
Intervistoi dhe përgatiti materialin në shqip, Ornela Radovicka
Qëndra albanalogjike mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe themeluar nga A. Bellusci 1980
Një Vështrim artistik dhe kulturor nga arkitekti Atanasio Pizzi
Takojmë arkitektin Atanasio Pizzi, arbërshë nga Shën Sofia,me banim në Napoli\ Itali,i cili është edhe një hulumtues i botës arbëreshe. Në këtë takim folëm mbi një veshtrim artistik e kultural mbi pikturat e Ibrahim Kodrës. “Nuk do të ndalem në veprat e Ibrahim Kodrës, sepse duhet të jesh gjeni i kësaj fushe dhe këtë ia lë specialistëve- na thotë Atanasio Pizzi- por Kodra duke pikturuar edhe një sërë veprash mbi botën arbëreshe,e ndjejë këtë artist piktorin tim. Kodra është një nga piktorët më të famshëm të botës shqiptare me përmasa ndërkombëtare, dhe që në veprat e tij ai përfshiu edhe botën arbëreshe- na thotë arkitekti Atanasio Pizzi- Kodra lindi në Ishëm, më 22 prill 1918 dhe u nda nga jeta më 7 shkurt të 2006 në Milano, Itali. Janë mbi 6 mijë vepra,të Kodrës të cilat janë të shpërndara në muzeume, koleksionistë. Rreth 2 mijë vepra të tij janë të regjistruara dhe të dokumentuara, ndër to bëjnë bëjnë pjesë edhe 13 vepra të cilat Kodra ia kushtoi ngulimeve arbëreshe në Kalabri.
Kur zëmë në gojë termin “Arbëri”, menjëherë mendja do të na shkojë te komuniteti arbëresh, ai popull që vazhdon të ruaj bagazhin e lashtë të identitetit në një mënyrë që të mos komprometohet.
Me emrin e lartpërmendur, “Arbëri”, edhe pse në formë abstakte, përfytyrohet një “shtet i ri gjeopolitik”, pavarësisht se pakica e njeh veten vetëm dhe ekskluzivisht në deklaratën Rajonit si një Popullsi të pakicave historike.
Historia, na rrëfen dhe na kujton se ardhja e popullsisë arbëreshe në këto territore, për hirë të atij organizimi historik si ai i Gjergj Kastriotit i cili përfundoi me mirëseardhjen dhe integrimin e këtij populli pa paragjykime apo pushtime të çfarëdo lloji, por me të vetmin parim;atë të ruajtjes së rrënjëve në përballjen e vërtetë me popullsinë vendas.
Ibraim Kodra, në veprën e tij shkundi jo vetëm plurin e harresës, por vuri në evidencë karakterin historik, evidenzohet bukuria artistike ku ekstrapolohet një tabellë pitagorike e skizuar sipas metrikës pamore të artistit, ju shtrohet një mendim spontan por edhe një kulturë të një besimi në të dy spondet e Adriatikut sot.
Pikturat e “Katundeve” arbëreshe, Kodra iu ka dhënë një vështrim të hollësishme, sa introspektive aq edhe “ Paraljmëruese “ në detajet e saj. Me elementet e artit të tij ai i njeh botës arbërore edhe se çfarë ka ndodhur në botën shqiptare përgjatë këtyre gjashtë shekujve pas largimit të arbëreshëve nga toka mëmë.
Tematika e veprave të tij janë shumëngjyrëshe.
Stili i tij të ndikimi kubist brenda historisë së artit shqiptar i shton përvojën absolutisht revolucionare.
Gjykimi në veprën e tij është i motivuar nga fuqia e thellë inovative të kubizmit në atë kohë ku krahas mosartikulimit të plotë të vërtetësisë figurative të imazhit, duhet të merret parasysh edhe ai kuadri teorik i kërkimit mbi stilin e tij artistik.
Pikturat e Kodrës janë sckiza që marrin nuanca, janë quadrate shtëpishë që metamorfozohen në figura humane dhe simbolizojnë akte bashkimi, janë duar që flasin, kominikojnë, prekin, ndjejnë. Në këto vepra ndihet sensibiliteti i një botë vëllazërore, midis botës arbëreshe dhe asaj shqiptare, Dy vëllezër të larguar por që kurrë nuk harruan njeri tjetrin ku keqardhja e vetme derdhet në formën e kambanave, kryqi ne formën e henes.
Në stilin e tij Kodra vëzhgon realitetin arbëresh nga këndvështrime të shumta dhe i rikompozon dhe duket se sjell një dimension shtesë në imazhin tradicional.
Protagonistët e vërtetë në veprat e tij janë: Dielli, hëna, ku këndvështrimi i tij personal modern dhe duket sikur përqëndrohet në dimensione hapësinore, lartësi, thellësi. Duket sikur koha nuk është element. Ndoshta sepse shekujt ka ngelur aty ku u lanë e ku ky popull u nda. Gjithshka në vepërn e autorit mbi udhëtimet tek arbëreshët kthehet në referencë në mbetjet e stolive identitare.
Ngjyra “ BLU” ashtuquajtur “periudha blu” që në artin e Kodrës mund të quhen nota malinkonie, duke patur parasysh ndikimin kubizmin e Pikasos. Një blu, që i përket pjesës qiellore dhe gjithmonë e më tepër në lëvizjen e saj shëndërrohet në të kaltër.
Syri i një piktori të një kalibri si ai i Kodrës arrin të kuptoj edhe shpreh në mënyrë të pakënaqshme periudhën e abuzimeve të ndërtimeve të viteve gjashtëdhjetë të shekullit të kaluar. Shumë interesant ngelet ai xhesti i përqafimit të dy banesave, shëndërruar në antropologji. Ku krahët që përqafojnë bëhen sintezë e “krahëve” të gjitonisë arbërshe, të cilat me pesë shqisat e tyre krijojnë aglomeraton.
Ai “përqafim” është ai gjak i shprishur, termin që intelektuali arbëresh Torriello, e përdori për herë të parë me botën arbëreshe.
Kodra, ishte mjeshtri i madh i formimit oriental ku ai u rrit, por ai pati edhe ndikimin perëndimor ku studioi dhe u pais me kulturën artistike. Pjesa e fëmijërisë së tij mbetet dëshmitar/interpretues, për shka të atyre ngjyra të një trysnie të fortë, të cilve Kodra iu shtoi atyre edhe linjën e identitetit të pacenuar, identitet për tu ndjerë arbër, të cilëve iu ra fati i mërgimit, por që rrënjosën dhe mbrojtën në kujtesën e tyre kolektive historinë, deri diku gjuhën dhe kulturën prej nga kishin ardhur.
Kodra përshkoi dhe hodhi në letra 12 qytezat arbëreshe;San Benedetto Ulano, Acquaformosa, Lungro, Frascineto, Civita, Plataci, Spezzano Albanese, Santa Sofia d’Epiro, San Demetrio Corone, Macchia, Vaccarizo Albanese, dhe në San Giorgio Albanese, San Cosmo Albanese. Kromatizmi piktoreske i Kodrës në këto vepra shëndërrohet në një rrugëtar të atij udhëtimi i cili ndjek shtigjet e rrënjës së përkatësisë. Këmbët e autorit shkelën trojet ku arbëreshët dhanë mund, djersë, por edhe gjak. Sytë e tij u përmalluan me këto foleza ku ishin vendosur vëllezërit e tij.
Kodrai preku, i soditi këto vende me shikimin e tij të njomë, sperkati në fleta konture “kuadrata të gjalla”, u dha atyre formën antroplologjike, i ofroi publikut një tabull identoteti formuar me ngjyrat e tokës, të diellit, të detit si dhe përqafime vëllazërore të cilat kurrë nuk u shteruan.
Artisti ndjen frymën, flladin plot aroma dhe shije, myshkun e pragjeve, dhe interpreton për çdo ngulim kuptimin e komuniteteve arbëreshe, sipas një vizioni “Guernica Arbëreshë”, duke shtuar notat historike të qëndrueshme, identike, pa ndërprerje, të gjallë, të një epopeja pesqind vjet, të këtij populli. Një popull që treguan në shekuj arkitekturën e tyre, fizionominë e një populli punëtor, artista të gurit, njerëz që pastruan territoret që gjetën,i trasformuan ato në fusha buka, ndërtuan banesat e tyre, dhe i kthyen gjitonitë, si ambjentet më të vyera e të këndshme. Në fund të fundit çfarë është gjitonia. Janë nerëzit e një gjaku, ku vihen në përdorim 5 shqisat. Një rregullator të jetës sociale.
Në ato skiza, mes atyre linjave meridiane e paralele gërshetohen mendimet midis zemrës dhe mendjes së arbëreshëve, të një Arbërie që shtrihet në kohë dhe në hapsirë. Një Arbëri me një populli mikpritës, me shpirtin e këngës, ku kambanat e ndjenjave risjellin, atë besim që arbëreshët mbajtën për rreth gjashtë shekuj, ndërsa matan detit lutjet të pashprehura me britma e të përhapura nga minaret. Një vizion i ndërtuar nga gjenialiteti i përbashkët. Itinerari artistik i Kodrës bëhet një akt dashurie dhe keqardhjeje.
Në veprën e tij mbi arbëreshët, udhëtimi shpirtëror i Kodrës fillon në Pollinon e poshtëm.
Në Civita\Çifti, protagoniste nuk është “Ura e djallit”, por ultësira që të con në det. Është panorama mesdhetare. Nga ato valët e detit Jon ku sbarkuan arbëreshët. Nga Pollino shikon drejt detit Jon i cili më pas vazhdon drejt detit Tirren, ku rrjedh e harlisur, e pastër “Acqua Bella” e lashtë dhe i kthjellët, i vendosur mes maleve që vëzhgojnë rrjedhën e Kratit, një vizion paralel me malet e Shqipërisë;
Takimi i dytë është me njerëzit me pamje nga Crati, këtu ai sheh dhe vë në dukje rrudhat e malit “dolce e dormiente \ të fjeturin e ëmbl”, të cilët, duke pritur puthjen e princit për të rizgjuar ndjenjën e gjërave të lashta, nuk u dhanë më për një kohë të gjatë. Dhe pikërisht këtu përqafimi vëllazëror i dy dinastive gjen perspektivën më të mirë për të shprehur qëllimin e skicës.
Liturgjia dhe ikonat bizantine karakterizojnë Katundin arbëresh të Ungrës. Në të ndodhet Katedralja. Çuditërisht në të ne nuk shohim asnjë kishë, asnjë kampanë, por një rrugë të ndarë nga të dy krahët me shtëpi. E veçanta qëndron se në pikturën e tij shohim një mal ku është vendosur një kryq. Imzhi i këtij mali na përcjellë tek riti arbëreshëve të Pallazzo Adriano, në Sicili, të cilët në çdo fund Gushti dalin në majën e malit, kthehen me fytyrë nga dielli, nga Ballkani shqipfolës prej nga kishin ardhur dhe kujtonin të parët e tyre.Ndërsa Salina, shfaqet me gjithë bukurinë e saj natyrore, duke njohur vlerën e bashkëjetesës civile. Një rrugë ku ky frymon shoqëria sociale, pa i dhënë asnjë drit hije një akti besimi apo drite hyjnore.
Artisti Kodra ndalon në katundin e Bregut, nga ku vështron fushën e Sibarit nga Krati deri në Trionto. Territor i pakicës minoritare arbëresh, që kishte një fanar, dhe shkëmb guri mbi të cilët qëndronte madhështor, tashmë lakuriq në intimitetin e tij.
Autori ecën me hapat e arbëreshit.
Mbërrin në male nga ku lartësia ekstreme e një Katundi bëhet altar rrezatues. Jemi në Platci, arbëreshë punëtor. Nga deti Jon shohim Fushën e Sibarit, dhe ky katind shndërrohet në një perlë brenda një guacke, këtu komuniteti i vogël mbetet i mbledhur në një copëz qielli qendisur me yje zhytur në gjelbërimin e pemëve.
Kodra mban shënim udhëtimin bizantin, mikpritës dhe dashamirës. Mbërrin në vendin e mjekëve, Cosmo e Damiano, të famshëm për shenjtërorët e tij; Këtu, katundi si një kornizë mes ullinjve dhe vreshtave plot gjelbërim, i shtojnë Kodrës frymëzimin në rrugëtimin e tij sa shpirtëror aq rdhe fizik mbi botën arbëreshe.
Intinerari e çon më tej në tokën e Shën Sofisë, e cila që nga shek IX lutej me fytyrën nga Kostandinopoli. Ky katund e shtrirë në një kodër të gjatë me perspektivën sugjestive bujqësore si dhe të bukurisë unike dhe të rrallë. Shén Sofia e Epirit stacionin historik, më i ekspozuari, më i qëndrueshëmi, dhe më i lulëzuari i komunitetit arbëresh në Itali, i përcaktuar si vendi i përballjeve të vazhdueshme por edhe figurave artistike qé meritojné mé shumé njohje, mé shumé vlerésime si ajo e Pasquale Bafit. Çfarë mund të themi për Vallja,ceremonia e pranverés, e kostumeve qé meritojné dinjitetin e tyre, apo për luginën e besimeve, me dy kishat që shkojnë krah për krah dhe nuk reshtin kurrë së ecuri për bri njëra tjetrës.
Shpirtin e tij e thërret si një jehon San Dimetrio, historia e tij në koncertin recital, artikulohet në kolegjin e famshëm, “Shën Adriano” dhe pikërisht këtu eseja ironike dërgon në mënyrë delikate një mesazh kujteses së humbur.
Me këto sinteza të vogla artistike, paralajmëruese, mjeshtri synonte të “lejë një gjurmë të pashlyeshme të përvojës së tij ndriçuese, e cila filloi jo më pak se njëzet vjet më parë dhe tani analizohet me edukim dhe një bollëk detajesh, gjithmonë shumë hermetike, për të shmangur tronditjen e inteligjencës së mendimtarëve të shumtë të lirë vendas, apo dijetarëve të mëdhenj të hutuar”.
Një itinerar ose akt dashurie që shprehet në dosjet e tij me një “diell më të madh që lind, një det gjithmonë blu, por që anon në të kaltërt, si dhe kodra të gjelbërta të bleruara”.
Kodra, në veprën e tij të rrëmben me karakterin paradoksal, pjesë e pikturave të tij, ku përmbajtja e tyre nga njëra anë nënkupton “vdekjen e realitetit”, nga ana tjetër rikthen përvojën e përditshme për një rilindje.
Kodra, iu la arbërshëve ambiente sintetike e monumentale me vëllime thelbësore të natyrës së tyre, dhe në një farë mënyre iu la ngjyrat e jetës në një një art analitik; shpresën, besimin, illuminizmin\dritën që mbartin një stil sa më pranë asaj që është realistik, një prerje formale në stil dhe më pak gjeometrike e të ngurtë, por i dha atij udhëtimi forma disi më të zbutura.
Falenderojmë arkitektin Arkitektin arbëreshë Z. Atanasio Pizzi, për këtë vështrim artistik dhe kulturor mbi botën arbëreshe në veprën e të madhit piktor Ibrahim Kodra.
Në vijim pikturat e artistit Ibrahim Kodra në Acquaormosa, Civita, Frassineto, Lungro, Macchia, Platani, San Benedetto Ullano.
Intervistoi dhe përgatiti materialin në shqip, Ornela Radovicka
Qëndra albanalogjike mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe themeluar nga A. Bellusci 1980