unë me që kisha një vëlla të pushkatuar për motive politike. Andrea Çulla kryetar i kooperativës më pyeti se mos i kisha hedhur unë ato trakte të cilat i mohova sepse realisht unë nuk kisha lidhje me to.

Në Pilurin e largët, majë maleve dy studentë: Kristo Çipa dhe Lorand Mërkuri së bashku me katër fshatarë të tyre: Simo Çakalli, Stefan Prifti, Vasil Lapa dhe Pilo Boçi, ditën e Krishtlindjeve më  25 dhjetor  1990, shkuan në kishën e Shënmërisë të fshatit, ende pa u hapur dhe u betuan se themelonin Prtinë Demokratike, se do t`i qëndronin besnik njeri tjetrit dhe idealeve të Partisë.

Kështu që edhe në fshat disa njerës që mbi çdo gjë adhuronin lirinë ishin ngritur në këmbë. U dalluan: Në Lumin e Vlorës: Aleks Tahiri, Nesht Nguci, Jeto Matani, Dule Zotaj, Reshat Jazaj

në Sevaster: Avdul Shehu, Ajen Grabova, Luan Beqiri dhe Guri Shehu,

në Vllahinë – Gorisht: Bedri Shaska, Bajram Karabolli, Fari Shaska, Abedin Boraku, Ibrahim Vasiari, Xhemal Veliu

në Dukat e Tragjas: Neim Dano, Sheme Kondi,

në Cerkovine e Trevëllazër: mësuesit Ëngjëll Lamaj e Beshir Aliaj

në Nartë: Filip Taço e Bilal Çela

në Selenicë: Todi Dhamaj dhe vëllezërit Caushaj nga Gorishti

në Kotë: Fatmir Hodaj,

në Vranisht: Hamit Kongjini

në Novoselë: Jorgji Hysi

në Armen: Artur Hysi, Shpresim Kasaj

në Himarë: Kristo Çipa, Anest Dhimojani, Lorand Mërkuri,

 

Formimi i Komisjonit Nismëtar për Themelimin e Partisë Demokratike

Pasi kishin ndjekur me vëmëndje ngjarjet që zhvilloheshin në Tiranë, pasi kishin marre informacione nga studentët dhe qytetarët që vinin nga Tirana dhe pasi kishin studjuar gjëndjen e qytetit të tyre, në Vlorë dallohen dy grupe që synojnë të dalin në krye dhe në udhëheqie të popullit:

Grupi Afrim Jupit, që përbëhej nga: Afrim Jupi, Manol Bono, Maksim Hitaj, Irma Halili.

Grupi Roland Tafilit, që përbëhëj nga: Roland Tafili, Ventigjar Hamzaraj, Hasko Hoxha,

Ndërmjet këtyre grupeve qëndronte Alfred Ziaji, me njohje dhe shoqëri me grupin e Roland Tafilit,  i cili me porosi nga Gramoz Pashko i bashkoi të dy grupet.

Pranë këtyre grupeve qëndronin edhe qytetarë të tjerë me intuitën dhe dëshirën për t`u organizuar kundër regjimit, për një ndryshim të gjëndjes ku ishte katandisur populli, si Kristaq Pavli, Nestor Nepravishta, Vilson Çipi, Kreshnik Çipi, Mario Sota, Shkëlqim Alimerko, Enver Memishaj, etj.

Këta  nuk kishin dijeni të qarta se si do arrihej përmbysja dhe ndryshimi epokal por ata dashuronin lirinë, kishin intuitën, dëshirën, vendosmërinë, guximin dhe trimërinë.

Në kushtet e terrorit komunist kur Sigurimi i Shtetit përgjonte në çdo rrugë, në çdo rrugicë, në çdo shtëpi, çdo njeri, çdo familje dhe çdo fis, veprimtaria pothuajse zhvillohej ilegalisht.

Pasi u muar vesh themelimi i Partisë Demokratike në Vlorë dhe pasi u mësua se cilët qenë ata trima, shume miq, shokë dhe të njohur të tyre u drejtuan atyre me pyetjen: Pse s`më morët edhe mua në mbledhjen themeluese ?

Ata nuk e kishin zgjeruar mbledhjen për të ruajtur konspiracionin dhe pra për të mbrojtur veten. Megjith atë këta bij të denj të Vlorës e vranë frikën, prandaj kur unë përdor fjalën guxim dhe trimëri nuk bëj asnjë hiperbol por vetëm një realitet. Të gjith ata që e jetuan atë kohë mizore e dinë fort mirë se për çdo fjalë të lëshuar pa dashje apo me shaka kundër regjimit nuk i zinte gjumi me  netë të tëra se mos shoku apo miku i spiunonte, se mos vëllait apo motrës i shkiste goja dhe përfundoje në burg. Kudo në çdo hap që hidhte njeriu në atë sistem përgjonte burgu !

*   *   *

Sipas Roland Tafilit, Ylli Borës  dhe Fari Shaskës më datën 28 dhjetor 1990, një grup i përbërë prej Ventigjar Hamzarajt, Roland Tafilit, Hasko Hoxhës, Bujar Borshit, është mbledhur për të bizetuar për themelimin e Partisë Demokratike në shtëpinë e Ventigjar Hamzarajt.

Mihal Çela,  pasi kishte biseduar me Alfred Ziajin , Kreshnik Çipin dhe Vilson Çipin, vëllezër, kishte informuar grupin e Roland Tafilit  se pritej që të bëhej një mbledhje në shtëpinë e Kujtim Ziajit, babait të Alfred Ziajit.

Pra kordinatori dy grupeve ishte Alfred Ziaji, i cili  pasi  kishte biseduar me profesorin e ekonomisë, në Tiranë, Gramos Pashko dhe kishte marrë prej tij miratimin që të vinin të deleguar nga Tirana për  formimin e Komisjonit Nismëtar për Themelimin e Partisë Demokratike, caktoi ditën e shtunë më 29 dhjetor 1990 të takoheshin në shtëpinë  e tij

“ Më datën 29 dhjetor 1990 – tregon Bilal Çela – lash të dy djemtë përpara shtëpisë së Kujtim Ziajit, fqinjit tim, që të ruanin se mos vinin “mysafirë” nga Tirana. Aty nga ora 17 djemtë më thirrën e më thanë se kishin mbritur mysafirët.

Lajmërova fqinjin tjetër Manol Bonon dhe shkova në shtëpinë e Kujtim Zijajit, babait të Alfred Ziajit, në lagjen Varrosh, Rruga „Lef Sallata“.

Autoi këtij libri, e njihte mirë çiftin e bukur Ziaji, Kujtimin dhe Irfanen pasi kishin punuar së bashku në  Ndërmarjen e Përpunim Drurit, afro 10 vjet. Çifti ishte prerë për njeri tjetrin, të  bukur të dy, por bukurinë më të madhe e kishin në shpirt dhe në sjelljen e tyre. Kujtimi kishte humbur dy vëllezër, në kushte që nuk u sqaruan asnjëherë dhe për këtë ai shikohej si „armik populli“.

Kujtimi kishte lindur në Vlorë,  më  1935, ishte marangoz i klasit të parë,  me origjinë të herëshme  nga Kardhiqi Gjirokastrës, por  ishte  bërë qytetar i nderuar i Vlorës.

Atje në shtëpinë e Kujtim Ziajit u mblodhën njëmbëdhjetë  vetë:

Afrim Jupi, (1943) Nga pamja e jashtëme i ngjante shqiponjës së flamurit

Roland Tafili, (1950) Dukej si përfaqësues i inteligjencës njerzore.

Hasko Hoxha, (1950) Nga portreti tij buronte buzëqeshja, që të kujtonte atë thënien e famshme të Rusoit se një fytyrë që nuk qesh nuk është kurrë e mirë.

Ventigjar Hamzaraj (1923- 1999) Ishte më i moshuar ndër 11 burrat e mbledhur në këtë shtëpi.

Alred Ziaji (1961) Ishte përfaqësuesi tipik i mënçurisë  dhe guximit të rinisë vlonjatë.

Bilal Çela, (1939) Ishte shembulli intelektualit që di të çajë dhe të ngrihet lart edhe në diktaturë.

Manol Bono, (1939) Prej tij buronte urtësia, nuk dinte të nxitohej, dinte vetëm të jepte mendime të mënçura.

Aleks Tahiri, (1950) Llafosej avash për të treguar se çdo fjalë e gdhëndëte mirë para se ta nxirrtë nga goja.

Bujar Borshi, (1948) I përkiste një familje arsimtarësh me tradita të mira atdhetare.

Vilson Çipi, (1952)  Mesuesi i nderuar në Vlorë.

Maksim Hitaj (1949)  Është qytetari që di të nuhatë se nga është e drejta,

Nga Tirana, kishin ardhur të deleguar: Gramos Pashko, Arben Imami Neritan Ceka i cili deklaroi se nuk ishte anëtar i PD-së, por vetëm simpatizant i sajë dhe studenti Erkole Sava.

Kishin ardhur aty me një qëllim : Themelimin e Partisë Demokratike.

Është e nevojëshme të shohim, përbërjen dhe prejardhjen e themelusve dhe të atyre që u aktivizuan në radhët e Partisë Demokratike  që ditën e nesërme të themelimit.

Të nëntë themeluesit si edhe anëtarët e PD-së të ditëve të para ishin njerës të shkolluar, sepse vetëm njerzit e shkolluar janë në gjëndje të kuptojnë domozdoshmërinë e ndryshimit, ata  kanë kohë të mendojnë për ndryshimin, ndryshe nga punëtori dhe fshatari dhe ndryshe nga teoritë komuniste që e vënë punëtorin dhe fshatarin në themel të ndryshimeve.

Edhe kushtet historiko shoqërore që  ndodhën ndryshimet epokale janë të  ndryshme nga kushtet e më parëshme që gjithashtu kanë sjellë ndryshime dhe përmbysje të mëdha.

Të parë në tërësinë e tyre të njëmbëdhjetë  këta burra formonin një mozaik të shoqërisë sonë të viteve `90, që plotësonin njeri tjetrin: Intelektualë, të persekutuar politik, përfaqësues të ish shtresave të pasura, bijë punëtorësh e fshatarësh.

Njohuritë e tyre për një shoqëri demokratike ishin të kufizuara dhe ata mësuan duke ecur përpara. Ata nuk u treguan të egër me të kaluarën, por me intitën e tyre zgjuarsinë dhe dashurinë për Shqipërinë  mendonin në çdo hap se ç`farë duhet të bënin për të ardhmen.

Pasi diskutuan si të deleguarit edhe të pranishmit  edhe pse kishte mendime të kundërta si për kthimin e pronave mbrojtur nga Bujar Borshi dhe Ventigjar Hamzaraj, pavarësisht nga rezervat që patën grupet ndaj njeri tjetrit,  pranuan dhe vendosën të gjith njëzëri, themelimin e Partisë Demokratike të Vlorës. Për këtë akt u mbajt edhe proçesverbali përkatës prej Roland Tafilit, i cili u firmos nga nëntë vetë: Afrim Jupi,  Hasko Hoxha , Roland Tafili, Ventigjar Hamzaraj,  Alred Ziaji, Bilal Çel, ,Manol Bono, Aleks Tahiri,  Bujar Borshi. Kryetar i partisë u zgjodh Afrim Jupi, dhe sekretar Roland Tafili.

Pas pesë ditëve, ndërsa po përgatitej mitingu madhështor i 6 janarit 1991, u pa e nevojëshme që në kryesinë e PD-së të koptoheshin dy veta: Petrit Stefa si përfaqësues i intelektualëve vlonjatë i propozuar nga Roland Tafili dhe  Nexhat Veipi si përfaqësues i shoqatës atdhetare dhe kulturore “Çamëria” i propozuar nga kjo shoqatë.

Të dy këta me përkushtimin dhe autoritetin që kishin në Vlorë dhanë një ndihmesë të madhe për shtrirjen e PD-së në të gjith rrethin e Vlorës dhe  në ngritjen cilësore të punës së sajë.

*   *   *

Fillimisht mbledhjet e PD-së janë zhvilluar pothuajse ilegalisht në shtëpinë e Kujtim Zijait dhe më pas në shtëpinë e Ventigjar Hamzarajt në lagjen “Muradie”, pranë xhamisë monument kulture. Mbledhje janë zhvilluar edhe në shtëpinë e Afrim Jupit, atje  janë bërë edhe takime të Sali Berishës me drejtuesit e PD-së.

Menjëherë pas themelimit të  Partisë Demokratike erdhën dhe u bënë aktiv: Vilson Haxhiraj, Esat Hasani, Dashamir Frakulla, Filip Taço, Kristo Çipa, Lorand Mërkuri, Gafur Shameti, Ylli Bora, Bedri Shaska, Fari Shaska, Zaim Hoxha, Bastri Sofia, Enver Memishaj, Teuta Memishaj, Arben Golemi, Adhurim Musaraj, Gëzim Zilja, Teuta Zilja, Ilia Vishi, Bajram Karabolli, Neshet Nguci, Kristaq Pavli, Rrapo Taho, Kreshnik Çipi, Vilson Çipi, Arqile Kume, Neki Xhuveli, Ferdinand Sula, Ëngjëll Bino, Mario Sota, Vaso Grabovari, Besnik Kripa, Reshat Kripa, Ardian Taska, Kosta Koçi, Ymer Yzeiri, Vilhelme Haxhiraj, Hajri Xhemali, Abdulla Iliazi, Agim Dule  , Zoi Bisholla, Sofika Bisholla, Sezai Bazaj, Ëngjëll Hasimaj, etj, etj.

Alfred Ziaji, Kreshnik Çipi, Rrapo Taho dhe Koto Zilja  e kthyen të gjith skuadrën e futbollit “Flamurtari” me PD-në dhe jo vetëm me PD-në por shumë aktive dhe që u dalluan gjatë gjithë kohës.

Kur e kam pyetur Afrim Jupin dhe Roland Tafilin se cilët ishin ata qytetarë që duhet të përmënden se erdhën që të nesërmen në Partinë Demokratike të dy më janë përgjegjur: Ishin lumë njerzish dhe ne s`mund të veçojmë asnjë. Kjo pra ishte qytetaria vlonjate.

 

Formimi i seksjoneve të partisë demokratke.

Detyra  e parë  që duhej zgjidhur pas themelimit të Partisë Demokratike të Vlorës ishte themelimi i seksjoneve të Partisë Demokratike, kjo detyrë ishte shtruar edhe nga qëndra gjatë takimit që kishin bërë grupet e ndryshme. Prandaj themeluesit dhe simpatizantët e tyre shpërndanin autorizime dhe formularë për t`u plotësuar me ata që dëshëronin të ishin anëtarë të partisë së re.

Seksioni i parë i Partisë Demokratike në Vlorë u formua në Ndërmarjen e Shpim Kërkimit, të nesërmen e themelimit të Partisë Demokratike pra më 30 dhjetor 1990, me këta themelues: Afrim Jupi, Manol Bono, Afërdita  Dervishi, Maksim Hitaj, Vjeni Aliaj, Asllan Shakaj, Nexhat Veipi, Sotiraq Ceko, Ismet Rakipi, Ylli Mërkuri, Dasho Avdullaj, Ilia Simoni.

Punonjësit e Uzinës së Sodës dhe PVC -së  qenë të dytët që formuan nën drejtimin e Dashamir Frakullës, Ferdinand Sulës, Dukë Abazit, Marenglen Dervishit. Flamur Liços, Spiro Gjinit, Llambi Petos etj seksjonin e Partisë Demokratike.

Mbledhja e formimit është bërë në repartin elektrik, repart pararojë dhe njerzit vinin në mbledhje një nga një që të mos binin në sy, sepse frika ekzistonte në çdo hap që hidhnin njerzit në atë kohë.

Në Ndërmarjen e Grumbullim Përpunim Drithit, seksjoni u formua pas datës 6 janar 1991, nën udhëheqien e Pajtim Xhelos, Lefter Berdos dhe Fatmira Jakupi, propganduese e zjarrtë e idealeve demokratike,  Enver Memishaj, Vaso Suli, Panajot Meksi. Aktiv kanë qënë edhe Bashkim Qejvani, Tomorr Billa, Hamide Ademi, Gjenovefa Qirko, Vladimir Sopiqoti, Sezai Kofina etj

Mbledhja e parë e seksionit është bërë në zyrën e furnizin shpërndarjes. Janë dy anëtarë të këtij seksjoni Pajtim Xhelo dhe Enver Memishaj të cilët themeluan gazetën “Zgjimi”, organin zyrtar të Partisë Demokratike.

Në Fabrikën e Çimentos para datës 6 janar 1991, Fatos Veipi, Mario Sota, Kasëm Mahmuti , Gëzim Bani në zyrën e inxhinjerit mekanik formuan seksionin e parë të kësaj fabrike të Partisë Demokratike.

Bastri Sofia dhe Reshat Kripa, pas datës 15 janar 1991,  ngritën seksjonin e PD-së në Ndërmarjen e Serave të Perimeve, ku ata punonin.

Në shkollën “Avni Rustemi”, në Skelë, në janar, Agron Shehu, Valentina Velçani, Teuta Zilja, Duda Anagnosti formuan seksjonin e Partisë Demokratike.

Në shkollën “1 Maji” në skelë është dalluar Elidon Muka i cili pati aktivitet veçanërisht gjatë ngjarjeve të vitit 1997, ndihmoi, përkrahu, strehoi  dhe mbrojti sipatizantët dhe anëtarët e Partisë Demokratike të ndjekur nga bandat komuniste.

Në fermën e Llakatundit formuan seksionin e Partisë Demokratike Thoma Bollano, shok klase në shkollën e mesme i Sali Berishës, Gani Shehu, Lulëzim Petani, Reuf Muhameti, Meçan Meçani, Delo Meçani etj

Në fermën e Lubonjës u dallua mësuesi Kujtim Malaj i cili punoi me përkushtim dhe ngriti seksjonin e parë atje, nga fundi muajt janar 1991, i ndihmuar nga Viron Rrapi familjet Shaska dhe Ndreu që ishin të internuar në atë fermë.

 

Formimi i seksjoneve të PD-së në fshatra.

Aleks Tahiri shkoi fshat më fshat, të Lumit të Vlorës dhe krijojë seksjone të Partisë Demokratike.  Ai u mbështet: Në Lepenicë nga Nesht Ngucit ne Reshat Jazaj, në Brataj nga Luftar Gurit, në Tërbaç nga Neki Skëndaj, në Vranisht nga  Hamit Kongjoni, në Mesaplik nga Elham Meçe, në Ramicë nga Xhevit Zeneli, në Vajzë nga Namik Zeneli etj.

Komunistët nuk flinin gjumë. Aleksin  e kanë pritur me të shara, e kanë goditur me gurë dhe bile kanë tentuar edhe ta vrasin si në Gjorm, Brataj, Tërbaç e Bolenë.

Udhëheqësit  e Partisë Demokratike  të Vlorës  1990 – 2012, kanë qënë: Afrim Jupi, Ibrahim Vasiari, Bedri Shaska, Adhurim Musaraj, Argent Grabova, Ismet Mersini, Shpëtim Xhyheri , Agron Sharra, Adrian Kollozi.

*       *       *

Për më shumë lexuesi është i lutur të shfrytëzojë librin e autorit të këtij artikulli: „Fillimi i lëvizjes demokratikë në Vlorë…“, të cilën autori do ta ribotojë në fillim të vitit 2018, prandaj janë të lutur të gjith ata që i kanë jetuar  ato vite ta qyajnë detyrim të ndihmojnë me kujtime  dhe me dokumenta të seksjoneve të PD-së. Materialet e tyre do të botohen në libër të plota.

Lutem materialet t’i dërgoni në adresë: enver.memisha@gmail.com. Ju falnderoj që më parë.

 

 

 

 

Filed Under: Histori Tagged With: Enver Memishaj, fillimi i Levizjes Demokratike, Vlore

“Imponimi – 17”, në 242 vjetorin e Marinës së SHBA

October 18, 2017 by dgreca

Është fakt që në këto 26 vite, Marina e SHBA ka qenë partnerja dhe aleatja më e rëndësishme e Forcës Detare Shqiptare./

6.Shefqeti

Nga Shefqet Kërcelli/ Gazeta”DIELLI”/

 Kalaja e Vlorës /

Ishte koincidencë e bukur që kjo stërvitje u zhvillua në 242 vjetorin e krijimit të Marinës së SHBA, e cila ka ditlindjen e saj më 13 tetor 1775. Është fakt që në këto 26 vite, Marina e SHBA ka qenë partnerja dhe aleatja më e rëndësishme e Forcës Detare Shqiptare. Janë me dhjetra projekte bashkëpunimi të realizuara në këto vite midis dy Flotave mike, ku vecojmë ato për arësimimin, trajnimin dhe kualifikimin e personelit oficer e nënoficer të Forcës Detare, dhurimin e anijeve të tonazheve të ndryshme nga Pentagoni në vitet 1999, 2010, vizita të anijeve amerikane në portet e ujërat shqiptare, ku mijëra marinarë amerikanë kanë njohur Shqipërinë dhe bregdetin e saj, riparimi dhe mirëmbajtja e anijeve të dhuruara, imbarkimi i detarëve shqiptarë në anijet amerikane, etj. ndihma këto që të përkthyera në Dollarë $, kapin shifrën mbi 100 milion. Stërvitja “Imponimi-17”, u zhvillua në një ditë të bukur ku gjiri i Vlorës, Sazani dhe Karaburuni dukeshin qartë nga kalaja e Vlorës.

5.happy Birthday navy USA

Të pranishëm në këtë stërvitje ishin dhe Zv.Ministri i Mbrojtjes, zoti Petro Koci, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneralbrigade Bardhyl Kollcaku, Komandantët e Forcave e reparteve, Atasheu ushtarak i SHBA në vendin tonë, Kapiten i Rangut të II-të, Samuel G.Wartell dhe të vendeve aleate të NATO-s, Drejtorë në MM dhe Shtabin e FA, Kuadro të Shtabit të FD dhe Flotiljes Detare Pashaliman, etj. Fillimisht Zv.Komandanti i Forcës Detare, Kapiten i Rangut të I-rë, Subi Zenelaj i uroi mirëseardhjen të pranishmëve dhe shpjegoi shkurtimisht objektivat dhe pjesmarrësit e stërvitjes. Në vijim të pranishmit ndoqën skenarët e stërvitjes nën shpjegimin e kordinatorit të saj, Kapiten i Rangut të III-të Ilirjan Kristo dhe bashkëdrejtuesve, Kapiten i Rangut të I-rë Engjell Sinanaj dhe Kapiten i Rangut të II-të, Dritan Seraj.

1.IMG_6242Stërvitja “Imponimi – 17”, është aktivitet kryesor stërvitor i Forcës Detare dhe u zhvillua si një stërvitje e përbashkët JOINT, në bashkëpunim me Forcat Ajrore dhe batalionin e Forcave Speciale. Si aktivitet i përbashkët stërvitor, “Imponimi-2017”, harmonizoi përdorimin e të gjitha kapaciteteve të Flotiljes Detare (Grupit të Bordimit dhe Grupit të I-rë Patrullues), të Forcave Ajrore dhe trupave të specializuara të batalionit të Forcave Speciale për zbatimin e ligjshmërisë në det. Stërvitja “Imponimi – 17”, u fokusua në trajnimin dhe stërvitjen e efektivave të anijeve për përdorimin e mjeteve dhe teknikave të reagimit ndaj shkeljeve të ligjit në det, në bashkëpunim me Forcat Speciale dhe Forcat Ajrore, me qellim bllokimin e mjeteve detare dhe trafikantëve, duke përdorur të gjitha proçedurat, pajisjet dhe personelin në organikë, konform legjislacionit në fuqi.  Në stërvitje morrën pjesë: Flotilja Detare me 5 (pesë) anije, P-02, P-03, P-112, P-116, {të katër këto anije janë dhuratë e Departamentit të Mbrojtjes, P-133, {Lissus} bashkë me gomonen e saj dhe Grupi i Bordingut; Batalioni i Forcave Speciale me një Grup Special, Forcat Ajrore me 2 (dy) helikopter Helikopter, një COUGAR-633 dhe EC-145..

1 ok stervQëllimi kryesor i kësaj stërvitje ishte rritja e ndërveprueshmërisë mes mjeteve e Forcave Detare, mjeteve e Forcave Ajrore dhe Forcave Speciale për kryerjen e operacioneve të ndalimit detar dhe zbatimit të ligjshmërisë detare,  bazuar në skenarët e supozuar.2 stervi

Stërvitja,  krahas të tjerash aftësoi shtabet pjesëmarrëse në planëzimin e stërvitjeve të këtij niveli dhe zhvillimin  e operacioneve të ndalimit detar dhe zbatimit të ligjshmërisë detare.   Operacione të këtij niveli në situatë konkrete zakonisht drejtohen nga QNOD/Salla Operacionale, ndërsa gjatë stërvitjes u drejtuan nga Grupi i bashkëdrejtuesve të stërvitjes në tokë, (me vendodhje  PSV Kalaja) dhe Task Force-17 në det (me vendodhje në anijen P-133 “Lissusi”). Ndërkohë  Shtabi i Flotiljes Detare ishte pjesë integrale e procesit planëzues dhe zbatues të kësaj stërvitje.Gjithashtu stërvitje synoi aftësimin dhe kompaktësimin e  veprimeve të shtabit dhe efektivave të anijeve,{praktikë LIVEX}, rritjen e  ndërveprueshmërisë mes tyre, mjeteve të Forcave Ajrore dhe Forcave Speciale për kryerjen e operacioneve të ndalimit detar dhe zbatimit të ligjshmërisë detare.

Disa nga objektivat e stërvitjes ishin; Reagim i shpejtë i anijeve të Flotiljes Detare në rajon, Rritja e masave të sigurisë në zonën e Operacionit, Neutralizimi i veprimtarisë së paligjëshme në hapsirën detare të operacionit, Përmirësimi i aftësive për të drejtuar operacione në  det sipas standarteve të NATO-s, duke përdorur eksperiencën e  fituar në stërvitjet e përbashkëta të zhvilluara në vitet e kaluara, Aftësimi i drejtuesve në operacion (Anije – Q.Operacionale – Shtab drejtimi) në koordinimin me mjete dhe forca të tjera për kryerjen e veprimeve të sakta në operacionet e ligjshmërisë detare.

Stërvitja “Imponimi – 17”, si aktivitet kryesor stërvitor në det, harmonizoi përdorimin e të gjitha kapaciteteve të Flotiljes Detare (Grupit të Bordimit dhe anijet e Grupit të I-rë Patrullues) dhe institucioneve të tjera të përcaktuara me ligj dhe sipas misionit të Forcës Detare për zbatimin e ligjshmërisë në det.

 

 “IMPONIMI-17”, u zhvillua sipas tre skenarëve :

 

Gjatë skenarit të parë, bazuar në informacionin e marrë,  QNOD disponon  të dhëna të sakta se një gomone e shpejtë me dy persona në bord ështe parë brenda Gjirit të Vlorës, në rajonin Kalaja-Moli i Radhimës. Gomonia ka kryer lëvizje të dyshimta përgjatë gjithë bregdetit në Gjiun e Vlorës, duke lundruar  në gjire dhe vende të fshehta. Dyshohet se gomonia po përgatitet për marrje dhe transport lëndësh narkotike drejt vendeve fqinje. Nisur nga aktiviteti kriminal që pritej të kryhej dhe informacionet se kontrabandistët disponojnë armatim të lehtë, u gjykua se  këta persona përbëjnë rrezikshmëri të lartë dhe mund të reagojnë me armë ndaj efektivave ligjzbatuese.

Kështu, anija e gatshme në Sazan (P-03),  me urdhër  të QNOD,  niset menjëherë drejt rajonit ku është konstatuar mjeti i dyshimtë, me qëllim bllokimin dhe pengimin e daljes së mjetit të dyshuar nga Gjiri i Vlorës, ndërsa Grupi i Bordingut imbarkohet në anijen P-02, P-112 dhe P-133  në vendbazimin e Pashalimanit, të cilat nisen me shpejtësi drejt rajonit ku është konstatuar aktiviteti i jashtligjshëm. Nisur nga vecoritë e këtyre lloje operacionesh dhe informacionet e marra mbi shkallën e rrezikshmërisë së personave në bord, lindi nevoja e ndërhyrjes nga ajri me qellim zbulimin dhe  mbajtjen e kontakteve gjatë ndjekjes për mundësimin e kapjes së mjetit dhe trafikantëve. Nisur nga situata e krijuar, QNOD jep urdhër për të marrë pjesë në operacion një helikopter i Forcave Ajrore dhe një snajper i Forcave Speciale.

Mjetet dhe forcat pjesmarrëse që vazhdojnë operacionin për konstatimin, kapjen dhe neutralizimin e trafikantëve në bordin e gomones, mbas 1 orë kërkimesh  konstatojnë gomonen e dyshimtë të fshehur mes shkëmbenjve në brigjet e Ujit të Ftohtë, njoftojnë Sallën Operacionale/Grupin e Drejtimit të Stërvitjes dhe vazhdojnë operacionin për realizimin e detyrës.

Në kapjen dhe neutralizimin e gomones marrin pjesë të gjitha mjetet dhe forcat në operacion, mjetet detare dhe trupat e bordingut dhe mjeti ajror. Ato bashkërendojnë në vijimësi veprimet për realizimin e kësaj detyre.

Ndërsa gjatë skenarit të dytë u zhvillua një situatë tjetër, konkretisht,

Anija e transportit të mallrave “Ananasi” pasi ka dalë nga Porti i Vlorës është gjendur nën presionin e një grupi trafikantësh armësh, të cilët të ndihmuar nga dy efektiv të anijes (të rekrutuar më parë nga ana e tyre), kanë mundur të hipin në anije dhe nën presionin e armëve kanë urdhëruar kapitenin e anijes për të ndaluar anijen dhe më pas për të ngarkuar në të një sasi armësh dhe municionesh për trafikim. Mbas njoftimit të marrë nga Kapitaneria e Vlorës, QNOD nëpërmjet PGI të Forcave Detare jep urdhër për angazhimin e mjeteve detare në dispozicion dhe efektivit të Grupit të Bordingut për të penguar dhe neutralizuar grupin e trafikantëve të armëve dhe municioneve në anijen e mallrave “Ananasi” në Gjirin e Vlorës.

Salla Operacionale, Grupi i Drejtimit të Stërvitjes i dhanë urdhër anijes P-116, që ndodhej e gatshme në Ishullin e Sazanit të lundrojë  me shpejtësi drejtë anijes së mallrave “Ananasi” dhe të bllokojë lëvizjen e mëtejshme të saj. Në të njëjtën kohë ju dha urdhër Flotiljes Detare Pashaliman, që anijet në dispozicion të imbarkojnë efektivin e Grupit të Bordingut dhe te nisen me shpejtësi në drejtim të rajonit të anijes së mallrave të marrë peng nga trafikantët. Mbas përpjekjeve të përbashkëta të grupit të bordimit dhe forcave speciale të lëshuara në bordin e anijes nga Helikopterët e F.Ajrore, trafikantët neutralizohen dhe arrestohen. Më pas anija “Ananasi” u shoqërua për në portin e Vlorës për veprimet e mëtejshme ligjore. Me bindje themi se, “Imponimi-2017” realizoi synimin kryesor për kompaktësimin e efektivave pjesëmarrëse në operacionet e reagimit ndaj personave dhe mjeteve që shkelin ligjin, duke përdorur të gjitha proçedurat dhe vënien në punë të pajisjeve dhe mjeteve për grupin e Bordingut.

Në fund të stërvitjes u zhvillua skenari i tretë, ku personeli, anijet dhe helikopterët bënë një paradë të shkurtër para drejtuesve e të ftuarëve të vendosur në Kalanë e Vlorës, ishKomanda e Distriktit të II-të Detar, Vlorë. Sigurimi i veprimeve në tokë u bë nga efektiva të Policisë Ushtarake. Në mbyllje, zoti Petro Koci, Zv.Ministri i Mbrojtjes, falenderoi të gjitha ata që bënë të mundur planifikimin dhe ekzekutimin e kësaj stërvitje, veçanërisht ata që ishin në aksione të drejtpërdrejta dhe në kushte shumë të rrezikshme, siç ishte procesi i bordingut nga deti edhe nga ajri. Zoti Koçi theksoi se, “Imponimi-2017”, ishte një stërvitje e cila arriti qëllimin e saj.  Ai tha gjithashtu se, “Sigurisht që hapësira detare shfrytëzohet shpesh nga grupet kriminale dhe Forca jonë Detare në bashkëpunim me policinë kufitare por edhe me institucionet e tjera bashkëvepron për të ndaluar këto grupe dhe për të garantuar zbatimin e ligjshmërisë”. Duke parë nivelin e kësaj stërvitje, ku detarët shqiptarë shpalosën profesionalizmin e tyre në sajë të kualifikimeve të kryera në SHBA dhe vendet e NATO-s, si dhe përdorimit taktik të anijeve të dhuruara nga SHBA, me bindje themi se, realizimi i synimeve të kësaj stërvitje është frut i bashkëpunimit 26 vjecar të Marinës së SHBA dhe Forcës sonë Detare.

Në këtë mënyrë kjo stërvitje përpos të tjerave, justifikoi plotësisht ndihmën e pakursyer të Marinës së SHBA, në këtë 242 vjetor të krijimit të saj, e cila u përshëndet nga detarët shqiptarë nëpërmjet kësaj stërvitje mbresëlënëse.

Filed Under: Reportazh Tagged With: "Imponimi - 17", Shefqet Kerecelli, Stërvitja detare, Vlore

Varri i Pellazgut në Tërbaç (Himarë, Vlorë)

October 4, 2017 by dgreca

1 varriZbulohet emërvendi (toponimi) Varri i Pellazgut në Tërbaç (Himarë, Vlorë)/

Pellazgu
nga MSc. Albert HABAZAJ/
Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë/2 pellazgu1
I respektuar Editor i “Diellit historik- Dalip Greca, bir i palodhuri i Shqiptarisë me diell, që kur bota është
zënë! Të nderuar miq të gazetës “Dielli”, gazetes se Vatres Kombetare!2 Pellazgu
Kësaj radhe, më shumë do të flasim per imazhet që po ju dërgoj, ngaqë mendoj se, në këtë rast, ka më
shumë vlerë prania e relikteve arkeologjike, se sa përshkrimi i një pune në terren me fjalët e mia,
sado të bukura, emocionale dhe, pse jo, koherente të jenë ato. Jo më kot në këto pak fjalë të këtij
shkrimi të veçantë me prurjen e vetë, theksoj që me origjinë jam nga fshati Tërbaç, njësia
vendore Horë, bashkia Himarë, qarku Vlorë. Jetoj e punoj në Vlorë. Shkoj jo rrallë në Tërbaç.1 VendiKa vite, që kur shkova një herë në vendlindje, nëna ime Bejre Abazi, 80 vjeçe, me arsim 7
vjeçar, lindur, martuar dhe banore e gjithmonshme e Tërbaçit më pat’ thënë: “Xhano, do vemi një
çikë për urim nga Xhelua, atë keqen, se fejoi djalin”. [Xhelo Jaho, 67 vjeç, me arsim të mesëm,
banor i Tërbaçit, që ka jetuar 10 vjet në Vuno të Himarës, mbi det (1976-1986) – kushëri i nënës
time]… “Ooo, po është larg, kush vete në Lekaj tani, nesër unë duhet të iki herët. Herë tjetër,
patjetër, do të shoqëroj, se do të rri më shumë” – ia pata kthyer unë. “Muááá, po ai ka kaq vjet që
ka ikur nga Lekajt. Ka bërë shtëpi të reja. Ja tek është, a të keqen, te Varri i Pellazgut, këtu
përposh…” Fillimisht nuk ia vura re shprehjes së saj, prandaj “keqshqiptimin” e toponimit desha
ta korrigjoja: “Te varri i ilirëve, thuaj”. “Po jo, a të keqen nëna, varret e Ilirëve janë tutje, në
Bramyshnjë; ka dhe përtej, në Qafë të Elimit. Ohu, jo, mor djalë, jo, këtu përposh te Varri i
Pellazgut, të thashë”. “Varri i Pellazgut?! Ça thua, a e uruar dhe ti. Ëhë, u plake, mama …
Vendi mund të quhet Varri i Ilirëve, jo Varri i Pellazgut”, doja ta korrigjoja unë i “dituri”. Vijoi
ky “debat” jo pak herë, kur shkoja tek nëna. Unë e ngacmoja shpesh dhe për t’i provokuar
kujtesën: “Po ç’ne iku Xhelua nga Lekajt dhe bëri shtëpi pranë me “Varret e Ilirëve?”. “More ti,
s’dëgjon mirë çar’ të them unë, s’kupton, apo tallesh me mua plakën? Varri i Pellazgut”-
këmbëngulte ajo. Sinqerisht, më turbulloi mendimet “kokëfortësia” e simëje në shqiptimin si
zakonshëm, si normalisht, si për çdo emërvend (toponim) tjetër të mëhallave, lagjeve, fshatit,
etj., ato që dinte, që kishte dëgjuar, që ishin përdorur nga të parët e saj. Më duhej ta verifikoja
këmbënguljen e saj. Me këtë synim, hartova një platformë me tri faza parapërgatitore të punës
me njerëzit në terren.
Së pari, duke e pyetur disa herë në kohë të ndryshme, ditënetëve kur shkoja, relativisht jo afër
njëra-tjetrës. Në çdo bisedë me të, më vinte përgjigjja klishe: “E kam dëgjuar nga gjyshja ime,
Shero Lushaj, që rrojti 100 vjeçe (1912- 2012), e cila e kishte dëgjuar nga nëna e saj, Bako, e
cila dhe ajo kishte rrojur 100 vjet, e kam dëgjuar dhe nga pleq të tjerë që kanë ikur”. Ndërsa
unë, e kam dëgjuar dhe ende po e dëgjoj nga nëna ime që rron dhe e ka të mirë kujtesën.
Së dyti, më duhet ta verifikoja këtë fakt jo të zakonshëm, (do ta quaja të rrallë), rrëfimin e nënës
sime. Duhej ta kontrolloja, ta saktësoja të paktën nga tre burime serioze, të pranueshme, të
përdorura nga banorët përreth, nga komuniteti lokal. Shkova disa herë, si për kafe, për vizitë
respekti, sipas traditës së të parëve, të cilët shkonim e vinim me njëri-tjetrin edhe pa sebep, pa
ndonjë rast. Lëviza vetëm. Një herë takova Adriatik Mehmetin, 59 vjeç, me arsim të mesëm,
banor i përhershëm i lagjes, fqinj me Xhelon. Pohon ç’më kishte rrëfyer nëna ime. Herë tjetër
takoj Flamur Gjikën, ish-kryeplak, 60 vjeç me arsim të mesëm, banor i përhershëm i lagjes, fqinj
me Xhelon. Dhe përgjigjja e tij klishe. Takoj edhe të tjerë, ndër ta moshatarë vendës, pa e quajtur

2
të nevojshme të zgjatem me gjeneralitetet e tyre. Natyrshëm ma përmendnin emërvendin “Varri i
Pellazgut”. Një mbasdite shkoj me nënën tek i kushëriri, për urim. Pritja bujare, biseda e bukur,
përgjigjja e pyetjes sime e njëjta-klisheja e simëje. Kështu që u binda dhe di, që në këmbë të
fshatit Tërbaç, afër vendit të quajtur Sinadane (tej, mbi shtëpitë e Xhelo Jahos, m’u në majë, në
qafë të Shúrbes e përballë shtëpive të Jaupit) përdoret toponimi “Varri i Pellazgëve”. Faza e dytë
e kërkimit u përmbyll me këtë përfundim: Tononimin “Varri i Pellazgut” (emërvend, emërvarr) e
kam dëgjuar dhe ende po e dëgjoj nga nëna ime, që rron, si dhe nga banorët përreth. E kam të
regjistruar në memorie. Ua kam thënë fëmijëve të mi ta dinë. Tani po e publikoj në shtyp për ta
ditur të tjerët, vendas a të huaj.
Ndërkaq, është interesant fakti, se, vite e vite më parë, duke gjurmuar për studimin tim
monografik “Lufta e Vlorës- Historia në epikën historike” [Tiranë, Neraida, 2013, f. 204], në një
nga botimet e nivelit akademik të fushës historiko-folkorike për Luftën e Vlorës dhe pikërisht në
librin “Kujtime dhe këngë popullore për Luftën Çlirimtare të viteve 1918-1920”, [përgat. Muin
Çami, Qemal Haxhihasani, Zihni Haskaj, Zihni Sako, Tiranë, Universiteti Shtetëror i Tiranës,
Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, Instituti i Folkorit, 1970, f. 319], gjendet edhe një tekst
poetik [njësia nr. 87], regjistruar në Vranisht, Vlorë, 1956, që nis me vargjet: “Shqiptarët, bijt’ e
Pellazgut,/ Trima dhe të zot’ e gjakut,/ Me pushkë të austriakut,/ U grinë zhapën e barkut,/…Në
Fushë të Peshkëpisë,/ Aropllan’ i Italisë,/ U këput e ra si mizë”…
Së treti, si një kërkues modest dhe studiues në lëmin e etnologjisë dhe folkorit, më duhej të
këshillohesha patjetër me specialistë profesionistë të fushës së arkeologjisë, etj. Mirësisht, takoj
prof.as.dr. Aleks Trushaj në Universitet. Është pedagog i Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë,
ku punoj dhe unë. Për fat, jemi miq të vjetër e të mirë. Prof. Trushaj është historian, arkeolog,
dekan i Fakultetit të Shkencave Humane. I përkushtuar, dashamirës, me ndjenjë të lartë të
përgjegjësisë morale dhe intelektuale, por një kërkues i rreptë shkencor dhe studiues serioz në
kërkimet e fushës së tij sa të rëndësishme, aq delikate e me përgjegjësi. Përfundimisht, një ditë të
shtunë dhe pikërisht më 29 prill të këtij viti (2017) ndërmarrim një ekspeditë në terren. Në grup
ishte vetë prof. Trushaj, prof.as. dr. Hajdar Kiçaj (biolog), doktorant Ermal Sina (ekspert i
metodologjisë së kërkimeve në terren, arsimuar për arkeologji në Itali) dhe unë unërrëfyesi, por
qëllimisht i paekspozuar, për të mos u diskutuar nga kërkuesit e vëzhgmit me pjesëmarrje në
terren si manipuluar. Edhe pse ishin miq e të njohur, vërtetë që shkova dhe vetë me eksploruesit
si udhërrëfyes, por, siç kam natyrën e punës, as për të mos u parë si i manipulueshëm nga ata,
gjatë udhëtimit, fola shkurt në celular me nënën time: “Dil te porta, se pë pak do të vijnë një grup
studiuesish me makinë të vogël e do t’i çosh tek tek ai vendi që më ke thënë mua, te Varri i
Pellazgëve. Me ta është dhe një i huaj”. Nuk i tregova gjë që isha dhe unë me grupin. Ashtu
bëmë. Ermali foli italisht. Natyrisht që Aleksi doli dhe e takoi. Ajo e njohu. Doli dhe Hajdari.
“Ndryshe ky muhabet. Ma paska luajtur një reng ky imbir” – ndoshta ka menduar. E qafosi Danin
dhe qeshi. (Ajo ka të bëjë me nënën e profesor Hajdarit që me origjinë është nga Tërbaçi). Unë
nuk dola nga makina. Kur hipi më pa, u habit, më “shau” një çikë, që s’i tregova. Ngaqë kohën e
kishim flori, nuk u kthyem as për kafen e traditës, por e morëm me vete të na shpinte tek kodra e
çmuar. Mbërritëm te çukëza dhe prof. Aleksi dhe doktorant Ermali filluan gërmimet. “Kemi të
bëjmë me gjurmë të varreve parake – tha ai.- Të shohim… Janë reliktet arkeologjike, që po
paraqesim nëpërmjet fotografive të bëra në vend. Ato flasin vetë. Nga specialistët pritet fjala e
tyre shkencore. Tërhoqëm vëmendjen me gërmimet dhe erdhën disa banorë përreth. Gjatë punës
në terren, morëm kontakt konkret të drejtpërdrejtë me banorët dhe njohëm kulturën e të folurit të
këtij komuniteti të vogël, ndaj këtij emërvendi, që asnjëherë më parë nuk është trajtuar nga asnjë
studiues shqiptar apo i huaj. Banorët pohonin toponimin Varri i Pellazgut. Gjithashtu – tregojnë

3
pjesëmarrësit vullnetarë, që plotësuan ekspeditën tonë të vogël – në vitet 1980 filloi pyllëzimi me
pisha i Fshatit. Edhe këtu patjetër. Ja këto pisha atëhere janë mbjellur. Janë hapur gropat e
duhura dhe shumë nga këto, objektet e vjetra janë thyer nga pakujdesia, nga mosdija, nga
mosvlerësimi i peshës së tyre arkeologjike e historike. Ec t’i gjemë sot. Një pjesë të atyre
objekteve të hedhura andej-këndej, shkurreve e gëmushave, brinjave të kodrës, i gjeti Xhelua dhe
i ka eksopzuar në faqe të banesës së tij, që e ka në sqetull të majtë të “Varrit të Pellazgut”.
Gjithsesi forma e varrit, përmasat, drejtimi, gjatësia, gjerësia, pllakat, dhembi i gjetur na flet se
kemi të bëjmë me parakë gjigandë. A janë paraardhësit tanë, protoilirë, pellazgë, ilirë, vendas
apo të ardhur? A kemi të bëjmë me një kodërvarr a varr pellazg, siç e trashëgojnë dhe përdorin
këtë toponim banorët vendas? Përgjigjen e këtyre pyetjeve e presim nga njerëzit kompetentë,
specialistët e fushës me njohuri të thella e të përpikta, krahasimtarisht dhe me fushat shkencore
simotra të domosdoshme për të arritur në përgjigjen e duhur, të vërtetë dhe të pranuar nga
opinion shkencor. Gjithsesi, edhe pse grupi i ekspeditës, me mbështetje në vrojtimin
pjesëmarrës, realizoi këtë kërkim në terren, edhe pse nga studiuesit, kërkuesit, profesorët e
fushës, akademikët, nuk e dimë ç’përfundim shkencor mund të rezultojë, kjo kodër me varre të
vjetra në bark të Tërbaçit, saktësisht në vendin e quajtur Shúrbe mbi Sinadane, ashtu siç është
folur ndër mijëravjeçarë, përsëri, deri sa të ketë banorë tërbaçiotë këtu, prapë ashtu do të quhej
“Varri i Pellazgut”, sepse ashtu e kanë quajtur të parët e tyre, ashtu e kanë dëgjuar ata, ashtu e
pranojnë të sotmit dhe nuk i bezdis. Edhe brezat, besojmë se do ta pasojnë stafetën e toponimit.
Nderim nga Albert HABAZAJ
Vlorë, ALBANIA, e mërkurë, më 4.10.2017

Filed Under: Histori Tagged With: Albert Habazaj, himare, Varri i Pellazgut në Tërbaç, Vlore

  • 1
  • 2
  • 3
  • …
  • 6
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • 23 MARS 1935…Vdekja a aktorit te madh dhe “Unaza e Iffland-it”…
  • VATRA I PËRGJIGJET ADI KRASTËS
  • Në st. Gallen të Zvicrrës u promovua libri që i kushtohet 1432 fëmijëve shqiptarë – viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë gjakatare!
  • SCIENTIFIC AMERICAN (1942) / GJON MILI DHE METODA E BLICIT TË SHUMËFISHTË STROBOSKOPIK
  • VATRA URON BESIMTARËT BEKTASHIANË: GËZUAR SULLTAN NOVRUZIN
  • “Gjergj Kastrioti Skenderbeu Way Honors the Old and New Generation of Albanians,” Petitioners and Worcester Councilors Say
  • Dorëheqja si proces vetëdijësimi
  • Ndërthurrje mitesh
  • “Çfarë populli mendojnë ata se jemi ne…” Winston Churchill
  • ZERI I AMERIKES: DASH: Mangësitë në pavarësinë e gjyqësorit, mungesa e pavarësisë në media dhe korrupsioni, problemet kryesore në Shqipëri
  • FAQE ARKIVI: Reportazhi nga kufiri Kosovë-Shqipëri “Muri ndërshqiptar si ‘fundi i botës’”- Mars 1996
  • Tri objektiva të rëndësishme që duhet t’i arrijë Kosova
  • RRËFIME TË VEPRIMTARISË KOMBËTARE TË EKREM BARDHA
  • DOJA TË ISHA DHE UNË…
  • DASH godet ashpër Serbinë për diskriminimin e vazhdueshëm shtetnor e institucional ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT