• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Teatri arbëresh në Frasnitë, një shpirt i gjallë e shëmbullor për ruajtjen e gjuhës arbërore

May 13, 2024 by s p

Është mbrëmje dhe gjendemi në Frasnitë, një ngulim arbëresh në Kalabri. Në këtë qytezë Lidhja e  Krijuesve në Mërgatë zhvilloi aktivitetin e tij vjetor e quajtur “Pranvera Arbëreshe” pranë Bibliotekës internacionale A. Bellusci.. 

Bëhem gati shpejt e shpejt dhe nisem tek auditoriumi. Ndërsa ecën ë këtë qytezë zhytesh në një dialektikë ku frymarrja dhe mendimet dialogojnë, e lënë  hieroglifet e tyre në këto rrugica, arkitektura 400 vjeçare. Rrugicat e gjitonisë janë të ngushta. Hedh sytë. Shikon stema shtëpish eleganca e një epoke, të shoqëruar nga një heshtje  e zhurmshme shekullore. Mbartin  pat’hos, janë solemne e të trishtueshme. Një skenografi  dramatike, në pragjet e tyre  copëza- jete. 

Heshtje e këtyre shtëpive “ të boshatisura”, Boshlleqe që lihen të zbuluara 

“..il dolore non sta sulla carne, ma sul tempo”…

Tek një  parvazë  ka mbirë  lulkuqja dhe bari i egër, 

e si nëpër mugëtirë ndien atë profumin e një malinkonie të një jete të shkuar.  

Mure që pëshpërijnë, zgavra që ulurijnë, përpjekje e mundi të  atyre shpirtërave arbëror që kurrë nuk u pikturuan. Të trëmbin luftrat, por të friksojnë edhe këto heshtje shtëpishë ku shumë prej tyre nuk pipëtinë jetë njeriu.  Është e egër qënia njerëzore. Ajo  nuk vret vetëm me armë, ajo  shuan kombe, popuj edhe me asimilimi. 

Si mentesha  të mbërthejnë këto psherëtima të heshtura, e pergamena mendimesh rrjedhin në hapsirë sikur të isha në brendësi të atyre  pikturat sterile të E. Hooper, ku heshtje dhe qënia humane shkrihen në një  fasade inerte.  

Vazhdoj të eci. 

Jam disi me vonesë, por hapat e mia ndjekin  ritmin e kësaj qyteze. Këtu askush nuk vrapon,  edhe hapi im i ngadalshëm duket shumë i shpejt. Dikush i ulur tek stoli pranë kroit të kishës. Bastonin e ka ndër duar dhe kokën varur mbi të. Ndoshta ndjeu hapat e mi. Ngre disi kokën, jap një buzëqeshje, i flas shqip, nuk më kupton, dhe vazhdoj destinacionin.  Mendimet nuk më lënë të shihja përqark. 

Është zëri i Emanueles, një  djalosh arbëresh, avokat nga San Cosmo i cili më therret: 

“Eja, shpjet se po të presim!” 

 Ulem. Salla ishte mbushur plot. Një kontrast me atë çka kisha përjetuar jasht. Nuk vonon, dhe spektali fillon. Aktorët hyjnë në skenë. Gëzimi i spektatorëve shqiptar është shumë i madh.

Nisin debutimin me fjalët arbërisht. Për herë të parë shohin një teatër arbëresh, dhe  me sa duket nuk janë të interesuar për debutimin e tij ,se sa të interesuar për të veçantën e këtij teatri, në gjuhën arbëreshe. Të gjithë sytë nga palkoshenikun. Mjafton fraza e parë dhe sytë e mëndja e spektatorve të ardhur nga diaspora përqëndrohen tek ta. Flasin një gjuhë 600 vjeçare të ruajtur në një atdhe të dytë. Nuk e kanë të lehtë ti kuptojnë frazat, ndikimi i shekujve mbi gjuhë ka bërë punën e saj, por mallëngjehen, se vëllezërit e tyre  vazhdojnë të flasin gjuhën e mëmës dhe tatës të epokës së Sjkënderbeut.   Një emocion shikon në sytë e miqëve të diasporës. Skeçet vijnë njëri pas tjetrit dhe entuziazmi, sentimenti, i të gjithë këtyre artistëve e poetëve si një sinergji e fuqishme shkrihen me njeri tjetri dhe krijojnë atë magji që vetëm gjaku i diasporës me gjakun e shprishur dinë ta krijojnë.

Sot  “ Pitoni-asimilim” i pa mëshirshëm i mbështjellë çdo ditë e më shumë duke i tkurrur  gjuhën deklaruar nga Unesco si gjuhë në rrezik zhdukjeje. Ligji 482\ 99 një ligj i çalët,  që nuk mbulon mësimin e gjuhës së detyrueshme nëpër shkolla, sforcon në maksimum si individin edhe shoqatat për të mbijetuar pa ndihmën e istitucioneve, por në këto qyteza shpirti i arbit rron dhe të destinuar për të qenë të përjetshëm.  

I afrohemi zonjës Lucia Martino, e cila është edhe themeluesja e këtij teatri dhe i kërkojmë të na informojë diçka mbi këtë teatër.

“Unë nuk vij nga një shkollim artistik- na thotë Lucia- Unë jam një profesoresh në  pension dhe kam punuar në Institutin Comprensiv Ernesto Koliqi. Kur ligji 482\99 dha mundësi fakoltative që ne tiu mësonim gjuhën dhe kulturën  fëmijëve, kështu  mendova të hapja laboratorin e guzhinës, ku të flitej arbërisht dhe të bëheshin recetat e guzhinës arbëreshe, dhe në të njëjtën kohë edhe  një laorator të teatrit. Me pak fjalë mësonin gjuhën e të parëve duke u zbavitur. Gramatika iu duhet gjuhëtarëve dhe jo fëmijëve. Kur unë isha e vogël( sot jam 73 vjeç) në shtëpi flisnim vetëm italisht, në shkollë unë nuk dija italisht atë e mësova dalëngadalë në shkollë. Dua t’iu them se në familje dhe në shkollë mësohet gjuha.” 

Kur dola në pension mendova të krijoja një teatër dhe kjo u bë pjesë e shoqatës “Vorea” e cila u krijua në 14 shtator 2014. Këtë vit kemi 10-vjetorin e krijimit të saj. Qëllimi ishte ruajtja, dhe përhapja e gjuhës arbëreshe. Aktiviteti ynë mbahet jo vetëm në auditorium, por e sjellim edhe ne sheshet e katundit tonë. Teatrin nga viti në vit kërkojmë ta pasurojmë, me skeç, me parodi, e komedi. Por puna jonë e pa ndalur ka bërë që të paraqisim edhe dy vepra kulturale; Legjenda e Kostantinit dhe Jurendinës, dhe të fabulës “Ish një herë Pinoqi”, të cilat i kemi paraqitur edhe në Tiranë dhe Ulqin” – përfundon mësuese Lucia.

Spektali që pamë në mbrëmjen e datës 5 Maji  ishte i mberkullueshëm. 

Serioziteti dhe angazhimi i këtyre aktorëve amator që debutojnë në një gjuhë, të cilën nuk e e shkruajnë, dhe  as nuk frekuentohet në shkollë e detyrueshme, por vetëm trasmetohet brez pas brezi, në shekuj në familje, i bënë të gjithë këta aktor të mbrekullueshëm më tepër se sa profesionistët e vërtetë. 

Mbyllen perdet dhe një nga një dalin këta aktorët në moshë të rritur. Amato Elena, Marietta di Cunto, Pace Salvadore, Stabile Maria Pia, Cecarini Gemma, Basile Salvadore, Ferrari Margarita.  Këta aktor kanë edhe një rregjisore,  quhet Ima Guarisci e cila nuk është arbëreshe, por duke parë përpjekjet  që  bëjnë këta arbëresh për të ruajtur gjuhën dhe kulturën e tyre, edhe ajo vendos jo vetëm profesonalizmin e saj por edhe shpirtin .

Komeditë shkruhen nga i madhi Vicenzo Bruno.  

Sot,në auditorium  ka spektatorë të veçantë, mbledhur nga e gjithë  Diapora: Franca, Gjermani, Austri, Slloveni, Mal të Zi, Maqedoni, Shqipëri, Kosovë. Marrin pjesé kryetari i Lidhje sé Krijuesve né Diasporé Z. Musa Jopulli,  Sekretari Z. Mentor Thaqi, Miku i madh i arbéreshéve  Gazetari Rexhep Rifati, Hulmtuesi, studiuesi dhe autor i dhjetrave librave z.Hazir  Mehmeti me banin në Austri, Mbështetësi i gjuhës dhe kulturës arbëreshe Z. Heset Ahmeti, Studiuesi  slloven Petro Stoka, Arkitektja dhe kryetarja e shoqatës Gjenocidi në Kosovë Z. Shqipe Bytyqi,  Koordinatori i hapjes së 105 shkollave të  gjuhës shqipe në zvicër  Z. Vaxhid Sejdiu dhe dhe Bashkshortja e tij mësuesja  Qefsere Sejdiu, Atelier Sokol Hametaj nga Franca,  pIktori Milazim Ukëhaxhaj, e  me dhjtra e dhjetra mësues, mjek,  intelektualë të diasporës,  dashamirës dhe miq të botës arbëreshe. Merrnin pjesë edhe shumë arbëresh si  mësuesja Antonieta Rimoli, Francesco Frega, Emanuele Rossanuova, Michele Greco etje.. 

Lucies, i kanë ardhur vëllezërit dhe motrat anë e mbanë Europës dhe ajo si gjithmonë nuk kursehet. Ajo kishte përgatitur për ta një bufe tipike arbëreshe. 

Ishte një mbrëmje shumë e bukur dhe emocionuese. Atë mbrëmje ishte edhe Këngëtari Francesco Frega i cili i dha mbrëmjes atë ton gazmor duke improvizuar një program spontan, me  repertor të këngëve  arbëreshe. U ndiemë kaq mirë, sa dikush edhe u përlot. 

U kthyem në dhomat tona më të pasur, dhe më përgjegjës për atë ç’ka ndodh e po ndodh  mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe e cila po asimilohet nga dita në ditë, dhe që mbahet gjallë falë këtyre arbëresheve.  

Arbërisë  së arbëreshëve duhet t’iu jemi mirënjohës që me forcat e tyre kërkojnë sado pak të mbajnë gjallë gjuhën. Lucia është edhe themeluese e shoqatës “Vorea”, fru edhe të një vepre letrare; La donna Arbereshe, Ieri, Oggi, e Domani.(tra sacro e profano). Me autorë Emilia Blaiotta, Lucia Martino, Flavia D’Agostino e Lucrezia Lindia. Prefazione di Adela Kolea

Design: Francesco Di Benedetto.  Libri është një himn i gruas arbëreshe, e cila ishte edukuatore,  sepse iu jepte kulturën arbëreshe, ishte mësuese sepse iu trasmetonin gjuhën fëmijëve, ishte një artiste sepse qepnin kostumin arbëresh me duart e tyre, ishte një patriote,  dhe amvisë shumë e mirë. Gratë, dje, sot dhe nesër, një vazhdimësi në epopene e tyre, si krijuese,  sa nobile, por edhe aq  trime,e të zonjat që mbanin mbi shpatull  shtëpinë, miqësinë e shoqërinë.   

Lucia, ka dhënë dhe jep një kontribut të madh dhe për këtë është vlerësuar  dhe nderuar me shumë tituj e çmime, por Lucia  ngelet në zemrën e cilit do që e  takon si një  grua fisnike  

Siç e shohim, Arbëria nuk është thjesht  e gajdexhinjëve, që iu bien lëkurave  e i fryjnë pipzave.  Arbëria, është artë, mbajnë polifoninë e hershme, është vazhdimësi e një folklori të mbijetuar, e shenjtë dhe e përcjellë  me dashuri e fisnikëri.  

Arbëri, shkroi gjuhën e vet, në dejet e tij. Arbëri edhe  pse sot i tkurrur vazhdon ta përfaqësojë atë identitetin e tij  në një mënyrë mahnitëse.  Kjo Arbëri nuk është e padukshme, ajo po ulurinë me të gjithë format e saj.  Kjo Arbëri, është e lënë në indiferencën e atyre  të cilët  nuk duan ta shohin, nuk  ta prekin,  nuk duan ta mbështesin, me dinjitet ashtu siç e meriton.  Gjuha mëmë është e drejta e tyre. 

Mos harroni këtë Arbëri. Ne ikim e vijmë, brohorasim për ato pak orë që qëndrojmë  duke thënë: sa e bukur, sa mirë që e kanë ruajtur gjuhën,  dhe shpesh kur ikin nuk kthehet koka më prapa tek këta njerëz me gjak Arbëri, ku shpirti  i të cilit rron! 

Arbëria, nuk është atavizëm. Është qytetërim. Arbëria është dinjitose, nuk kërkon mëshirë,  as vuan nga deliri i madhështisë. Arbëria kërkon vendin e saj në hapsirën e saj që meriton.

Në këto qyeza falë këtyre arbëreshëve, rron ajo vlerë e qytetërimit  dhe e kulturës e mbi të gjitha të kësaj gjuhe e cila u ka mbijetuar dhunimeve të kohës, natyrës, njerëzve, globalizimit.

Etnia Arbëreshe prej 600 vjetësh

Është në sytë e mbarë botës si  pistili luleve të bajames, 

të  përsosur dhe në të njëjtën kohë të pa përsosur, 

por që  bletët këto lule i tërheqin shumë se kush lule tjetër…     

…Të ringjallësh identitetin, 

fillo  nga ajo pakëz që ka ngelur, 

e këtë  humus, spërkate me frymën e dashurisë…!

….Arbëreshët,i ngjajnë feniksit

Ringjallen, edhe atëherë kur duken të djegur!

Arbëria është e destinuar për të qenë e përjetshme !

Mos harroni aty ku është një arbëresh është një Arbëri! 

Në vijim disa sekuenca nga teatri, Fotografi i tyre është Pierfrancesco Ferrari . Një fotgraf gjithmonë i pranishëm në çdo detajë të botës arbëresh. Askush si ai nuk qëndron çdo ditë pa fotografuar çdo pjesë që rrethon këtë qytezë të botës arbërshe. 

Ornela Radovicka 

Qëndra albaologjike A. Bellusci themeluar 1980  

C:\Users\iljas\Downloads\IMG-20240506-WA0007.jpg
C:\Users\iljas\Downloads\facebook_1715359377099_7194738696807688783.jpg
C:\Users\iljas\Downloads\facebook_1715359311917_7194738423412976734 (1).jpg
C:\Users\iljas\Downloads\facebook_1715359299171_7194738369954160498.jpg
C:\Users\iljas\Downloads\FB_IMG_1715008266913 (1).jpg
C:\Users\iljas\Downloads\FB_IMG_1714975850218.jpg
C:\Users\iljas\Downloads\facebook_1715359127784_7194737651103869505.jpg
C:\Users\iljas\Downloads\FB_IMG_1714975567432.jpg
C:\Users\iljas\Downloads\FB_IMG_1714975869926.jpg
C:\Users\iljas\Downloads\FB_IMG_1714975858824.jpg
C:\Users\iljas\Downloads\FB_IMG_1715008266913.jpg
C:\Users\iljas\Downloads\FB_IMG_1715408032358 (1).jpg

Filed Under: Mergata

“Kolegji i Kirurgëve të Kosovës” në Parlamentin e Austrisë

May 10, 2024 by s p

Kryetari i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, Prof. Dr. Rifat Latifi, bashkë me nënkryetaren e KKK- së për Austri, Dr. Lumnije Kqiku, kanë vizituar Parlamentin e Austrisë, ku janë pritur nga deputetë të këtij institucioni. Temë diskutimi ishte bashkëpunimin mes Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, Parlamentit të Austrisë dhe shtetit austriak në projekte të ndryshme shkencore dhe të forcimit të organizatës së kirurgëve

Ky takim pune ishte i organizuar me kërkesën e deputetit austriak dhe kryetar i Shoqatës së Miqësisë Austri-Kosovë, Andreas Minnich. Në këtë takim mori pjesë po ashtu deputeti Prof. Dr. Josef Smolle, profesor universitar dhe ish rektor i Universitetit të Mjekësisë në Graz gjatë periudhës kohore 2008-2016, si dhe përfaqësuesit të Ambasadës së Kosovës në Austri, duke filluar me Albinot Bimbashi, i ngarkuar me punë në ambasadën tonë, dhe përfaqësues të tjerë të organizatave të ndryshme.

Me këtë rast. kryetari i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, Prof. Dr. Rifat Latifi, prezantoj para deputetëve dhe mysafirëve në parlamentin austriak, punën e Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, si një shembull konkret për ri-ndërtimin e shëndetësisë në vendet në zhvillim dhe shndërrimin e shëndetësisë së vrarë të vendeve pas konfliktit, ne shembull të mirë të përparimit organizativ, teknologjik dhe klinik, për te cilin Austria po tregon interesim te jashtëzakonshëm.

Ai shpalosi aktivitetet dhe rritjen në pesëvjeçarin e parë të KKK-së. dhe me tutje nënvizoi planet ambicioze për dhjetëvjetorin e ardhshëm të KKK- së në veçanti krijimin e Qendrave të Ekselencës, sikurse Qendrën e Avancuar të Simulimit, Edukimit, Trajnimit dhe Hulumtimeve Shkencore, ose siç e quajti Latifi “Kullën e Kirurgjisë” dhe shpalosi nevojën për krijimin e Qendrës Komprehensive- Gjithëpërfshirëse, Qendrën Onkologjike të Kosovës, dhe për projekte tjera të rëndësishme për Kolegjin e Kirurgëve të Kosovës dhe shëndetësinë e vendit tonë.

“Gjatë kohës time si Ministër i Shëndetësisë, ne përcaktuam diagnozën e shëndetësisë, që kërkon krimin e 12 Qendrave të Ekselencës, e tash është koha të krijomë partneritet me miqtë tanë të vërtetë për krijuar e një infrastrukture moderne të Kirurgjisë në Kosovë” tha ai.

Prezantimi i Prof. Latifit ishte shumë përmbajtjesor dhe domethënës për zhvillimin e sistemit shëndetësor në Kosovës, me ç, rast u hapën dyert të reja të bashkëpunimit për projekte të kësaj fushe, mes Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës dhe institucioneve të Austrisë në këtë rast të Parlamentit.

Kurse, deputetët austriak, Prof. Dr. Josef Smolle dhe Andreas Minnich, falënderuan Prof. Dr. Latifin për takimin dhe për mundësinë e bashkëpunimit mes Parlamentit të Austrisë dhe Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, duke shtuar se ishte kënaqësi të bisedohej më një ekspert si Dr. Latifi, i cili përmes punës së tij në shumë vende të botës ka ndihmuar në transformimin e shëndetësisë duke përdorur avancimet teknologjike.

Përndryshe, kjo vizite ishte vazhdimësi e prezantimit te Prof. Dr. Rifat Latifit të mbajtur kohë më parë në Akademinë Diplomatike në Vjenë, me temën: “Transformimi i Sistemit Shëndetësor në Vendet Pas Konfliktit”, kur deputeti z. Minnich ka qenë pjesëmarrës dhe një nga diskutuesit kryesor. Të gjithë u pajtuan se duhet forcuar edhe më tej miqësinë Austriake-Kosovare dhe se ka mundësi reale për ndihmë serioze nga Austria dhe institucionet e Austrisë e Kosovës përmes platformës konkrete të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës.

Filed Under: Mergata

Faleminderit për trashëgiminë e jashtëzakonshme…

May 6, 2024 by s p

Endrit Topalli/

Ndërsa Dom Ndue Gjergji del ne pension, ne festojmë trashëgiminë e tij të jashtëzakonshme, e shënuar nga 51 vjet si meshtar dhe 27 vjet në shërbim i përkushtuar ndaj komunitetit Shqiptaro-Amerikan. Dom Ndue nuk ka qenë vetëm një udhëheqës shpirtëror, por edhe një ze i pasionuar për çështjen kombëtare shqiptare, duke luajtur një rol kyç në lëvizjen për pavarësinë e Kosovës. Përkushtimi i tij ndaj drejtësisë dhe lirisë, së bashku me ndikimin e thellë në jetën shpirtërore dhe në avokimin politik për komunitetin e tij, ka lënë një shenjë të pashlyeshme në zemrat dhe historinë tonë.

Ne nderojmë një njeri që jeta e tij ka qenë dëshmi e shërbimit, besimit dhe përkushtimit të palëkundur ndaj popullit të tij. Ndërsa ai përfundon këtë kapitull të udhëtimit të tij, ne reflektojmë mbi kontributet e tij të mëdha me mirënjohje të madhe dhe presim me padurim udhëzimet dhe mençurinë e tij të vazhdueshme. Dom Ndue, faleminderit për udhëheqjen tënde të guximshme dhe përkushtimin e palodhur ndaj komunitetit tonë dhe çështjes sonë. Qoftë trashëgimia jote frymëzim për brezat e ardhshëm. 🇦🇱🇦🇱

Filed Under: Mergata

Lamtumirë Ali Lajçi, luftëtar i UÇK-së

May 2, 2024 by s p

Nga Kozeta Zylo/

Me hidhërim e morëm lajmin e ikjes së parakohshme të veprimtarit të çështjes kombëtare Ali Lajçi.

Kemi pasur nderin dhe fatin ta intervistojmë për TV Alba Life z.Ali Lajci, ish deputetin e Kosovës, luftëtarin e UÇK-së dhe ish i burgosur politik nen regjimin e kriminelit boteror, hitlerin, sllobodan milloshevic.

Shoqata “Rugova” me anëtaret përkatës dhe bashkatdhetarë nga të gjithë trevat shqiptare u mblodhën, më 14 nëntor, 2014, për të festuar 6 vjetorin e krijimit të saj si dhe për datën më të shenjtë të Kombit shqiptar, Ditën e Flamurit.  Ne restorantin “Maestro” shoqata “Rugova” me kryetar z. Adem Murici kishte përgatitur sallën e mipkpritjes si për ditë feste, kuq e zi.  Në krye të sallës qëndronin hijerëndë Flamuri Kombëtar, Flamuri i shtetit të Kosovës dhe Flamuri Amerikan.  

Shoqata Rugova e vlerësoi me çmimin e mirënjohjes!

Z.Lajçi është njeriu që vuajti shumë nëpër burgjet serbe që Kosova ta gëzojë lirinë që ka sot.  Ai është simboli i rezistencës dhe një ndër organizatorët kryesorë të demonstratave të vitit 1981, ish deputet i Republikës së Kosovës, ish kryetar i Komunës së Pejës dhe aktivist i palodhur i çështjes kombëtare.  

 Z.Ali Lajçi per TV “Alba Life” përshëndeti të gjithë të pranishmit, falënderoi shoqatën “Rugova” për ftesën dhe tha se ndihej shumë i emocionuar që ndodhej midis tyre në këtë festë të bukur dhe në Ditën e Flamurit.  Nuk ka më bukur vazhdoi z.Lajçi midis të tjerash, që ju ruani me fanatizëm Gjuhën Shqipe, traditat dhe kulturën e mrekullueshme shqiptare.  Ne duhet t’i jemi mirënjohës Amerikës për mundësitë e mëdha që i ka krijuar komuniteteve të ndryshme, si dhe kontributin e jashtëzakonshëm që dha për Pavarësinë e Kosovës, që siç thoshte Ibrahim Rugova ne duhet të kemi marrëdhënie me gjithë komunitetin ndërkombëtar, por më të ngushta me Amerikën për atë çfarë ka bërë për Kombin shqiptar.

Ngushëllime familjes!

Ngushëllime Kosovës! 

Lamtumirë Ali Lajçi!  

Vepra juaj do të kujtohet përjetësisht! 

Kozeta dhe Qemal Zylo

1 maj, 2024

Staten Island, New York

Filed Under: Mergata

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani flet sot në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

April 22, 2024 by s p

Rafaela Prifti/

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani do flasë sot në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në selinë qendrore në Nju Jork. Në mbledhjen e sotme do paraqitet raporti gjashtëmujor i Përfaqësueses së Posaçme të Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës Botërore António Guterres, Drejtuesja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh.

Zyra e Presidencës së Kosovës ka njoftuar se në fjalën e saj kreu i shtetit do të flasë për arritjet dhe reformat, të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit në Kosovë, duke pasur si pikë kyçe “nevojën për drejtësi ndaj krimeve të kryera nga serbët në Kosovë”.

Fjala e Presidentes Osmani në Këshillin e Sigurimit do të shoqërohet nga rrëfimet e katër të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Pak ditë më parë në OKB u paraqit projekt-rezoluta për ta shpallur 11 korrikun “Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Kujtesës së Gjenocidit në Srebenicë 1995.” Teksti, i formuluar ngjashëm me rezolutën e miratuar dhjetë vjet më parë kundër gjenocidit në Ruanda, është propozuar nga Misioni i Republikës së Ruandës dhe i Gjermanisë. Vendet anëtare që e kanë mbështetur janë Shtetet e Bashkuara, Shqipëria, Holanda, Finlanda, Franca, Italia, Irlanda dhe Sllovenia.

Për të arritur deri tek njohja e gjenocidit nga ana e OKB-së duhet të ngjizen tri komponentë: ligjet ndërkombëtare, aleancat politike dhe procesi hetimor. Rezoluta pritet të votohet nga 193 vendet anëtare në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara në datën 2 maj, një numër më i zëshëm se procedura votuese me 15 anëtarët permanentë të Këshillit të Sigurimit. Përfaqësuesit serb kanë protestuar si për projekt-rezolutën ashtu edhe për anën procedurale sepse në të kaluarën njohja e gjenocidit në Bosnje është penguar ngaqë Rusia ka vendosur veton.

Ekspertët ndërkombëtarë thonë se miratimi i kësaj projekt-rezolute i jep fund mohimit të gjenocidit në Bosnjë si edhe mundëson ecjen përpara.

Filed Under: Mergata

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • …
  • 103
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • PËR NJË NORMALITET NË MARRËDHËNIET SHQIPËRI-KOSOVË: JO FJALË BOSHE!
  • Ballafaqimi me të kaluarën, detyrë morale dhe parakusht për drejtësi, paqe dhe stabilitet afatgjatë
  • Ditët e fundit të kompozitorit të Himnit të Shqipërisë…
  • Butrinti dhe vija kushtetuese që Shqipëria nuk duhet ta kalojë
  • Universiteti i Tetovës lindi si “dielli pas errësirës”
  • MIRO TËRBAÇJA, SHQIPONJË E HISTORISË
  • Hirësia e Tij Nikodhimi, Peshkopi i Bostonit dhe Kryepeshkopatës Ortodokse Shqiptare në Amerikë kreu vizitë 10-ditore në Shqipëri
  • Shqipëria dhe Kosova në Bordin e Paqes: Nga historia e plagëve drejt arkitekturës së paqes globale
  • PAQE PËRMES FORCËS, DREJTËSI QË GARANTON STABILITET, JO PASIGURI
  • Kosova pays the price as its liberation leaders are persecuted, not prosecuted
  • Çfarë sjell shkretimi shpirtëror në një tjetër shekull zhgënjyes përmes antologjisë së nobelistit Eugenio Montale
  • FAN (1971) / “TË PISH E TË HASH NË SHQIPËRI” — REPORTAZHI EKSKLUZIV BOTËROR I TELEVIZIONIT ZVICERAN
  • Folklori çam, i gjallë edhe në botën moderne!
  • Milan Shuflaj, e vërteta historike dhe martirizimi i lirisë akademike në Evropë
  • Kontributi i Prof. Emeritus Injac Parrinos në shkencat albanologjike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT