• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Jorgo Papingji do kujtohet si poezia fjala më e bukur e zotit

March 27, 2024 by s p

Albert Z. ZHOLI/

Jorgo Papingji është një nga poetët më elegant shqiptar si dhe një intelektual me vlera të rralla. I qetë, i qeshur, i dashur e sheh gjithmonë me laps dhe letër në dorë. Me të kam bërë shumë intervista, por edhe biseda miqësore dhe kam ngelur i befasur nga dijet e tij. I madhi Papingji, është një autor dhe poet shqiptar, i njohur për këngët e tij të shumta që morën pjesë në “Festivali i Këngës në RTSH”. Ai ka shkruar 5 këngë fituese në “Festivali i Këngës”, njëri prej të cilave ka marrë pjesë edhe në Festivalin Evropian në vitin 2014. Mban titullin “Mjeshtri i Madh”. Jorgo Papingji ka shkruar mbi 4000 këngë që ruhen në arkivin e tij. Në biseda ai gjithmonë patjetër do ta përcillte emrin e Vlorës disa herë. Ja si shprehet ai në një bisedë telefonike para 1 viti:

“Kam disa muaj që jam në vendlindje, në Vlorën heroike. Jam në Vlorën e Ismail Qemalit aty ku hodha hapat e parë dhe mora aromën e detit që më nxiti për krijimtarinë. Ishte ky qytet fisnik që m’i fali të tëra që unë të merrja penën dhe të krijoja. Vlora është një magji, është diell, hënë, është det, hapësirë, mbushur me stoli dhe vende piktoreske. Vlora më çlodh, më emocionon, më jep krahë dhe më lehtëson nga çdo dhimbje. Ka burra të mençur dhe natyrë përrallore. Nuk do isha ky që jam besoj nëse nuk do të kisha lindur në këtë qytet historik, ku çdo gur ka një ngjarje, ku çdo ditë ka një histori”. Një situatë të vështirë Papingji kaloi në vitin e Covid-19. Nuk e kishte parë kurrë veten të izoluar. Kjo situatë ka qenë tepër e vështirë, tepër e dhimbshme më thoshte shpesh në telefon. Kjo situatë as që ishte menduar pasi e ndau nga shokët, nga miqtë nga aktivitetet, nga krijimtaria e mirëfilltë, nga dasmat, fejesat, nga lëvizjet jashtë atdheut. Ju larguan në përjetësi shumë shokë pa u dhënë lamtumirën si duhet. Çdo ditë e atij viti dëgjoheshin lajme nga më të trishtat, vrasje, zjarre, vdekje, vjedhje, grabitje, largim të rinisë. Shqipëria po varfërohet dhe po plaket më thoshte kur takoheshim. Në disa momente nuk dimë as si të veprojmë. Si duket i kishte ikur ajo iniciativa e dikurshme për të bërë vepra të bukura. Por megjithatë në çdo ditë ka pak diell, ka momente të bukura, kishte situata që e gëzonin. Krijimtaria e largonte nga ky terr që e ka çuar vendin politika. Sa herë dëgjonte në televizione lajme të pabesueshme merrte lapsin. Aty gjente ngushëllim. Aty sikur largonte hallet. Politika jo vetëm si koncept, por edhe si profesion ishte dhe mbetet jashtë shijeve të tija. Kjo s’do të thotë që s’e ndiqte politikën që nuk njihte politikanë. Jo! Përkundrazi, çdo poet është një ndjekës i rregullt i politikës, pasi me krijimet e tij jep një nxitje ndaj popullit, ndryshe nga ajo që bën politika. Por tjetër të miresh dhe tjetër ta ndjekësh. Çdo intelektual duhet ta ndjekë me vëmëndje politikën e vendit të vet. Aq më tepër poetët. Në shumë vende të botës poetët e mëdhenj edhe me tre vargje kanë qenë burim frymëzimi për masat popullore, për të drejtat e tyre dhe për t’i nxitur ata kundër shfrytëzimit. Por ai nuk është marrë direkt me politikë, pasi politika më e mirë për vendin e tij, për kombin e tij është poezia, arti. Një poezi e bukur me frymë atdhetare për të janë sa qindra ligjërata të politikanëve në parlament. Një poezi për Atdheun është sa mijëra fjalë boshe të politikanëve. Sot më tepër se kurrë politika shqiptare duhet t’i thërrasë mendjes për të qenë e qetë, gjakftohtë, korrekte me ligjin dhe Kushtetutën që t’i shërbejë sa më mirë vendit të saj. Politikanët bëjnë ligjet, ata tensionojnë situatën, pasojat i vuan populli, reagon Papingji në biseda. Me ç’të drejtë kjo klasë politike luan me fatin e popullit tonë të shumëvuajtur? Me ç’të drejtë kjo klasë politike acaron situatën që mund të degjenerojë dhe përkeqësohet më tej? Kush jua jep këtë të drejtë të luajnë me jetën e një populli, që iu ka besuar me dëshirë fatet e tij? Jorgo shprehej se “Për mendimin tim kjo klasë politike duhet të largohet pasi janë të njëjtat fytyra për shumë e shumë vjet. Ju lutem, kujdes. Jemi në zgripin e acarimit dhe të humbjes së orientimit. Kujdes, kujdes. Larg zjarrit dhe kokëfortësisë. Larg mendjemadhësisë dhe arrogancës. Larg molotovëve dhe provokimeve. Këtij populli i duhen më shumë libra, këngë, komedi, piktura, pak politikë”. Meraku i tij mbetej cilësia e poezisë. Dhe realisht tregu i lirë i ka prishur shumë punë poezisë. Sot shikon më shumë poetë se kuzhinjerë. Sot kushdo që ka dëshirë boton se nuk ka filtra. Pra, ndaj sot nuk ka tekste. Sot ka fjalë. Poezi do të thotë fjalë e bukur, fjalë e artë, fjalë që të mbërthen. Poezi apo tekst kënge do të thotë: Fjalë magjie. Sot në një tekst kënge ka vetëm 4 fjalë. Kaq! Ku është fjala e magjishme?! Në poezi kur lexon të rrëqethet mishtë. Ngrihesh në këmbë nga emocionet. Kënga ka tekst, ka muzikë, ka këngëtar. Pa tekst të bukur si do të jetë një këngë e bukur?! Poezia ka ngritur në këmbë perandorë, presidentë, kryeministra, një popull. Poezia është fjala më e bukur e zotit. Por sot thoshte Papingji ka më shumë poetë se punëtorë.

Një poet ka thënë; “Ai që nuk i përket atdheut nuk i përket as njerëzimit”. Pra Papingji i përket në radhë të parë atdheut të tij. Ai është një ndjekës i rregullt i zhvillimeve të hapësirës mbarëshqiptare. Sot, shumë gjëra nuk duan shumë koment. Kosova ishte e lënë në harresë nga koha, vjen një ditë dhe fiton pavarësinë edhe pse nuk bashkohet me trungun mëmë. Çamëria është një krahinë po aq martire, po aq e dhimbshme, po aq e diskutueshme. Sot është koha e Çamërisë. Shoh shumë këngëtarë të njohur çamë si Enkeljda Alushi, Sajmir Braho, etj…që i janë përkushtuar kësaj çështjeje dhe ata me zërin e tyre po e bëjnë prezent këtë çështje dhe në organizmat ndërkombëtarë. Kërkimi i një të drejte nëpërmjet një kënge merr një këndvështrim tjetër, paqësor, artistik, që ndoshta sjell më shumë reagim. Kënga të çarmatos por dhe përhapet si vetëtima. Ajo është si zog shtegtar që kalon shumë shpejt kufijtë e vendit…Dhe për këto brenga ai merr penën. Ka shkruar poezi për të gjitha trevat shqiptare, për të gjitha tragjeditë shqiptare. Por ai ka pasur një jetë të vështirë. Ka ecur i vetëm mes halleve. Një poet jetim dhe nga dhimbja ka shkruar ato perla që nuk vdesin kurrë.

Jeta e tij ka një histori të rrallë, një histori të pabesueshme, një histori që përcjell dhimbje të patregueshme. Jorgo Papingji dhe Lefter Gjyli janë dy vlonjatë, baballarët e të cilëve u vranë nga bisha naziste në Mat’hauzen së bashku me 308 burra të tjerë vlonjatë. Arrestimi i tyre u bë në mesnatën e 15 mars 1943, u mbajtën një natë në burgun e Vlorës dhe të nesërmen u nisën për në Prishtinë dhe prej andej në Austri. Jorgo atëherë ishte vetëm 6 muajsh, ndërsa Lefteri vetëm 4 vjeç. Lajmi për vdekjen e baballarëve e morën vesh në qershor 1945 me anë të një liste të Kryqit të Kuq Shqiptar. Ata u rritën pa baba, por nga ana tjetër dhe pse prindërit janë shpallur dëshmor, për të 308 të vrarët vlonjat në Mat’hauzen, nuk ka një lapidar ku fëmijët të vendosnin një lule (pasi ata janë pa varr) …Kur kujtonte fëmijërinë ai lotonte. Ai punonte, sepse artistin e mirë sado ta vlerësosh gjithmonë je i mangët në vlerësim pasi ecën më përpara se koha, i paraprin kohës. Arti ka vlera të pallogaritshme. Asnjë artist nuk mund të thotë në Shqipëri që merr hakun e punës që bën. Megjithatë artistët janë shpirtmëdhenj dhe me këtë gjendje vazhdojnë të shkruajnë dhe krijojnë. I japin njerëzve të thjeshtë gëzim dhe kënaqësi. I tillë ka qenë dhe do mbetet dhe poeti penë artë, Jorgo Papingji. Lamtumirë miku im i mirë! Do na mungosh shumë!

Filed Under: Kulture

Kujtesë për zëëmblin dhe të hirshmin e artit skenik shqiptar, Sandër Prosin

March 25, 2024 by s p

Albert Vataj/

Sot 39 vite më parë, u nda nga jeta Sandër Prosi, zëëmbli i skenës, stomatologu që u bë aktor dhe u magjeps me personalitetin dhe karakteret që ai përjetësoi, me mishërimin që ai u dha roleve dhe jetësoren që ai u mëkoi personazheve, për t’i bërë ata të përgjithmonshëm, në kujtesën dhe admirimin që ushqyem për filmin.

Më 25 mars 1985, ndërsa ishte me xhirimet e filmit “Pranverë e hidhur” të autorëve Luan Rama e Muharrem Fejzo, në qytetin e Durrësit, gjeti vdekjen e papritur, Sandër Prosi. Një vdekje enigmë për të cilën është folur me rezervë të madhe, sikur të prekej një e vërtetë që duhej shtyrë në kohë, e për të cilën duhej folur kur të vinte momenti i duhur.

Por siç tregojnë kolegët dhe familjarët e tij, Sandër Prosi ishte i mbyllur në vetvete. Lidhur me këtë djali i tij Aristidhi në një komunikim për mediat mësohet të jetë shprehur se: ”Babai bënte një jetë të rregullt familjare. Ai nuk pinte alkool, ndonëse frekuentonte zakonisht barin e “Vollgës” dhe atë të katit të tretë në Pallatin e Kulturës, që ishin dhe dy nga lokalet ku ai shkonte zakonisht me kolegët e tij artist, (nga miqtë më të afërt kishte Prokop Mimën e Naim Frashërin) dhe pinte rreth shtatë-tetë kafe në ditë, të cilat i shoqëronte me tre paketa cigaresh”.

Gjithsesi vdekja e tij ishte një humbje për familjen dhe një goditje e beftë për artin tonë skenik. Kishte ikur për të mos qenë më pjesë e kësaj vazhdimësie suksesi, për të dhënë më nga përkushtimi me mish e me shpirt, në përmbushjen e egos profesionale dhe justifikimin e besimit që kishin për t’i besuar atij role të mëdha.

Kinematografia shqiptare pa shumësinë e personazheve të Prosit, pa lojën e tij do të kishte mangët një nga gurët e themeltë të mozaikut të saj. Çdo mungim është një sprovë e bashkëjetimit në amshim, përmes veprës dhe kujtimeve. Çdo ikje është një shndërrim, edhe ajo e Sandër Prosit kësisoj ndodhi, ai tashmë është një mbamëndje e përgjithmonshme e teatrit dhe filmit.

Tek ai fjala shqipe ishte më e bukur, më e ëmbël. Personazhet emblematikë të historisë së kombit shqiptar, rivijnë përmes lojës virtuoze dhe trajtimit shpirtëror të Sandër Prosit, me atë shkëlqimin shpërthimtar. Janë pjesë e ëndjes dhe nostalgjisë, për të ngritur peshë vetëdijen tonë, për të rrokur më fuqishëm të drejtën tonë të krenarisë nacionale!

Dhaskal Todri dhe Ismail Qemali qi ai “ringjalli” s’mund të përsëriten më. Por ne jemi të pasur pasi Sandër Prosi na i ka skalitur në dublat e fimave këto figura, dhe ne kemi pse të mburremi, pse të jemi krenar. Gjithëpoaq të gjitha rolet e Prosit janë ajo gravura e qëndisur me fije shpirti, është ajo panorama magjepsëse që përplotëson dëshirimin për t’u përfshirë dhe përjetuar, pasazh pas pasazhi, episod pas episodi, fuqishëm dhe emocionalisht. Po, ajo që ai la në celuloid dhe memuar ishin dhe do të mbeten një qiell llamburitës me yje, kur ne harroheme në admirim dhe kujtime.

*** Sandër Prosi u lind në 6 janar të vitit 1920 në Shkodër, ku nëna e tij, Aspasia, kishte shkuar për të qëndruar për pak kohë në familjen e saj. Sandri ishte fëmija i fundit i Jovan Prosit, nga tre djem dhe tre vajza që kishte ajo familje e vjetër tiranase me origjinë vllehe dhe kur lindi Sandri, familja e tij banonte në një shtëpi të vjetër në rrugën e “Barrikadave”.

Pas mbarimit të gjimnazit në vitin 1938, Sandri mundi të përfitojë një bursë nga qeveria e Zogut, për të studiuar për stomatologji në një nga universitetet e Vjenës. Në kryeqytetin austriak, ai studio për dy vite, dhe më pas atij i’u ndërpre bursa pas pushtimit italian të Shqipërisë.

Si pasojë e kësaj ai u detyrua që të kthehej në Tiranë, ku herë pas here ndihmonte të vëllanë, Kleanthin në klinikën dentare. Më pas ai shkoi në Bari të Italisë, ku disa nga miqtë e tij anti-fashistë që ishin të internuar aty, i thanë që të mos rikthehej në Tiranë, pasi aty kishte shpërthyer lufta.

Në vitet 1942-43, maturantët e gjimnazit shtetëror të Tiranës, ku midis të cilëve ishte dhe aktori Naim Frashëri, vunë në skenë dramën “Vilhelm Tel”. Për këtë ata kërkuan ndihmën e shokëve të tyre më të rritur, Sandër Prosit dhe Prokop Mimës, të cilët kishin jo më shumë se 3-4 vite që ishin larguar nga shkolla.

Është viti 1947 kohë kur Sandër Prosi do të hidhet në sfidën e aktrimit duke u bërë pjesë e konkursit në Teatrit Popullor, për ta fituar atë. Prej këndej nisi rrugëtimi i tij i gjatë në promovimin e vlerave të tij interpretuese, në aftësinë për të depërtuar thellë në personalitetin dhe konstruktin sentimental të personazheve, të cilët i jetësoi me kaq vërtetësi sa të ngjan sikur ishte vetë që luante historitë e tij. Nuk do të kishte të reshtur ngjitja në skenat e teatrit e futja në sheshgjirimet e filmave për të shënuar kështu 85 role në 75 vepra të autorëve tanë si A.Z. Çajupi, K. Jakova, B. Lëvonja, L. Papa, I. Kadare, T. Laço, R. Pulaha, D. Agolli, Dh. Xhuvani dhe të autorëve të huaj si Shekspiri, Shileri, Çehovi, Karaxhale, Gorki, Brehti etj.

“Ishte i madh edhe në rolet e vogla, mbamendet të jetë shprehur në një përvjetor të ndarjes me të, regjisori Viktor Gjika, pasi për të nuk kishte role të mëdha e të vogla, ai punonte që t’i bënte të mëdha edhe rolet e vogla dhe ja arrinte”. Kritiku Josif Papagjoni mësohet të ketë thënë për Prosin se: “Çdo fjalë e thënë për të nuk është shumë, dhe të gjitha fjalët nuk mjaftojnë për të”. Por ajo çka është e sigurtë, çdo fjalë e thënë është një penel më shumë për të ravijëzuar portretin e tij, Sandër Prosit, kontit të hijshëm të skenës dhe ekranit shqiptar.

Për Pirro Manin, Sandër Prosi ishte ndryshe, askush nuk mund të harrojë që qeshurën e tij të bukur, aq sa edhe fisnike.

Ai e dorëzoi frymën e tij të fundit atëherë kur ende mund të mbushte me emocion përmes lojës virtuoze dhe shpirtit të pasur, të cilin i’a mishëroi të gjithë roleve që e kthyen këtë personalitet në një gurthemel të qenësishëm të teatrit dhe kinematografisë shqiptare.

Për kontributin e tij të madh në zhvillimin e artit tonë skenik e kinematografik ai është nderuar me titullin e lartë “Artist i Popullit”, me çmime të Republikës dhe urdhra e medalje të tjera.

Në 25-vjetorin e vdekjes së tij, aktori i madh Sandër Prosi, u dekorua nga Presidenti i Republikës, me Urdhrin “Nderi i Kombit”, ndërsa në 24 shkurt të vitit 2017, ai u nderua me urdhërin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, pas vdekjes

është shëmbëllim i të bukurës, i të fismes, atërores në kujtesën historike të aktrimit dhe memuarin e atyre që jetuan emocionalisht me personazhet që skaliti me pasion e përkushtim. Në përjetësi udhëtoftë ky shpirt i pasur, ky njeri madh, kjo ndërmendje e përgjithmonshme e së bukurës.

Filed Under: Kulture

Për Jorgo Papingjin…

March 22, 2024 by s p

Luan Zhegu/

Rrugëtimi im artistik mes shumë bashkëpunëtorëve të shquar, identifikohet me tekstet e këngëve, që ka shkruar poeti i mirënjohur Jorgo Papingji. Këngë që kam kënduar e këngë që kam kompozuar mbajnë autorësinë e penës së artë të Jorgos. Bashkëpunimi jonë ka sjellë hite muzikore që kanë bërë historinë e muzikës shqiptare. Ky bashkëudhëtim muzikor është i veçantë, sepse ka nisur që në vitet 80-të e vazhdon sot e kësaj dite. Unë kam kënduar këngë hite që janë kompozuar nga kompozitorë të mirënjohur shqiptarë të cilat kanë pasur tekstet e Jorgo Papingjit, gjithashtu kam kompozuar këngë, të cilat janë kthyer në hite me tekste të Jorgo Papingjit.

Unë frymëzohem nga tekstet për të kompozuar një melodi dhe bulëzat nga bocetet me gërmat e arta të Jorgos, kanë sjellë tek unë shpeshherë çelsin për të krijuar melodi të cilat janë sintetizuar shumë bukur, në një këngë e cila ka bërë histori.

Ndër bashkëpunimet e suksesshme mund të përmend:

“Bashkë me fëmijët” me tekst të Jorgo Papingjit, muzika nga Aleksandër Lalo, kënduar nga Luan Zhegu,

“Kur jemi bashkë të dy”,me tekst të Jorgo Papingjit, muzika nga Aleksandër Lalo, kënduar nga Luan Zhegu,

“E doni dashurinë” kënduar nga Luan Zhegu & Ledina Çelo në Fest 1995 me tekst të Jorgo Papingjit dhe muzikë nga Osman Mula,

“Zemër Tirone”me tekst të Jorgo Papingjit, muzika nga Luan Zhegu, kënduar nga Manjola Nallbani e shumë të tjera. Bashkëpunimi i fundit me këngën “Mos më gënje” , teksti i Jorgo Papingjit, muzika nga Luan Zhegu, kënduar nga Aurela Gaçe.

Në tekstet e Jorgos ka fjalë të thjeshta, kuptimplotë dhe që godasin në zemër.

Me këto tekste, janë rritur breza e breza të tërë shqiptarësh dhe shumë prej nesh, mbajmë mend çdo rresht, që ka shkruar pena e tij e artë.

U prehsh në paqe Mjeshtër i Fjalës 🙏!

Filed Under: Kulture

“Elita frankofone shqiptare – dje dhe sot”

March 21, 2024 by s p

Luan Rama/

Dy ditë më parë, në La Maison de l’Albanie në Paris, një grup miqsh të kësaj qendre kulturore, shqiptarë e francezë u mblodhën për tê festuar Ditën e Frankofonisë me temën « Elita frankofone shqiptare – dje dhe sot » ku ishin gjithashtu të pranishëm dhe ish ambasadorja e Francës në Shqipëri Christina Vasak, ambasadori i Kosovës në Paris, Mehdi Halimi dhe personalitete të tjera, pas-universitarë që sot në Paris punojnë në institucionet e ndryshme franceze të shkencës, teknologjive të reja, ekonomisë, financës, artistë të ndryshëm etj. Në gjirin e tyre ishte dhe frankofonia më e re shqiptare, Vesa Dume, një violoniste e talentuar 10 vjeçare që fitoi në konkursin në Konversatorin rgjional të Muzikës nê Paris, nxënësja në e vogël e kêtij konservatori, e cila interpretoi dhe dy pjesë muzikore, Sarabandën e Bach dhe një Tango.

Roli i Francës në formimin e elitës shqiptare

Sapo ka mbaruar festa e Frankofonisë, por një gjë mbetet spikatëse: roli i Francës në formimin historikisht të elitës shqiptare. Margarite Jursenar duke shkruar për legjendën e kështjellës së Rozafës në tregimin e saj Qumështi i vdekjes, kërkon t’i tregojë botës ritin e sakrificës tek popujt ballkanike për hir të ndërtimit të diçkaje të re e të fortë. Këtë rit e përshkruan edhe legjenda e vjetër e Urës së Artës, nje simotër e kësaj legjende, gjithnjë me simbolikën e sakrificës që ura të ngrihet, të qëndrojë e fortë ku mbi të, të ecë vetë jeta. Libri që kam shkruar para disa vitesh, Ura mbi dy brigje (Pont entre deux rives), i kushtohet pikëtakimeve franko-shqiptare dhe ka pak a shumë këtë frymë. Shpesh është dashur sakrifica në ndërtimin dhe vazhdimësinë e kësaj marrëdhenie reciproke, e kësaj lidhjeje, miqësie, dashurie. Shembujt në këtë drejtim janë të shumtë: mjafton të përmend tri prej tyre në kohë të ndryshme: Kur Jusuf Vrioni ishte mbyllur në qelinë e izolimit gjatë arrestit të tij në vitet 50’, që të mund të qëndronte moralisht, ai recitonte poezi frënge, ndoshta për të përjetuar një realitet tjetër. Abdulla Rami, një ish student i Drejtësisë në Montpellier, në të njëjtin vit me Enver Hoxhën po student, (një foto e tij me Hoxhën ka shpëtuar çuditërisht nga djegja) fill pas çlirimit u dënua me burgim të përjetshëm e më vonë, kur doli nga burgu, në internim me familjen e tij, ai vazhdonte të përkthente autorë francezë. Kam lexuar në fletoret e vjetra të tij dhe një ese të Victor Hugo, «Masat», të përkthyer nga ai, një ese, ku fshehurazi, ai gjente nevojën e një lëvizjeje popullore për ndryshimin. Më vonë, në kohën e kulmit të diktaturës, poeti Vilson Blloshmi përkthente poezi të Baudelaire, të “poetit të mallkuar” siç e quante Paul Verlaine, apo «poet i ndaluar» siç ishte në indeksin e Shqipërisë totalitare, për të shprehur një protestë të tij ndaj realitetit ku jetonte, për çka poetin shqiptar dhe do e ekzekutonin. Pra, në këtë «urë midis dy brigjeve», midis Francës e Shqipërisë, ujrat nuk kanë rrjedhur si në urën «Mirabeau», të shtrenjtë për Apollinaire, në një nostalgji kohrash e dashurish. Ky lumë ka qenë shpesh i rrëmbyer, i tërbuar e me llum, romantik, i trishtë, i dhimbur apo dhe i gëzuar… E megjithatë, në kohrat më të errta totalitare, ne kemi parë në atë rrjedhje lumi një botë tjetër, një imazh të atij Perëndimi të cilit donim t’i përkisnim dhe që në fakt i përkisnim prej mijra vjetësh.

Kjo është një parantezë, para se të stheksoj rolin e Francës në formimin e elitës shqiptare për elitën e krijuar në vitet 20’-30’ pra, nga krijimi i liceut francez dhe më pas në universitetet franceze, si në Paris, Toulouse, Montpellier, Tours, Lyon, Nancy, Grenoble, Maisons-Alfort, etj. Para dy javësh, në një konferencë në Paris, prezantova një ekspozitë me këtë temë si dhe një diaporamë fotografike për të vënë në dukje historinë e krijimit të kësaj elite, e cila nuk shfaqej në një terren të zbrazët, por në një vazhdimësi më të hershme, e cila si duket fillonte që me ngjarjet e Revolucionit Francez, kur kënga popullore shqiptare i këndonte këtij revolucioni dhe kur drita e iluminizmit francez filloi të binte në Ballkan. Për këtë dritë na flet së pari Sami Frashëri me esenë e famshme të tij “Shqipëria çka qenë, ç’është e çdo të bëhet”, apo me hartimin nga ai të diksionerit të parë frëngjisht-turqisht; na flet Hoxha Tahsin rektori i parë i universitetit të Stambollit, i mbrujtur me shkencat e dijetarëve francezë, pikërisht në Observatorin e Parisit, kur studjonte shkencat e kozmologjisë dhe sistemet diellore; kështu mund të përmendim për iluministin tjetër Said Toptani që përjetoi revolucionin e vitit 1848 kur ishte në bangot e Sorbonne-s, apo për Pashko Vasën që do të shkruante dhe do të botonte esetë e para në frëngjisht nga viti 1865 e deri në vitin 1887, duke shtuar këtu botimin e romanit të parë të letërsisë shqiptare Bardha e Temalit, që ai shkroi dhe e botoi në Paris më 1877.

Duke punuar mbi librin Shqipëria e Auguste Dozon, të botuar para një viti, u njoha më nga afër me studentët e parë shqiptarë të liceut “Zosimea” në Janinë, që atëherë i përkiste Shqipërisë dhe ku Naim Frashëri, Kristoforidhi, Apostol Meksi e të tjerë që njihnin mirë frëngjishten dhe iluminizmin francez, ishin bashkëpuntorët më të afërt të konsullit francez, i cili me ndihmën e tyre mblodhi përrallat dhe një lëndë të pasur folklorike, të cilën e botoi në Paris në vitin 1875. Ndërkohë që Sami Frashëri përkthente veprat e Hygoit, Abedin Dino nderohej me “Palmën Akademike” të Francës. Po në këtë lice u mbrujt dhe u kultivua Ismail Qemali, figura e lavdishme e pavarësisë shqiptare, i cili kujtonte me nostalgji lidhjen familjare me konsullin francez në Janinë, Grasset, dhe portretin e Napoleonit që mbante në kokën e krevatit “Llampa në kokën e krevatit tim ishte vendosur në një statuetë të Napoleonit të madh…”. Që në vitin 1807, konsulli tjetër francez François Pouqueville, kur udhëtonte nëpër malet e Zagorisë ishte habitur të gjente një shqiptar që fliste një frëngjishte të kulluar dhe që i kujtonte me pasion ditët kur qëndronte në kafenenë e famshme “I Proccopi”, atje ku mbledheshin revolucionarët e para Revolucionit. Ndërsa në fundin e shekullit XIX, ishte konsulli tjetër Alexandre Degrand, që dëgjonte këngën e Marsejezës, në shtëpinë e një tiranasi, i cili fëmijët e tij i dërgonte për të studjuar në Paris… Kështu, “Marsejeza” e Mitkos, do të bënte udhë drejt Shqipërisë. Por atë që do të bënte Mitko në vitin 1888, duke e shpërndarë këtë lloj poezi “volante”, më pas do ta bënte Faik Konica me adaptimin e “Marsejezës” franceze me poezinë “Kushtrimi i Shqipërisë ose Marsejeza shqiptare”. Faik Konica ishte padyshim një personalitet që u arsimua dhe përfitoi një kulturë të shumanëshme pikërisht në Francë, që me kolezhin e tij në Lisieux të Normandisë dhe liceun në jugun francez Carcassone, e më pas me studimet në Dijon si “bachelor” duke vazhduar më vonë në Paris pranë “Collège de France”, kohë kur botonte studimin e tij të njohur në rrethet shkencore pariziane “Mbi gjuhët artificiale”. Një itinerar entusiazt dhe tepër pasionant pas letërsisë, historisë dhe gjuhëve, ku në kryeqytetin francez pikëtakohet me poetin e famshëm Guillaume Apollinaire, duke krijuar atë që më pas e quajtëm “një miqësi europiane”, pasi që të dy këta gjeni të ardhur nga anë të ndryshme të Europës dhe të pikëtakuar në Paris, u krijuan në këtë “magje kulture” të metropolit europian… Pikërisht kjo frankofoni e shtyu Konicën, autorin e shumë artikujve në “L’Européen”, të themelonte në Bruksel revistën “Albania”, një nga pararendëset e shtypit shqiptar frankofon të diasporës shqiptare bashkë me një mori gazetash e revistash të tjera si “Le Reveil d’Albanie (Zgjimi i Shqipërisë), Bulletin Albanais, L’Independence d’Albanie, L’Epoque nouvelle, Le Peuple, La Ligue Nationale, etj.

Padyshim që periudha më e bukur por dhe tragjike e formimit të elitës shqiptare është ajo e viteve 20’-30’ të shekullit XX. Ishte pikërisht Franca e kohës së “Luftës së Madhe” dhe e “Ushtrisë së Orientit” në frontin shqiptar, Franca që mbështeti krijimin e Republikës autonome të Korçës për të mbrojtur integritetin e saj shqiptar, ajo hodhi themelet e formimit të kësaj elite të re. Pikërisht kjo kohë solli dhe ndryshimin e optikës së shoqërisë shqiptare, e cila deri në atë kohë mbante mbi vete peshën e rëndë të një trashëgimie orientale të trashëguar nga pushtimi i gjatë i perandorisë osmane. Dhe kjo optikë, me hapjen e Liceut francez të Korçës dhe të kolezhit francez të Gjirokastrës, si dhe krijimin e gjeneratave të reja që do të shkonin më pas në universitetet franceze dhe të Perëndimit në përgjithësi, nisi të devijojë, të ndryshojë, të kalojë nga Lindja drejt Perëndimit, kohë kur filloi të flitet për “neo-shqiptarizmën”, aq të dashur të Branko Merxhanit dhe të revistës progresiste Përpjekja, e më pas Iliria, Fryma, Minerva, Diana, etj, të cilat nisën tê botonin tê përkthyera veprat e iluministëve francezë apo të Bodelerit, Rembose, Malarmesë, etj. Në fjalimin e tij gjatë inagurimit të kolezhit francez të Gjirokastrës, koloneli Ordioni ndër të tjera thoshte: “… Ndërkohë që e gjithë Shqipëria feston pavarësinë, kolezhi i Gjirokastrës i hapi të gjitha portat një rinie të etur për tu kultivuar. Dhe kjo do të bëhet përmes edukimit të përparuar mbi principe ku do të farkëtohet karakteri i tyre e që më vonë do të vihen në shërbim të atdheut… Uroj që këndej, nga ky kolezh i Gjirokastrës, të lindin dhe të ecin gjenerata të fuqishme, tashmë të lira e të ndriçuara që të punojnë për t’i dhënë Shqipërisë vendin e saj në ansamblin europian. Le ta përshëndesim agimin që do të na lejojë të shohim shpresat më të bukura…”

Dhe ndryshimi i kësaj optike erdhi nga ajo elite e formuar në universitetet e Francës, etj. Një frymë republikane u ngjiz në shpirtrat e rinisë shqiptare dhe kjo frymë ishte ajo e shtetit të së Drejtës, të Demokracisë, të Pluralizmit politik, të progresit dhe iluminizmit në përgjithësi, e Paqes sociale e botërore, e mirëkuptimit dhe e humanizmit. Kjo elitë u formua në fusha të ndryshme të shkencave dhe të filozofisë, të arteve, të letërsisë, të ekonomisë… shumë prej tyre studjuan mjeksi, stomatologji, veterinari, farmaci, shkencat e natyrës, drejtësisë, në shkencat inxhinjerike, minierat, apo agronomi, fusha aq të nevojshme për të ngritur ekonominë shqiptare, shtetin shqiptar, për të ndërtuar laboratoret e para, siç bëri Bilal Golemi, i cili pas studimeve në Francë dhe punës shkencore në “Institutin Pasteur”, ngriti në Shqipëri laboratorin e parë të bakterologjisë. Shqipëria ishte e etur për një elitë të tillë e cila kishte si mision që ta shkëpuste vendin nga orientalizmi për ta çuar drejt Perëndimit, edhe pse gjeografikisht dhe historikisht ajo i kishte përkitur Evropës së vjetër. Tefta Tashko që studioi kanto në Montpellier dhe në Paris, ku regjistroi në shoqërinë “Pathé” disqet e para me muzikë popullore shqiptare, në kthimin e saj në atdhe, këndoi në skenat shqiptare muzikën e kompozitorëve të mëdhenj Ravel apo Gounod dhe i dha tone të reja jetës muzikore; miku i saj i shkollës, Sokrat Mio, i cili studioi dramaturgji teatrale, vuri në skenë dramat e komeditë franceze, në vazhdën e teatrit francez që interpretohej në atë kohë në Shqipëri ; Sadik Kaceli i Akademisë së Arteve të Parisit erdhi me shijet e një arti figurativ të standarteve perëndimore e moderne. Por kjo elitë e re, ishte jo vetëm e përgatitur në standartet më të larta europiane, (dhe kjo kuptohet kur psh. doktoratura e studentit Fejzulla Sejdini në Drejtësi, në Sorbonne, botohej në shtëpitë botuese pariziane, etj.) por ajo ishte dhe mjaft atdhetare, me një entusiazëm të jashtëzakonshëm për të ngritur një botë të re në skajin perëndimor të Evropës: kështu u ngritën klinikat e para të mjekëve si Enver Sazani, Theodor Papavrami, Hasan Jero, të farmacistëve si Bilal Turdiu, zyrat e avokatëve si Abdulla Rami, etj. Petrit Hoxha, në gjurmët e Medar Shtyllës, që studioi po në “Maisons-Alfort”, i kushtoi gjithë energjitë e tij veterinarisë shqiptare. Kolë Paparisto do të hapte shtigjet e shkencave natyrore, profesor Karajani do të krijonte katedrën e shkencës së kimisë në universitetin shqiptar, Kahreman Ylli, student i Lyon-it do të ishte rektori i parë i universitetit shqiptar, Mahir Domi, bashkëpuntori i Henri Boissin, u bë një nga linguistët më të shquar shqiptarë; Dhimitër Shuteriqi lëvroi fushën e letërsisë dhe të historisë dhe u bë kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve; Jusuf Vrioni ishte përkthyesi më i mirë i letërsisë shqipe dhe ambasador; për dekada me rradhë, Vedat Kokona punoi në fushën e letërsisë dhe të gjuhësisë duke hartuar fjalorët themelorë frëngjisht-shqip dhe shqip-frëngjisht… Lista është e gjatë!

Nëse në fillim të këtij shkrimi kam theksuar tragjizmin e kësaj elite (pa harruar dhe ata që studjuan në universitetet italiane apo austriake, etj.) kjo për arësye se në ditët e para të pas Luftës së Dytë Botërore, kjo elitë e re, papritur ra ndesh me një optikë tjetër ideologjike që po kërkonte t’i imponohej Shqipërisë së pas luftës: një ideologji që vinte nga sovjetët e Stalinit, të përçuar nga Enver Hoxha, i cili edhe pse kaloi përmes Francës pa e kryer arësimin superior, u mbars mesa duket veç me nostalgjinë e një Robespieri të Revolucionit Francez dhe të terrorit që çoi në gijotinë edhe vetë bijtë e këtij Revolucioni, duke filluar me Danton, Saint-Juste, etj.

Pikërisht në vitet 1945-1947 ndodhi ajo përplasje e madhe idesh: nga njëra anë ajo elitë e krijuar në Perëndim, një elitë nacionaliste dhe revolucionare njëkohësisht, çka dominonte në Evropën e pasluftës, në kundërvënie me frymën e re që vinte nga stepat e Lindjes dhe ideologjia bolshevike staliniane. Dhe kjo përplasje ishte e madhe, madje tragjike, pasi një pjesë e re e kësaj elite ra viktimë, u viktimizua, siç ndodhi me Enver Sazanin, Gjergj Kokoshin, Niko Lezhon, me Sejfulla Malëshovën që shumë vite i kaloi në Francë. Pas luftës ai ishte ministri i parë i Kulturës, por shumë shpejt, ai do të goditej, do të burgosej e internohej, për tu larguar përfundimisht nga skena e jetës shqiptare. Tentativa e parë e mbijetesës së kësaj elite ishte në zgjedhjet e para legjislative ku shumë intelektualë të rinj kandiduan si deputetë të pavarur, të tjerë u munduan të krijojnë partitë e para opozitare, por gjithçka do të ndëshkohej dhe mbi elitën e re ra shpata e Damokleut. Ajo pjesë tjetër e elitës, shpejt u margjinalizua nga pushteti i ri. Kujtimet e një numri personalitetesh që mbijetuan në vitet totalitare na tregojnë qartë jetën e tyre të heshtur nën diktaturë, edhe pse kontributi i tyre do të ishte tepër i nevojshëm dhe shumë i madh. Nuk është fjala për ata që kishin studjuar në Francë filozofi, letërsi, etj siç ishin opozitarë si Safet Luzi, Abaz Gërmenji, etj, por për njerëz të shkencës si Andrea Xega, që pas një burgimi të gjatë i dha aq shumë gjeologjisë shqiptare, etj. Disa dekada me rradhë, kjo pjesë e elitës do të jetonte si në «tunelin e Platonit», me shpresën e një drite dhe dite të re.

Cuditërisht, dekada më vonë, në kohën e dhunës dhe të çenzurës, për vendin e «bunkerëve dhe telave me gjemba» që «çante bllokadat», një dritare e vetme u hap disi me ndrojtje në horizontin shqiptar: mundësia për të studjuar në Francë. Vallë një një nostalgji e diktatorit? Ndoshta! Vallë një nevojë për zhvillim kur humnera e krizës ishte jashtëzakonshme? Padyshim! Kështu, në vitet 70-80 të rinj shqiptarë iu drejtuan universiteteve franceze nën një kontroll të plotë. Një hapje e brishtë dhe unike drejt një vendi europian por që sidoqoftë do të sillte përgatitjen e një elite të re në fushën e shkencave inxhinjerike, të fizikës, matematikës, minierave, gjeologjisë, por dhe të historisë, gjuhësisë, arkeologjisë, etj, por jo filozofi, pasi ajo ishte monopol i Partisë. Dhe nuk ishte e habitshme që gjatë viteve 90’, kohë e ndryshimet politike, presidentë, kryeministra, ministra të shumtë, kryeparlamentarë, etj, ishin ish studentë të auditoreve franceze, e po kështu dhe profesorët e departamentit të frëngjishtes, me të cilët krenohemi dhe që janë të shumtë, një elitë që mban gjallë shpirtin frankofon. Me ndryshimet politike dhe vendosjen e një sistemi demokratik, një elitë e re filloi të përgatitej në Francë. Vedat Kokona që vinte në vitin 1998 në Paris, i ftuar në emisionin televiziv ”Apostrof” me erudicionin e tij dhe dashurinë e gjuhës dhe kulturës franceze e habiti publiçistin dhe kritikun e njohur Bernard Pivot. Por dhe Vedat Kokona, ato ditë në Paris, pa me sytë e tij një tjetër elitë të re që po formohej atje ku më shumë se gjysmë shekulli më parë kishte qenë gjenerata e tij. Dhe kjo shihej në portretin e lumtur të tij. Si ai u formuan në Francë Fejzo Sejdini, profesor Kuneshka, Qazim Turdiu, Ymer Dishnica, Shefqet Ndroqi, Sotir Velo, Fiqiri Llagami, Dhori Samsuri, Dhori Pano, Andrea Zega, Petrit Dishnica, Petraq Qafoku, Ferdinand Pici, Nedim Kokona, Skënder Harxhi, Xhavit Gjata, Shemsi Totozani, Xhavit Arifi, Sinan Imami e shumë e shumë të tjerë që aq shumë i dhanë Shqipërisë. Edhe sot, gjithnjë e më shumë, me ekonomitë familjare por të ndihmuar dhe nga Franca, shumë të rinj përgatiten dhe vazhdojnë studimet në auditoret franceze dhe kjo në të gjitha fushat, veçanërisht në drejtësi, ekonomi, në financë, në teknologjitë e reja, etj. Gjithashtu një elitë artistësh ka lënë gjurmët e saj në jetën dhe kulturën franceze: këngëtarë operash, violinistë, pianistë, instrumentistë të shumtë, aktorë të teatrit dhe të kinematografisë. Me modesti mund të them se studimet në Francë më dhanë dhe mua shumçka në punën time publiçistike e letrare.

Padyshim që sot Shqipëria ka një elitë të aftë dhe europiane. Kjo elite në kthimin e saj në Shqipëri nuk duhet t’i gjejë dyert e mbyllura siç ka ndodhur jo shumë vite më parë. Por gjithashtu, problem shqiptar është sot problem i elitës politike, i rotacionit, i hyrjes në politikë të gjeneratave të reja, i rinovimit. Republika e Platonit është padyshim filozofia e parë politike e elitave, e atyre që janë roje dhe ndriçuese të drejtësisë sociale në “cite”-në e demokracisë dhe mbrojtëse e ligjeve të saj. Nëse filozofi modern Vilfredo Pareto flet sot për qarkullimin e elitave në veprën e tij Traktat i sociologjisë së përgjithshme, ai ka të drejtë. Eshtë koha e një lëvizje të re për të qeverisur mirë (“la bonne gouvernance”) në shërbim të progresit social, të paqes ndërkombëtare dhe të integrimeve humaniste.

Filed Under: Kulture

Bota arbëreshe në pikturat e Ibrahim Kodrës

March 19, 2024 by s p

Intervistoi  dhe përgatiti materialin në shqip, Ornela Radovicka 

Qëndra albanalogjike mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe themeluar nga A. Bellusci 1980

Një Vështrim artistik dhe kulturor nga arkitekti Atanasio Pizzi

Takojmë arkitektin Atanasio Pizzi, arbërshë nga Shën Sofia,me banim në Napoli\ Itali,i cili është edhe një hulumtues i botës arbëreshe. Në këtë takim folëm mbi një veshtrim artistik e kultural mbi pikturat e Ibrahim Kodrës. “Nuk do të ndalem në veprat e Ibrahim Kodrës, sepse duhet të jesh gjeni i kësaj fushe dhe këtë ia lë specialistëve- na thotë Atanasio Pizzi- por Kodra duke pikturuar edhe një sërë veprash mbi botën arbëreshe,e ndjejë këtë artist piktorin tim. Kodra  është një nga piktorët më të famshëm të botës shqiptare me përmasa ndërkombëtare, dhe që në veprat e tij ai përfshiu edhe botën arbëreshe- na thotë arkitekti Atanasio Pizzi- Kodra lindi në Ishëm, më 22 prill 1918 dhe u nda nga jeta më 7 shkurt të 2006 në Milano, Itali. Janë mbi 6 mijë vepra,të Kodrës të cilat janë të shpërndara në muzeume, koleksionistë.  Rreth 2 mijë vepra të tij janë të regjistruara dhe të dokumentuara,  ndër to bëjnë bëjnë pjesë edhe 13 vepra të cilat Kodra ia kushtoi ngulimeve arbëreshe në Kalabri. 

Kur zëmë në gojë termin “Arbëri”, menjëherë mendja do të na shkojë te komuniteti arbëresh, ai popull që vazhdon të ruaj bagazhin e lashtë të identitetit  në një  mënyrë që të mos komprometohet. 

Me emrin e lartpërmendur, “Arbëri”, edhe pse në  formë abstakte, përfytyrohet një “shtet i ri gjeopolitik”, pavarësisht se pakica e njeh veten vetëm dhe ekskluzivisht në deklaratën Rajonit si një Popullsi të pakicave historike. 

Historia, na rrëfen dhe na kujton se ardhja e popullsisë arbëreshe në këto territore, për hirë të atij organizimi historik si ai i Gjergj Kastriotit  i cili përfundoi me mirëseardhjen dhe integrimin e këtij populli  pa paragjykime apo pushtime të çfarëdo lloji,  por me të vetmin parim;atë të ruajtjes së rrënjëve  në përballjen e vërtetë me popullsinë  vendas. 

Ibraim Kodra, në veprën e tij shkundi jo vetëm plurin e harresës, por vuri në evidencë karakterin historik,  evidenzohet bukuria artistike ku ekstrapolohet një tabellë pitagorike e skizuar sipas metrikës pamore të artistit, ju shtrohet një mendim spontan por edhe një kulturë  të një  besimi në të dy spondet e Adriatikut  sot. 

Pikturat e “Katundeve” arbëreshe, Kodra iu ka dhënë një vështrim të hollësishme, sa introspektive aq edhe “ Paraljmëruese “ në detajet e saj. Me elementet e artit të tij ai  i njeh botës arbërore  edhe se çfarë ka ndodhur në botën shqiptare përgjatë këtyre gjashtë shekujve pas largimit të  arbëreshëve nga toka mëmë.  

Tematika e veprave të tij janë shumëngjyrëshe. 

Stili i tij të ndikimi kubist brenda historisë së artit shqiptar i shton përvojën absolutisht revolucionare. 

Gjykimi në veprën e tij  është i motivuar nga fuqia e thellë inovative të kubizmit  në atë kohë ku krahas mosartikulimit të plotë të vërtetësisë  figurative të imazhit, duhet të merret parasysh edhe ai kuadri teorik i kërkimit mbi stilin e tij artistik. 

Pikturat e Kodrës janë sckiza që marrin nuanca, janë quadrate shtëpishë që metamorfozohen në figura humane dhe simbolizojnë akte bashkimi, janë duar që flasin, kominikojnë, prekin, ndjejnë. Në këto vepra  ndihet sensibiliteti i një botë vëllazërore, midis botës arbëreshe dhe asaj shqiptare, Dy vëllezër të larguar por që kurrë nuk harruan njeri tjetrin ku  keqardhja e vetme derdhet në formën e kambanave,  kryqi ne formën e henes. 

Në  stilin e tij Kodra vëzhgon realitetin  arbëresh nga këndvështrime të shumta dhe i rikompozon dhe duket se sjell një dimension shtesë në imazhin tradicional. 

Protagonistët e vërtetë  në veprat e tij janë: Dielli, hëna, ku këndvështrimi i tij personal modern  dhe duket sikur përqëndrohet në  dimensione hapësinore, lartësi, thellësi. Duket sikur koha nuk është element. Ndoshta sepse shekujt ka ngelur aty ku u lanë e ku ky popull u nda.  Gjithshka në vepërn e autorit mbi udhëtimet tek arbëreshët  kthehet në referencë në mbetjet e stolive identitare. 

Ngjyra “ BLU” ashtuquajtur “periudha blu” që në artin e Kodrës mund të quhen nota malinkonie, duke patur parasysh ndikimin  kubizmin e Pikasos.  Një blu, që i përket pjesës qiellore dhe gjithmonë e më tepër në lëvizjen e saj shëndërrohet në të kaltër. 

Syri i një piktori të një kalibri si ai i Kodrës arrin të kuptoj edhe shpreh në mënyrë të pakënaqshme  periudhën e abuzimeve të  ndërtimeve të viteve gjashtëdhjetë të shekullit të kaluar. Shumë interesant ngelet ai xhesti i përqafimit të dy banesave,  shëndërruar në antropologji. Ku krahët që përqafojnë bëhen sintezë e “krahëve” të  gjitonisë arbërshe,  të cilat me pesë shqisat e tyre krijojnë aglomeraton. 

Ai “përqafim” është  ai gjak i shprishur, termin që  intelektuali arbëresh Torriello, e përdori për herë të parë me botën arbëreshe.  

Kodra, ishte mjeshtri i madh i formimit oriental ku ai u rrit, por ai pati edhe ndikimin perëndimor ku studioi dhe u pais me kulturën artistike. Pjesa e fëmijërisë së tij mbetet dëshmitar/interpretues, për shka të atyre ngjyra të një trysnie të fortë, të cilve  Kodra iu shtoi atyre edhe linjën e  identitetit të pacenuar, identitet për tu  ndjerë arbër, të cilëve iu ra fati i mërgimit, por që  rrënjosën dhe  mbrojtën në  kujtesën e tyre kolektive  historinë, deri diku gjuhën dhe kulturën prej nga kishin ardhur. 

Kodra përshkoi dhe hodhi në letra 12 qytezat arbëreshe;San Benedetto Ulano, Acquaformosa, Lungro, Frascineto, Civita, Plataci, Spezzano Albanese, Santa Sofia d’Epiro, San Demetrio Corone, Macchia, Vaccarizo Albanese, dhe në San Giorgio Albanese, San Cosmo Albanese. Kromatizmi piktoreske i Kodrës në këto vepra shëndërrohet në një rrugëtar të atij udhëtimi i cili ndjek shtigjet e rrënjës së përkatësisë. Këmbët e autorit  shkelën trojet  ku arbëreshët  dhanë mund, djersë, por edhe gjak. Sytë e tij u përmalluan me këto foleza ku ishin vendosur vëllezërit e tij. 

Kodrai preku, i soditi këto vende me shikimin e tij të njomë, sperkati në fleta konture “kuadrata të gjalla”, u dha atyre  formën antroplologjike, i ofroi  publikut një tabull identoteti formuar me ngjyrat e tokës, të diellit, të detit si dhe përqafime vëllazërore të cilat kurrë nuk u shteruan. 

Artisti ndjen frymën, flladin plot aroma dhe shije, myshkun e pragjeve, dhe interpreton për çdo ngulim  kuptimin e komuniteteve arbëreshe, sipas një vizioni  “Guernica Arbëreshë”, duke shtuar notat historike të qëndrueshme, identike,  pa ndërprerje, të  gjallë,  të një epopeja pesqind vjet, të këtij populli. Një popull që treguan në shekuj arkitekturën e tyre, fizionominë  e një populli punëtor, artista të gurit, njerëz që pastruan territoret që gjetën,i trasformuan ato në fusha buka, ndërtuan banesat e tyre, dhe i kthyen gjitonitë, si ambjentet më të vyera e të këndshme. Në fund të fundit çfarë është gjitonia.  Janë nerëzit e një gjaku, ku vihen në përdorim 5 shqisat. Një rregullator të jetës sociale.

Në ato skiza, mes atyre linjave meridiane e paralele gërshetohen mendimet midis zemrës dhe mendjes së arbëreshëve, të një  Arbërie që shtrihet  në kohë dhe  në hapsirë. Një Arbëri me një populli mikpritës, me shpirtin e këngës, ku kambanat e ndjenjave risjellin, atë besim që arbëreshët  mbajtën për rreth gjashtë shekuj, ndërsa matan detit lutjet të pashprehura me britma e  të  përhapura nga minaret. Një vizion i ndërtuar nga gjenialiteti i përbashkët. Itinerari artistik i Kodrës bëhet një akt dashurie dhe keqardhjeje. 

Në veprën e tij mbi arbëreshët, udhëtimi shpirtëror i Kodrës fillon në Pollinon e poshtëm. 

Në Civita\Çifti, protagoniste nuk është  “Ura e djallit”, por ultësira që të con në det. Është panorama mesdhetare. Nga ato valët e detit Jon ku sbarkuan arbëreshët. Nga Pollino shikon drejt detit Jon i cili  më pas vazhdon drejt detit Tirren, ku rrjedh e harlisur, e pastër “Acqua Bella” e lashtë dhe i kthjellët, i vendosur mes maleve që vëzhgojnë rrjedhën e Kratit, një vizion paralel me malet e Shqipërisë; 

Takimi i dytë është me njerëzit me pamje nga Crati, këtu ai sheh dhe vë në dukje rrudhat e malit  “dolce e dormiente \ të fjeturin e ëmbl”, të cilët, duke pritur puthjen e princit për të rizgjuar ndjenjën e gjërave të lashta, nuk u dhanë më për një kohë të gjatë. Dhe pikërisht këtu përqafimi vëllazëror i dy dinastive gjen perspektivën më të mirë për të shprehur qëllimin e skicës.

Liturgjia dhe ikonat bizantine karakterizojnë Katundin arbëresh të Ungrës. Në të ndodhet Katedralja. Çuditërisht  në të ne nuk shohim asnjë kishë, asnjë kampanë, por një rrugë të ndarë nga të dy krahët me shtëpi. E veçanta qëndron se në pikturën e tij  shohim një mal ku është vendosur një kryq. Imzhi i këtij mali na përcjellë tek riti arbëreshëve të Pallazzo Adriano, në Sicili,  të cilët  në çdo fund Gushti dalin në majën e malit, kthehen me fytyrë nga dielli, nga Ballkani shqipfolës prej nga  kishin ardhur dhe kujtonin të parët e tyre.Ndërsa  Salina, shfaqet me gjithë bukurinë e saj natyrore, duke njohur vlerën e bashkëjetesës civile. Një rrugë ku ky frymon shoqëria sociale, pa i dhënë asnjë drit hije një akti  besimi apo drite hyjnore.

Artisti Kodra ndalon në katundin e Bregut, nga ku vështron fushën e Sibarit nga Krati deri në Trionto. Territor  i pakicës minoritare arbëresh, që kishte një fanar, dhe shkëmb guri mbi të cilët qëndronte madhështor, tashmë lakuriq në intimitetin e tij. 

Autori ecën me hapat e arbëreshit.

Mbërrin në male nga ku lartësia ekstreme e një Katundi bëhet altar rrezatues. Jemi në Platci, arbëreshë punëtor. Nga deti Jon shohim Fushën e Sibarit, dhe ky katind  shndërrohet në një perlë brenda një guacke, këtu komuniteti i vogël mbetet i mbledhur në një copëz qielli qendisur me yje zhytur në gjelbërimin e pemëve. 

Kodra mban shënim udhëtimin bizantin, mikpritës dhe dashamirës. Mbërrin në vendin e mjekëve, Cosmo e Damiano, të famshëm për shenjtërorët e tij; Këtu, katundi si një kornizë mes ullinjve dhe vreshtave plot gjelbërim, i shtojnë Kodrës frymëzimin në rrugëtimin e tij sa shpirtëror aq rdhe fizik mbi botën arbëreshe.

Intinerari e çon më tej në tokën e  Shën Sofisë, e cila që  nga shek IX  lutej me fytyrën nga Kostandinopoli. Ky katund e  shtrirë në një kodër të gjatë me perspektivën sugjestive bujqësore si dhe  të bukurisë unike dhe të rrallë. Shén Sofia e Epirit stacionin historik, më i ekspozuari, më i qëndrueshëmi, dhe më i lulëzuari i komunitetit arbëresh në Itali, i përcaktuar si vendi i përballjeve të vazhdueshme por edhe figurave artistike qé meritojné mé shumé njohje, mé shumé vlerésime si ajo e Pasquale Bafit.  Çfarë mund të themi për Vallja,ceremonia e pranverés, e kostumeve qé meritojné dinjitetin e tyre, apo  për luginën e besimeve, me dy kishat që shkojnë krah për krah dhe nuk reshtin kurrë  së ecuri për bri njëra tjetrës. 

Shpirtin e tij e thërret si një jehon San Dimetrio, historia e tij në koncertin recital, artikulohet në kolegjin e famshëm, “Shën Adriano” dhe pikërisht këtu eseja ironike dërgon në mënyrë delikate një mesazh kujteses së humbur.

Me këto sinteza të vogla artistike, paralajmëruese, mjeshtri synonte të “lejë një gjurmë të pashlyeshme të përvojës së tij ndriçuese, e cila filloi jo më pak se njëzet vjet më parë dhe tani analizohet me edukim dhe një bollëk detajesh, gjithmonë shumë hermetike, për të shmangur tronditjen e inteligjencës së mendimtarëve të shumtë të lirë vendas, apo dijetarëve të mëdhenj të hutuar”. 

Një itinerar ose akt dashurie që shprehet në dosjet e tij me një “diell më të madh që lind, një det gjithmonë blu, por që anon në të kaltërt, si dhe kodra të gjelbërta të  bleruara”. 

Kodra, në veprën e tij të rrëmben me karakterin paradoksal, pjesë e pikturave të tij, ku përmbajtja e tyre nga  njëra anë nënkupton “vdekjen e realitetit”, nga ana tjetër rikthen përvojën e përditshme për një rilindje.

Kodra, iu la arbërshëve ambiente sintetike e monumentale me vëllime thelbësore të natyrës së tyre, dhe në një farë mënyre iu la  ngjyrat e jetës në një një art analitik; shpresën, besimin, illuminizmin\dritën që mbartin një stil sa më  pranë asaj që është realistik, një prerje formale në stil dhe  më pak gjeometrike e të ngurtë, por i dha atij udhëtimi forma disi më të zbutura. 

Falenderojmë  arkitektin Arkitektin arbëreshë Z. Atanasio Pizzi, për këtë vështrim artistik dhe kulturor mbi botën arbëreshe në veprën e të madhit piktor Ibrahim Kodra. 

Në vijim pikturat e artistit Ibrahim Kodra në  Acquaormosa, Civita, Frassineto, Lungro, Macchia, Platani, San Benedetto Ullano. 

Intervistoi  dhe përgatiti materialin në shqip, Ornela Radovicka 

Qëndra albanalogjike mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe themeluar nga A. Bellusci 1980

C:\Users\iljas\Downloads\IMG-20240318-WA0007.jpg
C:\Users\iljas\Downloads\IMG-20240318-WA0008.jpg
C:\Users\iljas\Downloads\IMG-20240318-WA0012.jpg
C:\Users\iljas\Downloads\IMG-20240318-WA0009.jpg
C:\Users\iljas\Downloads\IMG-20240318-WA0010.jpg
C:\Users\iljas\Downloads\IMG-20240318-WA0011.jpg

Filed Under: Kulture

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 70
  • 71
  • 72
  • 73
  • 74
  • …
  • 547
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Garancia Publike për Emigrantët
  • Nëntë njohje de-facto për Kosovën
  • RIZGJEDHJA E PRESIDENTES OSMANI ËSHTË INTERES SHTETËROR DHE KOMBËTAR
  • Stuhi dimërore historike në SHBA: Mbi 10 mijë fluturime të anuluara, miliona qytetarë nën akull, borë dhe të ftohtë ekstrem
  • KELETI UJSÁG (1931) / “NJË MUAJ PRANË MBRETIT ZOG, THEMELUESIT TË SHQIPËRISË MODERNE…” — INTERVISTA ME MÁRTON HOSSZÚ, PIKTORIN NGA KOLOZSVÁR-I
  • Si “Albanian Mafia” zëvendësoi Cosa Nostra-n dhe po rrezikon Shqipërinë
  • Për vendlindjen, komunitetin e kombin…
  • Kur liria e njërit, bëhet burgu i tjetrit 
  • Eleganca në mërgim – gruaja me mantelin e Shqipërisë
  • Çfarë na ka mbetur nga trashëgimia e Ismail Qemal Vlorës?
  • Përkujtojmë në ditën e lindjes poetin, shkrimtarin dhe dramaturgun e shquar Viktor Eftimiu
  • 𝐖𝐢𝐧𝐬𝐭𝐨𝐧 𝐂𝐡𝐮𝐫𝐜𝐡𝐢𝐥𝐥 𝐝𝐡𝐞 𝐃𝐞𝐭𝐚𝐧𝐭𝐚 𝐋𝐢𝐧𝐝𝐣𝐞-𝐏𝐞𝐫𝐞̈𝐧𝐝𝐢𝐦
  • DËSHMI LETRARE E NJË KOHE TRAGJIKOMIKE  
  • SHBA dhe arkitektura e re e paqes globale: Diplomacia strategjike dhe ndërtimi i rendit të ri ndërkombëtar në epokën e demokracive të avancuara
  • Isa Boletini, Rënia si Akt Themelues i Ndërgjegjes Kombëtare dhe Alarm i Përhershëm i Historisë Shqiptare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT